Pyetje-Përgjigjet e Ramazanit

 

Këtu presim pyetjet e vizitorëve që kanë të bëjnë me agjërimin e Ramazanit

Përgatitja e përgjigjeve bëhet nga vëlla Mr. Bledar Karaj el Albani, student për doktoratë, në degën "El Fikhu ue Usuluhu", në Jordani

Lusim Allahun të na mundësojë agjërim të mbarë e të pranuar!

 

(Pyetja Nr. 25) Arben / Prishtinë / 5-9-2009

Message : Esselamu  alejkum ue rrahmetull-llah.Na sqaro ajetin ne fjale:Allahu ka thënë:
“Dhe hani e pini derisa peri i bardhë i Sabahut të dallohet prej perit të zi, pastaj plotësojeni agjërimin deri në muzg.\" (Bekare 2:187)pytja eshte : a lejohet qe syfyrim ta vazhdojme edhe pas imsakut apo ti permbahemi imsakut dhe kur dihet se diferenca nga imsaku dhe lindja e diellit eshte deri 1:30 min.Na sqaro me sakt/Allahu te shperbleft.

/ 6-9-2009

Koha per ngrenien e syfyrit eshte deri sa te filloje te dallohet zbardhja e horizontit qe vjen nga lindja dhe qe shtyn erresiren e pjeses tjeter te qiellit. Pra, kur dallohen dy ngjyra ne qiell, ajo e zbardhjes se agimit dhe ajo e erresires se nates. Zakonisht kalendaret qe publikohen nga Komuniteti Musliman ne vendin tone e shenojne agimin (imsakun) para kohes se tij reale me rreth 10-15 minuta, siç e vume re kete gje gjate vizites ne Shqiperi. Pra, koha per ngrenien e syfyrit shkon deri ne 10-15 minuta me pas asaj qe shenohet ne kalendar (imsakut). E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 24) Sara / 8-10-2008

Selamun alejkum
Cili agjerim ka me teper perparsi agjerimi obligativ (dite qe jan borgj nga ramazani) apo agerimi i diteve te shevalit?

/ 9-10-2008

Agjerimi i detyrueshem ka perparesi mbi agjerimin vullnetar apo agjerimi qe eshte sunet. Pra, ne fillim duhet te fillosh me agjerimin e diteve te lena mangut nga Ramazani, pastaj te agjerosh gjashte dite nga muaji Sheval, sepse keshtu arrihet shperblimi i permendur ne hadithin ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Kush agjeron Ramazanin, pastaj e pason ate me agjerimin e gjashte diteve nga Shevali, i quhet sikur ka agjeruar te gjithe vitin." [Muslimi]. Kurse personi qe i ka lene mangut disa dite nga Ramazani, nuk e ka plotesuar Ramazanin dhe si rrjedhoje nuk e perfiton kete shperblim, vetem nese e ploteson Ramazanin pastaj agjeron ditet e Shevalit. Ky eshte edhe mendimi i shumices se dijetareve. Kete ka thene edhe shejh Iben Uthejmin, Komisioni i perhershem i fetvave ne Saudi, etj. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 23) Sara / 2-10-2008

Selam Alejkum
Dashta te pyes sa i perket agjerimit -ditet qe i kam borgj nga ramazani, a muj te filloj ti agjeroj te premten dhe te vashdoj keshtu me radhe deri sa ti plotesoj ato {d.m.th te agjeroj qdo dit} nje moter me tho se nuk bon te agjeroj te premten pa e lidh me te enjeten {kurse un e kam dit se bon me agjeru kur ta lidh me te shtunen te dielen e keshtu me rradh} dhe gjithash me tha se te shtunen nuk bon te agjeroj pos kur eshte dite e caktuar {p.sh. dita arafati etj...}
nese keni munsi te ma ktheni pergjigjjen sa me shpejt qe mundeni per shkak se deshiroj sa ma par te filloj ti agjeroj ditet qe i kam borxh qe te kem koh per ditet e shevalit.
Allahu ju sheperbleft!

/ 2-10-2008

Agjerimi i dites se xhuma te veçuar eshte i ndaluar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili ka thene: "Askush te mos e agjeroje diten e xhuma, perveç nese agjeron nje dite para apo pas saj!" [Buhariu]. Nga hadithi kuptohet se nese agjeron diten e xhuma bashke me diten e shtune, kjo eshte e lejuar, por ka ardhur ne hadith tjeter te sakte se Pejgamberi ka ndaluar nga agjerimi i dites se shtune perveç ne agjerimin farz (te Ramazanit), siç e ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu, Iben Maxheh, e te tjere, me zinxhir te sakte transmetimi. Prej ketu, dijetaret kane mospajtim ne lidhje me agjerimin e dites se shtune, qofte te veçuar apo te bashkuar me agjerimin e nje dite tjeter. Shejh Albani e mbron me force kete hadith dhe thote se ai paraprihet mbi hadithin e lejimit te agjerimit te dites se shtune, sepse sipas rregullit te pergjithshem kur perplaset lejimi me ndalimin, paraprihet ndalimi. Ndersa dijetare te tjere thone se ky hadith eshte abroguar, si thote Ebu Daudi, te tjere thone se eshte i dobet, siç thote imam Ahmedi, kurse te tjere thone se ai eshte genjeshter, siç thote imam Maliku, dhe si rrjedhoje nuk e ndalojne agjerimin e dites se shtune, por disa prej tyre ndalojne veçimin e saj me agjerim, sepse ajo eshte dite te cilen e madherojne çifutet. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete çeshtje, eshte lejimi i agjerimit te dites se shtune te bashkuar me te premtem apo me te djelen, e Allahu e di me mire! Ne lidhje me agjerimin e dites se shtune kur i qellon qe te jete dita e ashures, shikoni kete material nga shejh Ali el Halebi, ketu.

Suksesi eshte vetem ne Dore te Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Mesazh urimi) Argjendi / Gjakovë: / 2-10-2008

ASELAMU ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU
 
 
Si je vlla Bledar a je mir? Me hajr na qoft festa e Fitër Bajramit , ALL-LLAHU xh.sh. na e pranoft agjërimin që e bëm gjat muajit të Ramazanit , na i pranoft lutjet tona , dhe na  bëft prej muslimanve të sinqert!
 
ALL-LLAHU xh.sh. ju shpërbleft për punën që po bëni dhe ju dhasht gjith të mirat në dunja e Ahiret!
                                        
                                      Argjent Avdiu       Gjakovë  2-10-2008
 
ASELAMU ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU
 

(Pyetja Nr. 22) Rajan / Italii: / 25-9-2008

SELAM ALEJKUM
1. SI ESHTE PUNA PER NJE PERSON I CILI E KA NDERPRERE PA ARSYE AGJERIMIN PER DISA DITE. A DUHET TE JAPI GJE SHPAGIM APO THJESHT TEUBE DHE KOMPENSIM I DITEVE?
2. SA ESHTE MASA E USHQIMIT PER NJE TE VARFER SI KOMPENSIM PER PA MUNDESI AGJERIMI?
ALLAHU TA SHPERBLEFTE!

