TEMAT PER SIGURINE, PAJTIMIN
DHE ARMEPUSHIMIN
Ndalimi i derdhjes se gjakut te siguruar
Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Cdo tradhetar i amanetit do te kete nje flamur ne Diten e Kijametit, nga i cili ai do te njihet."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Ebu Seidi (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Cdo tradhetar do te kete nje flamur ne Diten e Kijametit i cili do te ngrihet per te sipas tradhetise se tij. Dhe nuk ka tradheti me te madhe se ajo e prijesit te nje populli."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Transmetohet nga Aliu (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Besa e muslimaneve eshte nje dhe per ruajtjen e saj te perpiqet edhe me i fundit i tyre."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Edhe gruaja mund te marre persiper sigurine e ndokujt (prej jomuslimaneve), d.m.th. qe t'i marre ne mbrojtje nga muslimanet."
Kete hadith e transmeton Tirmidhiu dhe ka thene: Hadith Hasen Garib.
Dhenia e sigurise mosbesimtarit nese eshte korier
Transmetohet nga Iben Mes'udi (radiallahu anhu) se ka thene: "Iben En-Nevaha dhe Iben Uthali erdhen si koriere te Musejlemes tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ai u tha atyre dyve: A deshmoni se une jam i Derguari i Allahut?
Ata thane: Ne deshmojme se Musejleme eshte i derguari i Allahut.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Une kam besuar Allahun dhe te Derguarin e Tij. Sikur te vrisja ndonje korier, do t'iu vrisja juve.
Keshtuqe u be rruge se korieret nuk vriten."
Kete hadith e transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga Naim iben Mes'ud El-Eshxhei se ka thene: "Degjova kur u lexua letra e Musejleme mashtruesit dhe i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u tha koriereve te tij: Po ju c'fare thoni? Ata thane: Ne themi ashtu sic thote ai.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Pasha Allahun, sikur te mos ishte se korieret nuk vriten, une do t'ua preja koken!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Transmetohet nga Ebu Rafiu, sherbetori i te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ka thene: "Kurejshet me derguan mua tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Kur une e pash te Derguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), me hyri ne zemer Islami dhe thashe: O i Derguari i Allahut, une nuk kthehem me tek ata.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Une nuk e prish marreveshjen dhe nuk e burgos ftohtesine. Por ti ktheu tek ata dhe nese ndjen ne zemer ate qe ndjen tani, atehere kthehu perseri ketu!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi i cili thote: Kjo ka qene ne ate kohe, ndersa sot nuk vlen me.
Kuptimi i kesaj eshte se kjo gje ka qene kur ata i vune kusht atij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qe te kthente ate qe vinte musliman prej tyre ne Medine.
C'fare kushtesh lejohen ne marreveshjen me mosbesimtaret dhe koha e armepushimit
Transmetohet nga Hudhejfe iben Jeman se ka thene: "Nuk me pengoi te prezentoj ne luften e Bedrit, vecse kurejshet. Kur dola une me babane tim, Ebu El-Husejl, na moren mosbesimtaret kurejshit dhe na thane: Ju doni te shkoni tek Muhamedi.
Ne thame: Jo, nuk duam vecse te shkojme ne Medine, ashtu thjesht.
Thote: Ata moren prej nesh besen e Allahut dhe betimin ne Te se do te shkojme ne Medine dhe nuk do te luftojme perkrah tij.
Ne shkuam tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ia treguam kete gje, ndersa ai tha: Shkoni! Do t'a mbajme besen me ta dhe t'i kerkojme ndihme Allahut kundra tyre."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi. Me kete hadith eshte argumentuar ai qe thote se betimi i te detyruarit eshte i sakte.
Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se: "Kurejshet bene pajtim me te Derguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i vune kusht atij se ata qe vijne prej tyre tek ai, ai duhet t'ua ktheje ate atyre, ndersa ai qe shkon prej tij tek ata, ata nuk ia kthejne ate atij.
Ata thane: O i Derguari i Allahut, a t'a shkruajme kete?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Po. Ai qe iken nga ne tek ata, ate e ka larguar Allahu, ndersa ai qe vjen tek ne prej tyre, Allahu do t'i jape atij shpetim dhe rruge."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Transmetohet nga Urveh iben Ez-Zubejr: Nga El-Misver dhe Mirvani, ku secili nga te dy deshmon per saktesine e hadithit te tjetrit, kane thene: "I derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kohen e Hudejbijes dhe kur kishte pershkuar nje pjese rruge, tha: Halid iben El-Velidi eshte ne Gamim (emer vendi) ne krye te disa kaloresve kurejsh, prandaj merrni nga e djathta!
Pasha Allahun, Halidi nuk i ndjeu ata derisa pa tymin e zi qe ngrihej, atehere u nis me nxitim qe te lajmeronte kurejshet.
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) vazhdoi te ecte derisa arriti ne nje rrugice malore prej se ciles ai zbriste mbi ta, por aty deveja e tij u ul.
