CLIRIMI I MEKES

 

  C'fare thuhet per clirimin e Mekes; a ishte me force apo me paqe?



Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ai permendi clirimin e Mekes dhe tha: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) erdhi dhe hyri ne Meke. Ai e dergoi Zubejrin nga njeri krah i ushtrise dhe Halidin nga krahu tjeter, ndersa Ebu Ubejden e dergoi me te paarmatosurit. Ata moren per nga lugina kurse i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte me brigaden e tij.

Thote: Kurejshet nxorren te pavleret e tyre dhe thane: Veme keta perpara dhe nese fitojne gje, ne kemi qene me ta, e nese ata humbasin, atehere u japim ate qe kerkojne (muslimaneve).

Ebu Hurejra thote: Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e kuptoi kete dhe me tha mua: O Ebu Hurejra!

Thashe: Urdhero, o i Derguari i Allahut!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Me lidh me ensaret dhe te mos vij tek une vecse ata!

Ai i lajmeroi dhe ata erdhen tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili tha: A i shihni ultesirat e kurejsheve dhe pasuesit e tyre? Pastaj beri me shenje me dy duart e tij njera mbi tjetren: Korrini ata dhe m'i sillni ne kodren Safa!

Ebu Hurejra thote: Shkuam dhe secili nga ne vrau aq sa deshi prej tyre, ndersa prej tyre askush nuk na e drejtoi armen.
Atehere vjen Ebu Sufjani dhe thote: O i Derguari i Allahut, shumica e kurejsheve jane zene rob. Nuk do te kete kurejsh me pas kesaj dite.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kush e mbyll deren e shtepise se tij, ai eshte i sigurte dhe kush hyn ne shtepine e Ebu Sufjanit, ai eshte i sigurte.

Njerezit i mbyllen dyert e tyre dhe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u drejtua per nga guri i zi dhe e pershendeti me selam, pastaj beri tavaf rreth Kabes me nje hark ne dore te cilin e kishte kapur nga ana e perkulur e tij. Gjate tavafit, ai shkoi tek nje idhull ne nje kend te Keabes te cilin kurejshet e adhuronin dhe filloi t'a shpoje ne syrin e tij dhe t'i thote: Erdhi e Verteta dhe u zhduk e kota. Pastaj shkoi ne kodren Safa dhe u ngjit aq sa te dukej Keabja, ngriti duart dhe filloi t'i lutet Allahut me c'te donte t'a permendte e t'a luste. Ndersa ensaret ishin poshte tij dhe i thoshin njeri-tjetrit: Kete burr e ka zene dashuria per vendin e tij dhe meshira per fisin e tij.

Ebu Hurejra thote: Ne ate cast erdhi shpallja dhe askujt prej nesh nuk i shpetonte kjo gje pa vene re dhe askush prej nesh nuk guxonte t'a ngrinte bishtin e syrit tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne ate cast derisa te zbriste plotesisht. Kur u plotesua shpallja, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ngriti koken dhe tha: O ju ensar, a keni thene: Kete burr e ka zene dashuria per vendin e tij dhe meshira per fisin e tij?

Ata thane: E kemi thene kete, o i Derguari i Allahut.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Atehere si e kam emrin une? Jo, por une jam robi i Allahut dhe i Derguari i Tij. Une emigrova tek Allahu dhe tek ju. Jeta ime eshte jeta juaj dhe vdekja ime eshte vdekja juaj.
Ata iu afruan atij duke qare dhe duke thene: Per Allahun, nuk e thame ate qe thame, vecse nga koprracia (qe mos te te humbim) per te Derguarin e Allahut.

I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Allahu dhe i Derguari i Tij iu besojne juve dhe iu falin juve."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.


Transmetohet nga Umu Hani se ka thene: "Shkova tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne vitin e clirimit te Mekes dhe e gjeta ate duke u lare, ndersa Fatimeja, vajza e tij e mbulonte ate me nje rrobe. Une i dhashe selam atij dhe ai tha: Kush eshte ajo?
Thashe: Une jam Umu Hani e bija e Ebu Talibit.

Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Mire se erdhe, Umu Hani.
Pasi mbaroi se lari, ai fali tete rekate namaz i mbeshtjelle me nje rrobe te vetme. Kur mbaroi i thashe: O i Derguari i Allahut, djali i nenes se Ali iben Ebi Talibit tha se do te vrase nje burr te cilin une e kam marre ne mbrojtjen time, filanin te birin e Hubejras.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: E kemi mare ne mbrojtjen tone ate qe ke marre ti ne mbrojtjen tende, o Umu Hani!
Thote: Kjo ishte paradite."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.

Ne nje transmetim tjeter te Ahmedit thuhet: "Ajo tha: Kur u clirua Meka, une mora nen mbrojtjen time dy burra prej kuneterve te mi, i futa ne nje dhome dhe u mbylla deren. Aty erdhi Iben Umi ali dhe ajo i mbrojti ata te dy me shpate."
Pastaj permendi hadithin e sigurise se atyre dyve.


Transmetohet nga Hisham iben Urveh se babai i tij ka thene: "Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u nis me ushtrine e tij ne vitin e clirimit te Mekes, kete gje e mori vesh Sufjan iben Harb, Hakim iben Hizam dhe Bedil iben Verka dhe dolen te marrin vesh se c'ka ndermend i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), derisa mberriten ne ngushticen e Dhahranit. Ata i pane disa njerez nga rojet e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), i moren dhe i cuan tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

Ne ate kohe Ebu Sufjani hyri ne Islam . Kur ai u largua, i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha Abasit: Mbaje Sufjanin ne qafen e malit qe te shohe muslimanet. Abasi e mbajti atje dhe fiset arabe filluan te kalonin brigade brigade para Ebu Sufjanit, derisa kaloi nje brigade si e cila nuk kishte pare kurre dhe tha: O Abas, kush jane keta?

Ai tha: Keta jane ensaret te cilet i udheheq Sead iben Ubade i cili mban edhe flamurin.
Sead iben Ubade tha: O Ebu Sufjan, sot eshte dita e kasaphanes dhe sot do te behet e lejuar Keabeja.
Ebu Sufjani tha: O Abas, sa e kendshme eshte dita e nderit!
Pastaj kaloi nje brigade e cila ishte me e vogla e te gjithave dhe me ta ishte i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), flamurin e te cilit e mbante Ez-Zubejr iben El-Avam.

Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kaloi prane Ebu Sufjanit, ai i tha: A e di se c'tha Sead iben Ubade?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: C'fare tha?
Ai tha: Ai tha keshtu e keshtu.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Sead ka genjyer, sepse kjo dite eshte dita ne te cilen Allahu do te madheroje Keaben dhe dita ne te cilen do te vishet Keabeja.

Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) urdheroi qe flamuri i tij te ngulej ne Haxhun.
Urveh thote: Me ka treguar Nafiu iben Xhubejr iben Mut'am, ka thene: Degjova Abasin t'i thote Zubejr iben El-Avamit: O Ebu Abdullah, a ketu te ka urdheruar i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qe t'a vendosesh ketu flamurin? Ai tha: Po.

Thote: Ate dite i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e urdheroi Halid iben Velidin qe te hynte ne Meke nga ana me e ngritur e saj, nga Kedai, ndersa i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) hyri nga Kuda."
Kete hadith e transmeton Buhariu.


Transmetohet nga Sead se ka thene: "Ne diten e clirimit te Mekes, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha siguri te gjithe njerezve, pervec kater personave dhe dy grave te cilet i permendi me emrat e tyre."
Kete hadith e transmeton Nesai dhe Ebu Daudi.


217- Transmetohet nga Ubej iben Keab se ka thene: "Ne luften e Uhudit u vrane gjashtedhjete prej ensareve dhe gjashte prej muhaxhirineve. Shoket e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thane: Sikur te na jepej edhe nje dite tjeter si kjo prej idhujtareve, ne do t'a shtonim numrin e te vrareve te tyre.

