50. Çdo adhurim duhet patjetër që të jetë i shoqëruar me nijetin. Vendi i nijetit është zemra. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إنما الأعمال بالنية))
“Me të vërtetë që veprat vlerësohen sipas qëllimit”[1]
51. Shqiptimi i nijetit me gojë është bidat. Argument për këtë është hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد))
"Kushdo që shpik diçka në këtë çështjen tonë (në fe), që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar."[2]
52. Nëse të thuhet: Çfarë është bidati?
Thuaj: Bidat është ajo gjë që është shpikur pas vdekjes së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me qëllim adhurimi për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe as nga Suneti.
53. Allahu e ka krijuar ujin të pastër për t’u pastruar nga papastërtitë si dhe kur kryejmë nevojën. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
?وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً طَهُوراً?
“Dhe kemi lëshuar prej qiellit ujë të pastër” El Furkan 48
Po ashtu fjala e të Madhëruarit:
?وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ?
“dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij” El Enfal
54. Çfarë thotë personi kur futet në w.c.?
Transmetohet nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Ishte Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që kur futej në ë.c. thoshte:
((اللهم إني أعوذ بك من الخبث والخبائث)).
55. Edukata e kryerjes së nevojës. Transmetohet nga Selman el Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se atij i është thënë: Profeti juaj ju ka treguar çdo gjë, madje edhe edukatën e shkuarjes në ë.c.? Tha: Po, ashtu është na ka ndaluar që të kthehemi në drejtim të kibles gjatë kryerjes së nevojës dhe urinës apo që të mos patrohemi me dorën e djathtë si dhe mos të pastrohemi më pak se tre gura. E ka nxjerr Muslimi
56. Namazi nuk është i saktë vetem se duke qenë me abdes. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((لا تقبل صلاة من أحدث حتى يتوضأ))
“Allahu nuk e pranon namazin (e askujt) pas kryerjes së nevojës veçse pasi ai të marrë abdes.”[3]
Po ashtu transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((لا تقبل صلاة بغير طهور)).
“Allahu nuk e pranon namazin pa qenë i pastër (abdes).”[4]
57. Pjesët të cilat lahen gjëtë marrjes së abdesit; Fytyra, futja e ujit në gojë dhe në hundë, larja e duarve deri te bërrylat, dhënia mes’h kokës si dhe larja e këmbëve deri tek nyjet. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
?يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُؤُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ?
“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.” Maide 6
Po ashtu edhe hadithi të cilin e trabnsmeton Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((ويل للأعقاب من النار)
"Mjerë për thembrat e këmbëve nga zjarri (i xhehenemit)!"[5]
58. Dhënia përparësi së djathtës gjatë marrjes së abdesit, larja e fytyres deri te flokët dhe e krahëve deri në muskuj. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lau krahun e djathtë dhe filloi me larjen e llërës (pjesën e sipërme të krahut nga bërryli deri te supi), lau dorën e majtë dhe filloi me larjen e llërës, pastaj i dha mes’h kokës, pastaj lau këmbën e tij të djathta deri te nyja e saj, pastaj lahu këmbën e majtë po ashtu deri te nyja dhe tha: “Ju do të dalloheninga gjurmët e abdesit ditën e Kiametit..”[6]
Po ashtu saktësohet te “Sunenu Ebi Daud” prej hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إذا لبستم، وإذا توضأتم، فابدءوا بأيامنكم)).
“Kur të visheni dhe kur të merrni abdes filloni me anën e djathtë.”
59. Forma më e mirë që tregon sesi ka marrë abdes i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Alalhut qofshin mbi të!): Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lahu duart e tij tre herë, pastaj futi ujë në gojë dhe në hundë (bashkon ndërmjet futjes së ujit në gojë dhe hundë me një grusht të vetëm , tre herë), pastaj lahu fytrën e tij tre herë, pastaj lahu duart e tij deri te bërrylat, pastaj i dha mes’h kokës një herë të vetme me ujë tjetër dhe jo e atë që mbeti. Duke filluar me pjesën e pëparme të kokës deri te damarët paskaj kthehet aty ku filloi, pastaj lahu këmbë e tij tre herë deri te nyjet. Kjo formë e abdesit saktësohet nga hadithi të cilin e transmeton Uthmani[7] (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe që është mutefekun alejhi. Po ashtu në të ka edhe shtesa të tjera që kanë ardhur në hadithe të tjera të sakta.
