Kater te pestat e plackes se luftes u takon luftetareve
dhe se kjo pjese nuk ka qene per te Derguarin e Allahut
(sal-lallahu alejhi ue sel-lem)
Transmetohet nga Amer iben Abese se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u fal me ne prane deveve te fituara nga lufta. Kur dha selam, ai mori disa qime nga nje deve aty, pastaj tha: Mua nuk me lejohet prej plackes suaj te luftes, qofte edhe sa keto qime, pervec nje te pestes e cila edhe ajo do te kthehet tek ju."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe Nesai me te njejtin kuptim.
Transmetohet nga Ubade iben Es-Samit (radiallahu anhu) se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u fal me ta tek disa deve qe do te ndaheshin si placke lufte. Pasi dha selam, ai u ngrit tek ato devete dhe mori disa qime me dy gishtat e tij, pastaj tha: Keto jane prej plackes suaj te luftes dhe mua nuk me takon asgje prej tyre, pervec pjeses sime, nje te pestes e cila do t'iu kthehet perseri juve. Keshtuqe kthejeni gjilperen dhe perin, apo dicka me te madhe a me te vogel qe e keni marre hua!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi ne Musned.
Transmetohet nga Amer iben Shuajb: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij ne ngjarjen e Havazinit se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) iu afrau disa deveve dhe mori disa qime me mollezat e gishtave te tij. pastaj tha: O ju njerez, mua nuk me takon nga kjo place asgje, as keto qime, pervec nje te pestes e cila edhe ajo do t'iu kthehet juve. Keshtuqe kthejeni perin dhe gjilperen (e marre hua)!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesai, por ky i fundit nuk e ka permendur shprehjen: "Kthejeni perin dhe gjilperen e marre hua!"
Armet dhe veshjet e luftes se luftetarit te armikut i takojne vrasesit te tij prej muslimaneve dhe nuk ndahen me placken e luftes
Transmetohet nga Ebu Katade se ka thene: "Dolem me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne luften e Hunejnit. Kur u takuam, muslimanet kishin levizje te shumta.
Thote: Une pashe nje burr prej idhujtareve mbi nje burr prej muslimaneve dhe shkova tek ai nga pas shpine. Atehere e godita ne damarin e qafes, ndersa ai u kthye nga une dhe me shtrengoi aq fort, saqe ndjeva eren e vdekjes, por pastaj ai vdiq dhe me leshoi.
Atehere shkova dhe arrita Umer Iben Hatabin i cili tha: C'fare kane njerezit? Une thashe: Urdherin e Allahut.
Pastaj njerezit u kthyen dhe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ul, pastaj tha: Kush vret nje armik dhe ka deshmitar per kete, atij i takon arma dhe veshja e tij.
Thote: U ngrita dhe thashe: Kush deshmon per mua?
Pastaj u ula dhe i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha perseri fjalen e meparshme.
Thote: U ngrita dhe thashe: Kush deshmon per mua? Pastaj u ula dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e tha per here te trete. Une u ngrita dhe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: C'fare ke, o Ubade?
Atehere i tregova se si ndodhi dhe nje burr nga mesi i njerezve tha: Ai thote te verteten, o i Derguari i Allahut, ndersa arma dhe veshja e atij burrit jane tek une, prandaj jepja te drejten e tij!
Ebu Beker Es-Sidiku tha: Jo, per Zotin! Atehere do te shkojne njerezit tek ndonje luan nga luanet e Allahut (trimat luftetare) te cilet luftojne per Allahun dhe per te Derguarin e Tij, ndersa ata do t'u japin atyre placken e atyre qe kane vrare!
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ai thote te verteten, prandaj jepja placken e tij!
Atehere ma dha.
Thote: Une e shita veshjen luftarake dhe bleva nje kopesht tek fisi Beni Selime. Ky ishte kapitali i pare qe fitoja qe sa kisha hyre ne Islam."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ngrit ne diten e luftes se Hunejnit dhe tha: "Kush vret nje burr (prej armiqve), atij i takon arma dhe veshja e tij.
Ebu Talha ate dite vrau njezet burra dhe mori plackat e tyre."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Kush vecohet ne gjakun e nje burri dhe e vret ate, atij i takon placohet ne gjakun e nje burri dhe e vret ate, atij i takon placka e tij. Thote: Ate dite Ebu Talha mori plackat e njezet e nje burrave (prej armiqve)."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Auf iben Malik se ai i ka thene Halid iben Velidit: "A nuk e di qe i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka dhene vendim qe arma dhe veshja e te vrarit prej armiqve i takon vrasesit te tij?
Ai tha: Po, e di."
Kete hadith e transmeton Muslimi.
Transmetohet gjithashtu nga Aufi dhe Halidi se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk i ka ndare me placken e luftes armet dhe veshjet e te vrareve."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Auf iben Malik (radiallahu anhu) se ka thene: "Nje burr nga Himjera vrau nje burr prej armiqve dhe donte te merrte armet e tij, por Halid iben El-Velid e ndaloi ate, nderkohe qe ishte pergjegjes i tyre.
Auf iben Maliku shkoi tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe e njoftoi me kete gje. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha Halidit: Perse nuk ia dhe placken e tij? Ai tha: Mu duk shume, o i Derguari i Allahut!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jepja atij ato!
Me pas Halidi kalon prane Aufit i cili terhoqi zvarre rroben e tij dhe tha: A nuk t'a mora ate qe tregova per ty tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)?
