Forumi "Rrugetepaqes.net"

 

Ky forum nuk është plotësisht si forumet e njohura sot, por megjithatë, ju mund të dërgoni pyetjet, sugjerimet dhe mund të jepni kontributin tuaj nëse keni njohuri në një temë apo pyetje të caktuar që do të paraqitet në forum, ndërsa ne do të përpiqemi me sa të mundemi për përgjigjet duke u mbështetur në fetva të dijetarëve bashkëkohorë si dhe në librat e dijetarëve të mëhershëm, me ndihmën e Allahut të Madhëruar.

Pyetjet që na vijnë do të vendosen në forum me kusht që dobia e tyre të jetë e përgjithshme dhe kur personi që bën pyetjen nuk porosit që përgjigja t'i kthehet në privat.

Përgatitja e përgjigjeve bëhet nga vëlla Mr. Bledar Karaj el Albani, student në doktoraturë, në degën "Jurisprudenca Islame dhe bazat e saj", në Jordani

Lusim Allahun të na japë sukses!

 

Shko në faqen: [13] [12] [11] [10] [9] [8] [7] [6] [5] [4] [3] [2] [1]

(Pyetja Nr. 600) Ruvejda / Maqedoni / 16-11-2009

Message: es-selamu alejkum! une jam nje vajz e mbuluar edhe jam ne shkolle te mesme, a me lejohet mua qe se bashku me disa vajza dhe djem te kesaj shkolle te organizojm ligjerata fetare per nxenesit e shkolles tone? une kete dua ta bej vetem per hir te All-llahut dhe qe nxenesit te permisohen, mirepo deshiroj ta di se a lejohet kjo gje? selamu alejkum All-llahu ju shperblefte!

/ 20-11-2009

Nuk lejohet perzierja e meshkujve dhe femrave ne te njejtin vend, aq me teper nese ne ate vend behen gjynahe dhe thyhen urdhrat e Allahut, sepse kjo gje çon ne prishjen e moraleve, ne prishjen e shoqerise, ne shthurjen e brezit te ri dhe ne merzitjen e Krijuesit. Nuk i takon as muslimanit dhe as muslimanes qe te bashkohen ne nje vend me meshkuj e femra se bashku. Lexoni ketu me shume rreth kesaj teme.

(Pyetja Nr. 599) Anonim / 16-11-2009

Message: selam alejkum, desha te pyesja vlla per nje person qe ka disa vite qe ka len nje agjerim ramazani dhe tani po mundohet me plotesu ate gabim qe ka bere duke agjeru. Por ai nuk esht se po agjweron per dite por me dite te te vecuara? qysh esht gjykimi per ket ceshtje a duhet me agjeru per dite apo me dite te vecume dhe a ben ky me agjeru diten e Arafatit duke dit se nuk ka plotesu hala ramazanin? Allahu ua shperblefte!

/ 20-11-2009

Çdo musliman qe e le nje apo disa dite nga agjerimi i detyrueshem i Ramazanit pa arsye te konsideruar ne Islam, siç eshte udhetimi apo semundja, ai ka bere gjynah te madh dhe shlyerja e ketij gjynahu behet duke u penduar tek Allahu sinqerisht dhe duke plotesuar ato dite qe i ka lene pa agjeruar ne ditet e movonshme, pa qene kusht agjerimi i ketyre diteve njera pas tjetres, por sipas mundesise, duke pasur parasysh se duhet te nxitoje ne agjerimin e tyre sepse nuk i dihet vdekjes dhe ato jane borxh mbi te. Lejohet qe ky person te agjeroje diten e Arafatit dhe dite te tjera nga dhjetediteshi i pare i Dhul Hixhes, por duke e bere nijetin per agjerimin e diteve te lena pa agjeruar nga Ramazani. Ky eshte edhe mendimi i shejh Iben Baz, ne kete çeshtje, te cilin e ka dhene ne Diten e Arafatit, ne vitin 1418 H. E Allahu eshte Falesi me i Madh, Meshireploti.

(Pyetja Nr. 598) Anonim / Kavajë / 16-11-2009

Message: eselam alekjum ve rahmetullah ve berekauhu!
Doja te dija me lejen e Allahut nese  mund ta pranojme bakshishin qe na lene te tjeret ne pune?

/ 19-11-2009

Ue alejkumus selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Nese bakshishi eshte ne forme dhurate dhe nuk ka asnje lidhje me shfrytezimin e postit dhe me vendin e punes ku je, dhe nese jepet me deshiren dhe kenaqesine e atij qe e jep, atehere nuk ka problem inshaAllah, dhe nuk futet ne ate qe quhet rryshfet apo ngrenie e pasurise se tjetrit padrejtesisht, gjera te cilat jane te ndaluara rreptesisht ne Islam. Allahu i Madheruar thote: "Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht, as mos joshni me të gjykatësit [1] me qëllim që në mënyrë të ndaluar dhe me vetëdije të hani një pjesë nga pasuria e të tjerëve!" [El Bekare, 188]. Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Mallkimi i Allahut qofte mbi ate qe jep rryshfet dhe ate qe e merr rryshfetin." [Iben Maxheh, 2304. Shejh Albani e ka konsideruar te Sakte]. Shumica e dijetareve kane perjashtuar nga ky mallkim dhe ndalim ate person qe jep rryshfet i detyruar per te arritur nje te drejte te veten te cilen nuk mund ta arrije ndryshe nga ata qe jane zullumqare dhe ne kete rast gjynahu mbet mbi ata dhe jo mbi kete qe e jep rryshfetin, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


[1] Mos ua ofroni pasurinë tuaj gjykatësve në formë rryshfeti.

(Pyetja Nr. 597) Abdullah / 13-11-2009

Message : Selamu alejkum we rrahmetullah
Shka me ba nje burr, kur gruja e tij e ka jek Hixhabin masi e ka pas vesh dhe qendron te prind e saj e niher nuk don te kthehet te burri i saj ne shetpi? Gruja eshte shtatzane. Allahu ju shperpleft.

/ 13-11-2009

Ajo qe mund te themi dhe te keshillojme ne kete rast ne pergjithesi eshte: qe burri t'i kthehet Allahut me lutje, perkushtim e pergjerim, qe t'i ktheje atij lumturine, ta udhezoje gruan e tij dhe ta beje te logjikoje, e te mos e prishe jeten e saj dhe te femijes se saj ne kete bote, dhe ndoshta edhe ne boten tjeter nese nuk kthehet ne zbatimin e urdhrave te Allahut, si per mbulesen edhe per te tjerat. Pra, vella, vetem Allahu ka ne Dore gjithçka, dhe te gjitha çeshtjet jane tek Ai, prandaj vetem Atij drejtoju dhe kerkoi ndihme. Lejohet gjithashtu qe te futesh ndermjetes per ta keshilluar gruan apo prinderit e saj qe t'i kthehen logjikes dhe te mos e marrin me qafe vajzen e tyre dhe femijen e saj, se ndoshta Allahu u hap zemrat dhe i ben te logjikojne dhe te arsyetojne drejt. Eshte e vertete se fatkeqesite qe i ndodhin njeriut jane per shkak te veprave te tij te keqija, por me keto fatkeqesi, Allahu ia fal besimtarit gjynahet dhe nuk e denon me per to ne boten tjeter. Ajo qe i kerkohet besimtarit ne kete rast eshte te duroje dhe te kthehet tek Allahu me lutje e adhurim. Po keshtu duhet te mendoje dhe te meditoje me vete, per Allahun, per jeten e dynjase, per veprat e veta dhe se ku mund te kete qene gabimi qe ka ndodhur ajo qe ka ndodhur. Sepse sprovat qe i vijne besimtarit duhet te jene edhe nje vetellogaritje per veprat dhe gjendjen e tij, se ku eshte dhe se ku duhet te jete. Lusim Allahun ta lehtesoje gjendjen tuaj dhe t'u jape zgjidhjen me te mire per ju sa me shpejt!

(Pyetja Nr. 596) Abdurrahman / Shqipëri / 12-11-2009

Message: Selamu Alejkum. Vella, a mund te falem ne nje vend, kur aty afer ka alkol? Allahu ta shperblefte!

/ 13-11-2009

Falja e namazit ne nje dhome ku ka alkool, nuk e ben te pavlefshem namazin, por kjo nuk eshte e pelqyeshme, sepse besimtari duhet ta madheroje çeshtjen e namazit dhe ta kryeje ate ne vend te paster, me rroba te pastra dhe me trup te paster. Kurse alkooli eshte nje pije qe Allahu e ka ndaluar, dhe nuk lejohet qendrimi ne nje vend ku ka alkool, perveç nese je i detyruar. Nese ke mundesi te zgjedhesh nje vend tjeter per t'u falur, atehere atje duhet te shkosh te falesh dhe jo ne dhomen ku ka alkool dhe qe ti nuk mundesh ta heqesh prej aty. Allahu i Madheruar thote: "Ruajuni Allahu sa te mundeni." Allahu i drejtofte muslimanet ne zbatimin e fese se Tij dhe ne largimin nga te ndaluarat e Tij!

(Pyetja Nr. 595) Muhamed / Itali / 12-11-2009

Message: SELAMUN ALEJKUM
Allahu disa here ne Kuran u drejtohet mosbesimtareve me "..ata nuk kan zemra qe te llogjikojne..." nje shpjegim , dhe si ta kuptojm? Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus!

/ 13-11-2009

Allahu i Madheruar thote: "Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhine dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit." [El A'raf, 179]. "Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor." [El Haxh, 46]. "Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t’u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”. 59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë." [Er Rum, 58-59]. "Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore. 23. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin. 24. Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?! 25. Vërtet, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa të rreme." [Muhamed, 22-25]. "Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar." [Es Saff, 5].

Ajetet e Kuranit sqarojne njeri-tjetrin, dhe qellimi eshte se mosbesimtaret i shohin dhe i degjojne provat dhe argumentet e Allahut, por per shkak te mosbindjes se tyre ndaj Allahut dhe urdhrave te Tij, ata nuk e kuptojne te verteten me zemrat e tyre, dhe ajo nuk hyn ne zemrat e tyre per shkak se zemrat e tyre jane te mbyllura per shkak te vete atyre me kryeneçesine e tyre dhe me mohimin e tyre pasi iu be e qarte e verteta dhe e pane ate, por e mohuan pasi e njohen ate, dhe si ndeshkim, Allahu ua vulosi zemrat dhe keshtu qe ata nuk mund te kene dobi nga dija e tyre dhe nuk mund ta kuptojne e ta ndjekin te verteten e zbritur nga Allahu. Per te mesuar me teper rreth zemres dhe llojeve te saj, lexoni ketu.

