CILESITE E MUXHAHIDEVE

 

Cilesite e kenaqshme te Muxhahidave



Persa i perket ushtarit musliman, muxhahidit ne rruge te Allahut, rojes se fortifikatave muslimane ai duhet te plotesoje ne veten e tij cilesite e meposhtme:

1. Te posedoje akide te paster islame dhe ta kuptoje ate me kuptim te sakte sic e permendem me pare tek cilesite e komandantit musliman.

2. T'i kushtoje rendesi virtytit te ciltersise dhe vertetesise ne marredhenie me vellezerit e tij muxhahida, madje edhe me njerezit ne pergjithesi, duke u sjelle mire me ta ashtu sic ka urdheruar Allahu i Lartesuar ne Librin e Tij dhe e ka sqaruar Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ne Sunetin e tij.

3. T'i bindet eprorit te tij edhe sikur te jete rob etiopias perderisa lufton per perhapjen e drejtesise dhe zhdukjes se zullumit (padrejtesise). Nuk i lejohet ushtarit musliman te rebelohet ndaj eprorit per sa kohe qe ai i permbahet rregullave te sheriatit dhe i bindet Allahut.

4. Te jete i sinqerte ne te gjitha punet e tij dhe ne vecanti ne xhihad per rrugen e Allahut dhe mbrojtjen e fortifikatave, per vete rendesine qe ka kjo cilesi ne jeten e ushtareve te islamit.

5. Ruajtja e dispozitave te Allahut detyra (vaxhibe) qofshin apo mustehabate (te pelqyeshme) dhe largimi nga te gjitha te ndaluarat duke shpresuar per kete shperblimin e Allahut dhe duke pasur frike perfundimin e keq dhe denimin qe posedon Ai.

6. Te kete besueshmeri, siguri tek komandanti i tij si dhe tek vellezerit e tij muxhahida. Te jete larg dyshimeve, mendimeve te keqija, paragjykimeve, hipotezave te pabaza sepse keto gjera e bejne personin te jete i coroditur, here ben perpara e here zmbrapset, fillon t'i dhimbset pasuria dhe shpirti i tij, humb ndjenjen e sakrifices dhe heroizmit ne beteje, i rendohet vetja dhe e merr me pertese takimin e armikut duke humbur keshtu ato gjera te cilat i deshiron muxhahidi dhe qe do i arrinte nese do kishte besueshmeri e siguri tek komandanti i tij dhe t`ia dorezonte ceshtjet Krijuesit te tij.

7. Te qenurit i vemendshem dhe ne kontroll te situates ashtu qe te shpetoje nga kurthet dhe intrigat e armiqve, madje te mundohet me sa te kete mundesi qe ai t'u pergatise kurthe armiqve dhe t'i mashtroje ata, sepse lufta eshte mashtrim sic eshte transmetuar ne dy Sahihet nga Xhabiri (Allahu qofte I kenaqur prej tij!) se ai ka thene: Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: ''Lufta eshte mashtrim.” Buhariu dhe Muslimi.
Pra lufta e suksesshme e cila i ka permbushur qellimet e saj eshte ajo e cila shoqerohet me mashtrim dhe jo vetem me perballje frontale per vete rrezikun qe permban perballja frontale ndersa nepermjet mashtrimit (dredhive) arrihet fitorja e deshiruar duke iu shmangur rrezikut.

8. Te jete vazhdimisht ne permendje te Allahut qofte edhe gjate perleshjes me armikun, sepse dhikri (Permendja e Allahut) eshte ushqim per shpirtin, qetesim per zemren, forcim i saj dhe e zhduk friken nga ajo. Allahu i Lartesuar thote: ''Me te vertete me permendje te Allahut qetesohen zemrat." {Rrad 28}

9. Modestia dhe morali i mire. Keto dy cilesi te poseduesve te imanit nepermjet te cilave behesh i dashur tek banoret e tokes dhe te qiellit, fiton Kenaqesine e Allahut, nderim dhe miresi nga Ai.

