Parimi i dytë
Njohja e fesë islame me argumenta dhe ajo është: dorëzimi (nënshtrimi) ndaj Allahut me teuhid (me njësim) dhe nënshtrimi ndaj Tij me bindje si dhe largimi prej idhujtarisë (shirkut) dhe idhujtarëve.
Ajo përmbledh tri kategori:
1.Islami
2.Besimi
3.Ihsani
Dhe secila nga këto kategori ka shtyllat e saj.[16]
Shtyllat e Islamit janë pesë:
Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, e se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i Dërguari i Allahut. Falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit si dhe bërja e haxhit në Shtëpinë e Shenjtë (Kabe).
Argumenti për dëshminë është Fjala e Allahut të Madhëruar:
شَهِدَ اللّهُ أَنَّهُ لاَ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ وَالْمَلاَئِكَةُ وَأُوْلُواْ الْعِلْمِ قَآئِمَاً بِالْقِسْطِ لاَ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
"Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij; edhe melekët, edhe ata që kanë mend e që dinë. Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Atij, i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues." [Al Imran, 18].
Kuptimi i të cilës është: Nuk ka të të adhuruar tjetër më të drejtë përveç Allahut.
Me "La ilahe" është për qëllim mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut. Ndërsa "il lAllah" është pohimi (me ngulm) se vetëm Allahu është Ai i Cili e meriton adhurimin me të drejtë. Ai nuk ka shok në adhurim ndaj Tij, ashtu siç Ai nuk ka shok në sundimin e Tij. Kuptimin e së cilës na e sqaron Fjala e Allahut të Madhëruar:
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُون إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ وَجَعَلَهَا كَلِمَةً بَاقِيَةً فِي عَقِبِهِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
"Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: “Me të vërtetë që unë jam i pafajshëm nga çfarë ju adhuroni në vend të Atij i Cili më krijoi mua dhe padyshim që Ai do të më udhëzojë mua.” Dhe ai (Ibrahimi) e bëri atë (fjalën La ilahe il lAllah) fjalë të jetonte ndër pasardhësit e tij, që ata të mund të riktheheshin." [Ez Zuhruf, 26-28].
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْاْ إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلاَّ نَعْبُدَ إِلاَّ اللّهَ وَلاَ نُشْرِكَ بِهِ شَيْئاً وَلاَ يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضاً أَرْبَاباً مِّن دُونِ اللّهِ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَقُولُواْ اشْهَدُواْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
"Thuaj: “O ithtarë të librave të parë! Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Vetëm Allahut.” Pastaj në qoftë se ata largohen, thuaju: “Dëshmoni për ne se jemi muslimanë.” [Al Imran, 64].
Argumenti i pjesës së dytë së dëshmisë: Dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i Dërguari i Allahut, është Fjala e Allahut të Madhëruar:
لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
"Vërtet që ju ka ardhur juve një i Dërguar nga vetë ju. Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim e vështirësi. Ai është i merakosur dhe i dëshiruar për ju dhe për besimtarët ai është që ndjen shumë, mëshirues." [Et Teube, 128].
Kuptimi i dëshmisë: "Dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i Dërguari i Allahut" bindja ndaj tij në atë që ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar, të besuarit në atë që ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka lajmëruar, të shmangurit (të larguarit) nga ajo që ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar dhe të mos adhurohet Allahu ndryshe vetëm se me atë që Ai ka ligjëruar.
Argumeti për namazin dhe dhënien e zekatit, dhe shpjegimin i teuhidit është Fjala e Allahut të Madhëruar:
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ
"Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, pos asaj që të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përveç a përkrah Tij, të kryenin faljen e detyruar të namazit e të jepnin zekatin: dhe kjo është feja e drejtë, e vërtetë." [El Bejjine, 5].
Argumenti i agjërimit të Ramazanit. Fjala e Allahut të Madhëruar:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
"O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe agjërimi siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni el muttekunë (të përkushtuar)." [El Bekare, 183].
Argumenti për bërjen e Haxhit. Fjala e Allahut të Madhëruar:
وَلِلّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ الله غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ
"Dhe Haxhi është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet. Dhe kushdo që nuk beson, atëherë Allahu është më i Pasuri, nuk ka nevojë për askënd në alemin." [Al Imran, 97]
Kategoria e dytë: Besimi[17]
Ai është shtatëdhjetë e disa degë, ku më e larta e saj është fjala La ilahe il la Allah, dhe më e ulta e saj është heqja e të pengesës nga rruga. Edhe turpi është prej degëve (pjesëve) të besimit.
Shtyllat e besimit janë gjashtë:
1. Të besosh në Allahun e Madhëruar
2. Të besosh në engjëjt e Tij
3. Të besosh në librat e Tij
4. Të besosh në të dërguarit e Tij
5. Të besosh në ditën e Fundit
6. Të besosh në paracaktimin e Allahut për mirë dhe për keq.
Argumenti për pesë kushtet e para të besimit është Fjala e Allahut të Madhëruar:
لَّيْسَ الْبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمْ قِبَلَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَلَـكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَالْمَلآئِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ
"Nuk është përkushtim se ju e ktheni fytyrën tuaj drejt lindjes dhe perëndimit, por përkushtim është (cilësi e atij) i cili beson në Allahun, në ditën e Fundit, në melekët, në Librin, në pejgambrët." [El Bekare, 177].
Ndërsa argumenti për paracaktimin e Allahut është Fjala e Tij:
إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ
"Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader." [El Kamer, 49].
Kategoria e tretë: Ihsani.
