714- (Me zinxhir transmetimi të dobët) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ibën Lehia: Nga Jezid ibën Ebi Habib: Nga Ma'mer ibën Ebi Habibe: Nga Ibën El-Musejjib, se ai e ka pyetur atë në lidhje me agjërimin gjat udhëtimit. Ai i tregoi atij se Umer ibën El-Hattabi ka thënë: Kemi ndërmarë dy beteja me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ne muajin e Ramazanit; betejën e Bedrit dhe ditën e Çlirimit (të Mekës). Në të dyja betejat nuk kemi qenë agjërueshëm.
Ne temë ka hadith nga Ebu Saidi. Hadithin e Umerit nuk e njohim ndryshe përveç kësaj formëe. Është transmetuar: Nga Ebu Saidi: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka urdhëruar të ndërpriyet agjërimi në njerën prej betejave. Përafërsisht kështu është transmetuar edhe nga Umer ibën El-Hattab, vetëm se ai e lejon mos agjërimin atëherë kur bëhet ballafaqimi me armikun. Të këtij mendimi janë edhe disa prej dijetarëve.
(21)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me lejueshmërinë e mos agjërimit
për shtatëzënën dhe atë që e ushqen foshnjën me gji
715- (Hasen Sahih) Na ka treguar Ebu Kurajb dhe Jusuf ibën Isa, kanë thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Hilal: Nga Abdullah ibën Seuede: Nga Enes ibën Malik, një burrë ky, prej djemëve të Abdullah ibën Keab se ka thënë: Na sulmuan disa nga kalorësit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Unë shkova te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe e gjeta atë duke ngrënë drekën. Më tha: "Afrohu dhe ha!" -Jam agjërueshëm, i thashë. Tha: "Afrohu të të tregoj për agjërimin! Allahu i Lartësuar ja ka bërë të lejuar udhëtarit të mos agjëroi dhe ia ka pakësuar një pjesë të namazit. Po ashtu e ka lejuar të mos agjëroi edhe shtatëzënën dhe atë e cila e ushqen foshnjën me gji ." Betohem për Allahun se i ka përmendur ato të dyja i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), që të dyja ato, ose njerën prej tyre. Mjerë për mua që nuk pranova të ha nga ushqimi i të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të).
Në temë ka hadith nga Ebu Umeje. Hadithi i Enes ibën Malik El-Kabijj është Hasen. Nuk dimë të jetë transmetuar nga Enes ibën Malik El-Kabijj ndonjë hadith tjetër përveç këtij që përmendëm. Këtë hadith e kanë marë për bazë disa nga dijetarët. Disa prej tyre kanë thënë: Shtatëzëna dhe ajo e cila e ushqen foshnjën me gji, nuk agjërojnë, i zëvendësojnë ditët që kanë lënë dhe ushqejnë (një të varfër). Ky është mendimi i Sufjanit, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit. Kanë thënë disa dijetarë të tjerë: Nuk agjërojnë, ushqejnë (një të varfër) dhe nuk i zëvendësojnë ditët që nuk kanë agjëruar, ose nëse dëshirojnë i zëvendësojnë dhe nuk e kanë të detyrueshme të ushqejnë (një të varfër). Ky i fundit është mendimi i Is'hakut. ["Ibën Maxheh" (1667)].
(22)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin për të vdekurin
716- (Sahih) Na ka treguar Ebu Said El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga El-Eamash: Nga Seleme ibën Kuhejl dhe Muslim El-Batin: Nga Said ibën Xhubejri, Atai dhe Muxhahidi: Nga Ibën Abasi, ka thënë: Erdhi një grua te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: Motra ime ka vdekur dhe i kanë mbetur asaj pa agjëruar dy muaj të njëpasnjëshëm (shehrajni mutetebiajn). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: "Nëse motra jote do ti kishte lënë dikujt borxh pa shlyer, a do ta shlyeje ti në vend të saj?" - Tha: Po. Tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të): "Borxhi I Allahut është më parësor (që të shlyhet)."
Në temë ka hadith nga Burajde, Ibën Umeri dhe Aishja. ["Ibën Maxheh" (1667):ق ].
717- Na ka treguar Ebu Kurajb,ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga El-Eamash me këtë zinxhir transmetimi hadith përafërsishtë të njejtë. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen [Sahih]__. E kam dëgjuar Muhamedin të thotë: E ka konsideruar të mirë Ebu Halid El-Ahmar këtë hadith nga El-Eamesh. Muhamedi ka thënë: Kanë transmetuar edhe të tjerë përveç Ebu Halidit: Nga El-Eamesh të ngjashëm me transmetimin e Ebu Halidit. E ka transmetuar Ebu Muauije dhe të tjerë këtë hadith nga El-Eamesh: Nga Muslim El-Batin: Nga Said ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) mirëpo nuk e kanë përmendur Seleme ibën Kuhejl dhe as: Nga Atai e as: Nga Muxhahidi. Ebu Halid e ka emrin Sulejman ibën Hajan.
