Papastërtitë

Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

Autor: Sejjid Sabik
Pėrkthyer nga njė grup pėrkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani


 

PAPASTERTITE (NEXHASET)

 

Fjala “nexhese” ka tė bėjė me lėndėt e papastra, tė cilave muslimani duhet t’u largohet dhe t’i lajė nėse ato ndotin rrobat, trupin e tij etj. Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:

 ęóĖöķóĒČóßó ŻóŲóåųöŃś

“Dhe rrobat e tua pastroji!”. (El-Muddethir, 4)

Nė njė varg tjetėr kuranor, Allahu thotė:

Åöäųó Ēįįųóåó ķõĶöČųõ ĒįŹųóęųóĒČöķäó ęóķõĶöČųõ ĒįśćõŹóŲóåųöŃöķäó

“Vėrtet Allahu i do shumė ata tė cilėt i kthehen Atij me pendim dhe ata tė cilėt e pastrojnė vetveten”. (El-Bekare: 222)

Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit”.[1]

 

 

Llojet e papastėrtive [2]

 

A. Kafshėt e ngordhura

Ky lloj i papastėrtive lidhet me rastin kur kafshėt ngordhin nga “shkaqe natyrore”, d.m.th. jo me mėnyrėn e duhur tė therjes islame. Ky grup pėrfshin edhe ēdo gjė qė hiqet nga njė kafshė e gjallė. Ebu Vakid El-Lejthi ka treguar se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Ajo ēka ėshtė hequr nga njė kafshė e gjallė, konsiderohet e ngordhur”.[3] (Pra, quhet kafshė e patherur nė mėnyrėn e duhur). Ky hadith transmetohet nga Ebu Daudi. Tirmidhiu e klasifikon atė si hasen dhe thonė se dijetarėt veprojnė nė bazė tė tij.

Nga ky rregull pėrjashtohen:

1- Kafshėt e ngordhura tė detit

Ibn Umeri tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshėsh tė ngordhura janė tė lejueshme pėr ne. Dy llojet e kafshėve tė ngordhura janė peshqit dhe karkalecat. Ndėrsa, dy llojet e gjakut janė: gjaku i mėlēisė dhe ai i shpretkės”.[4] Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Shafiu, Bejhakiu dhe Darakutni.

Ky hadith ėshtė i dobėt, por imam Ahmedi thotė se ai ėshtė i saktė nė formėn meukuf. [5] Edhe Ebu Zura dhe Ebu Hatimi kanė thėnė tė njėjtėn gjė dhe kanė shtuar se transmetime tė kėtilla kualifikohen nė kategorinė e hadithit “merfuė”, ngase thėnia e sahabiut “Na ėshtė lejuar ne kėshtu dhe na ėshtė ndaluar ne” ėshtė e ngjashme me thėnien e tij (sahabiut) “jemi urdhėdhuar” dhe “jemi ndaluar”. Mė parė mėsuam thėnien e Pejgamberit (a.s.) nė lidhje me detin kur thotė: “Uji i tij ėshtė i pastėr dhe ngordhėsirat e tij janė tė lejueshme”.[6]

2- Kafshėt e ngordhura qė nuk kanė rrjedhje gjaku si: bletėt, milingonat etj.

Ato konsiderohen tė pastra. Nėse bien nė ndonjė lėndė dhe ngordhin, ajo lėndė nuk ndotet.

Ibn El Mundhir ka thėnė: “Nuk di tė ketė ndonjė kundėrshtim pėrsa i pėrket pastėrtisė sė njė uji tė tillė, me pėrjashtim tė asaj ēfarė ėshtė transmetuar nga Shafiu. Dihet fare mirė qė ai e shihte kėtė ujė si tė papastėr. Sidoqoftė, ai nuk shqetėsohet nė rast se diēka e tillė bie nė ujė dhe nuk e ndryshon atė”.

 

3- Kockat, brirėt, putrat, leshi, pendėt dhe lėkura e kafshėve tė ngordhura

Tė gjitha kėto konsiderohen tė pastra, ngase nė tė gjitha kėto merret parasysh pastėrtia nė parim dhe nuk ka argument pėr tė gjykuar mbi papastėrtinė. Pėrsa i pėrket kockave tė elefantit e tė tjera tė ngjashme me to, Zuhriu ka thėnė: “Kam takuar disa nga dijetarėt e hershėm selefė qė i pėrdornin objekte tė tilla si krehėra, enė pėr vaj dhe nuk e shihnin kėtė gjė si tė gabuar”.[7] E transmeton Buhariu.

Ibn Abasi ka thėnė: “Shėrbėtores sė Mejmunes iu dha njė dele si lėmoshė dhe ajo ngordhi. I Dėrguari i Allahut (a.s.) kaloi pranė saj dhe tha: “Pse nuk ia heq lėkurėn, ta pėrpunosh atė dhe ta pėrdorėsh?” I thanė: “Ajo ėshtė e ngordhur!”. Profeti (a.s.) i tha: “Vetėm ngrėnia e saj ėshtė e ndaluar”.[8] Transmeton “Grupi”, por Buhariu dhe Nesaiu nuk e pėrmendin pėrpunimin e lėkurės.