Ka vetëm një shtyllë dhe ajo është: Ta adhurosh Allahun e Madhëruar sikur je duke e parë, se edhe pse ti nuk e shikon Atë, Ai me të vërtetë të shikon ty. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:
إِنَّ اللّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَواْ وَّالَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ
"Sigurisht që Allahu është me ata që i frikësohen Atij dhe që janë muhsinunë (mirëpunues)." [El Nahl. 128].
وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
"Dhe mbështetu e vari shpresat tek i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti i Cili të sheh ty kur ti ngrihesh. Dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde. Vërtet që Ai, vetëm Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri." [Esh Shuara, 217-220].
وَمَا تَكُونُ فِي شَأْنٍ وَمَا تَتْلُو مِنْهُ مِن قُرْآنٍ وَلاَ تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلاَّ كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُودا
"As ti (o Muhamed) nuk bën ndonjë vepër, as nuk këndon ndonjë pjesë nga Kurani dhe as ju nuk bëni ndonjë vepër, veçse Ne jemi Dëshmues mbi ju kur ju e kryeni atë." [Junus, 61].
Argumenti nga suneti.
Hadithi i njohur i Xhibrilit i transmetuar nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë: Një ditë ishim duke qëndruar me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kur na u shfaq një burrë me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj, nuk dukeshin tek ai gjurmët e udhëtimit dhe askush nga ne nuk e njihte atë. U ul pranë Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe mbështeti gjunjët e tij tek gjunjët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe vendosi duart te kofshët e tij dhe tha: "O Muhamed, më trego për Islamin." I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Islami është të dëshmuarit se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të kryhesh haxhin nëse ke mundësi." Tha: "Të vërtetën ke thënë." (Umeri thotë) U habitëm me të, edhe pyet edhe vërteton! Tha: "Më trego për besimin." I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Të besosh në Allahun e Madhëruar, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e Fundit si dhe të besosh në paracaktimin e Allahut për mirë dhe për keq." Tha: "Të vërtetën ke thënë."
Tha: "Më trego për ihsanin." I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Ta adhurosh Allahun e Madhëruar sikur je duke e parë, se edhe pse ti nuk e shikon Atë, Ai me të vërtetë të shikon ty." Tha: "Më trego për Kiametin." I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "I pyeturi nuk di më shumë se ai që pyet në lidhje me të!"[18] Tha: "Më trego për shenjat e tij." I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Kur të lindë robëresha zonjën e saj, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha." Tha (Umeri): Ai u largua ndërsa ne mbetëm të habitur. I Dërguari i (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "O Umer, a e di se kush ishte pyetësi?" Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së mirë! (i Dërguari i Allahut) tha: "Ai ishte Xhibrili, erdhi që t'ua mësojë çështjet e fesë tuaj."[19]
Parimi i tretë [20]
Njohja e të Dërguarit tuaj, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Dhe ai është: Muhamed bin Abdullah bin Abdul Mutalib bin Hashimi, ndërsa Hashimi është prej kurejshve, e kurejshët janë prej arabëve. Arabët janë prej pasardhësve të Islamil bin Ibrahim el Khalil (Mikut të Allahut). Mbi të dhe mbi të Dërguarin tonë qofshin salavatet dhe selamet më të mira. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndëroi jetë në moshën 63 vjeçare, ku prej tyre 40 vjeç i kaloi para se t'u bënte i Dërguar dhe 23 prej tyre i kaloi duke qenë Profet dhe i Dërguar. U bë Profet me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Lexo!" dhe u bë i Dërgua me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "O ti i mbuluar!". Vendi i tij i lindjes është Meka dhe më pas migroi për në Medine. Allahu i Madhëruar e dërgoi atë çrrënjosës të shirkut dhe thirrës për në teuhid.
Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar:
يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّر قُمْ فَأَنذِرْ وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ
"O ti i mbështjellur! Ngrihu dhe këshillo! Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat e tua pastro! Dhe larg nga Er Ruxhz qëndro! Dhe mos jep për të marrë më shumë! Dhe për hir të Zotit tënd, duro!" [El Mudethir, 1-7].
Kuptimi "Ngrihu dhe këshillo!" Është që të tërheqë vërejtjen (të ndaloi) prej shirkut dhe të ftoi për në teuhid (njësimin e Allahut).
"Dhe madhëroje Zotin tënd!" d.m.th. Madhëroje Atë me teuhid (duke e njësuar në të gjitha adhurimet).
"Dhe rrobat e tua pastro!" d.m.th. pastroi punët e tua prej shirkut.
"Dhe larg nga Er Ruxhzu qëndro!"
Er Ruxhz: Idhujt.
Me qëndrimi larg prej tyre është për qëllim braktisja e idhujve dhe idhujtarëve. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi plotë dhjetë vjetë duke ftuar në teuhid dhe mbas kësaj u ngritë në qiell dhe u urdhërua me pesë namazet. Mbas kësaj u fal në Meke tri vjetë e më pas u urdhërua (nga Allahu) që të bënte hixhret për në Medine.[21]
Hixhreti
Me hixhretin është për qëllim: "Migrimi prej vendit të shirkut për në vendin e islamit." Është detyrë mbi këtë popull (umet) që të bëjë hixhret prej vendit të shirkut për në vendin e islamit. E kjo (hixhreti) do të mbesë deri sa të bëhet Kiameti. Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلآئِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمْ قَالُواْ كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الأَرْضِ قَالْوَاْ أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُواْ فِيهَا فَأُوْلَـئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءتْ مَصِيرا إِلاَّ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الرِّجَالِ وَالنِّسَاء وَالْوِلْدَانِ لاَ يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةً وَلاَ يَهْتَدُونَ سَبِيلاً فَأُوْلَـئِكَ عَسَى اللّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ وَكَانَ اللّهُ عَفُوّاً غَفُوراً
"Sigurisht për ata të cilët melekët i marrin në vdekje ndërkohë që po i bënin padrejtësi vetvetes së tyre duke qëndruar me jobesimtarët, në një kohë kur shpërngulja ishte e detyrueshme për ta, ata u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Melekët u thonë: “A nuk ishte toka e Allahut e gjerë dhe e mjaftueshme për ju për t’u shpërngulur në të?” Njerëz të tillë do ta gjejnë vendbanimin e tyre në xhehenem. Sa përfundim i keq!“ Përveç të dobtëve, burra, gra dhe fëmijë, të cilët nuk mund të mendojnë ndonjë rrugëdalje dhe nuk janë në gjendje të drejtohen në rrugën e tyre. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Dhe Allahu është kurdoherë Falës, gjithnjë Falës i Madh." [El Nisa, 97-99].