10. Nenshtrimi. Perulja para Allahut dhe t'i lutet Atij per veten e tij, per islamin dhe muslimanet qe Allahu t'u dhuroje atyre fitore dhe shperblim, t'i fale dhe te Jete i Kenaqur ndaj tyre.

11. Bujaria. Cilesi kjo e cila shfaqet ne deshiren e robit per te dhene dhe shpenzuar ne rruget e hajrit, e mbi cdo gje tjeter kjo tregohet ne dhenien e pasurise dhe shpirtit ne mejdanin (fushen) e xhihadit dhe te davetit (thirrjes per tek Allahu).
Me poshte do paraqesim disa cilesi me te cilat duhet te pajiset ushtria islame ne kohen kur ata jane te grumbulluar se bashku dhe ne vecanti, gjate udhetimeve te tyre apo gjate ruajtjes se pozicioneve dhe fronteve te luftes. Keto cilesi do i shkepusim nga ajetet e meposhtme:

a) Allahu thote: "Dhe kapuni qe te gjithe ju per litarin e Allahut e mos u percani. Perkujtoni Miresine e Allahut ndaj jush kur ju (para se te pranonit fene islame) ishit te armiqesuar e Ai i bashkoi zemrat tuaja duke ju bere juve vellezer me miresine e Tij." {Ali Imran 103}

b) Allahu i Lartesuar thote: ''(te xhenetit jane edhe) Ata qe pendohen, qe sinqerisht adhurojne, qe falenderojne, qe agjerojne, ata qe bejne ruku, qe bejne sexhde, qe urdherojne per te mira dhe ndalojne nga e keqja si dhe ata qe u permbahen dispozitave te Allahut. Pra pergezoji besimtaret." {Teube 112}

c) Allahu i Lartesuar thote:'' Muhamedi eshte i derguari i Allahut, e ata qe jane me te (sahabet) jane te ashper ndaj kafirave dhe te meshirshem ndermjet tyre. I sheh ata te perkulur (ne ruku) dhe te bien ne sexhde duke kerkuar miresi nga Allahu dhe Kenaqesine e Tij. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmes se sexhdes, ky eshte pershkrimi i tyre ne Teurat." {Fet`h 29}

d) Allahu I Lartesuar thote: "Pasha kohen. Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurte. Me perjashtim te atyre qe besuan dhe bene vepra te mira, qe e keshilluan njeri - tjetrin per t'iu permbajtur te vertetes, dhe keshilluan njeri - tjetrin per durim." {Asr 1-3}

Te ngjashme me kuptimin e ketyre ajeteve ka edhe shume ajete te tjera. Ajeti i pare (nga keto qe permendem) na tregon per domosdoshmerine e pajisjes me tre cilesi:

1. Kapja e vertete pas asaj me te cilen u dergua Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) Kurani dhe Suneti, sepse kush kapet pas ketyre dyjave ka shpetuar, dhe kush jeton nen hijen e ketyre dyjave do jete i lumtur dhe i fituar.

2. Domosdoshmeria e qendrimit me xhematin e muslimaneve dhe terheqja e verejtjes nga percarja, sepse qendrimi me xhematin e muslimaneve dhe dashuria mes tyre jane nga gjerat qe i do Allahu e po ashtu kete gje e deshirojne edhe robte e mire te Tij. Kurse percarja, mosmarreveshjet dhe pasojat e saj si: urrejtja, nderprerja e marredhenieve, zilia, etj jane te urrejtura tek Allahu. Eshte transmetuar tek "Sahihu Muslim" nga Ebu Hurejra; se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: ''Me te vertete Allahu pelqen per ju tre gjera dhe urren tre te tjera. Pelqen per ju qe ta adhuroni dhe mos t'i beni Atij shok asgje, te kapeni te gjithe pas Litarit te Allahut dhe mos te percaheni si dhe ta keshilloni ate i cili ka marre persiper drejtimin tuaj. Urren per ju tre gjera:Thashethemet, pyetjet e shumta (te panevojshme) dhe shperdorimin e pasurise.” Transmeton Muslimi, me nr. 1715.
Sic shihet ky tekst fisnik permban ne veten e tij urdherin per bashkim rreth te vertetes dhe kapjen fort pas saj si dhe largimin nga percarja e mosmarreveshjet, sepse ato mbartin me vete shkaqet e dobesise, humbjes dhe sherrit.

