|
|

|
Përkthim me komentim nga surja en Nisa |
171. O ithtarët e Librit![68] Mos e teproni në fenë tuaj[69] dhe mos thoni për Allahun veçse të vërtetën![70] Mesihu[71] Isa, biri i Merjemes është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia dërgoi Merjemes, si dhe shpirt nga Ai.[72] Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij dhe mos thoni: “Tre zota (trini)!” Jepini fund kësaj, se është më mirë për ju![73] Allahu është vetëm Një i adhuruar i vetëm.[74] Tepër i Lartësuar është Ai për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë.[75] Mjafton Allahu si mbajtës i gjithësisë.[76] Më gjeresisht ... |
|
Obligueshmeria e besimit ne melaike
Përkufizimi i melaikeve gjuhësisht dhe zanafilla e emrit të tyre:
El melaike është shumësi i fjalës mele-ekun dhe melekun, ndërsa pa zanoren "e"është më i përdorur dhe më i njohur tek arabët, domethënë melekun, sepse ata thonë "melekun minel melaike", një melek nga melaiket . Ata ia heqin "hemzen – e", mirëpo kur e shndërrojnë në shumës, atëherë e kthejnë prapë në rrënjën e fjalës dhe thonë "melaike". Thuhet "elekenij-erselenij", d.m.th. më ka dërguar mua. Nisur nga kjo, emri i tyre nxirret nga "el eluketu", e ajo është "err-rrisale", që do të thotë mesazh, dërgesë.
Pra, melaiket janë të Dërguarit e Allahut me atë që dëshiron Allahu te krijesat e Tij. Allahu kështu i ka quajtur në shumë citate, si p.sh: "E kur të dërguarit Tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!” (Hud: 77). Gjithashtu Allahu thotë: "Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?” (Dharijat: 31)
Të këtij mendimi janë shumica e gjuhëtarëve dhe komentatorëve të Kur'anit... Më gjeresisht... |
|
Parimet e dobishme të Jurisprudencës Islame (Jahja el Haxhuri)
50. Çdo adhurim duhet patjetër që të jetë i shoqëruar me nijetin. Vendi i nijetit është zemra. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë që veprat vlerësohen sipas qëllimit”[1]
51. Shqiptimi i nijetit me gojë është bidat. Argument për këtë është hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kushdo që shpik diçka në këtë çështjen tonë (në fe), që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar."[2]
52. Nëse të thuhet: Çfarë është bidati? Thuaj: Bidat është ajo gjë që është shpikur pas vdekjes së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me qëllim adhurimi për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe as nga Suneti. Më gjeresisht ...
|
|
Respektimi i prindërve
Muslimani beson në të drejtën e prindërve të tij mbi të dhe në obligueshmërinë e respektimit të tyre, bindjes ndaj tyre dhe bamirësisë ndaj tyre. Jo sepse ata kanë qenë shkak i ardhjes së tij në jetë, as sepse ata i kanë bërë mirë atij dhe janë përpjekur e munduar për rritjen e tij, dhe kështu ai duhet t’u kthejë të mirën me të mirë, por sepse Allahu i Madhëruar e ka bërë të obligueshme bindjen ndaj tyre dhe i ka ngarkuar fëmijës mirësjelljen dhe bamirësinë ndaj prindërve të tij, madje Ai ka bashkuar mes të drejtës së prindërve dhe të drejtës së Tij për t’u adhuruar vetëm Ai dhe asgjë tjetër përveç Tij. Më gjeresisht ... |
|
|
Tri Parimet dhe argumentet e tyre Autor: Muhamed bin Abdulvehab |
Dije, Allahu të mëshiroftë, se është detyrë mbi ne që t'i mësojmë katër çështje:
E para: Dija. Dhe ajo është njohja e Allahut të Madhëruar, njohja e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe njohja e fesë islame me argumenta.
E dyta: Të punuarit me këtë dije.
E treta: Thirrja për tek kjo dije.