Gjithashtu Fjala e Allahut:
يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ أَرْضِي وَاسِعَةٌ فَإِيَّايَ فَاعْبُدُونِ
"O robërit e Mi që më besoni! Vërtet që toka Ime është e gjerë. Pra, më adhuroni vetëm Mua.” [El Ankebut, 56].
El Begauiju (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është për muslimanët të cilët nuk u larguan prej Mekes (nuk bën hixhret). Allahu i Madhëruar i thirri ata në emër të besimit".[22]
Argumeti për hixhretin nga suneti është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
"لا تنقطع الهجرة حتى تنقطع التوبة و لا تنقطع التوبة حتى تطلع الشمس من مغربها"
"Nuk ndërpritet hixhretit derisa të ndërpritet pendimi, dhe nuk ndërpritet pendimi derisa të lindë dielli nga perëndimi."[23]
Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u vendos në Medine u urdhërua (nga Allahu i Madhëruar) me plotësimin e sheriatit islam, siç janë: zekati, agjërimi, haxhi, xhihadi, ezani, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja si dhe me dispozitat e tjera të fesë islame. Kjo periudhë zgjati dhjetë vjet, e pas kësaj ai ndërroi jetë, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të, ndërsa feja e tij mbeti përgjithmon. Kjo pra, është feja e tij! Nuk ka mirësi veçse ai e udhëzoi umetin për tek ajo, dhe nuk ka ndonjë të keqe veçse ai i ndaloi prej saj. Mirësia të cilën ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia tregoi popullit (umetit) është teuhidi dhe çdo gjë që Allahu i Madhëruar e do dhe është i kënaqur me të, ndërsa e keqja prej së cilës ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndaloi është; shirku dhe çdo gjë që Allahu i Madhëruar e urren dhe e refuzon. Allahu i Madhëruar e dërgoi atë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për mbarë njerëzimin dhe e bëri obligim bindjen ndaj tij për xhindët dhe njerëzit. Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعاً
"Thuaj: “O njerëz! Vërtet që unë jam sjellë tek ju të gjithë si i Dërguar i Allahut." [El Araf, 158].
Allahu i Madhëruar e plotësoi me të (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mib të!) fenë. Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً
"Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe." [El Maide, 3].
Argument për vdekjen e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është Fjala e Allahut të Madhëruar:
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُون ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِندَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ
"Sigurisht që ti do të vdesësh dhe padyshim që edhe ata do të vdesin, pastaj ditën e Ringjalljes, para Zotit tuaj ju do të haheni e do të kundërshtoheni mes njëri-tjetrit." [Ez Zumer, 30-31].
Të gjithë njerëzit do të vdesin e më pas do të ringjallen.[24]
Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى
"Prej saj Ne ju kemi krijuar, dhe në të do t’ju kthejmë ju, dhe prej saj Ne do t’ju nxjerrim ju përsëri edhe një herë tjetër. " [Ta Ha, 55].
Gjithashtu Fjala e Tij:
وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتاً ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجاً
"Dhe Allahu ju ka nxjerrë prej (dheut të) tokës?. Pastaj Ai do t’ju kthejë në të dhe do t’ju nxjerrë prej saj." [Nuh, 17-18].
Dhe pas ringjalljes do të llogariten dhe do të shpërblehen për punët e tyre. Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاؤُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى
"Që Ai të shpërblejë ata që kanë bërë të këqen me atë që ata kanë bërë dhe që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë mirë me më të mirën." [En Nexhm, 31].
Kush e përgenjështron (mohon) ringjalljen ai ka bërë kufër. Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
زَعَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَن لَّن يُبْعَثُوا قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
"Ata që nuk besuan, mendojnë se kurrë nuk do të ringjallen. Thuaju: “Po! Për Zotin tim! Ju padyshim që do të ringjalleni, pastaj ju do të njoftoheni për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Allahun.” [Et Tegabun, 7].[25]
Allahu i Madhëruar i dërgoi të gjithë të dërguarit si përgëzues dhe qortues. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar:
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُل
"Të Dërguar si përgëzues dhe si paralajmërues në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për t’u shfajësuar ndaj Allahut pas të dërguarve." [En Nisa, 165].
I pari prej tyre (të dërguarve) është Nuhu (alejhi selam) dhe i fundi është Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar:
+إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَى نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِن بَعْدِهِ_
"Vërtet, Ne të kemi frymëzuar ty (o Muhamed), siç frymëzuam Nuhin dhe pejgamberët pas tij." [En Nisa, 163].