3. Falenderimi qe duhet t'i shprehim Allahut per Miresite e Tij te cilat nuk mund t'i numeroje numerues e as t'i perfshije boja e kalemit. Nga Miresite me te medha eshte miresia e fese islame me te cilen i ka mbushur Allahu zemrat, i ka ngjallur me te shpirtrat, i ka permiresuar me te gjymtyret duke bere qe te bazohet ceshtja e muslimaneve mbi fjalen e ihlasit (shehadetit) dhe gjykimit me sheriatin e paster e te drejte te Allahut, sheriat i cili kush pelqehet me te dhe gjykimin e tij ka fituar lumturine dhe sundimin e Allahu i ka garantuar atij shpetim ne kete bote dhe ne ahiret. Ajeti i dyte na tregon per nje numer cilesish fisnike me te cilat duhet te pajiset cdo musliman e mulimane dhe ne vecanti ata qe luftojne ne rruge te Allahut:

1. Pendimi i vertete i cili konsiderohet meshire nga me i Meshirshmi i meshiruesve, i Cili duke e ditur dobesine e njeriut dhe renien e tij ne gabime here pas here ia hapi atij kete dere: deren e pendimit dhe e urdheroi qe te pendohet tek Ai nga cdo gjynah me sinqeritet dhe vertetesi duke thene: '' Dhe pendohuni tek Allahu te gjithe ju o besimtare, ashtu qe te shpetoni.'' {Nur 31}
Gjithashtu thote: ''O ju te cilet keni besuar, pendohuni tek Allahu me nje pendim te sinqerte." {Tahrim 8}.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) megjithese ishte i ruajtur dhe i siguruar nga ana e Allahut qe te mos binte ne asnje gabim me dashje, bente shume istigfar dhe teube si adhurim ndaj Allahut dhe si nxitje per roberit e Allahut te cilet deshirojne pasimin e shembullit te tij ne fjalet dhe veprat e tij.

2. Dashuria per adhurim dhe ekzistenca e ibadetit ne cdo levizje, ne cdo gjendje, ne cdo pune nga punet e tij. Fjala ibadet perfshin cdo gje te cilen e do Allahu dhe e pelqen nga fjalet qofte apo nga veprat, te hapta qofshin apo te fshehta.

3. Duhet t'i shprehim hamd dhe shukr (falenderim) Allahut, sepse Ai e meriton dicka te tille per miresine e krijimit, te ekzistences, te shpalljes se librave, te dergimit te pejgambereve, nderimin e bijve te Ademit dhe dallimin e tyre mbi shume krijesa te tjera te cilat nuk i di kush pervec Tij sesa jane.

4. Sic e kane komentuar ulemate fjalen "saihun" ka per qellim agjeruesit qofte ky agjerim farz apo nafile. S`ka dyshim se agjerimi eshte nga veprat me te mira te cilat e pastrojne shpirtin dhe e forcojne lidhjen me Allahun per vete faktin se gjate agjerimit largohet nga kenaqesite dhe epshet duke besuar ne miresite e Tij dhe duke shpresuar shperblimin e Tij.