Njerezit thoshin: Ngrihu, ngrihu! Por ajo nuk deshi te ngrihej dhe ata thane: Nguli kembe El-Kasva (emri i devese se te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), nguli kembe El-Kasva.
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: El-Kasva nuk ka ngulur kembe dhe kjo nuk eshte zakon i saj, por ate e ka ndaluar Ndaluesi i elefantit.
Pastaj tha: Pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti im, nese do te me ofrojne ndonje marreveshje ne te cilen madherojne te ndaluarat dhe vendet e shenjta te Allahut, une do t'ua jap atyre.
Pastaj e ngacmoi devene dhe ajo u ngrit.
Thote: Pastaj nderroi rruge dhe zbriti ne fund te Hudejbijes tek nje pellg me uje te paket nga i cili njerezit merrnin uje pak nga pak. Nuk zgjati shume dhe njerezit e mbaruan ujin e atij pellgu, pastaj filluan te ankoheshin tek i Derguari i Allahun (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per etjen. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nxorri nje shigjete nga xhybja e tij dhe i urdheroi qe ta vendosin ne vendin ku kishte uje. Per Zotin, uji vazhdoi te rridhte per ta derisa u larguan nga aty. Ndekohe vjen Budejl iben Verka El-Huzai me disa njerez nga fisi i tij, nga Huzaah. Ata ishin keshillues dhe ruajtes te se fshehtes se te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nga banoret e Tihames. Ai tha (Budejli): Une e lashe Keab iben Luej dhe Amir iben Luej te kishin zbritur ne ujin e pashtershem te Hudejbijes dhe me vete kane gra e femije dhe ata do te te luftojne e do te te pengojne nga hyrja ne Shtepine e Shenjte.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ne nuk kemi ardhur per te luftuar ndokend, por kemi ardhur qe te bejme Umran. Kurejshet i ka lodhur lufta dhe i ka demtuar shume ata. Nese duam, une u jap afat qe te pergatiten dhe te me lene me njerezit e mi (ne armepushim). Nese une triumfoj, atehere po te duan te futen aty ku kane hyre njerezit , le te futen dhe nese jo, atehere do te jene grumbulluar (per lufte). Nese ata e refuzojne kete, atehere pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti im, une do t'i luftoj ata ne kete ceshtjen time derisa te vdes ose Allahu t'i japi triumfin Fese se Tij.
Budejli tha: Une do t'i njoftoj per kete qe thua. Pastaj u largua per tek kurejshet dhe tha: Ne po vime nga ai burre dhe degjuam te thote nje fjale. Nese doni t'ua tregojme ate, do t'ua tregojme.
Injorantet prej tyre thane: Nuk kemi nevoje te na tregosh gje per te. Ndersa ata me mend e logjike prej tyre thane: Na e thuaj c'fare ke degjuar nga ai te thote!
Ai tha: E degjova ate te thote keshtu e keshtu. Duke i treguar ate qe tha i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).
Atehere u ngrit Urveh iben Mes'ud dhe tha: O njerez, a nuk jeni ju prinderit e mi? Thane: Po. Ai tha: A nuk jame biri juaj? Thane: Po. Tha: A me akuzoni per dicka? Thane: Jo. Tha: A nuk i kam ftuar banoret e Ukadhit qe t'iu ndihmojne juve dhe kur ata nuk e bene kete, une erdha tek ju bashke me familjen dhe ata qe m'u binden? Thane: Po. Tha: Ky burr iu ka ofruar dicka te pjekur dhe me vend, keshtu qe pranojeni ate prej tij dhe me lini mua te shkoj tek ai! Thane: Shko tek ai! Ai shkoi dhe filloi te flase me te Derguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili i tha atij te njejten gje qe ia kishte thene Budejlit. Atehere Urveh tha: O Muhamed, nese do te shihje ne historine e popullit tend, a ke degjuar per ndonje nga arabet qe ta kete shkaterruar plotesisht fisin e tij, para teje? Nese eshte ndryshe, atehere une, per Zotin, shoh fytyra te perziera njerezish dhe te ndryshme ne krijim te cilat mund te ikin dhe te te lene.
Ebu Bekri i tha: Thith bishtin e Latit (emri i nje idhulli te tyre) nese ne ikim dhe e leme ate!
Ai tha: Kush eshte ky? Thane: Ebu Bekri. Ai tha: Pasha Ate qe ka ne dore shpirtin tim, sikur te mos me kishe bere nje te mire qe nuk t'a kam kthyer, do te te pergjigjesha!
Thote: Pastaj filloi t'i flase te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe sa here qe i fliste, i prekte mjekrren. Nderkohe Mugira iben Shu'beh ishte ne kembe mbi koken e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me shpate ne dore dhe me helmete ne koke. Sa here qe Urveh conte doren per te lozur me mjekrren e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ai ia godiste doren me dorezen e shpates dhe thoshte: Largoje doren nga mjekrra e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)!