Çdo popull Allahu i Madhëruar i dërgoi të dërguar që prej Nuhut (alejhi selam) e deri tek Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke i urdhëruar që të adhuronin vetëm Allahun Një e të vetëm dhe duke i ndaluar ata nga adhurimi i tagutëve (idhujve). Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
"Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo popull të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg tagutit.” [En Nahl, 36].
Allahu i Madhëruar e ka bërë obligim për të gjithë robërit e Tij që ta mohojnë tagutin dhe t'i besojnë Atij. Ibën el Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Taguti është çdo gjë në lidhje me të cilin njeriu i ka kaluar kufijtë duke e adhuruar atë, duke e pasuar apo duke iu bindur."
Tagutët janë shumë e më kryesorët janë pesë:
1. Iblisi, mallkimi i Allahut qoftë mbi të!
2. Kush adhurohet dhe ai është i kënaqur me këtë adhurimi.
3. Kush i fton njerëzit në adhurimin e vetvetes.
4. Kush pretendon se di diçka nga e fshehta.
5. Kush gjykon me tjetër gjë pos asaj që ka zbritur Allahu.
Argument është Fjala e Allahut të Madhëruar:
لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا
"Nuk ka detyrim në fe. Vërtet, Rruga e drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar. Kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë." [El Bekare, 256].
Ky pra, është edhe kuptimi i fjalës "La ilahe il lAllah"
Argument nga hadithi:
"رأس الأمر الاسلام وعموده الصلاة و ذ روة سنامه الجهاد فى سبيل الله"
"Kreu i çdo çështjeje është Islami, shtylla e tij është namazi dhe kulmi i tij është xhihadi në rrugën e Allahut."[26
Allahu e di më së miri!
Ue sala Allahu ala Muhamedin
ue alihi ue sahbihi ue sel lem!
[1] "Silsiletu el Ehadithi es Sahihah" e imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!) me nr. 599
[2]Shkëputur nga DVD-ja me titull "Përgjegjësia e dijetarëve dhe e thirrësve". Publikim i studios "Rrugët e Paqes".
[3] Dija në kuptimin gjuhësor: Dija është e kundërta e injorancës. Përkufizimi i saj mund të ishte kështu: “Perceptimi i diçkaje ashtu si është në realitet me një perceptim të sigurtë.”
Ndërsa në kuptimin terminologjik: Disa dijetarë kanë thënë se dija është të njohurit, e cila është e kundërta e injorancës. Ndërsa disa të tjerë thonë: "Dija është më e qartë se sa të pasurit nevojë për përkufizim". Pra, dija e lavdëruar dhe pozitive është dija e Shpalljes, dija të cilën e ka zbritur Allahu. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Atij të cilit Allahut i do të mirën, Ai i jep atij kuptim (dije) në Fe.” Buhariu. Gjithashtu ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi ar e argjend, por kanë lënë dijen dhe kushdo që e merr atë, ai ka trashëguar një pasuri të madhe.” Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Kështu që, dija fetare është ajo dije e cila është e lavdëruar dhe poseduesi i së cilës gjithashtu lavdërohet. Kërkimi i dijes fetare është farz kifaje - obligim i përgjithshëm; nëse ngrihet me të një numër i mjaftueshëm njerëzish, atëherë për të tjerët ai është sunet. Kërkimi i dijes mund të jetë edhe farz ajn - obligim i posaçëm për një person të caktuar, dhe kjo dallohet nëse kryerja e një adhurimi apo vepre të caktuar të cilën dikush kërkon ta kryejë, qëndron në të mësuarit e saj, në këtë rast ai e ka obligim që të mësojë se si ta adhurojë Allahun e Madhëruar me atë adhurim apo me atë vepër. Ndërsa përveç këtij rasti, dija është farz kifaje dhe kërkuesi i dijes duhet ta ndjejë se ai po ngrihet me kryerjen e një farzi kifai, me qëllim që ai të arrijë njësoj si shpërblimi i vepruesit të asaj dijeje pas njohjes respective të saj. {shejh Uthejmini} shkëputur nga "Kitabul Ilm" i përkthyer nga vëllai ynë, Bledar ALBANI. (Sh.P.)
[4] D.m.th. thirrja për tek ajo me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), për tek sheriati i Allahut të Madhëruar përfshi këtu tri ose katër kategoritë e saj, të cilat Allahu i Madhëruar i ka përmendur në Fjalën e Tij: "Ftoji (njerëzit o Muhamed) në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë." {El Nahl, 125}. Dhe e katërta: Fjala e Allahut të Madhëruar: "Dhe mos diskuto me popujt e librave të parë, përveç se në një mënyrë që është më e mirë, përjashtuar ata që bëjnë padrejtësi nga mesi i tyre…" {El Ankebut, 46}. Nuk mundet të ngrihet kjo thirrje veçse me dije të sheriatit të Allahut dhe të jetë thirrja e bazuar me dije dhe syçelësi. Argument për këtë është Fjala e Allahut: "Thuaj: “Kjo është Udha ime; unë ju ftoj drejt Allahut me dije të sigurt, unë dhe kushdo që më ndjek mua. Lavdi i qoftë Allahut dhe unë nuk jam prej mushrikëve.” {Jusuf, 108}. Sferat e thirrjes janë të shumta ku prej tyre përmendim: Thirrja për tek Allahu i Madhëruar me anë të ligjëratave, nëpërmjet leksioneve, me anë të tubemive të dijes, thirrja për tek Allahu me anë të botimeve të librave fetarë, me anë të takimeve të posaçme etj. {shejh Uthejmini}.