Kete gje e degjoi i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili u nxeh dhe tha: Mos ia jep ato, Halid! A do t'i leni te qete princat e mi? Shembulli juaj dhe i atyre, eshte si ai burri nje caktohet bari per disa deve e dele te cilat ai i kullos, pastaj kerkon t'i coje tek uji dhe i gjen nje pellg nga i cili ato pine ujin e paster dhe lene te turbullin. Uji i paster eshte per ju, ndersa ai i turbullti mbi ta."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Ne nje transmetim tjeter thote: "Dola bashke me Zejd iben Harithe ne luften e Mu'tas. Me shoqeroi edhe nje ndihmues prej banoreve te Jemenit dhe shkuam bashke. Kur u ballafaquam me forcat romake pame ne mesin e tyre nje burr me floke te verdhe, mbi nje kal me shale prej ari dhe me arme prej ari ne dore. Ky romaku filloi t'i shqetesoje muslimanet. Ai ndihmesi nga Jemeni zuri vend pas nje shkembi dhe kur romaku kaloi prane tij, ai preu kycin e kembes se pasme te kalit te tij dhe ai u rrezua. Pastaj e vuri poshte dhe e vrau, pastaj i mori kalin dhe armen e tij.
Kur Allahu ua dha triumfin muslimaneve, Halid iben El-Velid dergoi qe t'i merrnin placken qe mori.
Aufi thote: Shkova tek Halidi dhe i thashe: O Halid, a nuk e di qe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka dhene vendim qe arma dhe veshja e te vrarit i takon vrasesit te tij?
Halidi tha: Po, e di, por mua m'u duk shume.
Ose ktheja ate atij, ose do t'ia tregoj te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ceshtjen tuaj!
Ai refuzoi t'ia kthente atij.
Aufi thote: U mblodhem tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe une ia tregova atij historine e ndihmuesit dhe vepren e Halidit…"
Pastaj permendi pjesen tjeter te hadithit me te njejtin kuptim si ai i pari.
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Ai argumenton qe placka e shumte i jepet prijesit dhe se kafsha e luftes eshte prej plackes se luftetarit.
Transmetohet nga Seleme iben El-Ekvea se ka thene: "Luftuam me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) Havazinin. Nderkohe qe ne po hanim dreke me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), aty vjen nje burr hipur mbi nje deve te kuqe. Ai e uli ate ne gjunje dhe pastaj nxori nje gjalme nga xhybja e tij dhe lidhi devene. Pastaj u afrua dhe hengri bashke me njerezit. Pastaj po shihte se ne mesin tone ka dobesi, pak kafshe mbartese dhe se disa prej nesh ishin ne kembe.
Pastaj ai doli me nxitim dhe shkoi te deveja e tij, e zgidhi ate, e uli dhe hipi mbi te, pastaj e ngacmoi qe te ecte shpejt.
Pas tij shkoi nje burr mbi nje deve te shpejte.
Seleme thote: Dola edhe une me nxitim dhe arrita devene e muslimanit, pastaj arrita devene e kuqe, e parapriva ate dhe pastaj zbrita dhe e kapa per kapistre qe t'a ulja. Kur ajo i vuri gjunjte ne toke, une nxorra shpaten dhe e godita ne koke, ndersa ai foli dicka neper dhembe.
Pastaj erdha me ate deve perpara mbi te cilen ishte barra dhe arma e tij. Kur mberrita me priti i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) bashke me njerezit dhe tha: Kush e vra ate njeri?
Ata thane: Seleme iben El-Ekvea.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: "Atij i takon e gjithe placka e tij."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Abdurr-Rrahman iben Aufi (radiallahu anhu) se ka thene: "Ndersa une isha ne rresht ne luften e Bedrit, pashe nga e djthta ime dy djelmosha prej ensareve me moshe te vogel. Ne ate cast uroja qe te isha midis dy burrave me te forte se ata. Njeri nga ata te dy ma beri me shenje dhe tha: O xhaxhi, a njeh Ebu Xhehlin?
Une thashe: Po. Por perse te duhet ai ty, o biri vellait tim?
Ai tha: Kam marre vesh se ai shan te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpriti im, sikur t'a shoh ate, trupi im nuk i ndahet trupit te tij derisa te vdese ai qe e ka vdekjen me afer prej ne dyve!
Thote: U habita me te. Pastaj me kapi tjetri dheme tha si i pari.
Nuk zgjati shume dhe une e pashe Ebu Xhehlin pas disa njerezve, pastaj u thashe atyre: A e shihni ate atje? Ai eshte shoku juaj per te cilin pyetet.
Thote: Atehere ata u versulen dhe e goditen me shpatat e tyre derisa e vrane, pastaj shkuan me nxitim tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qe t'a lajmeronin per kete.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kush prej juve e vrau?
Cdonjeri prej tyre tha: Une e vrava.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A e keni fshire gjakun nga shpatat?
Ata thane: Jo.
Atehere ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) veshtroi tek te dyja shpata dhe tha: Qe te dy e keni vrare. Ndersa placken e tij ia dha Muadh iben Amer iben El-Xhumuh, kurse dy burrat (e vegjel) ishin Muadh iben Amer Iben El-Xhemuh dhe Muadh iben Afra."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Iben Mes'udi (radiallahu anhu) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me dha shpaten e Ebu Xhehlit ne diten e luftes se Bedrit te cilin une e kisha vrare."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi, ndersa Ahmedi e transmeton me te njejtin kuptim. Iben Mes'udi e arriti Ebu Xhehlin dhe i dha goditjen vdekjeprurese. Kete kuptim e ka transmetuar Ebu Daudi e te tjere.
Barazia ndermjet te fortit dhe te dobtit, ndermjet atij qe luftoi
dhe atij qe ishte ne prapavije dhe nuk luftoi
Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha ne diten e Bedrit: "Kush ka bere kete e kete, ai do te kete plus pjeses se tij nga placka e luftes, kete e kete.
Thote: Te rinjte kaluan para dhe kapen flamujt dhe nuk i leshonin ato. Pasiqe Allahu u dha atyre triumfin, te moshuarit thane: Ne i shim ne ndihmen tuaj dhe nese ju do te mundeshit, atehere do te kerkonit ndihmen tone, keshtuqe mos e merrni te gjithe placken dhe te na lini pa gje.
Te rinjte refuzuan dhe thane: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na e ka dhene ate neve.