Lusim Allahun te na i beje zemrat tona te qendryeshme ne fene e Tij!

(Pyetja Nr. 594) Ibn Islam / Prizren / 11-11-2009

Message : Eselamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu VE Makfiretu.
PYETJA IME ESHTE: NJE VLLA I RI MUSLIMAN SELEFI ESHTE NE MEDRESE NE PZ EDHE KY VLLA TREGON SE KUR THIRRET EZANI, ATA NUK SHKOJN MU FAL SEPSE NUK I LEJOJNE! GJITHASHTU EDHE KUR ESHTE E /XHUMA/ ATA NUK I LEJOJNE QE TE FALEN NE XHAMI POR E FALIN NE MEDRESE E AJO NUK ESHTE XHAMI. GJITHASHTU DUHET FALUR NE MENYR /HANEFISKI/ SEPSE MUND TE PASON RREZIKU TE PERJASHTOHET. SI DUHET ZGJEDHUR KY PROBLEM? ALLAHU JU SHPERBLEFT ME XHENNETIN FIRDEUS!

/ 13-11-2009

Ky vella eshte i detyruar te veproje ashtu si urdherojne drejtuesit e shkolles ku meson, perderisa vazhdon te qendroje ne ate shkolle, dhe inshaAllah per kete gje nuk ka ndonje gjynah. Nese ai mundet qe me urtesi dhe sjellje te mire te diskutoje me ndonje prej profesoreve te tij, duke i sjelle argumente per çeshtje te caktuara, kjo do te ishte diçka e madhe per te, por duke pasur parasysh qe te mos nxitohet dhe te mos flase pa pasur dije. Nese medreseja ka xhami brenda saj, dhe aty falen te pesta vaktet dhe e xhumaja, atehere nuk ka pse te shkoje ne xhami tjeter per te falur te xhumane, aq me teper kur kete e ka te detyruar nga shkolla qe te falet aty. Po keshtu edhe me namazin ka lehtesime, sepse edhe nese e degjon ezanin, por eshte ne mesim te detyruar, atehere ai mund te falet ne xhamine apo faltoren e shkolles me nje nga xhematet qe mund te falen aty here pas here, sepse ne faltore lejohet berja e disa xhemateve njeri pas tjetrit per te njejtin namaz farz. Allahu i Madheruar thote: "Ruajuni Allahut sa te mundeni!" [Et Tegabun, 16]. Pra, zbatoni urdhrat e Allahut sa te mundeni dhe largojuni ndalesave te Tij krejtesisht, dhe kthehuni tek Allahu me falje e pendim, sepse Allahu eshte Fales i Madh, Meshireplote.

(Pyetja Nr. 593) Anonim / Kosovë / 7-11-2009

Message : selam alejkum. Kam lexuar nje fetva te iben Uthejminit ne lidhje me guslin ku ai thoshte ne pastrimin e guslit hyn edhe abdesi po duhet  ber njet ate ndersa sa i perket guslit te rendomt siq eshte ne diten e gjuma apo per tu freskuar nga vapa ateher duhet te mirret edhe abdes sepse nuk mjafton larja pa abdes edhe nese e ke ber njet per abdes. ket e kam gjetur ne www.mburoja.net.

/ 13-11-2009

Ne pyetje mund te jete per qellim fetvaja nr. 281, nga libri "Mexhmuu Fetava Iben Uthejmin", 11/320-380, ku shejhu permend dallimin mes guslit qe eshte i detyruar dhe adhurim, siç eshte gusli i xhenabetit, dhe mes larjes se trupit per freskim apo pastrim te thjeshte sipas deshires, dhe thote se ne guslin e detyruar perfshihet edhe abdesi, sepse qe te dy jane adhurim dhe per t'u falur, Allahu na ka urdheruar te pastrohemi, dhe ky pastrim perfshihet ne gusel, por me kusht qe te futet uje ne goje dhe ne hunde, sepse kjo eshte nga kushtet e guslit dhe te abdesit. Kurse ne rastin kur dikush lahet per deshiren e vet, dhe jo nga xhenabeti, atehere ai duhet te beje nijetin e abdesit kur merr gusel, nese deshiron qe te kete abdes pas atij gusli, sepse ai gusel nuk eshte adhurim dhe si i tille nuk konsiderohet pastrim per te cilin ka urdheruar Allahu ne Kuran. Pra, ky eshte qellimi ne fetvane qe ke lexuar. E Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 592) Anila / Itali / 7-11-2009

Message: selamu alejkum. dua tju bej nje pyetje. besoj te ALLAHU por nuk di te falem  kerkoj shpesh ne kompjuter informacion per islamin, sepse me teper nuk mundem, i kerkoj shpesh Allahut te me fali qe se praktikoj fene, po nuk e di a do te kete meshire e falje per mua. Jam ne hall qe nuk di me u fal. a mundni me me ndihmu?

/ 13-11-2009

Kushdo qe e beson Allahun dhe te Derguarin e Tij, dhe kerkon te mesoje per Allahun dhe fene e Tij, Allahu ia lehteson atij rrugen e udhezimit dhe kenaqet me kete njeri, sepse ai e mesoi se ka vetem nje Zot qe eshte Zoti i tij dhe Zoti i gjithçkaje, dhe nuk ka tjeter perveç Zotit qe ka krijuar gjithçka qe ekziston, qe kujdeset dhe drejton gjithçka qe ekziston dhe se te gjitha krijesat e Tij kane nevoje per Te, si ne jeten e kesaj bote ashtu edhe per jeten e perhershme ne boten tjeter. Allahu ua ka lehtesuar njerezve mesimin e urdhrave dhe ndalesave te Tij, duke u derguar profete dhe libra qiellore, te cilat i ka vulosur me Kuranin dhe me profetin e fundit, profetin tone, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe mbi te gjithe te derguarit e Allahut1). Feja e Allahut eshte Islami, dhe ai eshte feja e te gjithe te derguarve te Allahut, sepse Islam do te thote qe t'i dorezohesh vetem Allahut me bindje dhe madherim e adhurim, dhe ky ka qene misioni i te gjithe profeteve te derguar nga Allahu tek secili popull, dhe i Muhamedit (alejhis selam) ne veçanti tek i gjithe njerezimi deri ne diten e Kiametit. Dhe nuk ka ndonje hebre apo te krishter qe degjon per Muhamedin dhe profetesine e tij, dhe pastaj nuk e beson dhe nuk e ndjek ate, veçse do te jete prej banoreve te zjarrit (xhehenemit-ferrit) sepse ata e kane te shkruar ne librat e tyre qe kur te vinte Muhamedi, duhet ta ndiqnin ate, dhe per kete i kane dhene besen Allahut.

Te kthehemi te pyetja, ne lidhje me menyren e faljes, ne menyre te permbledhur dhe te qarte, ju keshillojme te lexoni ne kete link: http://www.rrugetepaqes.net/fikh/namazi/namazi.html#permbledhje

Allahu ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe ju forcofte ne rrugen e Tij!

Alban / Therand / 6-11-2009

Message: selam alejkum!! Allahu  ju  shtoft  dijen edhe  ma  shum inshallah  sepse  kjo qe  keni ber  ju  ka  qen e  nevojshme  t behet  inshallah kemi veq  hajr  dhe  e  luftojm injorancen  inshallah  ja  arrijm  qellimin  ne fund  e  lus  te  Madhin Allahun  xh,sh  qe  tna bej prej atyre  qe e  duaj  dijen per hir  te  Tij dhe  ta  duajm njeri  tjetrin sinqerish dhe jo per interes ... Amin !!!

(Pyetja Nr. 591) Drilon / Lushnjë / 6-11-2009

Message : Selam alejkum. Kam nje pyetje: kam lexuar tek profili i nje personi, dhe ka shkruajtur, qe dhe engjejt vdesin nje dite, dhe ne munges te padituris time un kerkoj nga ju ne dashte Allahu qe te me jepni shpjegim te sakt per ate shkrim.

/ 13-11-2009

Padyshim se edhe engjejt do te vdesin, madje edhe vete engjelli i vdekjes qe eshte ngarkuar me marrjen e shpirtrave, do ja dorezoje shpirtin e vet Allahut, ne diten e Kiametit, kur do te shkaterrohet dhe do te vdese gjithçka, dhe do te mbese vetem Allahu i Madheruar. Allahu thote: "Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim." [Er Rrahman, 26-27], "Mos adhuro zot tjetër, krahas Allahut! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!" [El Kasas, 88], "Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen." [Al Imran, 185], "Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dërgon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, që ka zgjedhur prej robërve të Vet, për t’i paralajmëruar për Ditën e Takimit me Atë; 16. për Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!" [Gafir, 15-16].

(Pyetja Nr. 590) Drita / Gostivar / 5-11-2009

Message : Zoti qoft me ju! Desha te pyes rreth cifteve qe jetojn bashk e nuk jan martuar me hoxhe, Çfare kishit thene? Ju faleminderit shume.

/ 13-11-2009

Nuk eshte kusht qe martesa te behet me hoxhe apo ne prezencen e nje hoxhe, por kusht eshte qe martesa te behet me deshiren e dy paleve dhe me pranimin e prindit apo pergjegjesit te ligjshem te vajzes, si dhe ne prani te dy deshmitareve, duke permendur edhe dhuraten e marteses per gruan (mehrin). Dhe ky quhet akti i marteses qe e ben te lejuar bashkimin mes dy te fejuareve. Pas kesaj vjen edhe dasma dhe njoftimi i njerezve apo publikimi i marteses, dhe nuk eshte kusht qe te behen harxhime te medha, por secili sipas mundesise. Perndryshe, ajo qe sot njihet me emrin bashkejetese dhe jo martese e ligjshme, padyshim qe eshte e paligjshme dhe konsiderohet imoralitet dhe prostitucion, qe ne Islam eshte rreptesisht i ndaluar dhe per kete ka denim te percaktuar me ligj, e qe eshte goditja me 100 shkopinj dhe debimi nga vendi i atij qe eshte beqar dhe nuk ka qene i martuar me pare, kurse per te martuarin denimi eshte goditja me gure deri ne vdekje, dhe keto denime kryhen ne publik nga shteti Islam. E ne ato vende ku nuk ka shtet Islam, menyra e shpagimit te mekatit eshte qe te pendohen sinqerisht tek Allahu dhe te mos i kthehen me kurre asaj vepre te shemtuar, por te permiresojne lidhjen e tyre me Allahun, me adhurim e kerkim te faljes vazhdimisht. Dhe te perpiqen qe te martohen ne menyre te ligjshme sa me pare te jete e mundur, me qellim qe te kapin veten e tyre para se te jete teper vone dhe te humbin kete bote dhe boten tjeter. Allahu i ruajte muslimanet nga veprat e shemtuara dhe u dhente sukses ne çdo hajer!