(23)Tema
Çfarë ka ardhur mbi gjykimin për shlyerjen e agjërimit
të të vdekurit
718- (Daif- i dobët) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abtharu ibën El-Kasim: Nga Eshath: Nga Muhamed: Nga Nefia: Nga Ibën Umer se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Nëse dikush ka vdekur dhe i ka mbetur pa agjëruar prej muajit të Ramazanit, të afërmit e tij duhet të ushqejnë një të varfër për çdo ditë agjërimi të lënë mangët." Hadithin e Ibën Umerit nuk e njohim të ngritur (Merfua) veçëse në këtë formë. E sakta është se kjo fjalë është Meukufun te Ibën Umer (pra është fjalë e thënë prej tij). Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me këtë temë. Kanë thënë disa prej tyre: Agjërohet për të vdekurin. Të këtij mendimi janë Ahmedi dhe Is'haku. Ata thonë se nëse të vdekurit i ka ngelur agjërim i detyrueshëm, duhet që dikush ta shlyej për të. Nëse i kanë mbetur për të agjëruar ditë nga muaji i Ramazanit, duhet të ushqehet një i varfër për ç'do ditë që i ka mbetur pa agjëruar. Ka thënë Maliku, Sufjani dhe Shafiu: Nuk i lejohet askujt të agjëroi në vend të dikujt tjetër. Eshathi është Ibën Seuuer. Muhamedi, sipas mendimit tim është Ibën Abdurrahman ibën Ebi Lejla. ["Ibën Maxheh" (1757)].
(24)Tema
Çfarë ka ardhur për agjëruesin nëse vjell (pa qëllim)
719- (Daif- i dobët) Na ka treguar Muhamed ibën Ubejd El-Muharibij, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem: Nga babai i tij: Nga Ataë ibën Jesar: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Tre gjëra nuk e prishin agjërimin: Hixhami (përngjan me hedhjen e kupave), vjellja (e pa qëllimshme) dhe ihtilami (dalja e spermës pa vetëdije gjatë fjetjes)."
Hadithi i Ebu Said El-Hudrij nuk është i mbrojtur. E ka transmetuar Abdullah ibën Zejd ibën Eslem dhe Abdulaziz ibën Muhamed e të tjerë veç tyre, këtë hadith nga Zejd ibën Eslem Mursel, pa përmendur: Nga Ebu Saidi. Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem është i dobët në hadith. Kam dëgjuar Ebu Dauud Es-Sixhzij të thotë: E kam pyetur Ahmed ibën Hanbel për Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem dhe tha: i mirë është vëllai i tij Abdullah ibën Zejd ibën Eslem. Kam dëgjuar Muhamedin duke treguar prej Ali ibën Abdullah El-Medini se ka thënë: Abdullah ibën Zejd ibën Eslem është "Thikah" (i saktë dhe i besueshëm), ndërsa Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem është "Daif" (i dobët). Ka thënë Muhamedi: Unë nuk transmetoj gjë prej tij. ["Tehrixh Hakikatu Es-Sijam" (21-22), "Daif Ebi Daud" (409)].
(25)Tema
Çfarë ka ardhur për personin i cili vjell qëllimisht
720- (Sahih) Na ka treguar Alij ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Isa ibën Junus: Nga Hisham ibën Hasan: Nga Muhamed ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Kush vjell pa dëshirën e vet, të mos e prishi agjërimin, ndërsa ai që vjell qëllimisht (e ka prishur agjërimin dhe) duhet ta zëvendësoi atë ditë."
Në temë ka hadith nga Ebu Dardai, Theubani dhe Fedaletu ibën Ubejd. Hyadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Garib. Nuk dimë të jetë transmetuar ky hadith: Nga Hishami: Nga Ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), përveç hadithit të Isa ibën Junus. Ka thënë Muhamedi: Ky hadith nuk më duket i ruajtur. Është transmetuar ky hadith në formëa të ndryshme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), mirëpo pa qenë i saktë zinxhiri i transmetimit. Është transmetuar nga Ebu Dardai, Theubani dhe Fedaletu ibën Ubejd, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) volli dhe e prishi agjërimin. Shpjegimi i këtij të fundit është se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka qenë duke agjëruar nafile, pastaj ka vjellë dhe është ndjerë i pa fuqishëm dhe për këtë arsye e ka prishur agjërimin. Në këtë mënyrë është transmetuar në disa hadithe shpjegimi për këtë. Dijetarët në lidhje me këtë temë janë bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), se agjëruesit, nëse vjell pa dëshirën e tij, nuk i prishet agjërimi. Nëse ai vjell qëllimisht (duke e provokuar vjelljen), konsiderohet i prishur agjërimi dhe duhet ta zëvendësoi atë ditë. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Is'haku. ["Ibën Maxheh" (1676)].
(26)Tema
Çfarë ka ardhur për agjëruesin i cili ha apo pi
për shkak tëharresës
721- (Sahih) Na ka treguar Ebu Said, El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga Haxhaxh ibën Erta: Nga Katede: Nga Ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari I Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Kush ha apo pi nga harresa, të mos e prishi agjërimin se ai është furnizim me të cilin e ka furnizuar Allahu." ["Ibën Maxheh" (1673) ق].
722- (Sahih) Na ka treguar Ebu Said El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Usama: Nga Aufi: Nga Ibën Sirini dhe Hilasi: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), të njëjtë me hadithin e mësipërm apo të përafërt me të. Në temë ka hadith nga Ebu Saidi dhe Umi Is'hak El-Ganevije. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Këtë hadith e kanë marë për bazë shumica e dijetarëve. Të këtij mendimi janë Sufjan Eth-Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Is'haku. Ka thënë Malik ibën Enes: Nëse ha në muajin e Ramazanit, qoftë edhe nga harresa, duhet ta zëvendësoi atë ditë. Mendimi i parë është më i saktë. [I njëjti burim i mësipërm].
(27)Tema
Çfarë ka ardhur për prishjen e agjërimit me qëllim
723- (Daif- i dobët) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Said dh Abdurrahman ibën Mehdij, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Habib ibën Ebi Thabit, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Mutauis, Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Kush e prish një dite agjërimi nga muaji i Ramazanit, pa patur ndonjë arsye apo pa qenë i sëmurë, nuk e zëvendëson atë ditë edhe nëse do të agjëronte gjithë vitin." Hadithin e Ebu Hurejrës nuk e njohim ndryshe përveç kësaj forme. E kam dëgjuar Muhamedin të thotë: Emri i Ebu El-Mutauis është: Jezid ibën El-Mutauis, dhe nuk di nga ai ndonjë tjetër hadith përveç këtij. ["Ibën Maxheh" (1682)].