Urveh ngriti koken dhe tha: Kush eshte ky? Thane: El-Mugira iben Shu'beh. Ai tha: O tradhtar, a nuk po perpiqem per largimin e sherrit te tradhtise sende? Mugira kishte pas shoqeruar disa njerez ne kohen e injorances te cilet i kishte vrare dhe u kishte marre pasurite, pastaj erdhi dhe u be musliman.
I derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Sa per Islamin, ai erdhi, ndersa per pasurine nuk nderhyj ne te.
Pastaj Urveh filloi te hedh shikimin nga shoket e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).
Thote: Pasha Allahun, sa here qe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) peshtynte, ajo binte ne doren e ndonje burri prej tyre i cili ferkonte me te fytyren dhe lekuren e tij. Nese ai u jepte ndonje urdher, ata shpejtonin ne zbatimin e tij. kur merrte avdes, ata gati sa nuk vriteshin se kush do t'i conte enen e ujit dhe kur ai fliste, ata ulnin zerat para tij dhe nuk ia ngulnin syte nga madheshtia per te.
Urveh u kthye tek populli i tij dhe tha: O njerez, per Zotin, kam hyre si delegat tek mbreterit, kam hyre tek Kajsar, Kisra dhe Nexhashi, por nuk kam pare kurre ndonje mbret qe te madherojne shoket, ashtu sic madherojne shoket e Muhamedit Muhamedin. Per Zotin, sa here qe ai peshtynte, ajo binte ne doren e ndonjerit prej tyre dhe ai ferkonte me te fytyren dhe lekuren e tij. Kur ai i urdheronte, ata nxitonin ne zbatimin e urdherit te tij. Kur donte te merrte avdes, ata gati sa nuk vriteshin per enen e ujit te tij. Kur ai fliste, ata ulnin zerat para tij dhe nuk ia ngulnin syte nga madheshtia per te.
Ai iu ka ofruar juve nje marreveshje te pjekur, prandaj pranojeni ate!
Nje burr nga Beni Kinane tha: Me lejoni mua qe te shkoj tek ai!
Thane: Shko!
Kur ai u duk nga larg, i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ky eshte filani dhe ai i madheron kafshet e caktuara per kurban, keshtuqe dergojani ato atij! Ata ia derguan atij dhe e priten duke thene "Lebejke allahume lebejke…".
Kur ai e pa kete gje, tha: Subhanallah! Keta nuk duhen penguar nga Shtepia e Shenjte. Kur u kthye tek shoket e tij, ai tha: Une pashe kafshet qe ishin bere gati dhe ishin caktuar per kurban, keshtuqe nuk mendoj te pengohen nga Shtepia e Shenjte.
Atehere u ngrit nje burr tjeter prej tyre te cilin e quanin Mikraz iben Hafs dhe tha: Me lejoni mua qe te shkoj tek ai!
Thane: Shko!
Kur ai u shfaq, i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ai eshte Mikraz iben Hafs dhe ai eshte nje burr i prishur.
Ai filloi t'i flase te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe nderkohe vjen Suhejl iben Amer.
Meamari thote: Me ka treguar Ejubi: Nga Ikrima se kur erdhi Suhejli, i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Allahu ua lehtesoi ceshtjen tuaj.
Meamari thote: Ez-Zuhri ne hadithin e tij thote: Erdhi Suhejl iben Amer dhe tha: Sill te shkruajme ndermjet nesh dhe jush nje kontrate!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thirri shkruesin dhe i tha: Shkruaj: Bismilahi err-rrahmani err-rrahim!
Suhejli tha: Une nuk e di se kush eshte err-rrahmanu, por shkruaj: Me emrin Tend, o Zoti im, ashtu sic shkruaje me pare!
Muslimanet thane: Per Zotin, nuk e shkruajme ndryshe nga Bismilahi err-rrahmani err-rrahim!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Shkruaj: Bismike Allahume!
Pastaj tha: Kjo eshte ajo me te cilen ka bere marreveshje Muhamedi, i Derguari i Allahut.
Suhejli tha: Per Zotin, sikur t'a dinim qe ti je i Derguari i Allahut, ne nuk do te pengonim nga Shtepia dhe nuk do te te luftonim, por shkruaj: Muhamedi i biri i Abdullahit!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Pasha Allahun, une jam i Derguari i Allahut edhe nese me pergenjeshtroni. Shkruaj: Muhamedi i biri i Abdullahit!
Ez-Zuhri thote: Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e beri kete gje per shkak te fjales qe kishte thene: Nese me kerkojne ndonje kontrate ne te cilen madherojne ndalimet dhe te shenjtat e Allahut, une do t'ua jape ate!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Me kusht qe te na hapni rrugen per te bere tavaf ne Keabe.
Suhejli tha: Per Zotin, qe te mos flasin arabet se ne u mundem me force, bejeni kete gje vitin e ardhshem!