Gjithashtu është e pëlqyeshme përdorimi i misvakut para fillimit të namazit. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((لولا أن أشق على أمتي لأمرتهم بالسواك عند كل صلاة)).
"Sikur të mos e rëndoja popullin tim, do t'i urdhëroja ata të përdornin misvak (për pastrimin e dhëmbëve) në çdo namaz (para fillimit të çdo namazi)."[8]
60. Kush vesh meste apo çorape duke qenë me abdes i lejohet atij që t’u japë mes’h nga sipër atyre. Nëse personi është vendas u jep mes’h atyre një ditë-natë, ndërsa nëse është udhëtar u jep mes’h atyre tre ditë-natë. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Bekrah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka lejuar për udhëtarin që kur merr abdes dhe vesh hufet e më von e prish abdesin që t’u japë mes’h atyre tre ditë-natë kurse për vendasin një ditë-natë. E ka nxjerr Ibën Maxheh dhe hadithi është hasen.
U jepet mes’h vetëm në pjesën e sipërme. Argument është hadithi i Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që t’u japë mes’h nga sipër hufeve të tij. E ka nxjerr Ebu Daudi dhe është sahih.
61. Nëse vjen koha e namazit dhe nuk gjen ujë, atëherë merr tejemum. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
?فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيداً طَيِّباً فَامْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ مِنْهُ?
“e nëse nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të.” Maide 6
“Saiden” tek ajeti është për qëllim dheu i tokës.
Po ashtu argument është edhe hadithi i Hudhejfes se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((وجعلت لنا الأرض كلها مسجدا، وجعلت تربتها لنا طهورا إذا لم نجد الماء))
“Neve e gjithë toka na është bërë vendfalje, kurse dheu i saj na është bërë si pastrim nëse nuk gjejmë ujë.”[9]
62. Kur të mbarosh nga marrja e abdesit thuaj:
أشهد أن لا إله إلا الله، وأن محمدا عبده ورسوله
“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton që të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i tij.”
Argument është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((ما منكم من أحد يتوضأ، فيسبغ الوضوء، ثم يقول أشهد أن لا إله إلا الله وأن محمدا عبده ورسوله إلا فتحت له أبواب الجنة الثمانية يدخل من أيها شاء)).
“Nëse ndonjëri prej jush merr abdes në formën më të mirë e pastaj (në përfundim të tij) thotë: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton që të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i tij, vetëm se i hapen atij të tetë dyer e xhenetit dhe futet në prej nga cila derë që të dëshirojë.”[10]
63. Gjërat që e prishin abdesin janë:
1. Cdo gjë që del prej dy rrugëve të jashtëqitjes. Argument për këtë është hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):
((لا تقبل صلاة من أحدث حتى يتوضأ))
“Allahu nuk e pranon namazin (e askujt) pas kryerjes së nevojës veçse pasi ai të marrë abdes.”[11]
2 & 3. Gjumi i thellë dhe xhunubllëku (dalja e spermës qoftë me anë të kryerjes së marrëdhënieve intime apo kur sheh diçka në ëndërr). Argument për këtë është hadithi Safvan bin Asal (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëronte kur ishim në udhëtim që mos t’i hiqnim mestet për tre ditë-natë vetëm në rast kur ishim xhunub. E ka nxjerr Et Tirmidhiu dhe hadithi është hasen. Ndërsa gjumi i profetëvë nuk ia prish abdesin atyre, kjo duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
الأنبياء تنام أعينهم ولا تنام قلوبهم
“Profetëve u flejnë sytë dhe jo zemrat e tyre.”[12]Dhe kjo gjë është e veçantë vetëm për ata (alejhis salatu ves selam).
4. Prekja e organit intim.
Argument për këtë është hadithi i transmetuar nga Bintu Safvan (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((من مس ذكره فلا يصل حتى يتوضأ)).
