Shkaqet e fitores sipas Sheriatit
Falenderimi i takon Allahut i Cili ka thene: "Dhe nuk vjen fitorja vecse nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti." {Ali Imran 126} Pershendetjet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) i cili ka thene: ''Jam ndihmuar me friken qe i hyn armikut nje muaj larg." E me pas:
O ju vellezer per hir te Allahut!
O ju ushtare te xhihadit ne rruge te Allahut per mbrojtjen e fese Tij!
Dhe ju o ruajtes te fortifikatave qe i mbroni muslimanet nga pas shpine!
Me te vertete takimi me ju eshte deshire e shtrenjte per mua dhe nje shans i lumtur nga shanset e jetes sime. E si te mos jete keshtu perderisa eshte takim ne te cilin perhapet dituria mes kerkuesve dhe dashamiresve te saj , te cilet jane te njohur per dashurine ndaj dijetareve, per respektin ndaj tyre dhe krenarine me ta. Kjo, sepse dijetaret mbartin me vete keshille e udhezim duke lidhur umetin me Krijuesin e tyre, Shpikesin e tyre te Adhuruarin e tyre qe nuk e meriton kush adhurimin pervec Tij.
O ju te dashur per hir te Allahut, ju te cilet i deshironi shkaqet e ndihmes se Allahut ndaj cdo armiku qofte ai nga shejtanet e xhineve apo te njerezve, tema e kesaj ligjerate do jete: "Shkaqet e fitores". Kete teme e ka zgjedhur drejtori i "Qendres se davetit" ne zonen e Xhizanit, shejh Muhamed bin Mensur Behlul el Medkhalij, i cili njihet per urtesine e tij ne zgjedhjen e duhur te atyre qe marrin pjese ne fushen e gjere te thirrjes per tek Allahu. Po ashtu njihet (Zoti e bekofte mundin e tij!) per zgjedhjen e vendit, te kohes dhe temes se pershtatshme ashtu qe te jape fjala frytin e saj dhe dobine qe shpresohet nga ajo. Une keshtu e konsideroj kete person dhe nuk mund te bej te paster tek Allahu askend.
O ju vellezer muslimane muxhahida! Qe te arrijme fitoren dhe ndihmen nga Allahu ka disa shkaqe qe duhet te punojme me to dhe u behet detyre muxhahidave te nderuar qe te pajisen me keto cilesi me sa te kene mundesi gjate gjithe kohes. Me poshte do permend disa nga keto shkaqe ne menyre te permbledhur ashtu qe t'i shkruani me bojen e zemrave tuaja, t'i ruani me kujtesen tuaj dhe te shfaqet ndikimi i tyre ne jeten tuaj te perditshme.
1. Shkaku i pare: T'i kushtohet rendesi dhe kujdes sinqeritetit per hir te Allahut, pasimit te se saktes ne cdo veprim tuajin, ne kryerjen e adhurimeve te hapta apo te fshehta si dhe ne lenien e gjynaheve, sepse nuk pranohet nga robi asnje pune qofte kryerje adhurimi apo lenie gjynahu derisa te plotesohen tre kushte.
Kushti i pare: Te jete vepra e sinqerte vetem per Allahun
Kushti i dyte: Te jete vepra e sakte ne perputhje te plote me ate cfare ka ardhur nga Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!)
Kushti i trete: Te jete akidja e robit e paster dhe e sakte.
Prej veprave te shumta me te cilat robi afrohet tek Allahu eshte edhe xhihadi ne rrugen e Tij me qellim lartesimin e Fjales se Allahut, arritjen e kenaqesise se Tij dhe futjen ne xhenet. Allahu i Lartesuar thote: ''Kush eshte qe e shpreson takimin e Zotit te tij le te beje veper te mire dhe mos t'i pershkruaj ne adhurim Zotit te tij askend.” {Kehf 110}
2. Te jete i devotshem ndaj Allahut, sepse devotshmeria e ben robin te kete nijet te mire, qellim te shendoshe, e nxit per ta pastruar veten e tij duke perdorur ushqim, pije dhe rroba te lejuara, e pengon nga qellimet e keqija, nga marrja e dickaje nga placka e luftes para se ajo te ndahet gje e cila behet shkak per denim ne Berzeh (Jeta e varrit) dhe ahiret (Boten Tjeter). Nuk eshte larg mendjeve tona historia e atij qe mori nga placka e luftes nje rrobe leshi, apo ai qe mori rruazat, apo tjetri i cili mori nje ose dy lidhese sandalesh. Pra, sa paisje e mire eshte per muslimanin devotshmeria.