(28)Tema
Çfarë ka ardhur për shlyerjen e agjërimit (kefaretin)
në Ramazan
724- (Sahih) Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdamij dhe Ebu Amar (mekuptim të njejtë, ndërsa teksti është ai i Ebu Amarit), kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Zuhrij: Nga Humejd ibën Abdurrahman: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: Erdhi një burrë tek i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova! Tha: "E çfarë të shkatërroi ty?" Tha: Kam kryer mardhënie me bashkëshorten në Ramazan. Tha: "A ke mundësi të lirosh një rob?" Tha: Jo. Tha "A mundesh të agjërosh dy muaj në mënyrë të pa ndërprerë?" Tha: Jo. Tha: "A mundesh të ushqeshë gjashtëdhjetë të varfër?" Tha: Jo. Tha "Ulu!" Burri u ul. I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) solli një enë të madhe e mbushur me hurma dhe i tha atij: "Jep sadaka me këto!" Burri tha: Nuk ka midis dy kodrave ndonjë familje më e varfër se ne. Tha: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) qeshi saqë ju dukën dhëmballët dhe tha: "Meri dhe ushqeje familjen tënde me to."
Në temë ka hadith nga Ibën Umer, Aishja dhe Abdullah ibën Umer. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Dijetarët bazohen në këtë hadith në lidhje me gjykimin e atij i cili e prish me vetëdije agjërimin e Ramazanit duke kryer mardhënie. Ndërsa për sa i përket gjykimit të atij i cili e prish agjërimin me vetëdije duke ngrënë apo pirë, kanë rënë në kundërshtim dijetarët. Disa prej dijetarëve kanë thënë: Duhet ta zëvendësoi atë ditë dhe ta shlyej me "El-Kefera." Ata e kanë përngjasuar ngrënien dhe pirjen me mardhëniet. Ky mendim është i Sufjan Eth-Theuri, Iën Mubarek dhe Is'hakut. Disa të tjerë kanë thënë: Duhet ta zëvendësoi atë ditë dhe nuk i takon shlyerja "El-Kefera", sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) urdhëroi për kefaretin për shkak të mardhënieve. Ky është mendimi i Shafiut dhe Ahmedit. Ka thënë Shafiu: Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), drejtuar burrit i cili e kishte prishur agjërimin: "Meri dhe ushqeje familjen tënde me to", përmban disa kuptime. Nga kuptimet që përrmban, është që El-Kefera të jetë vetëm për ata persona që kanë mundësi ta plotësojnë atë. Burri në hadithin e mësipërm nuk i pati mundësitë, e kur i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) i dha atij diçka me të cilën do të jepte lëmoshë për të varfërit, burri tha se nuk kishte më të varfër se ai. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) i tha: "Meri dhe ushqeje familjen tënde me to", kjo sepse El-Kefera është e detyrueshme vetëm pasi ti kesh plotësuar më parë nevojat e tua. Gjykimi që jep Shafiu në lidhje me këtë çështje është se nëse dikush është në gjëndjen e burrit të përmendur në hadith dhe ka ushqim vetëm sa për familjen e tij, duhet ta mbaj atë për vete. El-Kefera do të mbetet borxh mbi këtë person. Nëse një ditë do të ketë pasuri të mjaftueshme atëherë e plotëson atë. ["Ibën Maxheh" (1671) ق].
(29)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me përdorimin e misvakut
për agjëruesin
725- (Daif- i dobët) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Asim ibën Ubejdilah: Nga Abdullah ibën Amir ibën Rrabia: Nga babai i tij, ka thënë: E kam parë të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të përdorë misvakun duke qenë agjërueshëm aq herë sa që nuk mbahen mend.
Në temë ka hadith nga Aishja. Hadithi i Amir ibën Rrabias është Hasen. Ky hadith meret për bazë nga dijetarët. Ata janë të mendimit se nuk ka problem të përdoret misvaku nga agjëruesi. Disa nga dijetarët e shohin si të urryer përdorimin nga ana e agjëruesit të misvakut të lëngshëm dhe gjithashtu e shohin të urryer përdorimin e misvakut në fund të ditës. Shafiu nuk e shikon si problematike përdorimin e misvakut, në fillim apo në fund të ditës qoftë. Ahmedi dhe Is'haku janë të mendimit se është i urryer përdorimi i misvakut në fund të ditës. ["El-Irvau" (68)].
(30)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me përdorimin e "kohlit"
(ilaç me të cilin lyhen sytë) nga agjëruesi
726- (Me zinxhir transmetimi të dobët) Na ka treguar Abdul Ealaibën Uesil El-Kufij, ka thënë: Na ka treguar El-Hasen ibën Atije, ka thënë: Na ka treguar Ebu Atike: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: Erdhi nje burrë te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: Më dhëmbin sytë, a lejohet ti bëj me kohol duke qenë agjërueshëm? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: "Po."
Në temë ka hadith nga Ebu Rafia. Hadithi i Enesit nuk e ka zinxhirin e transmetimit të fortë. Në lidhje me këtë temë nuk ka ardhur ndonjë hadith i saktë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Për sa i përket Ebu Atikes, ai është i dobët. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me përdorimin e koholit për agjëruesin. Disa prej tyre e kanë konsideruar të urryer. Ky është mendimi i Sufjanit, ibën Mubarekut, Ahmedit dhe Is'hakut. Ndërsa disa dijetarë të tjerë e kanë lejuar përdorimin e tij. I këtij mendimi është Shafiu.