[5] Kushtet e thirrësit për tek Allahu:
1. Sinqeriteti: Të jetë nijeti i thirrësit dhe qëllimi i tij i pastër, duke kërkuar me këtë vepër kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij. Gjithashtu, të ketë për qëllim këshillimin e njerëzve dhe nxjerrjen e tyre prej errësirës së shirkut për në dritën e teuhidit, me lejen e Allahut. Prandaj dhe në Kuran kur bëhet fjalë për thirrjen tek Allahu thuhet: "Dhe kush është më fjalë mirë se ai që fton për tek Allahu." {Fuslilet, 33}. "Thuaj: “Kjo është Udha ime; unë ju ftoj drejt Allahut." {Jusuf, 108}. "Dhe si ftues për tek Allahu me Vullnetin e Tij dhe si një llambë që shpërndan dritë." {El Ahzab, 46}. Pra, të jetë qëllimi për t'i ftuar njerëzit për tek Allahu dhe jo për syefaqësi.
2. Dija: Allahu i Madhëruar thotë: "Thuaj: “Kjo është Udha ime; unë ju ftoj drejt Allahut me dije të sigurt." {Jusuf, 108}. Thirrësi duhet të jetë i ditur për atë në të cilën ai fton. I ditur në lidhje me Librin e Allahut, Kuranin dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Sepse ai mund të ftojë në diçka duke menduar se ajo është vaxhib ndërsa në të vërtetë ajo në sheriatin islam nuk është vaxhib, të ndalojë nga diçka duke menduar se është haram ndërsa ajo në të vërtetë nuk është haram apo sunetit t'i thotë bidat dhe bidatit sunet. Ibën el Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Dija është: "Allahu thotë", "I Dërguari thotë", "Sahabët kanë thënë". Dija është ajo: Me anë të së cilës njihet Allahu i Madhëruar. Me anë të së cilës njihet teuhidi prej shirkut. Me anë të së cilës njihet suneti nga bidati. Me anë të së cilës njihet hallalli nga harami. Me anë të së cilës njihet e vërteta nga e kota. "Dhe thuaj: “Zoti im! Ma shto mua dijen.” {Ta Ha, 114}. Thirrja pa pasur dije është thirrje në injorancë dëmi i së cilës është shumë i madh. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Dolëm në udhëtim dhe u godit një burr prej nesh me gur në kokë dhe u plagos. Pastaj u bë xhunub dhe pyeti shokët e tij: A mendoni se më lejohet mua që të marr tejemum? Thanë: Nuk e shohim të lejueshme për ty që të marrësh tejemum, përderisa ti je në gjendje që të lahesh. Ai u la dhe mbas kësaj vdiq. Kur mbërritëm te i Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u njoftua për këtë që ndodhi, dhe tha: "E vranë Allahu i vraftë! A nuk ishte më mirë që të pyesnin nëse nuk e dinin, sepse shërimi i injorancës është pyetja. Me të vërtetë atij i mjaftone që të merrte tejemum." Sahih, Ebu Daud 336 etj. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte që thoshte në dua: "O Zoti im, unë të kërkoj Ty dije të dobishme, furnizim të mirë si dhe punë të pranueshme." Sahih, Ibën Maxhe 920, Ahmedi në "Musnedin".
3. Me urtësi dhe me mënyrën më të mirë: Duke u bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Ftoji (njerëzit o Muhamed) në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme e të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë." {En Nahl, 125}.
4. Të punuarit me atë në të cilën ai (thirrësi) fton: Sepse thirrësi mund t'i ftojë të tjerët në punë të mira dhe vetë është prej atyre që nuk i vepron. P.sh. këshillon që namazin ta falin me xhemat dhe thotë hadithin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Me të vërtetë namazi më i vështirë për munafikët është namazi i sabahut dhe i jacisë…" Buhariu, 657. Pastaj e gjen këtë person, i cili këshillon për faljen e namazit me xhemat, që të mos vijë në xhami për namazin e sabahut dhe të jacisë. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar! Pse e thoni atë që nuk e bëni? Më e urryera është tek Allahu ajo që ju të thoni atë që nuk e bëni." {Es Saf, 2-3}.
Dhe së fundi: Durimi gjatë thirrjes. Duke u bazuar në Fjalën e Allahut: "Dhe ti bëj durim, se durimi yt është vetëm prej Allahut." {En Nahl, 127}. (Sh.P.)
[6] Fjala e Tij "Përveç atyre që besojnë" është për qëllim dija, sepse besimi nuk mund të jetë vetëm se me dije.
Fjala e Tij "dhe punojnë mirësi e drejtësi" është për qëllim puna me këtë dije.
Fjala e Tij "këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën" është për qëllim thirrja.
Fjala e Tij "e këshillojnë të jenë të durueshëm." Durimi ndaj dëmeve. Kjo sure e shkurtër i përmban të katër çështjet. Dhe Lukmani (alejhis selam) kur birit të tij i tha: "O biri im! Fale rregullisht namazin, urdhëro për punë të mira dhe ndalo nga të këqijat si dhe bëj durim për çfarëdo që të bie e të ndodh. Vërtet që këto janë disa nga detyrimet e rëndësishme." {Lukman, 17}. Pasi ai e këshillon të birin që të urdhërojë për punë të mira dhe të ndalojë nga të këqiat tha: "si dhe bëj durim për çfarëdo që të bie e të ndodh." Sepse ai i cili urdhëron për punë të mira, ndalon nga të këqiat dhe fton për tek Allahu, ai (thirrësi) gjatë kësaj do të bëhet subjekt i sulmeve dhe dëmeve nga njerëzit, prandaj ai ka nevojë për durim gjatë kësaj thirrje për tek Allahu i Madhëruar. Kjo është fjala e shejh Feuzanit (Allahu e ruajtë!) shkëputur nga "Muhadaratun fil akideti ued dauah."