Ne diten e clirimit te Mekes, nje burr i panjohur tha: Nuk do te kete me kurejsh pas kesaj dite.
Nje thirres i te Derguari te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thirri me ze te larte: I bardhi dhe i ziu eshte i sigurte, pervec filanit dhe filanit, disa njerez te cilet i permendi me emer.
Atehere Allahu i Madheruar shpalli: "Nese do te ndeshkoni, atehere ndeshkojini ne te njejten mase me te cilen ata iu sprovuan, por nese duroni, kjo eshte me e mire per durimtaret!" [En-Nahl: 126].
Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Durojme dhe nuk ndeshkojme."

Kete hadith e transmeton Abdullah iben Ahmed ne Musned. Ka kaluar me ne gjithashtu hadithi i Ebu Hurejres dhe i Ebu Shurejhit, vecse ne te hadithet e tyre thuhet: "Por mua me eshte lejuar vetem per nje ore te nje dite."
Shumica e ketyre haditheve tregon se clirimi i Mekes ka qene me force.


Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ka thene: "Thame: O i Derguari i Allahut, a nuk nderton nje shtepi ne Mina, per te te bere hije?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo, sepse Mina ka klime te mire per ate qe shkon me pare."
Kete hadith e transmetojne te peste, pervec Nesait. Tirmidhiu thote: Ky hadith eshte Hasen.


Transmetohet nga Alkame iben Nadle se ka thene: "Nderroi jete i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe Umeri, dhe shtepia e Keabes nuk kerokohet per banese, pervec te leneve. Kush kishte nevoje, banoi ne te dhe kush nuk kishte nevoje, futi te tjeret per banese."
Kete hadith e transmeton Iben Maxheh.



Vazhdueshmeria e emigrimit nga vendi armik ne vendin Islam
dhe se nuk ka emigrim nga ai vend, njerezit e te cilit behen musliman


Transmetohet nga Semura iben Xhundub (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Kush bashkohet me idhujtarin dhe banon me te, ai eshte si ai."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.


Transmetohet nga Xherir iben Abdullah se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi nje ekspedite tek fisi Hath'Transmetohet nga Amer iben Shuajb: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij se. Disa njerez moren per mbrojtje renien ne sexhde, por megjithate, ata vrane prej tyre.

Kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u njoftua per kete gje, ai urdheroi qe te paguanin gjysmen e kompensimit te gjakut te tyre dhe tha: Une jam i pafajshem per cdo musliman qe qendron ne mesin e idhujtareve.
Ata thane: O i Derguari i Allahut, perse keshtu?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Qe zjarret e tyre (vatrat, njerezit e shtepise) te mos shohin njeri-tjetrin."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.


Transmetohet nga Muavija (radiallahu anhu) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Nuk ka per t'u nderprere emigrimi derisa te nderprehet pendimi dhe nuk prehet pendimi derisa dielli te lind nga perendimi i tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.


Transmetohet nga Abdullah iben Es-Seadi se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Emigrimi nuk ka per t'u nderprere per aq sa te luftohet armiku."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Nesai.


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Nuk ka emigrim pas clirimit te Mekes, por xhigad dhe qellim (nijet) dhe nese thirreni per ne lufte, atehere ngrihuni!"
Aisha transmeton hadith te njejte me te.
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.


Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) e cila u pyet per emigrimin dhe ajo tha: "Sot nuk ka me emigrim. Me pare besimtari ia mbathte me Fene e tij per tek Allahu dhe i Derguari i Tij nga frika e sprovimit, ndersa sot Allahu i ka dhene triumfin Islamit dhe besimtari e adhuron Zotin e tij kudo qe te jete."
Kete hadith e transmeton Buhariu.


Transmetohet nga Muxhasheu iben Mes'ud se ai shkoi bashke me vellane e tij, Muxhalid iben Mes'ud tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: "Ky eshte Muxhalidi dhe ka ardhur qe te te jape besen per te emigruar.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Nuk ka me emigrim pas clirimit te Mekes, por une e marr besen e tij per Islamin, imanin dhe xhihadin."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.




Shkeputur nga libri "Munteka el Ahbar"
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu: Bledar Albani

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.