Ai e shkroi. Pastaj Suhejli tha: Dhe me kusht qe nese vjen tek ti nje burr prej nesh, edhe nese eshte ne Fene tende, te na e kthesh ate!
Muslimanet thane: Subhanallah! Si mund te kthehet tek idhujtaret ai qe vjen musliman?
Nderkohe vjen Ebu Xhendel iben Suhejl iben Amer duke ecur ngadale per shkak se ishte i lidhur. Ai kishte dale nga pjesa e ulet e Mekes dhe u hodh vete ne mesin e muslimaneve.
Suhejli tha: O Muhamed, ky eshte i pari per te cilin te kujtoj kontraten dhe dua qe te ma kthesh ate!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ne ende nuk e kemi perfunduar kontraten.
Ai tha: Atehere, per Zotin, nuk pajtohem me ty per asgje!
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ma ler ate mua (vetem kete rast)! Ai tha: Nuk ta le. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Po, beje! Ai tha: Jo, nuk e bej. Mikrazi tha: Po, t'a kemi lene ate ty.
Ebu Xhendel tha: O ju muslimane, a me ktheni tek idhujtaret, ndersa une kam ardhur i bere musliman? A nuk e shihni se c'kam hequr? Ai ishte torturuar shume per Fene e Allahut.
Thote: Umer iben El-Hatabi tha: Shkova tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i thashe: A nuk je i Derguari i Allahut me te vertete?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Po.
Thashe: A nuk jemi me te Verteten dhe armiqte tane me te koten?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Po.
Thashe: Atehere perse t'a ulim Fene tone?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Une jam i Derguari i Allahut dhe nuk e kundershtoj kurre Ate, ndersa Ai eshte Ndihmuesi im.
Thashe: A nuk na thoshe se do te shkojme dhe te bejme tavaf ne Shtepine e Shenjte? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Po, por a te thashe ty se do te hysh ne te kete vit? Ai tha: Jo. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Atehere ti ke per te ardhur dhe do te besh tavaf rreth saj.
Thote: Pastaj shkova tek Ebu bekri dhe i thashe: O Ebu Beker, a nuk eshte ky i Derguari i Allahut me te vertete? Ai tha: Po.
Thashe: A nuk jemi me te Verteten dhe armiqte tane me te koten?
Ai tha: Po. Thashe: Atehere perse t'a ulim Fene tone?
Ai tha: O ti burr, ai eshte i Derguari i Allahut dhe nuk e kundershton Allahun, ndersa Allahu eshte Ndihmuesi i tij. Kapu per frymezimin e tij sepse ai, per Zotin, eshte duke vepruar drejte.
Thashe: A nuk na kishte thene se do te shkojme ne Shtepine e Shenjte dhe do te bejme tavaf rreth saj?
Ai tha: Po, por a te tha se do te shkosh atje kete vit?
Thashe: Jo. Ai tha: Atehere ti ke per te shkuar atje dhe do te besh tavaf rreth saj.
Umeri thote: Per kete une bera disa perpjekje.
Kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) perfundoi kontraten, i tha shokeve te tij: Ngrihuni dhe therini kubanet tuaja, pastaj qethni kokat!
Pasha Allahun, askush prej tyre nuk u ngrit, saqe e tha kete tre here. Kur pa qe nuk u ngrit kush prej tyre, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) hyri tek Umu Seleme dhe i tregoi se si u sollen njerezit me te. Umu Seleme tha: O Lajmetar i Allahut, nese e do kete, atehere dil dhe mos i fol askujt prej tyre asnje fjale, derisa te presesh kurbanin tend dhe pastaj te therrasesh berberin qe te te rruaje koken!
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) doli dhe nuk i foli askujt derisa e beri kete gje, theri kurbanin e tij dhe thirri berberin e tij qe t'i rruante koken. Kur njerezit e pane kete gje, u ngriten dhe theren kurbanet e tyre, pastaj filluan te rruanin kokat e njeri-tjetrit, saqe desh vrane njeri-tjetrin nga merzitja. Pastaj erdhen disa gra te cilat ishin bere besimtare dhe Allahu shpalli: "O ju qe keni besuar! Nese vijne per te emigruar tek ju gra besimtare…derisa mberriti ne fjalen: "dhe mos i mbani mosbesimtaret bashkeshorte!" [El-Mumtehine: 10]. Atehere Umeri divorcoi dy gra te tijat te cilat ishin ne idhujtari. Njera nga ato te dyja u martua me Muavije iben Ebi Sufjan dhe tjetra me Safvan iben Umeje.
Pastaj i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u kthye ne Medine dhe aty vjen Ebu Basiri, nje burr nga Kurejshet i cili ishte bere musliman. Ata kishin derguar qe t'a kerkonin ate dy burra te cilet thane: Te kujtojme kontraten qe beme! Atehere ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ua dorezoi ate atyre.
