Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit!
Parathënia e autorit
Falënderimet më të mira dhe më të bukura i takojnë vetëm Allahut. Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
“Apo ishit ju dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja? Kur ai u tha bive të tij:“Çfarë do të adhuroni pas meje?” E ata i thanë: “Ne do të adhurojmë Ilahun tend (atë që adhuron ti, Allahun të vetëm), të Adhuruarin e baballarëve (paraardhërsve të tu), të Ibrahimit, të Ismailit, të Is`hakut, Një të Adhuruar, Një e të Vetëm dhe vetëm Atij i nënshtrohemi si Muslimanë në Islam.” Bekare 133
Saktësohet nga hadithi Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ai ka thënë: “Një ditë isha mbas Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ai më tha: “O djalosh! Po të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë ty. Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë para teje. Nëse kërkon diçka, atëherë kërkoja Allahut. Dhe nëse kërkon ndihmë nga dikush, atëherë kërkoji ndihmë Allahut. Dhe dije se sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit e botës për të të bërë diçka të mirë, ata kurrë nuk do të kishin mundësi për të bërë mire përveç asaj që ka caktuar Allahu për ty. Dhe sikur ata të mblidheshin për të të dëmtuar me diçka, atëherë ata nuk do të mund të të dëmtonin përveç se me atë që ka caktuar Allahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.” Et Tirmidhiu
Ky ajet dhe hadith, si dhe të ngjashëm me këta, janë themeli kryesor për mësimin e fëmijëve rreth temës së njësimit të Allahut të Lartësuar, mësimin e adhurimit të Tij, ruajtjen e kufijve që ka vendosur Ai, mbështetjen tek Ai dhe të qënit gjithmonë në dijeni se Ai na vëzhgon vazhdimisht si dhe besimin në kaderin (paracaktimin) se çdo gjë e mirë apo e keqe që vjen prej Tij. Kë është edukimi i saktë fetar, nëpërmjet së cilës shpresohet se ai që i përmbahet asaj ka për t’u bërë një nga robërit më të mirë të Allahut. E gjithë kjo më shtyu që të shkruaj këto fjalë të thjeshta e të përmbledhura për fëmijët e mi, Allahu i përmirësoftë ata dhe sjelltë përmirësim nëpërmjet tyre, rreth parimeve të teuhidit, akides dhe fik’hut duke iu bashkangjitur argumentet e tyre nga Kurani dhe Suneti. Shpresoj se Allahu do t’u bëjë dobi atyre si dhe të gjithë fëmijëve muslimanë nëpërmjet këtij libri. Allahu është Ai që jep suksesin!!
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”
5. Nëse të thuhet: Kush është Profeti yt?
Thuaj: Profeti im dhe Profeti i këtij umeti (populli) është Muhamedi, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!).
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
“Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” El Xhumua 2
“prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” El Earaf 158
6. Nëse të thuhet: Cila është detyra e parë për njeriun?
Thuaj: Mësimi i teuhidit (njësimit) të Allahut të Lartësuar. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!), kur Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi Muadh bin Xhebel për në Jemen, atij i tha:
((إنك تقدم على قوم من أهل الكتاب, فليكن أول ما تدعوهم إلى أن يوحدوا الله تعالى))
“Ti ke për të shkuar tek një popull që janë prej ehlul kitab, prandaj gjëja e parë për t’i ftuar atë është që ata të njësojnë Allahut e Madhëruar.”[1]
7. Nëse të thuhet: Cila është domethënia e dëshmisë “La ilahe il lAllah”? Thuaj: Domethënia e saj është; Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ﴾
“Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut!” Muhamed 19
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ﴾
“sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet)” El Haxh 62
8. Nëse të thuhet: Cila është domethënia e dëshmisë “Muhamed Rasulullah”?
Thuaj: Domethënia e saj është: Se ai është i Dërguari i Allahut për të gjithë krijesat, xhinët dhe njerëzit.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِلنَّاسِ﴾.
“Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin” Sebe 28
Prandaj është detyrë për të gjithë ne që t’i bindemi atij, t’i besojmë si dhe të largohemi nga çdo gjë që ai na ka ndaluar. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
(قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ﴾
“Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” En Nur 54
Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((ما نهيتكم عنه فاجتنبوه وما أمرتكم به فأتوا منه ما استطعتم))
“Nga ajo gjë që unë ju kam ndaluar, largohuni prej tyre, ndërsa nga ato për të cilat unë ju kam urdhëruar, mundohuni që t’i veproni brenda mundësive.”