(Pyetja Nr. 589) Ebu Ensar / Kosovë / 4-11-2009

Message : ES SELAMU ALEJKUM DESHA TE PYES PER NJË MESELE RRETH MBIEMRIT TË GRUAS UNË KUR E KAM BËRË NIKAHUN GRUAJA IME KA MARRË MBIEMRIN TIM NË DOKUMETAT ZYRTARE TANI FIGURON MBIEMRI I GRUAS SIKUR I IMI, KAM DEGJUAR TANI VONË SE KA NDALESË PËR NJË GJË TË TILLË, TANI JU LUTEM SI TË VEPROJ NË KËTË RAST A  T'IA NDRROJ MBIEMRIN E TA LE NË MBIEMRIN E VAJZËRISË, APO T'IA LË ATË MBIEMER QË E KA PASUR SIKUR SE TIMIN PAS NIKAHUT, JU LUTEM MA KTHENI PËRGJIGJEN SEPSE JAM I BRENGOSUR DHE ME TERGONI HILAFIN RRETH KËSAJ MESELE. ES SELAMU ALEJKUM YE RAHMETULLAHI UE BEREKETUHU.

/ 13-11-2009

Nuk lejohet ne Islam qe gruaja te marre mbiemrin e burrit, ashtu siç veprohet ne vendet jomuslimane, gje te cilen per fat te keq e kane marre edhe disa muslimane te paditur apo te detyruar nga diktatura komuniste, siç ka qene ne vendin tone, ne Shqiperi. Kjo gje nuk lejohet sepse eshte mashtrim dhe mohim i prejardhjes dhe fisit, e cila mund te quhet edhe tradhti dhe mohim i familjes dhe i fisit nga ana e gruas. Allahu e ka ndaluar rreptesisht mohimin e prindit dhe te fisit, madje ne hadith thuhet se kjo gje eshte kufer (mohim i asaj qe ka urdheruar Allahu). Njerezit thirren nga babai: Filani i biri i Filanit. Kjo ka qene keshtu ne te gjitha koherat, deri sa jomuslimanet e hoqen fjalen e mesit (i biri) dhe lane vetem dy emrat (Filan Filani). Dhe origjina ka qene qe gruaja thirrej me emrin e te atit (Filane bija e Filanit), kurse tani e therrasin (Filane gruaja e Filanit). Kurse Allahu i Madheruar thote: "Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë." [El Ahzab, 5]. Profeti (salallahu alejhi ue selem) thote: "Nje burre qe thirret me emer tjeter dhe jo te babait te tij, duke qene se e di te verteten (se kush eshte i ati i tij), veçse ka bere kufer (ka mohuar Allahun dhe Urdhrin e Tij). Kushdo qe i adresohet nje fisi me te cilin nuk ka asnje lidhje farefisnie (prejardhje), le te pergatise karrigen e tij prej zjarri." [Buhariu]. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Kush thirret me emer tjeter nga ai i babait te tij te vertete, mbi te do te jete mallkimi i Allahut, i engjejve dhe i te gjithe njerezve." [E transmeton Iben Maxheh, dhe shejh Albani e ka konsideruar te sakte, ne "Sahihul Xhami", 6104].

Perderisa ndermjet burrit dhe gruas nuk ka lidhje gjaku e prejardhje, atehere si mund te kene te njejtin mbiemer? Po nese ata divorcohen, apo burri vdes, a do ta nderroje gruaja perseri mbiemrin e saj, nese martohet me burre tjeter? Perveç ketyre, mbiemri ka lidhje te ngushte edhe me trashegimine ne Islam, qe gruaja te marre trashegimi nga i ati apo te afermit e saj nga fisi i vet, dhe ajo nuk mund te trashegoje nga fisi i burrit asgje, perveçse nga burri i vet. Pra, nderrimi i mbiemrit eshte i ndaluar dhe kjo gje perben mohim, mashtrim dhe mosrespekt ndaj prinderve dhe fisit.

Ajo qe te keshillojme eshte qe ta kthesh mbiemrin e gruas ashtu si e ka babai i saj, perderisa kjo gje eshte e mundur ne gjendjen civile te vendit ku ndodhesh, e nese nuk ka mundesi, atehere Allahu eshte Fales i asaj qe eshte vepruar nga mosdija dhe i di qellimet e roberve te Tij kur ata pendohen ne te vertete dhe kerkojne te kthehen tek Ai dhe Ligji i Tij. Lusim Allahun t'i rregulloje gjendjet e muslimaneve!

(Pyetja Nr. 588) Bilal / Itali / 4-11-2009

Message : Selamu alejkum. Kisha disa pyetje, o vella.
1. Ne mensat ku hajme nuk dihet se ku e kan marre mishin dhe si eshte therur edhe pse dihet se ketu eshte vend \"katolik\", shumica nuk jane praktikues, pra a konsiderohet ky mish i therur nga ehli kitabi?
2. A lejohet te lutemi per te afermit tane (te gjallet) kur i kap ndonje fatkeqesi, nese ato nuk besojne ne diten e gjykimit.
3. A kane perparesi ceshtjet e shkolles per nje student para suneteve dhe vaxhibeve sic eshte psh te falurit te namazit me xhemat ne kohen e studimeve apo studimi i librave te fese.
Allahu jua shperblehte me Xhennet.

/ 12-11-2009

1. Problemi nuk qendron te mishi i therur nga ata njerez, qe jane te krishtere, sepse perderisa jane te tille e kemi te lejuar mishin e therrur prej tyre, por problemi qendron nese ai mish mund te jete mish derri, ose i gatuar me dhjam derri, gje e cila nuk na lejohet ne asnje menyre. Ne te kundert, nese eshte mish i ndonje kafshe qe i hahet mishi dhe lejohet ngrenia e tij ne fene tone, atehere lejohet qe te hahet ai mish edhe pse theret nga i krishteri apo nga çifuti, perderisa nuk eshte i ngordhur por i therur ne ate menyre qe i ka dale gjaku.

2. Lutu per te afermit e tu qe jane gjalle, qe Allahu t'i udhezoje dhe ta beje ate fatkeqesi qe u ka rene atyre shkak per udhezimin e tyre. Ti mund te shfrytezosh kete rast per t'u bere thirrje atyre qe te drejtohen vetem tek Allahu per t'ua ngritur fatkeqsine qe u ka rene dhe t'ua zevendesoje ate me begati e te mira, dhe ta dine se çdo e keqe qe i vjen njeriut, ajo eshte rezultat i veprave te tyre te keqia kundrejt njerezve te tjere dhe kundrejt Allahut, e Allahu fal shume prej veprave, se sikur te denonte per çdo veper te keqe, nuk do te shihje njeri te gjalle mbi toke. Pra, fatkeqesite vijne per shkak te gjynaheve dhe veprave te keqia dhe ngrihen me pendim tek Allahu dhe kthim tek Ai me lutje dhe adhurim. Shfrytezo rastin per t'u ardhur ne ndihme te afermve te tu duke u dhene kuraje dhe duke u thene qe te kthehen tek Allahu qe ka ne dore gjithçka dhe eshte Zot i gjithçkaje, dhe keshtu do te kesh edhe ti shperblimin tend te dyfishte tek Allahu: nje shperblim si shkak per udhezimin e tyre dhe tjetri eshte vete gezimi yt me udhezimin e te afermve te tu, gje e cila eshte shume e madhe dhe lumturi per ty qe t'i shohesh te afermit e tu te udhzuar dhe ne te njejten rruge me ty. Ne Dore te Allahut eshte suksesi.

3. Namazi me xhemat ka vendin e vet dhe studimet kane vendin e tyre. Nese je afer xhamise dhe e degjon ezanin, atehere e ke detyrim qe t'i pergjigjesh atij dhe te falesh ne xhami me xhemat. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 587) Anonim / Shqipëri / 2-11-2009

Message : Es selamu alejkum. Perpara se te filloj pyetjen deshiroj t'ju sqaroj se kjo qe kerkoj prej jush eshte jo thjesht nje sqarim, por nje fetwa e argumentuar fort mundesisht prej dijetareve te medhenj ne menyre qe te sqarohen "te pasqaruarit" ne lidhje me namazin me xhemat.
Pyetja ime eshte si me poshte: kemi vellezer qe kane hapur biznese dhe ne to kane punesuar djem prej xhematit tone dhe kjo elhamdulilah eshte nje miresi. Porse problemi qendron se kur vjen vakti i namazit disa prej tyre nuk i lejojne djemte te vijne te falen ne xhami me xhemat. Argumenti: nuk e keni obligim se nuk e degjoni ezanin. Behet fjale qe keto biznese jane brenda ne qytet dhe largesia me e madhe nga xhamia eshte 1 deri 1.5 km. Normalisht qe edhe per veten e tyre me kete argumentohen. Kjo eshte bere problem dhe kur ju themi se nuk mundeni me kete te argumentoheni sepse ndonjehere edhe 200 metra nga xhamia ezani nuk degjohet, kjo i bie sipas mendimit tuaj qe edhe ai qe eshte ne ate largesi te thote nuk e kam obligim xhematin.
Shpresoj ne nje pergjigje te tuajen se ndoshta behet shkak qe t'ju zbuten zemrat ketyre vellezerve dhe ti japin rendesi me shume namazit me xhemat, si per keta qe punesojne, dhe si per veten e tyre qe ja kane varur fare ketij obligimi madheshtor. All-llahu ju shperblefte.