Atehere Allahu zbriti ajetin: "Te pyesin ty per placken e luftes. Thuaj: Placka e luftes eshte per Allahun dhe te Derguarin e Tij." deri ne Fjalen e Allahut: "Ashtu si te nxorri ty Zoti yt nga shtepia jote me te Verteten, edhe pse nje pjese e besimtareve kete nuk e pelqejne." [El-Enfal: 1-5].
Thote: Ai (emigrimi) ishte i mire per ta, po keshtu edhe kjo tani. M'u bindni mua, sepse une e di me mire se ju fundin e kesaj. Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ndau placken e luftes ne menyre te barabarte."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Transmetohet nga Ubade iben Es-Samit (radiallahu anhu) se ka thene: "Dola me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe deshmova me te luften e Bedrit. Njerezit u ndeshen me njeri-tjetrin dhe Allahu mundi armikun. Disa ia mbathen dhe pas tyre shkuan disa besimtare te cilet disa i zinin rob e disa i vrisnin. Nje grup tjeter po merrej me grumbullimin e plackes se luftes, ndersa nje grup tjeter kishte rrethuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per t'a ruajtur nga ndonje perfitim i armikut nga pakujdesia e tyre. Kur ra nata dhe njerezit u bashkuan me njeri-tjetrin, ata qe grumbulluan placken e luftes thane: Ne e mblodhen dhe grumbulluam ate, keshtuqe askush nuk ka pjese ne te.
Ata qe dolen ne ndjekje te armikut thane: Ju nuk keni me shume te drejte ne te sesa ne. Ne e larguam armikun nga ajo dhe i mundem ata.
Ndersa ata qe qendruan me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thane: Ju nuk keni me shume te drejte se ne, sepse ne qendruam dhe ruajtem te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nga ndonje sulm i mundshem i armikut ne rast pavemendje nga ne.
Atehere zbriti ajeti: "Te pyesin ty per placken e luftes. Thuaj: Placka e luftes eshte per Allahun dhe te Derguarin e Tij. Kini frike Allahun dhe rregulloni lidhjet me njeri-tjetrin!" Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ndau ate me nxitim ndermjet muslimaneve."
Ne nje transmetim tjeter te shkurtuar thuhet: "Ky ajet zbriti per ne, luftetaret e Bedrit, kur u kunershtuam per placken e luftes dhe nuk u sollem mire. Atehere Allahu e hoqi ate nga duart tona dhe ia dha te Derguarit te Tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili e ndau ate ne menyre te barabarte."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Sead iben Malik se ka thene: "Thashe: O i Derguari i Allahut, dikush qendron ne prapavijen e ushtrise, a merr ai pjese te barabarte me te tjeret nga placka e luftes?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Te paste nena, o Iben Umu Sead, a nuk furnizoheni e triumfoni vecse prej te dobteve tuaj?"
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Mus'ab iben Sead se ka thene: "Seadi mendoi se kishte prioritet me teper se te tjeret, por i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A nuk furnizoheni e triumfoni vecse per shkak te te dobteve tuaj?"
Kete hadith e transmeton Buhariu dhe Nesai.
Transmetohet nga Ebu Ed-Darda se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Me sillni ketu te dobetit tuaja, sepse ju nuk furnizoheni dhe nuk triumfoni vecse prej te dobeteve tuaj!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte.
Lejimi i dhenies pririoritet nje pjese te ushtrise per shkak te perpjekjes, vuajtjes dhe barres se tyre me te rende se te tjeret:
Transmetohet nga Seleme Iben El-Ekvea i cili permendi historine e sulmit te Abdurr-Rrahman El-Fezari kunder kapitalit te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe te cilin ky e shpetoi ate prej tij. Thote: "Kur u gdhime, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kaloresi yne me i mire sot ka qene Ebu Katade, ndersa kembesori me i mire ka qene Seleme.
Thote: Pastaj i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me dha mua pjesen e kaloresit dhe pjesen e kembesorit. Mi dha te dyja bashke."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Sead iben Ebi Vekas se ka thene: "Ne diten e luftes se Bedrit i shkova te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me nje shpate ne dore dhe i thashe: O i Derguari i Allahut, Allahu m'a ka sheruar gjoksin sonte nga armiku, prandaj m'a dhuro mua kete shpate!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kjo shpate nuk eshte as e jotja dhe as e imja.
Une u largova duke thene: Ka per t'iu dhene dikujt qe nuk ka luftuar ashtu si une. Ndersa po ecja, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) vjen dhe me thote: Pergjigju!
Mendova se kishte zbritur ndonje ajet per fjalen qe thashe, por kur shkova ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me tha: Ti me kerkove kete shpate, por ajo nuk eshte as e imja dhe as e jotja, ndersa Allahu ma dha ate mua, keshtuqe tani ajo eshte e jotja. Pastaj lexoi ajetin: "Te pyesin ty per placken e luftes. Thuaj: Placka e luftes eshte per Allahun dhe te Derguarin e Tij. Kini frike Allahun dhe rregulloni lidhjet me njeri-tjetrin!" [El-Enfal: 1].
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Dhenia me teper pararojes se ushtrise dhe barazimi i tyre
me te tjeret ne placken e luftes
Transmetohet nga Habib iben Mesleme se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u dha atyre nje te katerten ne fillim te luftes dhe pastaj nje te treten pas heqjes se nje te pestes se vet, kur u kthye."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Ubade iben Es-Samit (radiallahu anhu) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u jepte atyre nje te katerten me teper kur niseshin dhe nje te treten kur ktheheshin."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Iben Maxheh dhe Tirmidhiu.
Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Kur pararoja futej thelle ne token e armikut, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u caktonte atyre nje te katerten e plackes se luftes dhe kur ktheheshin bashke me te gjithe njerezit, ai u caktonte atyre nje te treten. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk e pelqente dallimin ne placken e luftes dhe thoshte: Besimtari i fuqishem t'i japi atij te dobetit!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i jepte anetareve te ekspeditave nje pjese te ve"I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i jepte anetareve te ekspeditave nje pjese te vecante per ta, pervec pjeses se perbashket me te gjithe ushtrine. Ndersa nje e pesta e tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte e obligueshme mbi te gjitha keto."
Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhu) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi nje ekspedite ne drejtim te Nexhdit dhe une dola bashke me ta. Pjesa jone e plalces ishte dymbedhjete deve, pastaj i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na dha teper nga nje deve secilit nga ne."
Keto dy hadithe jane muttefekun alejhi.
Ne nje transmetim tjeter thote: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi nje ekspedite ne drejtim te Nexhdit dhe ne arritem te fitojme placke lufte te madhe. Prijesi yne i dha secilit nga ne nje deve. Pastaj erdhem tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili ndau placken e luftes ndermjet nesh. Pjesa e secilit nga ne arriti dymbedhjete deve, pas heqjes se nje te pestes. Ndersa pjesen qe Ne nje transmetim tjeter thuhet:'a ndau prijesi yne i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk e llogariti dhe as nuk e qortoi ate. Keshtuqe pjesa e secilit nga ne ishte trembedhjete deve bashke me shtesen."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Transmetohet nga Amer iben Shuajb: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Gjakerat e muslimaneve jane te barabarte dhe besen e njerit prej tyre e mbajne te gjithe (nese njeri prej tyre i jep besen dikujt prej jobesimtareve per te hyre dhe per t'u mbrojtur nen besen e tij, atehere te gjithe muslimanet e ruajne ate bese). Edhe ee i largeti prej tyre i mbron ata. Ata jane nje dore vetme kundra te tjereve. I fuqishmi prej tyre e ndihmon dhe i jep atij me te dobetit dhe pararoja e tyre i jep komandantit."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Ndersa Ahmedi thote ne transmetimin e Ebu Talibit se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Pararoja e jep prej plackes se arritur ushtrise dhe ushtria i jep pararojes."
Sqarimi i pjeses se vecante qe ishte per te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) si dhe pjesa e tij kur nuk ishte prezent:
Transmetohet nga Jezid iben Abdullah se ka thene: "Ne ishim ne nje ndertese dhe aty hyri nje burr me nje cope leter ne dore ne te cilen shkruhej: Nga Muhamedi, i Derguari i Allahut, per fisin Beni Zuhejr iben Kajs: Nese ju deshmoni se nuk ka zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Allahut, nese falni namazin, jepni zekatin dhe jepni nje te pesten e plackes se marre ne lufte si dhe pjesen e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe pjesen e tij te vecante, atehere ju jeni te sigurte ne sigurine e Allahut dhe te Derguarit te Tij!
Thame: Kush t'a ka shkruajtur kete?
Ai tha: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe Nesai.
Transmetohet nga Amir Esh-Sheabi se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kishte nje pjese te vecante nga placka e luftes te ciles i thonin "Es-Safi". Nese donte ai merrte nje rob, ose nje robereshe, ose nje kal te cilin e zgjidhte para ndarjes se nje te pestes."
Transmetohet nga Iben Auni se ka thene: "Pyeta Muhamedin per pjesen e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe Safijin e tij, ndersa ai tha: Atij i benin pjese bashke me muslimanet edhe nese nuk prezentonte ne lufte, ndersa Safiji i tij ishte nje zgjedhja e nje koke para cdo ndarje."
Te dy keto hadithe i transmeton Ebu Daudi, dhe qe te dy jane mursel.
Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ka thene: "Safija ka qene prej Safijit te te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e mori shpaten e tij Dhul-Fekar jashte ndarjes se plackes ne luften e Bedrit dhe per te ka pare esnderr ne luften e Uhudit."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili thote: Ky hadith eshte Hasen Garib.
Kujt i jepet nga placka e luftes
Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shkonte ne lufte dhe merrte me vete edhe disa gra te cilat mjekonin te plagosurit. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u jepte atyre prej plackes se luftes, por nuk u jepte pjese te caktuar si luftetaret."
Transmetohet gjithashtu nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se: "Ai i shkroi nje leter Nexhde El-Harurit: Ti me pyete per gruan dhe robin, a kane hise te caktuar nese prezentojne ne lufte me te tjeret?
Ata nuk kane pasur hise te caktuar, vetem nese u jepej nga placka e njerezve."
Te dy keto hadithe i transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i jepte grave dhe roberve prej plackes se luftes, por jo nga ajo qe arrinin ushtaret vete."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Umejr meula Ebu El-Lehm se ka thene: "Prezentova ne luften e Hajberit bashke me padronet e mi. Ata i folen te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per mua dhe ai me dha nje shpate te cilen e terhoqa zvarre. Por me pas u njoftua se une isha rob dhe atehere ai urdheroi qe te me japin dicka prej plackave jo shume te mira."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte.
Transmetohet nga Hashrexh iben Zijad: Nga gjyshja e tij prej babai se: "Ajo doli me te Derguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne luften e Hajberit bashke me pesembedhjete gra te tjera. Kete gje e mori vesh i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe dergoi te na therrasin. Kur erdhem, vume re zemerimin tek ai dhe pastaj tha: Me ke keni dale dhe me lejen e kujt keni dale?
Ne thame: O i Derguari i Allahut, ne erdhem per nje shetitje dhe per te ndihmuar ne Rrugen e Allahut. Ne kemi me vete ilace per te plagosurit, mund te mbledhim shigjetat dhe t'u japim per te pire ushtareve.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ngrihuni dhe largohuni!
Kur Allahu e hapi Hajberin ne duart e tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ai na bere hise edhe neve ashtu si burrave.
Thote: I thashe asaj: O gjyshe, c'fare placke ishte ajo?
Ajo tha: Hurma."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Ez-Zuhri se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u dha pjese disa ciguteve te cilet luftuan perkrah tij."
Kete hadith e transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Daudi ne merasilet e tij.