/ 27-9-2008

1. Ne nje fetva te shejh Iben Bazit, ne vargun e titulluar "Nurun ala ed Derb", thuhet se personi i cili i prish disa dite agjerimi nga Ramazani pa asnje arsye, duhet te pendohet tek Allahut i Madherim me pendim te sinqerte, te kerkoje falje dhe te agjeroje aq dite sa ka prishur pas Ramazanit. Kjo nese agjerimi nuk eshte prishur me kryerjen e marredhenieve intime me gruan, sepse ne kete rast duhet te pendohesh, te kompensosh diten e prishur dhe te besh kefara: dmth te lirosh nje skllav, nese nuk mundesh atehere te agjerosh dy muaj rresht dhe nese as kete nuk mundesh ta besh, atehere duhet te ushqesh 60 te varfer. Nese ditet e prishura jane qe ne Ramazanin e kaluar dhe ende nuk i ke kompensuar deri sa vjen Ramazani tjeter, atehere bashke me pendimin dhe kompensimin e diteve te prishura duhet te ushqesh edhe nga nje te varfer per çdo dite te prishur. [Fetvaja gjendet ketu]

2. Sasia e ushqimit per te varferin eshte gjysem "saa" (njesi matese ne forme tasi) nga ushqimi i baze i vendit ku ndodhesh, siç e ka transmetuar Buhariu nga hadithi i Keab iben Uxhrah (radiallahu anhu), apo me thjeshte, qe ta ngopesh nje te varfer me nje vakt buke, dreke apo darke.

Suksesi eshte vetem ne Dore te Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 21) Abdurrazak / Gjermani: / 23-9-2008

Message: Selamu alejkum
Une deshta me pyt se a me lejohet me agjeru kur une duhet me marr barrna per thimje?  Barrnat duhet mi marre per 10 dite. C'ka duhet me ba kur imami ban gabim ne namazin e teravive (i fal vetem 1 rekat vense mi fal dy)? Ne mumentin kur e ban gabimin kur kush nuk i dregon imamit.
Allahu ju shperlefte!

/ 24-9-2008

Te gjitha llojet e barnave qe merren nga goja e prishin agjerimin, dhe i semuri e ka lejen nga Allahu qe ta prishe agjerimin ne ditet kur eshte i semure dhe t'i plotesoje me pas ato dite qe ka prish prej Ramazanit, kur te kete shendet te plote. Allahu na dhente shendet te plote dhe i sherofte ata muslimane qe jane te semure! Suksesi eshte vetem ne Dore te Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

Nese imami gabon ne namaz dhe askush nuk e kujton, por meson se ka gabu pasi e ka kry namazin, atehere ne rastin e pyetjes, imami duhet te fale edhe nje rekat tjeter, pastaj te beje dy sexhdet e harreses.

(Pyetja Nr. 20) Bunjamin / Gjermani: / 21-9-2008

Es selamu alejkum ue rahmetul-lahi ue berekatuhu vella i dashur,
Kam nje pyetje per ceshtjen e itikafit. A eshte sunnet me ndejtur 10 dite ne xhami pa me dalur jasht xhamise apo ka hilaf ne ceshtje. A kam te drejt pershembull te bej itikaf vetem dy dite ose vetem pershembull naten. Allahu te shperblefte me cdo te mira vella per pergjigjen. Allahu te ruajt inshallah dhe te shperbleft me Xhennetin Firdeus. Amiiin!

/ 23-9-2008

Te qendruarit mbyllur ne xhami, itikafi, ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit eshte sunet te cilin e ka vepruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe per kete nuk ka dyshim dhe as kundershtim. Por kundershtimi ekziston ne lidhje me itikafin ne xhamite e tjera perveç tre xhamive te shenjta, per shkak te nje hadithi qe ka ardhur dhe e ndalon kete gje. Por shumica e dijetareve dhe vepra e muslimaneve ne te gjitha vendet eshte lejueshmeria e berjes itikaf ne te gjitha xhamite ku falen pese namazet, dhe kjo eshte me e sakta ne kete çeshtje, e Allahu e di me mire. Po keshtu, nuk kushtezohet nje numer i caktuar ditesh, me dhjete dite p.sh, por lejohet edhe me pak apo me shume dite, madje edhe nje pjese e dites. Lexo me shume per domethenien dhe urtesine e Itikafit ketu.

(Pyetja Nr. 19) Anonim / Amerika e Veriut: / 21-9-2008

Message: Eselamu Alejkum, dhe Ramadan mubarak.
Kame nja dy pjyetje vella Bledar!
1- Ne dhjet ditet e fundit te Ramadanit, shume vellezer falin tahaxhut, me xhemat ne xhami (lejl), dhe nuk falin  tarauia, midis tyre, ka dhe vellezer selef. Na sqaroni ju lutem, cilet nga dijetaret tane e kane lejuar, (po qe se ka) dhe cilet jo, dhe ku bazohen.
2- Zakati i fitrit, cfar duhet te jepet, para apo ushqim. ne se eshte e lejushme para, ateher ku eshte e bazuar, dhe kush jane keta dijetar qe e kane percaktuar shumen. Psh, thone $ 5 per njeri, a ka dijetar selefije te kete dhene fatua te till?
Allahu ju pranofte agjerimin, dhe  punet e  mira.

/ 23-9-2008

1. Namazi qe quhet "Tehexhud", eshte ai namaz qe falet naten pasi ke fjetur nje pjese te nates pastaj zgjohedh dhe falesh, dhe kjo eshte nje veper qe e ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ne te gjithe muajt e vitit, pa dallim, dhe ky eshte namaz nate. Kurse per faljen e ketij lloj namazi ne Ramazan, ka kundershtim ne mesin e dijetareve ne lidhje me gjykimin e tij, sepse ajo qe jane bashkuar te gjithe ne ligjshmerine e saj eshte namazi i teravive me imamin e xhamise deri sa ta kryeje namazin plotesisht bashke me namazin e vitrit, kurse per kete lloj namazi i cili falet pas mesit te nates dhe pasi jane falur teravite ne Ramazan, per kete ka mospajtim te madh. Disa dijetare e lejojne duke e konsideruar prej namazit te nates, edhe pse mund te kesh falur vitrin me imamin pas teravive, siç thote shejh Feuzani, dhe sic thuhet ne medhhebin hanbeli ne pergjithesi. Kurse te tjere e konsiderojne te paligjeruar, madje e konsiderojne bidat, siç thote edhe shejh Albani dhe e mbron me argumente te forta kete fjale, ne kaseten me nr. 719, nga vargu "El Huda un Nur". Ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete çeshtje, eshte fjala per mosligjshmerine e ketij namazi ne dhjete nete e fundit te Ramazanit, sepse diçka e tille nuk eshte percjelle nga Pejgamberi dhe as nga sahabet e tij, dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Kush deshiron te adhuroje Allahun pas namazit te teravive, ka plot menyra adhurimi nga me te mirat e te cilave eshte leximi i Kuranit. Duhet pasur parasysh se Allahu nuk kerkon sasi te medha veprash, por kerkon cilesi te tyre dhe sinqeritet nga ne, siç thote ne ajetin e pare te sures Mulk. Por suksesi eshte vetem ne Doren e Allahut. Terheqim verejtjen ketu qe, nuk duhet te behet shkak kjo veper, per percarje dhe kundershtime mes vellezerve, apo per hedhje fjalesh kunder njeri-tjetrit, pasi qe kundershtimi ekziston dhe ndoshta dikush i sheh me bindese argumentet e pales tjeter, perderisa ecen duke u bazuar ne argument.