5. Kryerja e rukuse dhe sexhdes. Keto dy vepra qe megjithese i perfshin fjala ibadet kane nje vlere dhe vecori qe nuk gjendet ne dicka tjeter duke qene keto dy vepra dy argumente te vertete per besimin e thelle te robit dhe per dashurine ndaj Zotit te tij, duke fituar keshtu Kenaqesine e Tij. Per kete arsye Allahu e ka lavderuar dhe ngritur larte ate person, i cili vazhdimisht ben ruku dhe sexhde: ''(a pabesimtari eshte ne gjendje me te mire) Apo ai qe kohen e nates e kalon ne adhurim duke bere sexhde e duke u falur, ia ka friken Botes Tjeter dhe shpreson ne Meshiren e Zotit te tij." {Zumer 9}
Gjithashtu thote: "Dhe ata qe per hir te Zotit te tyre e kalojne naten duke bere sexhde e duke qendruar ne kembe (duke u falur)." {Furkan 64}.
Kur nje person i kerkoi Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) qe ta luste Allahun per te qe te ishte ne shoqerine e Pejgamberit ne xhenet; i tha (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!): ''Me ndihmo mua duke bere sexhde te shumta."

6. Urdherimi per te mire dhe ndalimi nga e keqja, nje nga parimet baze te fese islame dhe qe nuk mund te rregullohet ceshtja e umetit pa kete parim. Me te vertete muxhahidat jane ata qe me se shumti kane nevoje ta praktikojne kete parim mes tyre, sepse vete xhihadi qe ata bejne me pasurite dhe shpirtrat e tyre nuk eshte gje tjeter vecse urdherim per te mire dhe ndalim nga e keqja. Allahu i ka lavderuar praktikuesit e kesaj gjeje duke thene: ''Ju jeni populli me i mire i ardhur per te miren e njerezve, urdheroni per te mira dhe ndaloni nga te keqjiat dhe i besoni Allahut." {Ali Imran 110}

7. Ruajtja e dispozitave dhe kufijve qe ka vendosur Allahu. Kjo shfaqet ne veprimin e atye gjerave qe duhen kryer dhe largimin nga ato gjera qe duhen lene, te kujdeset per ato obligime qe i ka caktuar sheriati ashtu sic duhet. Te mos mungoje ne ato vende qe Allahu e ka urdheruar te jete i pranishem dhe te mos gjendet ne ato vende qe Allahu ia ka ndaluar atij. Pastaj u mbyllen keto virtyte te larta me pergezim per besimtaret e vertete te cilet i kane permbledhur te gjitha keto cilesi. Me cfare gjeje u pergezuan? U pergezuan me xhenet, gjeresia e te cilit eshte sa gjeresia e qiellit dhe e tokes. Ne keto xhenete Allahu ka pergatitur 100 grade per muxhahidat ku largesia mes cdo dy gradeve eshte sa largesia mes tokes dhe qiellit. Ajeti i trete tregon per tre cilesi qe i kane poseduar muxhahidet e pare nga muhaxhiret dhe ensaret (Allahu qofte i kenaqur me ta!). Per vete rendesine qe kane keto cilesi jane permendur ne Teurat, Inxhil dhe Kuran qe te lakmoje ne to cdo musliman dhe muslimane, cdo besimtar dhe besimtare e t'i pajisin vetet e tyre me to, e ne vecanti muxhahidet te cilet i kane shitur shpirtrat e tyre te shtrenjte per te arritur dicka me te shtrenjte dhe me te qendrueshme: xhenetin e Allahut dhe kenaqsine e Tij.

Cilesia e pare: Ashpersia ndaj armiqve dhe meshira me te dashurit duke zbatuar fjalen e Allahut: "(besimtaret) jane te meshirshem (te perulur) ndaj njeri -tjetrit dhe te ashper ndaj pabesimtareve" {Maide 54}.
Transmetohet ne Sahihejn nga Numan bin Beshir se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: ''Shembulli i besimtareve ne dashurine dhe meshiren qe kane mes tyre eshte si shembulli i trupit te vetem qe kur ankohet nje pjese e tij i gjithe trupi ndjen ethe dhe pagjumesi." Buhariu dhe Muslimi.