(31)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me puthjen për agjëruesin
727- (Sahih) Na ka treguar Hennadi dhe Kutejbe, kanë thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehves: Nga Zijad ibën Ileka: Nga Amër ibën Mejmun: Nga Aishja, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka puthur në Ramazan.
Në temë ka hadith nga Umer ibën El-Hattab, Hafsa, Ebu Said, Umu Seleme, Ibën Abas, Enesi dhe Ebu Hurejra. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. Dijetarët prej shokëve të të dërguarit (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), si edhe të mëvonëshmit, kanë rënë në kundërshtim në lidhje me këtë çështje. Disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e kanë lejuar puthjen gjatë agjërimit për moshat e thyera, jo për të rinjtë. Kjo nga frika se mos bëhet shkak për prishjen e agjërimit te ndonjeri prej tyre. Ndërsa ledhatimi është akoma më i ndaluar sipas mendimit të tyre. Disa nga dijetarët kanë thënë: Puthja e pakëson shpërblimin, por nuk e prish agjërimin dhe se nëse agjëruesi është në gjëndje ta frenoi vetveten atëherë i lejohet të puthi, mirëpo nëse nuk është i sigurt, nuk i lejohet nga frika se mos kjo bëhet shkak për prishjen e agjërimit. Ky është mendimi i Sufjan Eth-Theurit dhe Shafiut. ["Ibën Maxheh" (1683):م , خ Perafërsisht kështu].
(31)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me përkëdheljet
për agjëruesin
728- (Sahih) Na ka treguar Ibën ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Israili: Nga Ebu Is'hak: Nga Ebu Mejsera: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) më përkëdhelte mua duke qënë agjërueshëm. Ai e kontrollonte veten më tepër se ju. ["Ibën Maxheh" (1684): ق]
(32)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje
729- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahim: Nga Alkame dhe Esued: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) puthte dhe përkëdhelte duke qenë agjërueshëm. Ai ishte që e kontrollonte veten më tepër se ju. Ky hadith është Hasen Sahih. Ebu Mejsera e ka emrin: Amër ibën Shurahbil. ["Ibën Maxheh" (1678): ق].
(33)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me fjalën: Ska agjërim për atë
i cili nuk e bën nijetin që në mbrëmje
730- (Sahih) Na ka treguar Is'hak ibën Mensur, ka thënë: Na ka treguar Ibën ebi Merjem, ka thënë: Na ka treguar Jahja iben Ejub: Nga Abdullah ibën Ebi Bekër: Nga Ibën Shihab: Nga Selim ibën Abdullah: Nga babai i tij: Nga Hafsa: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) se ka thënë: "Nuk ka agjërim për atë I cili nuk e ka bërë qëllim për të agjëruar që para agimit." Hadithin e Hafsës nuk e njohim si të ngritur te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) vetëm se në këtë formë. Është transmetuar nga Nafia: Nga Ibën Umer se e ka thënë ai këtë fjalë dhe kjo është më e saktë. Është transmetuar gjithashtu nga Zuhriu ky hadith Mekufen (si fjalë sahabiu). Nuk dimë ta ketë ngritur dikush tjetër këtë hadith përveç Jahja ibën Ejubit. Kuptimi i këtij hadithi tek disa prej dijetarëve është se nuk ka agjërim për atë i cili nuk e ka bërë qëllim për të agjëruar që para agimit në muajin e Ramazanit, apo kur zëvendëson prej ditëve që i kanë mbetur pa agjëruar në Ramazan, ose agjërim për shkak të betimit që ka bërë e nuk e ka përmbushur. Në rastet që përmendëm nëse nuk bëhet nijeti që në mbrëmje, nuk i quhet agjërimi. Për sa i përket agjërimit nafile, lejohet të bëhet nijeti edhe mbas agimit. Ky është mendimi i Shafiut, Ahmedit dhe Is'hakut. ["Ibën Maxheh" (1700)].
(34)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me prishjen e agjërimit nafile
731- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Simak ibën Harb: Nga Ibën Ummi Heni: Nga Ummu Heni, ka thënë: Po qëndroja ulur pranë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe atij i sollën diçka për të pirë dhe piu. Pastaj më ofroi edhe mua për të pirë dhe unë piva. Më vonë thashë: O i Dërguari i Allahut, kërkoi falje Allahut për mua se unë kam bërë gjynah. Tha: "E çfarë të keqeje ke bërë?" Thashë: Isha agjërueshëm dhe e prisha agjërimin. Tha: "A mos po shlyeje ndonjë ditë të lënë pa agjëruar?" - Jo, i thashë. "Atëherë nuk prish punë" –tha.
Në temë ka hadith nga Ebu Saidi dhe Aishja. ["El-Mishkat" (2079), "Sahih Ebi Daud" (2120)].