Transmetohet nga El-Euzai se ka thene: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u beri hise edhe disa femijeve ne placken e luftes se Hajberit."
Kete hadith e transmeton Tirmidhiu. Por pjesa e ketyre dhe te atyre ne hadithin e mesiperm drejtohen per nga dhenia e tyre nje pjese per t'i kenaqur dhe jo pjese te caktuar si ajo e ushtareve.
Hiseja e kaloresit dhe hiseja e kembesorit
Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i beri pjese burrit dhe kalit te tij tre hise: Nje hise per te dhe dy hise per kalin e tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) caktoi per kaloresin dy hise dhe per kembesorin nje hise."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Caktoi ne diten e Hunejnit per kaloresin tre hise: Per kalin dy hise dhe per burrin nje hise."
Kete hadith e transmeton Iben Maxheh.
Transmetohet nga El-Mundhir iben Ez-Zubejr: Nga babai i tij se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha Zubejrit nje hise, mamase se tij nj hise dhe kalit te tij dy hise."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Ne nje transmetim tjeter thote: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) caktoi kater hise per Zubejrin ne luften e Hajberit: Nje hise per Zubejrin, nje hise per te afermit e tij, per Safijen te emen e tij dhe dy hise per kalin e tij."
Kete hadith e transmeton Nesai.
Transmetohet nga Ebu Amra: Nga babai i tij se ka thene: "Ne ishim kater vete dhe kishim nje kal dhe shkuam tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha cdokujt nga ne nje hise dhe per kalin dy hise."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Emri i ketij sahabiut eshte Amer iben Muhsin.
Transmetohet nga Ebu Vehmi se ka thene: "Luftuam perkrah te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) une dhe vellai im bashke me dy kuajt tane. I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na dha neve gjashte hise: Kater hise per dy kuajt tane dhe dy hise per ne."
Transmetohet nga Ebu Kebshe El-Enmari se ka thene: "Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) cliroi Meken, Zubejri ishte ne krahun e majte, ndersa Mikdadi ne te djathtin. Kur i Derguari i allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) erdhi ne Meke dhe pasi u qetesuan njerezit, ata dy erdhen bashke me kuajt e tyre.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ngrit dhe filloi te fshinte pluhurin nga ata te dy, pastaj tha: Une kam caktuar per kalin dy hise dhe per kaloresin nje hise. Ai qe i pakeson ato, ate e pakeson Allahu!"
Te dy keto hadithe i transmeton Darakutni.
Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i ndau dyqind kuajve ne luften e Hajberit, dy e nga dy hise per secilin kal."
Transmetohet nga Halid El-Hadha se ka thene: "Nuk ka kundershtim per kete ne transmetimet prej te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Kaloresit i takojne tre hise dhe kembesorit nje hise."
Te dy keto hadithe i transmeton Darakutni.
Transmetohet nga Mexhmea iben Xharije El-Ensari se ka thene: "Tokae e Hajberit u ndane per pjesemarresit ne luften e Hudejbijes. Ato toka i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i ndau ne tetembedhjete hise, ndersa ushtria perbehej nga nje mije e peseqind ushtare, nder te cilet treqind ishin kalores. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha kaloresit dy hise dhe kembesorit nje hise."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi i cili thote se hadithi i Iben Umerit eshte me i sakte. Thote: Ngaterresa ne hadithin e Mexhmeit eshte se ai tha: Treqind kalores, ndersa ata ishin dyqind kalores.
Hisja e atij te cilin prijesi e ka derguar diku tjeter
dhe nuk ka prezentuar ne lufte
Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ngrit ne diten e Bedrit dhe tha: Uthmani ka shkuar ne nje nevoje te Allahut dhe te te Derguarit te Tij, keshtuqe une jap besen per te. Atehere i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ndau nje hise per te dhe nuk ndau hise per askend tjeter qe mungonte, pervec tij."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Transmetohet nga Iben Umeri (radiallahu anhuma) se ka thene: "Kur Uthmani mungoi ne luften e Bedrit, ai ishte i martuar me bijen e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e cila ishte e semure. I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha atij: Ti ke shperblimin e nje burri dhe hisen e tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte.
C'fare thuhet per hisen e tregtareve te ushtrise
dhe te njerezve te marre me pagese
Transmetohet nga Harixhe iben Zejd se ka thene: "Pash nje burr qe pyeti babane tim per ate njeri qe shkon per lufte dhe ben tregti duke qene ne lufte. Ai i tha atij: Ne ishim ne luften e Tebukut me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe blinin e shisnin, ndersa ai nuk na ndalonte nga kjo gje."
Kete hadith e transmeton Iben Maxheh.
Transmetohet nga Jeala iben Menije se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dha leje per lufte, ndersa une isha plak me moshe te madhe dhe nuk kisha sherbetor. Keshtuqe po kerkoja nje njeri me qera qe te me zevendesonte dhe une do t'i jepja hisen e tij. Une gjeta nje burr dhe kur u afrua koha e nisjes, ai me tha: Une nuk e di se ceshte hisja dhe sa do te jete ajo, keshtuqe me cakto dicka fikse edhe nese marr apo nuk marr hise.
Atehere i caktova atij tre dinare ari. Kur erdhi placka e luftes, une u mata t'i jepja atij hisen qe i thashe, por m'u kujtuan tre dinaret, keshtuqe shkova tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tregova si ishte puna.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Une nuk shoh te kete marre ne kete lufte te tij, ne kete bote dhe ne boten tjeter, asgje tjeter pervec dinareve qe i ke caktuar."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Gjithashtu ka ardhur lajm i sakte se Seleme iben El-Ekvea ishte paguar nga Talha ne kohen kur e arriti Abdurr-Rrahman iben Ujejne, kur sulmoi bagetite e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ndersa i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha atij hisen e kaloresit dhe te kembesorit. Kete kuptim e transmeton edhe Ahmedi dhe Muslimi ne nje hadith te gjate. Kjo mund te komentohet se ka qene per te paguarin qe ka per qellim pervec sherbimit te paguesit edhe xhihadin, ndersa ai i pari nuk e ka pasur fare per qellim xhihadin. Keshtu bashkojme ndermjet haditheve.