Transmetohet se Ibėn Abasi ka pėrmendur ajetin kuranor:

Žõįś įĒó ĆóĢöĻõ Żöķ ćóĒ ĆõęĶöķó Åöįóķųó ćõĶóŃųóćšĒ Śóįóģ ŲóĒŚöćņ ķóŲśŚóćõåõ ÅöįĒųó Ćóäś ķóßõęäó ćóķśŹóÉš Ćóęś ĻóćšĒ ćóÓśŻõęĶšĒ Ćóęś įóĶśćó ĪöäŅöķŃņ

“Thuaj (O Muhamed): “Unė nuk gjej nė atė qė mė ėshtė shpallur mua ndonjė gjė tė ndaluar pėr ngrėnie pėr atė njeri qė dėshiron tė hajė prej tyre, pėrveē kafshėve tė ngordhura, gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre) ose mishit tė derrit (nė cilindo gatim tė tij)...” (El En’am: 145). Pastaj ai ka thėnė: “Ajo ēfarė ndalohet, ėshtė mishi i saj. Kurse lėkura, enėt e bėra prej saj, dhėmbėt, kockat dhe leshi janė tė lejuara”.[9] Tregohet nga Ibėn El Mundhir dhe Ibėn Hatim.[10]

Po ashtu, edhe qumėshti e mullėza konsiderohen tė pastra. Kjo bazohet nė faktin se kur sahabėt hynė nė Irak, ata hėngrėn djathin e adhuruesve tė zjarrit, i cili ishte bėrė me mullėz, edhe pse kafshėt e tyre tė therura konsideroheshin sikurse “tė ngodhurat”.

Konfirmohet nga Selman El Farisi se kur u pyet nė lidhje me djathin, gjalpin e kulluar si dhe lėkurėn e kafshės, ka thėnė: “E lejuar ėshtė ajo ēka Allahu e ka bėrė tė tillė nė Librin e Tij dhe e ndaluar ėshtė ajo ēka Allahu e ka bėrė tė ndaluar nė Librin e Tij. Atė qė nuk e ka pėrmendur, Ai e ka bėrė mėshirė pėr ju”.

Mėsohet se ai u pyet edhe pėr djathin e adhuruesve tė zjarrit, sepse nė atė kohė Selmani ishte mėkėmbės i Umerit nė Medain nė Irak.

 

B. Gjaku

Nė kėtė grup hyn gjaku qė del nga trupi i kafshės sė therur me pėrjashtim tė sasive tė vogla tė tij qė nuk vihen re.

Ibėn Xhurejxh ka thėnė nė lidhje me ajetin kuranor “...apo gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre)...” (El En’am: 145), se ai ėshtė gjaku qė derdhet jashtė. Gjaku qė nuk derdhet jashtė, por qė mbet nė vena, ėshtė i lejuar. Kjo tregohet nga Ibėn El Mundhir dhe po ashtu edhe nga Ebu Mixhlez nė diskutimin e tij pėr gjakun qė mbetet tek delja e therur apo tek tenxherja (gjatė gatimit)?”Ai u pėrgjigj: “Nuk ka problem. I ndaluar ėshtė vetėm gjaku qė rrjedh jashtė, gjatė therjes ”. Transmeton Abd ibėn Humejd dhe Ebu Shejh.

Gjithashtu, transmetohet nga Aishja (r.a.) se ajo ka thėnė:

“Ne e hanim mishin kur gjaku kishte zėnė shtresė nė tenxheren e gatimit”.

El Hasani ka thėnė: “Muslimanėt faleshin gjithmonė, madje edhe kur ishin me plagė”.[11] E ka pėrmendur Buhariu.

Tregohet se Umeri falej, ndėrkohė qė nga plaga e tij pikonte dhe rridhte gjak.[12] Duke e sqaruar kėtė ēėshtje, Ibėn Haxher thotė nė “Fet’hu El-Bari” (Koment mbi Sahih El-Buhari): “Ebu Hurejra nuk shihte ndonjė gjė tė keqe nė rrjedhjen e njė apo dy pikave tė gjakut gjatė kryerjes sė namazit.”[13]

Ebu Mixhlez ėshtė pyetur nė lidhje me qelbin qė bie nė trup apo nė rroba dhe ka thėnė: “Nuk ka asnjė problem pėr tė. Allahu ka pėrmendur vetėm gjakun dhe jo qelbin”.

Duke komentuar kėtė ēėshtje, Ibėn Tejmije thotė: “Eshtė e detyrueshme tė pastrohen rrobat nga qelbi apo nga gjėra tė ngjashme me tė”.

Ai thotė gjithashtu: “Nuk ka asnjė argument pėr sa i pėrket papastėrtisė sė tij”. Preferohet qė muslimani t’i shmanget kontaktit me kėto lėndė sa mė shumė qė tė jetė e mundur.

 

C. Mishi i derrit

Sipas ajetit tė mėsipėrm kuranor, (El En’am: 145), tre gjėrat e pėrmendura nė tė janė tė papastra. Pėremri “ata”, u referohet tė trijave. Sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, lejohet pėrdorimi i qimeve tė derrit pėr thurje.