/ 10-11-2009

Namazi me xhemat ne xhami eshte vaxhib per burrat, per lenien e te cilit pa arsye marrin gjynah, madje disa dijetare thone se namazi i tyre eshte i pavlefshem ne kete rast, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kush e degjon ezanin dhe nuk i pergjigjet atij, ai nuk ka namaz, perveç nese ka arsye." Nga vete ky hadith dhe nga hadithe te tjera, dijetaret kane nxjerre kushte per detyrueshmerine e faljes se namazit me xhemat ne xhami, si dhe arsyet e konsideruara ne sheriat per faljen e namazit ne vendin ku ndodhesh dhe jo ne xhami. Prej atyre kushteve eshte degjimi i ezanit, i cili e ben te detyruar pergjigjen e tij per t'u falur ne xhami, dhe ne te kundert, nese nuk e degjon thirrjen e ezanit per shkak se je larg nga xhamia dhe shkuarja ne xhami te mundon jashte normales, atehere nuk merr gjynah nese falesh ne vendin ku ndodhesh. Fetva te tille ka dhene edhe shejh Iben Uthejmin, ne librin "Fetava Iben Uthejmin", vell 15/329-380, ku flet per temen e Namazit me xhemat. Pra, ketyre vellezerve u lejohet qe te mos prezantojne ne namazin me xhemat ne xhami perderisa kjo gje eshte e veshtire per ta dhe perderisa nuk e degjojne ezanin per shkak se jane larg xhamise, dhe eshte fjala per mosdegjimin e ezanit ne rast se do te thirrej pa autoparlant. Ajo me te cilen i keshillojme keta vellezer ne kete rast eshte qe te perpiqen te falin sa me shume namaze me xhemat per shkak te vleres se madhe qe ka namazi me xhemat ne xhami dhe se ai eshte shenje dalluese e ymetit musliman dhe njesimit te tij. Allahu e di me mre dhe ne Dore te Allahut eshte suksesi. Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 586) Anonim / Kosovë / 2-11-2009

Message : Es-selamu alejkum. Allahu ju shperbleft për përgjigjet që po na jepni.
Kisha një pyetje rreth hajmalive pasi që më heret para martese familja me ka shkruar tek një hoxhë hajmali dhe ka thënë hoxha se duhet mbajtur me vete gjatë gjithë jetës, mirëpo tani kam filluar të falem dhe e kam kuptuar se hajmalit janë të ndaluara në fenë Islame, por më tregoni se çfarë të bëjë me ato hajmali; ti humbi, ti djegi apo çfarë të bëjë me to?
Më tregoni më gjersisht për vendin e hajmalive ne fenë Islame sepse tek ne në Kosovë është bërë traditë thuajase që të shkruajn hajmali para martese dhe si te mbrohemi nga magjit para martese e gjatë gjithë jetës. Ma bani hallall për pyetjen e Allahu ju shpërbleft me të mira në këtë botë e në botën tjetër.

/ 10-11-2009

Hajmalite nuk jane te lejuara ne Islam, sepse perveç faktit se ato nuk jane vepruar nga Profeti dhe shoket e Tij, permbajne ne vetvete shirk (shokvenie Allahut), sepse mbajtesi i tyre beson se ato e ruajne nga magjia apo syri i keq, ndersa kjo eshte pune e Allahut dhe askush nuk mund ta beje perveç Tij, dmth qe te ruaje nga çdo e keqe, sepse Allahu e ka ne dore gjithçka. Eshte e vertete se magjia dhe syri i keq ekziston dhe eshte hak, qe mund te shkaktojne dem, por kjo nuk behet pa lejen e Allahut, i Cili ka vendosur ligje universale per ndodhjen e tyre. D.m.th. Allahu i ka zbritur shkaqet e berjes magji, kushtet e funksionimit te saj dhe shkaqet e prishjes se magjise dhe te sherimit prej saj. Nese nje personi i behet magji, kjo ka ndodhur me lejen e Allahut vertete, por si rezultat i vepres se atij personi qe i eshte bere magjia, dhe si rezultat i plotesimit te kushteve per renien e magjise mbi te, qe dmth se ky ne çastin qe i eshte bere magjia apo qe e kane marre mesysh, nuk ka qene duke permendur Allahun dhe Emrin e Allahut, duke qene se edhe me pare ka bere gjynahe dhe nuk eshte penduar prej tyre, apo qe vazhdon te beje gjynahe, dhe keshtu afron shejtanet dhe largon engjejt, dhe mbet pa mbrojtjen e Allahut dhe e ze magjia apo syri i keq. Besimtari i mjafton te jete ne permendje te Allahut shpesh here gjate dites, te beje istigfare shume here gjate dites, dhe te kujtoje se vete Profeti (salallahu alejhi ue selem) bente istigfar me shume se 100 here ne dite, si dhe te lexoje Kuran sa me shume gjate dites dhe nates, dhe te degjoje Kuran. Te fale namazin ne rregull dhe te beje lutjet e posaçme pas namazeve dhe ne mengjes e ne mbremje ne veçanti, para lindjes se diellit dhe para perendimit te tij, siç eshte percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe qe gjinden ne librat e lutjeve, siç eshte libri "Mburoja e muslimanit", etj.

Sa per hajmaline qe ke, digje ate ne nje vend qe zakonisht nuk shkelet nga njerezit dhe gropose hirin ne ate vend, sepse hajmalite mund te permbajne edhe ajete Kurani. Beje kete duke thene bismilah, e duke permendur Allahun, dhe mbeshtetju Allahut per gjithçka, sepse Ai eshte Mbrojtesi dhe Ndihmuesi me i mire dhe i Vetem, kurse çdo krijese e Tij, me urdhrin e Tij vepron.

(Pyetja Nr. 585) Denisi / Gjakovë / 30-10-2009

Message : selamun alejkum.
Desha te dij se a largohet nga menhexhi selefij ai njeri i cili ben mekate te medha mirepo ne te njejten kohe e pranon qe keto vepra jane te keqija? Dhe po ashtu ky njeri thote se e don rrugen e selefit edhe pse nuk i permbahet rregullave te kesaj rruge te begatshme dhe po ashtu i do shume dijetaret selefij.

/ 10-11-2009

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Te gjithe bijte e Ademit jane mekatare, por mekataret me te mire jane ata qe pendohem shume tek Allahu." [Sahih el Xhami, 4515]. Pra, nuk ka njeri pa gjynahe, por eshte detyrim qe te pendohesh per gjynahet qe ben, menjehere pas berjes se tyre, me te gjitha kushtet e pendimit. Kjo eshte rruga e selefeve ne lidhje me gjynahet, pikerisht rruga qe na ka mesuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), dhe berja e gjynaheve ka lidhje me dobesimin e besimit, ashtu si dhe largimi prej tyre dhe kryerja e veprave te mira ka lidhje me ngritjen dhe forcimin e besimit. Rruga e selefeve eshte ajo qe thote Kurani dhe Suneti, sipas qellimit qe ka pasur Allahu dhe i Derguari i Tij ne keto tekste, dhe kur permendim rrugen e selefit, me shume kemi per qellim per te bere dallim nga rruget e tjera te devijuara qe jane shpikur me pas, qofte ne akide apo ne metodologji, dhe nuk ka lidhje direkte me gjynahet qe ka per qellim pyetesi, edhe pse vete ndjekja e nje rruge tjeter nga ajo e selefeve eshte gjynah dhe e ndaluar nga Allahu ne Kuran, sepse Allahu thote: "Kushdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është bërë i qartë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehenem; e nuk ka vend më të keq se ai." [En Nisa, 115]. Lusim Allahun te na beje pre besimtareve te devotshem ndaj Tij, dhe ndjekes te rruges se Tij, rruges se selefeve tane te ndershem!

(Pyetja Nr. 584) Anonim / Shqipëri / 28-10-2009

Message : Es selamu alejkum. Deshiroj te di nese ka ardhur ndonje argument ne sheriat ne lidhje me shkaqet qe mund te beje nje musliman ne menyre qe All-llahu ti dhuroje djale per shkak se ka vetem vajza. Ajo c\'fare une di eshte hadithi i Abdull-llah ibn Selamit i cili e ka pyetur Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam disa pyetje pergjigjet e te cilave nuk mund ti dinte vetem se nje i derguar dhe ndermjet te pyetjeve ishte edhe kjo ne lidhje me femijen. Porse une e di se kjo ka te beje me ngjashmerine e femijes me nje nga prinderit dhe jo me gjinine e tij. Nese keni mundesi nje sqarim te hollesishem edhe nese ka disa mendime per kete ceshtje do te deshiroja te di argumentet e tyre. All-llahu ju shperblefte me te mira.

/ 29-10-2009

Hadithi ne fjale ka ardhur me disa transmetime te sakta dhe me shprehje qe sqarojne njera-tjetren, dhe ne ketu po permendim nje transmetim te Muslimit i cili sqaron çeshtjen ne fjale me qarte. Hadithin e transmeton Theubani, sherbetori i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) i cili thote: "Isha duke ndenjur tek i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), kur atij i erdhi nje nga rabinet e jehudeve dhe i tha: "Es selamu alejke, o Muhamed!" Une e shtyva aq forte sa qe thuajse ra pertoke, kurse ai me tha: "Perse me shtyn?" -Sepse nuk the: "O i Derguari i Allahut", i thashe. -Ne e quajme ashtu si e ka quajtur familja e tij, tha ai. Atehere Profeti tha: "Emri me te cilin me ka quajtur familja ime eshte pikerisht Muhamed." Jehudiu tha: "Kam ardhur qe te pyes per disa gjera." Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha: "A do te te beje dobi nese te pergjigjem?" -"Se pari do te degjoj me veshet e mi, dhe nese je i Derguari i Allahut, do te kthehem me kete besim, tha ai. -"Pyet!", i tha Profeti. -Ku do te jene njerezit ate dite kur toka do te nderrohet me nje toke tjeter dhe po ashtu edhe qiejt? -Ata do te jene ne nje erresire pa arritur te ura (e Siratit), tha Profeti. -Kush jane njerezit e pare qe do ta kalojne ate (uren e Siratit)? -Emigruesit e varfer (Mekas), tha Profeti. -Cila do te jete dhurata e pare e tyre kur te hyjne ne xhenet? -Shtesa e melçise se balenes, tha Profeti (salallahu alejhi ue selem). -Cili do te jete ushqimi i tyre pas saj? -Do te therret per ta viçi i xhenetit qe kulloste neper xhenet, tha Profeti. -Çfare pije do te kene ata te shoqeruar me ushqimin? -Pijen e nje burimi te quajtur "Selsebil", tha Profeti (salallahu alejhi ue selem). -Te vertetn the, i tha jehudiu, dhe vazhdoi: Kam ardhur te te pyes per diçka qe nuk e di askush ne toke perveç ndonje profeti dhe nje apo dy burra te tjere qe ekzistojne sot. -A do te te beje dobi, nese te pergjigjem, i tha Profeti. - Desha ta degjoj me veshet e mi se pari, tha ai. Pastaj tha: "Desha te te pyes ne lidhje me femijet." Profeti tha: "Lengu i burrit eshte i bardhe kurse lengu i gruas eshte i verdhe. Kur bashkohen dy lengjet dhe sperma e burrit e mund spermen e gruas, femija behet mashkull me lejen e Allahut, dhe nese sperma e gruas e mund spermen e burrit, femija behet femer me lejen e Allahut. [Ne nje transmetim tjeter thuhet: Nese lengu i burrit i paraprin lengut te gruas, femija behet djale me lejen e Allahut... dhe ne te kundert femer.] -Jehudiu tha: "Te verteten ke thene dhe ti je vertet profet." Pastaj u largua, dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha: "Para se te me pyeste ai per ato qe me pyeti, une nuk dija kurrgje rreth tyre, por Allahu m'i mesoi ne çast."

