Falënderimet i përkasin vetëm Allahut. Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga e keqja e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija! Atë të cilin e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë të cilin e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, Një e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.
Qendra “Imam Albani”, në Jordani organizoi sot, më 10-shkurt-2006, një seminar me titull “Në qoftë se ju nuk e ndihmoni atë (Muhammedin a.s.), atëherë është Allahu Ai që vërtet e ndihmoi atë.”
Pjesëmarrës në këtë seminar ishin: shejhu i nderuar, Selim el Hilali, Ali el Halebi dhe Muhamed Musa Nasir, Allahu i ruajtë dhe i forcoftë!
Seminari u përqendrua kryesisht në pikat e mëposhtme:
1. Ndihma e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është detyrë e çdo muslimani me sa të ketë mundësi dhe brenda kufijve të sheriatit, larg emocioneve dhe mospërmbajtjes.
Theksuan shejhat e nderuar se ndihma më e mirë që mund t’i jepet të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këto ngjarjet e fundit posaçërisht dhe në çdo kohë përgjithësisht, është duke pasuar sunetin e tij dhe të shokëve të tij, larg bidateve dhe rrugëve të shpikura në fe.
2. Përgëzim për triumf të afërm, dhe kjo sepse Allahu i Madhëruar merr hak dhe e ndëshkon rreptë atë që ofendon, shan apo flet keq për të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), në librin “Es Sarimu el Meslul ala shatimi er Rasul”, thotë: “Na kanë treguar disa prej muslimanëve të drejtë, dijetarëe të fikhut dhe ekspertët, për atë që kanë provuar disa herë kur rrethonin kështjellat dhe qytetet në luginat e Shamit. Kur muslimanët rrethonin njerëzit e verdhë (romakët) në kohën tonë, thoshin: E mbanim të rrethuar një kështjellë apo një qytet për një muaj të tërë apo më shumë se një muaj dhe nuk mundnim ta hapnim, saqë thuajse i humbnim shpresat. Por kur njerëzit e atij qyteti i shfaqeshin ofendimit të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe sharjes së nderit të tij, atëherë prisnim hapjen e tij dhe nuk vononte veçse një apo dy ditë, apo afër kësaj, pastaj e hapnim atë vend me forcë dhe aty bëhej kasaphane e përgjakshme.
Thanë: Dhe përgëzoheshim me shpejtim të triumfit kur i dëgjonim të kishin shkelur në nderin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), me zemrat plot vrazhdësi dhe urrejtje kundër tyre për atë fjalë që thoshin për të (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). …Dhe nga ligji i Allahut të Madhëruar është se Ai dënon armiqtë e Tij herë me ndëshkim nga Vetë Ai dhe herë me dorën e robërve të Tij besimtarë.”
3. Nuk lejohet prishja, shkatërrimi apo djegia e ndërtesave, qofshin ato ndërtesa të ambasadave daneze apo të shteteve të tjera të kufrit, sepse ndëshkimin e merr ai që ka bërë krimin dhe askush nuk mbart barrën e tjetrit.
4. Bojkoti i prodhimeve daneze dhe shteteve përkrahëse të Danimarkës është çështje që lidhet me politikën e shteteve dhe ai bëhet i detyrueshëm për muslimanët vetëm në rastin kur udhëheqësat e shteteve të tyre apo dijetarët e tyre e bëjnë të detyrueshëm këtë. Përndryshe nuk ka detyrim veçse në atë që ka urdhëruar Allahu.
5. Shfrytëzimi i rastit për të thirrur në Fenë e pastër dhe të drejtë Islame. Shumica e perëndimorëve janë pa fe, edhe ata që i adresohen krishterimit nuk janë të sigurtë në fenë e tyre, sepse feja e tyre është kontradiktore dhe politeiste, pasi që adhurojnë njeriun dhe e quajnë zot atë, siç kanë bërë me Isain të birin e Merjemes, Mesihun të Dërguarin e Allahut (Alejhis selam). Tani është rasti më i volitshëm për të treguar Islamin e vërtetë dhe se në të vërtetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është dërguar mëshirë për të gjitha botët, me sheriatin Hyjnor për njerëzimin, me udhëzimin më të drejtë për të mirën e të gjitha krijesave, me Kuranin dhe Sunetin. Dhe se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është krijesa më e mirë nga të gjitha krijesat, i zgjedhuri i Allahut dhe i dashuri i Tij. Më pas do të paraqesim disa prej virtyteve të tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndaj lexoji.
