| |
Forumi "Rrugetepaqes.net"
|
Ky forum nuk është plotësisht si forumet e njohura sot, por megjithatë, ju mund të dërgoni pyetjet, sugjerimet dhe mund të jepni kontributin tuaj nëse keni njohuri në një temë apo pyetje të caktuar që do të paraqitet në forum, ndërsa ne do të përpiqemi me sa të mundemi për përgjigjet duke u mbështetur në fetva të dijetarëve bashkëkohorë si dhe në librat e dijetarëve të mëhershëm, me ndihmën e Allahut të Madhëruar.
Pyetjet që na vijnë do të vendosen në forum me kusht që dobia e tyre të jetë e përgjithshme dhe kur personi që bën pyetjen nuk porosit që përgjigja t'i kthehet në privat.
Përgatitja e përgjigjeve bëhet nga vëlla Mr. Bledar Karaj el Albani, student për doktoratë, në degën "Jurisprudenca Islame dhe bazat e saj", në Jordani
Lusim Allahun të na japë sukses!
|
Shko në faqen: [11] [10] [9] [8] [7] [6] [5] [4] [3] [2] [1]

(Pyetja Nr. 50) Ruvejda / Kosovë: / 3-4-2008
Message: selam alejkum. ju lutem me tregoni se kush eshte mahremi im qe kam drejt te dal me te ,,dhe njherit a konsiderohet te gjithe personat qe jan mahrem per vajzen jane edhe kujdestar te saj....selam alejkum
|
/ 4-4-2008
1. Mahrem quhen te gjithe ata persona me te cilet nuk lejohet martesa pergjithmone, dhe jo perkohesisht. Ketu perfshihet: babai, gjyshi, biri, nipi, biri nipit, vellai, djali vellait, djali motres, xhaxhai, daja, etj. Po keshtu edhe te afermit me lidhje qumeshti, sepse siç ka ardhur ne hadith "Nga lidhja e qumeshtit ndalohen ato qe ndalohen edhe nga lidhja e gjakut." D.m.th. ndalohet martesa e gruas me vellane e saj prej qumeshti (qe kane pire nga nje nene), me babane e saj prej qumeshti, e keshtu, njesoj si ata nga gjaku. Argument per keto kemi Fjalen e Allahut:
"Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" [En Nur, 31].
2. Kujdestaria e vajzes i takon babait te saj, e nese ai nuk eshte (ka vdekur), atehere kalon te gjyshi, xhaxhai, vellai, e keshtu. Pra, ka perparesi ne radhitjen e kujdestareve ne rast se mungon me i afermi, kalohet te me i largeti, e keshtu.
|
|

(Pyetja Nr. 49) Albani / Prishtinë: / 2-4-2008
Message: Selam alejkum
A është muslimani i obliguar që mos të merr dije prej hogjollarëve të cilët nuk e praktikojnë synetin mirë?
|
/ 4-4-2008
Kjo pyetje duket sikur eshte zbutur pak, pasi qe rralle mund te gjesh dike qe zbaton sunetin mire. Por pyetja eshte nese ai nuk e praktikon sunetin, ose vepron ne kundershtim me te, dmth vepron bidate. Sidoqofte, dijetaret tane te hershem, qe ne kohen e sahabeve dhe pas tyre, e deri me sot, keshillojne qe te mos merret dija fetave veçse nga njerez te besueshem qe kane dije dhe praktikojne sunetin, dhe nuk ndjekin deshirat e tyre, si dhe bejne paralajmerim nga ata njerez te cilet nuk e zbatojne sunetin, por ndjekin bidatin, pasi qe nese lihet nje sunet, ne vend te tij do te praktikohet nje bidat. Kjo eshte fe vella, ndaj njeriu duhet te shohe nga e merr fene e tij, sepse eshte ne pikepyetje jeta e tij ne te dyja botet. Lusim Allahun te na jape dije te dobishme dhe te na beje dobi me dijen qe na jep!
|
|

Musai / Londër: / 2-4-2008
Message: aselamu alejkum vlla musliman, All-llahu ju shperbleft me xhenet firdeus, ju thasht dije e sinqeritet qe te perfitojm prej jush. me te vertet po kemi nevoj per sqarime. vetem vazhdoni kshtu.
aselamu alejkum ue rahmetullah ue berakatuhu.
|
|

(Pyetja Nr. 48) Abdulaziz / Shqipëri: / 2-4-2008
Message: Selamun alejkum. Allahu ta shperblefte per pergjigjet dhe doja te te pyesja duke pare pyetjen e Nardit nga Fieri dhe pergjigjen tuaj desha te dija qe kur behen tespite a duhet te rrish si ne teshehudin e fundit apo kembekryq, si eshte sunneti? Allahu ta shperblefte me te mira.
|
/ 2-4-2008
Elhamdu lilah qe ne fene tone nuk ka ndonje veshtiresi dhe secili mund te veproje sipas mundesise. Secili mund te ulet si ta kete me te lehte per te ndenjur ulur ne berjen e tesbive apo lutjeve pas namazit, dhe nuk mund te thuhet qe nje menyre e te qendruarit eshte sunet dhe nje tjeter jo, ndryshe nga te qendruarit ne teshehud gjate namazit. Pas kerkimit, nuk gjeta ndonje hadith qe te pershkruaje menyren e uljes pas namazit, por sidoqofte, edhe nese vertetohet ndonje hadith per menyren e uljes pas namazit, ne çdo rast ajo menyre eshte sunet ashtu si edhe ne namaz, dhe personi nuk ka gjynah nese ulet ne menyren qe e ka me te lehte. E Allahu e di me mire.
|
|

(Pyetja Nr. 47) Sulejmani / Shqipëri: / 1-4-2008
Message: Selamun alejkum. Eshte nje deg e islamit te ne, por bejn dhiker dhe ne te permende nje fjal: "destur ja hadrrati ustaz bi idhnila". dhe ne imagjinat...
|
/ 2-4-2008
Kjo dege qe permend vella, eshte prej degeve te humbura te sufive, sepse ata thone fjale te tilla ne dhikret e tyre te posaçme. Ne keto fjale ka shirk (shokvenie Allahut) dhe humbje te tjera per te cilat nuk ka ardhur ndonje argument, por vetem shpikje te mendjes njerezore te frymezuar nga shejtani, Allahu na ruajte, e i udhezofte ata muslimane qe veprojne gjera te tilla pa pasur dije per domethenien e tyre. Fjalia qe permend eshte ne arabisht dhe perkthehet keshtu: "Na jep leje, o zoteri mesues, me lejen e Allahut!" Apo afersisht keshtu, nese nuk eshte shkruajtur gabim ndonje fjale qe ato thone. Siç dihet, sufite kane disa menyra te veçanta dhikri, si dhe kane ndarje te njerezve ne grade sipas nje rregulli te shpikur e larg te vertetes. Ne tubimet e dhikrit te tyre, ata pretendojne se shohin gjera qe nuk i shohin te tjeret, shohin pejgamberin, engjejt, madje edhe Allahun, dhe kete gje e quajne: "El Hakika". Ata thone se feja ka dy dege: El Hakika dhe Esh Sherijah. Esh Sherijah jane dispozitat e Islamit prej namazit, zekatit etj, qe i njohim dhe kjo eshte per muslimanet e thjeshte dhe fillestare, ndersa El Hakika eshte grada e njerezve te veçante, te cilet sipas tyre nuk kane nevoje te falen e te agjerojne, por jane bere "shejha" dhe njohin realitetin e gjerave. Keta jane me larte se njerezit e tjere dhe shohin gjera qe te tjeret nuk i shohin. Keta edhe kur bejne harame te medha, sipas tyre ne te vertete te tjereve u duket keshtu, sepse ata mund te jene duke bere vepren me te mire... e humbje te tjera si keto. Lusim Allahun t'i ruaje muslimanet nga keto gjera dhe t'i ktheje ata ne fene e Tij me nje kthim te mire. U bejme thirrje muslimaneve qe te mos ndjekin rruge te humbura dhe te paargumentuara ne fene e tyre, rruge te shpikura nga njerezit, pasi qe feja ka ardhur nga Allahu dhe vetem Ai i cakton rregullat e saj dhe se si duhet ta adhurojme Ate. Çdo gje qe logjika e paster njerezore nuk e pranon dhe quan bestytni te kote, apo politeizem, ajo eshte e tille dhe Islami eshte larg asaj. Nuk duhet shume meditim per te pare se keto dege sufiste, shiite etj, jane te humbura dhe te paverteta, larg Islamit te paster.
Per me teper rreth tarikateve sufiste, ju sugjerojme te lexoni ketu.
|
|

(Pyetja Nr. 46) Daud / Itali: / 1-4-2008
Message: Selamun alejkum. Kam degjuar nga nje vella musliman nje thenie se profeti salallahu alejhi ue selam ka thene: "Une jam thesari i diturise kurse porta per te hyre eshte Aliu." A eshte e vertete kjo gje? Dhe nese eshte e vertete, si ta kuptojme?
|
/ 1-4-2008
Hadithe te ketij lloji jane te trilluara nga shijat, per te ngritur vendin e Aliut (radiallahu anhu). Teksti qe permendet ne pyetje ka ardhur ne nje hadith te trilluar, te cilin e ka nxjerre Taberani ne "El Kebir", El Hakim ne "El Mustedrak', Tirmidhiu me nr. 3723, por ky i fundit me shprehje tjeter. Analizimin e hadithit dhe rrugeve te tij e gjen ne "Es Silsiletu ed Daife" 2955, "Mishkatul Mesabijh" 6087, "Daiful Xhami" 6087. (Keto jane libra te shejh Albanit).
|
|

(Pyetja Nr. 45) Sara / Gjakovë: / 31-3-2008
Message: Es selam alejkum. A mund te me tregoni se cili eshte gjykimi i Islamit rreth kepuceve qe bejne zhurem-kercasin gjat ecjes? Gjithashtu a lejohet te jepet dora nje te moshes 80 vjeqare (ne rastin tim eshte djali i axhes babit)? Dhe a mund te dal nga shtepija per te shkuar diku pa i pytur prinderit nese eshte ne pyetje marrja e dijes d.m.th per shkak pa mundesis per ti pytur qe mund te mos jene ne shtepi apo ndonje arsyje e ngjajshme me kete?
Es Selam Alejkum. Allahu ju ruajt!
|
4-4-2008
1. Nuk i lejohet femres te mbathe kepuce qe bejne zhurme gjate ecjes, sepse Allahu Thote: "Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta." (En Nur, 31). Iben Uthejmin thote: "Ky ajet argumenton se çdo gje qe eshte zbukurim tek femra, nuk lejohet qe te shfaqet dhe te duket (tek burrat e huaj), sepse kjo eshte zbulim i stolive. Duhet te jete e ditur se sa me larg provokimit te jete veshja e femres, aq me e mire eshte kjo gje per femren, aq me e pershtashme dhe shkak me i madh per te arritur devotshmerine ndaj Allahut te Madheruar dhe afrimin tek Ai." [Mexhmu Fetava ue rasail Iben Uthejmin, Fetva nr. 190].
Po keshtu, nuk eshte e pelqyer qe femra te veshe kepuce me taka te larta, madje mund te arrije deri ne haram, nese kjo çon ne haram dhe behet shkak per provokim. Iben Uthejmin u puet: "Cili eshte gjykimi per mbathjen e kepuceve me taka te larta, duke ditur se ato nuk leshojne aspak zhurme, dhe vishen vetem ne raste festash dhe gezimesh familjare? Cili eshte gjykimi per ato kepuce qe leshojne pak zhurme, gje e cila nuk e terheq vemendjen e te tjereve?"
Shejhu u pergjigj: "Padyshim qe mbathja e kepuceve me taka te larta eshte zbukurim, pasi qe ato bejne qe femra te duket me e gjate. Ato jane gjithashtu te demshme pasi qe e ngrene thembren e kembes mbi nivelin e saj normal, gje e cila eshte e keqe si nga mjekesia edhe nga sheriati, ndaj shume prej mjekeve e ndalojne veshjen e tyre per nga ana shendetesore, e aq me teper nga ana e sheriatit. E nese keto kepuce leshojne zhurme, atehere çeshtja eshte edhe me e shemtuar. Femra duhet te mbathe kepuce te zakonshme te veçanta per grate dhe nuk i lejohet asaj te mbathe kepuce te veçanta per burrat, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka mallkuar ato gra qe i ngjasojne burrave (ne veshjet dhe sjelljet e tyre)." [Fetava Nurun Ala ed Derb, Nr. 703].
2. Nuk lejohet per femren qe te takoje me dore meshkujt e huaj me te cilet asaj i lejohet martesa (qe nuk jane mahram), dhe as burrit nuk i lejohet qe te takoje me dore femrat e huaja qe nuk jane mahram per te. Mosha e tyre nuk merret ne kosiderate, sipas shumices se dijetareve. Shejh Iben Baz u pyet: "A lejohet te takosh duke i dhene doren grave te huaja, nese jane te medha ne moshe, ose nese ka ne dore pengese, si rrobe apo diçka te ngjashme?
Shejhu u pergjigj: "Nuk lejohet takimi me dore i grave te huaja absolutisht, qofshin te reja apo plaka, qofte ai qe i takon i ri apo plak, per shkak se ne kete gje ka rrezik te provokimit (fitne) per secilin prej tyre, dhe eshte vertetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Une nuk i takoj grate."... Dhe nuk ka dallim nese ajo e takon ate duke pasur rrobe ne dore apo pa rrobe, bazuar ne kuptimin e pergjithshem te argumenteve, dhe per te mbyllur deren qe te çon ne provokim. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses!" [Mexhuu Fetava Iben Baz, Vell. 6, Tema: Pyetje te rendesishme dhe pergjigjet e tyre].
3. Origjina eshte qe femra duhet te qendroje ne shtepine e saj, te burrit apo te familjes se saj dhe nuk duhet te dale nga shtepia vetem ne rast nevoje te rendesishme, duke marre lejen e burrit apo te kujdestarit te saj qofte babai apo nena a dikush tjeter, nese nuk i ka prinderit, dhe duke u veshur sipas rregullit Islam, pa shkaktuar provokime ne rruge. Allahu i Madheruar thote: "Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes!" (El Ahzab, 33]. Ne komentimin e ketij ajeti, Kurtubiu thote: "Ky ajet permban urdhrin per grate qe te qendrojne ne shtepi, edhe pse ai i drejtohet grave te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), por ketu perfshihen te gjitha grate. Kjo do te ishte e mjaftueshme edhe sikur te mos kishte argument tjeter qe perfshin te gjitha grate, por si te mos jete keshtu kur sheriati eshte i mbushur plot me argumente te cilat urdherojne grate qe te qendrojne ne shtepite e tyre dhe te mos dalin prej tyre veçse ne rast domosdoshmerie."
Ndersa per daljen e femres per te shkuar ne xhami ose ne kerkim te dijes, dijetaret thone: "Nese femra eshte e re ne moshe ose e madhe por qe deshirohet nga burrat, asaj nuk i lejohet te shkoje ne xhami per t'u falur, apo per te kerkuar dijen." Ku eshte mendimi i shafive dhe i dy nxenesve te Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhamedit. Ndersa Hanbelite e lejojne daljen e tyre ne xhami dhe ne dy festat, bazuar ne hadithet e ardhura per kete, por duke ju permbajtur kushteve te daljes se gruas nga shtepia. Neveviu thote: "Eshte e preferuar qe burri t'i jape leje gruas kur ajo i kerkon te shkoje ne xhami per t'u falur, nese eshte e madhe ne moshe dhe nuk deshirohet nga te tjeret, si dhe ka siguri qe nuk ka ndonje te keqe per te dhe per te tjerat. Por edhe nese e ndalon ate ne kete rast, nuk ka ndonje haram per burrin. Ky eshte medhhebi yne dhe sipas Bejhakiut, ky eshte medhhebi i te gjithe dijetareve." [Enciklopedia e Fikhut, e publikuar nga Ministria e Vakefeve, ne Kuvajt. http://www.alokab.com/social/details.php?id=150_0_4_0_C]
Ne nje fetva te Komisionit te perhershem te Fetvave ne Saudi, thuhet: "Femra e ka obligim qe te mesoj ato gjera te domosdoshme per fene e saj dhe per te kryer detyrimet ndaj familjes se saj, siç eshte mesimi i akides, namazit, zekatit, haxhit, moralit, si dhe mesimi i atyre qe i duhen patjeter ne lidhje me detyrat shtepiake si gatimi, qepja, etj. Nese keto gjera ajo ka mundesi t'i mesoje pa shkuar ne vend tjeter perveç xhamise, atehere shyqyr Zotit, e nese jo, atehere i lejohet asaj te shkoje ne ndonje kolegj apo shkolle per te mesuar ato qe ka detyrim si ne fene e saj ashtu edhe ne jeten e saj. [Pyetja e dyte nga Fetvaja Nr. 3229]. Por kuptohet qe kjo gje behet duke ju permbajtur kushteve prej te cilave jane siguria e femres, veshja sipas rregullit, mosperzierja me meshkuj te huaj dhe marrja e lejes nga kujdestari i saj. E, Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
|
|

(Pyetja Nr. 44) Emin / Itali: / 31-3-2008
Message: eselamu alejkum. Pyetja ime eshte: kur e kane obligim muslimanet xhihadin dhe ne keto kohe qe ne jetojme ku shume prej vendeve muslimane keqtrajtohen dhe vriten femijet, a eshte me vend qe ky umet ti dali ne ndihme ketyre vendeve? Prej Allahut ndihme kerkojme.
|
/ 2-4-2008
Muslimanet e kane vaxhib xhihadin ne kete kohe, si ne lidhje me Palestinen ashtu edhe me Irakun. Por, a munden ata qe te bejne xhihad sot? Dyert e xhihadit sot jane te mbyllura dhe muslimanet nuk jane ne gjendje te bejne xhihad, si nga ana shpirterore e besimit ashtu edhe nga ajo materiale e armatimit. Muslimanet duhet te kthehen ne fene e tyre, te pergatiten shpierterish pastaj materialisht dhe t'i luten Allahut qe t'u hapi rruget e xhihadit me qellim qe te marre prej tyre deshmore (shehida), sepse te qenet shehid eshte grade e larte, te cilen Allahu ia jep atij qe do Ai, dhe kjo grade nuk arrihet lehte, por kerkon perpjekje te muslimanit ne veten e tij se pari, pastaj per t'iu dhene mundesia ne fushebeteje me armikun, per ngritjen e Fjales se Allahut, dhe qe e gjithe feja te jete vetem per Allahun.
Lexo ne lidhje me kete, fjalen e shejh Albanit, Allahu e meshirofte, dhe do te kuptosh gjendjen e muslimaneve dhe se çfare duhet te bejne. Kliko ketu.
|
|