Pra, kete te fshehte qe nuk e dinte askush tjeter perveç ndonje profeti te derguar nga Allahu, muslimanet e kane sot para duarve dhe me kete ja kane kaluar shkences, madje mund te perfitojne prej kesaj ne deshiren e tyre per te pasur femije mashkull apo femer, me lejen dhe suksesin qe jep Allahu i Madheruar sepse gjithçka eshte ne Doren e Tij, kurse keto jane shkaqet dhe ligjet universale qe i ka vendosur Allahu. Me fjale me te qarta, sqarimi i kesaj çeshtje mund te ishte keshtu: Nese nje çift deshiron qe femija i tyre i ardhshem te jete mashkull, atehere duhet qe sperma e mashkullit te jete e forte; te kete ngrene gjera qe e fuqizojne spermen dhe te kete disa kohe pa kryer marredhenie me gruan, pastaj kur te kryejne marredhenie, burri duhet te jete i gatshem qe te nxjerre spermen para eksitimit te gruas, (na falni per shprehjen, por keshtu behet sqarimi me i perpikte), dhe me lejen e Allahut dhe drejtimin tek Ai me dua qe para kryerjes se marredhieve, femija do te jete mashkull, e ne te kundert, kur gruaja eksitohet para burrit dhe pastaj ai e leshon spermen, femija behet femer me lejen e Allahut te Madheruar dhe me suksesin qe jep Ai, prandaj vetem Allahut duhet t'i drejtohen besimtaret per suksesin ne te dyja botet. Merreni kete te fshehte dhe perfitoni prej saj, apo keshilloni te afermit tuaj qe kerkojne femije meshkuj apo femra, se ndoshta behet shkak per udhezimin e tyre, megjithese edhe thjesht perfitimi prej kesaj njohurie eshte perfitim dhe dhurate nga Allahu i Madheruar per besimtaret. Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen dhe te gjithe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 583) Marigona / Kosovë / 26-10-2009

Message : Selam alejkum ve Rrahmetullah.
lexova hadithet e sakta -Sahihe te web faqes suaj dhe pashe qe ne nje Hadith shkruhej se nuk pranohet pendimi i atij qe vret ni besimtar.
Ne nje Hadith qe e kisha lexuar tjeter ku eshte qe mallkimi i besimtarit eshte njesoj si vrasja e tij.
A e pranon All-llahu pendimin e mallkuesit te besimtarit???

/ 29-10-2009

Keto hadithe nuk kuptohen me vete, por duhen bashkuar me hadithe dhe ajete te tjera qe ne pamje te pare i kundershtojne keto hadithe, por qe pas perceptimit te sakte dhe sqarimit te tyre nga dijetaret, çdo gje qartesohet. Allahu e pranon pendimin e çdokujt qe i kthehet Atij me pendim, qofte edhe nese ka bere shirk, i cili eshte me i madh se vrasja e nje besimtari, apo se mallkimi i tij, dhe kuptimi i ketyre haditheve eshte qe te thuhet se ato kane per qellim te tregojne shemtiren dhe gjynahun e madh qe perben kjo veper te ciles besimtari nuk duhet t'i afrohet kurre, por nese ai e ben ate dhe i kthehet Allahut me pendim, e gjen Allahun Pranues te pendimit dhe Meshireplote. Por dihet se ligji i Allahut per vrasesin e nje muslimani me paramendim eshte qe vrasesi te vritet, dhe me kete atij i falet ky gjynah dhe ne boten tjeter nuk do te llogaritet per te perderisa e ka marre denimin e caktuar nga Allahu ne dynja. Kurse per mallkuesin e besimtarit nuk ka ndonje denim te caktuar material, perveç gjynahut te madh qe ai merr tek Allahu, gjurmet e te cilit do i shohe ne jeten e tij qe ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ne vijim po sjellim dy ajete te sures En Nisa, 92, 93, me komentimin e tyre ku behet edhe sqarimi i kesaj çeshtje ne menyre te qarte inshaAllah:

"92. Besimtarit nuk i është lejuar kurrë të vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht.[1] E kush vret një besimtar gabimisht, duhet të lirojë një rob besimtar dhe t’u japë shpagimin e gjakut të derdhur familjes së të vrarit,[2] përveç në rast se ata ia falin atij në formë lëmoshe.[3] Por në qoftë se i vrari është prej një populli që e keni armik,[4] por ai është besimtar, atëherë duhet të lirohet një rob besimtar.[5] Dhe në qoftë se i vrari është prej një populli me të cilin keni lidhur marrëveshje,[6] duhet t’i jepet shpagimi familjes së tij dhe të lirohet një rob besimtar[7]. E kush nuk ka mundësi,[8] duhet të agjërojë dy muaj rresht si pranim të pendimit nga Allahu.[9] Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.[10]

93. Kushdo që vret një besimtar me paramendim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, ku do të qëndrojë përgjithmonë.[11] Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar[12] dhe i ka përgatitur dënim të madh."[13]


[1] Nuk i lejohet kurrë një besimtari që të vrasë një besimtar tjetër, përveç nëse kjo ndodh gabimisht, pa dëshirën dhe vullnetin e tij, dhe në këtë rast nuk ka gjynah dhe mëkat, por duhet të shpaguajë gjakun e të vrarit. Vrasja e një besimtari e mohon besimin dhe ajo mund të bëhet vetëm nga një jobesimtar apo nga ndonjë i shthurur me besim shumë të dobët. Kurse besimtari i vërtetë nuk e vret kurrë vëllanë e tij besimtar. Vrasja e një besimtari është vepër kufri (mohimi) dhe mëkati më i madh pas idhujtarisë. Profeti ynë ka thënë: “Mos u ktheni mohues pas meje, duke vrarë njëri-tjetrin.”

[2] Në vrasjen gambimisht, robi që duhet liruar paguhet nga pasuria e vrasësit, kurse shpagimi material i gjakut bëhet nga fisi i vrasësit, duke e ndarë atë mes tyre. Shpagimi ka vlerën e njëqind krerë deve, të sqaruara hollësisht në librat e fikhut.

[3] Nëse familja e atij që është vrarë gabimisht ia falin shpagimin vrasësit, atëherë ai çlirohet prej tij dhe nuk paguan asgjë. Allahu e ka përmendur këtë falje në formë lëmoshe, me qëllim që të nxisë në faljen e saj dhe ata kanë shpërblimin sikur ta kishin dhënë lëmoshë atë vlerë.

[4] Nga një popull armik i fesë tuaj, nga një popull jomusliman që ju ka shpallur luftë.

[5] Nëse një musliman e vret gabimisht një musliman tjetër që ndodhet në mesin e popullit armik jomusliman që ju ka shpallur luftë, duke menduar se edhe ai është jomusliman si ata, duhet të lirojë një rob besimtar, por nuk ka detyrim që të shpaguajë gjakun e tij.

[6] Marrëveshje për paqe dhe siguri mes dy vendeve, atij musliman dhe atij jomusliman.

[7] Shpagimi i gjakut të derdhur në këtë rast, edhe pse i vrari është jomusliman, bëhet për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve, të cilës muslimanët duhet t’i përmbahen, dhe paguhet nga fisi i vrasësit, sepse kemi të bëjmë me vrasje pa qëllim, kurse robi që lirohet është si pendesë tek Allahu dhe kërkim falje nga Ai.

[8] Kush nuk ka mundësi materiale për blerjen dhe lirimin e një robi besimtar.

[9] Allahu i ka bërë lehtësim atij duke ia pranuar pendimin edhe me agjërimin e dy muajve rresht në vend të lirimit të robit besimtar, si mëshirë dhe bujari nga Ai.

[10] Allahu e di mirë se cilat ligje janë më të mira për robët e Tij dhe ua vendos ato, dhe i Urtë në vendosjen e gjithçkaje në vendin e vet. Allahu me dijen dhe urtësinë e Tij i ka vendosur këro ligje dhe asnjë ligj tjetër nuk mund të jetë më i mirë se këto, qoftë në lidhje me vrasjen apo me gjithçka tjetër. Kjo dallohet qartë nga çdokush që qëndron mendueshëm në këto ligjë që lidhen me vrasjet, apo në ligje të tjera të Allahut.

[11] Këtë dënim meriton ai që vret një besimtar, nëse nuk ka diçka tjetër që e pengon atë, sepse dënimet zbatohen nëse plotësohen shkaqet e tyre dhe eliminohen pengesat e mundëshme për zbatimin e tyre. Kështu thonë dijetarët e ehli sunetit, në kundërshtim me havarixhët dhe mutezilitë, të cilët thonë se ky dënim i përmendur në këtë ajet zbatohet mbi të gjithë ata që e bëjnë këtë vepër, edhe nëse janë besimtarë që e njësojnë Allahun. Por e vërteta është ajo që thonë dijetarët e ehli sunetit dhe ajo që ka për qëllim Allahu, sepse besimi në Allahun dhe adhurimi vetëm i Atij është pengues i të qëndruarit përgjithmonë në Zjarr, gjë të cilën e provojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, si dhe unanimi i dijetarëve të Islamit. Po kështu edhe pendimi, fatkeqësitë e mëdha, marrja e dënimit të caktuar nga Allahu në dynja, të gjitha këto e pengojnë dënimin e përhershëm në botën tjetër, dhe kështu mbetet dënimi i përkohshëm apo falja nga Mëshirëploti dhe Falësi i Madh. Kurse për mohuesin që vret një besimtar dhe vdes duke qenë mohues, padyshim se vendi i tij është zjarri ku do të qëndrojë përgjithmonë. [Es Seadi, Ibnul Kajjim el Xheuzije, në ‘Medarixhu es Salikin”].

[12] E ka larguar nga mëshira e Tij dhe e ka braktisur atë.

[13] Madhësinë e të cilit nuk e di veçse Allahu i Madhëruar.

 

(Pyetja Nr. 582) Valon / Kosovë / 23-10-2009

Message : Es selamu alejkum
1. Kisha nje pyetje per faljen e namazit sunet, a duhet te falet bashk kater reqate (p.sh suneti i drekes) apo duhet te falet dy e nga dy?
2. si dhe nje pyetje se a mundem ba lutje ne sexhde gjat namazit ne gjuhen shqipe dha na pershkruaj me pak fjal si duhet te bahet lutja per ndonje nevoj a ne fund te namazit apo gjatë namazit?
All-llahu ju shperbleft për përgjigjet qe po na jepni.