E katërta: Durimi ndaj dëmeve që mund të ndodhin gjatë kësaj thirrjeje. |
|
(Pyetja Nr. 783) / 29-07-2010
Kam ca pyetje rreth namazit te istihares: si eshte puna e ketij namazi? A ka mundesi shejtani te nderhyj ne ndjenjat e nje personi qe e fal? Mua me duket paksa absurde kjo gje, pasi qe mendoj se kur nje njeri e fal kete namaz te vecant, Allahu e udhezon ne rruge te drejte e te hajrit pavarsisht nga cdo cytje e shejtanit. Mirepo dituria ime eshte e kufizuar, per kete desha ta dije mendimin tuaj hoxh i nderuar.
Pastaj desha dhe te dije se pasi qe ta kem fal namazin e Istihares, nese ne diten e pare ke mendime te mira per nje vella per shembull, por ditet ne vijim ke mendime negative dhe je ne medyshje, cilen vendim duhet ta marr? Se kam ndegjuar se pasi ta kem fal Istiharen, duhet t'i ndjek ndjenjat e dites se pare (pas faljes). Sa eshte e vertet kjo?
Allahu ju shperbleft!... Më gjeresisht ... |
|
Cilët janë pasuesit e Sunetit dhe Xhematit dhe sqarimi i rrugës së tyre
Ehli Suneti, apo pasuesit e Sunetit dhe të xhematit janë ata të cilët i ka udhëzuar Allahu i Madhëruar në ato gjëra ku ka kundërshtim prej të vërtetës, me Lejen e Tij dhe Allahu udhëzon cilin të dojë në rrugën e drejtë.
Të gjithë ne e dimë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është dërguar me udhëzimin dhe Fenë e vërtetë. Me udhëzimin në të cilin nuk ekziston humbje dhe me Fenë e vërtetë në të cilën nuk ekziston lajthitje. Në këtë rrugë të pastër e të drejtë kanë qëndruar njerëzit në kohën e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), po kështu edhe gjatë gjithë kohës së zëvendësve të tij (Hulefave) të drejtë. Më gjeresisht ... |
|
Nxënësi i dijes duhet patjetër që të pajiset me disa morale dhe edukata, prej të cilave po përmendim:
1. Pastrimi i qëllimit vetëm për Hir të Allahut të Madhëruar: D.m.th. qëllimi i tij me kërkimin e dijes të jetë për Hir të Allahut dhe për të fituar botën tjetër, sepse Allahu i Madhëruar ka nxitur për këtë dhe ka përgëzuar për të, siç ka thënë Allahut i Madhëruar: "Dije se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe kërko falje për gjynahet e tua!" [Muhamed, 19]. Dhe nëse dikush bën nijet që me kërkimin e dijes fetare të arrijë marrjen e diplomës apo të ndonjë grade apo pozite, ta dijë se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kushdo që kërkon një dije me të cilën duhet pasur për qëllim Fytyra e Allahut të Madhëruar, dhe ky nuk e mëson veçse për të fituar diçka prej dynjasë, nuk ka për ta ndjerë aromën e xhenetit në ditën e kiametit."[1] Më gjeresisht ... |
|
Mëkatet e Mëdha (Dhehebiu)*
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “A t’ju lajmëroj në lidhje me mëkatet e mëdha? E tha këtë tre herë.” Thanë (sahabët): Po, o i Dërguari i Allahut. Tha: “T’i bësh Allahut shok (shirku), morespektimi i prindërve – ishte i mbështetur e pastaj u ul- dhe tha: Po ashtu edhe fjala e rrejshme.” Tha (Ebu Bekreh): Vazhdoi që ta përsëriste këtë derisa thamë: A sikur të pushonte.” Mutefekun alejhi. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) sqaroi se “fjala e rrejshme” është prej mëkateve të mëdha dhe ajo nuk përmendet te “shtatë shkatërrueset” dhe po ashtu “mosrespektimi i prindërve”. Më gjeresisht ...
|
|