“Kush prek organin e tij, atëherë të mos falet derisa të marrë abdes.”[13]
5. Ngrënia e mishit të deves
Argument për këtë është hadithi, të cilin e transmeton Xhabir bin Semura (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se një person e pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): A të marrim abdes nga ngrënia e mishit të deves? Tha: “Po!”[14]
6. Të dalurit prej fesë islame.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
?وَمَنْ يَكْفُرْ بِالْإِيمَانِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ?
“Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen” Maide 5
7. Ikja e mendjes me anë të çmendurisë apo kur dehesh apo kur të bie të fikët. Si dhe me gjëra të ngjashme si këto prej ilaçeve që bëhen shkak për ikjen e mendjes. Dijetarët kanë rënë dakort se abdesi prishet ma anë të këtyre gjërave.
64. Është detyrë për muslimanin që të falë në ditë-natë pesë namaze të obliguara. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Talha bin Ubejdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se një person e pyeti të Dërguarin i Allahut (Paqja dhe bekimi i Alalhut qofshin mbi të!) për islamin. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:
((خمس صلوات في اليوم والليلة)).
“Janë pesë namaze në ditë-natë.”[15]
Nëse thuhet: Sa rekate janë gjithsej në këto pesë namaze? Thuaj: Janë 17 rekate; namazi i drekës ka katër rekate, namazi i ikindisë ka katër rekte, namazi i akshamit ka tre rekate, namazi i jacisë ka katër rekate ndërsa namazi i sabahut ka dy rekat. Kurse në udhëtim namazi i drekës, ikindisë dhe jacisë shkurtohet në dy rekate.
65. Për çdo kohë (të namazit) ezani thirret në kohën e përcaktuar për faljen e namazit. Argument për këtë është hadithi i Malik bin el Huvejrith (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((فإذا حضرت الصلاة فليؤذن لكم أحدكم وليؤمكم أكبركم))
“Kur të hyjë koha e namazit le ta thërrasë ezanin ndonjëri prej jush dhe pastaj të dalë imam ai i cili ëhstë më i madhi nga ju.”[16]
66. Kush e dëgjon muezini, atëherë le të thojë ashtu siç thotë edhe ai. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
إذا سمعتم النداء، فقولوا مثل ما يقول المؤذن
“Kur të dëgjoni ezanin, atëherë thoni ashtu siç thotë muezini.”[17]
67. Nëse thirret ikameti për fillim e namazit, atëherë drejtohu për nga kibla (Qabia). Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
?فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةً تَرْضَاهَا فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَحَيْثُ مَا كُنْتُمْ فَوَلُّوا وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُ?
“Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga xhamia e shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë!” El Bekare 144
68. Duart në namaz ngrihen në katër vende. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Abdullah bin Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mib të!) kur fillonte namazin merrte tekbir dhe i ngrinte duart e tij deri tek veshët, pastaj kur binte në ruku përsëri i ngrinte duart. E kur thoshte: “SemiAllahu limen hamideh” i ngrinte duart, edhe kur ngrihej prej rukusë i ngrinte duart e tij.” E ishte Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) që veprontë në këtë mënyrë.[18]
69. Duaja më e saktë për hapjen e namazi pas tekbirit fillestar është ajo çfarë transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërmjet tekbirit (fillestar) dhe leximit (të Fatihasë) qëndronte pak në heshtje. I thashë: O i Dërguari i Allahut, flijim për ty qofshin nëna dhe babai im, çfarë thua gjatë pushimit tënd ndërmjet tekbirit dhe leximit? Tha:
((أقول اللهم باعد بيني وبين خطاياي كما باعدت بين المشرق والمغرب، اللهم نقني من الخطايا كما ينقى الثوب الأبيض من الدنس، اللهم اغسل خطاياي بالماء والثلج والبرد)).
Them: O Zoti im, më largo mua nga mëkatet e mia ashtu siç ke larguar lindjen nga perëndimi. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve ashtu siç pastron rrobat e bardha nga njollat. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve me ujë, borë dhe akull.[19]
70. Para se të fillosh me lexim e sures El Fatiha, kërkoi mbrojtje Allahut prej shejtanit të mallkuar si dhe përmend emrin e Tij, porse në heshtje. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:
?فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ?
“Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar” En Nahl 98
Po ashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri dhe Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) e fillonin namazin e tyre me:
(الحمد لله رب العالمين).
“Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve.”