(Pyetja Nr. 43) Fatos / Vushtri: / 30-3-2008
Message: Cili eshte qendrimi i dijetarve lidhur me shijat, se a duhet te quhen si kafira a po jo?
|
/ 2-4-2008
Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, iu drejtua kjo pyetje: "A jane kafira te gjitha shijat e sotem apo vetem kokat (udheheqesit shpirterore, imamet) e tyre?"
Pergjigja: "Shijat e sotem jane te ndare ne grupe te shumta, ndaj lexo libra qe flasin per grupet bashkekohore te tyre, qe te mesosh ne hollesi per gjykimin rreth tyre. Lexo gjithashtu librin: "Minhaxhu es Suneh" te Iben Tejmijes, "El Munteka" te Dhehebiut, etj. Allahu eshte Ai qe jep sukses. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!" [Pyetja e peste nga fetvaja nr. 8187].
Nje sqarim me te hollesishem rreth kesaj çeshtje e gjejme ne fetvane e shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), tekstin e te ciles e gjen ketu. |
|

Naser / Evropë: / 29-3-2008
Message: es selam alejkum. Kush eshte shejhu qe eshte tu pergjigj pyetjeve te muslimanve ne kete forum?
|

Kjo pyetje eshte bere me pare. Pergjigjen e keni ketu.
|
|

(Pyetja Nr. 42) Abdullah / Kosovë: / 28-3-2008
Message: es-selam alejkum
Si eshte gjykimi Islam ne lidhje me protestat?
|
/ 31-3-2008
Protestat nuk jane te lejuara ne Islam. Nje gje e tille nuk eshte njohur ne historine Islame, qe ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) e deri me sot, por kjo eshte nje menyre e shpikur nga mosbesimtaret per t'iu kundervene qeverive te tyre apo per qellime te tjera. Dijetaret bashkekohore i ndalojne keto protesta dhe thone se kjo gje eshte perngjasim me mosbesimtaret, ndersa Pejgamberi ka thene: "Kush i perngjet nje populli, ai eshte prej tyre." Nga shume ajete te Kuranit kuptohet se keto te ashtuquajtura protesta, nuk lejohen per vete synimet e tyre, formen e tyre, trazirat qe shkaktojne, etj. Ne lidhje me kete teme ka folur ne hollesi shejhu i madh Mukbil iben Hadi el Uadiij (Allahu e meshirofte!), ne librin: "Mosbesimi Humejni ne token e Haramejnit".
|
|

(Pyetja Nr. 41) Nardi / Fier-Shqipëri: / 28-3-2008
Message: selamu alejkum. Kur xhemati reshtohet per te fal farzin dhe thiret ikameti, fjalet mbas ikametit qe behen nga xhemati, a jan te lejushme? sepse kam degjuar qe thon pa argumenta fjalet mbas ikametit jan haram, dhe kemi degjuar qe mbas namazit behen tesbit pa leviz nga vendi sepse vjen nje engjell dhe ben dua per ty deri sa ti mbaron tesbit. A jan sahih apo jan fjal pa baza sepse skam degjuar argument per keto? ALLAHU JUA SHPERBLEFT DHE NA BASHKOFT NE XHENET.
|
/ 28-3-2008
Nuk ka ardhur ndonje lutje e veçante pas ikametit dhe para tekbirit fillestar te namazit, por mund te perseriten fjalet e muezinit gjate ikametit dhe duaja per Pejgamberin si ajo pas ezanit, nese imami le kohe per kete deri sa te marre tekbirin fillestar. Kjo eshte fetvaja e Komisionit te perhershem ne Saudi, Fetvaja nr. 10426. Dhe sic shihet, per kete nuk ka argument tjeter perveç krahasimit te ikametit me ezanin, e Allahu e di me mire.
Nuk ka argument te thuhet se fjalet pas ikametit jane haram, sepse imami mund te flase dhe po keshtu dikush prej xhematit mund te keshilloje per drejtimin e rreshtave. Por lutje te veçante nuk ka, siç e pame me siper.
Pas perfundimit te namazit me dhenien e selamit, eshte sunet qe te qendrohet ne vendin e faljes dhe te besh lutjet dhe tespite sipas haditheve qe kane ardhur ne lidhje me keto. Por, nese ndokush ngrihet pa i bere tespite dhe del nga xhamia, nuk ka ndonje gjynah, por ka lene sunetin. [Nga fetvaja nr. 6195, e Fetvave te komisionit te perhershem.] Ndersa fjalen se vjen nje engjell... nuk e kam gjetur ne ndonje hadith, pas kerkimit te gjate. E Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
|
|

Selefesha / Gjakovë: / 27-3-2008
Message: esselamu alejkum. Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbarë e te palodhshme. Allahu ju dhëntë sukses ne dynja e ahiret.
|
|

(Pyetja Nr. 40) Abedin / Prizren: / 26-3-2008
Message: es-selamunalejkum. A muj me taku me gjyshen e grues time (d.m.th. me ja dhone doren)?
|
/ 31-3-2008
Nuk i lejohet muslimanit qe te takoje duke i dhene doren nje gruaje te huaj me te cilen i lejohet martesa, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Une nuk ua jap doren grave (nuk i takoj me dore)" [Es Sahiha, 529], dhe Aisha transmeton: "Pasha Allahun! Dora e te derguarit te Allahut nuk ka prekur kurre doren e ndonje femre, edhe kur u mori besen grave, ua mori vetem me fjale (pa i dhene doren)." [Buhariu, Ahmedi, etj]. Dhe sepse takimi me dore me grate e huaja eshte prej shkaqeve te sproves dhe provokimit, dhe renies ne te ndaluar. [Komisioni i perhershem i fetvave, ne Saudi. Fetva nr. 8072].
Ndersa gjyshja e gruas, qofte nga nena apo nga babai i saj, po keshtu edhe mamaja e gruas, jane prej atyre grave me te cilat martesa eshte e ndaluar pergjithmone, keshtu qe lejohet t'i takosh ato me dore, te udhetosh me to dhe te qendrosh vetem me to ne te njejten dhome. E Allahu e di me mire! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
|
|

(Pyetja Nr. 39) Abdurrahman / Itali: / 26-3-2008
Message: selam alejkum. Kur te tjeret po falin namazin me xhemat dhe ti e kap ne ruku por pa thene subhane rrabijel adhim as edhe nje here, a e ke kapur rekatin?
|
/ 28-3-2008
Ne hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Nese vini ne namaz dhe na gjeni ne sexhde, bini ne sexhde dhe mos e llogarisni ate rekat. Kush e arrin nje rekat, ai e ka arritur ate namaz." Dhe ne nje shprehje tjeter te ketij hadithi thuhet: "Kush e arrin rukune, e ka arritur ate rekat." [Hadith Sahih; Ebu Daudi 893, Darakutni 132, etj. El Irva 496].
Prej ketu, nese personi arrin imamin ne ruku, dhe e ben rukune sipas rregullit te saj: duke u vendosur mire ne ruku dhe me kurrizin drejt, gje e cila patjeter qe kerkon te thuhet "subhane rabijel adhim" te pakten nje here, atehere e ke arritur ate rekat, ne te kundert nuk e ke arritur rekatin dhe duhet ta plotesosh ate pasi te japi imami selam. Nuk qendron llogaritja apo jo e rekatit tek thenia "subhane rabiel adhim", sepse kjo eshte nga vaxhibet e namazit dhe jo nga ruknet e tij, dhe dallimi mes vaxhibit dhe ruknit te namazit eshte se kur len nje vaxhib, ai rregullohet duke bere dy sexhde para apo pas selamit, e nese len nje rukn, duhet patjeter qe ta plotesosh ate para selamit. Por problemi qendron se rukuja nuk llogaritet nese ti nuk e ben ate sipas rregullit, te cilin e thame me siper. Lexo per me teper rreth veprave te namazit ketu.
|
|

(Pyetja Nr. 38) Sara / Deqan-Kosovë: / 26-3-2008
Message: Es selam alejkum. Allahu ju shperbleft në Dunja dhe në Ahiret për kuntributin tuaj. Nëse keni mundesi me më tregu se kur lejohet ta rrefuzosh nje djal per martes {pos asaj nëse djali është jobesimtar} pra kur më lejohet te refuzoj pos kesaj vetije qe kuptohet qe lejohet ta refuzosh ate?
|
/ 28-3-2008
Pejgamberi (salallahui ajehi ue selem) ka thene: "Nese ju vjen dikush (per martese), te cilit ia pelqeni moralin dhe fene (besimin dhe kapjen per fene), atehere martojeni ate (me vajzen apo motren tuaj), e nese nuk e beni kete, atehere do te kete sprova ne toke dhe prishje te gjere (te madhe)." [Hadith Hasen. Es Sahiha 1022].
Pra, ne hadith thuhet se kur nje person me moral dhe me besim te mire, te pakten sipas asaj qe duket, vjen dhe ju kerkon vajzen per martese, atehere prindi apo kujdestari i vajzes nuk duhet ta pengoje ate. Kjo eshte ne lidhje me kujdestarin e vajzes, ndersa vete vajza nga ana e saj ka te drejten qe te refuzoje ne cdo rast dhe nuk lejohet qe ajo te martohet pa deshiren e saj nga prindi, sepse Pejgamberi ka thene: "Merrni lejen e vashave per martesen e tyre." I thane: "Vajza e virgjer (qe nuk eshte martuar me pare) ka turp qe te flase!" Ai tha: "Heshtja e saj eshte leja e saj." (D.m.th. nese hesht dhe nuk refuzon, e ka dhene lejen dhe do te thote se eshte dakord.) [Es Sahiha, 398].
Pra, i lejohet vajzes qe te refuzoje nese nuk e pelqen djalin qe i kerkon doren per martese, per çdo lloj arsye qe te kete ne veten e saj, dhe askujt nuk i lejohet ta detyroje ate. Megjithate, ajo duhet te marre parasysh keshillen e dhene nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), qe nese i vjen nje djale me moral te mire dhe te kapur per fene e tij, te mos e refuzoje ate, e nese lidhja behet per hir te Allahut, atehere Allahu jep begati dhe te mira te pallogaritura ne ate martese. E Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
|
|

(Pyetja Nr. 37) Abdurrahman / Itali: / 25-3-2008
Message: Selamun alejkum. Kam nje pyetje per te bere dhe me lejen e Allahut kerkoj nje pergjigje te argumentuar ne hollesi: Si eshte çeshtja e imam Mehdit? Kam degjuar nje vella qe me tha se eshte prej 12 imameve dhe se ka humbur ne dunja dhe ka per tu kthyer pak para Isait alejhi selam.
|
/ 29-3-2008
Per çeshtjen e Mehdiut na ka njoftuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe ne lidhje me te ka shume mendime dhe grupe te cilat kane devijuar nga e verteta. Shijat p.sh. thone se ai eshte nje nga 12 imamet e tyre, i cili tani nuk eshte prezent mes njerezve por i fshehur... Ndersa disa te tjere e mohojne fare realitetin e Mehdiut, duke thene se ai eshte nje figure imagjinare tek disa muslimane, te cilet kur shohin gjendjen e tyre te mjeruar, enderrojne te vije Mehdiu i pritur.
Por e verteta e Mehdiut te Ehli Suneti dhe Xhemati eshte e qendrueshme, ashtu si eshte permdendur ne shume hadithe te sakta nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Ne dy sahihat e Buhariut dhe te Muslimit, Mehdiu nuk permendet drejtperdrejt, por keshtu: "Si do te jeni ju kur te zbrese tek ju biri i Merjemes (Isai) dhe imami juaj do te jete nga vete ju (dhe jo Isai)." [Buhariu]. "Imami juaj" eshte per qellim Mehdiu. Ndersa ne librat e tjera te sunetit jane permendur shume hadithe te sakta dhe te hollesishme ne lidhje me Mehdiun. Prej tyre permendim: "Nga fundi i ymetit tim do te dale Mehdiu. Allahu do t'i jape atij shi dhe toka do te jape prodhime me bollek, do t'i jape pasuri te madhe, do te shtohen bagetite dhe ymeti musliman do te shtohet. Ai do te jetoje shtate apo tete -d.m.th. vjet." [Es Sahiha, 711. Ne nje hadith tjeter Pejgameri thote: "Toka do te mbushet me krime dhe padrejtesi, dhe kur te ndodhe kjo, Allahu do te dergoje nje burre prej meje; emri i tij eshte i njejte me timin, [dhe emri i babait te tij njesoj si emri i babait tim], dhe ai do ta mbushe token me barazi dhe drejtesi ashtu si ishte mbushur me krime e padrejtesi." [Es Sahiha, 1529]. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Mehdiu eshte prej nesh, familjes pejgamberike. Allahu do ta inspiroje ate brenda nje nate." [Es Sahiha, 2371].
Shejh Abdulmuhsin el Abad, ka bere nje liberth te posaçem per Mehdiun, me titull: "Akidja e Ehli Sunetit dhe Etherit ne lidhje me Mehdiun e pritur." Keshillohet te lexohet, megjithese nuk dime te jete i perkthyer ne shqip, por ndoshta, me Lejen e Allahut, e perkthejme dhe ua ofrojme ate muslimaneve shqiptare.
|
|

(Pyetja Nr. 36) Daud / Itali: / 25-3-2008
Message: Khidri i cili permendet ne suren kehf a eshte pejgamber dhe a eshte gjalle apo ka vdekur? Nese ka mundesi me u argumentuar per ta kuptuar vete dhe te tjeret.
|
/ 27-3-2008
Ne lidhje me Hidrin (alejhi selam) ka mospajtim ne mesin e dijetareve nese ka qene pejgamber apo jo. Me e sakta ne kete eshte se ai ka qene pejgamber, dhe sigurisht qe ai ka vdekur dhe jo ashtu si thone disa njerez se ai eshte gjalle dhe drejton te humburit ne shkretetira e ne detra.
Fakti se ai eshte pejgamber, perfitohet nga ajetet ne suren El Kehf, kur ai demtoi anijen e disa te varferve qe punonin ne det, vrau femijen pa bere ndonje krim dhe drejtoi murin e dy jetimeve dhe nuk mori shperblim per te, Musa alejhi selam e kundershtoi per keto me habi, por ne fund ai i tregoi shkakun dhe historia mbyllet duke thene se te gjitha keto ishin me shpallje nga Allahu. Per kete na ka njoftuar Allahu kur thote: "Keto nuk i kam bere nga vetja ime. Kjo eshte domethenia e asaj per te cilen nuk mund te duroje." [El Kehf, 82]. Ndersa argumenti qe ai ka vdekur, eshte Fjala e Allahut: "Asnje njeriu para teje (O Muhamed) nuk i kemi dhene pavdekshmeri. Nese vdes ti, a thua ata do te jetojne?" [El Enbija, 34]
Keto jane permblejdhje e dy fetvave te dhena nga "Komisioni i perhershem i fetvave", nga pyetja e peste e fetvase me nr. 1727 dhe pyetja e dyte e fetvase nr. 5513.
|
|

(Pyetja Nr. 35) Fatos / Kosovë: / 23-3-2008
Message: Es-selamu alejkum, Allahu ju shperblefte per mundin e juaj qe po e beni ne perhapjen e davetit te mirefillt te islamit autentik. Pyetje: A ka mundesi te na sqaroni, Allahu ju shperbleft, lidhur me pantallonat se a eshte haram me u fal me pantolona apo jo, sepse tek vendet tona shumica mbajn pantolona pasi qe eshte zakon i keti vendi, mirepo ajo qe me shtyu te bej kete pytje ka te beje lidhur me nje fetwa te shejh Albanit me ante te se ciles ai e thot se nuk eshte e lejuar te personi te falet me pantallona?
|
/ 26-3-2008
Eshte e vertete se shejh Albani (Allahu e meshirofte!) ka thene se nuk lejohet qe muslimani te veshe pantallona vecanerisht kur falet, sepse ato jane veshje e mosbesimtareve dhe pershkruajne auretin. Kete e ka thene ne kaseten nr. 229, te vargut "Udhezimi dhe Drita". Por duhet pasur parasysh se shejhu i drejtohet ketu arabeve, tradita e te cileve nuk eshte veshja e pantallonave, dhe pervec kesaj, shejhu nuk thote se sikur nje musliman te falet me pantallona, namazi i tij nuk quhet, por thote se nuk lejohet. Ndersa ne nje kasete tjeter thote se falja me pantallona eshte mekruh ose haram. Por, siç dihet nga dijetaret e fikhut, nese personi vepron diçka te ndaluar gjate kryerjes se nje detyrimi, siç eshte namazi, atehere namazi i tij eshte i sakte, por personi merr gjynah per vepren e tij te ndaluar. Sigurisht, kur ajo veper nuk eshte prej atyre qe e prishin namazin. Keshtu qe ne rastin tone, nese pantallonat e zbulojne auretin (pjesen nga kerthiza deri nen gju), atehere namazi prishet. Ndersa ne rast se ato jane te ngushta dhe pershkruajne pjeset e turpshme te turpit, e sidomos ne ruku e ne sexhde, ne kete rast ka kundershtim mes dijetareve, nese eshte zbuluar aureti apo jo? Shumica e dijetareve jane te mendimit se namazi nuk prishet por personi merr gjynah dhe nese ai ka mundesi, duhet t'i nderroje ato pantallona.
Shejh Feuzani u pyet: A lejohet namazi me pantallona per gruan apo per burrin, dhe nese gruaja vesh rroba te lehta qe nuk e shfaqin auretin e saj, çfare gjykimi ka ne kete rast?
Ai u pergjigj: Rrobat e ngushta te cilat i pershkruajne pjeset e trupit, dhe ato qe pershkruajne trupin e gruas dhe gjymtyret e saj, nuk lejohet te vishen. Rrobat e ngushta nuk lejohet te vishen as nga burrat dhe as nga grate, megjithese per grate ndalesa eshte me e forte per shkak se provokimi tek ato eshte me i madh. Ndersa namazi ne keto rroba, nese njeriu falet duke e mbuluar trupin e tij me keto rroba, namazi ne vetvete eshte i sakte, per shkak se ai e ka mbuluar auretin, por ai qe falet me rroba te ngushta merr gjynah, pasi qe mund te lere mangut diçka prej namazit nga rrobat e ngushta, si dhe nga ana tjeter, ai behet shkak per provokim dhe terheqje te vemendjes tek ai, e veçanerisht grate.
Po keshtu, ne lidhje me veshjen e pantallonave i eshte drejtuar nje pyetje "Komisionit te perhershem te fetvave" ne Arabine Saudite, dhe pergjigja ka qene se: Veshja e pantallonave, e kustumit dhe te ngjashme me to, origjina ne llojshmerine e veshjeve eshte e lejuar, sepse kjo lidhet me traditat e njerezve, por ketu perjashtohen ato qe jane ndaluar me argument te sheriatit, siç eshte ndalimi i mendafshit per burrat, rrobja e tejdukshme, rrobja e ngushte qe pershkruan auretin, sepse ne kete rast eshte njesoj si zbulimi i auretit. Po keshtu rrobat qe jane tipike te mosbesimtareve nuk lejohet te vishen as nga burrat dhe as nga grate, sepse Pejgamberi ka ndaluar nga te ngjasuarit me mosbesimtaret. Ndersa veshja e pantallonave nuk eshte tipike per mosbesimtaret, por nje veshje e pergjithshme e cila vishet si nga mosbesimtaret edhe nga muslimanet ne vende te ndryshme... [Fetvaja nr. 4566].
Pra, ruaju vella dhe kujdesu qe pantallonat e tua te jene sa me te gjera dhe kemisha jote sa me e gjere dhe e gjate, me qellim qe te mbulosh sa me mire auretin tend dhe te kenaqesh Zotin tend.
Por duhet pasur parasysh se nuk lejohet zgjatja e pantallonave nen nyjet e kembeve, qofte me mendjemadhesi apo pa mendjemadhesi, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Tre personave, Allahu nuk ka per t'u folur ne diten e Kiametit, nuk ka per te pare tek ata dhe nuk ka per t'i pastruar!" Te pranishmit thane: "Paskan humbur dhe jane shkaterruar! Kush jane ata, o i deguari i Allahut?" Tha: "Ai qe zgjat rroben, ai qe te kujton te miren qe te ka bere, dhe ai i cili e shet mallin e vet me betim te rrejshem." [Muslimi, etj]. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thene: "Ajo qe zgjatet poshte nyjeve (kyceve) te kembes, do te jete ne zjarr! (pjesa e kembes poshte nyjes qe mbulohet nga rrobja, do te jete ne zjarr)." [Buhariu, etj]. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Ne zgjatjen e rrobes nen nyje hyjne sirvalet (shallvaret qe vishen nga mezi e poshte), kemisha (rrobja qe mbulon te gjithe trupin nga shpatullat deri nen gju) dhe Imamja (shalli qe mblidhet rreth kokes). Kushdo qe terheq zvarre me mendjemadhesi diçka prej ketyre, ate nuk ka per ta pare Allahu ne diten e kiametit." [Sahih; Ebu Daudi 4094,Iben Maxheh 3576]. Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!) thote: "Mund te thuhet se zgjatja e rrobes nen kycin e kembes eshte dy llojesh: 1. Nga mendjemadhesia, gje e cila eshte nga gjynahet e medha dhe per kete ka ardhur kercenim i rende ne hadith, dhe 2. Jo nga mendjemadhesia, dhe ne kete rast mund te thuhet se denimi i tij eshte me i lehte se i pari, por pjesa poshte nyjes do te digjet ne zjarr, siç thuhet ne hadith." [Fetava Nurun ala derb].
Allahu e di me mire, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|