3. T'i permbahet te vertetes me dije dhe me pune (ne teori dhe praktike), te therrase tek e verteta, te sakrifikoje per ta ndihmuar ate me mish e me shpirt duke iu bindur urdherit te Allahut: " Thuaj: "Une jam njeri si ju, me eshte shpallur mua se i Adhuruari juaj eshte vetem Nje prandaj permbajuni rruges se drejte te Tij dhe kerkojini falje Atij.Mjere per idhujtaret.” {Fusilet 6}
4. Ti permbahet ne menyre te plote, teresisht te gjitha dispozitave islame qofte ne akide, ibadet (adhurim), marredhenie, politike, pushtet, lufte, paqe,sjellje, moral sepse kjo eshte feja e vertete dhe nuk eshte i pranueshem copezimi i saj duke pranuar nje pjese prej saj dhe duke refuzuar nje pjese tjeter sipas tekave personale. Allahu i Lartesuar thote: "Dhe kush kerkon fe tjeter pervec fese islame nuk pranohet prej tij dhe ne boten tjeter do jete nga te deshtuarit." {Ali Imran 85}. Gjithashtu thote: "A po i besoni nje pjese te librit dhe po e mohoni nje pjese tjeter?! Cfare shperblimi meriton ai i cili ben dicka te tille nga ju pervecse poshterim ne jeten e kesaj bote dhe Diten e Gjykimit do futen ne denimin me te ashper. Nuk eshte Allahu i pavemendshem ndaj asaj qe ju veproni." {Bekare 85}
5. Te permendurit e Allahut vazhdimisht ne menyre qe te meritojme permendjen e Tij tek krijesat e larta dhe fisnike. Allahu i Lartesuar thote: "Me permendni Mua qe edhe Une tu permend ju. Me falenderoni e mos me mohoni." {Bekare 152}
Me permendjen e Allahut qetesohen zemrat sic thote Allahu i Lartesuar: "Me te vertete me permendje te Allahut qetesohen zemrat." {Rrad 28} Me permendje te Allahut ngjallen zemrat tona dhe na shumefishohet shperblimi. Allahu i Lartesuar thote: "Ata besimtare dhe besimtare qe e permendin Allahun shume, Allahu ka pergatitur per ta falje dhe shperblim te madh." {Ahzab 35} Permendja e Allahut mund te jete me dua, istigfar (kerkom falje), lexim Kurani, tesbih (SubhanAllah), tahmid (Elhamdulilah), tahlil (La ilahe il lAllah), tekbir (Allahu ekber) permendje me gjuhe dhe me zemer. Allahu i Lartesuar thote: "O ju te cilet keni besuar, permendeni Allahun me permendje te shumte (te shpeshte) dhe madherojeni Ate ne mengjes dhe mbremje." {Ahzab 41-42}
6. Te qenurit te durueshem, sepse durimi konsiderohet nga shkaqet me te forta te fitores ndaj cdo armiku, i jashtem qofte apo i brendshem. Allahu na ka urdheruar per durim ne shume vende ne Kuran, i Lartesuari thote: ''O ju te cilet keni besuar, beni durim,tregohuni te qendrueshem ndaj armikut, rrini te pergatitur dhe jini te devotshem ndaj Allahut ashtu qe te shpetoni." {Ali Imran 200}
Allahu i ka lavderuar durimtaret duke thene: '' E ata qe bejne durim ne sprova e fatkeqesi (varferi, semundje, etj) dhe durojne ne kohen e luftes, keta jane ata te sinqertet, keta jane ata te devotshmit." {Bekare 177}
7. Te pajisurit me cilesine e vertetesise ne cdo pune, ne cdo ceshtje e ne vecanti vertetesia me Allahun ne ate marreveshje mes Allahut dhe besimtareve: qe te luftojne ne rrugen e Tij te sinqerte e te durueshem ashtu qe te fitojne xhenetin gjeresia e te cilit eshte sa gjeresia e qiellit dhe e tokes, i cili eshte pergatitur per ata qe i kane besuar Allahut dhe te derguarve te Tij. Ne xhenet ka vetem jete dhe nuk ka vdekje, ka shendet dhe nuk ka semundje, ka rini dhe nuk ka pleqeri, ka kenaqesi nga Allahu dhe nuk ka me zemerim pas kesaj kenaqesie.