C'fare ka ardhur per forcat ndihmese te cilat mberrijne
pas mbarimit te luftes
Transmetohet nga Ebu Musa (radiallahu anhu) se ka thene: "Neve na erdhi lajmi i emigrimit te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nderkohe qe ishim ne Jemen. Atehere dolem per te emigruar tek ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) une, bashke me dy vellezer te mite; njeri Ebu Burde dhe tjetri Ebu Ruhm. Ne nje grup prej pesedhjete e disa veteve, apo ka thene: Ne nje grup prej pesedhjete e tre apo pesedhjete e dy veteve nga fisi im.
Thote: Hipem ne nje anije e cila na shpuri tek Nexhashi ne Habeshe. Aty takuam Xheaferr iben Ebi Talib dhe shoket e tij atje.
Xheaferi tha: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na dergoi ketu dhe n'a urdheroi qe te qendrojme ketu.
Thote: Qendruam me te derisa pastaj u nisem te gjithe bashke dhe e gjetem te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te kishte hapur Hajberin. Atehere ai na beri hise edhe neve –ose ka thene: Na dha dicka edhe neve prej plackes se tij. Por ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk i ka bere hise askujt qe ka munguar nga lufta e Hajberit, pervec atij qe prezentoi bashke me te. Por ai na dha neve te anijes bashke me Xheaferin dhe shoket e tij te cileve u ndau hise baske me ta."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se: "Ai i tregoi Sead iben El-Asit se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi Eban iben Seid iben el-as ne krye te nje ekspedite, nga Medina ne drejtim te Nexhdit.
Eban iben Seidi dhe shoket e tij u kthyen ne tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne Hajber pas hapjes se tij. Shalat e kuajve te tyre ishin prej fije palme.
Ebani tha: O i Derguari i Allahut, na bej hise edhe neve!
Ebu Hurejra thote: Thashe: Mos u bej hise atyre, o i Derguari i Allahut!
Ebani tha: A ti e thua kete, o veber (nje lloj kafshe e vogel qe i ngjan maces. Kete ia tha per t'a share) qe ke zbritur nga maja e nje mali te humbur!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ulu, Eban!
Pastaj i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk u beri hise atyre."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe Buhariu ne shenimet e tij.
C'fare ka ardhur per dhenien atyre qe do t'u fitosh zemrat
Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se ka thene: "Kur u clirua Meka, i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ndau placken e saj tek kurejshet, ndersa ensaret thane: Kjo eshte e cuditshme; Shpatat tona kullojne nga gjaku i tyre, kurse placka qe ne fitojme u jepet atyre!
Kjo gje i shkoi ne vesh te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili i mblodhi ata dhe u tha: C'eshte ajo fjale qe me ka ardhur per ju?
Ata thane: Ashtu si te ka ardhur. Ata ishin qe nuk genjenin kurre.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A nuk kenaqeni qe njerezit te kthehen me dynjane ne shtepite e tyre, ndersa ju te ktheheni me te Derguarin e Allahut ne shtepite tuaja?
Ata thane: Po, duam.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Sikur njerezit te merrnin nje rruge apo nje shteg, ndersa ensaret te merrnin nje rruge apo nje shteg tjeter, une do te merrja rrugen e ensareve dhe shtegun e ensareve."
Ne nje transmetim tjeter thote: "Disa njerez prej ensareve thane ne kohen kur Allahu i dha placke te Derguarit te Tij nga placka e luftes se Havazinit dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) filloi t'u jape disa burrave (te rinj ne Islam me qellim qe t'u fitonte zemrat) njeqind deve, ata thane: Allahu e falte te Derguarin e Allahut! Ai u jep kurejsheve dhe na le neve, ndersa shpatat tona kullojne gjak nga ai i tyre.
Te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i shkoi ne vesh kjo fjale, keshtuqe i mblodhi dhe u tha: Une i jap disa njerezve te rinj ne Islam me qellim qe te fitoj zemrat e tyre. A nuk jeni te kenaqur qe njerezit te shkojne me pasurite, ndersa ju te shkoni ne shtepite tuaja me te Derguarin? Pasha Allahun, ajo me te cilen ju po ktheheni eshte me e mire se ajo me te cilen po kthehen ata!
Ata thane: O i Derguari i Allahut, jemi te kenaqur."
Transmetohet nga Iben Mes'udi (radiallahu anhu) se ka thene: "Kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u dha prioritet disa njerezve ne ndarjen e plackes se luftes; kur i dha El-Ekra iben Habis njeqind deve dhe i dha Ujejnes po aq. Ate dite ai u dha edhe disa fisnikeve arabe dhe u dha prioritet ne placken e luftes, nje burr tha: Per Zotin, kjo eshte nje ndarje ne te cilen nuk u mbajt drejtesi dhe nuk eshte kerkuar me te Fytyra e Allahut (nuk eshte bere per Hir te Allahut)!
Une thashe: Pasha Allahun, se une do t'ia them kete fjale te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Atehere shkova tek ai, ia tregova ate dhe ai tha: Kush mban drejtesi nese nuk mban drejtesi Allahu dhe i Derguari i Tij? Pastaj tha: Allahu e meshirofte Musen! Ai u cenua me shume se kaq dhe duroi."
Keto hadithe jane muttefekun alejha.
Transmetohet nga Amer iben Teglib (radiallahu anhu) se: "Te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i sollen disa pasuri apo robe lufte dhe ai i ndau duke i dhene disave e duke lene menjane te tjere. Ata sikur e qortuan ate dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Une u jap atyre njerezve per te cilet kam frike se rreshqasin e devijone, ndersa disa te tjere une i le tek ajo qe allahu ka vene ne zemrat e tyre prej te mires dhe pasurise, prej te cileve eshte edhe Amer iben Teglib.