(Pyetja Nr. 34) Ahmed / Kosovë: / 16-3-2008
Message: Es-selamu alejkum jame i kenaqem me kete forum Allahu ju shperbleft.
Deshta t'ju pyes se pasi i kam ble disa kemisha te nje lloji, por nga se largu duken ne ato kemisha si pika te vogla e tere materiali si zbukurim, por te shpija e verejta se ato nuk ishin pika por jane lloje lulesh dhe nje lule i pergjan lules ''Detelin'' me kater fleta, por une jame shume ne dyshim per mua duket si nje kryq ne formen e plusit, na keshillo pasi e kemi hadithin ai qe largohet dyshimit e ka mbrojtur fejen.
|
/ 24-3-2008
Perderisa figurat e kemishes jane ne formen e kryqit, atehere nuk te lejohet ta veshesh ate kemishe vella, dhe as t'ia dhurosh dikujt tjeter. Allahu e di me mire, dhe Allahu na dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!
|
|

(Pyetja Nr. 33) Abdulvehabi / Gjermani: / 22-3-2008
Message: Ne lidhje me hadithin: "Ed dijnu en nasiha", une e kam nje liber ku e kan perkthy se "dini (feja) eshte kishille per Allahun", a eshte ky perkthim tamam?
|
/ 22-3-2008
Kete hadith e ka permendur Buhariu si titull te nje teme ne Sahihun e tij dhe e ka permendur Muslimi me sened te rregullt, si dhe e kane nxjerre gjithashtu autoret e suneneve. Hadithin e transmeton Temijm ed Dari (radiallahu anhu), i cili thote se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: "Feja eshte sinqeriteti!" Thame: "Per cilin?" Ai tha: "Per Allahun, per librin e Tij, per te derguarin e Tij, per prijesit e muslimaneve dhe per masat e gjera te tyre."
Pra, ne kete hadith, domethenia e fjales "en nasiha" eshte: "sinqeriteti". Prej ketu, domethenia e "keshilles" eshte: t'i ofrosh tjetrit fjale te sinqerte duke pasur per qellim vetem te miren e tij dhe jo ndonje interes tendin apo gje tjeter.
Ne sqarim te ketij hadithi, Iben Haxheri thote: "Feja eshte sinqeriteti", mund te thuhet se eshte per qellim zmadhimi i ceshtjes se sinqeritetit, d.m.th. me kuptimin: "Shumica e fese eshte sinqeriteti", siç thuhet edhe ne hadithin: "Haxhi eshte Arafati (qendrimi ne Arafat)". Por kjo mund te merret edhe ne kuptimin e drejtperdrejte, sepse çdo veper ne te cilen njeriu nuk ka sinqeritet, ajo nuk eshte prej fese.
Per kete hadith thuhet se ai eshte nje e katerta e fese, madje Neveviu thote: "Ky hadith i vetem e perfshin te gjithe qellimin e fese, sepse ai kufizohet ne ato gjera qe jane permendur ne te: Sinqeriteti per Allahun eshte: te cilesuarit e Tij me ato cilesi qe i takojne, nenshtrimi ndaj Tij ne publik dhe ne fshehtesi te vetes tende, deshira per kryrjen e atyre qe Ai do duke iu bindur Atij dhe frika nga zemerimi i Tij duke lene ndalesat e Tij, si dhe perpjekja per kthimin e atyre qe thyejne urdhrin e Tij tek Ai...
Ndersa sinqeriteti per librin e Allahut eshte: te mesuarit e tij dhe te mesuarit e tij te tjereve, te kuptuarit e tij, te mesuarit e ligjeve te tij dhe te vepruarit me ate qe thuhet ne te, si dhe ruajtja e tij nga devijimet e devijuesve.
Ndersa sinqeriteti per te derguarin e Allahut eshte: madherimi i tij, perkrahja e tij i gjalle dhe i vdekur, ngjallja e sunetit te tij, marrja e tij per shembull ne fjalet dhe ne veprat e tij, dashuria per te dhe per ndjekesit e tij.
Sinqeriteti per prijesit e muslimaneve eshte: ndihmesa e tyre ne barren qe kane marre persiper, kujtimi i tyre ne rast pavemendesie, mbulimi i tyre kur rreshqasin (ne ndonje ceshtje dynjaje), bashkimi pas tyre, kthimi i zemrave te larguara tek ata, dhe sinqeriteti me i madh ndaj tyre eshte t'i ndalosh nga padrejtesia me menyren me te mire. Tek prijesit e muslimaneve perfshihen gjithashtu edhe dijetaret dhe sinqeriteti ndaj tyre eshte duke perhapur dijen e tyre, virtytet e tyre dhe duke pasur mendim te mire per ta.
Ndersa sinqeriteti per masat e gjera te muslimaneve eshte: butesia ndaj tyre, perpjekja per t'u bere mire, t'u mesosh ate qe u ben dobi, te mos u besh keq ne asnje forme, te duash per ta ate qe do per vete dhe te urresh per ta ate qe urren per veten tende. [Fet'hul Bari, 1/181]
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
|
|

(Pyetja Nr. 32) Abdurrahmani / Itali: / 22-3-2008
Message: Desha tju pyes vellezer musliman per nje ceshtje. Punoj tek nje shqiptar por me paguan per nje dit une punoj dy dite dhe nuk me paguan. Une kam mundesi ti mbaj leket edhe per diten qe nuk me paguan se eshte pun tregtie. A lejohet kjo gje apo jo? Allahu jua shperbleft.
|
/ 22-3-2008
Origjina eshte qe mes teje dhe pronarit te punes te kete nje kontrate te rregullt dhe te rene dakord nga te dyja palet per punen dhe kushtet e saj si dhe per pagesen dhe menyren e dhenies se saj. Nese jeni marre vesh per punen dhe pagen, dhe njera pale nuk i permbahet asaj por vepron padrejtesisht ne dhenien e pages, atehere ti mund t'ja permendesh kete gje punedhenesit, e nese gjendja vazhdon e njejte, atehere te lejohet te marresh te drejten tende sipas asaj qe keni rene dakord dhe jo me shume, duke u argumentuar me hadithin e Hind bintu Utbeh, e cila tha: "O i Derguari i Allahut! Ebu Sufjani eshte njeri tahmaqar dhe nuk me jep aq sa me mjafton mua dhe femijeve te mi, vetem nese marr nga pasuria e tij pa dijenine e tij." Pejgamberi i tha: "Merr aq sa u mjafton zakonisht, ty dhe femijeve te tu." [Buhariu dhe Muslimi]. E Allahu e di me mire!
|
|

(Pyetja Nr. 31) Hava / Prizren: / 22-3-2008
Message: selam alejkum.
A mundet harami me u ba hallall dhe e kunderta? Nese PO, mundesisht disa shembuj..
|
/ 22-3-2008
Lavderuar qofte Allahu, i Cili nuk na ka bere asgje te veshtire ne Fe, siç thote ne Librin e Tij: "...Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit." [El Haxh, 78]. Allahu i ka caktuar urdheresat dhe ndalesat e Tij, jo me kot, por per te miren e njeriut me qellim qe te beje jete te lumtur dhe te mire ne kete bote dhe ne boten tjeter. Keshtu qe, kur njeriu eshte ne veshtiresi dhe i ndodhin te papritura qe i kercenojne fene e tij, jeten e tij, nderin, pasurine, apo vatanin, atij i lejohen gjera qe ne origjine jane te ndaluara, pasi qe ruajtja e ketyre gjerave eshte paresore dhe ligjet jane vendosur pikerisht per te plotesuar dhe permbushur keto gjera kryesore te cilat dijetare i kane quajtur "pese domosdoshmerite". Kur vihen ne pikepyetje keto pese gjera apo çka sillet rreth tyre, atehere lejohet qe te veprohet diçka e ndaluar ne origjine, nese nuk ka rruge tjeter perveç te ndaluares sigurisht, sepse nese ka menyre tjeter per ruajtjen e tyre, atehere veprohet e lejuara. Argument per kete nga Kurani kemi Fjalen e Allahut: "Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh." [En Nahl, 106]. Pra, Allahu e ka lejuar qe te shprehet fjala e kufrit ne rast rreziku per jeten dhe detyrimi me force.
Po keshtu, ne rast se njeriu eshte ne rrezik per jeten apo ne gjendje veshtiresie e urie, atij i lejohet te haje nga gjerat e ndaluara nese nuk gjen ushqim te lejuar. Ne kete rast i lejohet te haje te ngordhten, mishin e derrit, gjakun etj. Prandaj edhe ne vitin e urise, Umeri (radiallahu anhu) nuk i preu duart e vjedhesve, sepse shkaku ishte uria, e cila ben te lejuar te ndaluaren per te shpetuar jeten. Madje muslimani e ka detyrim qe ne rast rreziku per jeten dhe kur nuk ka gjera te lejuara, qe te haje prej te ndaluarave, sepse Allahu thote:
"Ai (Allahu) ju ka ndaluar juve vetëm të ngordhtën[1], gjakun[2], mishin e derrit dhe atë që është therur për dikë tjetër[3] përveç Allahut. Por megjithatë, ai i cili detyrohet[4], pa dashur të ndaluarën[5] dhe pa e kaluar kufirin[6], nuk ka asnjë gjynah. Me të vërtetë që Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë." [El Bekare, 173].
Shembujt per keto pese domosdoshmerite jane te shumta, por po mjaftohemi me keto dyja, sepse nese mendon pak ne secilen prej tyre, e gjen argumentin dhe menyren e trajtimit te saj ne Islam.
Po keshtu dijetaret kane nxjerre disa rregulla te pergjithshme te perfituara nga tekstet e Kuranit dhe Sunetit, si p.sh rregulli: "Te domosdoshmet i bejne te lejuara ato qe jane te ndaluara".
Por keto te domosdoshmet duhen percaktuar drejt dhe sakte, dhe lejimi i te ndaluares ne rast domosdoshmerie eshte i kufizuar aq sa te shtyhet ajo domosdoshmeri, pa e tepruar, sic thuhet ne ajetin e mesiperm.
Ndersa ne lidhje me pjesen e dyte te pyetjes, se a behen te lejuarat te ndaluara? Pergjigja eshte se ne pergjithesi kjo nuk ndodh, pervec nese nje veper e lejuar eshte mjet dhe rruge qe te çon ne kryerjen e nje vepre te ndaluar. Ne kete rast, ajo veper e lejuar ne origjine, behet e ndaluar per shkak te gjerave te ndaluara qe lidhen me te apo te cilave ajo u sherben. Dijetaret ne kete rast thone: "Mjetet marrin gjykimin e synimeve", dmth: nje veper qe eshte mjet per te arritur nje synim te lejuar eshte e lejuar dhe ne te kundert, ajo eshte e ndaluar.
Kjo ka qene per qellim ne pyetjen para kesaj, ne lidhje me ate motren qe ka probleme me prinderit, dhe me kete besojme te jete sqaruar çeshtja, e Allahu eshte Ai i Cili jep sukses!
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
[1] Kafshën e ngordhur pa u therur sipas mënyrës së ligjëruar nga Allahu, pasi që e ngordhta është e ndytë dhe e dëmshme për njeriun, dhe në shumicën e rasteve përmban sëmundje, gjë e cila është shtim edhe më shumë i dëmit të saj. Por nga ky ndalim i përgjithshëm, ligji islam ka përjashtuar karkalecin e ngordhur dhe peshkun e detit. Këto dyja janë të lejuara.
[2] Është fjala për gjakun e derdhur e të rrjedhshëm dhe jo gjakun që ngelet në mishin e kafshës pas therjes dhe daljes së gjakut prej saj.
[3] Kafshën e therur për idhujt dhe në emër të idhujve apo të dikujt tjetër përveç Allahut, qofshin të gjallë apo të vdekur, njerëz apo xhinë.
[4] Për të ngrënë prej këtyre të ndaluarave, për shkak të urisë dhe mospasjes, apo i detyruar me forcë.
[5] Duke qenë se nuk ka mundësi për të marrë të lejuarën.
[6] Në ngrënien e asaj që i është lejuar në rast detyrimi.
|
|

(Pyetja Nr. 30) Abu Abduliah / Kanada: / 18-3-2008
Message: Nje muslimane e ka pranu islamin po prindt e saj jon qafira, edhe ata se lejojn mu fal qofte edhe sikur te lere shtepine. Vendi ku munet mu fal pa fillu naj fitne eshte veceja. edhe ne vece nuk munet mu kthy kah kibla. A lejohet per te mu fal ne keto kushte ? Ose a kini naj sugjerim tjeter per kit moter?
|
/ 22-3-2008
Se pari, lusim Allahun t'ia lehtesoje gjendjen kesaj motre dhe ta beje te qendrueshme ne sproven e saj, qe ta kaloje ate me sukses! Ne kete rast, muslimani duhet te veproje sipas mundesise qe ka, sepse Allahu nuk ngarkon askend me teper se mundesia qe ka, dhe Allahu do lehtesim per njerezit dhe jo veshtiresim. Keshtu, personi ne fjale e sheh vet gjendjen dhe menyren se si me u fal pa e vene re ata te shtepise qe e ndalojne nga namazi, qofte edhe duke u fal ne shtratin e vet dhe me i kry levizjet e namazit me koke, nese ka frike se mos e shohin. Gjithmone ka menyre dhe zgjidhje, vetem se duhet ta gjesh ate qe eshte me e pershtatshme. Ndersa per kryrjen e namazit ne banje, ka ardhur hadith i sakte qe e ndalon kete, ku thuhet: "E gjithe toka eshte e paster per mua, perveç varrezave dhe banjes." [E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj.] Dhe per lejimin apo jo te kryerjes se namazit ne banje nuk ka pajtim mes dijetareve, megjithese shumica jane te mendimit se nuk lejohet, bazuar ne kete hadith. Dikush tjeter thote se lejohet nese ne banje ka vend te paster dhe je i sigurte nga papastertite. Sidoqofte, ne rast domosdoshmerie, Allahu na i ka lejuar edhe ato qe jane te ndaluara, si lehtesim per ne. Ndaj, personi ne fjale e sheh vet gjendjen e saj dhe menyren se si me vepru, dhe t'i lutet Allahut, sepse Allahu eshte afer dhe degjon, deri sa Allahu t'i hape rruge dhe t'i jape zgjidhje, sepse vertet qe pas veshtiresise vjen lehtesimi. Lusim Allahun te mos na sprovoje me teper mundesive tona, dhe te na jape durim kur na sprovon! Allahu ka ne dore çdo gje dhe vetem Ai jep sukses!
|
|