 

D. Tė vjellat, urina dhe sekrecionet e njeriut

Ekziston njė unanimitet midis dijetarėve qė tė treja kėto lėndė janė tė papastra. Por njė sasi e vogėl tė vjellash (nė pėrgjithėsi lėng) dhe urina e njė foshnjeje mashkull (qė ushqehet ende me gji) nuk merren parasysh. Pėr tė pastruar urinėn e foshnjės ėshtė e mjaftueshme tė hidhet pak ujė mbi tė. Njė gjė e tillė bazohet nė hadithin e Umu Kajs:

“Njėherė, ajo shkoi tek i Dėrguari i Allahut (a.s.) me djalin e saj qė e ushqente me gji. Ndėrsa po e mbante, ai urinoi nė prehėrin e Profetit (a.s.). Ai kėrkoi pak ujė dhe e spėrkati mbi rrobat e tij duke mos i larė ato plotėsisht”.[14] Mutefekun alejhi.

Aliu (r.a.) tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:

“Urina e foshnjės mashkull duhet tė spėrkatet[15] me ujė, kurse urina e njė foshnjeje femėr duhet larė”.[16] Katade thotė: “Kjo gjė thuhet pėr foshnjėn mashkull qė nuk ka filluar ende tė hajė ushqim, pasi nė rast se ai ka filluar tė hajė, atėherė rrobat duhen larė”.

Nė “El-Feth”, Ibėn Haxher thotė se zinxhiri i transmetimit tė kėtij hadithi ėshtė sahih.

Spėrkatja me ujė ėshtė e mjaftueshme pėr sa kohė qė djali ushqehet me gji. Nėse

ai fillon tė hajė ushqim, urina e tij duhet tė lahet si nga rrobat ashtu edhe nga trupi. Nė kėtė tė fundit nuk ka asnjė kundėrshtim mes dijetarėve. Ndoshta pėr njė lehtėsim tė tillė pėr sa i pėrket foshnjes mashkull bėhet pėr arsye se njerėzit kanė prirje t’i marrin kudo me vete djemtė e tyre dhe do tė kishte qenė shumė e vėshtirė pastrimi i rrobave pas urinimeve tė tyre tė shpeshta.

 

E. El-Uedi

Uedi ėshtė njė sekrecion i bardhė dhe i trashė qė derdhet pas urinimit tek disa njerėz. Ai konsiderohet i papastėr.

Aishja (r.a.) ka thėnė: “Uedi rrjedh pas urinimit. Njeriu qė ka rrjedhje tė kėtij sekrecioni duhet t’i lajė pjesėt intime si dhe tė marrė abdes. Por nuk ėshtė e nevojshme tė merret gusėl”. Transmeton Ibėn El Mundhir.

 

F. El-Medhi ose lėngu prostatik

El Medhi ėshtė lėngu i bardhė ngjitės qė rrjedh nga organet intime, si rezultat i tė menduarit nė lidhje me marrėdhėniet seksuale. Njeriu qė ka njė rrjedhje tė tillė ėshtė zakonisht i pavetėdijshėm pėr kohėn e sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrės, por sasia e kėtij sekrecioni tek organi i femrės ėshtė mė e madhe. Dijetarėt kanė rėnė dakord se ky sekrecion ėshtė i papastėr. Nėse ai bie nė trup, atėherė bėhet e detyrueshme larja e tij, ndėrsa nėse bie nė rroba, mjafton tė spėrkatet vendi ku ai ka rėnė me ujė, pasi ėshtė shumė e vėshtirė tė mbrohesh plotėsisht nga kjo papastėrti, veēanėrisht pėr tė rinjtė beqarė.

Aliu (r.a.) tregon:

“Unė kisha sekretim tė medh-it, kėshtu qė i kėrkova njė burri qė ta pyeste tė Dėrguarin e Allahut nė lidhje me tė. Mua mė vinte turp ta pyesja pėr arsye tė pozitės sime ndaj vajzės sė tij (Aliu ishte dhėndrri i Profetit (a.s.). Ai u pėrgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tėnd seksual”.[17] Transmeton Buhariu e tė tjerė.

Sehl ibėn Hanif ka thėnė: “Unė vuaja nga sasi tė mėdha tė medhi-t dhe gjithmonė merrja gusėl pas tij. Kėshtu unė i tregova tė Dėrguarit tė Allahut (a.s.) dhe ai tha: “Tė mjafton pėr kėtė tė marrėsh abdes”. Unė i thashė: “O i Dėrguari i Allahut, si tė veproj me atė masė qė bie mbi rrobat e mia?” Profeti (a.s.) tha: “Eshtė e mjaftueshme tė marrėsh njė grusht ujė dhe ta spėrkatėsh atė mbi rrobat e tua aty ku e sheh se ėshtė pėrhapur lėngu”.[18] Transmeton Ebu Daudi, Ibėn Maxhe dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu thotė: “Hadithi ėshtė hasen sahih (i vėrtetė)”.

El-Athrem e transmeton tė njėjtin hadith me fjalėt:

“Mė shqetėsonte shumė sasia e madhe e medhit, kėshtu qė shkova tek Profeti (a.s.) dhe ia tregova problemin tim. Ai tha: “Mjafton qė ti tė marrėsh njė grusht me ujė dhe ta spėrkatėsh mbi tė (medhin)”.