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Nuk e shqiptonin me zë “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”[20]
71. Pas kërkimit mbrojtje nga Allahu prej shejtanit si dhe pas thënies së “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” fillo nga leximi i sures El Fatiha. Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Alalhut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
((لا صلاة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب)).
“Nuk ka namaz për atë person i cili nuk lexon suren fatiha.”[21]
72. Falja e namazit bëhet me qetësi. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha personit që nxitoi në faljen enamazit të tij:
((إذا قمت إلى الصلاة فكبر، ثم اقرأ ما تيسر معك من القرآن، ثم اركع حتى تطمئن راكعا، ثم ارفع حتى تعتدل قائما، ثم اسجد حتى تطمئن ساجدا، ثم افعل ذلك في صلاتك كلها)).
“Kur të ngrihesh për të falur namazin merr tekbir e pastaj lexo çfarë të lehtësohet prej Kuranit. Pastaj bjer në ruku dhe qëndro ashtu derisa të qetësohesh, pastaj ngrihu prej saj dhe qëndro drejt e pastaj bjer në sexhde dhe rri në atë pozicion derisa të qetësohesh. Kështu vepro në të gjitha namazet e tua.”[22]
73. Kur shkohet për në sexhde vendos duart në fillim. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton El Berau bin Azab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thonte: “SemiAllahu limen hamideh” askush nuk e përkulte shpinën deri sa të binte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sexhde e pas tij binim në sexhde.”[23] Përkulja e shpinës bëhet kur ulesh (zbret) me duar.
74. Dhikri në ruku dhe në sexhde. Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur shkonte në ruku thoshte:
((سبحان ربي العظيم))،
“I Lartësuar dhe pa të meta është Zoti im i Madhëruar.”
Ndërsa në sexhde ai thoshte:
((سبحان ربي الأعلى)).
“I pa të meta është Zoti im, i Lartësuar.”[24]
75. Tesheudi në namaz. Forma më e saktë e teshehudit ëhstë ajo të cilën e transmeton Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të jetë në tesh’ehud, atëherë le të thotë:
التحيات لله والصلوات والطيبات السلام عليك أيها النبي ورحمة الله وبركاته السلام علينا وعلى عباد الله الصالحين أشهد أن لا إله إلا الله وأشهد أن محمدا عبده ورسوله
"Lavdërimet më të mira janë vetëm për Allahun. Urimet më të mira qofshin mbi ty, o Profet (i Allahut), mëshira dhe lavdërimet e Allahut qofshin gjithmonë mbi ty! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robët e mirë e të çiltër!
Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij."
76. Forma e uljes në namaz dhe bërja me shenjë me gishtin tregues në tesh’heud. Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Abdullah bin ez Zubejr (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ulej në namaz vendoste dorën e tij të djathtë mbi gjurin e djathtë dhe dorën e tij të majtë mbi gjurin e majtë dhe bënte me shenjë me gishtin e tij tregues.”[25]
77. Dërgimi i salavate mbi të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
((إذا صلى أحدكم فليبدأ بتحميد ربه سبحانه وتعالى، والثناء عليه، ثم يصلي على النبي -صلى الله عليه وعلى آله وسلم-، ثم يدعوا بعد بما شاء))
“Kur ndokush për ju të falet, atëherë le ta filloj namazin e tij duke falënderuar Zotin e tij të Lartësuar dhe duke e lavdëruar Atë. Pastaj le të dërgoj salavat mbi Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pastaj le të lutet me çfarë të dëshirojë.”[26]
Forma më e mirë e tesh’heudit është ajo që ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Ibën Mesudi el Bedri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):
اللهم صل على محمد وعلى آل محمد كما صليت على آل إبراهيم، وبارك على محمد وعلى آل محمد كما باركت على آل إبراهيم في العالمين إنك حميد مجيد
“O Zoti im! Dërgo salavat mbi Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç dërgove mbi Ibrahimin dhe familjen e tij! O Zoti im! Bekoje Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siç i bekove Ibrahimin dhe familjen e tij! Me të vërtetë Ti je i Lavdërueshmi Lavdiploti ".” [27]
78. Lutja para dhënies së selamit. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إذا فرغ أحدكم من التشهد الآخر فليتعوذ بالله من أربع: من عذاب جهنم، ومن عذاب القبر، ومن فتنة المحيا والممات، ومن شر المسيح الدجال))
“Kur ndonjëri prej jush të mbarojë thënien e tesh’heudit të fundit, atëherë le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej katër gjërave: Prej dënimit të zjarrit të xhehenemit, prej dënimit të varrit, prej sprovës që vjen gjatë jetës (së përditshme) e vdekjes si dhe prej të keqes së mesihut dexhal.”[28]
79. Lutjet e gjumit dhe të zgjimit. Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Alalhut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur dëshironte që të flinte thoshte:
((باسمك اللهم أموت وأحيا))
“Me emrin tënd, o Zoti im, vdes dhe jetoj.”[29]
Dhe kur ngrihej prej gjumit thoshte:
((الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور)).
“Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili nga ringjalli pasi na bëri që të vdesim dhe tek Ai do të ringjallemi.”[30]
80. Përmendja e Allahut në fillim të ushqimit.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Ebi Selemeh se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha atij:
((يا غلام سم الله، وكل بيمينك، وكل مما يليك))
“O djalosh, përmend Allahun, ha me dorën e djathtë dhe ha tek ajo që ke para vetes.” Dhe pas kësaj unë nuk kam ngrënë vetëm se në këtë mënyrë që më mësoi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). [31]
81. Dëmtimi i komshinjve dhe i muslimanëve është haram.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibën Amër (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((المسلم من سلم المسلمون من لسانه ويده)).
“Musliman i mirë është ai nga i cili janë të qetë muslimanët prej gjuhës dhe dorës së tij.”[32]
82. Të këshilloj që të jesh i sinqertë ngase ai të shpie në xhenet. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((إن الصدق يهدي إلى البر، وإن البر يهدي إلى الجنة، وإن الكذب يهدي إلى الفجور، وإن الفجور يهدي إلى النار)).
“Me të vërtetë sinqeriteti të çon te El Birr, ndërsa El Birru të shpie në xhenet. Kurse gënjeshtra të çon në degjenerim kurse degjenerimi të shpie në zjarr.”[33]
83. Është detyrë për ty repsektimi i prindërve, ngase Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për këtë gjë në fjalën e Tij:
?وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَاناً?
“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit.” El Isra 23
84. Ki kujdes nga përngjasimi me jobesimtarët ngase Profeti (Paqja dhe bekimi i Alalhut qofshin mbi të!) ka thënë:
((من تشبه بقوم فهو منهم)).
“Kush i përngjan një populli, atëherë ai është prej tyre.”[34]
85. Kujdesu që ta përmendësh sa më shumë Allahun e Madhëruar me ato gjëra për të cilën ka argument të saktë, sepse kjo është prej shkaqeve të fitores në dynja ashtu edhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë:
?وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيراً لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ?
“Dhe përmendeni shumë Allahun në mënyrë që të shpëtoni.” El Xhumua 10
Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
((كلمتان خفيفتان على اللسان ثقيلتان في الميزان حبيبتان إلى الرحمن: سبحان الله وبحمده، سبحان الله العظيم))
“Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, janë të rënda në peshore dhe të dashura tek i Gjithëmëshirshmi: Subhanallahi ve bihmadihi subhanallahil adhim.”[35]
86. Lutja që thuhet në përfundim të tubimit dhe është fshirje për gjynahet.
Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ulej në ndonjë tubim apo falej thoshte disa fjalë. Aisha e pyeti atë se çfarë fjalësh thotë? Tha:
((إن تكلم بخير كان طابعا عليهن إلى يوم القيامة، وإن تكلم بغير ذلك كان كفارة: سبحانك وبحمدك لا إله إلا أنت، أستغفر الله وأتوب إليه)).
“Nëse flet fjalë të mirë, kanë për të qenë vulë e atyre deri ditën e Kiametit, e nëse flet të kundërtën e kësaj (d.m.th. fjalë të keqe), atëherë kanë për të qenë fshirje mëkatesh: (Ato fjale janë): "I Lartësuar je vetëm Ti, o Allah dhe vetem ty të përket falënderimi. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç teje. Ty të kërkoj falje dhe tek Ti kthehem me pendim." [36]