Pastrimi

Shkëputur nga libri "Fikhu Suneh"

Autor: Sejjid Sabik
Pėrkthyer nga njė grup pėrkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani


 

Pastrimi (Et-Tahara)[1]

 

Sipas burimeve tė Sheriatit islam, uji ndahet nė katėr lloje:

(a) Uji absolut (Mutlak)

(b) Uji i pėrdorur (pėr pastrim)

(c) Uji i pėrzier me diēka tė pastėr

(d) Uji i pėrzier me papastėri tė ndryshme

 

Ne do tė diskutojmė pėr secilin prej tyre nė veēanti.

 

A- Uji absolut (mutlak)

Ky lloj uji konsiderohet i pastėr dhe si i tillė, ai mund tė pėrdoret nga njeriu pėr tė pastruar vetveten. Ky lloj uji ndahet nė kėto kategori:

 

1- Uji i shiut, dėborės dhe breshėrit

Kėto ujėra konsiderohen tė pastra nė bazė tė fjalėve tė Allahut:

ęóķõäóŅųöįõ Śóįóķśßõćś ćöäś ĒįÓųóćóĒĮö ćóĒĮš įöķõŲóåųöŃóßõćś Čöåö

“Ai ju lėshoi shi nga qielli pėr t’ju pastruar me tė”, (El Enfalė: 11) dhe

ęóĆóäŅóįśäóĒ ćöäś ĒįÓųóćóĒĮö ćóĒĮš ŲóåõęŃšĒ

“...dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr...” (El Furkan, 48)

 

Pastėrtia e kėtyre ujėrave bazohet gjithashtu edhe nė hadithin e mėposhtėm:

Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi (a.s.), e kishte zakon tė qėndronte nė heshtje gjatė kohės midis tekbirit fillestar tė namazit dhe recitimit tė Kuranit.

Prandaj Ebu Hurejra e pyeti Profetin (a.s.): “O i Dėrguar i Allahut! Pse qėndron i heshtur ndėrmjet tekbirit fillestar dhe kėndimit tė Kuranit? Cfarė thua gjatė kėsaj kohe?” Muhamedi (a.s.) iu pėrgjigj: “Unė them: O Allah! Vendos njė largėsi midis meje dhe mėkateve tė mia tė ngjashme me atė qė ke vendosur midis Lindjes dhe Perėndimit. O Allah! Mė pastro nga mėkatet, ashtu sikurse rrobat e bardha pastrohen nga papastėrtitė! O Allah, laji mėkatet e mia me dėborė, shi dhe breshėr!”[2]

 

2- Uji i detit

Pastėrtia e ujit tė detit vėrtetohet nga hadithi i mėposhtėm.

Ebu Hurejra transmeton se njė burrė e pyeti Profetin (a.s.): “O i Dėrguar i Allahut! Ne lundrojmė nė det dhe marrim me vete vetėm pak ujė pėr tė pirė. Nėse e pėrdorim atė pėr abdes, atėherė nuk do ta shuajmė dot etjen. Pra, a mund tė marrim abdes me ujin e detit?” Profeti (a.s.) iu pėrgjigj: “Uji i tij (i detit) ėshtė i pastėr[3] dhe ngordhėsirat e tij (kafshėt e detit qė kanė ngordhur) janė tė lejueshme”.[4]

Tirmidhiu thotė se ky hadith ėshtė hasen sahih[5] dhe thotė se pėr kėtė ka pyetur Buhariun e ai ka thėnė se ėshtė sahih[6].

 

3- Uji i burimit tė Zemzemit

Aliu (r.a)[7] ka treguar se, njėherė, i Dėrguari i Allahut kėrkoi qė t’i sillnin njė kovė me ujė zemzemi. Ai piu ujė nga kova dhe pastaj mori abdes me tė.[8]

 

4- Uji i ndryshuar

Nė kėtė kategori hyn ai ujė, gjendja e tė cilit ka pėsuar ndryshim, si rezultat i qėndrimit pėr njė kohė tė gjatė nė njė vend apo pėr arsye tė vendit ku ėshtė vėnė si dhe pėr shkak tė pėrzierjes me ndonjė lėndė qė nuk mund tė hiqet plotėsisht prej tij (ujė me alga, gjethe peme e kėshtu me radhė).

Dijetarėt kanė rėnė dakord qė uji i ndryshuar bėn pjesė tek lloji i ujit absolut.