 

G. El-Meni ose sperma

Disa dijetarė thonė se sperma ėshtė e papastėr, por mė afėr realitetit ėshtė mendimi se ajo ėshtė e pastėr, prandaj rekomandohet qė ajo tė lahet kur ėshtė ende e lagėsht apo tė hiqet nėse ėshtė e thatė.

Aishja (r.a.) tregon: “Unė e hiqja spermėn nga rrobat e Profetit (a.s.), nėse ajo ishte e thatė dhe e laja nėse ajo ishte ende e lagėsht”.[19] Transmeton Darakutni, Ebu Auane dhe Bezari.

Gjithashtu, transmetohet se Ibėn Abasi ka thėnė: “U pyet i Dėrguari i Allahut nė lidhje me spermėn e rėnė nė rroba. Ai tha: “Ajo ėshtė e njėjtė me mukozėn dhe pėshtymėn. Eshtė e mjaftueshme tė fshihet vendi me njė leckė apo copė”.[20] Hadithi ėshtė transmetuar nga Darakutni, Bejhakiu dhe Tahaviu, dhe pėr ngritjen e tij tek Pejgamberi apo pėr tė qenurit e tij meukuf ka kundėrshtim.

 

H. Urina dhe jashtėqitjet e kafshėve tė lejuara (pėr ngrėnie)

Tė dyja kėto konsiderohen tė papastra. Ibėn Mesudi transmeton se i Dėrguari i Allahut shkoi pėr tė kryer nevojėn personale. Ai i kėrkoi Abdullah ibėn Mesudit qė t’i sillte tre gurė. Abdullahu i tha: “Nuk munda tė gjej tre gurė, por vetėm dy gurė dhe jashtėqitje kafshe (bajgė tė thatė) dhe ia ēova atij. Ai mori dy gurėt dhe e hodhi tutje jashtėqitjen e kafshės, duke thėnė: “Eshtė e papastėr”.[21] Hadithi ėshtė transmetuar nga Buhariu, Ibėn Maxhe dhe Ibėn Huzejme. Nė njė version tjetėr thuhet: “Eshtė e papastėr. Eshtė jashtėqitja e gomarit”.

Megjithatė, ndotja e rrobave tė njeriut nga urina e kafshėve ėshtė diēka nga e cila ai nuk mund tė ruhet plotėsisht dhe si rrjedhojė nuk merret shumė parasysh nėse njė sasi e tillė ėshtė e vogėl.

El Velid ibėn Muslim tregon:

“I thashė El Euzait: “Si qėndron ēėshtja e urinės sė kafshėve, mishi i tė cilave nuk hahet, si psh. mushka, gomari dhe kali? Ai tha se gjatė luftės ata i preknin kėto kafshė dhe nuk i lanin trupat dhe rrobat e tyre”.

Pėrsa i pėrket urinės dhe jashtėqitjes sė kafshėve, mishi i tė cilave ėshtė i lejuar pėr t’u ngrėnė, Maliku, Ahmedi dhe njė grup nga shafitė thonė se ato janė tė pastra.

Duke bėrė komente nė lidhje me kėto lėndė (urinėn dhe jashtėqitjen e kafshėve tė lejuara), Ibėn Tejmije thotė: “Asnjė nga sahabėt nuk mendonte se ato janė tė papastra. Nė fakt, mendimi pėr papastėrtinė e tyre e ka origjinėn vetėm tek kohėt e fundit dhe nuk ėshtė prej gjeneratave tė sahabėve”.

Po ashtu, Enesi ka thėnė: “Njė grup njerėzish nga fisi Ukel apo Urejne erdhėn nė Medine ku u sėmurėn nga barku. Profeti (a.s.) u tha atyre qė tė gjenin njė deve femėr e cila jepte qumėsht dhe tė pinin prej qumėshtit dhe urinės sė saj”.[22]

Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi. Ai e tregon shumė qartė se urina e devesė ėshtė e pastėr. Prandaj, nė analogji me kėtė, edhe urina e kafshėve tė tjera tė lejuara, mund tė konsiderohet gjithashtu e pastėr.

Ibėn El Mundhiri thotė: “Ata qė pretendojnė se ajo (urina e devesė) ishte e lejueshme vetėm pėr ata njerėz (tė fisit Ukel), gabojnė rėndė”. Gjithashtu, ai thotė: “Dijetarėt e kanė lejuar pa asnjė kundėrshtim shitjen e plehut tė dhenve dhe pėrdorimin e urinės sė devesė nė mjekimet e tyre, si nė tė kaluarėn ashtu edhe nė tė tashmen. Kjo tregon se lėndėt qė u pėrmendėn mė sipėr janė tė pastra.”

Sheukani thotė: “Urina dhe jashtėqitjet e tė gjitha kafshėve tė gjalla qė lejohen pėr t’u ngrėnė, janė tė pastra.”

Nuk ka asnjė argument qė tė vėrtetojė tė kundėrtėn e kėtij gjykimi.

 

I. El-Xhelaleh

Xhelaleh ėshtė kafsha, e cila ushqehet me ndyrėsirat e kafshėve tė tjera nė atė masė sa mishit i ndryshohet era.

Ibėn Abasi tregon se “i Dėrguari i Allahut e ndaloi pirjen e qumėshtit tė kėsaj kafshe.”[23] Ky hadith transmetohet nga grupi i “tė pestėve”, me pėrjashtim tė Ibėn Maxhes. Tirmidhiu thotė se hadithi ėshtė sahih.