8. T'i kushtoje rendesi dhe kujdes te vecante kryerjes se adhurimeve, ne krye te tyre faljes se namazit. Namazi duhet te falet sipas mundesise edhe nese vjen koha e namazit ne momentin e fillimit te luftes dhe perplasjes se ushtrive. Me namaz arrihet sundimi ne toke, nepermjet tij arrihet rehatia e zemres dhe e trupit, sigurohet me te jeta e qete dhe e sigurte, realizohet me namaz zoterimi dhe paqja.
9. Qendrueshmeria ne momentin e perballjes dhe takimit te ushtrive, sic thote Allahu i Lartesuar: "O ju te cilet keni besuar, kur te takoheni me palen e armikut tregohuni te qendrueshem dhe permendeni Allahun shpesh ashtu qe te jeni fitimtare." {Enfal 45}
Gjithashtu Allahu duke terhequr verejtjen nga zmbrapsja dhe arratisja ne fushen e betejes per vete fundin e keq qe ka kjo veper, thote: "O ju te cilet keni besuar, kur te perballeni me pabesimtaret ne fushebeteje mos ua ktheni atyre shpinen. Kush ua kthen atyre shpinen ne nje moment te tille nese nuk eshte per ceshtje taktike ne lufte apo per t'iu bashkangjitur nje grupi tjeter, atehere ka terhequr mbi vete zemerimin e Allahut dhe vendi i tij eshte xhehenemi. E sa perfundim i keq eshte ai." {Enfal 15-16}
10. Dashuria per sunetet qofshin ato ne fjale apo ne vepra, te punoje per ngjalljen e tyre sepse nepermjet tyre arrin dashurine e Allahut, kenaqesine dhe ndihmen e Tij sic ka ardhur ne hadithin kudsij: "Dhe vazhdon te me afrohet robi Im me vepra nafile (vullnetare) derisa Une ta dua ate" Transmeton Buhariu dhe Ahmedi.
11. Largimi nga gjynahet te vogla qofshin apo te medha, te hapta apo te fshehta sepse gjynahet jane shkak per zbritjen e denimeve te menjehereshme apo te mevoneshme. Allahu i Lartesuar thote: "Cfare do e keqe qe ju godet ajo eshte pasoje e veprave tuaja dhe me te vertete Allahu eshte qe ju fal shume."{Shura 30}
Gjithashtu thote :"E kur juve ju goditi nje disfate (nje fatkeqesi) megjithese ju ia patet dhene ate dyfish (armikut tuaj) thate: "Nga na erdhi kjo ne?" Thuaj: "Kjo ju erdhi nga vete ju (nga veprat tuaja). Me te vertete Allahu eshte i PlotFuqishem per cdo gje." {Ali Imran 165}
12. Bindja e forte tek Allahu dhe mbeshtetja tek Ai, sepse vetem Allahu eshte Ndihmesi, Mbeshtetesi me i mire ne Doren e te Cilit eshte sundimi i cdo gjeje. I Lartesuari thote: "Dhe vetem Allahut mbeshtetjuni nese jeni besimtare." {Maide 23}.
Pra kush i mbeshtetet Allahut sinqerisht i mjafton atij si ndihme dhe perkrahje.
13. T'i kushtoje perkujdesje pasimit te Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!), ta marre ate per shembull ne cdo gje. Prej ketyre gjerave eshte zgjedhja e koheve te luftes sic i zgjidhte Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!). P.sh.: ne fillim te dites, sepse punet qe fillohen diten heret kane bereqet ose pas zevalit te diellit, sepse ne ate kohe fryjne ererat, zbret qetesia dhe fitorja.
