Agjërimi i Ramazanit

 

Agjërimi i muajit të Ramazanit është adhurim trupor i fshehtë, ndërmjet njeriut dhe Krijuesit dhe atë nuk e di askush përveç Allahut të Madhëruar. Ka njerëz që ti i mendon se agjërojnë, por në realitet nuk agjërojnë, gjithashtu, ka njerëz që agjërojnë nafile dhe njerëzit mendojnë se ai nuk agjëron. Eshtë transmetuar në një hadith të saktë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Njeriu shpërblehet për punën e tij të mirë dhjetë deri në shtatëqind herë.” 
Ndërsa Allahu i Madhëruar në një hadith kudsij thotë: ''Me përjashtim të agjërimit, i cili bëhet vetëm për Mua dhe Unë shpërblej për të (pa llogari).'' [Transmeton Buhariu me nr.1894 dhe Muslimi me nr.164.] Të gjitha punët e njeriut duhet të bëhen për hir të Allahut. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: "Thuaj, namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime, janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok. Kështu jam urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve." [Suretul Enam, 162]



Shkëputur nga libri "Hadithi i Xhibrilit"
Autor: Abdulmuhsin el Abad
Përktheu: Fation Çorapi

Kthehu tek Shtyllat e Islamit

 


nentemat

teuhidi

shtyllat e Islamit
shtyllat e besimit
akidja muslimanit sunni
akidja e selefeve

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.