/ 29-10-2009

1. Namazet nafile apo sunete falen me dy e nga dy rekate duke dhene selam pas çdo dy rekatesh, qofte nese falen naten apo diten. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Namazi i nates falet dy e nga dy rekate." [Buhariu dhe Muslimi]. Dhe ne nje hadith tjeter ka thene: "Namazi i nates dhe i dites falet dy e nga dy rekate." [Ahmedi e te tjere me sened te sakte. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte ne "Sahihu el Xhami", nr. 3831].

2. Gjate namazit farz duhet t'i permbahesh lutjeve te posacme qe kane ardhur ne formen e namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), kurse ne namazet nafile, perveç lutjeve qe behen ne sexhde, qe kane ardhur ne formen e namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), mund te besh lutje sa te duash ne shqip dhe ne cdo gjuhe tjeter, qofte ne sexhde apo para se te japesh selam, megjithese kjo e fundit eshte me e preferuar, sepse ka ardhur ne hadith qe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka nxitur per te bere lutje per veten tende para se te japesh selam ne namaz. Lutjet qe ben secili njeri jane sipas nevojes qe ka secili dhe gjendjes ne te cilen ndodhet, dhe keto jane edhe lutjet me te posaçme, kurse ne pergjithesi muslimani duhet t'i lutet Allahut per gjerat e medha te te dyja boteve: per udhezimin ne rrugen e drejte ne kete bote, ruajtjen nga fitnet, etj, si dhe per shpetimin nga zjarri i xhehenemit dhe fitimi i xhenetit ne boten tjeter. Duhet te jete e ditur se Allahu i di hallet e njerezve, qellimet e tyre, dhe te gjitha gjuhet e tyre, prandaj lutju Atij me perkushtim, dhe patjeter qe Allahu i pergjigjet lutesit kur ai i lutet Atij.

(Pyetja Nr. 581) Agim / Kumanovë / 22-10-2009

Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi we berekatuhu.
Pytja ime eshte kjo:
a)-\" Elhamdulil-lah, ka dy vite qe e kam gjetur rrugen e drejt-elhamdulil-lah, mire po pare kesaj kohe isha ne rruge te gabuar- (Eudhu bil-lah) edhe tani me kane mbetur disa rroba te cilat nuk i kom prej hallallit - qka duhet me bo me to, a me pranohet namazi qe e kom bo me to, a duhet te vazhdoj me to me bo ibadet, me i hudh a po qka???
b)- I kam dhe do rrobe tjera qe mi kan dhon dhurat disa te tjere qe i kan fitu me haram, qka duhet me bo me keto pasi frikohem me ja dhuru dikujt tjeter??? Allahu ju shperbleft me dije te dobishme.

/ 29-10-2009

Nese je ne gjendje te mire ekonomike, atehere ato rroba jepja te varferve pa shpresuar ndonje sevap sadakaje, megjithese edhe per kete Allahu do te jape shperblim nga Miresia e Tij, per nijetin tend dhe per pendimin nga harami dhe largimin e tij nga vetja. Gjithnje, nese nuk mund t'ja kthesh keto rroba atyre qe i kane apo qe i jane marre padrejtesisht. Allahu eshte Falesi me i Madh dhe Pranuesi i pendimit.

(Pyetja Nr. 580) Avni / Kumanovë / 21-10-2009

Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah.
Pyetje: "Vdekjet qe ndodhin aksidentalisht, (duke e ditur qe besimtarin edhe nje therr kur e therron i a shlyen nje mekat inshaAll-llah), a don te thot se  aksidenti i rend para vdekjes e pastron prej ndonje mekati besimtarin inshaAll-llah\"??
All-llahu az-ze ve xhel-le ju shperblefte.

/ 29-10-2009

Padyshim se vuajtja e muslimanit para vdekjes se tij, qofte nga ndonje semundje apo aksident pas te cilit vdes, Allahu i fshin atij prej gjynaheve aq sa Allahu e di, sepse meshira e Allahut eshte e madhe. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Nuk ka fatkeqesi qe e ze muslimanin, veçse Allahu i fshin atij gjynahe per shkak te saj, madje edhe per gjembin qe e thumbon ate." [Buhariu].

(Pyetja Nr. 579) Uthman / Zvicër / 18-10-2009

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah. Si eshte gjykimi per filmat vizatimore per femije? Allahu ua shperblefte me te mira.

/ 19-10-2009

Kjo çeshtje kerkon vertet te qendrosh tek ajo, sepse thuajse nuk ka shtepi sot qe te mos kete televizor dhe femijet jane te paret qe me shume terhiqen prej tij me emisionet e ndryshme dhe veçanerisht me filmat vizatimore qe shfaqen ne kanelet e ndryshme satelitore e kabllore qe kane pushtuar boten. Nuk ka dyshim se femijet mesojne prej filmave qe shohin dhe marrin edukate prej tyre, qofte ajo e mire apo e keqe, pozitive apo negative. Dhe pa dyshim se keto do te lene gjurme tek ai ne te ardhmen e tij te afert, qofte nga ana shoqerore, shendetesore apo nga besimi. Televizori mund te jete armiku kryesor i femijeve, por mund te jete edhe miku dhe edukuesi i mire i tyre.

Pyetja e pare qendron se a jane te lejuara keto filma vizatimore? Dhe nese lejohen, atehere a ka kufizime apo kushte per kete lejim?

Per t'i dhene pergjigje kesaj pyetje te rendesishme per jeten e muslimanit sot, dijetaret kane dhene dy opinione kryesore te kunderta: disa prej tyre i ndalojne keto filma vizatimore per femije, duke u mbeshtetur ne kuptimin e pergjithshem te haditheve qe i ndalojne pikturat e gjerave me shpirt dhe te fotografive ne pergjithesi, kurse te tjere jane te mendimit se keto filma vizatimore per femije lejohen, sepse femijeve u lejohen gjera qe nuk u lejohen te medhenjeve dhe vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka lejuar Aishen (radiallahu anha) qe te luaje me kukulla te bera prej rrobe dhe me nje kal me krahe, dhe ka buzeqeshur kur i pa keto tek dhoma e Aishes, e cila ishte gati 15 vjeçe ne ate kohe, dhe kur e pyeti per kalin, qe perse ka krahe, ajo i tha: "A nuk e ke degjuar se Sulejmani (alejhi selam) kishte kuaj me krahe?" Hadithi eshte i sakte dhe ky eshte argument i veçante dhe i forte per lejimin e lodrave te ndryshme per femijet dhe se ata perjashtohen nga gjykimi i pergjithshem i ndalesave qe kane ardhur ne lidhje me pikturat.

Por dijetaret kane vendosur disa kushte per lejimin e ketyre filmave vizatimore per femije, nga me kryesoret e te cilave eshte qe filmi te mos kete gjera te ndaluara ne vetvete, siç jane bindjet dhe besimet e paverteta, muzika, veshjet e personazheve, etj. Pra, filmat per femije duhet te jene larg te ndaluarave, larg prishjes morale, larg veseve te keqia. Ato duhet te jene edukative, mesimdhenese, pozitive. Filmat vizatimore per femije me permbajtje Islame dhe brenda rregullave Islame do te ishin edukim, mesim dhe thirrje e suksesshme per femijet e muslimaneve.

Me poshte po sjellim nje fetva te shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ne lidhje me kete teme: Ne Pyetjen nr. 246, nga libri: "Fetvate e shejh Iben Uthejmin", thuhet: "Si eshte gjykimi per pikturat e filmave me kartone qe shfaqen ne televizor? Cili eshte mendimi juaj per ata shejha qe dalin ne televizor? Cili eshte gjykimi i mbartjes se parave qe kane piktura?

Shejhu u pergjigj: Sa i perket pikturave te kartonave qe shfaqen ne televizor, nese ato jane ne forme njeriu, atehere per gjykimin per shikimin e tyre ka lekundje: a te bashkohen me pikturat e verteta (qe behen ne leter) apo jo? Me e afert eshte qe ato nuk bashkohen me pikturat e verteta. Kurse per ato vizatime qe nuk jane ne formen e njeriut, nuk ka ndalese perderisa nuk shoqerohen me gjera te ndaluara si muzika, etj, si dhe nuk te humbin kohen duke shkaktuar lenien e ndonje detyrimi.

Kurse dalja e disa shejhave ne televizor, eshte nje çeshtje qe lidhet me ixhtihadin (perpjekjen e secilit per me te sakten), ku nese dikush ja qellon, merr dy shperblime dhe ne te kundert merr nje shperblim. Padyshim se ata qe kerkojne te miren prej tyre, kane qellim perhapjen e dijes dhe te ligjeve te sheriatit, sepse televizori eshte mjeti mediatik me i qarte dhe me i pergjithshem, me te cilin njerezit jane lidhur me shume se me çdo mjet tjeter. Ata thone se nese nuk do te flasim ne ne televizor, atehere do te flasin te tjeret dhe ndoshta fjala e te tjereve eshte larg te vertetes. Me kete menyre ne i mesojme dhe i keshillojme njerezit, si dhe i mbyllim rrugen atyre qe flasin pa dije dhe qe humbin veten dhe te tjeret.

Kurse mbajtja e pareve me fotografi te mbreterve apo presidenteve, me te cilat jane sprovuar muslimanet sot, eshte ne fakt diçka e vjeter per te cilet kane folur dijetaret qysh heret... Ato lejohen per te ngritur rendimin nga njerezit dhe per t'i lehtesuar ata... dhe per mbajtjen e pareve, apo patentes dhe mjeteve te identifikimit qe jane te nevojshme per individin qe t'i mbaje me vete nuk ka ndalim dhe nuk ka gjynah inshaAllah, perderisa i urren ato fotografi dhe nukpajtohesh me to, dhe nese nuk do te ishte nevoja, nuk do t'i mbaje ato. Lusim Allahun qe te na ruaje te gjitheve nga gjynahet tona dhe te na mundesoje qendrueshmeri dhe palekundshmeri ne fene e Tij. Ai eshte Bujari me i madh!"