[7] Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) është argumentuar me këtë ajet, për obligimin e të filluarit me dijen para fjalës dhe punës. Ky argument fetar tregon se njeriu në fillim duhet të mësojë pastaj të punojë. Këtë gjë e mbështet edhe logjika e shëndoshë, pasi fjala dhe vepra nuk është e saktë dhe e pranuar derisa të jetë në përputhje me sheriatin, dhe nuk mundet që njeriu ta dijë nëse puna e tij (që bën) është në përputhje me sheriatin veçse nëpërmjet dijes. {Shejh Uthejmini}.
[8] D.m.th. Allahu i Lartësuar na dërgoi neve, këtij umetit, umetit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të dërguar që të na i lexojë ajetetet e Zotit tonë, të na pastrojë neve, të na mësojë Librin dhe Urtësinë (Kuranin dhe sunetin) ashtu siç dërgoi edhe (te popujt) para nesh të dërguar. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nuk ka pasur asnjë popull që të mos ketë shkuar mes tyre këshillues." {El Fatir, 24}. Dhe është mëse e nevojshme që Allahu i Madhëruar t'i dërgojë çdo populli këshillues për t'iu ngritur atyre argumenti, si dhe t'i mësojnë njerëzit sesi ta adhurojnë Allahun ashtu siç Ai do dhe është i kënaqur me të. Allahu i Madhëruar thotë: "Vërtet, Ne të kemi frymëzuar ty siç frymëzuam Nuhin dhe pejgamberët pas tij. Ne gjithashtu frymëzuam Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe al Asbat (dymbëdhjetë bijtë e Jakubit), Isain, Ejubin, Junusin, Harunin dhe Sulejmanin. E Daudit Ne i dhamë Zeburin. Ka të dërguar që Ne t’i kemi përmendur më parë, ka edhe të dërguar që Ne nuk t’i kemi përmendur ty, dhe Musait Allahu i foli drejtpërdrejtë me fjalë. Të dërguar si përgëzues dhe si paralajmërues në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për t’u shfajësuar ndaj Allahut pas të dërguarve. Dhe Allahu është kurdoherë i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues." {En Nisa, 163-165}. Ne nuk mundemi që ta adhurojmë Allahun me atë që Ai do dhe është i kënaqur veçse me anë të rrugës së të dërguarve (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!). Për arsye se ata janë të cilët na sqaruan neve çfarë Allahu do, me çfarë Ai është i kënaqur dhe me çfarë ne mund të afrohemi tek Ai. Për këtë arsye është prej urtësisë së Allahut të Madhëruar që dërgoi për krijesat të dërguar përgëzues dhe qortues. Argument i kësaj është Fjala e Allahut të Madhëruar: "Vërtet që Ne ju kemi çuar juve të Dërguar për të dëshmuar mbi ju, ashtu siç çuam të Dërguar te Faraoni. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit, andaj Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër." {El Muzemil, 15-16}. {Shejh Uthejmini}.
[9] Këtë rregull e përfitojmë nga Fjala e Allahat të Madhëruar: "Dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit që të mund të mëshiroheni. Dhe nxitoni në rrugën e faljes nga Zoti juaj dhe drejt xhenetit të gjërë sa hapësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për muttekunët." {Al Imran, 132-133}. Dhe prej Fjalës së Allahut të Madhëruar: "Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij do të pranohet në kopshtet e xhenetit nën të cilin rrjedhin lumenj për të banuar atje dhe ky është ngadhënjimi madhështor." {En Nisa, 13}. Dhe prej Fjalës së Allahut të Madhëruar: "Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i frikësohet Allahut dhe i përkushtohet Atij, të tillët janë ata të fituarit." {En Nur, 52}. "Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe." [El Ahzab, 71]. Ajetet në lidhje me këtë janë të shumta. Ndërsa prej fjalës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "I gjithë umeti im do të futet në xhenet përveç atij që refuzon." I thanë: O i Dërguari i Allahut, kush është ai që refuzon? Tha: "Kush më bindet mua do të hyjë në xhenet dhe kush më kundërshton do të hyjë në zjarr." Transmeton Buhariu në "Të kapurit pas Kuranit dhe Sunetit" 7280/ Fet'h. {shejh Uthejmini}.
[10] Gjithashtu këtë rregull e përfitojmë nga Fjala e Allahut të Madhëruar: "Dhe kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe i kalon kufijtë e Tij, Ai do ta flakë atë në zjarr për të banuar atje dhe për të do të ketë ndëshkim poshtërues." [En Nisa, 14]. "Dhe kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, padyshim që ka humbur në gabim të qartë." {El Ahzab, 36}. Po ashtu Fjala e Allahut të Madhëruar: "Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë vërtet që për të është zjarri i xhehenemit për të banuar në të përgjithmonë.” {El Xhinë, 23}. Ndërsa nga fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është hadithi i mësipërm: "Dhe kush më kundërshton do të hyj në zjarr." {Shejh Uthejmini}.
[11] D.m.th. Besimi i pastër Islam në Një Zot të Vetëm. (Sh.P.)
[12] D.m.th të gjitha llojet e adhurimit siç janë ato që u përmendën më sipër edhe të tjera përveç tyre, janë vetëm për Allahun e Madhëruar i Cili nuk ka shokë. Pra, nuk lejohet që këto adhurime të kryhen për tjetër kënd përveç Tij. {Shejh Uthejmini}.
[13] Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka vlerësuar të dobët këtë hadith. Shiko hadithin me nr. 3003 "Sahihu ue Daifi el Xhami es Sagir".