732- (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe, ka thënë: E kam dëgjuar Simak Ibën Harbin të thotë: Më ka treguar njëri nga nipërit e Ummu Henit, emri i tij është Xheade dhe ai është më i miri prej nipërve të saj. Ummu Henin e ka patur gjyshe, kështu që më ka treguar prej gjyshes së tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) shkoi te ajo dhe kërkoi diçka për të pirë. Pasi i sollën dhe piu prej saj, i dha për të pirë edhe Ummu Henit e edhe ajo piu. Ummu Heni tha: O i Dërguari i Allahut unë isha agjërueshëm. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tha: "Agjëruesi që agjëron nafile është përgjegjës i vetvetes, nëse dëshiron agjëron e nëse dëshiron e prish agjërimin." Ka thënë Shuabe: I thashë atij: A e ke dëgjuar ti vëtë këtë nga Ummu Heni? Tha: Jo. Më ka treguar Ebu Salih dhe bashkëshortja ime: Nga Ummu Heni. E ka transmetuar këtë hadith edhe Hamed ibën Seleme: Nga Simak ibën Harb, ka thënë: Nga Harun ibën Bint Ummu Heni: Nga Ummu Heni. Transmetimi i Shuabes është më I mirë. Mahmud ibën Gajlan ka transmetuar nga Ebu Daudi me fjalët: " ... përgjegjës i vetvetes ." Ka transmetuar tjetër kush përveç Mahmud ibën Gajlan me tekst: "…Prijës (Emir) i vetvetes, ose ... përgjegjës i vetvetes", duke qënë në dyshim.
Kështu pra është transmetuar në formëa të tjera prej Shuabes: "…Prijës (Emir) i vetvetes, ose ... përgjegjës i vetvetes", pra duke qenë në dyshim transmetuesi. Për sa i përket zinxhirit të transmetimit në hadithin e Ummu Henit, mund të ketë edhe ndonjë vërejtje. Gjithësesi, në këtë hadith janë bazuar disa dijetarë prej shokëve të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e edhe prej të mëvonshmëve. Ata janë të mendimit se nëse dikush agjëron nafile e pastaj e prish agjërimin, nuk është i detyruar ta zëvendësoi atë, përveçëse nëse ai vetë ka dëshirë ta bëjë një gjë të tillë. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theuri, Ahmedit, Is'hakut dhe Shafiut. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].
(35)Tema
Agjërimi nafile nuk ka nevojë për bërjen e nijetit
që në mbrëmje
733- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Talha Ibën Jahja: Nga halla e tij, Aishe bintu Talha: Nga Aishja, nëna e besimtarëve, ka thënë: Hyri një ditë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) në dhomën time dhe tha: "A ka ndonjë gjë për të ngrënë?" Tha (Aishja): Jo. Tha: "Atëherë po agjëroj." ["El-Irvau" (965), "Sahih Ebi Daud" (2119): م].
734- (Hasen Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan,ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën Es-Sirrij: Nga Sufjani: Nga Talha Ibën Jahja: Nga Aishe bintu Talha: Nga Aishja, nëna e besimtarëve, ka thënë: Vinte vdonjëherë I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) tek unë dhe më thoshte: "A ka diçka për të ngrënë?" I thosha: Jo. Thoshte: "Atëherë unë jam agjërueshëm." Tha (Aishja): Erdhi një ditë dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut, na kanë bërë një dhuratë. Tha: "E çfarë është ajo?" Thashë: "Hajs" (lloj gatimi). Tha: "Unë sot jam gëdhirë agjërueshëm." Tha: E pastaj hëngri.
Ky hadith është Hasen Sahih. Ka thënë Jahja ibën Said: Talha ibën Said nuk ka qenë i fortë (Thebtun) në hadith. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].
(36)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me të qënit I detyruar
zëvendësimi I saj
735- (Daif- i dobët) Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Kethir ibën Hisham, ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibën Burkan: Nga Zuhriju: Nga Urve: Nga Aishja, se ka thënë: Unë dhe Hafsa ishim agjërueshëm, kur na u mundësua ne një ushqim të cilin e dëshiruam dhe hëngrëm prej tij. Më vonë erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). Hafsa i ngjante babait të saj, ajo u tregua më e shkathët se unë për ta pyetur dhe tha: O i Dërguari i Allahut, ne të dyja ishim agjërueshëm dhe na u mundësua një ushqim të cilin e dëshiruam dhe hëngrëm prej tij. Tha: "Zëvendësojeni me një ditë tjetër." E ka transmetuar këtë hadith Salih ibën Ebi El-Ehdar dhe Muhamed ibën Ebi Hafsa: Nga Zuhriju: Nga Urve: Nga Aishja, të njëjtë. E ka transmetuar atë gjithashtu Malik ibën Enesi, Ma'mari, Ubejdullah ibën Umer, Zijad ibën Sad e të tjerë dijetarë të hadithit: Nga Ez-Zuhriju: Nga Aishja "Mursel." Në këtë të fundit nuk është përmendur "Nga Urve" dhe kjo është më e saktë, sepse është transmetuar ngs Ibën Xhurajxh të ketë thënë: E pyeta Zuhrijun dhe i thashë: A të ka transmetuar Urve nga Aishja diçka prej këtij hadithi? Tha: Nuk kam dëgjuar nga Urve asgjë prej kësaj, por kam dëgjuar gjatë qeverisjes së Sulejman ibën Abdulmelik prej disa njerëzve që kishin dëgjuar prej disa të tjerëve të cilët kishin pyetur Aishen lidhur me këtë hadith. ["Daif Ebi Daud" (423)].
735- (م) Na ka treguar Ali ibën Isa ibën Jezid El-Bagdadi, ka thënë: Na ka treguar Rauhu ibën Abede: Nga Ibën Xhurajxh, e më pas e përmendi hadithin. Janë bazuar disa nga dijetarët prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), e të tjerë përveç tyre te ky hadith. Ata janë të mendimit se nëse dikush e prish agjërimin duhet ta zëvendësoi atë. I këtij mendimi është Malik ibën Enes.
(37)Tema
Çfarë ka ardhur për lidhjen e Shabanit me Ramazanin
736- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij: Nga Sufjani: Nga Mensuri: Nga Selim ibën Ebi El-Xhad: Nga Ebu Seleme: Nga Ummu Seleme, ka thënë: Nuk e kam parë të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të agjëroi dy muaj të një pas njëshëm, përveç Shabanit dhe Ramazanit.