(Pyetja Nr. 29) Umeri / Londër: / 14-3-2008
Message: Es-selamu alejkum ue rahmetullah!
Jetojme ne nje vend jo musliman, dhe parate i kemi te depozituara ne banke per arsye legjitime. Per keto para te depozituaara ne banke aplikohet nje norme interesi i caktuar. Kuptohet qe Shuma e parave do rritet ne krahasim me shumen e depozituar nga ana jone. Per shumen e shtuar per shkak te interesit kemi degjuar qe thone mos i perdorni por merrini nga banka dhe i shpenzoni ne ambiente publike apo shoqata bamirese, ku perfitojne te varferit apo i gjithe populli.
A ka mundesi qe te na e sqaroni kete qeshtje vella?
Kush quhen ambiente publike, duke pasur parasysh qe jetojme ne vend jo musliman?
Deshironim nje keshille nga ana e juaj se ku eshte vendi me i pershtatshem per perdorimin e ketyre parave?
Barakallahu fijke! |
/ 15-3-2008
Së pari, nuk lejohet vendosja e parave në bankë që punon me fajde, përveç në rast detyrimi dhe domosdoshmërie, si dhe kur nuk ka mënyrë tjetër për ruajtjen e tyre, siç janë kutitë e ruajtjes me pagesë apo ngjashëm me to. E rëndësishme është që t’i shmangesh fajdeve sa të mundesh, e nëse nuk ka mënyrë tjetër, atëherë ato fajde që shtohen mbi pasurinë origjinale, nuk i takojnë as bankës dhe as personit që ka futur paret në të, si dënim për shkeljen e ligjit dhe futjen në punë të tyre me rrugë të ndaluar, d.m.th. me fajde. Në këtë rast, personi që i ka marrë ato fajde duhet të çlirohet prej tyre për të pastruar veten nga ato para të fituara me haram, duke i shpenzuar ato në rrugë bamirësie, por pa i llogaritur se i quhen sadaka, sepse Allahu nuk pranon veçse të mirën dhe të lejujarën, por për t’u çliruar prej tyre. Nuk lejohet që me to të ndërtohet xhami, dhe lejohet të vendosen në të gjitha rrugët e tjera ku zakonisht vendosen bamirësitë, si për të varfërit, jetimët, shoqatat bamirëse, etj. Ndërsa kur thuhet që të shpenzohen në ambjente publike ku përfitimi është i përgjithshëm, sigurisht që janë për qëllim ambjentet muslimane, në vendet muslimane ose në lagjet muslimane nëse janë në një vend jomusliman.
Rrugët e bamirësisë janë të shumta, dhe ju mund të çliroheni prej atyre pareve duke i shpenzuar aty ku shihni se bëjnë më shumë dobi, por duke pasur parasysh se nuk lejohet që të bëhet marrëveshje me një shoqatë apo anë të caktuar që fajdet e marra nga banka për çdo vit, për shembull, do të vazhdojnë t’u dërgohen atyre, sepse në këtë rast ka ndihmesë të personit që të vazhdojë në vendosjen e pareve në bankë me fajde.
Të gjitha këto janë mbledhur nga një numër i madh fetvash të dijetarëve, e veçanërsisht nga fetvatë e “Komisionit të përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”, me kryetar shejh Ibën Baz. Po mjaftohemi me përmendjen e numrave të disa fetvave, pa përmendur tekstet e tyre për të mos u zgjatur, dhe sepse përmbajetjen e tyre e përmendëm më sipër. Prej atyre fetvave janë: Pyetja e parë nga Fetvaja nr. 3745, pyetja e nëntë nga fetvaja nr. 6375, pyetja e dytë nga fetvaja nr. 7492, fetvaja nr. 13171, fetvaja nr. 17538, e shumë fetva të tjera në lidhje me këtë temë.
Allahu e di më mirë, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
|
|

(Pyetja Nr. 28) Abdurrahman / Itali: / 14-3-2008
Message: selam alejkum.Allahu ju shperblefte per punen qe beni dhe ju shtofte vullnetin per te punuar akoma me shume per fene e Allahut.kisha nje pyetje vella?-perpara se te lexoja pergjigjen siper per çeshtjen e E...qe eshte apo jo me mish derri nuk kam pasur dyshime per ngrenien e ketyre produkteve por tani qe lexova pergjigjen e mesiperme qe shejh Aliu e ka bere te dyshimte(keshtu e kuptova une),kam rene edhe une ne dyshim por duke qene se nuk kam argument nuk di se si ti keshilloj vellezerit te cilet i perdorin keto produkte.atehere si te veproj per veten dhe si te sillem me vellezerit e tjere?
|
/ 14-3-2008
Përfundimi eshte se produktet qe permbajne ato germa per te cilat dyshohet te kene permbatje derri, duhet t'u largohesh, sepse me e pakta eshte te thuhet se ato jane te dyshimta dhe ne duhet t'u largohemi atyre per kete arsye, sepse nese do te ishte e sigurte se ato jane ashtu si thuhet, atehere eshte haram i prere ngrenia e tyre. Pra, shejh Aliu keshillon t'u largohemi atyre, siç thuhet edhe ne hadithin e permendur atje.
|
|

(Pyetja Nr. 27) Bedriu / Suedi: / 14-3-2008
Message: esselamu alejkum te nderuar, e lus Allahun te jeni shendoh e mire.
Eshte nje teme ne faqen e pare te websajtit me titull ''LIBRAT E NXËNËSIT TË DIJES''shume me kuptim te plote per te gjithe ata qe deshirojn ta mesojn diturin e paster islame. Por na tregoni se prej ketyre librave qe jane te permendur por disa prej tyre jane te perkthyer por nuk jane me spjegim te mjaftushem, por ashtu ne hadith i kemi te perkthyer disa libra por pa spjegim, na keshilloni se a duhet ti kemi te gjitha keta libra ne rraften e shtepis tone apo disa prej ketyre mjafton ti kemi? Me respekt, esselamu alejkum.
|
/ 14-3-2008
Librat e permendur nga shejh Iben Uthejmini jane shembuj dhe orientim per nxenesin e dijes, por jo se ato jane te gjitha dhe jo se nuk ka te tjera si ato apo ne nivelin e tyre. Shejhu eshte perpjekur te permend disa libra sipas grades se dijes se nxenes ne çdo lende, ato te cilat ka pare me te rendesishme apo te mjaftueshme. Por padyshim qe ka edhe libra te tjere ne te cilat mbeshtetet nxenesi i dijes sipas grades se dijes qe ai ka. Nese dikush ka mundesi dhe i mbledh keto libra apo aq sa te mundet prej tyre, kjo eshte me e mire per te. Por edhe nese gjen libra te tjere te mire, atehere te perpiqet t'i mbledhe dhe keshtu perparon ne dije, me ndihmen e Allahut. Allahu na dhente dije te dobishme dhe na befte dobi me dijen qe na jep!
|
|

(Pyetja Nr. 26) Ebu Abdilah / Kanada: / 14-3-2008
Message: asselamu aleykum, ne qofse dikush jep selaam ne radio ose TV a duhet ose a esht e lejume per ata qe e ndegjojn at audio me ju pergjigj ati selami, mosi ata nuk e ndegjojn njani tjetrin?
|
/ 15-3-2008
Në një fetva të Shejh Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz, në “Mexhmuul fetava ue mekalat muteneviah”, vëll.7, thuhet:
Pyetja: Nëse autori i një artikulli në një gazetë ose revistë, apo spikeri në radio apo televizor thotë: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”, a e ka detyrim dëgjuesi që të kthejë selamin, përderisa kthimi i selamit është vaxhib?
Përgjigja: Kthimi i selamit në rast si ky është prej detyrimeve kolektive (fard kifaje), pasi që spikeri apo autori i jep selam një numri shumë të madh muslimanësh dhe mjafton që t’ja kthejnë disa prej tyre, megjithëse më e mira është që çdo musliman që e dëgjon atë, t’ja kthejë selamin, bazuar në kuptimin e përgjithshëm teksteve në këtë temë, siç është fjala e Allahut: “Kur ju përshëndesin me një përshëndetje, atëherë kthejani më përshëndetje më të mirë ose të barabartë si ajo.” [En Nisa, 86]. Po kështu fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “E drejta e muslimanit mbi muslimanin përqendrohet në pesë gjëra: …”[1] dhe prej tyre përmendi edhe kthimin e selamit. Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk keni për të hyrë në xhenet deri sa të besoni dhe nuk keni për të besuar deri sa të duheni me njëri-tjetrin! A t’ju tregoj diçka që nëse e bëni, keni për t’u dashur me njëri-tjetrin? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”[2] E ka nxjerrë Muslimi. Muslimi ka nxjerrë gjithashtu nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Muslimani ka gjashtë të drejta mbi muslimanin: Kur ta takosh atë, t’i japësh selam, kur të fton, t’i përgjigjesh ftesës, kur të kërkon këshillë, këshilloje, kur teshtin dhe falënderon Allahun, bëj për të lutjen e teshtimës, kur sëmuret, vizitoje dhe kur vdes, shkoi në xhenaze.”[3] Hadithet për vlerën e selamit janë të shumta, si për fillimin me selam edhe për kthimin e tij. E Allahu është Ai i Cili jep sukses!
Kjo fetva është publikuar gjithashtu në faqen e shejhut, në këtë link:
http://www.binbaz.org.sa/mat/2162
[1] Buhariu 1164 dhe Muslimi 4022.
[2] Muslimi 81, Tirmidhiu 2612, Ebu Daudi 4519. Teksti i përmendur është tek ky i fundit.
[3] Hadithi është Sahih, por atë nuk e ka nxjerrë Muslimi dhe ai është me shprehjen “Besimtari” në vend të “MUslimani”. Atë e ka nxjerrë Tirmidhiu 2737, Nesai 1938, Ahmedi 7922. Shih “Es Sahiha” 832.
|
|

(Pyetja Nr. 25) Abdulaziz / Lushnjë-Shqipëri: / 14-3-2008
Message: selamun alejkum. Doja te beja nje pyetje: "A lejohet te hahet ajo gje e cila ka nje perqindje shume te vogel alkooli dhe ate perqindje e ka vetem per konservim? Allahu ua shperblefte!
|
/ 15-3-2008
Alkooli është lëndë dehëse dhe siç dihet nga fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Çdo pije dehëse është haram” [Muttefekun alejhi]. Po ashtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ajo lëndë që të deh kur është shumë, atëherë edhe pak prej saj është e ndaluar.” [Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 3681, Tirmidhiu 1865, Nesai 5607, Ibën Maxheh 3392. Shih “Gajetul Meram” 58]. Kjo është origjina në lidhje me pijet dehëse, kur ato përdoren për t’u pirë apo për t’u futur në trup në formë ushqimi apo ilaçi. Por, nëse disa ushqime apo ilaçe përziehen me lëndë alkoolike, atëherë cili është gjykimi për përdorimin e tyre?
Këto ushqime apo ilaçe janë të ndaluara, përveç një rasti të vetëm; n.q.s. alkooli i përzierë me to, qoftë në përqindje të vogël apo të madhe, avullon dhe nuk lë gjurmë në atë ushqim apo ilaç, sepse në këtë rast ai nuk të deh edhe nëse është shumë. E Allahu e di më mirë.
Ky është përfundimi i fetvasë së shejh Ibën Uthejmin, në “Fetava Nurun Ala ed Derb”, [http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_5320.shtml ], dhe i fetvasë së shejh Albanit, në kasetën nr. 491, fetva nr. 4, nga Vargu i kasetave “Udhëzimi dhe drita”.
|
|

(Pyetja Nr. 24) Umu Hamza / Kosovë: / 14-3-2008
Une e kam nje pytje qe ka te bej me namazin e udhtarit ,,, sa e di une qe nese jemi udhtar duhet ta shkurtojim namazin vetem 3 dite ,,,, por e kam lexuar ne internet se Abdullah Iben Omeri ka pasur nje kopsht e ka shkua atje 2 muj dite e shkurtonte namazin dhe kinse largesia e tij nga shtepia ishte 12 km. nuk di a eshte hadith apo cka ju lutem ma sqaroni Allahu ju shperblefte dhe nese eshte hadith, a lejohet me u bazue ne te? esselamu alejkum.
|
/ 15-3-2008
Thuajse gjithçka në lidhje me rregullat e namazit të udhëtarit i gjen në broshurën e shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë). Shko te ai artikull duke klikuar këtu.
Shenim: Shejh Ibën Bazi, Allahu e meshirofte, zgjedh mendimin e shumices se dijetareve qe thote se udhetimi kufizohet me afro 80 km, dhe se udhetimi me pak se 80 km nuk quhet udhetim qe ben te lejuar shkurtimin e namazit dhe rregullat e tjera te udhetimit. Por ne anojme nga mendimi i shejh Albanit, Allahu e meshirofte, i cili thote se per udhetimin nuk ka ndonje largesi te caktuar ne km, per shkak se dicka e tille nuk ka argument dhe me e sakte eshte te thuhet se kete gje e percakton zakoni i njerezve te cdo vendi; kur personi quhet udhetar sipas zakonit te njerezve, ai eshte udhetar edhe nese largesia nga shtepia e tij ne vendin ku ka shkuar eshte e vogel. Fetvaja e shejh Albanit ne lidhje me kete eshte ne kaseten nr. 701, fetva nr. 1. min: 0.4.16. |
|

(Pyetja Nr. 23) Rita / Kosovë: / 13-3-2008
Message: selam alejkum. Une e kam nje pytje: c'ka eshte ligji i islamit per ata qe pyesin e pastaj e marrin vesh se eshte haram, por vazhdojn prap?
|
/ 14-3-2008
Kur muslimani bën një gjynah pa e ditur atë pastaj e mëson, ai duhet menjëherë ta lërë atë gjynah dhe të kthehet tek Allahu me pendim. Por kjo sigurisht që varet edhe nga besimi i i fortë apo i dobët i personit; nëse dikush e ka besimin të fortë, ai menjëherë largohet nga ato që ka ndaluar Allahu dhe kryen ato që ka urdhëruar, dhe keshtu do te gjeje embelsine e besimit, dhe Allahu ka per t'ja zevendesuar atij kenaqesi qe i ka lene per hir te Allahut me me te mira se to dhe hallall, sepse hallalli eshte gjithnje me i mire, me i embel dhe me i qendrueshem.
Per me teper ne lidhje me rregullat e pendimit dhe perseritjes se gjynahut pas pendimit, lexo ketu.
|
|

Petrit / Kanada: / 11-3-2008
Message: Allahu ju shperbleft per ket webfaqe.
|

(Pyetja Nr. 22) Valoni / Fier, Shqipëri: / 10-3-2008
Message: Desha te pyes se a lejohet rregullimi dhe shitja e telefonave me kamer, mundesisht pergjigjeja me argumente nga dijetaret? All-llahu ju shperbleft!
|
/ 17-3-2008
Shejh Zejd ibën Muhamed el Med’hali u pyet: A është e ndaluar totalisht tregtia me telefona celularë? Lutemi të na e sqaroni këtë çështje.
Shejhu u përgjigj: Askush nuk thotë se shitja e telefonëve celularë ndalohet totalisht. Por ndokush mund të thotë se blerja e celularëve me qëllim të fotografimit, i cili mund të jetë fotografim i gjërave të pahijshme apo të ndaluara, kjo është ajo që ndalohet dhe është haram. Pra, mjetet që kemi në dorë sot, sikur muslimanët t’i përdornin ato në kryerjet e nevojave të tyre, ata do të ishin falënderues të mirësive të Allahut. Këto aparate kanë afruar të largëtën dhe kanë përmbushur nevojat e njerëzve, si përcjellja e lajmeve, e bisedave etj. Edhe këto pyetje që na vijnë nga lindja e perëndimi, na vijnë me anë të këtyre aparateve. Këto mjete janë mirësi nga Allahu i Madhëruar dhe askujt nuk i lejohet që t’i përdorë ato për sherr (gjëra të këqija). E keqja që ato mbajnë në vetvete, eliminohet dhe fshihet, ndërsa nga e mira që përmbajnë ato, përfitohet prej saj, qoftë e mirë feje apo dynjaje.
http://z-salafi.com/v2/zsalafi.php?s_menu=23&idFatwa=1401
Ka gjithashtu prej dijetarëve, siç është shejh Salih el Feuzan (Allahu e ruajtë), që i ndalojnë totalisht telefonat me kamera video apo fotografike, duke u nisur nga ndalesa e fotografive, siç e gjen këtë gjë në një pyetje këtu në këtë forum, si dhe për shkakun se më e shumta e përdorimit të këtyre telefonave është në të keqe dhe në haram, kështu që sipas përdorimit të tyre u jepet gjykimi dhe jo nisur nga vetë aparati, i cili është mjet që përdoret për të mirë apo për të keq, siç është edhe gjykimi për televizorin.
Në fakt, këto telefona me kamera kanë qenë të ndaluara që të futen në Arabinë Saudite për disa kohë dhe më pas janë lejuar, dhe muslimanët atje ankohen shumë për keqpërdorimin e tyre si dhe për dëmet që ato kanë shkaktuar në shumë individë e familje.
Prej këtu, që të thuhet se shitja apo rregullimi i tyre është haram, nuk mund të thuhet, sepse në origjinë ato lejohen të përdoren në shërbim të njeriut, por çështja vështrohet për nga mënyra e përdorimit dhe personi që i përdor ato. E Allahu e di më mirë!
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
|
|

(Pyetja Nr. 21) Ismail / Itali: / 10-3-2008
Message: Selamun alejkum. Allahu te shperblefte vella per kohen qe i kushton pyetjeve tona.
Ç'mund te na thoni rreth ketij hadithi:
"Lehtesoni dhe mos veshtirsoni"?
|
/ 13-4-2008
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e meshirofte) i ka bere sqarim ketij hadithi, ne librin "Sherhu Rijadi es Salihin". Shpjegimin e tij e gjen ketu.
|
|