Cilesia e dyte: Namazi i shumte, dashuria per te dhe sinqeriteti ne te. Me te vertete namazi eshte nder veprat me te mira dhe me te vlefshme, kush kujdeset per te kujdeset per te gjithe fene dhe kush e humb ate atehere gjerat e tjera do i kete edhe me te humbura.

Cilesia e trete: Kerkimi i shperblimit nga Allahu dhe shpresimi ne arritjen e tij. Shperblimi me i madh dhe me i mire eshte Kenaqesia e Allahut. Po ashtu sureja Asr na tregon per kater cilesi fisnike te cilat Allahu i ka bere burim suksesi, burim permiresimi dhe shpetim nga humbja e sigurte prandaj kerkohet nga umeti i Kuranit qe te vishet me keto cilesi .Gjithashtu kerkohet nga muxhahidat e rruges se Allahut qe te praktikojne realisht ne jeten e tyre ate cfare tregon kjo sure duke qene njerezit me paresore per dicka te tille:

1. Besimi i vertete ne cdo gje qe eshte detyre te besohet nga feja e Allahut.
2. Kryerja e veprave te mira me gjymtyre te cilat na i ka dhuruar Allahu per kete qellim.
3. Keshillimi me njeri-tjetrin per t`iu permbajtur te vertetes ne kryerjen e adhurimeve dhe lenien e gjynaheve.
4. Keshillimi me njeri-tjetrin per durim duke perfshire te gjitha llojet e durimit:

*Durim ne kryerjen e adhurimeve te cilat i ben per te kenaqur Allahun dhe duke shpresuar ne shperblimin e madh qe posedon Ai, qofte shperblim i menjehershem apo i mevonshem, si dhe duke pasur frike nga denimi i Allahut, i menjehershem qofte ky denim apo i mevonshem.

*Durim ne frenimin e vetes nga gjynahet duke mos iu afruar atyre per vete poshtersine dhe fundin e keq qe ka gjynahu si ne kete bote ashtu dhe ahiret. Ndersa n.q.s. bie ne ndonje gjynah, atehere le te shpejtoje me nje pendim te sinqerte para se te mbaroje koha e teubes dhe te mbyllet dera e saj.

*Durim ndaj sprovave dhe fatkeqesive qe mund te ndodhin, te cilat jane te shkruara dhe te Caktuara nga Allahu qe ne Ezel. Keto sprova mund te jene lendim, fatkeqesi ne pasuri apo ne femije apo ne veten e tij, hatesire, pakesim i fryteve, e gjera te tjera te cilat jane Caktuar sipas Urtesise se Allahut.

Se fundi; o ti musliman muxhahid ne rruge te Allahut! Per te lartesuar Fjalen e Tij, keto ishin disa maja lapsash qe po i vendos para teje qe sic e lexon dhe vete kishin te bejne me sqarimin e shkaqeve te fitores ndaj armiqve te Allahut, sqarimin e virtyteve te larta me te cilat duhet te pajiset komandanti i ushtrise islame si dhe pjesetaret e tjere te ushtrise e sidomos ata qe marrin pjese ne frontet e luftes e ne ruajtjen e fortifikatave,e gjithe kjo per te siguruar mbrojtjen e islamit dhe muslimaneve.
I shkrova ashtu qe te punosh me to si dhe t'i masesh punet dhe levizjet e tua me peshoren e ketyre gjerave, nese e ben kete atehere dije se je ne udhezim te drejte.

Lutja e jone e fundit eshte: El hamdulilahi Rabil alemin.




Shkeputur nga libri "Shkaqet e fitores sipas sheriatit dhe cilesite
e kenaqshme te muxhahidave"
Autor: Zejd bin Muhamed bin Hadij el Medkhalij
Perktheu: Shuajb Rexha Ebu Duxhanah

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.