Cfare ka ardhur per qellimin e sinqerte ne xhihad
dhe per marrjen pagese dhe ndihme ne te
1. Transmetohet nga Ebu Musa (radiallahu anhu) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u pyet per ate burr qe lufton per te treguar trimerine, per ate qe lufton nga entuziazmi dhe per ate qe lufton per syefaqesi, cili nga keta eshte ne Rruge te Allahut?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kush lufton me qellim qe Fjala e Allahut te jete me e larta, ai eshte ne Rruge te Allahut."
Kete hadith e transmeton grupi.
2. Transmetohet nga Abdullah iben Amer (radiallahu anhu) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Nuk ka ushtri qe lufton ne Rruge te Allahut dhe fitojne placke lufte, vetem se kane pershpejtuar dy te tretat e shperblimit te tyre ne boten tjeter, keshtuqe atyre u ngel nje e treta. Nese ata nuk fitojne ndonje placke lufte, atehere shperblimi tyre eshte i plote."
Kete hadith e transmeton grupi, pervec Buhariut dhe Tirmidhiut.
3. Transmetohet nga Ebu Umame se ka thene: "Nje burr erdhi tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha atij: C'fare thua per ate burr qe lufton me qellim qe te marri shperblim (tek Allahu) dhe te permendet per mire tek njerezit, c'fare shperblimi ka ai?
I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Ai nuk ka asnje shperblim.
Ai ia perseriti tre here dhe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i thoshte: Ai nuk ka asnje shperblim. Pastaj tha: Allahu nuk pranon prej veprave, vecse ate qe kryhet me sinqeritet dhe me te cilen kerkohet Fytyra e Tij."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Nesai. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen-Sahih, ne Sunenu en Nesai, nr. 3140].
4. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Prej te pareve njerez qe do te gjykohen (do te futen ne Zjarr) ne Diten e Kijametit eshte nje burr qe ka rene deshmor. Ai do te merret dhe do t'i tregohen miresite e Allahut te cilat ai do t'i shohe, pastaj Allahu i thote: C'fare ke bere qe i ke prishur ato?
Ai tha: Luftova ne Rrugen Tende, derisa rashe deshmor.
Allahu thote: Genjen. Ti luftove per te te thene se je trim dhe kjo eshte thene (e more ate qe kerkoje)! Pastaj urdheron qe te terhiqet zvarre me fytyre ne toke dhe te hidhet ne Zjarr.
Gjithashtu edhe nje burr qe mesoi dijen dhe ua mesoi ate te tjereve, si dhe lexoi Kur'anin. Ai do te merret dhe do t'i tregohen miresite e Allahut te cilat ai do t'i shohe, pastaj Allahu i thote: C'fare ke bere qe i ke prishur ato?
Ai thote: Une kam mesuar dijen dhe ua kam mesuar te tjereve, si dhe kam lexuar Kur'anin per shperblimin Tend.
Allahu thote: Genjen. Ti e ke mesuar dijen qe te thuhet per ty se je dijetar dhe e ke lexuar Kur'anin qe te thuhet per ty se je lexues i madh. Kjo tashme eshte thene. Pastaj urdheron qe te terhiqet zvarre me fytyre ne toke dhe te hidhet ne Zjarr.
Si dhe nje burr te cilit Allahu ia ka hapur rrizkun dhe i ka dhene nga te gjitha llojet e kapitaleve. Ai do te merret dhe do t'i tregohen miresite e Allahut te cilat ai do t'i shohe, pastaj Allahu i thote: C'fare ke bere qe i ke prishur ato?
Ai thote: Nuk kam lene asnje menyre dhe vend qe Ti deshiron te shpenzohet ne te, vecse kam shpenzuar per Ty.
Thote: Genjen. Por ti e ke bere kete qe te te thuhet se je bujar dhe kjo te eshte thene. Pastaj urdheron qe te terhiqet zvarre me fytyre ne toke dhe te hidhet ne Zjarr.” Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
5. Transmetohet nga Ebu Ejub (radiallahu anhu) se ai ka degjuar te Derguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Juve do t'iu hapen shtetet dhe ju do te jeni ushtri e madhe. Prej kesaj ushtrie do te ndahen disa brigada per t'u derguar qe te vezhgojne levizjet e armikut, por do te kete prej jush njerez qe nuk pelqejne te dergohen me keto brigada, keshtu heqin dore prej popullit te tyre. Me pas ai lidhet me disa fise duke i paraqitur atyre veten e tij dhe u thote: Kush do qe t'a zevedesoj ne filan brigade qe eshte derguar per ne filan vend (me pagese)? Kush do qe t'a zevedesoj ne filan brigade qe eshte derguar per ne filan vend?