(Pyetja Nr. 20) Dibran / Prizren: / 10-3-2008
Message: Deshta me e ba nje pyetje: Une punoj ne nje bastore por une jam vetem si punetor d.m.th paguhem me rrog nuk kam kurrfar peqindje ne fitimin e gjith asaj shume por vetem me rrog mujore. Jam shum kurioz ta di a me lejohet te vazhdoj ne lidhje me kete drejtim a me lejohet sipas fes apo jo? Ju pershendes.
|
/ 12-3-2008
Kumari është nga gjynahet e mëdha dhe Allahu e ka përmendur atë bashkë me alkoolin në Librin e Tij, ku thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” [El Maide, 90-91]. Dhe kur Allahu ndalon diçka, ndalon gjithashtu edhe dhënien e ndihmës në atë gjë, siç thotë Allahu: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” [El Maide, 2].
Prandaj, që të punosh në një vend ku bëhen gjëra të ndaluara nga feja, qoftë në kazino, bastore, restorant ku serviret alkool, bankë që punon me fajde, etj, pa pasur dallim në llojin e punës që bën në atë vend, qoftë llogaritar apo roje te dera, të gjitha këto janë të ndaluara.
Ajo që duhet të bëjë muslimani në këtë rast është që të largohet menjëherë nga ajo punë dhe të kërkojë një punë tjetër të lejuar, dhe ta dijë se kjo është një sprovë nga Allahu për të provuar besimtarin nëse i bindet Atij apo jo, dhe nëse besimtari e lë diçka për Hir të Allahut, padyshim se Allahu ia zëvendëson atij me më të mirë se ajo që ka lënë. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” [Et Talak, 2-3].
Më poshtë po sjellim një fetva të komisionit të përhershëm të fetvave në Arabinë Saudite, ku mund të futet edhe punësimi në kazino e në të gjitha vendet ku bëhen gjëra të ndaluara:
Pyetja e dytë dhe e tretë nga Fetvaja nr. 8289:
Cili është gjykimi për atë që punon në një restorant ku shiten pijet e ndaluara (alkoolike), përderisa personi i shmanget servirjes apo mbartjes së atyre pijeve tek klientët, por duke u shërbyer atyre vetëm kur kërkojnë ushqime dhe pije të lejuara, dhe duke pasur parasysh se unë kaloj pranë atyre që e pinë atë (alkoolin) dhe i shoh ata që e servirin atë, pasi që jemi në të njëjtin vend? Cili është gjykimi për atë musliman i cili i tregton këto pije të ndaluara me qëllim që të tërheqë klientët? Cili është gjykimi për atë që u ofron mish derri klientëve, kur punon në atë restorant për shkak të kërkimit të rrizkut? Cili është gjykimi për pronarin e atij restoranti që fut në të mish derri dhe fiton prej tij?
Përgjigja: Së pari: Është haram që të punosh dhe të fitosh jetesën duke ndihmuar në kryerjen e harameve, si alkooli dhe mishi i derrit. Po kështu edhe pagesa e marrë në këtë rast është haram, pasi që kjo është ndihmë në gjynahe dhe armiqësi, të cilat Allahu i ka ndaluar me Fjalën e Tij: “dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi!” [El Maide, 2].
Të këshillojmë që të largohesh nga puna në këtë restorant apo të ngjashëm me të, sepse këtu ka ndihmesë në atë që Allahu e ka bërë të ndaluar.
Së dyti: Muslimanit i ndalohet që të shesë gjëra të ndaluara, si mishi i derrit e alkooli; sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur Allahu ndalon diçka, Ai ndalon edhe çmimin (shitjen apo blerjen) e saj gjithashtu.”
Rrizku dhe tërheqja e klientëve janë në Dorë të Allahut dhe jo në shitjen e të ndaluarave, prandaj muslimani duhet t’i frikësohet Allahut të madhëruar duke zbatuar urdhrin e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” [Et Talak, 2-3].
Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
|
|

(Pyetja Nr. 19) Hava / Prizren: / 11-3-2008
Message: selam alejkum. Kam nje pyteje: A lejohet ta falet namazi ne nje dhom ku gjenden buste? A pranohet ai namaz etj... Allahu ju shperbleft me te mira.
|
/ 11-3-2008
Në lidhje me këtë pyetje, lexo fetvanë e “Komisionit të përhershëm të fetvave”, në Arabinë Saudite, dhe siç e pamë në fetvanë para kësaj në lidhje me fotografitë, nuk ka dallim mes skulpturës, pikturës dhe fotografisë për nga gjykimi i tyre.
Pyetja e tretë nga fetvaja nr. 1619:
Cili është gjykimi për vendosjen e fotografive të njerëzve apo kafshëve në xhami? A lejohet kryerja e namazit në një xhami ku ka fotografi të tilla? A është i saktë namazi që falet duke pasur veshur rrobë me fotografi të njerëzve apo kafshëve? A lejohet zbukurimi i klasave të shkollës apo dhomës së gjumit me fotografi njerëzish apo kafshësh?
Përgjigja: Nuk lejohet vendosja e fotografive të njerëzve apo kafshëve në xhami dhe ato duhet të hiqen menjëherë nga xhamia që ka prej tyre. Ndërsa namazi i atij që falet në atë xhami ku ka fotografi, është i saktë por nuk duhet ta ketë fotografinë përpara vetes (nga ana e Kibles), ndërsa gjynahun për fotografinë e ka ai i cili e ka vendosur atë si dhe ai i cili ka mundësi ta heqë dhe nuk e heq atë.
Nëse dikush falet me rrobë në të cilën ka fotografi njerëzish apo kafshësh, namazi i tij është i saktë, por ai merr gjynah.
Zbukurimi i klasave të shkollës apo dhomës së gjumit me fotografi njerëzish apo kafshësh nuk lejohet.
Allahu na dhëntë sukses! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
|
|

(Pyetja Nr. 18) Egzona / Gjakovë: / 10-3-2008
Message: Es selam alejkum. Allahu ju shperbleft me xhentein Firdeus per punen qo po e beni!
Deshta me pyt sa eshte e lejuar me dal ne foto se kam lecuar se nuk lejohet veq ne raste te domosdoshme p.sh pasaporta... por nuk kam ndoje argumen me te cilin munt ta argumentoj kete qendrimin ndaj fotografimit?
|
/ 11-3-2008
Në lidhje me fotografitë kanë ardhur disa hadithe të sakta prej të cilave përmendim:
1. Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) hyri tek unë, dhe unë kisha mbuluar sepeten time me një copë në të cilën kishte piktura, (në një transmetim tjetër thuhet: kishte kuaj me krahë). Kur ai e pa atë, e grisi, iu skuq fytyra dhe tha: “O Aishe! Njerëzit që do të kenë dënim më të madh tek Allahu në ditën e Kiametit janë ata të cilët maten (garojnë) me krijimin e Allahut. (Në një transmetim tjetër thotë: “Autorët e këtyre pikturave do të dënohen dhe atyre do t’u thuhet: “Jepuni jetë atyre që keni krijuar!” Pastaj tha: “Në atë shtëpi ku ka piktura, nuk hyjnë engjëjt.” Aisha thotë: “E premë atë copë dhe bëmë me të një apo dy mbështetëse, [dhe unë e pashë atë (Pejgamberin) të mbështetur në njërën prej tyre, dhe ajo kishte pikturë.”[1]
2. Transmetohet gjithashtu nga Aisha (radiallahu anha) se ka thënë: “Mbusha për Pejgmaberin (salallahu alejhi ue selem) një jastëk në të cilin kishte piktura. Kur erdhi, ai qëndroi në këmbë mes dy dyerve dhe i ndryshoi fytyra. Unë i thashë: “Çfarë kemi bërë, o i Dërguari i Allahut? [Pendohem tek Allahu për atë që kam bërë!]” Ai tha: “Çbën këtu ky jastëk?”
-Këtë jastëk e bëra për ty që të shtrihesh mbi të.”
-A nuk e di ti se engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka pikturë, dhe se kush pikturon, do të ndëshkohet në ditën e Kiametit? (në një transmetim tjetër thotë: “Autorët e këtyre pikturave do të ndëshkohen në ditën e Kiametit.”)
[Aisha thotë: “Nuk hyri në shtëpi deri sa e nxora atë jastëk.”][2]
3. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Më erdhi Xhibrili (alejhis selam) dhe më tha: “Të erdha dje dhe nuk më ndaloi nga hyrja tek ti vetëm shkaku se te dera ishte një pikturë [burrash], në shtëpi gjendej një mbulesë me piktura dhe një qen. Urdhëro që pikturës që ke në shtëpi t’i hiqet koka dhe të marrë formën e pemës, urdhëro që mbulesa të pritet dhe me të të bëhen dy mbështetëse që shkelen (si përbuzje për pikturën) dhe urdhëro që të nxirret qeni! [Sepse ne nuk hyjmë në atë shtëpi ku ka pikturë dhe as qen.] Veç kur një këlysh qeni i Hasanit dhe Husejnit ishte poshtë sepetes, (në një transmetim tjetër thuhet: poshtë krevatit). Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “O Aishe! Kur hyri ky qen?” -Për Zotin, nuk e kam vënë re! -tha ajo. -Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë [mori ujë me dorën e vet dhe e hodhi te vendi ku ishte qeni.”[3]
Bazuar në këto hadithe, shumica e dijetarëve të mëhershëm dhe bashkëkohorë janë të mendimit se pikturat apo skulpturat, me apo pa hije, dhe këtu futen edhe fotografitë, janë të ndaluara që të bëhen dhe që të varen në mur apo në vend të dukshëm, për arsyet që përmenden në këto hadithe.
Ky është mendimi i shejh Ibën Bazit, i shejh Albanit etj.
Ndërsa nga shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është përcjellë se ai nuk i quan të ndaluara fotografitë e bëra me aparat fotografik për shkak se ato nuk janë piktura prej veprës së njeriut, por janë vepër e aparatit, dhe së dyti: ato nuk përmbajnë barazim apo garim me krijimin e Allahut, por janë thjesht përcjellje e pikturës së krijuar nga Allahu me anë të aparatit, pa ndonjë mjeshtëri të fotografit, i cili vetëm sa shkrep aparatin… Por shejhu e ndalon varjen e tyre mbi mur apo vendosjen e tyre në vend të dukshëm. Si dhe i quan të ndaluara ato fotografi që përmbajnë gjëra të ndaluara. [“Mexhmuul Fetava”, i Ibën Uthejminit, 12/311-327.]
Por shejh Abdurrahman ibën Nasir el Berak, i përgjigjet kësaj fetvaje të shejh Ibën Uthjminit duke e justifikuar atë në lidhje me përfytyrimin e mënyrës dhe esencës së fotografisë me aparat, duke dalë në përfundimin se nuk ka ndonjë dallim mes saj dhe pikturës, mendim të cilin e përkrah shumica e dijetarëve selefi bashkëkohorë. Fjala e shejh Berakut në lidhje me këtë është e gjatë. Referenca e saj është ky link:
http://albarrak.islamlight.net/index.php?option=com_ftawa&task=vieë&id=21554&Itemid=7
Më poshtë po sjellim një fetva të “Komisionit të përhershëm të fetvave”, në lidhje me fotografitë dhe filmimet:
Pyetja e katërt nga fetvaja me nr. 2358:
A lejohet fotografimi me aparat fotografik, filmimi televiziv dhe shikimi i televizorit veçanërisht për lajmet?
Përgjigja: Nuk lejohet fotografimi i gjallesave me shpirt as me aparat fotografik dhe as me mjet tjetër, dhe as nuk lejohet që të përvetësohen fotografi të gjallesave me shpirt dhe as të mbahen, vetëm në rast domosdoshërie, si për kartë identiteti apo pasaportë, në këtë rast lejohet mbajtja e tyre.
Ndërsa televizori është mjet dhe vegël me të cilën nuk lidhet gjykim në vetvete, por gjykimi për të lidhet me përdorimin e tij: n.q.s. ai përdoret për gjëra të ndaluara, siç është kënga e shthurur, shfaqja e pamjeve provokuese, sjellja si klloun, gënjeshtra, shpifja, ateizmi, përmbysja e të vërtetave, e të tjera si këto, atëherë ai është haram. E n.q.s. përdoret për punë të mira, siç është leximi i Kuranit, sqarimi i të vërtetës, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e tjera si këto, atëherë është i lejuar. Ndërsa në rast se përdoret për të dyja këto, atëherë gjykimi për të është me ndalim nëse ato barazohen me njëra-tjetrën, ose kur përdorimi për keq e mund atë për mirë. E Allahu është Ai i Cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
[1] Shejh Albani, në librin “Rregullat e Dasmës në Sunetin e Pastër”, thotë: Këtë hadith e ka nxjerrë Buhariu 10/317-318, Muslimi 6/158-160, Bejhakiu 7/269, Ahmedi 6/229,281. Shtesa e fundit është e Ahmedit dhe zinxhiri i transmetimit të saj është sipas kushteve të Muslimit… Kjo pikturë mbi të cilën u mbështet Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qenë e prerë në mes dhe jo në formën e saj të plotë, sepse Aisha thotë se e prenë atë copë. Kështu ka bashkuar Ibën Haxheri mes haditheve në këtë temë dhe këtë gjë e përkrah edhe hadithi i tretë që do përmendim.
[2] E ka nxjerrë Buhariu 2/11, 4/105, Ebu Bekër es Shafii në “EL Fevaid”, dhe shtesa në kllapa është e tij; ajo e ka senedin të saktë.
[3] Hadith i saktë. Nxjerrjen e tij e ka bërë shejh Albani në librin e përmendur më sipër.
|
|

(Pyetja Nr. 17) Alban / Shqipëri: / 10-3-2008
Message: selamu alejkum. Jam nje besimtar i martuar, dhe gruaja ime ka kerkuar per mehr te saj suren El-Wakia. A kishet pas mundesi te me tregoni se si duhet te ja jap mehrin gruas time, dhe te ma spjegoni ne teresi se si t'ia mesoj kete sure te Kur'anit apo si eshte menyra.
Allahu ju shperblefte me te mira.
|
/ 10-3-2008
Shumica e dijetareve prej malikive, shafiive dhe hanbelive jane te mendimit se mesimi nga Kurani lejohet te jete meher per gruan nese ajo e pranon kete dhe kjo behet duke i mesuar asaj aq kuran sa di permendesh. Argumenti per kete eshte hadithi i transmetuar nga Sehl Bin Sa’di se një grua ka shkuar tek Profeti (s.a.u.s.) dhe i ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë ta dhuroj ty veten time.” Ajo qëndroi gjatë duke pritur përgjigjen dhe pastaj një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, a mund të martohem unë me të nëse ti nuk e do për vete?” Profeti (s.a.u.s.) e pyeti: “A ke ndonjë pasuri për t’i dhënë asaj për mehr?” Ai tha: “Nuk kam asgjë tjetër përveç këtij izari.”Profeti (s.a.u.s.) i tha: “Nëse ia dhuron asaj këtë mbulojë nuk do të mbetet ty asgjë për t’u mbuluar prandaj gjej diçka tjetër.” Burri tha: “Nuk gjej asgjë për t’i dhënë.” Profeti (s.a.u.s.) i tha: “Kërko të gjesh qoftë edhe një unazë prej hekuri.” Burri kërkoi por nuk gjeti asgjë. Profeti (s.a.u.s.) e pyeti: “A ke mësuar përmendësh ndonjë pjesë nga Kurani?” Burri i tregoi atij suret që dinte dhe pastaj Profeti (s.a.u.s.) tha: “U martoj juve me çfarë ti ke mësuar nga Kurani.”[1] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. Në disa transmetime të tjera të sakta thuhet: “Mësoi asaj çfarë ti di nga Kurani.”[2]
Lexo me hollesisht per mehrin ketu

[1] Buhariu: 5087, 5871, "Kapitulli i martesës" dhe "Kapitulli i veshmbathjeve", Muslimi: 3472, "Kapitulli i martesës", Ebu Daudi 2111, Nesai 3359, Tirmidhiu 1114.
|
|

Uihaps / Kosovë: / 6-3-2008
Message: Es selam alejkum. Allahu ju shperbleft per te gjitha qe po i beni edhe ju shtoft dijen e Hajrit edhe ju baft prej atyre qe hyn ne xhenet me te Derguarin salAllahu alejhi ve selem!
|
|

(Pyetja Nr. 16) Ebu Abdilah / Kanada: / 6-3-2008
Message: asselamu aleykum. Me kujtohet qe e pata ndegju nje audio te sheikh Selim El Hilalit me perkthim ne shqip ku e pyesin per Sheikh Saleh el Munaxhid, e thot se aj nuk esht selefi ne menhexh edhe pse esht selefi ne akide, ka rrshit n'menhexh te Seid Kutubit. E um interesoj a bon apet me vepru me fetva te ktij sheikhu (dmth. Sheikh Saleh al Munaxhid), se krejt ose shumica e fetvave t'tina jon t'perkthyme ne anglisht? Xhazakallahu khairan.
|
/ 6-3-2008
Pyetem shejh Ali el Halebi: "A i keshillon vellezerit ne perendim qe te marrin prej fetvave te shejh Muhamed Salih el Munexhid, duke qene se shume prej fetvave te tij jane te perkthyera?"
Shejhu u pergjigj: "Nuk keshilloj per kete, vetem pas shqyrtimit dhe kontrollimit te atyre fetvave."
|
|

(Pyetja Nr. 15) Umer / Londër: / 6-3-2008
Message: Pyetje/Fikh:
Nese une marr abdes, i mbathe corapet dhe pas nje fare kohe te caktuar nderroj abdes. Dhe ne kete rast une kur marr abdes ju jap mest corapeve qe eshte ne rregull sepse i kam veshe duke qene ne gjendje abdesi. Pastaj i veshe kepucet dhe dal jashte per ne pune apo gjetke, tani pyetja ime eshte:
A mund te ju jap mest kepuceve te cilat i kam mbathur duke qene ne gjendje abdesi por heren e fundit qe mora abdes ju dhashe mest corapeve pra nuk i lava kembet?
Me falni se e zgjata pak jo per gje tjeter vetem qe te me kuptoni sa me qarte.
Allahu jua shperblefte me te mira.
|
/ 6-3-2008
Mes'hi mbi meste, çorape, këpucë e mbi çdo gjë te lejuar qe mbathet ne kembe, qe eshte e paster dhe arrin deri mbi nyje, eshte sunet qe gjate abdesit t'i jepet mes'h (te fshihet) mbi pjesen e siperme te kembes, me kusht qe t'i kesh mbathur duke qene me abdes ne te cilin i ke lare kembet. Gjithashtu lejohet mbathja e dy pale çorapeve apo me shume dhe dhenia mes'h mbi te gjitha ato, por nese mbathen te gjitha duke qene me abdes ne te cilin i ke lare kembet. Pra, pergjigja per pyetjen e mesiperme eshte se nuk lejohet t'i japesh mes'h kepuceve, nese nuk i ke veshur pas abdesit ne te cilin i ke lare kembet. Kjo kuptohet nga fetvaja e Komisionit te perhershem te fetvave (5/243), ku thuhet:
"Pyetje: A lejohet t'i jepet mes'h dy pale çorapeve kur ben ftohte, pa i hequr ato per nje dite-nate?
Pergjigje: Falenderuar qofte Allahu dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen dhe shoket e tij! Lejohet qe çorapeve t'u jepet mes'h nese ato nuk jane te tejdukshme, dmth nese nuk duket lekura, dhe te kene mbuluar pjesen e detyruar (deri mbi kyçe). Kohezgjatja e mesteve eshte nje dite-nate per vendaliun dhe tre dite-nete per udhetarin. Koha e llogaritjes se mes'hit fillon qe me dhenien e pare te mes'hit pas prishjes se abdesit. Baza e kesaj eshte hadithi i nxjerre nga Muslimi nga Aliu radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thene: "Tre dite bashke me netet e tyre per udhetarin dhe nje dite e nje nate per vendaliun." Po keshtu hadithi i nxjerre nga Ahmedi e te tjere, te cilin Tirmidhiu e ka quajtur te sakte, ku thuhet se: "Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i dha mes'h çorapeve dhe kepuceve (se bashku)." Nuk ka ndalim nga mbathja e dy pale çorapeve apo me shume, te veshura te gjitha pas pastrimit te plote (marrjes abdes duke i lare kembet), bazuar ne kuptimin e pergjithshem te haditheve." Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen dhe shoket e tij!
[Komisioni i perhershem per kerkimet shkencore dhe fetva, (5/243). Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz. Nenkryetar: Abdrrazak Afifi. Anetar: Abdullah bin Menij]
|
|