[14] Hadith sahih, e ka nxjerr Tirmidhiu në "Sifatu el Kijameh" me nr. 2516. E ka saktësuar hadithin imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihu el Xhami" me nr. 7957
[16] Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në hadithin të cilin e transmeton prijësi i besimtarëve, Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur erdhi Xhibrili dhe e pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) për: Islamin, Besimin dhe Ihsanin. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i sqaroi këto dhe tha: "Ky ishte Xhibrili, ju erdhi që tua mësonte fenë tuaj." {shejh Uthejmini}.
[17] Prej rrugës së pasuesve të sunetit është se: Besimi është fjalë (pohimi i shehadetit), vepër (kryerja e kushteve të Islamit) dhe njohje (besim me zemër); shtohet me bindje e devotshmëri dhe pakësohet me gjynahe. Ku më e larta e tij (besimit) është fjala la ilahe il lAllah - Nuk ka të adhutuar tjetër me të drejtë përveç Allahut, ndërsa më e ulta është largimi i ndonjë pengese nga rruga. Ashtu siç ka ardhur në hadithin e saktë ku i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Besimi është shtatëdhjetë e disa degë, më e larta prej tyre është fjala "La ilahe il lAllah" dhe më e ulëta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të besimit." Buhariu 9 dhe Muslimi 35. Na ka treguar El Humejdi se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Selim se ka thënë: Kam pyetur Sufjan eth Theurin në lidhje me besimin? Tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Pyeta Ibën Xhurejxh dhe tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Pyeta Muhamed bin Abdullah bin Amër bin Uthman, dhe tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Pyeta Naif bin Umer el Xhumhi, dhe tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Pyeta Malik bin Enes, dhe tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Pyeta Fudejl bin Ijad, dhe tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Pyeta Sufjan bin Ujejneh, dhe tha: "(Besimi është) fjalë dhe vepër." Hasen "Esh Sheriah" imam El Axhurrij (Sh.P.)
17 Ibën el Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Dolën disa gënjeshtarë në kohën tonë, të cilët pretendojnë se kanë dituri dhe duan të lavdërohen me diçka që ata nuk e posedojnë. Këta pretendojnë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka ditur se kur do të ndodhë Kiameti. U themi atyre: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i tha Xhibrilit (alejhis selam): "I pyeturi nuk di më shumë se sa ai që pyet." Ata e shtrembërojnë kuptimin e saj duke thënë: "Se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka patur për qëllim me këtë përgjigje se vetëm unë dhe ti (Xhibrili) e dimë se kur do të bëhet Kiameti." Dhe kjo është prej injorancës më të madhe dhe shrembërim i shëmtuar. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte më i dituri në lidhje me Allahun dhe nuk mund t'i thonte një personi që s'e njihte; se vetëm unë dhe ti e dime. E nuk ngelet vetëm që këta injorantë të thonë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e njihte se ai ishte Xhibrili. Por i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë dhe ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) është më i vërteti dhe besniku në thënie: "Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, në çdo formë që më ka ardhur Xhibrili e kam njohur përveç kësaj forme." Hadithi gjendet tek “Musnedi” i imam Ahmedit 1/314-315 (ح315). Ahmed Shakir ka thënë: "Isnadi (zinxhiri) i këtij hadithi është Sahih”. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka marrë vesh pas disa ditësh se ai që e pyeste ka qenë Xhibrili (alejhis selam). {Shkëputur nga "Eshratus Sa'ah" Jusuf el Uabil. ( Sh.P.)
[19] Hadithin e ardhjes së Xhibrilit tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka nxjerr Buhariu dhe Muslimi prej hadithit të Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Buhariu e ka nxjerrë në: "El Iman" 1/114 dhe në "Et Tefsir, Suratu Lukman" 8/513 si dhe Muslimi në "El Iman" 1/40. Gjithashtu prej hadithit të Umer bin El Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e ka nxjerrë Muslimi, Ibën Huzejme në "Sahihun" e tij 1/3-4, Ibën Hibbani 1/389, autorët e suneneve si dhe imam Ahmedi në "Musnedin" e tij 1/27-28, 51-53 dhe 2/107 dhe 406. (Sh.P.)
[20] D.m.th. prej tri parimeve të cilat çdo njeri e ka detyrë njohjen e tyre dhe ato janë; njohja e Zotit nga ana e robit, e fesë dhe e të Dërguarit.
Parimi i tretë: është njohja e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përmban pesë çështje:
E para: Njohja e prejardhjes së tij dhe ai për nga prejardhja është njeriu më fisnik. Ai është Hashimi, Kurajshi, Arab. Ai është Muhamed bin Abdullah bin Abdul Mutalib bin Hashim.
E dyta: Njohja e moshës së tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), vendlindjes së tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe migrimit të tij, ashtu siç e sqaron dhe vetë shejhu me fjalët e tij: "Dhe ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) jetoi 63 vjeç, vendi i tij i lindjes ishte Meka dhe migroi (bëri hixhret) për në Medine." Pra, ai u lind në Meke dhe qëndroi në të 53 vjet, pastaj bëri hixhret për në Medine dhe qëndroi në të dhjetë vitet e fundit të jetës së tij Ai ndërroi jetë në muajin Rabie el Euel të vitit njëmbëdhjetë mbas emigrimit.