Në temë ka hadith nga Aishja. Hadithi i Ummu Seleme është Hasen. Është transmetuar ky hadith gjithashtu edhe nga Ebu Seleme: Nga Aishja se ka thënë: Nuk e kam parë të Dëruarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) të agjëroi në ndonjë muaj ashtu siç agjëronte në Shaban. Ai pothuajse e agjëronte të gjithë muajin përveç pak ditësh, madje e agjëronte të gjithë muajin. ["Ibën Maxheh" (1648)].
737- (Hasen Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu: Nga Muhamed ibën Amër, ka thënë: Na ka treguar Ebu Seleme: Nga Aishja: Nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) për këtë. Ka transmetuar Selim Ebu En-Nedër e disa të tjerë: Nga Ebu Seleme: Nga Aishja, të përafërt me transmetimin e Muhamed ibën Amrit. Është transmetuar nga Ibën Mubarek se ka thënë për këtë hadith: Është e lejuar në gjuhën arabe që nëse dikush agjëron shumicën e muajit të thuhet për të se ka agjëruar të gjithë muajin. Gjithashtu thuhet: Filani fali namaz gjithë natën, e ai edhe mund të ketë ngrënë darkë ose të ketë bërë diçka tjetër. Duket se Ibën Mubarek i ka parë të dy hadithet se përputhen me njeri-tjetrin. Ai thotë: Kuptimi I këtij hadithi është se agjëronte më të shumtën e muajit. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].
(38)Tema
Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi në gjysmën e dytë
të muajit Shaban për të pritur Ramazanin
738- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga El-Alai iben Abdurrahim: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Nëse hyn gjysma e dytë e muajit Shaban mos agjëroni." Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Nuk e njohim ndryshe këtë hadith përveç kësaj formëe dhe me këtë tekst. Kuptimi i këtij hadithi sipas mendimit të disave prej dijetarëve është për atë person i cili nuk ka agjëruar (gjysmën e parë të Shabanit) e kur hyn gjysma e dytë e muajit fillon të agjëroi për të pritur Ramazanin. Është transmetuar nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), hadith që përngjason me fjalën e tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: " Mos e paraprini me agjërim muajin e Ramazanit, përveç atij personi i cili agjëronte rregullisht (nafile), pra ai le të agjëroi." Në këtë hadith duket qartë se urrejtja është për ata persona të cilët qëllimisht agjërojnë në këtë kohë për të pritur Ramazanin. ["Ibën Maxheh" (1651)].
(39)Tema
Çfarë ka ardhur për natën e mesme të muajit Shaban
739- (Daif- i dobët) Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Harun, ka thënë: Na ka treguar El-Haxhaxh ibën Erta: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Urve: Nga Aishja, ka thënë: Një natë, nuk e gjeta pranë meje të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), dola të shihja për të dhe e gjeta në El-Bekia. Tha: "A mos vallë pate frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të të bëjnë ty padrejtësi"?! Thashë: O i Dërguari i Allahut, unë kujtova se ti kishe shkuar te ndonjera nga gratë e tua. Tha: "Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë në natën e mesme të muajit Shaban dhe ua fal gjynahet më shumë personave se sa qime ka një lëkurë deleje."
Në temë ka hadith nga Ebu Bekër Es-Sidiku. Hadithin e Aishes nuk e njohim ndryshe përveç kësaj forme nga hadithi i Haxhaxhit. E kam dëgjuar Muhamedin ta konsideroi të dobët këtë hadith. Ai ka thënë: Jahja ibën Ebi Kethir nuk ka dëgjuar prej Urves, e edhe El-Haxhaxh ibën Erta nuk ka dëgjuar nga Jahja ibën Ebi Kethir. ["Ibën Maxheh" (1389)].
(40)Tema
Çfarë ka ardhur për agjërimin në muajin Muharrrem
740- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Ebu Bishër: Nga Humejd ibën Abdurrahman El-Himejrij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Agjërimi më i mirë mbas muajit të Ramazanit është muaji i Allahut, Muharrem." Hadithi I Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. ["Ibën Maxheh" (1742): م ].
741- (Daif- i dobët) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Mus'hir: Nga Abdurrahman ibën Is'hak: Nga En-Nuaman ibën Sad: Nga Aliu, e ka pyetur atë një burrë dhe i tha: Në cilin muaj më këshillon të agjëroi mbas muajit të Ramazanit? Tha: Nuk kam dëgjuar askë të pyesi për këtë, përveç një burri të cilin e kam dëgjuar të pyeste të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të), ndërsa unë qëndroja ulur praën tij. Ai tha: O i Dërguari i Allahut, në cilin muaj më këshillon të agjëroi mbas muajit të Ramazanit? Tha: "Nëse ke vendosur të agjërosh mbas muajit të Ramazanit, atëherë agjëro Muharremin sepse ai është muaji i Allahut. Në të ndodhet një ditë në të cilën Allahu ia ka falur gjynahet një populli, e Ai ia fal gjynahet në këtë ditë edhe popujve të tjerë." Ky hadith është Hasen Garib. ["Et-Tealik Er-Ragib" (2/77)].
(41)Tema
Çfarë ka ardhur për agjërimin në ditën e premte
742- (Hasen) Na ka treguar El-Kasim ibën Dinar, ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibën Musa dhe Talk iben Gannem: Nga Shejbani: Nga Asim: Nga Zirri: Nga Abdullahu, se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) agjëronte në fillimin e ç'do muaji (hënor) tre ditë dhe rrallë herë e prishte agjërimin ditën e premte.