Ata dolen bashke me te dhe kur mberriten ne Dhul-Hulejfe, zbriten qe te hanin disa hurma qe kishin me vete. Ebu Basiri i tha njerit prej tyre: Per Zotin, mua me duket shume e mire kjo shpata jote. Ai tjetri e zhveshi ate dhe tha: Po per Zotin, ajo eshte shume e mire. Une e kam provuar ate dhe perseri e kam provuar (kam luftuar me te). Ebu Basiri tha: Ma jep t'a shoh nje here! Ai ia dha, ndersa ai e goditi me te saqe ia ftohi gjymtyret (vdiq), ndersa tjetri ia mbathi per ne Medine dhe hyri ne xhami duke vrapuar.
Kur i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e pa ate, tha: Ky ka pare tmerr. Kur iu afrua te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Per Zotin, shoku im u vra dhe do te vritem edhe une.
Ebu Basiri erdhi dhe tha: O i Derguari i Allahut, Allahu e coi ne vend besen tende, sepse ti me ktheve tek ata, ndersa Allahu me shpetoi mua nga ata.
I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Mjer nena e tij qe hapi lufte, nese ai ka ndonje njeri qe te marre hak.
Kur e degjoi kete, ai e kuptoi qe do t'a kthente tek ata, keshtu qe doli nga Medina dhe mberriti ne bregun e detit. Thote: Ebu Xhendel iben Suhejl u shpetoi atyre dhe shkoi iu bashkangjit Ebu Basirit. Atehere cdo burr qe behej musliman dhe dilte nga kurejshet, shkonte te bashkohej me Ebu Basirin derisa formuan nje grup me me shume se dyzete vete. Sa here qe ata merrnin vesh qe ndonje karvan i kurejsheve dilte per ne Sham, ata i prisnin rrugen, i vrisnin dhe u merrnin pasurine.
Atehere kurejshet derguan tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qe t'i kerkojne per Hir te Allahut dhe te gjakut per te ndryshuar ate qe kishin shkruar duke thene se kush vjen prej tyre tek ai, ai eshte i sigurte. Atehere i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ua dergoi ate qe kerkuan dhe atehere Allahu shpalli: "Ai eshte i Cili pengoi duart e tyre kundra jush dhe duart tuaja kunder tyre ne fushen e Mekes… deri ne fjalen: "krenari e mendjemadhesi te kohes injorances." [El-fet'h: 24-26].
Krenaria e mendjemadhesia e tyre ishte se ata nuk e kishin pranuar se ai ishte i Derguar dhe nuk kishin pranuar te shkruanin "Bismilahi err-rrahmani err-rrahim", si dhe e penguan qe te vizitonte Shtepine e Shenjte."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Buhariu.
Ahmedi e ka transmetuar edhe me shprehje tjeter ku thuhet: "Njerezit e Huzaas ishin keshillues dhe besnike te te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), idhujtare e muslimane."
Ne te thuhet gjithashtu: "Kjo eshte ajo per te cilen eshte pajtuar Muhamed iben Abdullah dhe Suhejl iben Amer per armepushim per dhjete vjet ne te cilet njerezit do te jene te sigurte."
Ne te thuhet gjithashtu: "Dhe se mes nesh jane gjokset e hapura dhe nuk ka tradhti e as grabitje. Prej kushteve qe vendosen kur shkruajten kontraten ishte gjithashtu se kush deshironte te hynte ne kontraten dhe besen e Muhamedit, ishte i lire te hynte dhe kush deshironte te hynte ne kontraten dhe besen e kurejsheve, ishte i lire te hynte ne te. Njerezit e Huzaas u hodhen dhe thane: Ne jemi ne besen dhe kontraten e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ndersa Benu Beker u hodhen dhe thane: Ne jemi ne besen dhe kontraten e kurejsheve."
Ne te thuhet gjithashtu: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: O Ebu Xhendel, duro dhe shpreso shperblimin e Allahut, sepse Allahu do te hape rruge ty dhe atyre te vobekteve qe jane me ty dhe do t'iu shpetoje juve!"
Transmetohet nga Mirvani dhe El-Misver se kane thene: "Kur Suhejl iben Amer lidhi kontraten ate dite, prej kushteve qe ai i vuri te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte se kushdo qe shkonte tek ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) prej tyre edhe nese ishte ne Fene e tij, ai duhet t'a kthente ate tek ata dhe te mos nderhynte mes tyre. Kjo gje nuk u pelqeu muslimaneve dhe rendoi mbi ta, por Suhejli nguli kembe tek e tija. Atehere i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i lidhi kontraten me kete kusht. Ate dite Ebu Xhendeli iu kthye te atit te tij, Suhejlit. Cdokush prej burrave qe shkonte tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) prej kurejsheve gjate kesaj periudhe, ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e kthente ate edhe nese ishte musliman.