2. Zekati i Fitrit, eshte nje sasi ushqimi qe duhet nxjerre per te gjithe pjesetaret e familjes, ne fund te muajit Ramazan, si pastrim per agjeruesin dhe ushqim per te varfrin, siç thuhet ne hadith. Nese do te shihnim ne librat e fikhut, gjejme se dijetaret e medhhebit hanefi jane ata te cilet me se shumti e kane lejuar nxjerrjen e zekatit te Fitrit ne vlere, nese ne nxjerrjen e tij ushqim ka veshtiresi. Kurse dijetaret e medhhebeve te tjera thone se zekati i Fitrit nuk lejohet te nxirret veçse ushqim dhe se nxjerrja e tij ushqim eshte e qellimshme ne sheriatin Islam dhe ka urtesi te veçanta ne te. Mendimi me i sakte eshte se zekati i Fitrit duhet te nxirret ushqim, ashtu si ka ardhur ne shume e shume hadithe dhe siç ka per qellim sheriati, kurse per plotesimin e nevojave te te varferit me te holla, eshte zekati i pasurise dhe sadakate vullnetare. Ketu le te garojne te pasurit dhe te mos llogarisin me imtesi zekatin e Fitrit, me te cilin kerkojne te mbulojne edhe sadakate e zakonshme. Lexo me shume per zekatin e Fitrit ketu.

(Pyetja Nr. 18) Amiri / Kosovë: / 19-9-2008

Message: hadithi qe flet per nje der ne xhenet qe eshte enkas per agjeruesit a don e thote se do hyne vetem ata qe agjerojne muajin e ramazanit apo edhe agjerim vullnetar?

/ 23-9-2008

Sehël ibën Seadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)  transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Në xhenet është një derë e cila quhet er Rajjan. Nga ajo derë do të hyjnë vetëm agjëruesit në Ditën e Gjykimit, dhe nuk hyn prej saj askush tjetër. Kur ata të hyjnë, ajo mbyllet dhe nuk hyn më askush. [Kur ata të hyjnë të gjithë, ajo mbyllet. Kush hyn në të, do të pijë (ujë a diçka tjetër) dhe kush pi, nuk ka për t’u etur më kurrë.]" [Transmeton Buhariu  (4/95) dhe Muslimi (1152), dhe shtesa ndërmjet kllapave tyransmetohet nga Ibën Huzejme, në “Sahihun”  e tij (1903).] Kuptimi i hadithit eshte i pergjithshem dhe ne te perfshihet ai qe agjeron agjerim vullnetar dhe te detyruar (Ramazanin), dhe keshtu eshte gjithnje kuptimi i ajeteve apo haditheve, qe ato jane me kuptim te pergjithshem perderisa nuk ka argument qe thote se eshte per qellim nje kuptim i veçante. Allahu na befte prej atyre qe do te hyne ne deren Er Rajjan te xhenetit! Suksesi eshte vetem ne Dore te Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 17) Ebu Medine / Suedi: / 18-9-2008

Message: esselamu alejkum,
kam lexu mee një gazet qe Muhammeedi alejhi selam paska bë iftarë me hurma dhe me tomël, pas shum lexime në gjuhen shqipe nuk kam gjet askund qe Muuhammedi alejhi selaam  që ka bë iftar me hurma dhe me tomël, a ka argument që i dërguari a.s. ka bë iftar edhe me tomël?

/ 23-9-2008

Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e çelte iftarin me disa  rutab (hurmë e njomë), para se të falej, e nëse nuk gjente rutab, atëherë e çelte me temër (hurmë e thatë), e nëse nuk gjente temër, atëherë pinte disa gllënka ujë." [Hadith i sakte-Hasen. Transmeton Ahmedi (3/163), Ebu Davudi (2/306), Ibën Huzejme (3/277,278) dhe Tirmidhiu (3/70); me dy rrugë transmetimi; nga Enesi] Eshte percjelle gjithashtu nje hadith i dobet ku thuhet se preferonte te bente iftar me qumesht, por ky nuk qendron. [Daiful Xhami, 4553].

(Pyetja Nr. 16) Anonim / Kosovë: / 12-9-2008

Message: selam alejkum
Nuk e kam degjuar telefonin per tu zgjuar ne syfyr dhe diku pak para lindjes se diellit jam zgjuar dhe kam ngrene dhe kam pire paksa, dhe kete duke u bazuar ne hadithin:
Transmetohet nga Zirri ibn Hubejshi te kete thene: I thame Hudhejfes, "Ne çfare kohe benit syfyr me Pejgamberin alejhis-selam?" Ai tha: ”Ishte dite, vetem sa nuk kishte dalur dielli.” Tra. Ahmedi (5/396, 399, 400, 405) dhe Ibn Maxheh (1690) dhe Nesaiu (4/142).
Isha ne dyshim a te haja apo te pija porse isha i etur shume dhe per kete u bazova ne kete hadith dhe veprova-a kam bere mire dhe agjerimi im a eshte ne rregull?
Allahu ju shperblefte me te mira!

/ 17-9-2008

Hadithi me kete shprehje transmetohet nga En Nesai me xinxhir transmetimi te mire - hasen, dhe transmetohet gjithashtu pa pyetjen drejtuar Hudhejfes, nga Iben Maxheh, me zinxhir te sakte trasnmetimi. Ne komentim te ketij hadithi, es Sindi, ne shenimet e tij qe ka bere ne Suneni Iben Maxheh, 3/461, thote: "Me sa duket, qellimi me fjalen "ishte dite" eshte per qellim dita sipas llogaritjes se sheritatit, kurse me permendjen e diellit ketu, eshte per qellim agimi, sepse agimi vjen si rezultat i shenjave te diellit. D.m.th. qellimi i Hudhejfes eshte te thote se ishte shume afer zbardhjes se agimit, sa qe njerezit thone "zbardhi dita". Thuhet gjithashtu se ky hadith eshte abroguar, por ne kete fjale ka nje problem sepse ne lidhje me agjerimin gjithnje ka ardhur nga veshtiresia ne lehtesim dhe jo e kunderta." [Mbaroi fjala e Sindit].