Shpjegimi ėshtė i thjeshtė: Cdo gjė qė hyn nė kategorinė e kuptimit tė pėrgjithshėm tė ujit, pa patur ndonjė cilėsi tjetėr, konsiderohet e pastėr, sepse nė Kuran thuhet:

Żóįóćś ŹóĢöĻõęĒ ćóĒĮš ŻóŹóķóćųóćõęĒ ÕóŚöķĻšĒ ŲóķųöČšĒ

“...dhe nėse nuk gjeni ujė, atėherė merrni tejemum me dhé tė pastėr...” (El-Maide: 6)

 

B- Uji i pėrdorur

Kjo kategori ka tė bėjė me ujin qė kullon nga njeriu pas marrjes sė abdesit apo tė guslit (larjes sė gjithė trupit). Ky lloj uji konsiderohet i pastėr sepse gjendja e tij para pėrdorimit ka qenė e tillė dhe nuk ka asnjė argument pėr tė menduar se ai e ka humbur pastėrtinė e vet. Ky pėrfundim mbėshtetet nė hadithin e Rrubeijja bint Muavidh, e cila pėrshkruan mėnyrėn e abdesit tė Profetit (a.s.) duke thėnė se ai e pastronte kokėn me ujin e mbetur nė duart e tij pas marrjes sė abdesit.[9]

Varianti i Ebu Daudit ėshtė: “I Dėrguari i Allahut (a.s.) e fėrkonte kokėn me ujin e mbetur nė dorėn e tij”.[10]

 Ebu Hurejra transmeton gjithashtu se ai u takua njėherė me tė Dėrguarin e Allahut nė rrugėt e Medinės, ndėrkohė qė ishte xhunub[11]. Ebu Hurejra u largua ngadalė, mori gusėl[12] dhe u kthye pėrsėri. I dėrguari i Allahut e pyeti atė: “Ku ishe o Ebu Hurejra? Ai iu pėrgjigj: “Isha xhunub dhe nuk doja tė rrija me ty nė atė gjendje”.

Pastaj Profeti (a.s.) i tha: “I lartėsuar qoftė Allahu! Besimtari nuk bėhet i papastėr”.[13]

Ajo ēka u pėrmend mė sipėr shpjegon faktin se, meqė besimtari nuk ėshtė asnjėherė i papastėr, atėherė edhe uji qė pėrdor ai pėr pastrim nuk bėhet i papastėr.

Ibn El Mundhiri thotė se ėshtė transmetuar nga Aliu, Ibėn Umeri, Ebu Umame, A’ta, El Hasani, Mekhuli dhe Nehaiu, tė cilėt kanė thėnė: “Nėse njė person ka harruar ta fėrkojė kokėn e tij gjatė abdesit, ėshtė e mjaftueshme pėr tė ta bėjė njė gjė tė tillė me pak ujė qė mund tė ketė mbetur nė mjekrėn e tij”.

 

Ibn El Mundhiri ka thėnė se kjo vėrteton faktin qė ata e konsideronin “ujin e pėrdorur”si tė pastėr. Ky mendim i atribuohet Malikut dhe Shafiut.

Gjithashtu, Ibėn Hazmi ia atribuon kėtė mendim Sufjan Eth-Thaurit, Ebu Thaurit dhe tė gjithė dijetarėve tė shkollės dhahirite.

 

C- Uji i pėrzier me lėndė tė pastra

Nė kėtė kategori hyn uji i pėrzier me lėndė tė tilla si: sapuni, shafrani, lulet etj., tė cilat pėrfshihen nė grupin e objekteve qė konsiderohen tė pastra nga Sheriati. Ky ujė konsiderohet i pastėr pėr aq kohė sa nuk pėrzihet me lėndė tė tjera qė mund t’ia ndryshojnė gjendjen e tij dhe qė pas kėsaj pėrzierjeje nuk mund tė quhet mė ujė. Nėse ndodh kjo, uji konsiderohet ende i pastėr, por nuk mund tė pėrdoret pėr pastrim. Umu A’tija tregon se i Dėrguari i Allahut hyri nė shtėpinė e saj - pas vdekjes sė vajzės sė tij Zejnebit - dhe i tha: “Laje atė tre apo pesė herė ose edhe mė tepėr (nėse e sheh tė nevojshme njė gjė tė tillė), duke pėrdorur ujė dhe gjethe tė thata peme. Pėr larjen e fundit pėrdor pak kamfur apo diēka nga ai. Kur tė kesh mbaruar, mė njofto!”.