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: “Eshtė gjithashtu e ndaluar hipja mbi njė xhelaleh”.[24] E transmeton Ebu Daudi.

 

Amr ibėn Shuajbi transmeton nga babai i tij dhe ky i fundit pėrsėri nga babai i tij, se i Dėrguari i Allahut e ndaloi ngrėnien e mishit tė gomarit shtėpiak. Ai e ndaloi gjithashtu edhe tė hipurit mbi kafshėt xhelaleh si dhe ngrėnien e mishit tė tyre.[25] Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Ebu Daudi.

Nėse kafsha xhelaleh mbahet pėr njė farė kohe larg ushqimeve tė ndyta dhe ushqehet me ushqim tė pastėr, atėherė ajo bėhet e pastėr dhe nuk quhet mė xhelaleh. Nė kėtė rast, mishi i saj bėhet i lejueshėm pėr t’u ngrėnė pasi arsyeja e ndalimit tė kėtij mishi ishte pėr faktin se ajo mė parė hante fėlliqėsira, por tani nuk ndodh mė njė gjė e tillė.

 

J. Alkooli

Sipas shumicės sė dijetarėve, alkooli ėshtė i papastėr. Allahu thotė nė Kuran:

“...alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani”. (El Maide: 90)

Disa dijetarė thonė se alkooli ėshtė i pastėr, pasi ata e marrin fjalėn “rixhs” nė domethėnien kuptimore tė moralit islam, ngase alkooli definitivisht nuk mund tė cilėsohet si papastėrti materiale (reale).

Allahu thotė: “Dhe rri larg nga papastėrtitė e idhujve!”.

Idhujt janė tė papastėr nė aspektin kuptimor islam dhe nuk konsiderohet i papastėr ai qė i prek ata.

Shpjegimi i ajetit tė mėsipėrm lidhet me faktin se tė gjithė elementet qė pėrmenden nė tė janė instrumenta nė duart e shejtanit, sepse ata ēojnė nė armiqėsi e urrejtje dhe i mbajnė njerėzit larg nga namazi e pėrkujtimi i Allahut.

Nė “Subul Es-Selam” thuhet: “E vėrteta ėshtė se substancat nė parim janė tė pastra dhe se ndalimi i tyre nuk lidhet me papastėrtinė, ngase edhe bimėt narkotike janė tė pastra, megjithėse ato janė tė ndaluara. Ndėrsa papastėrtinė e shoqėron ndalimi, prandaj ēdo papastėrti ėshtė e ndaluar dhe jo e kundėrta. Kjo ndodh ngase dispozita nė lidhje me papastėrtinė gjykon me ndalimin e mosprekjes sė saj, nė ēfarėdo gjendje qoftė, pasi ndalimi i vetė substancės ka shkaktuar nxjerrjen e njė dispozite tė tillė, nė tė kundėrtėn e dispozitės sė Sheriatit mbi ndalimin. Pėr shembull, ėshtė e ndaluar veshja e mėndafshit dhe vėnia e arit (pėr burrat), edhe pse ato janė tė pastra”.

Nėse kuptohet kjo nė mėnyrėn e duhur, atėherė shihet se ndalimi i alkoolit, jo domosdoshmėrisht e detyron papastėrtinė e tij. Si rrjedhojė, papastėrtia e tij duhet vėrtetuar me anėn e provave tė tjera.

 

K. Qentė

Qentė konsiderohen tė papastėr. Ena nė tė cilėn ka lėpirė qeni duhet tė lahet shtatė herė, ku larja e parė duhet tė bėhet me dhé.

Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut, Muahmedi (a.s.) ka thėnė:

“Pastrimi i enės nė tė cilėn ka pirė qeni bėhet duke e larė shtatė herė atė dhe hera e parė duhet tė jetė me dhé (d.m.th. ujė tė pėrzier me dhé, derisa tė krijohet njė masė balte)”.[26] Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ebu Daudi dhe Bejhakiu.

Nėse qeni lėpin njė enė, nė tė cilėn ka ushqim tė thatė, atėherė, ajo pjesė e prekur e ushqimit si dhe ēfarė gjendet rreth saj duhet tė hidhet. Pjesa e mbetur mund tė mbahet pasi ajo ėshtė ende e pastėr. Ndėrsa qimet e qenit konsiderohen tė pastra, ngase nuk ka argument pėr tė vėrtetuar papastėrtinė e tyre.

 

 

Eliminimi i papastėrtive

 

Pastrimi i trupit dhe i rrobave

Nėse rrobat apo trupi ndoten nga papastėrti tė ndryshme, atėherė bėhet e detyrueshme larja e tyre me ujė, derisa ato tė pastrohen plotėsisht. Kjo bėhet veēanėrisht nė rastin kur papastėrtia ėshtė e dukshme, si p.sh. gjaku. Nėse pas larjes ende mbesin shenja tė cilat janė tė vėshtira pėr t’u hequr, atėherė kjo nuk pėrbėn ndonjė problem. Nėse papastėrtia nuk ėshtė e dukshme, si p.sh. urina, mjafton larja e saj qoftė edhe njė herė tė vetme.