Perderisa eshte keshtu, dhe neve na kane ardhur shume hadithe te tjera te sakta dhe te sigurta, te cilat i ka pranuar dhe i zbaton i gjithe ymeti musliman ne lidhje me kohen e syfyrit, dalim ne perfundimin se koha e syfyrit eshte para agimit te vertete, dhe se ne rastin e pyetesit duhet te vazhdohet agjerimi i asaj dite ne te cilen ka ngrene e ka pire deri para lindjes se diellit, dmth pas fillimit te dites se agjerimit ne sheriat, por kete dite duhet ta agjeroje perseri me pas, sepse ajo nuk i llogaritet prej Ramazanit, e Allahu e di me mire. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 15) Anonim / Suedi: / 11-9-2008

Message: Esselamu alejkum- Eshte nje hadith qe thuhet se ''Ai i cili agjeron nje dite duke kerkuar fytyren e Allahut te madheruar i vuloset hyrja ne xhennet'' cfar kuptimi ka ky hadith duke kerkuar fytyren e Allahut, a vlen ky agjerim edhe jasht ramazanit?

/ 17-9-2008

Pyetesi e ka fjalen per hadithin e percjelle nga Hudhejfe iben el Jeman (radiallahu anhu), i cili thote: "E mbeshteta Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) ne gjoksin tim dhe ai tha: "Kush thote fjalen e fundit (la ilahe il-la Allah), do te hyje ne xhenet. Kush agjeron nje dite duke kerkuar Fytyren e Allahut dhe i mbyllet jeta me ate agjerim (vdes ate dite qe eshte agjerueshem), do te hyje ne xhenet. Dhe kush jep lemoshe duke kerkuar Fytyren e Allahut dhe i mbyllet jeta me te (menjehere pas saj), do te hyje ne xhenet." [Hadithi eshte i sakte dhe ate e transmeton Ahmedi] Siç kuptohet, hadithi ben fjale per shenjat e mbylljes se mire te jetes se besimtarit ne dynja, prandaj edhe shejh Albani e ka permendur ate ne librin "Rregullat e xhenazes", nen temen "Shenjat e mbylljes se mire te jetes".

Fjala "duke kerkuar Fytyren e Allahut", d.m.th. me sinqeritet per Hir te Allahut, duke kerkuar kenaqesine e Allahut dhe shperblimin e Tij ne xhenet, ku edhe do te shohe Fytyren e Allahut, te cilin besimtaret qe do te hyjne ne xhenet do ta shohin Ate, Allahu na dhurofte shikimin ne Fytyren e Tij ne boten tjeter!

Kurse ne lidhje me qellimin e pyetesit, se a vlen ky shperblim per agjerimin jashte Ramazanit, siç e pame, hadithi nuk ka qellim kete qe eshte kuptuar nga pyetesi, gje e cila mund te kete ardhur si rezultat i nje perkthimi te gabuar kur thote "i vuloset hyrja ne xhenet", nderkohe qe kuptimi eshte "nese i mbyllet jeta me ate pune, do te hyje ne xhenet". Sidoqofte, ka hadithe te tjera te sakta te cilat flasin per shperblimin e agjeruesit ne Ramazan dhe jashte Ramazanit, kuptimi i te cilave eshte i pergjithshem dhe ato vlejne per agjerimin ne Ramazan dhe jashte Ramazanit, edhe pse kuptimi i pare mund te jete per jashte Ramazanit me shume. Permendim ketu hadithin e percjelle nga Ebu Seid el Hudri (radiallahu anhu), i cili thote se ka degjuar Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) te thote: "Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut (d.m.th: per Hir te Allahut, me sinqeritet per Allahun), Allahu e largon fytyren e tij nga zjarri shtatedhjete vjeshta (vite)." [Buhariu]. Hadithi ben fjale per agjerimin vullnetar si dhe per agjerimin e detyruar gjithashtu.

Ne duhet te falenderojme Allahun e Madheruar per miresite e medha qe i ka dhene ymetit te Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), nga i cili ymet jemi edhe ne, si dhe per punen e pakte dhe shperblimin e madh qe Allahu na jep, gje te cilen nuk e kuptojme siç duhet veçse kur e krahasojme me punen dhe shperblimin e popujve para nesh, por nuk eshte ky vendi per te folur per kete gje ne hollesi. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 14) Ibush / Obiliq (Kastriot): / 8-9-2008

Message: Esselamu alejkum.
Jam besimtar i besimit islam. Jam i semur nga astma dhe ne baze te udhezimeve te mjekut-pulmologut jam i obliguar te marr 3 here ne dite barrna, pompa inhaluese, prej salbutamol dhe pompa beklaforte. E kam provuar. Ju lutem te me pergjigjeni sakt se qka duhet te veproj. Me respekt!

/ 9-9-2008

Barnat e marra nepermjet gojes e prishin agjerimin, kurse pompat e ajrit nuk e prishin agjerimin ashtu si nuk e prish agjerimin as marrja e gjakut per analizat dhe as berja e gjilperave joushqyese. Nese i semuri shpreson te sherohet dhe te permiroset nga semundja e tij, atehere ai duhet ta prishe agjerimin dhe te plotesoje ditet e prishura kur te jete permiresuar shendeti i tij. Por nese mjeket percaktojne se semundja eshte e pasherueshme dhe se i semuri nuk mund te permiresohet, atehere ai duhet ta prishe agjerimin dhe per çdo dite agjerimi duhet te ushqeje nje te varfer. Por ne lusim Allahun qe te jape shendet te plote dhe te fale gjynahet me semundjen qe te ka zene, si dhe te keshillojme nje kure me barna popullore, e cila do te beje dobi me lejen e Allahut te Madheruar: Merr gjysem luge nga bima Jamball, gjysem luge nga lulet e kamomilit, gjysem luge nga farat e bimes Glikanxo dhe çerek luge nga fara e zeze (el habe es seuda). Keto i perzien te gjitha se bashku dhe i vendos te ziejne ne zjarr per 15 min, pastaj e pi lengun e tyre njesoj si çajin, dy here ne dite, per dy jave rresht, dhe me lejen e Allahut do te ndjesh permiresim.