(Pyetja Nr. 578) Anonim / Tiranë / 17-10-2009

Message : eselamu alejkum ue rahmetullahi ue bverekatuhu.
Para ca viteve mua me ndodhte qe cdo nate mbasi me kishte zene gjumi me ndodhte qe te me dilte gjumi dhe dicka ma pershkonte gjith trupin tim nje e dridhur shum e frikshme dhe ne ato momente un as nuk levizja as nuk flisja dot dhe keshtu me ndodhte gjith ato here dhe cdo nate kishte raste kur un edhe shikoja edhe hije njerezish ne dhome mirepo nuk levizja dot,keshtu me ndodhte cdo nate muaj rresht kjo pune,porse ne ate kohe un edhe pse u falja 5 vaktet muzika per mua ishte 24ore ne veshet e mi edhe gjat nates kur flija muziken e mbaja tek veshet te ndezur.dua tju pyes kjo a ka qene thjesht ngacmime nga xhinet apo do te thot qe un kom ndonje xhind ne trupin tim. Mua edhe tani me ndodh kjo gje porse shum rradh ajo qe mua tani me ndodh me shpesh eshte se  kur zgjohem naten shoh ne mure akrep te zij apo merimanga te zeza apo pika ose hije te zeza kjo me ndodh shpesh ne te vertete ato nuk jane aty porse mua me duket ashtu a mund te me sqaroni se  perse me ndodhin keto gjera, cfare jane keto hije te zeza qe shoh neper mur,nje nate kur u zgjova keto hije i pash tek fytyra e cunit pastaj kur u zgjova perseri nuk ishin me. Ju lutem me sqaroni me hollesi per keto qe me ndodhin dhe ma beni hallall se u zgjata shum. 

/ 18-10-2009

Ajo qe te ka pas ndodh ka qene ngacmim nga xhinet, por nuk do te thote se ke xhin ne trup, sepse shkaqet te gjitha kane qene qe te biesh pre e sulmeve te xhineve dhe lojerave te tyre, siç eshte degjimi i muzikes, mospermendja e Zotit para fjetjes dhe fjetja pa abdes, e tjera shkaqe qe te bejne pre te xhineve. Zgjidhja per kete problem te vjeter por qe te perseritet ndonjehere eshte e thjeshte por ndoshta e veshtire per t'u praktikuar deri sa ta lehtesoje Allahu: Mos fli kurre pa abdes! Para gjumit thuaji lutjet e posaçme. Mos e fut muziken ne shtepi dhe qendro sa me larg asaj. Ne shtepi te degjohet sa me shume Kuran e veçanerisht surja el Bekare, e cila i mban larg xhinet prej shtepise dhe femijeve. Po keshtu, lexoi femijeve nga Kurani, duke i vendosur doren mbi koke dhe duke i lexu suret qe din permendesh, e sidomos: Fatihane, ajetin Kursij, suren Ihlas, Felek dhe Nas. Nese i ben keto, atehere nuk ke pse te frikesohesh nga asnje lloj krijese e Allahut. Dhe dije se xhinet jane shume here me te dobet se njeriu dhe kane frike prej tij, por ata shfrytezojne pakujdesine e njeriut nga permendja e Allahut dhe zhytjen e tij ne gjynahe, dhe duke qene ne kete gjendje, ata hyjne ne trupin e tij lehtesisht, e sidomos nese jane urdheruar nga ndonje magjistar apo kur shihesh me sy te ziliqarit. Nese i mbeshtetesh Allahut dhe i kerkon mbrojtje Atij, Ai te mjafton dhe Ai i mjafton besimtareve si Mbrojtes dhe Ruajtes.

(Pyetja Nr. 577) Anonim / Zvicër / 16-10-2009

Message : Es-Selamun Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu!
E kam humbur Namazin qe me shume se 2 vite dhe kam mbet ne gaflet spo muj me ja fillu, shum po pertoj dhe spo ma don hiq dhe keshtu jam duke vazhduar duke thene: \"Neser Inshallah ja filloj...neser...neser\" keshtu pom shkon koha dhe nuk edi pse keshtu dhe po e shoh se ka vdekur Zemra sepse nuk po ndikon asgje dhe saher po du me ja fillu pom vje nje pertes e rende dhe po me duket sikur me ma qit nje koder permi shpin aq rende po me duket me fal Namazin e keshtu po vazhdon gjithmon.
Pra nese e lem Namazin qellimisht edhe pse kemi kohe per ta falur mirepo nuk e fal dhe nuk e mohon, a ka dal ky person nga Islami apo eshte ende Musliman?
Une jam ne kete gjendje te keqe dhe po kam frike se mbas po me zen vdekja ne kete situat sepse edhe Zemra diqka po me rreh lisht dhe po kam frik se mbas po me vje ndonje sulm ne zemer e tani pa Namaz me vdek po kam frik.
All-llahu ju shperbleft.

/ 18-10-2009

Lenia e namazit eshte vertet çeshtje me rrezik te madh, dhe nese ka opinione te ndryshme te dijetareve ne lidhje me daljen nga feja apo jo te lenesit te namazit, ne rastin e pyetesit me shume anon nga dalja prej feje, Allahu na ruajte e ju udhezofte! Kjo sepse nuk ka mbetur gje tjeter qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, perveç namazit, madje kete e ka thene edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Si mund ta lesh namazin kur ai eshte gjeja e pare per te cilen Allahu ka me te pyet ne diten e Llogarise?! Si mund ta lesh namazin kur e di mire se Allahu e ka bere obligim ate me qellim qe te permendesh Allahun?! Si mund ta thyesh ti kete urdher te Allahut qe eshte me i madhi prej te gjitha urdhrave pas besimit dhe largimit prej shirkut e kufrit?! Si mund t'i lutesh ti Allahut per nje hall te dynjase kur ti nuk falesh?! Si mund t'i kerkosh ti Allahut xhenetin, kur ti nuk falesh?! Si kerkon ti qe Allahu te fale gjynahet kur ti nuk falesh?! Si guxon me e len namazin ne ato vende te kufrit, ku mbrojtesi yt i vetem eshte Allahu dhe lidhja me te eshte namazi?! Si mund ta quash veten musliman kur ti nuk falesh, pasi qe e di mire se ç'eshte falja, kush e ka urdheru dhe si kryhet?! Si mund te jetosh ti pa iu lutur Zotit tend dhe pa u afruar tek Ai me falje e namaz?! Si mund ta gjesh qetesine ne kete bote te eger e mashtruese dhe ne ate shoqeri qe jeton larg permendjes se Zotit dhe larg çdo norme morale e njerezore, nese ti nuk falesh dhe nuk kthehesh te Zoti yt me pendim e lutje?! Si mund t'i pergjigjesh thirrjes se djallit per ne zjarr dhe te lesh thirrjen e Allahut per ne lumturine dhe begatine e perjetshme ne te dyja botet?!

Nese e beson Krijuesin tend, dije se nuk te ka krijuar pa qellim. Dhe nese e di se do te merresh ne llogari, atehere pergatitu per pergjigjen vendimtare te fatit tend perderisa je ne kohe dhe nuk te ka ardhur shpirti ne gurmaz. Jepi shtymen shejtanit dhe mbeshtetju Allahut e lutju Atij qe te jape sukses, dhe dije se nese e ben kete, atehere Allahu t'i lehteson te gjitha rruget qe te çojne drejt Tij dhe te jep shperblimin tend ne te dyja botet.

O Zoti yne! Ktheji muslimanet ne fene Tende me nje kthim te vertete!

(Pyetja Nr. 576) Avni / Kumanovë / 10-10-2009

Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah.
ju dua per hire te all-llahut azze ve xhel-le.Nese keni mudsi te pergjigjeni ne pytjen time qe te me lehtesoni ne kete ceshtje, Allahu ju shperbleft; A ka baze ne sunnet me bo hatme per dike tjeter, kuptohet per te gjallet, dhe ne se po, si duhet?

/ 14-10-2009

Nuk ka argument as ne Kuran dhe as ne Sunet per berjen e hatmes se Kuranit per dike tjeter, qofte i gjalle apo i vdekur, sepse çdo njeri eshte pend i vepres se vet, siç thuhet ne Kuran. Por njeriu merr sevape edhe me degjimin e Kuranit nga ai qe e lexon, keshtu qe kush nuk di te lexoje Kuran, le ta degjoje ate nga dikush tjeter dhe keshtu merr sevape, por qe ta lexosh vete Kuranin merr me shume sevape se sa ta degjosh nga dikush tjeter apo nga radio. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 575) Anonim / 9-10-2009

Pyetja eshte kjo: Une jam grua e martuar dhe kam nje femije para 1 muaji, por kam frik se me tradhton burri si  duhet te reagoj, a ka ndonje rrug qe te kthehet ai te un dhe djali e jo te lakmoj tek tjerat, a egziston ndonje dua ne lidhje me ket pun? dhe kur qan foshnja shum qa duhet te themi? dhe si duhet me kendu jasin se un i fali 5 namazet por nuk di  me kendu jasin? faleminderit shum vella i nderuar allahu ju  shperbleft

/ 10-10-2009

Udhezimet tona per ju jane si vijon: Se pari ju duhet te vazhdoni me kryerjen e faljes pese here ne dite dhe me leximin e librave Islame sa te mundni. Po keshtu te degjoni Kuran nga kompjuteri apo manjetofoni, cdo dite, dhe nuk eshte kusht qe te lexosh suren Jasin dhe as qe ta mesosh permendesh, sepse nuk ka ndonje efekt te vecante nga suret e tjera te Kuranit. Pervec kesaj, mos kerko ndonje lutje te vecante qe funksionon si magji, por mjafton qe ti drejtohesh Zotit me fjalet e tua per hallet e tua, dhe Zoti degjon dhe i pergjigjet lutjes tende.

Se dyti, ti duhet ta besh per vete burrin tend: ta presesh mire kur vjen ne shtepi, te buzeqeshesh ne sy te tij, ta besh te ndjehet i lumtur. Te vishesh bukur edhe ne shtepi dhe jo me rrobat qe ke punuar apo gatuar, sepse ne rruge ai ka pare te zbukuruara e te veshura gjysem lakuriq. Pra, beje burrin per vete duke e mbajtur veten. Vepro keshtu, dhe do te kesh sukses me lejen dhe ndihmen e Allahut.

Kurse kur qan foshnja shume, gjeja me e mire eshte qe t'i lexoni dicka prej Kuranit, duke i vendosur doren te koka apo te trupi dhe duke lexu suren Fatiha, ajetin kursij dhe tre suret e fundit te Kuranit (Ihlas, Felek dhe Nas). Keto duhen lexuar shpesh femijeve te vegjel dhe jo vetem kur qajne, sepse shpesh ata bien mesysh dhe kane probleme per kete arsye. Allahu i ruajte muslimanet dhe femijet e tyre!

Jeton / Blegjikë / 8-10-2009

Message : Selamun Alejkum.
Ju pershendes. ALLAHU xh.sh. na forcofte Imanin dhe na befte edhe me te ditur. Lusim ALLAHUN xh.sh. qe ti ruaje SELEFITE nga kurthet e te tjereve dhe ti udhezoje te tjeret ne Islam-paqe!