(Pyetja Nr. 14) Umu Selma / Shqipëri: / 5-3-2008
Message: Eselamu alejkum. Doja te dija dicka per keta te ashtuquajturit "sururi". C'jane keta dhe ku dallojen nga ehli suneti?
|
/ 5-3-2008
Me poshte po sjellim nje fetva te shejh Salih iben Feuzan el Feuzan, Allahu e ruajte, ne lidhje me pyetjen e mesiperme. Ne fakt, per kete gje kane folur shume dijetare bashkekohore, por ne do te mjaftohemi me fjalen e shejh Feuzanit:
"O Shejh! Dikush pyet dhe permend emrin e personit qe permendet pak me pare, por nuk duam ta permendim emrin e tij, por po permendim vetem titullin e librit te tij; ne hyrjen e librit te tij "Metoda e pejgambereve ne thirrjen tek Allahu", ai thote: "I kam pare te gjitha librat e akides dhe kam gjetur qe ato te kene qene zgjidhje te problemeve te atyre koherave kur jane shkruar, dhe jane libra te thata (te vrazhda, te ngurta, pa gjalleri), sepse ato jane thjesht libra tekstesh dhe rregullash, gje e cila ka cuar ne largimin e shume te rinjve prej tyre." Cili eshte mendimi juaj per kete?
Pergjigja: "Ndersa une nuk kam ndonje ndroje nga permendja e emrit te tij; ai eshte Muhamed Surur Zejnul Abidin[1], i cili ka drejtim tekfiri (qe i quan kafira) kundrejt pushtetareve te vendeve Islame dhe drejtim te zymte kundrejt te tjereve. Thirrja e ketij personi, udheheqesit te "Forumit Islam" ne Londer, eshte thirrje qe i kthehet mbrapsht dhe nje thirrje shume e rrezikshme. Ky eshte prej thirresve te "Fikhut Aktual", por me kuptimin e stermadhuar te tij. Domethenia e kesaj fjale qe thote ky ne kete liber, gje te cilen e kisha pergatitur per ta thene ne mesim, por harrova dhe Allahu ja shperblefte me te mira pyetesit (qe ma kujtoi); Muhamed Surur Zejnul Abidin, ne librin "Menhexhul Enbija", ne te cilin ne fakt, ai ka ndjekur rruge tjeter nga ajo e Pejgambereve, sepse ai thote ne te se librat e vjeter te Akides jane thjeshte tekste te cilat nuk vlejne me per njerezit, duke i bere keshtu thirrje te rinjve qe te largohen prej tyre. Po atehere, me cilat libra t'i lidhim te rinjte nese nuk i lidhim me librin "Es Suneh" te imam Ahmedit, me librin "Es Suneh" te El Halal-it, me librin "Es Suneh" te Iben ebi Asim, me librin "Et Teuhid" te Iben Huzjemes, me librat e Iben Tejmijes, me librin "Sherh usuli itikadi ehli suneh uel xhemaah" te Lalikait, me librin "Es Suneh" te Barbaharit, etj, etj, nese nuk i lidhim ata me keto libra te cilat jane sqarim dhe komentim i Librit te Allahut dhe Sunetit te te Derguarit te Tij salalallahu alejhi ue selem, atehere me cfare librash t'i lidhim? A t'i lidhim me librin "Njezete bazat", apo me librin "Kujtesa per thirresin dhe thirresen", apo me librin "Karvani i vellezerve", autori i te cilit thote se kundershtimi mes nesh dhe cifuteve eshte vetem kundershtim ekonomik? Apo t'i lidhim me ata te cilet thone se "Emrat dhe Atributet e Allahut" jane prej çeshtjeve dytesore? Apo t'i lidhim me librat qe thone: "Te bashkohemi ne gjerat e perbashketa dhe ta justifikojme njeri-tjetrin ne gjerat qe kundershtohemi!"? Apo t'i bashkojme me ata te cilet duan shijat dhe rafidijte, siç ben Et Turabi? E veç ta dish se kush eshte Turabi?! Per kete person posedoj disa libra dhe doreshkrime ne te cilat, betohem ne Allahun se ne to ka dalje nga Islami (riddeh)! Per Allahun, ne ato ka dalje nga Islami! Ne to ka mohim te haditheve, ndryshim te disa çeshtjeve te fikhut; dmth çeshtje te rrezikshme. Po keshtu ne lidhje me perzjerjen e meshkujve me femrat, ai ka dhene fetva te rrezikshme. Ai thote: "Gjendja sot, fikhu aktual kerkon qe meshkujt dhe femrat t'i vendosim bashke gjate studimeve. Ne duhet te ndryshojme shume gjera, sipas aktualitetit."
Atehere, me cilet t'i lidhim te rinjte?
Une nuk them: "Nuk ngushtoj diçka te gjere", por them se muslimani duhet te perfitoje prej atyre librave qe i sherbejne menhexhit selefi, nese ato jane bashkekohore, por me nje kusht: qe t'i sherbejne kujt? -Qe t'i sherbejne menhexhit selefi, i cili eshte menhexhi (rruga dhe drejtimi) me i paqshem, me i ditur dhe me i persosur. Ndersa librat ne te cilat ka rreshqitje dhe devijime, nuk lejohet qe te rinjte t'i lexojne ato, asesi, vetem pasi te pajisen dhe forcohen me leximin e librave te akides, te cilat i permenda me siper, qofshin ato libra te vjeter apo te rinj."
[1] Nga emri i tij u eshte vene emri "sururi" te gjithe atyre qe e ndjekin ate dhe rrugen e tij.
http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?p=10616 |
|

/ 5-3-2008
Na kane ardhur disa verejtje nga disa prej vellezerve, Allahu ua shperblefte per vemendjen dhe gadishmerine e tyre, ne lidhje me dy fetvate qe sollem nga shejh Muhamed Salih el Munexhid. Per personin ne fjale nuk jane thene fjale te mira nga dijetaret selefi bashkekohore dhe ai akuzohet per drejtimin e tij "sururi", larg drejtimit te selefeve. Prej ketu, falenderojme vellezerit qe u treguan te vemendshem per kete gje, duke ditur se neve na mjaftojne fetvate dhe dija e dijetareve te besueshem, dhe nuk ka asgje qe te jete tek ky person dhe te mos jete te dijetaret e besueshem. Ndaj, fetvate e marra nga ai jane hequr dhe i kemi zevendesuar me fetva te dijetareve te medhenj selefi. Ju falenderojme per mirekuptimin!
|

(Pyetja Nr. 13) Iliri / Gjermani: / 4-3-2008
Message: Selamun alejkum!
A mund te me rekomandoni diqka per keto libra dhe a ja vlen me i ble.
Librat jane keto:
1. "Dhjete te pergezuarit me xhenet".
2. "Havarigjet".
3. "Kurthat e shejtanit" ( Ibn Kajim)
4. "Fetvate e te Derguarit te Allahut a.s " ( Ibn Kajim)
5. "Kushtetuta Islame" = E ka pergaditur Universiteti Islamik Al-Anzar KAIRO, autori i te cilet eshte edhe (Dr.Muhamed Sejid Ahmed El Musejer).
6. "Hadithe te zgjedhura" te Imam Albanit.
7. "Semundja dhe Ilaqi" ( Ibn Kajim)
8. "Mos u trishto" ( Aid e Karni)
9. "Permisimi i zemrave" ( Amer Halid)
10. "Arti i edukimit te femijeve" (Muhamed Mursi)
11. "Urtesia ne bindje ndaj urdheresave te Allahut" ( ibn Tejmije)
12. "Rruga e muslimanit" ( Ebu Beker El Xhezairi )
13. "Enciklopedia e dijenise dhe urtesise" (Ibn Regjep el Hanbeli)
|
/ 4-3-2008
Sa me shume dije te kete njeriu, aq me shume libra i lejohet te lexoje, qofte edhe librat e bidatcinjve mutezili etj, sepse ai di te dalloje te verteten nga e paverteta dhe ka per qellim qe te nxjerre ne dukje te pavertetat e tyre. Ndersa kur njeriu eshte fillestar ne fe, ose me dije te paket dhe jo te thelluar, ai duhet te lexoje libra
te sigurte qe te marre bazat e sakta, sepse ne kete kohe ai eshte ne kohen e hedhjes se themeleve dhe ato duhet te jene te sakta e te forta. Une po te shkruaj ndonje koment te vogel per secilin prej librave qe ke permendur:
1. "Dhjete te pergezuarit me xhenet"; Cili eshte autori? Ka rendesi njohja e autorit per te njohur menyren e tij ne tregimin e historise ne kete liber. Sepse historia eshte po ajo, por menyra e komentimit ndryshon dhe mund te kete gjera qe nuk i kuptojne fillestaret ose i kuptojne gabim.
2. "Havarigjet". Perseri duhet te shohesh autorin.
3. "Kurthat e shejtanit" ( Ibn Kajim): Liber qe keshillohet edhe pse eshte pak i veshtire qe te kuptohet, por ketu luan rol edhe perkthimi i perkthyesit. Une nuk e di kush e ka perkthyer.
4. "Fetvate e te Derguarit te Allahut a.s " ( Ibn Kajim): Gjithashtu keshillohet. Te gjitha librat e Ibnul Kajimit keshillohen, por duke pasur parasysh se nuk jane te gjitha te lehta per t'u kuptuar dhe roli i perkthyesit ka shume rendesi ketu, sepse nese perkthyesi e kupton gabim fjalen e iben kajimit, edhe lexuesi do e kuptoje gabim...
5. "Kushtetuta Islame" = E ka pergaditur Universiteti Islamik Al-Anzar KAIRO, autori i te cilet eshte edhe ( Dr.Muhamed Sejid Ahmed El Musejer): besoj se ky eshte liber i perparuar dhe jo per fillestare, dhe ne te duhet te kete gjera qe ka kundershtim ne mes te dijetareve...
6. "Hadithe te zgjedhura" te Imam Albanit. Je i lire ketu qe te zgjerosh horizontin ne lidhje me hadithet, qe te njohesh sa me shume hadithe, megjithese kjo nuk eshte metode akademike per te mesuar fene, por thjesht per te shkuar sa me shume hadithe neper duar.
7. "Semundja dhe Ilaqi" ( Ibn Kajim): Liber i mire, uroj te jete perkthyer mire, sepse sic te thashe, librat e Ibnul Kajimit kane gjuhe pak te veshtire.
8. "Mos u trishto" ( Aid e Karni): Nuk eshte keshilluar nga dijetaret selefi, per shkak se nuk i permbahet menyres akdemike ne liber por thjesht ngacmim te emocioneve. Rregullin tashme e ke, qe cdo gje kthehet tek ti nese ai liber ben per ty apo jo, varet nga dija qe ke.
9. "Permisimi i zemrave" ( Amer Halid): Nuk eshte i keshilluar nga dijetaret selefi, madje keshillohet mosleximi dhe mosdegjimi i tij, per shkak se autori nuk ka dije fetare te mjaftueshme por flet me entuziazem dhe ka shume gjera qe bien ne kundershtim me rregullat e sheriatit. Nuk eshte dijetar nga i cili merret dija.
10. "Arti i edukimit te femijeve" (Muhamed Mursi): Nuk e njoh as librin dhe as autorin.
11. "Urtesia ne bindje ndaj urdheresave te Allahut" ( ibn Tejmije): Keshillohet por duke pasur parasysh perseri punen e perkthyesit sepse gjuha e iben tejmijes Allahu e meshirofte eshte gjithastu pak e veshtire dhe lidhja e fjaleve me njera-tjetren kerkon vemendje te vecante nga operkthyesi dhe nga lexuesi me pas.
12. "Rruga e muslimanit" ( Ebu Beker El Xhezairi ): Liber i mire dhe i thjeshte. Te keshilloj ta lexosh.
13. "Enciklopedia e dijenise dhe urtesise" (Ibn Regjep el Hanbeli): Liber i mire por jo shume i lehte per t'u kuptuar. Ka rendesi gjithashtu puna e perkthyesit. Ne pergjithesi, librat e dijetareve te vjeter perdorin nje gjuhe me te veshtire se e atyre bashkekohore, ne arabisht eshte fjala, dhe perkthyesi duhet te kete njohuri te mira ne gjuhe dhe ne sheriat per kuptimin dhe perkthimin e tyre, sepse pergjegjesia eshte e madhe.
Besoj t'i kesh te qarta keto dhe lusim Allahn te na jape dije te dobishme
dhe te na beje dobi me dijen qe na jep!
|
|

(Pyetja Nr. 12) Abdullah / Kosovë: / 3-3-2008
Message: selam alejkum,
Allahu subhnahu ve teala ju shperblefte per hapjen e forumit.
Kam nje pyetje nese keni mundesi te me pergjgjnei-pyetja ime ka te beje ne lidhje me sulmet me bomba qe quhen si "sulme shehide"-kur muslimani futet ne mesin e kufareve dhe eksplodon veten e vet dhe me ate rast mbyten edhe disa kafir.
Kam lexuar nje liber qe eshte pergatitur ne lidhje me kete ceshtje ne nje prej forumeve ne gjuhen shqipe ... ku ne ate liber i sqaronte disa argumente ne favor te lejueshmerise se ketyre sulmeve dhe per fjalet e dijeterve bashkohore thone se ata i kane lejuar mirepo me kushte-cka eshte mendimi i dieterve ne kete ceshtje-ju lutem nje pergjigjje me gjeresisht te ma beni, dhe mundesisht te me argumentoni dhe ti qartesoni ato argumente qe jane sjellur ne ate liber???
|
/ 4-3-2008
Në lidhje me këtë temë kemi përgatitur një artikull të posaçëm, të cilin e gjen këtu.
|
|

(Pyetja Nr. 11) Ebu Abdilah: / 2-3-2008
Message: asselamu aleykum, um interesoj lidhur me lutjet after teshehudit dhe para selaamit,kum ni ma perpara se mujna mu lut me qfardo lutje edhe ne qfardo gjuhe po qysh pe kuptoj prej librit t'sheikh Albanit rrahimahullah, duaja para selamit duhet me kan nja prej duave me t'cilen u lut Rrasulullahi sallallahu aleyhe wa sellam, cilla esht e sakt? barakallahu feekum.
|
/ 5-3-2008
Ne lidhje me kete pyetje po sjellim nje fetva te Komisionit te perhershem te fetvave ne Arabine Saudite, te drejtuar nga Shejh Iben Baz Allahu e meshirofte:
Pyetja: A lejohet falja e namazit me gjuhe tjeter pervec gjuhes arabe?
Pergjigja: Nuk lejohet kryerja e namazit me gjuhe tjeter pervec gjuhes arabe, nese ke mundesi ta kryesh ate ne gjuhen arabe. Muslimani duhet te mesoj nga gjuha arabe ato qe nuk i lejohet te mos i dije, nga te cilat eshte edhe mesimi i sures Fatiha, Teshehudi, fjalet qe thuhen kur ngrihesh e kur ulesh ne namaz, fjalet qe thuhen ne ruku e ne sexhde, fjala 'Allahume igfirli" mes dy sexhdeve dhe dhenia e selamit. Ndersa ai qe nuk ka mundesi t'i thote keto ne arabisht, atehere t'i thone ne gjuhen e tij, pervec sures Fatiha, sepse leximi i saj nuk vlen veçse ne gjuhen arabe. Ndersa ne vend te leximit nga kurani perveç fatihase, duhet te thote si ne hadithin e Abdullah iben ebi Eufa: se nje burre erdhi tek Pejgamberi sallahu alejhi ue selem dhe i tha: "Une nuk mund te marr gje nga Kurani (nuk mundem te mesoj permendesh), ndaj me meso se cfare mund te them ne vend te leximit te tij (ne namaz)!" Pejgamberi i tha: "Thuaj: Subhanallah, uel hamdu lilah, ue la ilahe ilallah uaAllahu ekber, ue la haule ue la kuvete ila bilahi el alijil adhim." Ai tha: "O i Derguari i Allahut! Keto jane per Allahun (dmth madherim e lavderim per Allahun), por per vete cfare te them (dmth cfare lutje te bej per vete)?" Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: "Thuaj: O Zot! Me meshiro, me furnizo, me fal dhe me udhezo!" Kur ai u ngrit, beri me shenje me dore (per te terguar se i mbushi duart) dhe pejgamberi tha: "Ky i mbushi duart me hajer (me te mira)." E ka nxjerre Ahmedi, Ebu Daudi (832) dhe Nesai. [Shejh Albani e ka konsideruar te mire (hasen)]. Ky lehtesim bazohet ne Fjalen e Allahut: "Ruajuni Allahut (permbajuni ligjeve te Allahut) sa te mundeni." dhe ne fjalen e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: "kur ju urdheroj per diçka, kryeni prej saj sa te mundeni!" Kjo, deri sa te mesoje gjuhen arabe, gje me te cilen duhet te filloje menjehere.
Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, mbi shoket dhe familjen e tij!
[Komisioni i perhershem per kerkimet shkencore dhe per fetva. Fetva Nr. 4211. Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz. Anetar: Abdullah bin Kaud. Anetar: Abdullah bin Gudejan]
Ndersa shejh Albani Allahu e meshirofte, thote qe edhe duate qe behen para dhenies se selamit duhet te jene te njejtat dua qe ka bere pejgamberi salallahu alejhi ue selem, sepse ky eshte namaz dhe ne namaz nuk lejohet veprimi i dickaje tjeter qe nuk e ka bere pejgamberi. Por ne rast se dikush joarab nuk ka mundesi qe t'i beje ato lutje ne arabisht, i lejohet atij qe t'i beje ne gjuhen e tij, por duhet te perpiqet qe te mesoje arabisht, te pakten duate dhe theniet qe kane lidhje me namazin.
Ndersa per lutjet qe behen jashte namazit, nuk ka problem qe te behen ne gjuhe tjeter pervec arabishtes per ate qe nuk di arabisht. E Allahu e di me mire!
|
|

