ROBET E LUFTES

 

Lirimi per zemergjeresi dhe lirimi me shperblim i roberve te luftes

 

Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se: "Tetedhjete burra prej banoreve te Mekes zbriten tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe shoket e tij qe t'i lironin per zemergjeresi pas namazit te sabahut dhe qe te mos i vrisnin ata. I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i mori si rober lufte dhe i liroi ata. Atehere Allahu zbriti: "Dhe Ai eshte i cili permbajti duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre ne mes te Mekes, pasi Ai ju kishte bere fitues mbi ta…" [El-Fet'h: 24].
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.


Transmetohet nga Xhubejr iben Mut'im se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha per roberit e luftes se Bedrit: Sikur te Mut'im iben Adij te ishte gjalle dhe te nderhynte per t'i liruar keto felliqesira, une do t'ia lija ata atij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.


Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi disa kalores ne drejtim te Nexhdit dhe ata u kthyen me nje burr prej fisit Beni Hanife te cilin e quanin Thumame iben Ethali, zoteriu i banoreve te Jemenit. Ate e lidhen ne njeren prej shtyllave te xhamise dhe kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shkoi tek ai i tha: A ke ndonje gje, o Thumame?

Ai tha: Kam gje te mire, o Muhamed! Nese vret, vret nje njeri me gjak te madh dhe nese ben zemergjeresi, atehere ia ben nje falenderuesi. Nese do pasuri, atehere kerko sa te duash!
Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e la ate deri te pasnesermen. Pastaj shkoi tek ai dhe i tha: A ke ndonje gje, o Thumame?

Ai tha: Kam ate qe te thashe: Nese ben zemergjeresi, ia ben nje falenderuesi dhe nese vret, vret nje njeri me gjak te madh dhe nese kerkon pasuri, atehere kerko sa te duash!
Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e la ate deri te nesermen. . Pastaj shkoi tek ai dhe i tha: A ke ndonje gje, o Thumame?

Ai tha: T'a kam thene: Nese ben zemergjeresi, ia ben nje falenderuesi dhe nese vret, vret nje njeri me gjak te madh dhe nese kerkon pasuri, atehere kerko sa te duash!
Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Lirojeni Thumamen!
Ai shkoi tek nje palme aty afer xhamise, u la dhe pastaj hyri ne xhami dhe tha: Deshmoj qe nuk ka te adhuruar tjeter, pervec Allahut dhe deshmoj se Muhamedi eshte rob dhe i Derguari i Tij. O Muhamed, pasha Allahun, nuk ka pasur gje me te urryer per mua ne toke, sesa fytyra jote, ndersa tani eshte bere fytyra jote me e dashura per mua sesa te gjitha fytyrat. Pasha Allahun, nuk ka pasur fe me te urryer tek une, sesa Feja jote, ndersa tani ajo eshte feja me e dashur per mua, sesa te gjitha fete. Pasha Allahun, nuk ka pasur vend me te urryer tek une, sesa vendi yt, ndersa tani ai eshte vendi me i dashur per mua, se cdo vend tjeter. Mua me morren kaloresit e ty dhe une desha te shkoj per Umra (por nuk kam kal), ti si mendon?

I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e pergezoi ate dhe i tha qe te shkonta per te bere Umran.
Kur ai hyri ne Meke, dikush i tha: A hyre ne fene e sabive (idhujtare)?
Ai tha: Jo, por jam bere musliman bashke me te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Pasha Allahun, nuk ka per t'iu ardhur nga Jemame asnje kokerr grure, derisa te jape leje per te i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se ka thene: "Kur muslimanet zune rober ne luften e Bedrit, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha Ebu Bekrit dhe Umerit: Si mendoni te veprojme me keta rober?

Ebu Bekri tha: O i Derguari i Allahut, ata jane bijte e xhaxhallareve dhe prej familjes sone. Une mendoj qe te marresh prej tyre kompensim i cili do te jete fuqi per ne kundra mosbesimtareve, ndersa ata ndoshta i udhezon Allahu qe te hyne ne Islam.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Si mendon ti, Iben el-Hatab?