14. Organizimi i ushtrise islame ne perputhje njekohesisht me dispozitat islame dhe me artet luftarake, menyrat e luftimit duke iu pershtatur kohes dhe vendit. Allahu i Lartesuar thote: "Pergatituni ndaj tyre me te gjitha fuqite qe keni mundesi." {Enfal 60}.
Forca ben dobi biidhnilah (Me Lejen e Allahut) nese behet organizim i mire i saj dhe vendoset ne vendin qe e meriton sipas sheriatit si ne kohe lufte dhe paqeje.
15. Perpjekja per hartimin e planeve luftarake per nga koha, vendi, sasia dhe menyra ashtu sic bente ushtria fitimtare ne kohen e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe ne kohen e halifeve te drejte, sepse veprimet sporadike dhe te paorganizuara nuk mund te realizojne rezultate te kenaqshme.
16. Konsultimi mes komandantit te ushtrise dhe vartesve te tij eshte dicka e domosdoshme (sipas mundesise), ashtu qe te ndiqet mendimi me i zgjedhur i njerezve me pervoje luftarake. Per vete rendesine qe ka ky mjet (konsultimi) Allahu e ka urdheruar pejgamberin e Tij, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) duke thene: "Konsultohu me ta per ceshtjet, e kur te vendosesh atehere mbeshtetju Allahut."{Al Imran 159}. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ishte qe konsultohej me shoket tij dhe merrte ate mendim qe ishte me i zgjedhuri, me i miri nga mendimet e tyre te bekuara sic ndodhi ne luften e njohur te Bedrit.
17. Eshte detyre bindja ndaj prijesit dhe komandantit te ushtrise ne cdo gje e cila ndihmon realizimin e interesave te luftes dhe arritjen e fitores, sepse mosbindja dhe mosmarreveshjet cojne ne deshtim dhe humbje. Allahu i Lartesuar thote: "Mos u kundershtoni me njeri - tjetrin (mos u percani), ashtu qe te mos deshtoni dhe ta humbni fuqine tuaj." {Enfal 46}
18. Shfaqja e forces dhe qendrueshmerise para armiqve me qellim frikesimin e tyre dhe ne shenje mosperfillje ndaj numrit te tyre te madh edhe nese kjo shoqerohet me mburrje dhe kryelartesi para tyre.
19. Nenshtrimi, perulja e perhershme ndaj Allahut dhe falenderimi i Tij per miresite e shumta, nder to;miresia e fitores ndaj armiqve dhe mundja e tyre. Pasi te arrihet fitorja nuk ka defrim e argetim e as mburrje, por vetem lavderim dhe falenderim Allahut, nuk ka force e as ndryshim vetem se me ndihmen e Allahut i Cili ndihmon te dashurit e Tij te devotshem, ushtaret e Tij muxhahida dhe palen e Tij te shpetuar. Allahu thote duke perkujtuar miresine e Tij ndaj Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!): ''Dhe nuk e hodhe ti (pluhurin ne syte e armikut o i Derguar) kur e gjuajte me grushtin tend, por Allahu e hodhi ate." {Enfal 17}
Gjithashtu thote: " Dhe nuk vjen fitorja vecse nga Allahu. Me te vertete Allahu eshte i PlotFuqishem, i Urte." {Enfal 10}
Keto ishin shkurtimisht disa maja lapsash rreth shkaqeve te fitores te cilen Allahu i Lartesuar e ka premtuar: "Allahu u ka premtuar atyre qe kane besuar dhe bere vepra te mira nga ju se do t'i beje zoterues ne toke ashtu sic i ka bere zoterues ata qe ishin para jush e do tua beje te mundur zbatimin, permbushjen e fese te cilen e ka zgjedhur per ta dhe do tua shnderroje friken ne siguri." {Nur 55}.
Shkeputur nga libri "Shkaqet e fitores sipas sheriatit dhe cilesite
e kenaqshme te muxhahidave"
Autor: Zejd bin Muhamed bin Hadij el Medkhalij
Perktheu: Shuajb Rexha Ebu Duxhanah
|