Po ashtu nje kure tjeter me te thjeshte se e para: Merr mjalt natyral origjinal dhe nje kokerr qepe te kuqe mesatare. E pret qepen imet dhe e vendos ne nje gote prej qelqi, pastaj ne ate gote hedh mjalt deri sa ta mbuloje qepen plotesisht dhe arrin deri afer buzes se gotes. Kete gote e le te mbuluar per 24 ore dhe pastaj do te shohesh se qepa eshte shperbere dhe ka shkrire plotesisht. Nga ky mjalt do te hash nje luge te mesme esell per çdo dite, deri sa te mbaroje sasia e mjaltit ne gote. Me pas mund te perseritesh te njejten gje, deri sa te permiresohesh dhe te sherohesh plotesisht me lejen e Allahut te Madheruar, i Cili ka ne dore gjithçka, prandaj Atij duhet t'i drejtohesh me lutje, e veçanerisht tani ne Ramazan eshte nje rast shume i volitshem. Kujto gjithnje se suksesi eshte vetem ne dore te Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 13) Anonim / Greqi: / 7-9-2008

Message: ESSELAMU ALEJKUM. Jam e fejuar me nje djale dhe po mundohemi te mbajm argjerimin edhe pse eshte e veshtire per te dy ti resistojme gabimeve ne lidhje me kontaktet fizike, duke qene se jemi gjithmone ne raporte te ngushta me njeri tjetrin sepse na e kerkon puna. Mund te me thoni ju lutem se cilat jan limitet e sjelljes ne lidhje me kete ceshtje? Ju faleminderit. Zoti jua shperblefte!

/ 9-9-2008

Agjerimin nuk e prish veçse kryerja e marredhenieve intime, kurse veprimet paraprake qe te çojne atje jane te papelqyeshme dhe mund te shkojne deri ne haram nese çojne ne kryerjen e marredhenieve. Ky eshte rregulli i pergjithshem dhe sqarimi me i hollesishem eshte si ne vijim:

Vërtetohet nga Aishja se Profeti (a.s.) puthte dhe përqafonte, kur ishte agjërueshëm pasi ai kishte më shumë se çdo njeri kontroll mbi dëshirat e tij.[29]

Omeri tregon se e kishte puthur njëherë gruan e tij, ndërsa agjëronte. Shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “Sot kam bërë diçka të tmerrshme. Putha gruan, ndërkohë që isha agjërueshëm”. Profeti (a.s.) e pyeti: “Çfarë mendimi ke për shpëlarjen e gojës gjatë agjërimit? Ai i tha se nuk përbënte ndonjë problem. Pastaj Profeti (a.s.) i tha: “Atëherë, përse pyet?!” [30]

Ibën El Mundhiri thotë se Umeri, Ibën Abasi, Ebu Hurejra, Aishja, Atau, Shabi, Hasani, Ahmedi dhe Is’haku e lejojnë puthjen. Hanefitë dhe shafitë thonë se ajo është e papëlqyeshme, nëse ngjall epshet e personit dhe nëse jo, nuk është e papëlqyeshme, por më e mirë është që ajo të shmanget.

Nuk ka dallime midis të riut dhe të moshuarit në këtë çështje. Çështja qëndron nëse ajo ngjall apo jo epshe tek personi. Nëse po, është e papëlqyeshme. Nëse jo, nuk është e papëlqyeshme, megjithëse është më mirë të shmanget. Nuk ka rëndësi nëse puthja është në faqe, buzë etj. Të prekurit me dorë dhe përqafimi trajtohen në të njëjtën mënyrë, ashtu si dhe puthja. [Lexo me hollesisht per rregullat e agjerimit, se çfare e prish dhe çfare nuk e prish agjerimin, ketu.]

[29] Buhariu 1927, Muslimi 2571, 2572, 2573, Tirmidhiu 728, 729, Ibën Maxheh 1687, Ahmedi 6/40, 42, 44, 126, 128, 156.

[30] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2385, Darimi 2/13, el Hakim 1/431, Ibën Hibani 4/287, Ahmedi 1/21.

(Pyetja Nr. 12) Sajmir / Itali: / 7-9-2008

Message: Selamu alejkum. Deshta me ju pyet ne qofte se nje agjerues e prish agjerimin disa dite per shkak te lodhjes se tepert ne pune, cfare duhet te beje si shpagim? Allahu ju shperblefte.

/ 9-9-2008

Agjerimi eshte obligim per çdo musliman dhe çdo musliman duhet te beje nijetin per agjerimin e Ramazanit qe ne fillim te muajit dhe per çdo dite te muajit qe me nate. Nga obligimi i agjerimit perjashtohen vetem ato persona qe jane ne udhetim ose te semure, kurse personat qe kane pune te renda nuk perfshihen ne kete perjashtim, por ata e kane obligim berjen e nijetit te agjerimit dhe fillimin e agjerimit per çdo dite te Ramazanit, dhe nese gjate dites ata detyrohen te prishin agjerimin per shkak te lodhjes se tepert dhe te padurueshme, atehere u lejohet ta prishin agjerimin me aq sa te shtyjne lodhjen e tepert prej pirjes apo ngrenies, pastaj te vazhdojne te agjerojne pjesen tjeter te dites deri ne aksham, por kjo dite agjerimi quhet e prishur dhe duhet te kompensohet me pas kur te kene mundesi agjerimi. Kjo eshte domethenia e teksteve te sheriatit dhe nje nga rregullat masheshtore te fese Islame, e cila i merr parasysh mundesite dhe rrethanat e njeriut ne zbatimin e rregullave dhe ne dhenien e gjykimeve. Keshtu thone dijetaret e te gjitha medhhebeve te fikhut Islam, dhe kete e pohon shejhu i nderuar Abdulaziz iben Baz (Allahu e meshirofte!), ne nje raportim te tij, te dhene me 11.7.1397 H. Fetvaja e tij gjendet ne kete link http://www.binbaz.org.sa/mat/8426.

(Pyetja Nr. 11) Anonim / Suedi: / 6-9-2008

Message: Esselamu alejkum
1. A te bejn iftar personat te cilin jetojne ne banesat disa kateshe kur koha ka hyre per te bere iftar e kurse keta ende e shikojne diellin qe ska perendue ?
2. Ka shume vite qe bejn iftar me nje cope leter te cilen eshte caktue koha e namazeve a lejohet ti besohet letres kur shumica nuk e din me be iftar sipas kohes se qiellit  qe e shohim ?
3. Kemi qen ne nje vend ne iftar dhe koha ka hyre per te bere iftar dmth kaluan mbi 5 minuta dhe disa deshironin te benin iftar por njeni kishte thene se pritni se pronari i shtepis mer abdes dhe ka deshir me thirr ezanin ateher me be iftar, a eshte ne rregull ky qe ka thon me prit pronarin e shtepis apo iftari duhet me be pasi e kemi hadithin qe tregohet se duhet te shpejtohemi per ta qelur iftarin ?
4. Kur po qellojm me nje iftar dhe koha ka hyre sipas takvimit dhe disa e bejn iftarin e disa e presin ezanin a jane ne rregull te dyte apo cila eshte me e sakt?

/ 9-9-2008

1. Koha e iftarit eshte kur perendon dielli dhe shihet me sy qe rrethi i diellit ka zbritur plotesisht dhe nuk duket asgje prej tij ne horizont.

2. Origjina eshte qe koha e iftarit eshte kur perendon dielli dhe sipas rregullit, kalendaret duhet te shenojne pikerisht kohen e perendimit te diellit per celjen e agjerimit. Zakonisht koha qe shenohet ne kalendar leviz pak nga koha e perendimit te diellit, duke e vonuar pak me shume ne shumicen e vendeve, por qe ta shpejtojne para perendimit te diellit plotesisht, kjo zakonisht nuk ndodh.