Amer iben Teglib tha: Pas kesaj fjale te te Derguarit te allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk doja te kisha as pasurite me te vlefshme."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Buhariu. Me sa duket, dhenia e tyre ka qene prej pjeses pjeses se caktuar per t'u perdorur ne gjera te dobishme nga nje e pesta e plackes se luftes. Ose mund te kete qene e marre teper nga kater te pestat e plackes se luftes, sipas gjykimit te atyre qe e lejojne marrjen e prej saj per t'u dhene atyre qe meritojne me teper se hiseja e caktuar.
Gjykimi per pasurite e muslimaneve te cilat i kane pas marre
mosbesimtaret dhe me pas merren perseri prej tyre
Transmetohet nga Imran iben El-Husajn se ka thene: "Nje grua prej ensareve u zu robereshe ne lufte dhe Adbaja (deveja e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte marre nga armiqte. Ate gruan e kishin lidhur, ndersa njerezit i linin kafshet e tyre para shtepive te tyre. Nje nate ajo i zgidhi litaret dhe shkoi tek devete. Sa here qe i afrohej nje deveje, ajo gerhiste, keshtuqe ajo largohej dhe shkonte tek tjetra, derisa arriti tek Adbaja e cili nuk leshoi ze.
Thote: Ajo ishte deve e urte –ne nje transmetim tjeter thuhet: E mesuar-. Hipi ne shpinen e saj dhe e ngacmoi qe te ngrihet e te largohet. Ata i ndoqen nga pas, por ajo (deveja) i sfidoi ata.
Thote (Imrani): Ajo i premtoi Allahut qe nese Ai do t'a shpetonte mbi shpinen e saj, ajo do t'a therrte ate per Allahun.
Kur mberriti ne Medine, ate e pane njerezit dhe thane: Adbaja, deveja e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).
Ajo tha: Ajo eshte vene ne zotimin tim per Allahun se nese Allahu do te me shpetonte mbi te, une do t'a therja ate.
Ata shkuan tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i thane kete gje, ndersa ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Subhanallah! Sa keq qe dashka t'a shperbleka ate deve, duke u zotuar se nese Allahu do t'a shpetonte mbi te, ajo do t'a therte ate. Nuk ka zbatim te zotimit qe eshte ne kundershtim me urdherat e Allahut dhe as ne ate qe njeriu nuk e posedon."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: "Nje kal i tij shpetoi dhe ate e kapi armiku. Por muslimanet triumfuan kunder tyre dhe atij iu kthye kali i tij ne kohen e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Me pas u arratis nje rob i tij ne tokat e romakeve dhe muslimanet triumfuan kundra tyre, atehere Halid iben Velidi ia ktheu ate rob atij, pas te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)."
Kete hadith e transmeton Buhariu, Ebu Daudi dhe Iben Maxheh.
Ne nje transmetim tjeter thuhet se: "Nje rob i Iben Umerit u arratis tek armiku dhe muslimanet triumfuan kundra tyre. Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ia ktheu atij dhe nuk e ndau me placken e luftes."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Gjerat qe lejohen te merren pa u ndare
sic eshte ushqimi dhe bari i kafsheve
Transmetohet nga Iben Umeri (radiallahu anhuma) se ka thene: "Ne gjenim mjalt dhe rrush ne lufterat tona dhe nuk i ngrinim ato per t'i grumbulluar."
Kete hadith e transmeton Buhariu.
Transmetohet gjithashtu nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: "Nje ushtri ne kohen e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) moren ushqim dhe mjalt, por nuk iu mor prej saj nje e pesta."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Transmetohet nga Abdullah iben El-Mugafel se ka thene: "Ne luften e Hajberit une mora nje qyp me dhjam te cilin e mbajta per vete dhe thashe: Nuk kam per t'i dhene askujt prej tij sot. Kur ktheu koken ai pa te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke buzeqeshur."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
Transmetohet nga Iben ebi Eufa se ka thene: "Gjetem disa ushqim ne diten e luftes se Hajberit dhe njerezit vinin e merrnin aq sa u mjaftonte, pastaj largoheshin."
Transmetohet nga El-kasim sherbetori i Abdurr-Rrahmanit: Nga dikush prej shokeve te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ka thene: "Ne hanim dele ne lufte dhe nuk i ndanim ato edhe sikur te ktheheshim ne shtepite tona me torba te mbushura me mish prej tyre."
Keto dy hadithe i transmeton Ebu Daudi.