Në temë ka hadith nga Ibën Umer dhe Ebu hurejra. Hadithi i Abdullahit është Hasen Garib. Disa prej dijetarëve e kanë konsideruar si të pëlqyer agjërimin në ditën e premte. Është e urryer të agjërohet dita e premte e veçuar, pra pa agjëruar një ditë para saj ose mbas saj. E ka transmetuar Shuabe nga Asim këtë hadith pa e ngritur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të). ["Tahrixhu El-Mishkat" (2058), "Et-Tealik ala Ibën Huzejme" (2149), "Sahih Ebi Daud" (2116)].
(42)Tema
Çfarë ka ardhur për qënien i urryer veçimi me agjërim
i ditës së premte
743- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Askush prej jush të mos e agjëroi ditën e premte, veçëse nëse agjëron një ditë para saj ose mbas saj."
Në temë ka hadith nga Aliu, Xhabiri, Xhunede El-Ezdij, Xhuejrije, Enesi dhe Abdullah ibën Amër. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Dijetarët e kanë marë për bazë këtë hadith. Ata e shohin si të urryer që dikush ta veçoi ditën e premte për të agjëruar, pa e shoqëruar atë me një ditë, para apo pas saj. Të këtij mendimi janë Ahmedi dhe Is'haku. ["Ibën Maxheh" (1723): ق ].
(43)Tema
Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi
i ditës së shtunë
744- (Sahih) Na ka treguar Humejd ibën Mesade, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Habib: Nga Theur ibën Jezid: Nga Halid ibën Ma'den: Nga Abdullah ibën Busër: Nga motra e tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Mos agjëroni në ditën e shtunë përveç atyre ditëve të cilat Allahu jua ka bërë juve të detyruara (vaxhib). Nëse nuk gjeni diçka tjetër përveç kërcellit të ndonjë shkurreje, apo lëvores së pemës, atëherë përtypini ato." Ky hadith është Hasen. Arsyeja për të cilën është i urryer veçimi i ditës së shtunë me agjërim është se çifutët e madhërojnë ditën e premte. ["Ibën Maxheh" (1726)].
(44)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin e ditës
së hënë dhe ditës së enjte
745- (Sahih) Na ka treguar Ebu Hafsa, Amër ibën Ali El-Feles, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Daud: Nga Theur ibën Jezid: Nga Halid ibën Ma'den: Nga Rrabia El-Xhurashij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) i kushtonte rëndësi të veçantë agjërimit të ditës së hënë dhe së enjtes.
Në temë ka hadith nga Hafsa, Ebu Katede, Ebu Hurejra dhe Usama ibën Zejd. Hadithi i Aishes është Hasen Garib në këtë formë. ["Ibën Maxheh" (1739)].
746- (Daif- i dobët) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed dhe Muauije ibën Hisham, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Mensuri: Nga Hajtheme: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) agjëronte prej muajit të shtunën, të djelën dhe të hënën, kurse prej muajit tjetër të mërtën, të mërkurën dhe të enjten. Ky hadith është Hasen. E ka transmetuar Abdurrahman ibën Mehdij këtë hadith nga Sufjani, e nuk e ka ngriturn atë. ["Tahrixhu El-Mishkat" (2059) / Redaktimi i dytë].
747- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim: Nga Muhamed ibën Rifea: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Ditën e hënë dhe të enjte, paraqiten punët (te Allahu). Unë dëshiroj të jem agjërueshëm kur paraqiten punët e mija." Hadithi i Ebu Hurejrës në këtë temë është Hasen Garib. ["Tahrixhu El-Mishkat" (2056) / Redaktimi i dytë, "Et-Tealik Er-Rragib" (2/84), "El-Irvau" (949)].
(45)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin e ditës
së mërkurë dhe ditës së enjte
748- (Daif- i dobët) Na ka treguar El-Husejn ibën Muhamed El-Xheriri dhe Muhamed ibën Meduvej, kanë thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Harun ibën Selman: Nga Ubejdullah ibën Muslim El-Kurashij: Nga babai i tij, ka thënë: E kam pyetur- ose është pyetur – i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) për agjërimin e gjithë vitit dhe ka thënë: "Ndaj familjes tënde ti ke detyrime. Agjëro Ramazanin dhe muajin që e pason, e ç'do të mërkurë e të enjte. Në këtë mënyrë ke agjëruar gjithë vitin dhe gjithashtu ke bërë pushim."
Në temë ka hadith nga Aishja. Hadithi i Muslim El-Kurashij është Garib. Është transmetuar gjithashtu Nga Harun ibën Selman: Nga Muslim ibën Ubejdullah: Nga babai i tij. ["Daif Ebi Daud" (420)].
(46)Tema
Çfarë ka ardhur mbi vlerën e agjërimit të ditës së Arafatit
749- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abdetu Ed-Dibbij, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Meabed Ez-Zemmenij: Nga Ebu Katede, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Unë e llogaris te Allahu se agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen gjynahet e vitit para tij dhe të vitit mbas tij."
Në temë ka hadith nga Ebu Saidi. Hadithi i Ebu Katedes është Hasen. A kanë pëlqyer dijetarët agjërimin e ditës së Arafatit, por jo për ata të cilët ndodhen në Arafat. ["Ibën Maxheh" (1730): م ].
(47)Tema
Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi
i ditës së Arafatit në Arafat
750- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Uleje, ka thënë: Na ka treguar Ejubi: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) nuk agjëroi në Arafe. I dërgoi atij Ummu El-Fadël një enë me qumësht dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) piu prej saj.
Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra, Ibën Umer dhe Ummu El-Fadël. Hadithi i ibën Abasit është Hasen Sahih. Është transmetuar nga Ebu Umer se ka thënë: E kryeva haxhin më të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe ai nuk agjëroi (ditën e Arafatit), po ashtu me Ebu bekrin e edhe ai nuk agjëroi, me Umerin e as ai nuk agjëroi, edhe me Uthmanin e nuk agjëroi. Të këtij mendimi janë edhe shumica e dijetarëve. Ata e konsiderojnë të pëlqyeshme mos agjërimin në Arafat në mënyrë që të gjejnë forcë haxhinjtë për bërjen e duave (lutjeve). Disa prej dijetarëve kanë agjëruar në Arafat ditën e Arafatit. ["Sahih Ebi Daud" (2109) "Et-Tealik ala Ibën Huzejme" (2102): ق Ummu El-Fadël ].
751- (Me zinxhir transmetimi të saktë) Na ka treguar Ahmed ibën Menia dhe Ali ibën Huxhër, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne dhe Ismail ibën Ibrahim: Nga Ibën Ebi Nexhih: Nga babai i tij, ka thënë: Është pyetur Ibën Umer në lidhje me agjërimin e ditës së Arafatit në Arafat. Ka thënë: E kryeva haxhin më të Dërguarin (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe ai nuk agjëroi (ditën e Arafatit), po ashtu me Ebu bekrin e edhe ai nuk agjëroi, me Umerin e as ai nuk agjëroi, edhe me Uthmanin e nuk agjëroi. Unë nuk e agjëroj ditën e Arafatit në Arafat dhe as i urdhëroj njerëzit të veprojnë si unë e as nuk i ndaloj ata. Ky hadith është Hasen. Është transmetuar ky hadith edhe nga Ibën Ebi Nexhih: Nga babai i tij: Nga një burrë tjetër: Nga Ibën Umer. Ebu Nexhih e ka emrin: Jesar. Ai ka dëgjuar nga Ibën Umer.
(48)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me nxitjen për agjërimin
e ditës së Ashuras
752- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abdetu Ed-Dibbij, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Meabed: Nga Ebu Katede, se i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka thënë: "Unë e llogaris te Allahu se agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen gjynahet e vitit para tij."
Në temë ka hadith nga Aliu, Muhamed ibën Sajfij, Seleme ibën El-Ekvei, Hind ibën Esma, Ibën Abasi, Er-Rrubej bint Muauidh ibën Afrai, Abdurrahman ibën Seleme El-Huzai (nga xhaxhai i tij) dhe Abdullah ibën Ez-Zubejr. Të gjithë këta kanë përmendur se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka nxitur për agjërimin e ditës së Ashurasë. Nuk dimë që të ketë ardhur në ndonjë transmetim: "Agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen gjynahet e vitit para tij", përveçë se në hadithin e Ebu Katedes. Prej dijetarëve të cilët bazohen në hadithin e Ebu Katedes janë: Ahmedi dhe Is'haku. ["Ibën Maxheh" (1737): م ].
(49)Tema
Çfarë ka ardhur në lidhje me lejueshmërinë e mos agjërimit
të ditës së Ashurasë
753- (Sahih) Na ka treguar Harun ibën Is'hak El-Mehdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai i tij: Nga Aishja, ka thënë: Ditën e Ashurasë e agjëronin Kurejshët në kohën e injorancës e edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) e agjëronte atë. Kur i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) u shpërngul për në Medine e agjëronte ditën e Ashurasë dhe i urdhëroi njerëzit ta agjërojnë atë. Kur më vonë u bë i detyrueshëm muaji i Ramazanit, u zhvlerësua nga të qënit i detyrueshëm agjërimi i Ashurasë dhe u konsiderua muaji i Ramazanit si agjërim i detyrueshëm (Farz), ndërsa ditën e Ashurasë kush kishte dëshirë e agjëronte e kush donte e linte.
Në temë ka hadith nga Ibën Mesudi, Kajs ibën Sadi, Xhabir ibën Samurrai, Ibën Umeri dhe Muauije. Dijetarët janë bazuar në hadithin e Aishes dhe ai është hadith i saktë (Sahih). Ata nuk e shohin si të detyrueshëm agjërimin e ditës së Ashurasë, mirëpo nëse dikush ka dëshirë ta agjëroi për shkak të vlerës dhe shpërblimit të madh që ka ajo ditë, atëherë le ta agjëroi. ["Sahih Ebi Daud" (2110): ق ].
(50)Tema
Çfarë ka ardhur për përcaktimin e ditës së Ashurasë
754- (Sahih) Na ka treguar Hennad dhe Ebu Kurajb, kanë thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Xhabir ibën Umer: Nga El-Hakem ibën El-Earaxh, ka thënë: Shkova te Ibën Mesudi dhe e gjeta atë me shaminë të mbështetur tek pusi i Zemzemit. I thashë: Më lajmëro mua për ditën e Ashurasë, në cilen ditë duhet ta agjëroi atë? Tha: Kur ta shohësh hënën e re të muajit Muharrem, llogariti ditët. Në mëngjesin e ditës së nëntë gdhihu agjërueshëm. Thashë: A kështu e agjëronte atë Muhamedi (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të)? Tha: Po. ["Sahih Ebi Daud" (2114):م ].
755- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith: Nga Junusi: Nga El-Hasen: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) ka urdhëruar të agjërohet dita e Ashurasë në ditën e dhjetë. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih. Kanë rënë në kundërshtim dijetarët për përcaktimin e ditës së Ashurasë. Disa prej tyre kanë thënë se është ditën e nëntë, ndërsa të tjerë kanë thënë në ditën e dhjetë. Është transmetuar nga Ibën Abasi të ketë thën&e