Pelegrinazhi ose Haxhi

 

Haxhi (vizita e shtëpisë së shenjtë) është një adhurim fiziko-material, të cilin Allahu i Madhëruar ia ka obliguar çdo njeriu një herë në jetë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një prej haditheve të tij ka thënë: “Kush e bën haxhin, duke mos e përzier atë me fjalë të pista ose gjëra të ndaluara, kthehet sikur ta kishte lindur nëna e tij edhe një herë. Gjithashtu, ka thënë: “Kryerja e umreve njëra pas tjetrës, fshin mëkatet ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar tek Allahu, nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit”.
Të kesh mundësi për të shkuar në haxh, do të thotë të kesh mundësi trupore dhe materiale. Ai i cili vdes pa kryer haxhin, lejohet që në vend të tij ta bëjë dikush tjetër, ndërsa për të gjallin nuk lejohet me përjashtim të dy rasteve: për të moshuarin që nuk mundet të udhëtojë dhe për të sëmurin i cili nuk shpreson të shërohet ndonjëherë.
Nëse gruaja nuk gjen ndonjë të afërm për ta shoqëruar në haxh, atëherë ajo nuk obligohet për kryerjen e tij. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Nuk lejohet veçimi i një burri me një grua, vetëm nëse gruaja është e shoqëruar nga ndonjë i afërm; gjithashtu, nuk lejohet që gruaja të udhëtojë pa të afërm. Një person kur i dëgjoi këto fjalë tha: “O i Dërguari i Allahut! Gruaja ime është nisur për haxh, ndërsa unë kam regjistruar emrin për të shkuar në betejë”. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Shko dhe kryej haxhin me gruan tënde!”.



Shkëputur nga libri "Hadithi i Xhibrilit"
Autor: Abdulmuhsin el Abad
Përktheu: Fation Çorapi

Kthehu tek Shtyllat e Islamit

 


nentemat

teuhidi

shtyllat e Islamit
shtyllat e besimit
akidja muslimanit sunni
akidja e selefeve

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.