Esma bint Ebu Bekėr tregon se njė grua shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “Rrobat tona ndoten nga gjaku i menstruacioneve. Cfarė duhet tė bėjmė nė lidhje me kėtė gjė?” Ai i tha: “Fėrkoji,  laji me ujė dhe mė pas falu me to”.[27] Muttefekun alejhi.

Nėse papastėrtitė ndotin ndonjė pjesė tė zgjatur tė mantelit tė gruas, atėherė vetė tėrheqja zvarrė mbi tokė llogaritet pastrim pėr tė.

Njė grua i ka thėnė Umu Selemes: “Unė kam njė fustan tė gjatė qė zvarritet nė tokė edhe kur eci nėpėr vende tė papastra. Si duhet tė bėj?” Umu Seleme iu pėrgjigj: “I Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Cka vjen pas tij (nga zvarritja) e pastron atė”.[28] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

 

 

 

Pastrimi i vendit (dheut)

Nėse ka papastėrti nė vendin ku rrini, atėherė pastrimi i tij bėhet duke derdhur ujė mbi tė. Kjo vėrtetohet nga hadithi i Ebu Hurejras qė u pėrmend mė sipėr nė lidhje me beduinin i cili urinoi nė xhami. Profeti (a.s.) tha qė e gjitha ēfarė duhej bėrė pėr pastrimin, ishte derdhja e ujit mbi tė (urinėn).

Ebu Kulabe ka thėnė: “Tharja e vendit (tokės) ėshtė pastrimi i tij”.

Kurse, Aishja (r.a.) ka thėnė: “Pastrimi i tokės ėshtė tė tharėt e saj”.[29]

Natyrisht qė kjo ka tė bėjė me rastin kur papastėrtia ėshtė e lėngshme. Nėse ajo ka lėnė gjurmė, vendi bėhet i pastėr vetėm pas heqjes apo kalbjes sė saj.

 

Pastrimi i gjalpit tė kulluar apo gjėrave tė ngjashme me tė

Ibn Abasi transmeton nga Mejmune se Profeti (a.s.) u pyet njėherė nė lidhje me njė mi, i cili kishte rėnė nė njė enė me gjalpė tė kulluar. Ai tha: “Nxirre miun dhe ēfarė ėshtė rreth tij e hidhe tutje. Pastaj mund ta hash gjalpin tėnd (pjesėn e mbetur)”.[30] Transmeton Buhariu.

Duke komentuar mbi kėtė ēėshtje, El Hafidh ibėn Haxher thotė: “Ibėn Abdul Berr pohon se ekziston njė unanimitet mes dijetarėve se, nėse njė kafshė e ngordhur bie mbi njė enė qė ka pėrmbajtje tė ngurtė, atėherė duhet hedhur vetėm pjesa qė kjo kafshė prek, si edhe ajo qė ėshtė rrotull saj duke qenė i sigurt se ajo nuk e ka prekur pjesėn e mbetur nė enė”.

Pėrsa i pėrket lėndės sė lėngshme, ka ndryshime mendimesh. Shumica e dijetarėve thonė qė i gjithė lėngu bėhet i papastėr, ndėrsa Zuhri, Euzai dhe disa tė tjerė e kundėrshtojnė kėtė mendim.[31]

 

Pastrimi i lėkurės sė njė kafshe tė ngordhur

 

Regjja e pastron lėkurėn dhe qimet e njė kafshe tė ngordhur. Kjo gjė bazohet nė hadithin e Ibėn Abasit, nė tė cilin Profeti (a.s.) ka thėnė:

“Nėse lėkura e kafshės regjet, atėherė ajo pastrohet”.[32] E transmetojnė dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi).

 

Pastrimi i pasqyrave dhe objekteve tė tjera tė ngjashme me to

Pasqyrat, thikat, shpatat, thonjtė, kockat, xhamat, vazot si dhe sipėrfaqet e tjera tė lėmuara, pastrohen thjesht duke i fshirė ato si dhe duke larguar ndonjė papastėrti qė mund tė mbetet pas fshirjes. Sahabėt faleshin ndėrkohė qė i kishin shpatat e tyre tė ndotura me gjak dhe pėr t’i pastruar, thjesht vetėm i fshinin ato.

 

Pastrimi i kėpucėve

Kėpucėt mund tė pastrohen duke i fėrkuar ato me tokėn, derisa pjesa e mbetur e papastėrtisė tė hiqet.

Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut (a.s.) ka thėnė: “Nėse ndonjėri nga ju ka shkelur mbi njė papastėrti, atėherė dheu ėshtė pastrues pėr kėpucėt tuaja”.[33] E transmeton Ebu Daudi.

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: “Nėse ndonjėri prej jush shkel nė ndonjė papastėrti, ndėrkohė qė i ka kėpucėt veshur, dheu do t’i pastrojė ato”.[34] E transmeton Ebu Daudi.

Ebu Seid transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kur njė njeri vjen nė xhami, le tė shikojė kėpucėt e tij. Nėse gjen ndonjė papastėrti, atėherė ai duhet t’i fshijė duke i fėrkuar me tokėn dhe pastaj tė falet me to”.[35] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Meqė kėpucėt janė nė kontakt tė vazhdueshėm me papastėrtitė, atėherė ėshtė e mjaftueshme vetėm fėrkimi i tyre pas tokės. Kjo ėshtė e ngjashme me rastin e vendit tė kryerjes sė nevojave personale, ku njeriu shkon disa herė dhe mund tė ndotet me papastėrti.