Pastaj erdhen disa besimtare emigruese tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ne mesin e te cilave ishte edhe Umu Kulthum bintu Ukbeh iben Ebu Muit e cila ne ate kohe ishte e rritur. Familja e saj (padronet) erdhen tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per t'i kerkuar qe t'a kthente ate tek ata, por ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk e ktheu ate tek ata, sepse ne ate kohe kishte zbritur ajeti: "Nese tek ju vije per te emigruar besimtaret, atehere sprovojini ato dhe Allahu e di per besimin e tyre… deri ne fjalen: "dhe as ata nuk jane te lejuar per to." [El-Mumtehine: 10].
Kete hadith e transmeton Buhariu.
Transmetohet nga Ez-Zuhri se Urveh ka thene: "Me ka treguar Aisha se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i sprovonte ato. Gjithashtu na kane treguar se Allahu shpalli qe t'u kthenin idhujtareve shpenzimet e tyre qe kishin bere per grate e tyre qe emigruan prej tyre dhe dha vendim qe muslimanet te mos e vazhdojne mbajtjen e grave te tyre idhujtare nen kurore, Umeri (radiallahu anhu) divorcoi dy gra te tijat: Kurajbe bintu Ebi Umeje dhe bijen e Xhervel El-Huzait. Kurajbe me pas u martua me Muavijen dhe tjetra u martua me Ebu Xhehmin. Kur mosbesimtaret refuzuan te kthenin shpenzimet e muslimaneve per grate e tyre qe divorcuan, Allahu i Lartesuar shpalli: "Dhe nese ndonje nga grate tuaja shkon tek mosbesimtaret dhe me pas ju fitoni placke lufte, atehere jepuni atyre qe u kane ikur grate e tyre prej saj (shpenzimet qe ata kane bere per grate mosbesimtare qe u ndane prej tyre)!" [El-Mumtehine: 11]. Eshte fjala per ate qe muslimanet u japin atij, gruaja e te cilit ka emigruar tek mosbesimtaret. Ajeti urdheron qe atij te cilit i ka ikur gruaja prej muslimaneve, t'i jepet ajo qe ka shpenzuar prej mehrit qe u ka dhene atyre. Por nuk dihet te kete kthyer fene ndonje nga besimtaret qe emigruan tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) pas besimit te tyre."
Kete hadith e transmeton Buhariu.
Ky hadith ka permbledhur dobi dhe perfitime te shumta, ndersa ne po hedhim drite mbi disa prej tyre, ashtuqe te udhezohet ai qe mediton ne hadith per te nxjerre dobi te tjera:
Ne te permendet Dhul-Hulejfe e cila eshte Mikat per umra ashtu si edhe per haxh dhe se marrja me vete e kurbaneve eshte sunet si ne berjen e haxhit te obligueshem apo per haxhin ne menyre vullnetare.
Po keshtu perfitojme se komandanti i ushtrise duhet te dergoje ekspedita para tij ne drejtim te armikut.
Kerkimi i ndihmes prej idhujtareve te besueshem ne ceshtjen e xhihadit, lejohet ne rast nevoje, sepse agjenti i tij nga Huzaja ishte mosbesimtar dhe se banoret e Hauzase ishin keshillues dhe ruajtes te se fshehte se tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) edhe pse ishin mosbesimtare.
Nga ai perfitohet gjithashtu: Pelqyeshmeria e konsultimit me ushtrine, ose per te qetesuar shpirtrat e tyre, ose per te perfituar prej tyre.
Nga ai perfitohet gjithashtu: Lejimi i marjes rob te familjes se idhujtareve edhe pa i marre burrat e tyre. Ne fjalen e Ebu Bekrit drejtuar Urves perfitohet lejimi i te shprehurit qarte emrin e vendit te turpshem ne rast nevoje dhe interesi dhe se kjo gje nuk eshte turp dhe gje e ndaluar.
Ne qendrimin e Mugiras me shpate ne dore mbi koken e te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) perfitohet pelqyeshmeria e te mburrurit dhe kryelartesise ne lufte per tmerrimin e armikut dhe se kjo nuk hyne ne qortimin e atij te cilin njerezit e marrin per shembull.
Nga ai perfitohet se pasuria e idhujtarit me kontrate nuk mund te pervetesohet, por i kthehet atij.
Nga ai perfitohet sqarimi i pastertise se peshtymes dhe ujit te perdorur ne avdes.
Nga ai perfitohet pelqyeshmeria e te ndikuarit nga fjalet e prijesit dhe se gjerat e fatit jane te ndaluara.
Nga ai perfitohet se deshmia kunder nje personi eshte e mjaftueshme me permendjen e emrit te tij dhe te atit te tij dhe nuk eshte kusht permendja e emrit te gjyshit te tij.
Nga ai perfitohet se pajtimi me armikun edhe duke kushtezuar ndonje gje te pakenaqshme per muslimanet eshte i lejuar ne rast nevoje dhe domosdoshmerie, per te shtyre nje te keqe me te madhe se ajo.
