MARRJA E XHIZJES

 

Marrja e xhizjes dhe akti i beses me jomuslimanet

 

Transmetohet nga Umeri (radiallahu anhu) se: "Ai nuk e merrte xhizjen nga mexhuset, derisa deshmoi Abdurr-Rrahman iben Aufi se i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e mori ate nga mexhuset e Hexherit."

Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
Ne nje transmetim tjeter thuhet se: "Umeri permendi mexhuset dhe tha: Nuk di si te veproj me ta?
Abdurr-Rrahman iben Aufi i tha atij: Deshmoj se ka degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: Beni me ta ashtu sic beni me ehlil-kitab!"
Kete hadith e transmeton Shafiu dhe ai eshte argument se ata nuk jane prej ehlil-kitab.


Transmetohet nga El-Mugira iben Shu'beh se ai i tha nenpunesit te Kisras: "I Derguari yne (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka urdheruar qe t'iu luftojme derisa te adhuroni vetem Allahun, ose te paguani xhizjen."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Buhariu.


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: "Ebu Talibi u semur dhe tek ai shkuan kurejshet dhe gjithashtu shkoi i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Ata u ankuan per te tek Ebu Talibi dhe ai tha: O biri i vellait tim, c'kerkon prej popullit tend?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kerkoj prej tyre nje fjale per te cilen do t'iu perulen arabet dhe do te paguajne te huajt xhizjen tek ata.
Ai tha: Nje fjale te vetme?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Nje fjale te vetme. Thoni: Nuk ka te adhuruar tjeter, pervec Allahut!
Ata thane: Vetem nje Zot!! Nuk kemi degjuar per kete ne popullin e fundit, ky nuk eshte vecse nje trillim.
Thote: Atehere per ta zbriti ajeti: "Sad. Betohem per Kur'anin me perkujtim!" deri ne Fjalen: "ky nuk eshte vecse nje trillim."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili thote: Ky hadith eshte Hasen.


Transmetohet nga Umer iben Abdul-Aziz se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i shkroi banoreve te Jemenit se per cdo njeri prej jush do te paguani nje dinar (ari) ne vit, ose vleren e tij, prej fisit Meafir, d.m.th jomuslimanet qe kane marre besen e tyre per siguri ne vendin e tyre."
Kete hadith e transmeton Shafiu ne Musned dhe kuptimi i tij ka kaluar me ne ne kapitullin e Zekatit, nga hadithi i Muadhit.


Transmetohet nga Amer iben Auf El-Ensari se: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dergoi Ebu Ubejde iben El-Xherah ne Bahrejn me qellim qe te merrte xhizjen e tyre. Ne ate kohe i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kishte lidhur pakt me banoret e Bahrejnit dhe kishte caktuar prijes te tyre El-Ala iben El-Hadrami."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.


Transmetohet nga Ez-Zuhri se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e pranoi xhizjen nga banoret e Bahrejnit te cilet ne ate kohe ishin mexhuse."
Kete hadith e transmeton Ebu Ubejd ne librin "El-Emval".


Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se: "I Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e dergoi Halid iben El-Velid tek Ukejdir Dume. Ata e moren ate dhe e erdhen bashke me te tek ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Ai ia kurseu gjakun dhe u pajtua me te qe te paguante xhizjen."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe ai eshte argument se xhizja nuk eshte e vecante per te huajt, sepse Ukejdir Dumeh ka qene arab nga Gasani.


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: "I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u pajtua me banoret e Nexhranit qe te paguanin dy mij kostume, gjysmat do t'ua jepnin muslimaneve ne muajin Safer dhe gjysmat ne muajin Raxheb. Si dhe te merrnin hua prej tyre tridhjete parzmore, tridhjete kuaj, tridhjete deve dhe nga tridhjete per cdo lloj arme lufte, per te cilat muslimanet dalin garant derisa t'ua kthejne atyre. Kjo per shkak te ndonje tradhetie te mundshme ne Jemen. Kushti ishte qe te mos e thyenin besen e tyre, te mos nxirrnin asnje klerik te tyre dhe te mos i sprovonin ne fene e tyre, perderisa nuk bejne ndonje gje te re, apo lejojne kamaten."
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi.


Transmetohet nga Iben Shihab se ka thene: "Te paret qe e kane dhene xhizjen prej Ehlil-kitab jane banoret e Nexhranit te cilet ishin te krishtere."
Kete hadith e transmeton Ebu Ubejd ne librin "El-Emval".


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: "Gruaja te ciles nuk i jetonin femijet i vinte kusht vetes qe po t'i jetonte ndonje femije, atehere do t'a bente cifut. Kur u nxorren banoret e Nadirit nga vendi i tyre, ne mesin e tyre kishte prej femijeve te ensareve dhe ata thane: Nuk i leme femijet tane. Atehere Allahu i Lartesuar shpalli: "Nuk ka dhune ne Fe (nuk lejohet te ushtrimi i dhunes mbi dike per t'u futur ne Fe)." [El-Bekare: 256].
Kete hadith e transmeton Ebu Daudi dhe ai eshte argument qe nese idhujtari behet cifut, ai lihet i lire ne ate fe dhe konsiderohet si ehlil-kitab.


Transmetohet nga Iben Ebi Nuxhejh se ka thene: "I thashe Muxhahidit: Si eshte puna e banoreve te Shamit qe e paguajne xhizjen kater dinar per njeri, ndersa banoret e Jemenit e paguajne vetem nje dinar per njeri?
Ai tha: Ne kete gje eshte konsideruar pasuria dhe varferia e tyre."
Kete hadith e transmeton Buhariu.


Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Nuk shkon qe te kete dy kible ne nje toke dhe muslimani nuk paguan xhizje."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Ky hadith eshte argument per rrezimin e xhizjes nga ai qe behet musliman dhe per ndalimin e ndertimit te nje kishe te re ne vendin musliman.


Transmetohet nga nje burr prej fisit Beni Teglib se ai ka degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Muslimanet nuk paguajne nje te dhjetat e kapitaleve (taksat pervec zekatit), por nje te dhjeten e kapitaleve e paguajne cifutet dhe te krishteret."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.


Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se: "Nje grua cifute erdhi tek i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me nje qingj te helmuar. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) hengri prej tij dhe me pas dergoi t'a therrasin dhe ajo erdhi. Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e pyeti perse e beri kete dhe ajo i tha: Doja te te vrisja.
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i tha: Allahu nuk do te te jepte mundesi t'a beje kete.
Thote: Ata thane: A ta vrasim ate?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo.
Thote: Une i shihja gjurmet e helmit ne njerithin (laper e vogel mishi, qe eshte si zgjatim i qiellzes se bute dhe qe ndan zgavren e gojes nga prapagoja) e te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)."
Kete hadith e transmeton Ahmedi dhe Muslimi. Ai eshte argument qe marreveshja nuk prishet me nje veper te atille.




Ndalimi i jomuslimaneve nga te banuarit ne Hixhaz



Transmetohet nga Iben Abasi (radiallahu anhuma) se ka thene: "Te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) iu rendua semundja ne diten e enjte dhe para vdekjes se tij porositi (la amanet) per tre gjera: Nxirrni idhujtaret nga Gadishulli Arabik! Veproni me delegacionet ashtu sic veproja une!
Ndersa te treten e kam harruar."
Ky hadith eshte muttefekun alejhi dhe harresa eshte nga Sulejman El-Ahval.


Transmetohet nga Umeri (radiallahu anhuma) se ai ka degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) te thote: "Une do t'i nxjerr cifutet dhe te krishteret nga Gadishulli Arabik dhe nuk do te le ne te, vecse musliman."
Kete hadith e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur te sakte.


Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ka thene: "Nga fjalet e fundit qe tha i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte: Mos te lejohen dy fe ne Gadishullin Arabik!"


Transmetohet nga Ebu Ubejde iben El-Xherah se ka thene: "Gjeja e fundit qe tha i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte: Nxirrini cifutet e Hixhazit dhe te Nexhranit nga Gadishulli Arabik!"
Te dy keto hadithe i transmeton Ahmedi.


Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se: "Umeri i nxorri cifutet dhe te krishteret nga toka e Hixhazit. Pastaj permendi cifutet e Hajberit dhe tha: Ata i shperndau Umeri ne Tijma dhe Erijha (dy shkretetira)."
Kete hadith e transmeton Buhariu.




C'fare ka ardhur per pershendetjen dhe viziten e tyre



Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Mos filloni te paret me pershendetjen e cifuteve dhe te krishtereve dhe nese ndesheni me ta ne rruge, atehere detyrojini te kalojne ne vendin me te ngushte te saj!"
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.


Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Nese ehlul-kitabu iu japin selam, atehere thone: Ue alejkum!"
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Ne nje transmetim tjeter te Ahmedit thuhet: "Thoni: Alejkum (mbi ju)!" pa lidhezen "ue".


Transmetohet nga Iben Umer (radiallahu anhuma) se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Nese ndonjeri prej cifuteve pershendet, ai thote: Es-samu aljekum (helmi qofte mbi ju). Ndersa ti thuaj: Alejke (mbi ty)!"
Ky hadith eshte muttefekun alejhi.
Ne nje transmetim tjeter te Ahmedit dhe Muslimit thuhet: "Ue alejke" me lidhezen "ue".


Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ka thene: "Nje grup cifutesh hyne tek i Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe thane: Es-Samu alejke!
Aisha thote: Une e kuptova dhe thashe: Mbi ju qofte helmi dhe mallkimi!
Thote: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Avash, o Aishe! Allahu e do btesine ne cdo gje.
Une thashe: O i Derguari i Allahut, a nuk e degjove se c'thane?
Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Mund te thoshe: Ue alejkum!"
Ky hadith eshte muttefekun alejhi. Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Alejkum". Me kete shprehje e transmeton Buhariu dhe Muslimi.


Transmetohet nga Ukbeh iben Amir se ka thene: I Derguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thene: "Une neser do te shkoj tek cifutet, por ju mos filloni te paret me selam! Nese ata iu japin selam, atehere thoni: Ue alejkum!"
Kete hadith e transmeton Ahmedi.


Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se ka thene: "Nje djalosh cifut ishte sherbetor i te Derguarit te Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Ai u semur dhe i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e vizitoi ate, iu ul te koka dhe i tha: Behu musliman! Ai veshtroi nga i ati i cili ishte aty prane dhe ai i tha: Bindju Ebu El-Kasim-it (te Derguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem)!
Ai u be musliman dhe kur i Derguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) doli nga ai, thoshte: Lavderuar qofte Allahu qe e shpetoi me mua (per shkakun tim) prej Zjarrit!"

Kete hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.
Ne nje transmetim tjeter te Ahmedit thuhet: "Nje djalosh cifut i afronte te Derguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) enen e ujit per avdes dhe sandalet e tij. ai u semur dhe…" Pastaj permendi hadithin.

 

Shkeputur nga libri "Munteka el Ahbar"
Autor: Mexhdudin Abduselam iben Tejmije
Perktheu: Bledar Albani

 

 

nentemat

pastërtia
namazi
agjërimi
zekati
haxhi
xhihadi

shitblerja

 

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.