Ai tha: Jo, per Zotin. Nuk mendoj ashtu sic mendon Ebu Bekri, por une them qe te na japesh leje per te prere kokat e tyre; Ti japesh leje Aliut qe te preje koken e Akilit, ndersa une te pres koken e filanit –nje te aferm te tij, ndersa filanit t'i japesh leje qe te vrase filanin prej te afermeve te tij, sepse keta jane kokat e kufrit dhe te paret e idhujtareve.

Ne ate cast i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe Ebu Bekri ishin ulur dhe po qanin.
Une thashe: O i Derguari i Allahut, me thuaj perse po qan ti dhe shoku yt? Nese shoh se ka dicka per te qare, atehere te qaj edhe une dhe nese nuk nese nuk shoh gje per te qare, atehere te bej sikur qaj per shkak te qarjes suaj!

I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Qaj per shkak te asaj qe iu parashtrua shokeve te tu per marrjen e kompensimit, ndersa mua m'u parashtrua denimi i tyre nen ate peme –nje peme aty prane- ku Allahu zbriti ajetin: "Nuk i takon asnje pejgamberi qe te marre rober, derisa te zeri vend ne toke…" deri ne fjalen: "keshtuqe hani prej plackes se luftes, ne hallall dhe me te mire!" Allahu ua lejoi atyre placken e luftes."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e caktoi kompensimin e njerezve te injorances ne diten e Bedrit, katerqind dinar."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.


Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ka thene: "Kur banoret e Mekes derguan kompensimin e roberve te tyre, Zejnebe dergoi qe te lironte Ebu El-Asin kundrejt nje varese qafe te cilen e ka pasur tek Hadixheja e cila ia ka pas marre asaj kur e futi tek Ebu El-Asi.
Thote (Aisha): Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e pa ate, ai u prek dhe u mallengjye shume, pastaj tha: Nese doni, lirojeni robin e saj dhe kthejani asaj placken e saj! Ata thane: Po."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.


Transmetohet nga Imran iben Husajn se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i liroi dy burra prej muslimaneve kundrejt nje burri prej idhujtareve nga fisi Beni Ukajl."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte, por nuk ka thene ne te: "nga fisi Beni Ukajl."


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhu) se ka thene: "Disa rober ne luften e Bedrit nuk kishin kush t'a paguante lirimin e tyre, atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e kushtezoi lirimin e tyre kundrejt mesimit te bijve te ensareve shkrim e lexim.
Thote: Nje dite, nje femije shkon duke qare tek babai i tij i cili i thote: Perse qan? Ai tha: Me rrahu mesuesi.
Ai tha: I poshtri, kerkon te nxjerre inatin e Bedrit. Mos shko me tek ai!" Kete hadith e transmeton Ahmedi.

Nese robi i luftes behet musliman,
ai vazhdon te jete prone e muslimaneve


Transmetohet nga Imran iben Husajn (radiallahu anhu) se ka thene: "Thekifi ishte aleat i fisit Beni Ukajl. Thekifi zuri rob dy burra prej shokeve te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ndersa shoket e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) zune rob nje burr nga fisi Beni Ukajl dhe bashke me te zune edhe El-Adbane (devene e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kaloi prane, nderkohe qe ai ishte i lidhur dhe ai i tha: O Muhamed!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u afrua dhe i tha: C'fare ke?
Ai i tha: Perse me ke marre mua dhe perse e ke marre me te shpejten e Haxhit (d.m.th. Adbane)?

Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Te kam marre per shkak te krimit qe kane bere aleatet e tu te Thekifit. Pastaj u largua.
Ai e thirri dhe i tha: O Muhamed! O Muhamed!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: C'fare ke?
Ai tha: Une jam musliman.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Sikur t'a kishe thene kete kur e kishe veten tende ne dore, do te kishe shpetuar plotesisht. Pastaj u largua nga ai.