 

Hollėsi tė nevojshme pėr tė cilat kemi nevojė shpesh

Litari i vendosur pėr terjen e rrobave mund tė pėrdoret edhe nėse nė tė janė tharė rroba tė papastra, pasi qė atė ta ketė tharė dielli apo era.

Nėse diēka e lėngshme bie mbi njė njeri dhe ai nuk e ka tė mundur ta dijė nėse njė lėng i tillė ėshtė ujė apo urinė, atėherė ai nuk ėshtė i detyruar tė pyesė nė lidhje me tė. Nėse pyet, ai qė pyetet nuk duhet t’i pėrgjigjet atij, edhe nėse e di qė lėngu ėshtė i papastėr. Nė kėtė rast ai njeri, tė cilit i ka rėnė ky lėng, nuk ėshtė i detyruar qė t’i lajė rrobat e tij.

Nėse dikush gjen njė gjė tė lagėsht nė kėmbėn apo nė skajin e rrobave tė tij gjatė natės dhe nuk e di se ē’mund tė jetė, atėherė nuk duhet t’i marrė erė pėr tė marrė vesh se ēfarė ėshtė.

Transmetohet se njėherė Umeri kaloi afėr njė ulluku (dhe u lag). Shoku i tij e pyeti tė zotin e atij ulluku nėse uji nė tė ishte i pastėr apo jo. Umeri i tha pronarit tė mos i pėrgjigjej pyetjes dhe vazhdoi rrugėn.

Rrobat qė janė tė ndotura me baltė rruge nuk ėshtė nevoja qė tė lahen. Kumejl ibėn Zijadi ka thėnė: “Unė e pashė Aliun duke kaluar nėpėr baltė shiu dhe pastaj ai hyri nė xhami dhe u fal, pa i larė kėmbėt e tij”.

Nėse dikush e mbaron namazin dhe sheh papastėrti nė rrobat e nė trupin e tij, gjė tė cilėn nuk e ka vėnė re pėrpara, ose i ka parė por ka harruar (ose nuk ka qenė nė gjendje t’i pastrojė ato), atėherė namazi i tij ėshtė i vlefshėm dhe nuk ėshtė e nevojshme qė ta pėrsėrisė atė. Ky pėrfundim bazohet nė thėnien e Allahut:

ęóįóķśÓó Śóįóķśßõćś ĢõäóĒĶń ŻöķćóĒ ĆóĪśŲóĆśŹõćś Čöåö

“... dhe nuk ka gjynah pėr ju nė gabimet qė i bėni padashje...” (El Ahzabė, 5)

Shumė prej sahabėve dhe gjeneratave pas tyre e kanė dhėnė njė gjykim tė tillė nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Nėse njė njeri nuk mund ta pėrcaktojė se cila pjesė e rrobave tė tij ėshtė e papastėr, atėherė ai duhet t’i lajė plotėsisht ato. Kjo bazohet nė parimin: “Nėse njė obligim nuk mund tė kryhet pa u pėrmbushur njė veprim tjetėr i lidhur me tė, atėherė ky i fundit bėhet gjithashtu i detyrueshėm”.

Nėse dikush i pėrzien rrobat e pastra me ato tė papastra (dhe i ngatėrron ato), atėherė ai duhet tė zgjedhė njėrėn palė nga rrobat (ato qė i duken atij mė tė pastra) dhe tė falet njė herė me to. Kjo ėshtė e ngjashme me ēėshtjen e drejtimit tė saktė tė kiblės. Nuk ka rėndėsi nėse rrobat e pastra ishin mė shumė apo mė pak se tė tjerat.

 

 



[1] Muslimi 533, Tirmidhiu 3517, Darimi 1/132, Ahmedi 4/250, 5/342.

[2] Papastėrtitė mund tė jenė ose konkrete si urina dhe ujėt e trashė, ose jokonkrete por qė konsiderohet si papastėrti, si gjendja e personit  pas ejakulimit.

[3] Hadith Saih. “Gajetul Meram” 41. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2858, Tirmidhiu 1480, Ibėn Maxheh 3216, Ahmedi 5/218, Bejhakiu 1/23.

[4] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 1118, “El Mishkat” 4142. E ka nxjerrė Ahmedi 2/97, Ibėn Maxheh 3314, Bejhakiu 1/254, Darakutni 4/270, Begaviu nė “Sherhus Suneh” 3/185.

[5] Meukuf do tė thotė se njė hadith i tillė i ka gjurmėt tek njė sahab dhe jo direkt tek Profeti (a.s.), ndėrsa merfu’do tė thotė se njė hadith e ka origjinėn direkt tek Profeti (a.s.).

[6] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė sipėr.

[7] Buhariu e ka pėrmendur Mualak (pa sened transmetimi), nė Kapitullin e Abdesit.

[8] Buhariu 1492,2221,5531, Muslimi 804, Ebu Daudi 4120,4121, Nesai 4235,4236,4237, Ibėn Maxheh 3610, Ahmedi, Bejhakiu 1/15.

[9] Darakutni 1/46,47, Bejhakiu 1/23.