Pasi ajo veproi siē i kishte thėnė Profeti (a.s.), ai u dha grave veshjen e tij tė jashtme dhe u tha atyre qė ta mbėshtillnin Zejnebin me tė”.[14]

I vdekuri duhet tė lahet me po tė njėjtėn gjė qė pėrdor i gjalli pėr t’u pastruar.

Ahmedi, Nesaiu dhe Ibėn Huzejme transmetojnė nga Umu Hani se i Dėrguari i Allahut dhe Mejmune laheshin nga njė (ujė) enė qė kishte gjurmė brumi nė tė.[15]

Nga tė dyja hadithet e mėsipėrme kuptojmė se uji ishte i pėrzier me njė lėndė tjetėr, por meqėnėse ajo lėndė nuk ishte realisht e mjaftueshme pėr ta ndryshuar natyrėn e ujit, ky i fundit ėshtė i vlefshėm pėr pėrdorim.

 

D- Uji i pėrzier me lėndė tė papastra

Kjo kategori pėrfshin dy gjendje tė cilat janė:

  • ·         Kur lėnda e papastėr ndryshon shijen, ngjyrėn dhe aromėn e ujit. Nė kėtė rast, ky ujė nuk mund tė pėrdoret mė pėr pastrim. Sipas Ibėn El Mundhir dhe Ibėn El Mulakin, ekziston njė unanimitet i dijetarėve pėr kėtė ēėshtje.
  • ·         Kur uji konsiderohet ende ujė absolut, gjė qė do tė thotė se lėnda e papastėr, e pėrzier me tė, nuk ka arritur t’ia ndryshojė shijen, ngjyrėn apo aromėn e tij. Ky ujė konsiderohet i pastėr dhe po ashtu mund tė pėrdoret pėr pastrim.

Kėtė e vėrteton hadithi i mėposhtėm:

Ebu Hurejra transmeton se njė beduin[16] urinoi nė xhami. Njerėzit e ndodhur aty u ēuan pėr ta ndaluar atė. Profeti (a.s.) u tha: “Lėreni dhe hidhni njė kovė ujė mbi urinėn e tij. Ju jeni dėrguar pėr tė lehtėsuar dhe nuk jeni dėrguar pėr tė vėshtirėsuar”.[17]

Ebu Said El Hudri e pyeti Profetin (a.s.): “A mund tė marrim abdes me ujin e pusit tė Budaah[18] (njė pus nė Medine)?” Profeti (a.s.) i tha: “Uji ėshtė i pastėr dhe asgjė nuk e ndot atė”.[19]

Nė lidhje me kėtė hadith, Ahmedi ka thėnė: “Ky hadith ėshtė sahih dhe Jahja ibėn Main dhe Ebu Muhammed e kanė cilėsuar si tė tillė gjithashtu”. Tė njėjtin mendim kanė edhe Ibėn Abasi, Ebu Hurejra, El Hasan El Basri, Ibėn El Musejib, Ikrime, Ibėn Ebu Lejla, Eth-Thauri, Daud Dhahiri, En-Nehai, Maliku dhe tė tjerėt.

Pėr kėtė El Gazaliu thotė: “Do tė doja qė mendimi i Shafiut nė lidhje me ujėrat tė ishte si ai i Malikut”.

Ekziston gjithashtu edhe njė hadith nga Abdullah ibėn Umer, nė tė cilin transmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kur uji tė jetė nė sasi sa dy kova, ai nuk mban papastėrti”.[20] Ky hadith transmetohet nga “tė pestėt”[21].

Megjithatė, ky hadith ėshtė mud-tarib[22], pėrsa i pėrket tekstit dhe zinxhirit tė transmetuesve.

Ibn Abdul Berr ka thėnė nė “Et-Temhid”: “Pėrsa i pėrket mendimit tė Shafiut, i cili bazohet nė kėtė hadith, ai ėshtė i dobėt nė shqyrtim dhe nuk ėshtė i konfirmuar nga tė dhėnat historike”.