Ai e thirri perseri: O Muhamed! O Muhamed!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shkoi tek ai dhe i tha: C'fare ke?
Ai tha: Une jam i uritur, prandaj me jep per te ngrene dhe jam i etur, prandaj me jep per te pire!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kjo te takon dhe te vjen ne cast.
Me pas ai u shkembye me ata dy burrat."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.



Robi qe thote se eshte bere musliman para se te zihet rob
dhe ka nje deshmitar per kete


Transmetohet nga Iben Mes'udi (radiallahu anhu) se ka thene: "Kur sollen roberit e luftes ne diten e Bedrit, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Askush te mos iu shpetoje prej tyre, vetem nese paguajne kompensim, ose me koke te prere!
Abdullah iben Mes'udi thote: Thashe: O i Derguari i Allahut, me perjashtim te Suhejl iben Bejda, sepse une e degjova te permend Islamin (te behet musliman).
Thote: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) heshti dhe une nuk me ka hyre ajo frike qe me hyri ate dite se ndoshta do te binin mbi mua gure nga qielli, derisa i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Me perjashtim te Suhejl iben Bejda.
Thote: Pastaj zbriti ajeti: "Nuk i takon asnje pejgamberi qe te marre rober, derisa te zeri vend ne toke…" [El-Enfal: 67] deri ne fund te ajeteve."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili thote: Ky hadith eshte Hasen.




Lejimi i marrjes rob te arabeve


Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: "Une vazhdoj t'i dua njerezit e fisit Beni Temim qe pas tre fjaleve te cilat i kam degjuar nga i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote per ta. Une e kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: Ata do te jene me te ashperit prej popullit tim kunder Dexhalit.
Thote: Kur erdhi pasuria e zekateve te tyre, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Keto jane sadakate e popullit tone.
Thote: Dhe ka qene nje robereshe prej tyre tek Aisha, ndersa i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Liroje ate, sepse ajo eshte prej bijeve te Ismailit."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.


Ne nje transmetim tjeter thote: "Tre gjera i kam degjuar nga i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per fisin Beni temim dhe qe atehere une vazhdoj t'i dua ata. Aisha kishte obligim te lironte nje robereshe (per dicka qe kishte bere) dhe i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha asaj: Liro nje prej ketyre!
Kur erdhen sadakate e tyre, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Keto jane sadakate e popullit tim.
Thote: Dhe ata jane njerezit me te ashper qe do te luftojne ne kohen e kasaphanes."
Kete hadith e transmeton Muslimi.


Transmetohet nga Mirvan iben El-Hakem dhe Misver iben Mahrame se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ne kohen kur i erdhi nje delegacion muslimanesh nga Havazin dhe i kerkuan qe t'i kthente atyre pasurite dhe roberit e tyre, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u tha atyre: Fjala me e dashur tek une eshte ajo e verteta. Zgjidhni nje nga dy gjerat: Ose roberit, ose pasurite! Une iu kam pritur juve dhe nuk e ndava placken tuaj per kete arsye. I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i kishte pritur ata trembedhjete a me shume dite qe sa u kthye nga Taifi.
Kur ata pane qe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk do t'iu kthente atyre, vecse njeren nga te dyja, ata thane: Atehere po zgjedhim roberit tabe.

Atehere i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) doli para muslimaneve dhe pasiqe falenderoi Allahun per ate qe Ai e meriton, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Keta vellezerit tuaj kane ardhur tek ne te penduar dhe une mendova qe t'u kthej atyre roberit e tyre. Kush deshiron qe t'a ktheje robin e tij me zemergjeresi, atehere le t'a beje! Dhe kush deshiron te marre kompensimin e tij, atehere te prese sa te arrijme placken e pare te luftes te cilen do te na jape Allahu!
Njerezit thane: Ne ua kemi dhene me zemergjeresi atyre, o i Derguari i Allahut!