Ky person eshte punetor me qera deri ne piken e fundit te gjakut (dhe nuk eshte deshmor sepse nuk ka luftuar per Hir te Allahut, por per pasuri)."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Daid-te dobet, ne Sunenu Ebi Daud, nr. 2525].
6. Transmetohet nga Abdullah iben Amer (radiallahu anhu) se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Ushtari ka shperblimin e tij, ndersa ai qe paguan nje ushtar, ka shperblimin e vet dhe shperblimin e ushtarit."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Sahih, ne Sunenu Ebi Daud, nr. 2526].
7. Transmetohet nga Zejd iben Halid (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Kush pergatit nje ushtar per ne Rruge te Allahut, ai ka luftuar edhe vete (ne shperblim). Kush kujdeset per familjen e ushtarit, ai ka luftuar edhe vete."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Nxitja per ne Xhihad dhe dobia e renies deshmor,
dobia e qendrimit ne gadishmeri dhe e berjes roje
1- Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Nje dalje paradite apo mbasdite per ne Rrugen e Allahut eshte me e mire se kjo bote dhe c'ka ne te." Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
2- Transmetohet nga ebu Abes El-Harithi se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Kujt i pluhurosen kembet ne Rrugen e Allahut, Allahu ia ndalon Zjarrit ate."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu, Nesai dhe Tirmidhiu.
3- Transmetohet nga Ebu Ejubi (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Nje dalje paradite apo mbasdite per ne Rrugen e Allahut, eshte me e mire se cdo dite ne te cilen ka lindur e perenduar djelli."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesai. Ndersa Buhariu transmeton hadith te njejte me te nga Ebu Hurejra.
4- Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Kush lufton ne Rruge te Allahut sa koha ndermjet dy mjeljeve te devese, per te behet i obligueshem Xheneti."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen, ne Xhami et Tirmidhi, nr. 1650].
5- Transmetohet nga Ebu Musa (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Dyert e Xhenetit jane nen hijen e shpatave."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu.
6- Transmetohet nga Iben Ebi Eufa se i Dergauri i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Xheneti eshte nen hijen e shpatave."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Buhariu.
7- Transmetohet nga Sehl iben Sead se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Qendrimi ne gadishmeri nje dite ne Rrugen e Allahut eshte me i mire se kjo bote e cka mbi te. Vendi i shkopit (bastunit) te dikujt prej jush ne Xhenet eshte me i mire se kjo bote e cka mbi te. Nje pjese kohe prej mbasdites apo paradites, te cilen njeriu e kalon ne Rrugen e Allahut, eshte me e mire se kjo bote e cka mbi te." Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
8- Transmetohet nga Muadh iben Xhebel (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Cdo burr musliman qe lufton ne Rrugen e Allahut sa koha ndermjet dy mjeljeve te devese, atij i behet i obligueshem Xheneti. Kush merr nje plage ne Rrugen e Allahut, apo e kap ndonje fatkeqesi, atij do t'i kthehen ne Diten e Kijametit me te plota se me pare. Ngjyra e tyre do te jete ngjyre zeaferani (e arte) dhe aroma e tyre do te jete aroma e miskut."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte. [Shejh Albani e ka konsideruar Sahih, ne Xhami et Tirmidhi, nr. 1657].
9- Transmetohet nga Uthman iben Afan (radiallahu anhu) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Qendrimi ne gadishmeri nje dite ne Rrugen e Allahut eshte me e mire se nje mij dite ne vendet e tjera te mira." Kete hadith e transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesai, ndersa Iben Maxheh e transmeton me te njejtin kuptim.
[Shejh Albani e ka konsideruar Hasen, ne Sunenu en Nesai, nr. 3169].
10- Transmetohet nga Selman El-Farisi (radiallahu anhu) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Qendrimi ne gadishmeri nje dite dhe nje nate eshte me i mire se agjerimi i nje muaji dhe falja ne netet e tij. Nese ai vdes, atehere do te vazhdojne t'i shkruhen veprat e tij qe ka pas bere, do te vazhdoje t'i shkoje rrizku i tij dhe eshte siguruar prej sprovuesit (shejtanit, ose Munkerit dhe Nekirit)." Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.
11- Transmetohet nga Uthman iben Afan (radiallahu anhu) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Berja roje nje nate ne Rrugen e Allahut (ne xhihad) eshte me e mire se nje mij nete me faljen e nates se tyre dhe agjerimin e diteve te tyre."Kete hadith e transmeton Ahmedi.
12- Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Dy sy nuk i prek Zjarri: Nje sy qe ka qare nga frika e Allahut dhe nje sy qe ka ndenjur pa gjum duke ruajtur ne Rrugen e Allahut."
Kete hadith e transmeton Tirmidhiu dhe ka thene: Ky hadith eshte Hasen Garib.
[Shejh Albani e ka konsideruar Hasen, ne Xhami et Tirmidhi, nr. 1639].
13- Transmetohet nga Ebu Ejub (radiallahu anhu) se ka thene: "Ky ajet ka zbritur per ne ensaret kur Allahu ndihmoi te Derguarin e Tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i dha triumfin Islamit.
Thame: A te qendrojme dhe te merremi me kapitalet tona dhe shtimin e tyre?
Atehere Allahu i Lartesuar zbriti: "Shepenzoni ne Rruge te Allahut(xhihad) dhe mos i shkaterroni vetet tuaja me duart tuaja (duke mos shpenzuar)!" [El-Bekare: 195]. Shkaterrimi i veteve tona me duart tona eshte qendrimi tek kapitalet tona per shtimin e tyre dhe lenia e xhihadit."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Sahih, ne Sunenu Ebi Daud, nr. 2512].
14- Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Luftojini idhujtaret me pasurite tuaja, me duart dhe me gjuhet tuaja!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesai. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen, ne Sunenu Ebi Daud, nr. 2504].
Xhihadi eshte farz kifaje[1] dhe ai kryhet
me cdo prijes te mire e te keq
15- Transmetohet nga Ikrima se Iben Abasi (radiallahu anhuma) ka thene: "Kete ajet: "Nese ju nuk marshoni perpara (ne lufte), Ai do t'iu denoje me nje denim te dhimbshem." [Teube: 39]. Dhe ajeti: "Nuk kishin te drejte banoret e Medines …" deri ne fjalen: "Allahu do t'i shperleje ata me me te miren e asaj qe punuan." [Teube: 120-121]. Keto ajete jane shfuqizuar me ajetin qe vjen me pas: "Dhe nuk duhet qe besimtaret te dalin te gjithe ne lufte. Nga cdo grup i tyre, vetem nje pjese duhet te marshoje…!" [Teube: 122].
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi. [Shejh Albani e ka konsideruar Hasen, ne Sunenu Ebi Daud, nr. 2505].
16- Transmetohet nga Urvah iben El-Xhead El-Bariki (radiallahu anhu) se i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Ne baluket e kalit qendron lidhur e mira, shperblimi dhe placka e luftes deri ne Diten e Kijametit."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Ndersa Ahmedi, Muslimi dhe Nesai e transmetojne nga hadithi i Xherir El-Bexheli te njejte me te. Me kete hadith argumentohet pergjithesisht se te gjitha llojeve te kuajve me te cilet shkohet ne lufte, u takon pjese nga placka e luftes (te cilen e merr i zoti i kalit) dhe kuptohet se kafsheve te tjera pjesemarrese ne lufte nuk u takon gje.
17- Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Tre gjera jane nga origjina e besimit: Frenimi nga quajtja kafir ate qe thote "La ilahe il-lall-llah" per shkak te nje gjynahu qe ka bere dhe as nuk e nxjerrim nga Islami per shkak te nje pune te tij. Xhihadi vazhdon qe sa me ka derguar Allahu dhe derisa te fundit e popullit tim te vrasin Dexhalin. Ate nuk mund t'a anulloje padrejtesia e ndonje zullumqari dhe as drejtesia e ndonjte te drejti. Dhe (e treta) besimi ne caktimet e Allahut."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe Ahmedi nga transmetimi i birit te tij, Abdullahit. [Shejh Albani e ka konsideruar Daif –te dobet, ne Daif el Xhami es Sagir, nr. 2532].
[1] Fardi kifaje eshte ai obligim i cili duhet te kryhet patjeter nga populli musliman dhe nese e kryen nje grup i mjaftueshem prej tyre, atehere shkarkohen te tjeret nga gjynahu. Eshte per qellim me te qenurit e xhihadit farz kifaje, origjina e xhihadit kur kryhet per te hapur vende te reja te cilat nuk jane nen pushtetin e muslimaneve. Ndersa xhihadi per mbrojtje, kur sulmohet nje vend musliman, atehere xhihadi eshte farz ajni, mbi cdo musliman te atij vendi.
Shkeputur nga libri "Munteka el Ahbar"
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu dhe nxori verifikimin e haditheve: Bledar Albani
|