Islami është fe e paqes dhe jo e dhunës, ndërsa ata nga mesi i muslimaëve dhe të cilët i adresohen Islamit por që në të vërtetë janë larg dhe në kundërshtim me mësimet e tij, e si rrjedhojë kryejnë vepra të shëmtuara e të dhunshme, të cilat shpeshherë synojnë vetë muslimanët dhe vendet e tyre, ata nuk janë pasqyrim i Islamit dhe as shembull i tij. Përkundrazi, ata kanë ndjekur rrugë tjetër, larg drejtësisë dhe kushtetutës Islame.
Islami i vërtetë është në të ndjekurit e Kuranit dhe Sunetit, sipas të kuptuarit e Sahabeve, brezit të parë e të ndritshëm të Islamit, brezit shembullor pasqyrues të Islamit të vërtetë. Pikërisht këtë Islam duhet tu sqarojmë njerëzve dhe në të duhet t’i thërrasim.
6. Shkrimet dhe publikimet rreth jetës së të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), shpenzimi për shfrytëzimin e mjeteve të medias, radio-televizionit, etj, me qëllim që të mbahen ligjërata për jetën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), për rrugën e tij dhe për Islamin, janë mënyra të ndihmesës së tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Në vijim po paraqesim disa prej virtyteve dhe moraleve të të Dërguarit tonë, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), si dhe vendin e tij në mesin e krijesave:
Vërtet, ti (o Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit
Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mëshirë për mbarë njerëzimin, këtë e vërteton Fjala e Allahut:
“E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.”
Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu zgjodhi krijesat e Tij, prej tyre zgjodhi bijtë e Ademit, pastaj nga bijtë e Ademit zgjodhi arabët, nga arabët zgjodhi Kurejshët, nga Kurejshët zgjodhi (fisin) benu Hashim, nga (fisi) benu Hashim më zgjodhi mua, ende vazhdoj të jem i zgjedhur nga të zgjedhurit...”
[Hadithin e kanë nxjerrë: Taberaniu 12/455, Hakimi 4/86-87, Ebu Nuajm në Delail 1/67, dhe Hejthemiu në Muxhma’ 8/215].
Njeriu më i mirë që ka shkelur sipërfaqen e tokës, njeriu më i mirë i cili u dërgua tek popujt, guri e përshëndeti atë, palma qau nga largimi i tij, uji gufoi nga gishtërinjtë e tij, ujku dëshmoi në Shpalljen e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte gjithmonë i thjeshtë dhe me moral të lartë. Ai nuk ishte fjalëvrazhdë, nuk fliste keq dhe nuk ishte zemërgur. Ai buzëqeshte më shumë se njerëzit e tjerë dhe i qëndronte larg zemërimit. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kënaqej më shpejt se të gjithë. Kur kishte dy punë, zgjidhte atë që ishte më e lehtë, po të mos ishte mëkat. Po të ishte mëkat, ai qëndronte larg saj më shumë se të gjithë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka marrë kurrë hak për veten e vet. Ai hakmerrej vetëm kur prekej Shenjtëria e Allahut. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte më bujari i njerëzve, më fisniku, më trimi, më i forti, më durimtari dhe më seriozi. Ai kishte turp më shumë se të gjithë të tjerët. Kur e urrente ndonjë gjë, dukej në fytyrë. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk i ngulte sytë në fytyrën e tjetrit dhe nuk i drejtohej njeriut me të keq. Ai ishte njeriu më i drejti, më i ndershmi, më i çiltri në fjalë. E mbante më shumë se të gjithë amanetin. Qysh para se të bëhej Profet (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) quhej “El Emin” (I Besueshmi). Ishte shumë i thjeshtë dhe kurrë mendjemadh. Zbatonte me përpikëri marrëveshjet dhe premtimet, shikonte farefisin, kishte dhembshuri dhe mëshirë, kishte mirësjellje dhe edukatë. Nuk pajtohej kurrë me fëlliqësinë dhe fjalët e ndyra dhe nuk mallkonte kurrë. Merrte pjesë në përcjelljen e xhenazeve. Rrinte me të varfrit dhe të mjerët. E pranonte ftesën qoftë edhe nga skllevërit. Nuk mburrej as në ngrënie dhe as në veshmbathje. Ai i shërbente atij njeriu, që i shërbente këtij. Nuk e qortonte shërbyesin e vet, madje as nuk i thoshte “of” atij kurrë.Butësia e tij tejkalonte çdo kufi, sjellja e tij mahniti çdo kënd, morali i tij i përsosur cilësohej edhe nga armiqtë e tij, mirësia ishte parullë e tij, devotshmëria ishte ndërgjegjja e tij. Ishte njeriu më modest, bënte shaka ndonjëherë, por e thonte të vërtetën edhe në shaka, ishte më i drejti dhe më bujari nga njerëzit, në shtëpi shërbente vet, rrobat i qepte vet, nuk ulej dhe nuk ngritej ndryshe vetëm se duke e përmendur Allahun, fjalët e tij ishin të ëmbla, tubimet e tij ishin dituri, durim, besnikëri, nuk ngriteshin zërat në tubimet e tij, e nderonte të moshuarin, e mëshironte të miturin dhe kujdesej për të huajin. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) kur u pyet për moralin e Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), u përgjigj: “Morali i tij ishte Kurani.” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte: “Jam i dërguar për përsosjen e virtyteve të moralit.”