I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u tha atyre: Ne nuk e dime kush e lejoi dhe kush nuk e lejoi prej jush kete. Kthehuni derisa te na e thote kete dikush qe i di ceshtjet tuaja!
Njerezit u kthyen dhe folen me pergjegjesit e tyre, pastaj ata shkuan tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i thane se ata i kane dhene me zemergjeresi dhe kane lejuar per kete gje.
Kjo eshte ajo qe na ka ardhur per roberit e Havazinit."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.


Tranmsmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ka thene: "Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ndau roberit e fisit Beni Mustalik, Xhuvejrije bintu El-Harith i ra per pjese Thabit iben Kajsit apo djalit te xhaxhait te tij. Ajo lidhi kontrate me te qe te blinte veten dhe ajo ishte nje grua e embel dhe e bukur. Ajo shkoi tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Derguari i Allahut, une jam Xhuvejrije bintu El-Harith iben Ebu Dirar, zoteriu i fisit te tij dhe mua me ka rene ajo bela qe ti tashme e di. Une kam ardhur qe te kerkoj ndihme per pagimin e lirimit tim.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: A do te besh dicka me te mire se kjo?

Ajo tha: Dhe c'eshte ajo, o i Derguari i Allahut?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: T'a paguaj lirimin tend dhe te martohesh me mua.
Ajo tha: Po, o i Derguari i Allahut!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kjo gje eshte e bere.
Thote: Pastaj u hap lajmi tek njerezit se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u martua me Xhuvejrije bintu El-Harith dhe ata thane: Ne jemi kuneter te te Derguarit te Allahut. Atehere i dhuruan atij c'fare kishin ne duar.
Thote: Per shkak te kesaj martese, ata liruan njeqind pjesetare te fisit Beni El-Mustalik. Nuk kam pare grua me te bereqetshme per popullin e saj, se ajo."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe thote: Une nuk jam me fjalen e Umerit qe thote: "Arabi nuk mund te behet rob.", sepse i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka zene rob shume arabe ne shume ngjarje te ndryshme. Po ashtu edhe Ebu Bekri dhe Aliu kur zune rob prej fisit Beni Naxhije.



Vrasja e spiunit nese ka hyre me siguracion
apo eshte prej ehli dhime [1]




Transmetohet nga Seleme iben El-Ekvea se ka thene: "Ndersa i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte ne nje udhetim, tek ai erdhi nje spiun i cili u ul me disa shoke te tij dhe foli me ta, pastaj u largua tinezisht.
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kerkojeni dhe vriteni!
Une e gjeta ate para te tjereve dhe e vrava. Pastaj i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me dha armen dhe veshjene tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.


Transmetohet nga Furat iben Hajan se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) urdheroi qe ai te vritej, sepse ishte spiun i Ebu Sufjanit dhe njekohesisht aleat me nje burr prej ensareve. Ai kaloi prane nje grupi ensaresh dhe tha: Une jam musliman.
Nje burr prej ensareve tha: O i Derguari i Allahut, ai eshte musliman.
I Deguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Prej jush ka disa burra te cilet i besojme ne besimin e tyre. Prej tyre eshte edhe Furat iben Hajan."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi i cili e ka vendosur kete hadith nen temen "Gjykimi per spiunin dhimij".


Transmetohet nga aliu (radiallahu anhu) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me dergoi mua, Zubejrin dhe Mikdad iben Esved dhe tha: Ecni derisa te gjeni nje grua ne kopeshtin Hah, e cila ka nje leter qe duhet t'a merrni prej saj!
U nisem me kuajt tane te cilet garonin me njeri-tjetrin, derisa mberritem tek kopeshti. Aty gjetem nje grua dhe i thame: Nxirre letren!
Ajo tha: Nuk kam ndonje leter.
Ne thame: Do t'a nxjerresh letren, apo te t'i heqim rrobat?!
Atehere ajo e nxorri letren nga gersheti i flokeve.
Pastaj ia derguam letren te Derguarit te Allahut, kur ne ate leter thuhej: Nga Hatib iben Ebi Beltea per disa njerez prej idhujtareve te Mekes, te cilet i njoftonte per disa ceshtje te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: O Hatib, c'eshte kjo?