Delet ndahen me placken e luftes, ndryshe nga ushqimi
dhe bari i kafsheve
Transmetohet nga nje burr prej ensareve se ka thene: "Dolem me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne nje udhetim dhe njerezit i kapi nje uri dhe lodhje e madhe. Ata pane disa dele dhe i grabiten ato. Ndersa tenxheret tona zjenin, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) vjen duke ecur i mbeshtetutr ne harkun e tij. ai i ktheu permbys tenxheret tona me harkun e tij dhe e perzieu mishin me dhe, pastaj tha: E grabitura nuk eshte me e lejuar sesa e ngordhura dhe e ngordhura nuk eshte me e lejuar sesa e grabitura."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Transmetohet nga Muadhi (radiallahu anhu) se ka thene: "Ne sulmuam Hajberin me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe zume ne bageti. Nje pjese te tyre, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na i ndau neve dhe pjesen tjeter e la me placken e luftes."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
Ndalimi nga perfitimi prej plackes se luftes para se ajo te ndahet,
vecse ne rast lufte
Transmetohet nga Ruvejfi iben Thabit se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ngrit ne diten e Hunejnit dhe tha: Nuk i lejohet atij qe beson Allahun dhe Diten e Fundit, qe te shese dicka nga placka e luftes para ndarjes se saj, as te mos vesh nje rrobe nga placka e zene nga muslimanet te cilen e vjeterson dhe me pas e kthen dhe as te mos i hipi kafshes se zene ne lufte nga muslimanet te cilen pasiqe t'a dobesoje e kthen perseri!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Iben Mes'udi (radiallahu anhu) se ka thene: "Arrita tek Ebu Xhehli ne diten e Bedrit. Ai ishte rrethuar nga muslimanet dhe perpiqej t'i largonte njerezit me shpaten e tij. Une fillova t'a godas pa force me shpaten time dhe i preva doren. Atij i ra shpata dhe une ia mora ate, pastaj e godita derisa e vrava. Pastaj shkova tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tregova per kete, ndersa ai me dha armen e tij plus hises si gjithe te tjeret."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Ajo qe i dhurohet prijesit dhe punetorit, apo ajo qe merret
prej gjerave te lejuara ne vendin e armikut
Transmetohet nga Ebu Hamid Es-Saidi se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Dhuratat e punetoreve jane tradhti."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Ebu El-Xhuvejrije se ka thene: "Une gjeta nje qyp te kuq te mbushur me dinare ari ne kohen e qeverisjes se Muavijes, ne tokat e romakeve. Thote: Ne na udhehiqte njeri prej shokeve te te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nga fisi Beni Selim i cili e kishte emrin Mean iben Jezid. Une ia shpura ate atij dhe ai e ndau ndermjet muslimaneve duke me dhene mua pjese si pjesa e secilit prej tyre, pastaj tha: Sikur te mos e kisha degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: Nuk ka dhenie teprice, vecse pas ndarjes se nje te pestes se plackes se luftes, une do te jepja ty me teper.
Thote: Pastaj me ofroi nga pjesa e tij, por une refuzova."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Ashpersia ne marrjen fshehurazi prej plackes se luftes para ndarjes
dhe djegia e plackave te atij qe e ben kete
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: "Dolem me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne Hajber dhe Allahu i Madheruar e hapi ate ne duart tona. Ne nuk zume atje ar dhe as argjend, por gjetem orendi, ushqim dhe rroba. Pastaj u nisem per ne nje fushe dhe me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte nje rob te cilin ia kishte dhuruar nje burr nga Xhudhami i cili quhej Rifaah iben Jezid, prej fisit Beni Ed-Dubejb. Kur mberritem ne ate lendine, robi i te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ngrit qe te zgidhte kafshen e tij, por atje u gjuajt me nje shigjete e cila i solli vdekjen.
Thame: Lum si ai qe ra deshmor, o i Derguari i Allahut?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo, pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti i Muhamedit, sepse nje rrobe do t'i ndeze atij zjarr. Ate rrobe ai e mori prej plackes se luftes ne Hajber para ndarjes se saj.
Thote: Njerezit u frikesuan dhe ne ate cast vjen nje burr me nje apo dy rripa sandalesh ne dore dhe thote: O i Derguari i Allahut, keto i kam marre ne diten e luftes se Hajberit.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Nje rrip prej zjarri, apo dy rripa prej zjarri."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Umeri (radiallahu anhu) se ka thene: "Ne diten e Hajberit erdhen disa shoke te te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe thane: Filani eshte deshmor, filani eshte deshmor. Derisa kaluan prane nje burri, thane: Filani eshte deshmor. Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo, une e kam pare ate ne zjarr per shkak te nje xhybeje apo veshjeje te cilen e mori nga placka e luftes para ndarjes se saj.
Pastaj i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: O Iben El-Hatab, shko dhe thirr ne mesin e njerezve se nuk do te hyje ne xhenet askush, pervec besimtareve!
Thote: Dola dhe thirra me ze te larte se nuk do te hyje ne xhenet askush, pervec besimtareve."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Transmetohet nga Abdullah iben Umer (radiallahu anhuma) se ka thene: "Kujdestar per familjen e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte nje burr te cilin e quanin Kerkera. Ai vdiq dhe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ai do te jete ne zjarr.
Ata shkuan te shihnin perse ishte ne zjarr dhe gjeten tek ai nje penerine te cilen e kishte marre fshehurazi nga placka e luftes."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Buhariu.
Transmetohet nga Abdullah iben Amer (radiallahu anhu) se ka thene: "Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)zinte placke lufte, ai urdheronte Bilalin qe t'i therriste njerezve dhe te sillnin plackat qe kishin zene, pastaj i ndante ato ne pese pjese dhe ua ndante njerezve. Pas ndarjes erdhi nje burr me nje litar prej qimesh dhe tha: O i Derguari i Allahut, ky ka qene ne placken e luftes.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A e degjove Bilalin te therrase tre here?
Ai tha: Po.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Atehere, cte pengoi qe ta sillje?
Ai u justifikua, ndersa ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Eja sille ne Diten e Kijametit, sepse une nuk e pranoj ate prej teje!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Buhariu thote: Kane ardhur disa hadithe nga i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per ate qe fsheh dicka nga placka e luftes, por ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk ka urdheruar qe t'i digjen plackat.
Transmetohet nga Salih iben Muhamed iben Zaide se ka thene: "Hyra bashke me Meslemen ne token e romakeve dhe aty sjellin nje burr i cili kishte fshehur dicka nga placka e luftes. Mesleme pyeti Salimin per te (si te veproje me te) dhe ai i tha: Kam degjuar babane tim te tregoje per Umer iben El-Hatab se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: Nese gjeni dikend qe ka fshehur placken e luftes, atehere digjani plackat dhe rriheni ate!
Thote: Ne placken e fshehur te tij u gjet edhe nje Kur'an dhe ai pyeti Salimin se c'te bente me te, kurse ai i tha: Shite dhe jepe lemoshe cmimin e tij!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Amer iben Shuajb: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe Umeri i kane djegur plackat e atij qe ka fshehur dicka nga placka e luftes dhe e kane rrahur ate."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi i cili shton ne nje transmetim tjeter prej shenimeve te tij: "Dhe ia ndaluan hisen e tij prej places se luftes."
Shkeputur nga libri "Munteka el Ahbar"
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu: Bledar Albani
|