Muadh ibën Xhebeli thotë: “Më porositi (këshilloi) i Dërguari i Allahut duke më thënë: “O Muadh, të porosis me frikë ndaj Allahut, thuaje të vërtetën, mbaje marrëveshjen, zbatoje premtimin, lëre tradhtinë, ruaje (kujdesu për) fqiun, mëshiroje jetimin...”. Allahu i dhuroi atij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mëshirë, saqë mëshira e tij tejkalonte çdo mëshirë tjetër njerëzore, kjo u dëshmua gjatë jetës së tij në shumë raste. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çlirimin e Mekes i fali ata të cilët e kishin luftuar me vite të tëra, e kishin ndjekur nga vendlindja e tij dhe kishin bërë çdo gjë vetëm e vetëm për ta shuajtur predikimin e tij, mirëpo ai u tha atyre: “O kurejshë! Cfarë mendoni që unë të bëj me ju?” Ata i thanë: “Ti do të sillesh mirë me ne, sepse je fisnik dhe biri i vëllait fisnik.” Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: “Nuk ka qortim për ju sot. Pra, shkoni (në familjet tuaja), sepse jeni të lirë.”
Shembuj nga urtësia e të Dërguarit të Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
1. Butësia e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me atë beduinin i cili urinoi në xhami:
Transmetohet nga Enes ibn Malik se ka thënë: Ishim duke ndenjur me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në xhami veç kur erdhi një beduin, i cili u ngrit e urinoi në xhami. Shokët e e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thanë: "Meh! Meh!" (me këtë fjalë vejnë në dukje mërzitjen nga vepra e kryer). Ka thënë (Enesi): I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Mos e ndërprisni, lëreni!" dhe ata e lanë derisa mbaroi urinimin, pastaj e thirri i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e i tha: "Me të vëretë se këto xhami nuk janë për urinim e as për papastërti, por për përmendjen e Allahut, namazin dhe leximin e Kuranit". Pastaj (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi një burrë të sillte një kovë me ujë të cilën e hodhi sipër saj.
[Trasmeton Muslimi, me nr.285].
2. Gjithashtu, transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: U fut një beduin në xhami, e Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte ulur. U fal, e mbasi mbaroi namazin (beduini) tha: "O Allah, më fal mua dhe Muhamedin e mos fal me ne asnjë!" U kthye nga ai i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e i tha: “E ngushtove të gjerën”. Pastaj (beduini) nuk u ul por shkoi në qoshe të xhamisë ku urinoi. U drejtuan njerëzit drejt tij por i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: “Hidhni mbi të një kovë të mbushur me ujë” pastaj tha: “Me të vërtetë se ju keni ardhur për lehtësim e jo për vështirësim”.
[E ka nxjerrë Ahmedi në "Musnedin" 2/239, dhe Ebu Daudi në "Librin e pastrimit" në "Kapitullin toka mbi të cilën ka rënë urinë". nr.147.
E në një trasmetim tjetër thuhet: “Ka thënë beduini mbas këtij veprimi: Erdhi Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kurban bëfsha për të nënën e babain, as më shau, as më kritikoi me ashpërsi dhe as më rrahu."
[Ky trasmetim ndodhet tek "Musnedi" i imam Ahmedit vëll. II, f.503, dhe tek Ibn Maxheh në "Librin e pastrimit" në "Kapitullin toka mbi të cilën bie urinë si lahet". me nr. 529]
3. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi për në Taif, me Zejd ibn Harith për t'i ftuar njerëzit e atij vendi për në Fenë Allahut, njerëzit I urdhëruan rrugacët e tyre që të bënin dy rreshta në rrugë, e ta godisnin me gurë (të Dërguarin e Allahut). E goditën derisa këmbët iu mbuluan me gjak. Doli prej aty i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka thënë: "Nuk erdha në vete veçse në vendin e quajtur Karnu Thealib (vend ndërmjet Taifit dhe Mekes)". I erdhi Xhibrili bashkë me melekun e maleve. Xhibrili i tha: Ky është meleku i maleve të jep selam, i dha selam e i tha: Nëse don që t'i bashkoj këto dy kodra, e bëra". I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Jo..., ndoshta do Allahu e del prej mesit të tyre dikush që adhuron Allahun".
