RREGULLAT E SHITBLERJES

 

Shkëputur nga libri "El Vexhiz fi fikhis sunneh uel kitabil aziz"

Autor: Abduladhim ibën Bedevi el Halefi
Pėrktheu: Bledar Albani


 

Ç'ėshtė shitblerja

 

 

Shitja ėshtė kalimi i diēkaje qė ke nė pronėsi  tek dikush tjetėr kudrejt njė vlere. Ndėrsa blerja ėshtė pranimi i asaj pronėsie.

 

Gjykimi pėr shitblerjen

 

Allahu i Lartėsuar thotė:

"Allahu e ka bėrė tė lejuar tregtinė (shitblerjen) dhe e ka bėrė tė ndaluar kamatėn"[1]

"O ju qė keni besuar! Mos e hani pasurinė tuaj me pa tė drejtė ndėrmjet jush vetėm nėse bėni tregti me pėlqimin e njėri-tjetrit."[2]

 

Transmeton Hakim bin Hizam (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri."[3]

 

Tė gjithė muslimanėt janė bashkuar (ixhma') nė mendimin se shitblerja ėshtė e lejuar. Edhe urtėsia e pėrmban kėtė sepse nevojat e njerėzve shpesh lidhen me diēka qė ėshtė nė duart e dikujt tjetėr qė ndoshta nuk ia pėrkushton atė atij, kėshtu qė me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjė problem.

 

Nxitja pėr tė arritur jetesėn me djersė

 

Transmeton Mikdami (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Askush nuk ka ngrėnė ushqim mė tė mirė se ai i duarve tė tij dhe Pejgamberi i Allahut, Daudi alejhi selam hante prej punės sė duarve tė tij."[4]

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Qė ndonjė prej jush tė mbartė dru mbi shpinėn e tij (pėr t'i shitur) ėshtė mė mirė pėr tė se t'i kėrkojė njerėzve qė mund t'i japin apo mos t'i japin."[5]

 

Nuk ka ndalim tė pasurohesh nėse i frikėsohesh Allahut nė tė

 

Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Nuk ka ndalim tė kesh pasuri nėse i frikėsohesh Allahut nė tė dhe shėndeti pėr tė devotshmin ėshtė mė i mirė se pasuria…"[6]

 

Nxitja pėr tė qėnė ekonomik nė kėrkimin e rrizkut

 

Xhabir bin Abdullah (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"O ju njerėz! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun nė hallall sepse nuk do tė vdesė ndonjė trup pa plotėsuar rrizkun e tij edhe nėse i vonohet ai! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun mirė! Merrni atė qė ėshtė hallall dhe lini atė qė ėshtė haram!"[7]

 

Nxitja pėr tė qėnė i sinqertė dhe ndalimi nga gėnjeshtra

 

Hakim bin Hizam transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen. Nėse ata janė tė sinqertė dhe tė qartė (nė tregtinė e tyre), atėherė tregtia e tyre ka bereqet dhe nėse i fshehin dhe mashtrojnė njėri-tjetrin, atėherė tregtia e tyre zhvishet nga bereqeti."[8]

Ukbetu bin Amir (radiallahu anhu) thotė se e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tė thotė:

"Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit dhe nuk i lejohet muslimanit qė t'i shesi vėllait tė tij diēka qė ka ndonjė tė metė vetėm nėse ia bėn atė tė qartė atij."[9]

 

Nxitja pėr lehtėsim dhe falje nė shitblerje

 

Xhabir bin Abdullah (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Allahu e mėshiroftė atė burr qė ėshtė falės kur shet, falės kur blen dhe falės nė gjykatė!"[10]

 

Dobia nė konsiderimin e atij qė ėshtė ngusht

 

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Njė tregtar u jepte borxh njerėzve dhe nėse shihte ndonjė qė nuk kishte tė paguante i thoshte punėtorėve tė tij: Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve! Atėherė Allahu e fail atė."[11]

 

Ndalimi nga të mashtruarit

 

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kaloi pranė njė burri qė shiste njė lloj ushqimi. Futi dorėn e tij nė tė dhe pa qė ai ishte i pėrzierė (lartė i mirė dhe brenda i keq), atėherė tha:

"Nuk ėshtė presh nesh ai qė mashtron."[12]

 

 

Nxitja pėr t'u ngritur herėt nė kėrkimin e rrizkut

 

Sahr El-Gamidi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thėnė:

"O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim nė mėngjesin e herėt tė tij (nė punėn qė fillojnė qė herėt nė mėngjes)."[13]

 

C'farė thuhet kur hyn nė treg

 