Nga ai perfitohet se kush premton qe do te beje dicka, por nuk cakton ndonje kohe, ai eshte i lire t'a beje kur t'i jepet rasti apo kur te doje.
Nga ai perfitohet se lirimi nga ihrami mund te behet me therrjen e kurbanit per ate person qe i bllokohet rruga per ne Meke dhe se atij i lejohet therrja kurbanit edhe nese eshte jashte vendit te ndaluar (kufijve te Mekes) sepse vendi ku ata u liruan nga ihrami ishte ne Hudejbije e cila eshte jashte kufirit te Mekes. Per kete eshte argument Fjala e Allahut: "Dhe penguan kurbanet tuaj te arrinin ne vendin e tyre te percaktuar per kurban." [El-Fet'h: 25]
Nga ai perfitohet se urdheri i pergjithshem i te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duhet zbatuar menjehere dhe se origjina eshte bashkimi i popullit te tij me te ne ligje e dispozita.
Nga ai perfitohet se kushti i kthimit te atyre qe shkojne tek muslimanet prej mosbesimtareve, nuk e permban ate qe del musliman dhe shkon ne nje vend tjeter, pervec vendit te prijesit te muslimaneve.
Nga ai perfitohet se kushtezimi i kthimit te grave te bera muslimane nuk lejohet dhe dijetaret kane rene ne kundershtim per hyrjen apo jo te atyre ne kontrate dhe kushtet e saj. Disa thone se ato hyne por kjo gje u shfuqizua me ajetin e Kur'anit.
Keto perfitime qe u permenden hedhin drite mbi ato qe nuk jane permendur.
Lejimi i pajtimit me idhujtaret kundrejt nje kapitali edhe nese vlera e tij eshte e panjohur
Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shkoi ne Hajber dhe i luftoi banoret e tij derisa i detyroi te mbyllen ne kullen e tyre dhe u mori tokat, te mbjellat dhe hurmat. Ata me pas u pajtuan me te qe t'a linin Hajberin dhe te merrnin me vete aq sa te mbartnin kafshet e tyre, ndersa i Derguari i Allahut te merrte te verdhin (arin), te bardhin (argjendin) dhe armet e tyre, pastaj te dilnin prej tij.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u vuri kusht atyre qe te mos fshehin dhe te mos mbajne gje dhe nese ata e bejne kete gje, atehere nuk ka siguri dhe as bese per ta. Ata fshehen nje sunduk ne te cilin kishte pasuri dhe stoli te Hujej iben Ahtab i cili i shpuri ne Hajber kur u rrezua Nadiri.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha xhaxhait te Hujejit te cilin e quanin Seaje: C'fare ka ndodhur me sundukun e Hujejit te cilin e solli nga Nadiri?
Ai tha: E mbaruan shpenzimet dhe lufterat.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Nuk ka kaluar shume kohe dhe pasuria ishte me e madhe se kaq. Nderkohe Hujeji ishte vrare. I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ia dorezoi Seajen Zubejrit i cili e torturoi dhe pastaj ai tha: E kam pare Hujejin te vije rrotull tek disa rrenoja aty tutje.
Ata shkuan dhe kontrolluan, pastaj e gjeten sundukun ne ato rrenoja. Atehere i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) vrau dy bijte e Ebu El-Hukajk, njeri prej te cileve kishte qene burri i safije bintu Hujej iben Ahtab. Ndersa grate dhe femijet e tyre, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i mori si rober lufte, ndersa pasurite e tyre i ndau ndermjet muslimaneve per shkak te tradhetise dhe shkeljes se kontrates qe kishin lidhur.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte qe t'i nxirrte nga Hajberi, por ata i thane: O Muhamed, na ler ketu ne kete toke qe te kujdesemi per te dhe t'a punojme ate! Ne ate kohe, as i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe as shoket e tij nuk kishin njerez qe te mund t'i punonin tokat e Hajberit, ndersa vete nuk kishin kohe te merreshin me to.
Atehere i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ua dha atyre Hajberin me kusht qe ata te marrin gjysmen e prodhimeve te te gjitha te mbjellave e cdo gje tjeter, per aq kohe sa te donte i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Abdullah iben Ravaha shkonte tek ata cdo vit dhe e percaktonte qe ne peme prodhimimin dhe te mbjellat (ishte specialist per kete), pastaj u ngarkonte atyre nje sasi te caktuar e cila ishte gjysma e prodhimeve.
Ata u ankuan tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) per ashpersine e tij ne percaktim, madje nje here kerkuan qe t'i jepnun rrushfet, por Abdullahi tha: A doni te me jepni per te ngrene ne menyre te pandershme (si vete ju)? Pasha Allahun, une kam ardhur nga ana e njeriut me te dashur tek une, ndersa ju jeni njerezit me te urryer per mua, per shkak se ju jeni prej radheve te majmuneve dhe derrave, por urrejtja kunder jush dhe dashuria per ate, nuk me shtyn qe te mos mbaj drejtesi. Ata thane: Me kete jane ngritur qiejte dhe toka.