(Pyetja Nr. 10) Hamza: / 2-3-2008
Message: selam alejkum ,,,inshalla jeni mire te gjithe e veq vazhdoni Allahu ju ndihmofte. Une e kam nje pytje: me lujt me zari nga 2 veta apo 4 veq per qef jo me pare e jo me u shjat por veq per qef a lejohet apo jooo se eshte hadithi por a ka te bej me zarin si zar apo me lojen? selam alejkum.
|
/ 5-3-2008
Shejh Albani (Allahu e meshirofte!) u pyet per lojen e futbollit dhe ai u pergjigj: "Loja e futbollit eshte njesoj si te gjitha lojerat qe luajne muslimanet sot, dhe ajo perfshihet ne domethenien e pergjithshme te fjales se Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: "Cdo loje me te cilen luan biri i Ademit, eshte e kote, perveç luajtjes me gruan, me kalin, me gjuajtjen e shigjetes dhe noti." Pejgamberi i permendi keto lojera me te cilat luanin njerezit ne ate kohe dhe i perjashtoi ato nga lojerat e kota, dhe ketu duhet te kemi parasysh dy gjera: E para: Ne hadith thuhet "te kota" dhe jo "haram-te ndaluara". E dyta: Kur qendrojme ne kete dallim ne shprehje, patjeter qe ka dallim edhe ne gjykimin e fikhut; kur ne hadith thuhet "e kote", nuk do te thote se ajo eshte haram, sepse "e kote" eshte me afer kuptimit qe eshte per qellim, dmth "lojes", ndersa harami eshte gjykim i qarte nga i cili duhet te largohesh. Nese e kuptojme kete, mund te themi se cdo loje me te cilen luan njeriu ne cdo vend e ne cdo kohe, eshte e kote dhe ne te nuk ka shperblim, sigurisht nese shpeton nga marrja e ndonje gjynahu, i cili mund te jete nga vete lloji i lojes me te cilen luan, ose nga gjera te tjera qe i shoqerohen lojes. Per kete po marrim dy shembuj sqarues, siç thote Allahu: "Keto shembuj ua sjellim njerezve me qellim qe te mendojne." [El Hashr, 21]: Loja me zara (tavlla) dhe loja e shahut. Loja e tavlles eshte e ndaluar me tekst hadithi dhe ajo eshte e ndaluar ne vetvete, sic ka ardhur ne hadithin e sakte se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thene: "Kush luan me zare (tavllë), eshte njesoj sikur te kete perlyer doren ne mishin e derrit dhe ne gjakun tij." [Muslimi (2260)], dhe ne nje hadith tjeter thuhet: "Kush luan me zare (tavllë), ka kundershtuar Allahun dhe te Derguarin e Tij". [Ebu Daudi (4938)]. Dhe sic dihet nga te gjithe, mishi i derrit dhe gjaku i tij eshte i papaster me papasterti vetjake. Pra luajtja me kete lloj loje nuk lejohet.
Pastaj shejhu foli per lojen e shahut dhe doli ne perfundimin se ajo lejohet nese hiqen figurat nga lojtaret, me kusht qe te mos shoqerohet me gjera te ndaluara dhe te mos pengoje nga detyrimet ndaj Allahut apo ndaj njerezve... [Vargu i Fetvave te Xhides, kaseta nr. 32]
|
|

(Pyetja Nr. 9) Samvill: / 2-3-2008
Message: Esselamu Alejkum.
Deshta nji pyetje me ju bo se une emrin e kam Samvill dhe se a eshte emer i ndonje pejgamberi ?
|
/ 4-3-2008
Nuk ka ardhur ndonje ajet Kurani apo hadith nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem qe ndonje prej pejgambereve te kete patur emrin (Samvill) apo (Samuel). Eshte permedur emri (Samuel) ne nje transmetim te permendur ne librin "El Muntedhim", i Iben El Xheuzi, dhe ky ka qene emri i nje jehudiu qe kishte dije nga Teurati, para ardhjes se Pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem. Nuk dime cfare kuptimi ka, pasi qe duhet te jete ne gjuhen hebraishte.
|
|

Beduin: / 2-3-2008
Message: esselamu alejkum. Allahu ju shperbleft te gjithve me firdews e na bashkon nen flamurin e nje halifi islam inshaallah. Allahu na bashkoft te gjithve ne xhennet inshaallah.
|
/ 2-3-2008
Përgjigja për vëlla Beduin:
Allahu ta shperblefte per mesazhin vella, dhe lusim Allahun t'i ktheje muslimanet ne fene e Tij ne menyren me te mire! Allahu e rregullofte gjendjen e popullit musliman dhe u dhente atyre vendin qe u takon ne mesin e popujve!
|
|

(Pyetja Nr. 8) Abu Abdilah / Kanada:
Subjekti: Pyetje rreth namazit:
Nje vlla u fal me ni xhemat, dhe kur njerzit tjer erdhen von edhe fillun xhematin e dyt, ky u fal edhe me neve, kur e pyeta, tha se nuk jom i sigurt qi heren e pare u fala me khushu (frikërespekt), a esht kjo e lejume? barakallahu feekum.
|
15-11-2007
Përgjigja për vëlla Abu Abdilah:
Nga kjo pyetje dalin dy çështje: E para: bërja e dy xhemateve në të njëjtën xhami. E dyta: Përsëritja e të njëjtit namaz dy herë në një ditë. Për të parën ka ndalim nëse xhamia ka imam të rregullt dhe në të falen pesë vaktet, [shejh Albani ka arritur në përfundimin se kjo gjë nuk lejohet dhe përmend për këtë edhe fjalën e imam Shafiut, etj. "Kaseta nr. 761 "Silsiletul Huda uen Nur"], dhe po kështu për të dytën ka ardhur ndalim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i cili ka thënë: "Mos e falni një namaz dy herë në një ditë." [Hadith Hasen, "El Mishkat" 1157]. Edhe atyre dy burrave që erdhën në xhami pasi e kishin falur namazin në shtëpitë e tyre, dhe i gjetën muslimanët duke u falur pas Pejgamberit, ata ndenjën ulur dhe nuk u falën, pas namazit Pejgamberi u tha: "Nëse faleni në shtëpitë tuaja pastaj vini në xhami namazi është duke u falur me xhemat, faluni me ta dhe ai namaz është nafile për ju." [Hadith Sahih, "El Mishkat" 1152]. Pra, njëri prej dy namaze është nafile dhe jo dy farze. Ndërsa arsyetimi me frikërespektin në namaz nuk është i konsideruar për përsëritjen e namazit. Namazi nuk përsëritet vetëm nëse namazi i falur në fillim nuk ka qenë i vlefshëm. Për këtë ktheju gjërave që e prishin namazin. E Allahu e di më mirë!
|
|

(Pyetja Nr. 7) Xheka / Zvicër
Subjekti: Pyetje rreth numrave që kanë të bëjnë me përmbajtjen e artikujve ushqimorë:
Eselamu alejkum. Si qdoher edhe ket her jam drejtuar te ju se si zakonisht ju me jeni pergjegj per pytjet qe vakam parashtru Allahu ju shperbleft si di aj vejet. I Nderuar vlla, desha te ju pys ne lidheje me do numra qe kan neper artikullit ushqimor, jemi tu puno dhe tu jetuar ne Zvicer ketu dijet se esht nji shtet krishter qe neper artikullit ushqimor i prodhojn me mish derri ose me alkohol po ne disa artikull nuk shkrun se esht pi derri po vetem ka numra e qata numra na dyshojn se mos jen te perzier pi ati. Mua nji vlla pi Ageriaj atu punuar bashk dhe mi dha qikta numra ka maseshumti se 20 numra tej ajo letr, dhe keshtu nji dit u larmerova te shefi i Migrosit esht nji vetesherbim i madh dhe e pyeta per do methenjen e numravedhe ata me derguan nji katallog se me qka i bejn artikullit po vetm 2 numra qe ikam un egzistojn e te tjerit nuk egzistojn,po qka esht ma e keqja se na blejm artikull ose na bin te tjerit dhe jemi ne vetem i gjujm se ka numra ne to edi se esht shum keq me e gjut bereqetin po nga frika e Allahut smundemi me e hengr. Kam pyt nje imam ketu esht edhe aj edin se bo ballafaqoen me kit problem krte Muslimant dhe me tha se ndoshta esht nji shpifje nga ana e qafireve ose vetem dikush qashtu i ka shkrujt keshtu qe as aj nuk dinte ma sakt se qka me then. O vlla besoni se jemi shum keq betoem ne Allahun se zdi se qka me be me kan shti ne dyshim qo kta numra skam gjet enede nji pergjigje qe tma ap at te veretet se jemi shun keq kur e gjum bereqetin e Allahut,me fal se ndoshta e kam be palidhej meikt email shum te gjat po jam mundua´r sama qart me te ta treguar, ma ben HALLALL qe te marr kohen.
ZOTI JU SHPERBLEFT.
|
14-11-2007
Përgjigja për vëlla Xhekën:
Materiali në vijim është marrë nga një faqe interneti dhe shkruesi i tij është një doktor me emrin “Emxhed Khan”, nënpunës në Institutin e kërkimeve mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. http://www.paldf.net/forum/showthread.php?t=182598
Në shumicën e vendeve perëndimore zgjedhja kryesore e mishit është ajo e mishit të derrit, dhe atje ekziston një numër i madh fermash për kultivimin e derrave. Shkak për këtë është se te derrat gjendet sasi e madhe yndyrash dhe dhjami më shumë se te çdo kafshë tjetër. Por evropianët dhe perëndimorët në përgjithësi duan t’u gjejnë vendin këtyre dhjamrave, e ku t’i çojnë? Kështu që menduan t’i përdorin dhe të përfitojnë prej tyre!
Së pari provuan të prodhonin sapun prej tyre dhe patën sukses.
Së dyti: ngritën disa firma tregtare ndërkombëtare për përpunimin e këtyre dhjamrave me mënyra kimike, dhe kështu u realizua përpunimi, paketimi dhe shitja e tyre. Disa firma të tjera i blenë këto prodhime dhe i futën ato në disa prej medikamenteve mjekësore, shëndetësore, pastruese dhe ushqimore gjithashtu.
Por kur donin t’i shisnin këto prodhime me përmbajtje të dhjamit të derrit në vendet Islame, u doli problem pasi që derri dhe produktet e tij janë të ndaluara që të futen në këto vende nën çdo emërtim që të jenë, gjë e cila shkaktoi bllokim tregtie!
Atëherë ndryshuan planin dhe shprehjen (yndyrë derri) në përmbajtjen e produkteve e ndërruan me shprehje tjeter (yndyrë kafshësh), gjoja se kanë për qëllim lopët dhe delet, por kur qeveritë Islamike kërkuan shpjegim për mënyrën e therjes së tyre, zbuluan se ato kafshë nuk theren sipas sheriatit Islam, kështu që i ndaluan përsëri që të futen në vendet Islame. Gjë e cila solli bllokim të 75 % të shitjes së produkteve në vendet Islame, d.m.th. humbje të miliona dollarëve.
Së fundi filluan me metodën e kodimit me numra, dhe vetëm qendra ushqimore e di domethënien e vërtetë të tyre dhe përmbajtjen ushqimore që kanë, dhe ato numra fillojnë me shkronjën (E), dhe janë futur në një numër të madh produktesh që hyjnë në vendet Islame, duke filluar që nga pasta e dhëmbëve, kremi i rrojës, çokollatat, ëmbëlsirat, biskotat, ushqimi i konservuar, frutat e konservuara, ilaçet e ndryshme etj.
Në vijim po sjellim një grup kodesh dhe numrash që fillojnë me shkronjën (E) dhe të cilat zakonisht shoqërohen me shprehje të tilla mashtruese si: “vaj farash”, “përmbajtje bimore”, etj, të cilat tregojnë se produkti përmban dhjam derri:
E100, E110, E120, E 140, E141, E153, E210, E213, E214, E216, E234, E252,e270, E280, E325, E326, E327, E334, E335, E336, E337, E422, E430, E431, E432, E433, E434, E435, E436, E440, E470, E471, E472, E473, E474, E475,e476, E477, E478, E481, E482, E483, E491, E492, E493, E494, E495, E542,e570, E572, E631, E635, E904.
Këto numra tregojnë gjithashtu se produkti përmban dhjam derri:
E101-e102-e103- e111-e120- e123-e124- e126-e127- e128-e141- e152-e210- e213-e214- e206-e234- e252-e270- e280-e325- e326-e327- e334-e336- e337-e374- e420-e422- e430-e431- e432-e433- e434-e435- e436-e442- e470-e471- e472-e473- e474-e475- e476-e477- e478-e780- e481-e482- e483-e488- e489-e491- e492-e493- e494-e495- e542-e550- e570-e577- e591-e631- e632-e633- e904.
Ekzistojnë edhe disa numra të tjerë të shoqëruar me shkronjën (E) dhe të cilat nuk përmbajnë dhjam derri por kanë dëme të ndryshme.
Lëndët me këto numra janë të dyshimta:
E104-e122-e141- e150-e153- e171-e173- e180-e240- e214-e477- e151.
Këto lëndë shkaktojnë dhembje stomaku:
E226-e224-e223- e211-e221.
Këto lëndë shkaktojnë ngritje të tensionit të gjakut:
E320-e321-e250- e251-e252.
Këto lëndë janë të rrezikshme dhe të ndaluara në Amerikë dhe Angli: E127-e124-e123- e120-e110- e102.
Këto lëndë janë të ndaluara në të gjitha shtetet:
E103-e105-e111- e217-e239- e330-e121- e125-e126- e127-e130- e152-e181- e211-e212- e213-e214- e215.
Këto lëndë shkaktojnë kancer:
E102-e123-e124- e131-e142- e210-e211- e212-e213- e214-e215- e217-e220- e239-e251- e330-e311.
Këto lëndë shtojnë përqindjen e kolestrolit:
E320-e312-e463- e464-e466.
Këto lëndë sjellin çrregullime në tretje: E338-e339-e340- e341-e407- e450-e461- e462-e463- e465-e466.
Këto lëndë i shkaktojnë probleme lëkurës: E250-e231-e232- e233-e311- e312.
Ndërsa këto lëndë janë të padëmshme: -e132-e140-e160- e161-e163- e170-e174- e175-e200- e201-e202- e203 -e236- e237-e238- e260-e261- e262-e263- e281-e282- e300-e301- e302-e303- e304-e305- e306-e307- e308-e309- e322-e331- e332-e333- E335-e400-e401- e402-e403- e404-e405- e405-e406- e408-e410- e411-e413- e414- E421.
Pastaj pyetëm shejh Ali el Halebi, nëse duhet t’u besojmë këtyre dhe se çfarë të veprojmë, e ai u përgjigj se: “më e pakta gjë në këtë rast është se produktet që përmbajnë këto lëndë me këto shifra janë të dyshimta.”
Dhe siç ka ardhur në hadith: “Kush i ruhet të dyshimtave, ai ka ruajtur fenë dhe nderin e tij.” [Muttefekun alejhi].
|

(Pyetja Nr. 6) Abdullah / Kosovë
Subjekti: Pyetje:
Selam alejkum. Desha te ju pyes rreth zgjedhjeve ne Kosove.
A na lejohet neve qe te dalim ne zgjedhje tek nje parti qe eshte me afer islamit dhe qe anetaret e tyre falin 5 vaktin, edhe pse e dime qe kjo nuk eshte metode selefije, mirepo kam per qellim disa dijetar qe kane thene qe ti peshojme te keqiat dhe te mirat,nese ekqja ndodh meshuem ateher kane thene qe lejohet te votohet per ate parti qe nuk u ben zullum muslimaneve dhe nuk i pengon muslimanet ne praktikimin e Islamit?
Cfare eshte hukmi me konkretisht te me tregoni rreth kesaj ceshtjeje [votimeve]-mundesisht ti pyetni talebet e shejh Albanit, per aktualitetin tone ne Kosovë.
Ju pershendes me pershendetjen e banoreve te Xhenntit-
Es-Selam Alejkum ve rahmetullahi ve brekatuhu
|
13-11-2007
Përgjigja për vëlla Abdullahin:
Gjykimi për pjesëmarrjen në zgjedhje parlamentare ka dy gjendje: 1. Kur sistemi ligjor është sistem Islam dhe i nënshtrohet ligjit të Allahut, dhe ata që zgjidhen kanë cilësitë e dijetarëve të ligjërimit dhe lidhjes së marrëveshjeve, në këtë rast nuk ka ndalesë nga pjesëmarrja në zgjedhje, madje kjo është mbajtje e amanetit për të cilin Allahu ka urdhëruar që ruhet dhe t'i dorëzohet atyre që u takon. Allahu thotë: "Allahu ju urdhëron që amanetet t'ua ktheni atyre që u përkasin." [En Nisa, 158]. E nga amaneti është edhe zgjedhja e njerëzve me dije dhe besim dhe çështja t'u besohet atyre. Në Sahihun e Buhariut transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kur të humbë amaneti, prit Kiametin!" -Si humbet ai? -"Kur çështja i besohet atyre që nuk e meritojnë, atëherë prit Kiametin!"
2. Kur sistemi ligjor nuk është Islam, por sistem demokratik, komunist, diktatorial etj, prej sistemeve të vendosura nga njerëzit, në këtë rast mendimet e dijetarëve bashkëkohorë janë të ndryshme: disa mendojnë se pjesëmarrja në zgjedhje është e lejuar në qoftë se kjo gjë realizon mundësisht një përfitim të lejuar, ndihmon të vërtetën dhe pakëson të keqen dhe padrejtësinë, refuzon të pavërtetën apo e pakëson atë, shfaq të vërtetën apo një pjesë të saj etj, atëherë pjesëmarrja në këtë rast është e lejuar, duke vepruar sipas Fjalës së Allahut: "Kini frikë Allahun sa të mundeni." [Et Tegabun, 16].
Ky është edhe mendimi i tre dijetarëve të mëdhenj bashkëkohorë: Ibën Bazit, Ibën Uthejminit dhe shejh Albanit (Allahu i mëshiroftë!):
Shejh Ibën Bazi ka thënë: "Hyrja në parlament për ngritjen e të vërtetës është vaxhib."
Shejh Ibën Uthejmin ka thënë: "Përse t'ja lëmë atë laikëve dhe të shthururve e të veprojnë si të duan?!"
Shejh Albani ka thënë: "Zgjedhja e njerëzve deputetin musliman për parlament është vaxhib. N.q.s. në mesin e kandidatëve për deputet ka edhe jomuslimanë, atëherë çdo musliman duhet të votojë vetëm për deputetët muslimanë, për ata që janë më afër rrugës së saktë... E them këtë, edhe pse besoj se ky kandidim dhe këto zgjedhje nuk reazlizojnë qëllimin e kërkuar nisur nga teoria e "pakësimit të së keqes", apo nga rregulli "largimi i të keqes së madhe me të keqe më të vogël" siç thonë dijetarët e fikhut." [ المجلة السلفية الصادرة بالسعودية . العدد 03 لسنة 1418 هـ . ص 29 ].
Ndërsa në lidhje me zgjedhjet në Kosovë posaçërisht, kemi pyetur shejh Ali el Halebi dhe përgjigja e tij ishte se pjesëmarrja në zgjedhje është në varësi të dobisë që pritet e nëse nuk ka dobi, atëherë nuk duhet marrë pjesë në to. E tash, nëse ka apo nuk ka dobi nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe nga rezultati i tyre, këtë duhet ta përcaktojnë njerëzit me dije fetare në vend. E Allahu e di më mirë!
|