E treta: Njohja e periudhës së jetës së tij si i dërguar dhe ajo është 23 vjet. I zbriti Shpallja atij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për herë të parë në moshën dyzetë vjeçare ashtu siç ka thënë njëri prej poetëve të tij:
Ai ishte dyzetë vjeç
kur dielli i profetësisë në Ramazan shkëlqeu
E katërta: Me çfarë ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u bë Profet dhe më çfarë u bë i Dërguar? U bë Profet (Nebij) në kohën që i zbriti atij Fjala e Allahut të Madhëruar: "Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte." [El Alak, 1-5]. Pastaj u bë i Dërguar (Rasul) në kohën që i zbriti Fjala e Allahut të Madhëruar: "O ti i mbështjellur në rroba! Ngrihu dhe këshillo! Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat e tua i pastro! Dhe larg nga idhujt qëndro! Dhe mos jep (me qëllim) për të marrë më shumë! Dhe për hir të Zotit tënd, duro!" [El Muddethir, 1-7].
Mbas kësaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi t'i thërrasë njerëzit për në fenë e Allahut të Madhëruar duke zbatuar urdhërin e Tij.
E pesta: Me çfarë u dërgua dhe për çfarë? U dërgua me teuhidin e Allahut të Madhëruar dhe me Sheriatin e Tij, i cili përfshin në vetvete zbatimin e urdhëresave dhe lënien e ndalesave. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u dërgua mëshirë për të gjithë krijesat për t'i nxjerr prej errësirës së shirkut, kufrit dhe injorancës për në dritën e dijes, besimit dhe teuhidit. Në mënyrë që ata me këtë të fitojnë mëshirën e Allahut, kënaqësin e Tij dhe të shpëtojnë prej dënimit dhe zemërimit të Tij. {Shejh Uthejmini}.
[21] Allahu i Madhëruar e urdhëroi të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me hixhret për në Medine, sepse banorët e Mekes e ndaluan atë për ngritjen e thirrjes së tij. Dhe në muajin Rabia el Euel të vitit 13 të dërgimit të tij mbërriti i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për në Medine si muhaxhir prej Mekes, vendit të parë të Shpalljes, vendi më i dashur tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Doli prej Mekes si migrues me lejen e Zotit të tij pasi qëndroi në të 13 vjet duke shpallur Mesazhin dhe duke thirrur në të me syçelësi. {Shejh Uthejmini}.
[22] Mesa duket shejhu (Allahu e mëshiroftë!) këtë fjalë të El Begauijut e ka marrë me kuptimin e saj (dhe jo shprehimisht). Gjithnjë, nëse ai e ka shkëputur atë prej tefsirit të El Begavijut, pasi kjo fjalë shprehimisht nuk përmendet në tefsirin e tij ku ai shpjegon ajetin e lartpërmendur. {Shejh Uthejmini}.
[23] Sahih, e ka njerë Ebu Daud në "El Xhihad" me nr. 2479, Ahmedi vëll. II/ 192. E ka saktësuar hadithin imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihu el Xhami" 7469
[24] Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) na bën të qartë në këtë fjali, se njerëzit nëse vdesin do të ringjallen. Allahu i Madhëruar do t'i ringjallë ata të gjallë pas vdekjes së tyre për t'i shpërblyer. Ky pra, është rezultati i dërgimit të të dërguarve, që njeriu të punojë për këtë ditë, ditën e Ringjalljes dhe të Grumbullimit. Ditë, të cilën Allahu i Madhëruar e ka përmendur: "Atëherë si do të mundeni ju ta mënjanoni ndëshkimin në qoftë se mohoni e nuk besoni, Ditën e cila do t’i bëjë fëmijët të thinjur. (Ditë) në të cilën qielli do të çahet? Sigurisht që premtimi i Tij patjetër që do të përmbushet." {El Muzemil, 17-18}. Kjo fjali na bën me shenjë për besimin në ringalljen me të cilën është argumentuar edhe shejhu (Allahu e mëshiroftë!) me këto dy ajetet e mësipërme. {Shejh Uthejmini}.
[25]Kush e përgenjështron ringjalljen ai është jobesimtar, duke u bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Dhe thonin: “Nuk ka më jetë tjetër përveç kësaj që jemi në këtë botë dhe se kurrë nuk do të ringjallemi më. Vetëm sikur t’i shihje kur të sillen se si rrinë para Zotit të tyre! Ai do t’u thotë: “A nuk është kjo (Ringjallja) e vërtetë?” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Pastaj Ai do t’u thotë: “Kështu pra, shijoni dënimin, sepse kurrë nuk besuat.” {El Enam, 29-30}. Po ashtu Fjala e Allhut: "Mjerë atë Ditë për përgënjeshtruesit! Ata që përgënjeshtrojnë Ditën e Shpërblimit. Dhe askush nuk mund ta përgënjeshtrojë atë, përveç çdonjërit prej atyre që kalojnë çdo kufi! Kur i këndohen atij vargjet Tona ai thotë: “Përralla të të parëve!” Jo, kurrë nuk është kështu! Por në zemrat e tyre ka mbulesë të cilën ata e patën fituar. Dhe për më tepër! Sigurisht që ata do të mbulohen (që të mos shohin dot) nga të parët Zotin e tyre atë Ditë. Pastaj, padyshim që do të hyjnë patjetër dhe do të shijojnë flakën e zjarrtë të xhehenemit. Pastaj do t’u thuhet atyre: “Ky është ai që ju gjithnjë e mohuat!” {El Mutafifin, 10-17}. Dhe shejhu (Allahu e mëshiroftë!) u argumentua me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Ata që nuk besuan…" ajeti. {Shejh Uthejmini}.
[26] Sahih, e ka njxerr Tirmidhiu në "El Iman" 2616, Ibën Maxheh në "El Fitne" 3973. E ka saktësuar hadithin imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihu el Xhami" 5136.
|