 

Uji i mbetur

 

“Uji i mbetur” ėshtė uji qė mbetet nė njė enė pasi ėshtė pirė njė pjesė e tij. Ky lloj uji ndahet nė pesė grupe tė ndryshme. Ata janė:

 

1- Uji i mbetur nė enė, pasi kanė pirė njerėzit nė tė

Sipas Sheriatit, ky ujė konsiderohet i pastėr, pavarėsisht nėse nė tė ka pirė njė musliman, njė jobesimtar, njė njeri xhunub apo njė grua me menstruacione. Edhe pse Allahu thotė nė Kuran:

ÅöäųóćóĒ ĒįśćõŌśŃößõęäó äóĢóÓń

“Me tė vėrtetė, idhujtarėt janė tė papastėr” (Et-Teube: 28), ky ajet nuk i referohet gjendjes sė tyre fizike, por asaj shpirtėrore pėr shkak tė besimeve tė kota qė ata praktikojnė. Ata mund tė kenė kontakt me papastėrtitė, por kjo nuk do tė thotė se trupat e tyre janė tė papastėr. Nė fakt, kėta njerėz kishin lidhje tė ndryshme me muslimanėt. Emisarėt dhe delegacionet e tyre e vizitonin tė Dėrguarin e Allahut si dhe hynin nė xhaminė e tij. Profeti (a.s.) nuk urdhėronte asnjėherė qė tė pastroheshin objektet e prekura prej tyre. Pėrsa i pėrket grave me menstruacine, Aishja (r.a.) tregon: “Unė pija ujė nga njė enė, ndėrkohė qė isha me menstruacione. Pastaj ia kaloja atė tė Dėrguarit tė Allahut dhe ai pinte nga i njėti vend ku unė kisha vendosur buzėt”.[23]

 

2- Uji i mbetur nė njė enė pasi nė tė ka pirė njė kafshė “e lejuar” (mishi i sė cilės ėshtė hallall)

Ky ujė konsiderohet i pastėr ngase jargėt (pėshtyma) burojnė nga mishi i pastėr, prandaj dhe uji ka marrė tė njėjtėn dispozitė.

Ebu Bekėr ibėn El Mundhir ka thėnė: “Dijetarėt kanė rėnė dakord qė ky lloj uji ėshtė i lejueshėm pėr t’u pirė si dhe pėr t’u pėrdorur pėr abdes”.

 

3- Uji i mbetur nė njė enė, pasi ka pirė nė tė njė gomar, mushkė, egėrsirė apo shpend grabitqar

Edhe ky ujė konsiderohet i pastėr, bazuar nė hadithin e Xhabirit, nė tė cilin i Dėrguari i Allahut ėshtė pyetur nė lidhje me marrjen e abdesit me ujin e mbetur nė enėn ku kanė pirė gomerėt. Profeti (a.s.) ėshtė pėrgjigjur: “Po, lejohet, po ashtu edhe uji i lėnė nga kafshėt e gjahut”.[24]

Transmetohet gjithashtu nga Ibėn Umeri se i Dėrguari i Allahut doli njėherė natėn, ndėrkohė qė ishte nė udhėtim dhe kaloi afėr njė burri qė ishte ulur pranė njė pellgu me ujė. Umeri i tha atij: “A ka pirė ndonjė egėrsirė nė pellgun tėnd sonte?”

I Dėrguari i Allahut i tha burrit: “O pronar i pellgut! Mos i trego atij (Omerit)se nuk ėshtė e nevojshme. Pėr tė (egėrsirėn) ėshtė ēfarė ka marrė nė stomakun e saj, kurse pėr ne ēfarė ajo ka lėnė; pra uji pėr tė pirė dhe pėr t’u pastruar”.[25]

Jahja ibėn Seid tregon se njėherė Umeri ishte nė njė grup me disa tė tjerė ku bėnte pjesė edhe Amr ibėn El As. Kur ata iu afruan njė pellgu, Amri tha: “O pronar i pellgut! A vijnė e pinė ujė egėrsirat nė pellgun tėnd?” Umeri i tha: “Mos na trego, meqenėse njerėzit pijnė pas kafshėve dhe kafshėt pas njerėzve”.[26] Kėtė e transmeton Maliku nė “El Muatta”.

 

4- Uji i mbetur nė njė enė nė tė cilėn ka pirė macja

Edhe ky lloj uji konsiderohet i pastėr. Kjo rezulton nga hadithi qė transmeton Kebshe bint Keab, gruaja e Ebu Katades, ku thotė se i shoqi hyri nė dhomė dhe ajo i nxori ujė pėr tė pirė. Nė ato momente erdhi njė mace pėr tė pirė ujė dhe Katade e anoi pak enėn, nė mėnyrė qė macja tė pinte prej saj. Kebshe tregon: “Ai e vuri re se po e shikoja dhe mė pyeti: “A po habitesh?” Unė ju pėrgjigja: “Po”. Pastaj ai tha: “I Dėrguari i Allahut (a.s.) ka thėnė: “Ajo (macja) nuk ėshtė e papastėr. Ajo rri me ju”.[27] Ky hadith transmetohet nga grupi i “tė pestėve”. Tirmidhiu e ka cilėsuar atė si hasen sahih, ndėrsa Buhariu dhe tė tjerėt e kanė cilėsuar kėtė hadith si sahih.