3. Iftari çelet me perendimin e diellit dhe jo me ezanin, dmth ezani nuk eshte kusht per çeljen e iftarit por kusht eshte perendimi i diellit, e ezani eshte shenje treguese per perendimin e diellit. Nuk eshte kusht te pritet i zoti i shtepise per çeljen e iftarit.

4. Me e sakte eshte vepra e atyre qe jane te sigurte per perendimin e diellit dhe e çelin iftarin me shikimin e perendimit te diellit, por nese jane te sigurte per kete. Ne çdo rast, asnje pale nuk duhet te gjykoje palen tjeter per ate qe vepron, sepse mundet qe te tjeret te mos jene te sigurte per perendimin e diellit dhe zemra e tyre nuk eshte e qete per kete.

Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 10) Xhevdet / Kosovë: / 5-9-2008

Message: Me intereson qeshtja e lenies se syfyrit me kohe. nese e leme me imsak eshte shume heret  dhe terr, jane disa hadithe qe pejgamberi alejhi selam e ka vonu syfurin deri paara lindjes se diellit, nese keni mundesi ne pergjigje Allahu ju shperblefte.

/ 9-9-2008

Koha e syfyrit eshte sqaruar qarte nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili ka sqaruar se jane dy agime: amimi i rreme dhe agimi i vertete. Agimi i rreme eshte drita e bardhe qe shfaqet vertikalisht ne qiell por e cila zhduket perseri dhe mbulohet nga erresira. Me kete agim nuk lidhet asnje dispozite e sheriatit, as hyrja e kohes se sabahut dhe as ndalimi nga ngrenia e pirja per asgjeruesin. Zakonisht ne kete kohe thirret ezani i pare ne sabah, dhe kalendaret qe publikohen sot per kohet e faljeve, e quajne kete kohe "Imsaku", por kjo nuk eshte e sakte dhe as e vertete, sepse imsaku - ndalimi nga ngrenia e pirja per agjeruesin nuk eshte ne kete kohe, sepse ky eshte agimi i pare i rreme, dhe as nuk lejohet te falet sabahu ne kete kohe, sepse ende nuk ka hyre koha e tij. Kurse agimi i vertete eshte perhapja e drites kuqerreme ne horizont nga ana e lindjes ne menyre horizantale, si nje vije e bardhe, kurse siper saj qielli eshte i erret. Kjo eshte koha e hyrjes se sabahut dhe e ndalimit nga ngrenia e pirja per agjeruesin. Lexo me gjersisht ne lidhje me kohen e agjerimit ketu.

(Pyetja Nr. 9) Isa / Francë: / 4-9-2008

Message: esselamu alejkum  1pytja  esht .
Nje njeri qe agjeron tan vitin nga 3 dit ne muaj, a i takon ati njeriu te agjeroj ter muajin Ramazan 30 dit. esselamu alejkum e rahmetulla

/ 8-9-2008

Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte i detyrueshem per çdo musliman e muslimane te rritur. Kurse agjerimi i tre diteve te cdo muaji eshte nje veper shume e mire dhe vullnetare per te cilin personi qe e ben ka shperblim shume te madh tek Allahu, por kjo nuk do te thote se ai nuk e ka me obligim agjerimin e Ramazanit, sepse agjerimin e muajit te Ramazanit nuk e shfuqizon asgje. Pra, person ne fjale e ka obligim te agjeroje muajin e Ramazanit si gjithe te tjeret.

(Pyetja Nr. 8) Muhamedi / Zvicër: / 4-9-2008

Message: Selamun Alejkum
Deshta te pyes vella rreth sures elKadr Ku All-llahu subhanehu ve teala tregon se NE E ZBRITEM AT (Kur,anin) NE NATEN E KADRIT, ose ajeti tjeter qe gjindet ne suren elBekareh ku All-llahu i lartmadheruar thote: Muaji i Ramadanit eshte ai muaj ne te cilin  u zbrit Kur,ani,,,.
Pra kuptimi i tyre eshte se ne kete muaj ka fillu te zbret shpallja mbi Muhammedin alejhi selam  dhe ne te njejtin muaj ka mbaruar  apo si?
Dhe kam ndegjuar se te gjitha librat e meparshme kane zbrit ne kete muaj, sa eshte e sakte kjo? BarakAll-llahu fike!

/ 8-9-2008

Mendimi me i sakte ne lidhje me zbritjen e Kuranit eshte ai qe eshte percjelle nga Iben Abasi (radiallahu anhu), se Kurani ka zbritur i teri ne naten e Kadrit ne qiellin e dynjase, dhe pastaj ka zbritur nga qielli i dynjase te Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) i ndare per njezet e tre vjet. Lexo me hollesisht ne lidhje me kete çeshtje ketu.

Ka ardhur ne nje transmetim te mire -Hasen, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Fletushkat e Ibrahimit kane zbritur ne naten e pare te Ramazanit, Teurati ne naten e gjashte te Ramazanit, Inxili ne naten e trembedhjete te Ramazanit, Zeburi ne naten e tetembedhjete te Ramazanit dhe Kurani ne naten e njezet e katert te Ramazanit." [Es Silsiletu es Sahiha, 1575].

(Pyetja Nr. 7) Anonim / Suedi: / 2-9-2008

Message: Esselamu alejkum. Gratë shtatëzëna dhe ato që kanë fëmijë në gji, mund ta ndërpresin agjërimin dhe të paguajnë sasinë e parave që nevojitet për të ushqyer një të varfër, nëse kanë frikë për veten e tyre apo për fëmijën. Ato nuk i zëvendësojnë ditët e lëna mangut. Kështu mendon Ibën Umeri dhe Ibën Abasi.
-Kuptimi i fjales nëse kanë frikë për veten e tyre apo për fëmijën....
a) na spjego se cfar frike mund te jete ketu
b) A lidhet kjo fjali me disa motra qe thojn se ata duhen me ngrene apo me pi dicka qe femiju me pas ushqim nga nena.