Salim bin Abdullah bin Umer (radiallahu anhum) transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Kush thotė kur hynė nė treg: La ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu, juhji ue jumijtu, ue huve hajun la jemutu, bijedihi el-hajru kul-luhu, ue huve ala kul-li shej'in kadijr (Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut tė Pashoq, i Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falenderimi, Ai jep jetė dhe vdekje, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes, nė Dorėn e Tij ėshtė e gjithė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė), atij Allahu i shkruan njė miljon tė mira, if shin njė miljon tė kėqia dhe i ndėrton njė shtėpi nė xhennet."[14]    

 

 

Allahu e ka lejuar shitblerjen

 

Shitblerja nė origjinė, e ēdo lloji qoftė ajo ėshtė e lejuar nėse dy palėt janė dakord dhe tė kėnaqur me tė dhe nėse nuk ka gjė tė ndaluar nga sheriati.

 

Llojet e shitblerjes tė cilat i ka ndaluar sheriati

 

1- Bej'ul-garar:

E cila ėshtė ēdo shitblerje qė pėrmban mosnjohuri (tė fshehta qė nuk i di njėra palė apo tė dyja) ose qė pėrmban rrezikshmėri apo kumar.

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca[15] dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."[16]

 

Thotė imam Neveviu (Allahu e mėshiroftė) nė komentimin e tij tė Sahihi tė Muslimit:

Shitja e gararit ėshtė njė bazė e madhe prej bazave tė kapitullit tė shitblerjeve dhe pėr kėtė shkak Muslimi e filloi kėtė kapitull me tė. Nė kėtė lloj shitblerje hynė shumė ēėshtje tė pakufizuara, siē ėshtė shitja e tė arratisurit, shitja e asaj qė nuk ekziston, shitja e asaj qė nuk e njeh, asaj qė nuk ke mundėsi ta dorėzosh te blerėsi, asaj qė nuk e ke akoma nė pronėsi, shitja e peshkut qė ėshtė nė ujin e detit apo lumit, e qumeshtit nė gji, e asaj qė ndodhet nė barkun e kafshės barsė, e njė rrobeje prej rrobeve (e papėrcaktuar), njė dashi prej deshėve e tė tjera si kėto shitblerja e tė cilave ėshtė batil-e kotė, e papranueshme, e palejuar, sepse ėshtė gabim (verbėri) i panevojshėm.

Por nėse nevoja kėrkon ndonjėherė qė tė kryhet ndonjė lloj garari (gabimi verbėrisht) dhe nuk ėshtė e mundur tė ruhesh prej tij vetėm se me stėrmundime, dhe nėse gabimi ėshtė i arsyetueshėm, atėherė lejohet shitblerja.

Duke u nisur prej kėtu, muslimanėt janė bashkuar nė mendimin se shitblerja e xhybes sė mbushur (me pambuk a diēka tjetėr) ėshtė e lejuar edhe nėse ata nuk e hapin pėr ta parė ēka Brenda. Por nėse shitet vetėm mbushja e saj, atėherė kjo shitblerje nuk lejohet.

Dije se shitja e tė prekurit (nėse prek mallin atėherė duhet t'a blesh atė qė preke), shitja e litarit (ato qė kap litari qė zgjat je i detyruar t'i blesh), shitja e guralecave, e tė tjera si kėto, janė prej shitblerjeve pėr tė cilat kanė ardhur tekste tė veēanta (nė ndalimin e tyre) dhe tė gjitha ato hyjnė nė ndalimin e shitjes sė gararit (verbėrisė), por ato janė pėrmendur tė veēuara pėr shkak se kanė qenė prej shitblerjeve tė njohura nė kohėn e injorancės, para Islamit dhe Allahu e di mė sė miri. Mbaroi fjala e Imam Neveviut (Allahu e mėshiroftė). 

 

Shitja me tė prekur dhe me tė hedhur

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thėnė:

"Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve: shitja me tė prekur (el-mulamese) dhe shitja me tė hedhur (el-munabedhe): El-mulamese ėshtė prekja e ēdonjėrit prej tė dyve rroben (plaēkėn) e tjetrit pa dashje, kurse el-munabedhe ėshtė hedhja e ēdonjėrit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parė njėri prej tyre rroben e tjetrit."[17]

 

Ebu Seid El-Hudri (radiallahu anhu) thotė:

"Na ka ndaluar i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me tė prekur dhe me tė hedhur:

tė prekurit (el-mulamese) ėshtė tė prekė njė burr rroben e njė tjetri me dorėn e tij, natėn apo ditėn dhe ėshtė i detyruar ta blejė atė, kurse tė hedhurit (el-munabedhe) ėshtė tė hedhė njė burr rroben e tij tek njė tjetėr dhe ai tjetri tė hedhė rroben e tij tek ky i pari duke qenė kjo shitblerja e tyre pa marrė parasysh pranimin apo pėlqimin."[18]

 

Shitja e kėlyshit tw kėlyshit tė barsės

 

Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) ka thėnė:

"Njerėzit nė kohėn e injorancės kryenin shitblerjen e mishit tė kėlyshėve deri nė kėlyshin e kėlyshit tė barsės, dhe kėlyshi i barsės ėshtė qė tė pjellė deveja dhe pastaj tė mbarset kėlyshi i saj qė ajo polli. I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i ndaloi ata nga kjo shitblerje."[19]

 

Shitja me guraleca:

 

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes plotėsisht tė mallit)."[20]

 

Thotė imam Neveviu (Allahu e mėshiroftė) nė komentimin e Sahihut tė Muslimit:

"Pėrsa i pėrket shitjes me guraleca, nė domethėnien e saj ka tre mendime:

I pari: Qė tė thotė shitėsi: tė kam shitur ato rroba mbi tė cilat do tė bjenė kėto gurė qė do tė hedh, ose tė kam shitur pjesėn e tokės prej kėtu e deri atje ku do tė shkojė ky guri.

I dyti: Qė tė thotė shitėsi: Tė kam shitur atė qė do zgjedhėsh deri sa tė hedh gurin.

I treti: Qė ta quajnė hedhjen e gurit shitje dhe tė thotė: Nėse e godet kėtė rrobė me gurė, atėherė e ke blerė me kaq lek."

 

 

2- Shitja e diēkaje qė nuk e posedon nė tė vėrtetė:

 

Hakim bin Hizam (radiallahu anhu) thotė: I thashė tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Nėse dikush mė kėrkon t'i shes diēka qė nuk mė ndodhet, a t'ia shes atij? Ai tha:

"Mos shit atė qė nuk ndodhet tek ti!"[21]

 

3- Shitja e mallit qė ke blerė para se ta marrėsh nė dorė:

 

Ibnu Abasi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Kush blen njė ushqim, most a shesė atė para se t'i dorėzohet nė dorė!"

Thotė Ibnu Abasi: "Dhe ēdo gjė tjetėr llogaritet si ushqimi."[22]

 

Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Kush blen njė ushqim, mos t'a shesė atė deri sa t'a peshojė!"

I thashė Ibnu Abasit: Pėrse kėshtu? Ai tha: A nuk i sheh disa qė shesin e blejnė me arė (flori) kurse ushqimi vonohet?"[23]

 

4- Shitja mbi shitjen e vėllait tėnd (tregtarit tjetėr):

 

Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Askush prej jush mos tė shesė mbi shitjen e vėllait tė tij![24] (duke i thėnė blerėsit qė ėshtė tek tregtari tjetėr duke bėrė pazar, hajde blije tek unė me kaq lek, mė pak se sa i tha i pari).

 

5- Shitja e Ijnes (me hile):

 

Kjo ėshtė ajo shitje qė bėhet duke i shitur njė mall dikujt dhe lekėt me tė pritur deri nė njė afat tė caktuar, pastaj blerėsi ia shet tė njėjtin mall atij qė ia bleu por me lekėt nė dorė dhe mė pak se sa e bleu. Kjo ėshtė njė lloj kamate me hile, sepse nė fakt ai nuk donte mallin por lekėt borxh.

Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Nė kohėn kur tė blini e shisni me hile (ijneh), tė shkoni pas bishtit tė lopės (pasurirė sė kėsaj bote), tė pėlqeni tė mbjellat dhe tė lini xhihadin, atėherė Allahu do hedhė mbi ju pėrēmim e pėrulje dhe nuk do ta heqė atė prej jush deri sa t'i ktheheni fesė tuaj."[25]

 

6- Shitja me afat duke rritur ēmimim (shitja me kėste):

 

Eshtė pėrhapur kėto kohė shitja me afatizim dhe me rritje tė ēmimit origjinal tė mallit e cila njihet me emrin: shitja me kėste. Siē ėshtė e njohur, kjo shitje bėhet duke shitur mallin me kėste dhe duke shtuar nė ēmimin e tij kudrejt kohės sė shtyrė si p.sh. tė jetė ēmimi i mallit njė mijė $ dhe tė shitet me kėste njė mijė e dyqind $. Kjo lloj shitje ėshtė e ndaluar.