(Pyetja Nr. 5) Alban / Kosovë
Subjekti: Pyetje:
Selam alejkum!
All-llahu ju shperbleft, jeni shum te mire, veq deshta me dit kush ju pergjigjet pytjeve te vllaznive qe ja shtrojn pytjet keti forumi, a jan hoxhollar dhe nese mundeni mem tregu cilet jan shkurt?
All-llahu ju shperbleft, selam alejkum! |
9-11-2007
Allahu ta shpërbleftë për mesazhin dhe për vërejtjen vëlla, sepse është me vend.
Nëse ka vëllezër që nuk e dinë, atëherë duhet të jetë e ditur nga të gjithë se synimi me këtë forum është përfitimi i përbashkët dhe përpjekja për t'ju ardhur në ndihmë vëllezërve që janë larg dijetarëve dhe nuk kanë mundësi t'i pyesin ata. Ajo që ne bëjmë është marrja e pyetjes, perceptimi i saj dhe kërkimi për përgjigjen me të gjitha mënyrat e mundshme nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj, duke kërkuar nëpër librat, shkrimet dhe kasetat e tyre. Fetvatë e paraqitura këtu nuk ja dedikojmë vetes, Allahu na ruajtë, sepse nuk jemi ende në gjendje për këtë, por i mbledhim ato nga dijetarët e konsideruar, siç e thamë. Sigurisht që ka edhe pyetje të thjeshta për të cilat nuk është nevoja të bëhen kërkime të mëdha, dhe në këtë rast e japim përgjigjen thjesht pa përmendur fjalët e dijetarëve në të. Sa për sqarim, me përgatitjen e përgjigjeve merret personalisht vëllai juaj Bledar Karaj el Albani, student për doktoratë, në degën "El Fikhu ue Usuluhu", në Jordani.
|

(Pyetja Nr. 4) Abdulaziz / Shkodër
Subjekti: Pyetje:
Es-selamu alejkum! Allah ta shperblefte per pergjigjen, por desha te dija ne lidhje me namazet te cilat jane falur duke e pasur te qarte nijetin por jo duke e formuluar ate me mend dhe jo njekohsisht me tekbirin.
2. Shejhul Islam Ibn Tejmija ka mendimin se lenia e namazit me xhemat pa arsye çon ne mospranimin e namazit, cili eshte mendimi ne pergjithsi i dijetareve?
3. A eshte arsyetim lenia e namazit kaza per shkak te shkolles, po per shkak te punes?
4. Nese len tre xhuma pa u falur nga pertesa a quhesh kafir?
Allahu ju ruajt, u banen pyetje shume por ketu ne shkoder nuk ka shum njerez me dije te paster, Allahu jua shperblefte. Es-selamu alejkum we rahmetullah!
|
8-11-2007
Përgjigja për vëlla Abdulazizin:
1. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Veprat janë sipas qëllimit..." dhe vendi i nijetit është zemra, dhe nuk ka nevojë shprehet me gojë. Kur ti ngrihesh për të marrë abdes, ky është nijeti për namazin që do falësh me atë abdes. Nuk ka njeri me logjikë dhe që nuk është i detyruar për veprimin e diçkaje, vetëm se e ka bërë nijetin për kryerjen e saj. Ndaj disa dijetarë thonë: "Sikur Allahu të na kishte ngarkuar kryerjen e ndonjë vepre pa nijet, kjo do të ishte ngarkesë që nuk e mbanim dot." As nga Pejgamberi dhe as nga shokët e tij nuk ka ardhur argument se ata e shprehnin nijetin. Ata që dëgjoni ta bëjnë këtë gjë, e bëjnë nga padituria ose nga imitimi i dikujt që e ka thënë këtë prej dijetarëve, të cilët thonë se nijeti duhet të shprehet me qëllim që zemra të përputhet me gjuhën. Por ne themi se kjo nuk është e saktë, dhe sikur të ishte diçka e lejuar, atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) do t'ia kishte sqaruar atë popullit të tij me fjalën ose veprën e tij. [Ibën Uthejmin, Fetava es Salat].
2. Dijetarët kanë kundërshtim në lidhje me namazin me xhemat: a është kusht xhemati për pranimin e namazit, apo namazi është i vlefshëm edhe nëse nuk falet me xhemat, por në këtë rast merr gjynah? Mendimi më i saktë është se falja e namazit me xhemat është vaxhib dhe jo kusht për vlefshmërinë e namazit, por kush e lë atë merr gjynah, përveç n.q.s. ka arsye të konsideruar. Argument për këtë është se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e krahasoi namazin me xhemat me namazin e atij që falet vetëm duke thënë se namazi me xhemat është më i mirë me kaq e kaq gradë, gjë e cila do të thotë se edhe në namazin e atij që falet vetëm ka gradë dhe mirësi, dhe kjo nuk mund të ndodhë vetëm nëse namazi është i vlefshëm. [Ibën Uthejmin, Fetava es Salat].
3. Kush e dëgjon ezanin dhe ka mundësi të shkojë në xhami, ai e ka vazhib që të shkojë të falet me xhemat, e nëse nuk mundet atëherë të falë namazin në kohën e tij me sa të mundet; "Allahu nuk ngarkon askënd më tepër se sa ka mundësi." [El Bekare, 286]. Arsyet e konsiderushme për lënien e namazit të xhumas janë arsye edhe për lënien e namazit me xhemat. [Shejh Albani, kaseta me titull "Gjykimi për namazin me xhemat"].
4. Për lënien e namazit të xhumasë ka ardhur kërcënim; transmetohet nga Xhabiri (radiallahu anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) mbi minberin e tij, të thotë: "A do t'i japin fund disa njerëz lënies së xhumave, apo t'ua vulosë Allahu zemrat dhe të bëhen prej të pakujdesshmëve?!" Po kështu është vërtetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kush lë tre të xhuma nga mospërfillja, atij i vuloset zemra." d.m.th. nga zhvlerësimi dhe moskujdesja për të dhe vlerën e saj, atij i vuloset zemra, Allahu na ruajtë, njësoj si hipokritët, për të cilët Allahu thotë: "Kjo sepse ata besuan dhe pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën..." dhe vulosja është mosarritja e hajrit tek ato, vetëm nëse do Allahu. [Komentim i shejh Abdullah ibën Abdurrahman el Xhibrin, "Sherh et Tes-hil fil Fikh"].
|

(Pyetja Nr. 3) Abu Abdilah / Kanada
Subjekti: Pyetje:
Asselamu aleykum, mashallah, qysh e kuptova un ktu mujna me vet edhe per tema tjera e jo vetem per at artikullin ma nalt ne ket faqe? Ne qofse esht ashtu... Do vllazni nuk e kan t'qart gjendjen ne venet muslimane, si ne Iraq, Afganistan, Somali e tjera vene ku ka luft. Dojn me dit a bon me shku vllaznia prej ktuhit atje, a esht lufta ne kto vene sipas sheriatit, edhe qfar kshillimi ka sheikh Alia (ne qofse kini mundsi me vet) ose shiukht e tjere te sodit lidhur me ket teme?
|
7-11-2007
Përgjigja për vëlla Abu Abdilah:
Dijetarët thonë: Në Irak nuk ka xhihad, por ai është vend për shkatërrimin dhe humbjen e të rinjve
Një numër i konsideruar fetvash janë publikuar në mediat gjatë viteve të fundit, për ndalimin e bashkangjitjes së luftës në Irak nën arsyetimin e xhihadit dhe ardhjes në ndihmë muslimanëve. Prej këtyre fetvave është edhe fetvaja e muftiut të përgjithshëm të Arabisë Saudite, Abdulaziz ibën Abdullah Al esh Shejh, ku thotë:
“Të shkosh në Irak nuk është rrugë për rregullim, pasi që atje nuk ka flamur nën të cilin luftohet (d.m.th. nuk ka imam dhe prijës për muslimanët). Të shkuarit atje është shkatërrim (vetëvrasje).”
Po kështu edhe shejh Salih el Luhajdan, shkuarjen në Irak dhe bashkangjitjen me grupet e armatosura atje e ka konsideruar të paligjshme dhe të palejuar në sheriat. Ai thotë: “Iraku është në gjëndje të tillë që atje nuk mund të shkohet për atë që quajnë xhihad, ndaj unë mendoj se çdo i ri që del nga vendi ynë për të shkuar në Irak, i bën keq vetes së tij, familjes dhe vendit të tij, dhe kjo gjë nuk është prej xhihadit. Ata të cilët shkojnë në Irak prej çdo vendi arab apo musliman në këtë gjëndje të turbullt e rrëmujë prej luftërave të ndryshme atje, në të vërteta ata më shumë ngjasojnë me atë që i fryn edhe më shumë zjarrit i cili djeg të thatin dhe të njomin.”
Ndërsa shejh Salin ibën Feuzan el Feuzan, në përgjigje të një prej nënpunësve të shtetit në lidhje me këmbënguljen e të birit të tij për të shkuar në Irak, tha: “Ruajini bijtë tuaj! Ata e quajnë xhihad me qëllim që të nxisin njerëzit që të shkojnë atje, duke përmendur ajetet dhe hadithet e xhihadit, por ajo që po ndodh atje (në Irak) nuk është xhihad por rekrutim kundër jush. Ata duan të rekrutojnë bijtë tuaj për t’ju vrarë juve, ndërsa ata të jenë të qetë, për shkak se kështu ju preokupojnë me bijtë tuaj (dhe i harroni ata). Kjo është ajo që duan. Ndaj mos e lejo djalin tënd të shkojë me njerëz të cilët nuk i njeh dhe nuk ua di besimin dhe as menhexhin që kanë. Mos e lejo kurrë, sepse ti je përgjegjës për djalin tënd!”
Po kështu, në një takim të hapur, shejh Feuzani u përgjigj në lidhje me fjalën që thuhej në një kasetë të inçizuar se gjoja xhihadi është vaxhib në çdo rast dhe se prijësi dhe flamuri nuk janë kusht për të qenë xhihad, u përgjigj me fjalën: “Ky është mendimi i havarixhëve, ndërsa Ehli Suneti thonë se duhet patjetër që të ketë flamur dhe imam (prijës) në xhihad. Kjo është rruga e muslimanëve që nga koha e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).”
[Publikuar nga gazeta saudiane “El Vatan” 2-6-2007]
http://www.alwatan.com.sa/news/newsd...o=2437&id=7835
Lexo gjithashtu: Fjala e shejh Rabij el Med-hali rreth ngjarjeve bashkëkohore në Liban, Irak dhe Palestinë
|

Emin Shkodrani / Kanada
Subjekti: Pershendetje!
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuh!
Une sapo e mora vesh se keka hap forum tek kjo faqe e begatshme dhe lus Allahun qe t\'ia shperbleje vellezerve qe mundohen t\'i vijne ne ndihme muslimaneve neper bote, duke na informuar me materiale fetare nga dijetare dhe nxenes dije. Allahu jua shperblefte me Xhennetin Firdeus juve dhe te gjithe vellezerve te tjere qe punojne per dawetin selefij! Amin!
Dicka desha me sqaru nga thenia e vellait AbdulAziz nga Shkodra. Eshte e vertete qe ne Shkoder nuk ka shume njerez me dije te paster, por kjo nuk do te thote se nuk ka, sepse ka, ngaqe une jam nga Shkodra dhe njoh vellezer selefij me dije te paster aty. Mendimi im personal, pa me keqkuptuar ndonjeri, eshte qe, mira do te ishte qe vellezerit ketu te pyesin per cdo gje qe kane deshire ato, pa dhene shpjegime se a ka apo nuk ka njerez me dije neper vendet e tyre, sepse keshtu i hap deren ndonje fitneje te paqellimshme, sepse ndoshta mund te kete njerez me dije por personi qe pyet nuk i njeh, ose nuk i pranon si te dijshem dhe dikush tjeter mund ta marri si shkas per perhapjen e fjaleve dhe keshtu ndodh fitneja, dhe ka ndodh shume here.
Shpresoj qe te me kuptoni, thjesht dhashe mendimin tim personal.
Allahu i ruajte te gjithe muslimanet!
Esselamu alejkum ue rahmetullah!
|

(Pyetja Nr. 2) Beqari / Kosovë
Subjekti: Pyetje:
Es selam Alejkum. A asht shirk shikimi i pornografive, se kjo dmth se asht mos bindje ndaj Allahut apo kufer? Nese kish pas mundesi. Allahu ju rujt edhe ju shperbleft me xhenet!
|

Përgjigja për vëlla Beqarin:
Shikimi i këtyre gjerave te uleta eshte mekat dhe gjynah, i cili arrin ne graden e gjynahut te madh me vazhdimesi ne kete veper, madje deri ne shirk nese arrin deri ne adhurimin e tyre.
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: "Imoraliteti eshte prej gjynaheve te medha, ndersa shikimi dhe prekja e paket dhe e paqellimshme jane te falura nese eliminohet gjynahu i madh, por nese vazhdon te shikosh apo te prekesh, atehere kjo kalon ne gjynah te madh, madje vazhdimi ne keto mund te jete me i madh se shthurja e paket; d.m.th. vazhdimi i te shikuarit me epsh dhe gjerat qe lidhen me kete prej zjarrmise, prekjes, etj, mund te jene shume me te medha se prishja e ndodhur nga berja nje here imoralitet por qe nuk vazhdon ne te. Prandaj dijetaret e fikhut thone: "Deshmuesi i drejte eshte ai qe nuk kryen gjynah te madh dhe nuk vazhdon ne gjynahe te vogla." Ne hadith te sakte thuhet: "Nuk ka gjynah te vogel me vazhdimesi ne te, dhe as gjynah te madh me pendim per kryerjen e tij." (D.m.th. nese vazhdon ne berjen e nje gjynahu te vogel, ai nuk quhet i vogel por i madh, dhe nese pendohesh pas nje gjynahu te madh, ai te falet nga Allahu.) Madje shikimi dhe prekja mund t'a çojne burrin ne shirk, sic thote Allahu i Madheruar: "Ka prej njerezve qe marrin per zota te tjere perveç Allahut, duke i dashur ato si dashuria per Allahun."[El Bekare, 165]. Ndaj, dashuria per fotot e uleta nuk ndodh vecse nga dobesia e dashurise per Allahun dhe nga dobesia e besimit. Kete gje Allahu e ka permendur ne Kuran duke ia atribuar gruas se Azizit ne historine e Jusufit, e cila ishte idhujtare, ia ka atribuar gjithashtu popullit te Lutit idhujtare. Kjo sepse i dashuruari me zjarr behet rob i asaj qe dashuron, i nenshtrohet asaj dhe zemra e tij behet rob i saj." [Mexhmuul Fetava, 15/293].
Kurimi i kësaj nuk behet duke vazhduar ne shikim te ndaluar, gje e cila e shton zjarrin edhe me shume, pasi qe sic thote Ibnul Kajim: "Shikimi i pare eshte shigjete e helmuar prej shigjetave te Iblisit, dhe sic dihet e dyta eshte edhe me shume e helmuar se e para, atehere si mund te kurosh helmin me helm...?! " Keshtu qe kurimi i vetem dhe i shpejte per kete eshte ulja e shikimit sic jemi urdheruar ne Kuran. Allahu na ruajte nga cdo e keqe dhe na dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!
|

Habib Spahija/ Drenic
Subjekti: Përshëndetje:
Es selam alejkum ve rahmetullah
Desha tju pershendes ALlahu ju rujt edhe ju dhasht sukses!
|

Abu Abdilah / Kanada
Subjekti: Sugjerim:
Asselamu aleykum, vllazni, na qi jena larg dijetarve, ne perendim, kena nevoj per naj mnyr me mujt naj vlla me hap naj program nkit faqe ku mujna na mi vet (pyet) pytje e ju mi vet (pyet) dijetart edhe mi qit ato pytje ne sajt per tjert me perfitu. Barakallahu feekum!
|

Allahu ta shpërbleftë për sugjerimin vëlla! Kjo qe thua perfshihet ne synimin e aktivizimit te kesaj metode. Lusim Allahun te na jape sukses!
|

(Pyetja Nr. 1) Jusuf / Shkodër
Subjekti: Pyetje:
1. N.q.s i premton Allahut Teala, qe nuk do t'i afrohesh me nje gjynahi dhe shejtani i mallkuar te rren, perveç teubes per thyerjen e premtimit a duhet bere diçka tjeter?
2. N.q.s pas duase (se pranuar per diçka qe i kerkon Allahut Teala) i behet Allahut Teala premtim per agjerim ( nje muaji p.sh) dhe e then premtimin, a behet diçka tjeter perveç teubes? Pra i premton Allahut Teala se nqs ta pranon duane do te agjerosh.
|

1. N.q.s e përsërit të njëjtin gjynah pas pendimit të prerë dhe vendosjes se nuk do t'i kthehesh më atij gjynahu, pendimi i parë nuk prishet dhe ti duhet të pendohesh përsëri për atë gjynah sikur të ishte një gjynah i ri. Nuk ke obligim tjetër përveç teubes, vetëm në rast se je zotuar me diçka, siç përmendet në pyetjen e dytë; në këtë rast ka gjykim tjetër: duhet të përmbushësh zotimin. Për më tepër lexo temën: "A prishet pendimi, nëse përsëritet i njëjti gjynah"
2. Pyetja e dytë ka lidhje me zotimet dhe gjykimi për to është përmbushja e tyre. Për më tepër lexo temën: "Zotimet"
|

|
|
|