 

5- Uji i mbetur nė njė enė nė tė cilėn ka pirė derri apo qeni

Ky ujė konsiderohet i papastėr dhe duhet tė shmanget pėrdorimi i tij. Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga Ebu Hurejra se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nėse njė qen pi nė ndonjė nga enėt tuaja, atėherė lajeni (enėn) shtatė herė”.[28]

Ahmedi dhe Muslimi transmetojnė edhe njė shtesė tjetėr:

“Nėse qeni ka lėpirė ndonjė nga enėt tuaja, lajeni atė shtatė herė dhe larjen e parė bėjeni me dhé”.[29]

Pėr sa i pėrket ujit tė lėnė nga derri, ai konsiderohet i pistė dhe i papastėr pėr shkak tė papastėrsisė dhe ndyrėsisė sė tij.

 



[1] Pastrimi mund tė jetė i vėrtetė nė rastin kur bėhet me ujė, ose i ligjėruar  nė rastin kur kryhet nė njė mėnyrė simbolike, si p.sh. pastrimi me dhč kur merret Tejemmum.

[2] Transmeton “Grupi”, pėrveē Tirmidhiut. Buhariu 744, Muslimi 1353, Ebu Daudi 781, Nesai 60,894, Ibėn Maxheh 805.

[3] Profeti a.s. nuk iu pėrgjigj pyetjes me pohim, duke e shoqėruar arsyetimin e tij me dhėnien e gjykimit mbi ēėshtjen, e cila ėshtė pastėrtia e kufizuar, porse ai u pėrgjigj duke ofruar njė gjykim tjetėr pėr njė ēėshtje tjetėr, pėr tė cilėn nuk u shtrua anjė pyetje, qė ishte lejimi i ngordhėsirave tė detit. Ky fakt nėnkupton qė Profeti a.s. sa jepte pėrgjigje dhe gjykime qė ishin tė njė dobie tė shumėfishtė pėr njerėzit, nė raste kur atyre u nevojitet njė dispozitė e veēantė pėr ēėshtje pėrkatėse. Ky ėshtė njė shembull ideal, pėr dhėnien e njė gjykimi ideal (Fetva).  

[4] Hadith Sahih – i saktė. “Es Sahiha” 480. “Irvaul Galil” 9,2501, “El Mishkat” 479. E ka nxjerrė Ebu Daudi 83, Nesai 333, Tirmidhiu 69, Ibėn Maxheh 386,387,388, Ahmedi 2/361, Maliku 1/44-45.

[5] Hadith i pranueshėm i vėrtetė - Shėnim i redaktorit.

[6] Hadith i vėrtetė – Shėnim i redaktorit.

[7] Shkurtim i fjalės “radij-Allahu-anhu” qė do tė thotė: Zoti qoftė i kėnaqur me tė. Pėrdoret zakonisht pasi pėrmendim emrat e sahabėve – Shėnim i redaktorit.

[8] Hadith Hasen – i mirė. “Tamamul Mineh” 46, “Irvaul Galil” 13. Nuk ėshtė prej transmetimeve tė Ahmedit personalisht, siē pėrmendet nė tekstin origjinal, por e ka transmetuar i biri i tij, nė shtojca 1/76.

[9] Transmeton Ahmedi 25774.

[10] Hadith Hasen. “Es Sahiha” nėn hadithin nr. 36. E ka nxjerrė Ebu Daudi 130, Bejhakiu 1/237.

[11] Xhunub quhet personi qė nuk ėshtė pastruar pas marrėdhėnieve intime ose pas ejakulimit tė spermės.

[12] Larje e plotė e trupit pas marrėdhėnieve intime ose pas ejakulimit tė spermės.

[13] Ky hadith transmetohet nga “Grupi”. Me termin “Grup” nė transmetimin e haditheve do tė kuptojmė se ato hadithe janė transmetuar nė veprat e gjashtė pėrmbledhjeve tė vėrteta tė haditheve qė janė: 1- Sahihu i Buhariut. 2- Sahihu i Muslimit. 3- Suneni i Ebu Daudit. 4- Xhamiu i Tirmidhiut. 5- Suneni i Nesaiut. 6- Suneni i Ibėn Maxhes. – Shėnim i redaktorit.