[10] Kėshtu thuhet nėpėr tekste, por duhet tė jetė treguar nga Ibėn Ebu Hatimi.

[11] Buhariu e ka pėrmendur Mualak (nė shėnimet e tij pa sened), ndėrsa Ibėn Ebi Shejbe e ka transmetuar me zinxhir tė lidhur e tė saktė, siē thuhet nė “El Fet’h” 1/281. Shih “Tamamul Mineh” 50.

[12] Transmetim Sahih. “l Irva” 209. E ka nxjerrė Maliku 1/39, Ibėn Sead nė “Et Tabekat” 3/350,  Ibėn Ebi Shejbe nė “El Iman” 1/190, Darakutni f.81, Bejhakiu 1/357.

[13] Transmetim i dobėt – Daif. “Tamamul Mineh” 50-51. E ka nxjerrė Ibn Ebi Shejbe nė “El Musanef” 1/137-138.

[14] Buhariu 223, Muslimi 663,665, Ebu Daudi 374, Tirmidhiu 71, Nesai 301, Ibėn Maxheh 524.

[15] Me spėrkatjen e pėrmendur nė hadith nėnkuptohet sprucitja me ujė, aq sa uji tė mos rrjedhė mbi sipėrfaqen e hedhur.

[16] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 166. E ka nxjerrė Ebu Daudi 378, Tirmidhiu 71, Ibėn Maxheh 527, Ahmedi 1/76,97,137, Tahaviu 1/55, Darakutni f.47, El Hakim 1/165-166, Bejhakiu 2/215.

[17] Buhariu 269, Muslimi 693, Ebu Daudi 207, Nesai 193, Ibėn Maxheh 504. Teksti i pėrmendur nga autori ėshtė te Buhariu.

[18] Hadith Hasen. Ebu Daudi 210, Tirmidhiu 115, Ibėn Maxheh 506, Bejhakiu 2/410.

[19] Hadith Sahih. “El Irva” 180. E ka nxjerrė Ebu Avane 1/204-206, Ebu Daudi 371,372, Nesai 296, Tirmidhiu 1/199, Ibėn Maxheh 537-539, Tahaviu 1/29, Tajalisi 1401, Ahmedi 6/35, 43, 67, 97, 101, 125, 132, 135, 193, 213, 239, 255, 263, 280.

[20] Hadith Muker Merfuan – i panjohur, i refuzuar si i ngritur tek Pejgamberi, por kuptimi i tij ėshtė i saktė. “Es Silsiletu ed Daife” 948. E ka nxjerrė Darakutni 46, Bejhakiu 2/418.

[21] Buhariu 156, Tirmidhiu 17, Nesai 42, Ibėn Maxheh 314, Ibėn Huzejme 1/39.

[22] Buhariu 233,3018,4193,6802, Muslimi 4329,4330, Ebu Daudi 4364, Nesai 4036, Ahmedi 3/161.

[23] Hadith Sahih. “Es Sahiha” nėn hadithin me nr. 2391. E ka nxjerrė Nesai 4448, Tirmidhi 1826, Darimi 2/83,89, Ibėn Huzejme 1/256, Ibėn Hibani 1363, El Hakim 1/445, Bejhakiu 9/334, Ahmedi 1/226.

[24] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2557.

[25] Hadith Hasen Sahih. “El Irva” 8/150-151. E ka nxjerrė Ebu Daudi 3811, Nesai 4142,4447, Ahmedi 2/21, Bejhakiu 9/333.

[26] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.

[27] Buhariu 227,307, Muslimi 673, Ebu Daudi 361,362, Tirmidhiu 138, Nesai 292,392, Ibėn Maxheh 629, Ahmedi 6/345,346,353.

[28] Hadith Sahih. “El Mishkat” 504. Ebu Daudi 383, Tirmidhiu 143, Ibėn Maxheh 531, Darimi 1/155, Ahmedi 6/290.

[29] Transmeton Ibėn Ebi Shejbe 1/76 Meukuf.

[30] Buhariu 235, Ahmedi 25575, Bejhakiu 9/353.

[31] Mendimi i kėtyre tė dyve ėshtė qė pėr njė masė tė lėngshme, zbatohet rregulli i ujit, qė konsiderohet i pistė nėse ndryshon me rėnien e papastėrtisė nė tė dhe n.q.s.  nuk ndryshon gjė prej masės sė lėngshme, atėherė ajo konsiderohet e pastėr. Ky ėshtė gjithashtu mendimi i Ibni Abasit, Ibni Mes’udit dhe Buhariut dhe ky ėshtė mendimi i saktė.

[32] Muslimi 810, Ebu Daudi 4123, Tirmidhiu 1728, Nesai 4252, Ibėn Maxheh 3609, Bejhakiu 1/20. Ndėrsa Buhariu nuk e ka nxjerrė kėtė hadith. “Tamamul Mineh” 50.

[33] Hadith Sahih. “El Mishkat” 503, “Sahihul Xhami” 835. E ka nxjerrė Ebu Daudi 385, Bejhakiu 2/430.

[34] Hadith Sahih. Ebu Daudi 386.

[35] Hadith Hasen. “El Irva” 284. E ka nxjerrė Ebu Daudi 650, Ahmedi 3/20,92, Bejhakiu 2/402,431, El hakim 1/260.

 

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.