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i jepte seciles prej grave te tij nga tetedhjete ngarkesa hurma dhe njezete ngarkesa elb cdo vit.
Ne kohen e Umerit ata mashtruan dhe e hodhen Iben Umerin nga lartesia e nje shtepie, gje e cila i shkaktoi nxjerrjen e duarve te tij nga kycet.
Atehere Umer iben El-Hatab tha: Kush ka pasur hise ne Hajber, te vije qe t'a ndajme ndermjet nesh ate (tokat e Hajberit)! Atehere Umeri e ndau Hajberin ndermjet tyre.
I pari i cifuteve te Hajberit tha: Mos na nxirr, por na ler te qendrojme ne te ashtu si na la i Derguari i Allahut dhe Ebu Bekri!
Umeri i tha te parit te tyre: A mendon se kjo ka rene mbi fjalen e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)? Si do te veproje ti nese kafsha jote do t'ia mbathte vrapit me ty ne shpine ne drejtim te Shamit, nje dite, pastaj nje dite tjeter dhe pastaj nje dite tjeter?!
Pastaj Umeri i ndau tokat e Hajberit ndermjet atyre qe kishin prezentuar ne luften e Hajberit prej atyre qe ishin ne marreveshjen e Hudejbijes."
Kete hadith e transmeton Buhariu. Nga hadithi kuptohet se kur vihet re mosruajtja e kushteve te vena ne marreveshje, atehere marreveshja prishet edhe ne lidhje me grate dhe femijet e tyre. gjithashtu perfitojme se matja e frutave duke qene ne peme, nga specialisti eshte e lejuar dhe se akti i muzareas (akti ndermjet pronarit te tokes dhe punetorit) dhe i musakas (akti ndermjet pronarit te pemeve dhe kujdestarit te tyre) pa ndonje periudhe kohe te caktuar, eshte i lejuar.
Nga ai perfitohet se ndeshkimi i atij qe e fsheh pasurine si ne rastin e hadithit, eshte i lejuar.
Nga ai perfitohet se vendi i hapur me force lejohet qe te ndahet ndermjet atyre qe e hapen ate, si dhe dobi te tjera.
Transmetohet nga nje burr nga Xhuhejne se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Ndoshta ju mund te luftoni ndonje popull dhe te triumfoni mbi ta, pastaj ata kerkojne te mbrohen prej jush me pasurite e tyre per te shpetuar vetet dhe femijet e tyre duke bere pajtim kundrejt nje shume te caktuar, atehere ju mes merrni prej tyre me shume se ajo per te cilen jeni pajtuar, sepse kjo nuk shkon!"
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.
C'fare ka ardhur per ate qe i afrohet armikut befasisht
ne mbarim te kohes se pajtimit
Transmetohet nga Sulejman: Nga Amir, ka thene: "Muavija ishte duke ecur (me ushtri) ne drejtim te tokave te romakeve dhe ne ate kohe ndermjet tij dhe tyre kishte nje marreveshje te ciles po i afronte afati e mbarimit. Ai donte te afrohej nga ata me qellim qe kur te mbaronte afati t'i sulmonte, por ne rruge gjen nje plak mbi kafshen e tij duke thene: Allahu Ekber, Allahu Ekber, mbajtje te beses dhe jo tradhti, sepse i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Kush ka ndonje pakt ndermjet tij dhe nje populli tjeter, atij nuk i lejohet qe t'a prishe ate dhe as t'a sulmoje ate derisa te mbaroje koha e paktit, ose pas njoftimit te tyre qe pakti ndermjet nesh dhe tyre u prish!
Kur kjo iu tregua Muavijes, ai u kthye dhe pa qe ai plaku ishte Amer iben Abseh."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili e ka saktesuar.
Rrethimi i mosbesimtareve dhe lenia e gjykimit per ta
ne doren e nje burri prej muslimaneve
Transmetohet nga Ebu Seidi (radiallahu anhu) se: "Banoret e Kurejdhas zbriten ne gjykimin e Sead iben Muadhit (thane qe duam te na gjykoje Seadi, perndryshe nuk dalim nga kullat) dhe i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi qe te therrisnin Seadin i cili erdhi mbi nje gomar. Kur ai u afrua prane xhamise, i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ngrihuni tek zoteria juaj, apo me i miri juaj!
Ai u ul tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ai i tha: Keta njerez pranojne te zbresin ne gjykimin tend.
Ai tha: Une jap vendim qe te vriten luftetaret e tyre dhe te merren rob grate dhe femijet e tyre.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ke gjykuar me ate qe ka gjykuar edhe Sunduesi."
Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Ke gjykuar me gjykimin e Allahut te Madheruar."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Shkeputur nga libri "Munteka el Ahbar"
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu: Bledar Albani
|