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Kush bėn dy shitje nė njė shitje, ose t'a prishė njėrėn, ose ka ngrėnė kamatėn."[26]

 

Gjėrat tė cilat nuk lejohet të shiten

 

1- Alkooli:

Aisha (radiallahu anha) thotė: Kur zbritėn disa ajete nga fundi i sures Bekare doli i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe tha:

"U ndalua tregtia e alkoolit."[27]

 

2- E ngordhura, derri dhe idhujt:

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nė ēlirimin e Mekės tė thotė:

"Allahu dhe i Dėrguari i Tij e ka bėrė haram shitjen e alkoolit, tė ngordhurėn, derrin dhe idhujt." I thanė: O i Dėrguari i Allahut! Po dhjamin e tė ngordhurės, sepse me tė lyhen anijet, fėrkohen lėkurat e kofshėve dhe e hanė njerėzit nė mėngjes? Ai tha:

"Jo, ai ėshtė haram" Dhe tha i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nė atė cast: "Allahu i vraftė ēifutėt! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e tė ngordhurės ata e zbukuruan atė, pastaj e shitėn dhe hėngrėn ēmimin e tij!"[28]

 

3- Qeni:

Transmetohet nga Ibnu Mes'ud el-ensari (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ka bėrė tė ndaluar shitjen e qenit, paret e imorales dhe tė fallxhorit."[29]

 

4- Pikturat qė pėrmajnė gjėra me shpirt:

Seid bin ebi Hasen thotė: Isha te Ibėn Abasi (radiallahu anhuma) dhe tek ai erdhi njė burrė e i tha: O Ibėn Abas! Unė jam njė njeri qė e ha bukėn me punėn e duarve tė mia dhe unė pikturoj kėto piktura.

Ibėn Abasi tha: Nuk tė them ty vetėm se atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ai ka thėnė:

"Kush pikturon ndonjė pikturė, Allahu do t'a dėnojė atė deri sa t'i japė asaj shpirt dhe ai nuk do tė mund t'i japė kurrė shpirt asaj."

U mėrzit ai burri shumė dhe iu zverdh fytyra. Atėherė Ibėn Abasi i tha: Nėse do patjetėr tė pikturosh, atėherė pikturo kėto pemė dhe ēdo gjė qė nuk ka shpirt."[30]

 

5- Frutat e pemėve para se tė dalin kokrrat apo tė piqen:

Enes ibėn Maliku (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e fryteve tė pemėve para se tė piqen dhe nga shitja e hurmave (temėr, hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: Kur ėshtė koha e tyre? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kurt ė skuqen apo tė zverdhen."[31]

 

Transmetuan Enesi gjithashtu se I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e pemėve para pjekjes. I thanė: Kur piqen ato? Tha: Kur tė skuqen. Pastaj tha: ē'farė thoni nėse Allahu i ndalon frutat tė dalin e tė piqen, atėherė ē'farė do t'i japė ai qė ka marrė lekėt e vėllait tė tij?"[32]

 

 

6- Tė mbjellat para forcimit tė kokrrės:

Ibėn Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e temrit para kuqjes dhe nga agrumet para se tė focohet kokrra dhe tė sigurohet se nuk ėshtė prekur me ndonjė sėmundje. Ka ndaluar edhe shitėsin edhe blerėsin."[33]

 

ZGJEDHJA

Vijon ...



[1] Suretu El-Bekare:275.

[2] Suretu En-Nisa:29.

[3] Muttefekun alejhi.

[4] Buhariu.

[5] Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu.

[6] Ibnu Maxheh (Sahih).

[7] Ibnu Maxheh (Sahih).

[8] Muttefekun alejhi.

[9] Ibnu Maxheh (Sahih).

[10] Buhariu.

[11] Buhariu.

[12] Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi, Muslim (Sahih).

[13] Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (Sahih).

[14] Ibnu Maxheh (Hasen)

[15] Shitja me guraleca ėshtė njė lloj tregtie e cila praktikohej nė kohėn e injorancės dhe kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat bėhej i detyrueshėm tė blihej.

[16] Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (Sahih).

[17] Muslim (Sahih).

[18] Muttefekun alejhi.

[19] Muttefekun alejhi.

[20] Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (Sahih).

[21] Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (Sahih).

[22] Muttefekun alejhi.

[23] Muttefekun alejhi.

[24] Muttefekun alejhi.

[25] Ebu Daud (Sahih).

[26] Ebu Daud (Hasen).

[27] Muttefekun alejhi.

[28] Muttefekun alejhi.

[29] Muttefekun alejhi.

[30] Muttefekun alejhi.

[31] Buhariu.

[32] Muttefekun alejhi.

[33] Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu (Sahih).

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.