/ 3-9-2008

Frika per femijen apo per vete nenen e femijes, qofte qe e ka ne bark apo ne gji, shihet nga vete nena apo nga doktori i besueshem, dhe ketu eshte per qellim kur nena dobesohet dhe ligeshtohet shume nga agjerimi dhe po keshtu kur agjerimi i saj ndikon negativisht te femija i saj, sipas fjales se doktorit te besueshem, ne kete rast keto nena llogariten si te semuret dhe u lejohet qe ta prishin agjerimin, madje ka raste qe mund ta kene obligim prishjen e agjerimit nese demtimi i femijes eshte i sigurte, dhe po keshtu i vete atyre, dhe obligimi i tyre eshte qe me pas t'i kompensojne ditet e prishura me agjerim. Ky eshte mendimi me i sakte i dijetareve: se mjafton vetem kompensimi i diteve te prishura duke i agjeruar ato dite me pas, ashtu si ka urdheruar Allahu per te semurin dhe per udhetarin. Kurse disa dijetare te tjere thone se bashke me agjerimin e diteve te prishura nga Ramazani duhet te jepet ushqim per nje te varfer per çdo dite te prishur, por per kete nuk ka argument nga tekstet e sheriatit. Duhet pasur parasysh rregulli se ai i semure, semundja e te cilit nuk ka shprese te sherohet, ka obligim te jape ushqim te varferve per çdo dite te prishur nga Ramazani, kurse ai qe pritet te sherohet, duhet te kompensoje agjerimin me pas, kur te sherohet. [Fetva ne lidhje me kete teme gjen ne: "Mexhmuul Fetava", Iben Baz 15/224, "Fetava es Sijam", Iben Uthejmin f.162, "Fetava el Lexhne ed Daime", 10/226.]

(Pyetja Nr. 6) Anonim / Kosovë: / 1-9-2008

Message: selam alejkum nese nje person ne fillim te muajit te agjerimit e ka ber njetin etij per ter muajin dhe nese vdes kah mesi i ketij muaji te Ramazanit a eshte i obliguar qe ta kompenzoj dikush agjerimin etijn qe ika mbetur pa e kryer?

/ 1-9-2008

Nese dikush ben nijet per te agjeruar Ramazanin dhe fillon te agjeroje deri sa i vjen ndekja, ai nuk ka ndonje obligim per plotesimin e Ramazanit, sepse njeriu nuk ka obligim vetem nese ka mundesi ta mbaje ate, dhe i vdekuri nuk merr ngarkime te reja, perveç nese ka pasur obligime te meparshme te cilat i kane mbetur borxh dhe duhen kompensuar nga te afermit e tij. [Fetva e ngjashme me kete gjendet ne Fetvane nr. 9861, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi.]

(Pyetja Nr. 5) Anonim / Suedi: / 1-9-2008

Message: Esselamu alejkum
1. Po degjoj shpesh mes popullit musliman e urojn muajin e bekuar njerit tjetrit dhe bejn dua qe Allahu me ia lehtesue agjerimin tia fal mekatet apo dicka tjeter a eshte e lejuar keshtu te thuhet?
2. A eshte mekat te thote njeriu gjate agjerimit se eshte i uritur apo i eshtur per uje ?

/ 1-9-2008

1. Nuk ka ndalese ne urimet qe muslimanet i bejne njeri-tjetrit ne Ramazan apo jashte Ramazanit, por me e mira per ta eshte qe te bejne urimet e percjella nga shoket e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe kjo realizohet kur njerezit mesojne me shume per fene e tyre dhe pajisen me kulture te gjere fetare duke mesuar.

2. Nuk ka mekat ne thenien se je i uritur apo i etur, sepse ti ne te vertete je i uritur e i etur, por kjo nuk duhet permendur shpesh sepse nuk eshte nga edukata me Allahun, e duket si ankim te njerezit apo shprehje e mospelqimit... Muslimani duhet te duroje dhe te merret me pune te mira, me lexim te Kuranit sa me shume dhe me kerkim te dijes, dhe keshtu e kalon kohen te gjithe ne adhurim ndaj Allahut. Kurse nese eshte ne pune, duhet ta permende sa me shume Allahun duke bere tesbih, tahmid, tahlil, apo te degjoje Kuran, e keshtu. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 4) Anonim: / 1-9-2008

Message: aselamu alejkum
Ramadan mubarak!
Allahu na e lehtësoftë dhe pranoftë agjërimin të gjithë muslimanëve!
Desha të dij ai lejohet grave që janë në shtëpi të falin salan e tarauit?
Allahu jua shpërbleftë!

/ 1-9-2008

Namazi i teravive eshte namazi i nates ne muajt e tjere perveç Ramazanit, keshtu qe falja e tyre ne shtepi nga grate eshte ajo qe kerkohet, perderisa nuk munden apo nuk shkojne ne xhami per çdo lloj arsye, sepse nuk e kane obligim qe te shkojne ne xhami. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 3) Abdurrahman / Zvicër: / 31-8-2008

Message: es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berketuhu
1. Pyetja ime eshte se a hyn kjo ne bidat nese un boj nijet ta lexoj Kuranin famelart ne perthkimin gjermanisht gjate muajt ramazan d.m.th krejt perthkimin?? dhe special pse eshte ky muaj i begatshem un ta bej ket pun insha'Allahu teala.
2. Ka njerz qe agjerojne por nuk falin namazin edhe nese na pyesin a pranohet agjerimi i tynve shka mund tu thojm? Allahu ju shperbleft

/ 1-9-2008

1. Leximi i Kuranit me gjuhe tjeter perveç arabishtes nuk e ka shperblimin ashtu sikur e lexon arabisht ku nje shkronje ka dhjete shperblime, por ti ke shperblimin per leximin e domethenies se tij me gjuhen qe ti kupton, dhe kjo eshte veper e mire dhe kerkim i dijes. Qellimi qe ti ta lexosh te gjithe Kuranin ne muajin Ramazan me gjuhe tjeter perveç arabishtes, perderisa nuk di ta lexosh ne arabisht ate dhe nuk e ben rruge kete gje, por perpiqesh te mesosh qe ta lexosh ne arabisht, nuk futet ne bidat, por ne lexim dhe ne kerkim te dijes, ne kete muaj te begate.

2. Ne lidhje me mosfaljen ka mospajtim ne mesin e dijetareve; disa prej tyre thone se ai qe nuk falet ka bere kufer te vogel qe nuk te nxjerre nga Islami por kjo veper e tij eshte me e madhe se imoraliteti, vjedhja, etj, perderisa ai nuk e mohon obligueshmerine e namazit, por nuk falet nga neglizhenca apo pertesa. Kurse te tjere thone se lenesi i namazit eshte kafir, por ky gjykim varet edhe nga vendi ku ndodhet personi. Rregulli i pergjithshem eshte se nga ai qe eshte mohues-kafir, nuk pranohet asnje e mire e bindje ndaj Allahut, deri sa te dale nga kufri e te hyje ne besim. Per vendet tona, e me shume per Shqiperine, mund te behet leshim me shume ne kete pike, me kuptimin qe te mos jepet gjykimi per keta persona qe nuk falen por besojne dhe agjerojne, por te mesohen me urtesi e butesi dhe te behet lutje qe Allahu t'i udhezoje. Pra, agjerimi i tyre eshte i pranuar inshaAllah, edhe pse nuk falen apo falen vetem ne Ramazan, por duhen mesuar. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 2) Anonim / Suedi: / 29-8-2008

Message: Esselamu alejkum. Pasi qenka nje hadith nga Aisha RadijAllahu Anha qe tregohet qe i Derguari Alejhi Selam kishte agjeruar muajin Shaban me se shumti, por a lejohet ne kete muaj te agjeron dy dite rresht a eshte kundershtim me hadithin qe ndalohet agjerimi dy dite resht pasi nje vella kishte agjerue dy dite rresht te henen edhe te marten pa dije cka duhet me be per ta fshi kete gabim? Allahu ju shperbleft.