Ai tha: O i Derguari i Allahut, mos u nxito per te gjykuar mbi mua, sepse une kam qene nje njeri i futur ne mesin e kurejsheve dhe nuk kam qene prej tyre. Ata qe emigruan me ty kane pasur familje e te aferm ne Meke te cilet i ruajne familjet dhe pasurite e tyre, keshtu qe une meqe nuk kisha te aferm atje, doja te merrja nje dore prej tyre qe te me ruante familjen time. Por une nuk e bera kete nga mosbesimi, as nga dalja prej Feje dhe as prej pelqimit te kufrit pas Islamit.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ai u thote te verteten.

Umeri tha: O i Derguari i Allahut, me ler t'ia pres koken ketij munafiku!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ai ka deshmuar luften e Bedrit dhe ku e di ti qe Allahu i ka pare pjesemarresit e Bedrit dhe ka thene: Veproni c'te doni, sepse une ua kam falur juve!"
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.



Nese robi mosbesimtar bashkohet me ne, ai eshte i lire


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) liroi te gjithe roberit e idhujtareve te cilet u bashkuan me ne ne luften e Taifit."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.


Transmetohet nga Esh-Sheabi: Nga nje burr prej Thekifit se ka thene: "I kerkuam te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qe te na kthente Ebu Bekrate i cili ishte rob dhe u be musliman para nesh.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo. Ai eshte i liruari i Allahut dhe i liruari i te Derguarit te Tij."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.


Transmetohet nga Aliu (radiallahu anhu) se ka thene: "Disa rober dolen tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne ne luften e Hudejbijes, para pajtimit. Padronet e tyre i shkruan atij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe thane: Per Zotin, o Muhamed, ata nuk dolen tek ti ngaqe pelqenin Fene tende, por per t'i shpetuar skllaverise.
Disa njerez thane: Ata thone te verteten, o i Derguari i allahut, keshtuqe ktheja ata atyre!
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u zemerua dhe tha: Nuk shoh se do te mbaroni, o kurejsh, derisa Allahut te dergoje dike qe t'iu presi kokat per kete fjale.
Pastaj refuzoi qe t'ua kthente atyre dhe tha: Ata jane te liruarit e Allahut te Madheruar."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.




Nese armiku behet musliman para se t'a kapin muslimanet,
ai e shpeton pasurine e vet



Kaloi me pare fjala e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): "Nese ata e thone ate, ata shpetojne prej meje gjakun dhe pasurite e tyre, vecse me te drejte."


Transmetohet nga Sahr iben Ajleh se: "Disa njerez nga fisi Beni Selim ia mbathen nga tokat e tyre kur erdhi Islami dhe une e mora ate (toke). Me pas ata u bene muslimane dhe e ngriten ceshtjen time tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili ua ktheu ate atyre dhe tha: Kur njeriu behet musliman, ai ka me shume te drejte per token dhe pasurine e tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi me te njejtin kuptim, por ne transmetimin e tij thuhet: "Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: O Sahr, kur njerezit behen muslimane, ata ruajne me te pasurite dhe gjakrat e tyre."


Transmetohet nga Ebu Seid El-Eashem se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dha vendim qe kur robi vjen dhe behet musliman, pastaj vjen padroni i tij dhe behet musliman, ai rob eshte i lire. Por nese vjen padroni dhe behet musliman, pastaj vjen robi pas islamit te padronit te tij, ai ka me shume te drejte per mbajtjen e robit te tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi ne transmetimin e Ebu Talibit dhe thote: Kete fjale them.
Them (autori): Ky eshte mursel.



[1] Ehli dhime jane jomuslimanet qe jetojne nen pushtetin Islam dhe paguajne xhizjen.

 

Shkeputur nga libri "Munteka el Ahbar"
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu: Bledar Albani

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.