“(Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar iGjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!” Sure Jasin 52
9. Nëse të thuhet: Cila është e drejta e Allahut ndaj robëve të tij?
Thuaj: E drejta e Allahut ndaj robëve të tij është që ata ta adhurojnë Atë dhe mos t’i shoqërojnë Atij asgjë. Argument për këtë është hadithi i Muadh bin Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((حق الله على العباد أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئا، وحق العباد على الله ألا يعذب من لا يشرك به شيئا)).
”E drejta e Allahut tek robëve është që ata ta adhurojnë Atë dhe mos t’i shoqërojnë Atij asgjë. Ndërsa e drejta e robëve tek Allahu është që Ai mos t’i dënojë ata nëse nuk i shoqërojnë Atij asgjë.”[2]
10. Nëse të thuhet: Çfarë është shirku?
Thuaj: Shirku është adhurimi i tjetër kujt përveç Allahut të Lartësuar. Cdo gjë që adhurohet përveç Allahut të Lartësuar dhe përkushtimi i saj për tjetër kënd përveç Allahut, ajo është shirk.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)” En Nisa 36
11. Nëse të thuhet: Cili është gjykimi për pikturimin e krijaseve me shpirt?
Thuaj: Pikturimi e krijesave me shpirt është prej gjynaheve të mëdha. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إن أشد الناس عذابا يوم القيامة المصورون))..
“Me të vërtetë njerëzit me dënim më të ashpër në ditën e Kiametit janë ata që pikturojnë.”[3]
Po ashtu në hadithin të cilin e transmeton Ebi Hudhejfe (Allahu qfotë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga ngrënia e asaj që fitohet nga shitja e qenit, nga ngrënia e asaj që fitohet nga dhënia e gjakut…dhe i ka mallkuar pikturuesit.[4]
Nëse të thuhet: Çfarë lidhje ka pikturimi e krijesave me shirkun? Thuaj: Në pikturimin e krijesave ka rivalizim që i bëhet Allahut të Lartësuar në këtë gjë. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
أشد الناس عذابا يوم القيامة الذين يضاهون بخلق الله
“Me të vërtetë, njerëzit me dënim më të ashpër në ditën e Kiametit janë ata të cilët maten me krijimet e Allahut (për të bërë si ato).”[5]
Po ashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë:
((ومن أظلم ممن ذهب يخلق كخلقي...)).
“Kush është më zullumqar se ai i cili përpiqet të krijoi si krijesa ime…”[6]
12. Nëse të thuhet: Cili është kuptimi i termit “adhurim”?
Thuaj: Ai (adhurimi) është termi përmbledhës i çdo gjëje që Allahu e do dhe është i kënaqur.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
“Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtet i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni.”Zumer 7
13. Nëse të thuhet: Ku është Allahu?
Thuaj: Allahu është lart mbi qiell, mbi Arshin e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
“A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?” Mulk
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
﴿الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى﴾
“I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” Sure Ta Ha 5
Si dhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((ينزل ربنا تبارك وتعالى كل ليلة إلى السماء الدنيا حين يبقى ثلث الليل الآخر, يقول: من يدعوني فأستجيب له، من يسألني فأعطيه، من يستغفرني فأغفر له)).
"Zoti ynë i Lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të saj (natës) dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet, ashtu që Unë t'i përgjigjem atij? A ka ndonjë që kërkon prej Meje, ashtuq ë Unë t'i jap atij? A ka ndonjë që më kërkon falje Mua, ashtu që Unë ta fal atë?"[7]Zbritja është prej nga lart.
14. Nëse të thuhet: A është Allahu me ne?
Thuaj: Allahu i Lartësuar është me ne me dijen e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
“Ai është Allahu (i vetmi Zot i Vërtetë) në qiej dhe në Tokë; Ai di çfarë fshihni dhe çfarë tregoni, si dhe atë që arrini të fitoni.” El Enam 3
Ibën Kethiri ka thënë: Është për qëllim me këtë se Allahu është Ai që di çdo gjë që është në qiej dhe çfarë ka në tokë, prej të dukshmes dhe të fshehtës.