[Trasmeton Buhariu në "Librin fillimi i moralit" në "Kapitullin nëse dikush thotë: Amin dhe melaiket në qiell..." me nr. 3231.
Muslimi në "Librin ecja për në xhihad" në "Kapitullin vështirësitë që ka hasur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga mushrikinët dhe munafikinët". me nr. 1795].
Allahu në Kuranin Famëlartë e ka lavdëruar atë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e ka pastruar nga çdo e metë:
1. E ka pastruar mendjen e tij duke thënë: “Shoku juaj (Muhamedi alejhis selam që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).”
2. E ka pastruar gjuhën e tij duke thënë: “Dhe ai (Muhamedi alejhis selam) nuk flet nga mendja e tij.”
3. E ka pastruar zemrën e tij duke thënë: “Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).”
4. E ka pastruar shikimin e tij duke thënë: “Shikimi (i Muhamedit alejhis selam) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.”
5. E ka pastruar gjoksin e tij duke thënë: “A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?”
6. E ka pastruar nga të gjitha duke thënë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”
Transmetohet nga El Esued se ka thënë: "Pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se çfarë bënte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)në familjen e tij?" Ajo tha: “Ishte në shërbim të familjes së tij dhe, kur vinte koha e faljes dilte për t’u falur.”[1]
Në një hadith tjetër ka treguar Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) : “I qepte vetë sandalet e tij dhe arnoste rroben e tij”[2]
Imam Ibnu Kajim (Allahu e mëshiroftë!): “Dhe ka bërë garë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke vrapuar më këmbë (me Aishen), ka bërë mundje, ka rregulluar sandalet e tij, ka arnuar rrobet me dorën e tij, ka mjelë delen, i ka shërbyer familjes dhe vetes së tij…”[3]
Po ashtu ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte shumë bujar dhe dorëdhënës, gjë për të cilën ka dëshmuar Allahu, kanë dëshmuar sahabët e tij dhe dëshmon për të vetë dhënia e tij bujare. Atë ditë që u kthyen nga lufta e Hunejnit njerëzit i kërkonin pasuri duke u grumbulluar rreth tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) saqë e ngjeshën tek një pemë e madhe ku i ngeci ridaja (copë e cila hidhet mbi supe për të mbuluar pjesën e sipërme të trupit) në një degë peme, atëherë qëndroi dhe u tha: "Ma sillni ridanë time. Sikur të kisha deve aq sa shkurret me gjemba, do t'i ndaja të gjitha mes jush e nuk do tregohesha koprac e as frikacak".
Larg është prej teje koprracia, Zoti yt të ka dhënë nga çdo virtyt shkallën më të lartë, të ka ruajtur nga çdo gjë e ulët dhe të ka shpëtuar nga e keqja e saj... Pra me trimëri dhe bujari realizohen qëllimet e larta, ruhen cilësitë dhe virtytet morale.
Ky është i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Ky ishte morali i tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Ky është i dashuri ynë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Ndërsa ata të cilët e shajnë dhe shpifin kundër kundër tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nën moton "Liria e fjalës" do ta gjejnë të shkruajtur fjalën e tyre, dhe në Ditën e Gjykimit do të marrin atë që u takon nga Allahu duke mos u bërë asnjë padrejtësi.
Allahu është i Shpejtë në Llogari dhe nuk i bën asnkujt padrejtësi.
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Libri (veprat e shkruara të secilit) do t’i vihet secilit përpara (në të djathtë për besimtarët e në të majtë për mosbesimtarët) dhe do t’i shohësh Muxhriminët (mëkatarët, kriminelët, politeistët) të frikësuar prej asaj që është e shkruar në të. Këta do të thonë: “Mjerë ne! C’lloj Libri është ky që s’lë asgjë të vogël e të madhe pa u shkruar e pa u marrë në llogari!” Kështu ata do të gjejnë gjithçka që ata bënë të vendosur para tyre dhe, Zoti yt nuk i bën askujt padrejtësi.” [El Kehf, 49].
_____________________________________
[1] Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Si duhet të jetë burri në shtëpinë e tij”, 7/83.
[2] E ka nxjerrë Ahmedi, 6/106.
[3] “Zadul-miad”, 1/164.
Përgatiti: rrugetepaqes.net |