Buhariu 283,285, Muslimi 822, Ebu Daudi 231, Tirmidhiu 121, Nesai 269, Ibėn Maxheh 534, Ahmedi 6913,8610.

[14] Transmeton “Grupi”. Buhariu 1253,1254,1258,1260, Muslimi 2165, Ebu Daudi 3142,3146, Tirmidhiu 990, Nesai 1880,1885,1886, Ibėn Maxheh 1458,1459.

[15] Hadith Sahih. “El Irva” 1/64, ‘El Mishkat” 485. E ka nxjerrė Nesai 240, Ibėn Maxheh 378, Ibėn Hibani 227 –Mevarid, Bejhakiu 1/7, Ahmedi 6/342, Ibėn Huzejme nė “El Muhala” 2/200.

[16] Beduin quhet nomadi, qė nuk ka njė vendbanim tė qėndrueshėm; endacak, shtegtar. – Shėnim i redaktorit.

[17] Transmeton “Grupi”, pėrveē Muslimit. Buhariu 220, Ebu Daudi 380, Tirmidhiu 147, Nesai 56,330, Ibėn Maxheh 529, Ahmedi 6957, Bejhakiu 2/428.

[18] Pus uji nė Medine. Ebu Daudi, nė lidhje me kėtė pus, na rrėfen se  kur kishte e matur vetė thellėsinė e kėtij pusi, i kishte0 dalė rreth 6 Dhira’ė (njėsi matėse e gjatėsisė ekuivalente pėrafėrsisht me 102 inch.  

[19] Hadith Sahih. “El Irva” 14, “El Mishkat” 288. E ka nxjerrė Ahmedi 3/31,86, Ebu Daudi 66, Tirmidhiu 66, Nesai 326, Ibėn Xharudi nė “El Munteka” 47, Darakutni f.11, Bejhakiu 1/4-5.

[20] Hadith Sahih – i saktė. “Tamamul Mineh” 46, “El Irva” 23, Sahihul Xhami 758, “El Mishkat” 477. E ka nxjerrė Ebu Daudi 63, Tirmidhiu 67, Nesai 52, Ahmedi 1/314, Darakutni 1/187, El Hakim 1/133, Bejhakiu 1/260.

[21] Me “tė pestėt” nėnkuptohen katėr sunetet dhe Ahmed ibėn Hanbeli – Shėnim i redaktorit.

[22] El-mud-tarib quhet hadithi, transmetimin e tė cilit e bėjnė dy palė transmetuesish, qė bien nė kundėrshtim ndėrmjet tyre. Kusht ėshtė qė palėt, tė cilat transmetojnė hadithin, tė jenė tė njėjta si pėr nga numri i transmetuesve, ashtu edhe pėr nga besueshmėria e tyre. Nėse favorizohet njėra palė, atėherė veprohet sipas palės qė pėrkrah shumica. – Shėnim i redaktorit.

[23] Muslimi 690, Ebu Daudi 259, Nesai 70,278,281,340, Ibėn maxheh 643, Ahmedi 6/210.

[24] Hadith Daif – i dobėt. “Tamamul Mineh” 47, “El Mishkat” 484. E ka nxjerrė Shafiu nė “Musnedin” e tij f.8, Darakutni 1/62, Bejhakiu 1/249.

[25] Hadith Daif. “Tamamul Mineh” f.48. E ka nxjerrė Darakutni 1/26.

[26] Hadith Daif. “Tamamul Mineh” f.48-49. E ka nxjerrė Maliku nė “Muata” 1/46, Bejhakiu 1/250, Darakutni 1/22; nga Jahja ibėn Abdurrahman ibėn Hatib; nga Umeri... dhe jo nga Jahja ibėn Seid.

[27] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 173, “El Mishkat” 482. E ka nxjerrė Maliku 1/22, Ebu Daudi 75, Nesai 68,340, Tirmidhiu 92, Darimi 1/187-188, Ibėn maxheh 1/131, El Hakim 1/159-160, Bejhakiu 1/245, Ahmedi 5/303,309.

[28] Buhariu 172, Muslimi 648, Nesai 63, Ibėn Maxheh 364, Ahmedi 2/460, Bejhakiu 1/240.

[29] Muslimi 649, Ahmedi 2/427, Ebu Daudi 71, Bejhakiu 1/240.

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.