/ 29-8-2008

Ne kete pyetje jane dy çeshtje qe duhen sqaruar: 1. Domethenia e vazhdueshmerise se agjerimit pa nderprerje per dy apo me shume dite rresht dhe 2. Agjerimi i perditshem dhe agjerimi me i mire. Per te sqaruar keto, po permendim tre hadithet e meposhtme:

1. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Mos agjeroni pa nderprerje!" Shoket i thane: "Por ti agjeron pa nderprerje?!" Ai tha: "Une nuk jam si ju. Une fle dhe Allahu me ushqen e me jep te pij." Por ata vazhduan te mos ndalohen nga kjo gje dhe atehere Pejgamberi e vazhdoi agjerimin pa çelur, nje dite, pastaj edhe nje tjeter, pastaj pane henen e re. Atehere Pejgamberi tha: "Sikur hena te vonohej me shume, do t'ua shtoja edhe me shume vazhdimin e agjerimit panderprerje!" -Si ndeshkim per ata." [Buhariu dhe Muslimi]

2. Aisha (radiallahu anha) transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) agjeronte vazhdimisht, sa qe thoshin: "Nuk e çel ndonjehere agjerimin!", dhe vazhdonte te mos agjeronte per dite me radhe, sa qe thoshim: "Nuk agjeron ndonjehere!" Nuk e kam pare te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te agjeroje nje muaj te plote perveç Ramazanit dhe nuk e kam pare te agjeroje ne ndonje muaj tjeter me shume se ne Shaban." [Muttefekun alejhi].

3. Abdullah iben Amer (radiallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Agjerimi me i dashur tek Allahu eshte agjerimi i Daudit; ai agjeronte nje dite dhe hante diten tjeter." [Muttefekun alejhi].

Nga hadithi i pare kuptojme se vazhdueshmeria e agjerimit per te cilin Pejgamberi e ndaloi ymetin e tij do te thote: te agjerosh dy apo me shume dite rresht pa nderprerje, dmth pa ngrene asgje ne kohen e iftarit dhe as gjate nates, por te vazhdosh agjerimin edhe naten. Shumica e dijetareve jane te mendimit se ky lloj agjerimi eshte i ndaluar (haram), ndersa te tjere thone se eshte i papelqyeshem (mekruh), por e sakta eshte se ai eshte haram, sepse ndalesa per te eshte e qarte dhe kjo eshte me e mira dhe me e dobishmja per njerezit, sepse Allahu nuk ka per qellim mundimin dhe lodhjen e njerezve, por sinqeritetin ne adhurim dhe perpjekjen brenda mundesive.

Ndersa nga hadithi i dyte kuptojme se Pejgamberi ka agjeruar disa dite rresht, por duke ngrene iftar mes tyre, dhe po keshtu ka urdheruar qe te agjerohen tre dite nga çdo muaj kur hena eshte e plote, si dhe ka keshilluar dhe udhezuar per ne agjerimin me te mire qe mund te beje besimtari, e ai eshte agjerimi i Daudit alejhi selam, qe nje dite te agjerosh dhe nje dite te mos agjerosh, dmth nje dite po e nje dite jo. Dhe kjo eshte shume e mire dhe e dobishme per shendetin dhe ruajtjen e fuqive per kryerjen e obligimeve te tjera qe ka besimtari.

Kurse vellai qe ka agjeruar dy dite rresht, nuk ka bere ndonje gjynah dhe si rrjedhoje nuk ka per te shlyer ndonje gabim, por nuk duhet ta beje rruge kete gje, sepse perndryshe kundershton urdhrin e Pejgamberit dhe keshillen e tij, e udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 1) Enis / Kosovë: / 29-8-2008

Message: Esselamu alejkum-Nese nje person e din qe agjerimi eshte obligim  por ai thote se nuk po mundet pershkak se ka uri shume per buke dmth ka provue me agjerue por ska mujt me duru, a duhet ky qe te ushqen nga nje te varfer per cdo dite pasi tregohet ajeti nese ska mundesi te agjeron ne te yshqen nga nje te varfer?

/ 29-8-2008

Allahu i Madheruar thote: "Vetëm disa ditë të numëruara[150]. Megjithatë, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë të agjërojë aq ditë[151] në ditët e mëvonshme. Ndërsa ata të cilët e përballojnë me vështirësi atë, le të japin shpagim duke ushqyer një të varfër (për çdo ditë agjërimi), e nëse dikush jep më tepër nga vullneti i vet, kjo është më e mirë për të, por që të agjëroni është më mirë për ju, nëse jeni që e dini.[152]" [El Bekare, 184].

Siç shihet ne shenimet e meposhtme, pamundesia e agjerimit per shkak te urise nuk eshte arsye e konsideruar per prishjen e agjerimit dhe kompensimit te tij me ushqim per te varferit. Kjo gje ka qene ne fillim te Islamit, por me pas u anullua dhe agjerimi u be obligim i prere per te gjithe muslimanet me perjashtim te atyre qe nuk mund te agjerojne nga semundja ose qe jane ne udhetim, ose per shkak te gjidhenies apo shtatzanise tek grate. Kurse te tjeret e kane obligim agjerimin pa perjashtim.


[150] Agjërimi zgjat vetëm disa ditë të numëruara, e ato ditë janë muaji i Ramazanit.

[151] Sa ka prishur nga Ramazani.

[152] Në fillim të obligueshmërisë së agjërimit, kur muslimanët nuk ishin mësuar të agjëronin, padyshim se agjërimi ishte i rëndë dhe i vështirë për ta, kështu që Allahu me urtësinë e Tij, ua ngarkoi gradualisht atë me mënyrën më të lehtë: duke i lënë të drejtën e zgjedhjes mes agjërimit dhe shpagimit edhe atyre që e përballonin agjërimin, por duke u bërë të ditur se që të agjëronin ishte më mirë për ta. Më pas, agjërimi u bë detyrim i prerë për ata që e përballojnë atë, ndërsa për ata që nuk e përballojnë, si i moshuari, etj, qëndroi gjykimi i përmendur në ajet: për të dhënë shpagim duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. [Es Seadi].

Ju kërkojmë ndjesë për mosfunksionimin ne rregull të formës së dërgimit të mesazheve direkt nga siti, kështu që lutemi të na shkruani nga emaili juaj direkt në adresën: bledaralbani@yahoo.com

I lutemi gjithashtu të gjithë atyre që na kanë shkruar dhe pyetja e tyre nuk është vendosur në faqe, të na e dërgojnë edhe një herë pyetjen në adresën e mësipërme.

Allahu ua shperbleftë për mirëkuptimin!

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.