(Pyetja Nr. 574) Anonim / 8-10-2009

Esselam alejkum we rahmetullah!
Kam nje pyetje nese ka mundesi eshte me rendesi per mua:
"Kur dalim ne takim me nje vella musliman (kuptohet ne prani te babit), si eshte e pelqyeshme te sillemi dhe qfare pyetje perafersisht duhet t'ia parashtrojme?"
Me ka ardhur ne inbox nje leter me dhjete pyetjet qe duhet t'i bejme para se te vendosim per fejese. Ja cilat jane: Pyetja e parë: Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Cilat janë ambiciet, si e shikon veten pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh? Pyetja e dytë: Cili është koncepti juaj mbi martesën? Pyetja e tretë: Cilat janë ato cilësi dhe veti të cilat i kërkon tek shoku/shoqja e jetës? Si kërkon të jetë ai/ajo? Pyetja e katërt: A e shikon të rëndësishme dhe domosdoshme lindjen e fëmijës që vitin e parë të martesës? Pyetja e pestë: A vuan nga ndonjë sëmundje? A ke probleme shëndetësore, apo të meta fizike? Pyetja e gjashtë: A je i shoqërueshëm dhe kush janë shokët e tu? Pyetja e shtatë: Si janë marrëdhëniet e tua me prindërit? Pyetja e tetë: Si e kalon kohën e lirë? Pyetja e nëntë: A kontribon materialisht për ndonjë shoqatë bamirëse, apo çdo lloj aktiviteti me natyrë bamirëse? Pyetja e dhjetë: Çfarë mendon nëse prindërit e tu dhe të mitë ndërhyjnë në jetën tonë private?

/ 14-10-2009

Dialogu i pare dhe i njohjes mes dy te fejuareve duhet te jete i lirshem dhe i çilter, ku secili duhet te tregoje veten e vet ashtu si eshte me deliresi dhe pa shtirje. Kuptohet qe emocionet luajne rolin e tyre, por sa me shume emocione, aq me shume deliresi ka. Dialogu duhet te jete nje bisede e lirshme dhe pa shtrengesa. Nuk ka pyetje te posaçme qe duhet te behen patjeter nga secila pale, por çdo njeri ka tipin e vet, karakterin e vet dhe kendveshtrimin e vet per jeten dhe per shokun e jetes, se si kerkon qe te jete. Zakonisht vajza duhet te jete e turpshme dhe me shume e heshtur, duke ruajtur deliresine e saj, sepse mundet qe edhe te mos pelqehen! Nese ka patjeter dicka qe duhet te mesoje nga djali qe kerkon doren e saj eshte feja, rruga qe ndjek, morali, puna qe ben nese eshte hallall apo jo, etj. Ajo qe ka ne dore vajza ne kete rast jane pikerisht kushtet qe kerkon t'i vendose burrit te saj te ardhshem, nese ajo ka kushte ne veten e saj dhe qe kerkon nga burri i saj qe t'i permbahet gjate jetes se tyre. Pra, sa me thjesht dhe me lirshem, dhe shiko fene e moralin, kurse te tjerat jane gjera te perkohshme qe kalojne apo qe ndryshojne me kalimin e kohes. Nuk duhet te harrohet falja e namazit Istihara dhe lutja e posacme, ku i kerkohet Allahut te jape zgjedhjen me te mire! Kthehu tek Allahu dhe lutju Atij, sepse i gjithe suksesi eshte vetem ne Doren e Tij!

(Pyetja Nr. 573) Anonim / Shqipëri / 8-10-2009

Message: Selamun alejkum we rrahmetullah. Allahu ua shperblefte per pergjigjet qe ktheni! Nese njeri nga bashkeshortet shkel njeren nga kerkesat e bashkeshortit tjeter per te cilin eshte firmosur gjate nikahut qofte edhe nje here te veeme, a behet martesa e pavlefshme?

/ 10-10-2009

Ne rast se njeri nga bashkeshortet shkel njerin apo me shume nga kushtet e vendosura ne aktin e marteses, nuk prishet akti i marteses, por eshte e drejte e pales tjeter qe ne baze te kesaj shkelje te kerkoje cuarjen ne vend te saj, ose te kerkoje prishjen e aktit apo divorcin, ose ta anashkaloje ate dhe te vazhdoje jeten bashkeshortore normalisht. E Allahu di gjithçka ne hollesi.

(Pyetja Nr. 572) Anonim / Shqipëri / 7-10-2009

Message : Eselemualejkum Ue Rahmetullah.
Nese gruaja nuk e fal Namazin ne kohe dhe e keshillon te kete kujdes per te, mirepo ajo nuk ndryshon dhe e ben te rruges qe asnje Namaz te mos e fale ne kohe, bile te drejtohet: "E fal kur te dua une!" Çfare qëndrimi duhet te mbaje bashkshorti ne kete rast?

/ 10-10-2009

Burri duhet te kujdeset per familjen e tij, per gruan e femijet, qe ata t'i kryejne detyrimet e tyre fetare sipas rregullit, por ai duhet ta beje kete gje me urtesi, maturi e durim, dhe jo me force e detyrim kur behet fjala per gruan sidomos. Pra, burri vetem mund te keshilloje dhe te beje dicka tjeter qe eshte me kryesorja: te zbatoje me se miri ato qe i urdheron gruas se tij, sepse ai eshte shembulli i gjalle per te, prandaj kujdes! Se pari zbatoi vete detyrimet e tua, pastaj vazhdo me lutje e me durim per te keshilluar gruan e femijet. Bej gjithnje lutje qe Allahu ta udhezoje e ta permiresoje gruan dhe femijet e tu, sepse gjithcka eshte ne Dore te Allahut dhe Ai na ka urdheruar qe t'i drejtohemi Atij ne cdo nevoje e ne cdo gjendje. Allahu i Madhruar thote: "Urdheroje familjen tende per namaz dhe bej durim me te!" [Ta-Ha, 132]. Me durim e butesi arrihet gjithcka, dhe suksesi vjen vetem nga Allahu.

(Pyetja Nr. 571) Anonim / Kosovë / 7-10-2009

Message: Selamu alejkum. Deshta te bej nje pyetje: Transmetohet ne hadith se ka thene i Derguari alejhi selam: "Ju eshte ndaluar qe te sheroheni me gjerat qe i ka ber Allahu haram." Pyetja eshte se a eshte e lejuar qe ta mjekojm kancerin me morfium qe eshte lend e droges per ta ndalur dhimbjen e pacientit?

/ 14-10-2009

Ne Fetvane nr. 8926, te Komisionit te perhershem te fetvave "El-lexhnetu ed Daime", ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, nder te tjera thuhet: "...Nese nuk njihen lende te tjera te lejuara, pervec Morfines dhe Pethidines, atehere ne rast domosdoshmerie lejohet qe te perdoret njera prej ketyre dy lendeve per pakesimin e dhimbjeve te pacientit, por me kusht qe perdorimi i tyre te mos sjelle deme me te medha apo te barabarta me gjendjen aktuale te pacientit, siç eshte vazhdueshmeria e perdorimit te tyre gjithnje (gje te cilen e kerkon trupi gjithnje nese perdor nje here lende te tilla)."

(Pyetja Nr. 570) Anonim / 4-10-2009

Message : Es selamu alejkum.
A lejohet te lexosh ne kuran {musaf} gjate namazit vullnetar?
A lejohet te bejne itikaf ne shtepi vajzat?

/ 10-10-2009

1. Nuk ka problem qe te lexohet nga Kurani ne namazin vullnetar. Nje gje e tille eshte percjelle nga Aisha (radiallahu anha) e cila ka urdheruar Dhekvanin, sherbetorin e saj, qe t'i prije asaj ne namaz duke lexuar nga Kurani. Kete e ka permendur Buhariu ne formen "Mual-lak" (pa sened) ne Sahihun e tij, por ne formen e prere, dmth duke e kosnideruar te sakte. Po keshtu dijetaret bashkekohore si shejh Iben Baz, etj. e kane lejuar kete gje duke u bazuar ne kete argument qe permendem.

2. Te vetmit qe e kane lejuar itikafin ne shtepi per grate jane hanefite, por e sakta eshte se itikafi nuk lejohet veçse ne xhami, sepse kur e permend itikafin, Allahu thote: "Kur jeni duke bere itikaf ne xhami..." [El Bekare, 187] Iben Abbasi e ka refuzuar itikafin ne shtepi dhe ka thene se ai eshte bidat. [http://www.saaid.net/Doat/binbulihed/161.htm].

(Pyetja Nr. 569) Iben Sebil / 1-10-2009

Message : Selamun alejkum. Doja te pyesja ne lidhje me agjerimin e dites se shtune, sepse Shejh Albani (Allahu e meshirofte) ka bere nje hadith sahih ne te cilin nuk lejohet te agjerosh te shtunen vecse kur eshte obligim, ndersa shume shujukhe te tjere e kane bere hadithin te pasakte? Doja nje sqarim me te hollesishem apo nje komentim me te gjere nga te dyja palet ne qoftese mundeni? Allahu ua shperblefte me te mira si ne kete bote edhe ne tjetren!

/ 10-10-2009

Ne lidhje me agjerimin e dites se shtune ka mospajtime ne mesin e dijetareve, qe heret, dhe shkaku i mospajtimit eshte kundershtimi i jashtem mes haditheve qe e lejojne agjerimin e dites se shtune dhe atyre qe e ndalojne ate. Hadithi qe e ndalon agjerimin e dites se shtune eshte i sakte dhe per kete nuk ka dyshim. Nuk eshte shejh Albani i vetmi dhe as i pari qe e ka konsideruar te sakte ate hadith, por kundershtimi qendron ne kuptimin e ketij hadithi.

Teksti i hadithit qe e ndalon agjerimin e dites se shtune: Abdullah iben Busr trasnmeton nga motra e tij se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Mos e agjeroni diten e shtune pervecse ne agjerimin e detyrueshem, dhe nese ndokush nga ju nuk gjen te haje tjeter gje vecse levore rrushi apo dege peme, le ta pertype ate!" E ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Iben Maxheh. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte ne "El Irva", 960. Tirmidhiu shton: "Domethenia e ndalimit ne kete hadith eshte qe te veçohet dita e shtune me agjerim, sepse çifutet e madherojne kete dite.

Kurse prej haditheve qe e lejojne agjerimin e dites se shtune te bashkuar me nje dite tjeter, permendim hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra se ka degjuar Pejgamberin te thote: "Askush te mos e agjeroje diten e premte, perveç nese agjeron nje dite para saj ose nje dite pas saj." [E ka nxjerre Buhariu dhe Muslimi].

Po keshtu transmetohet nga Xhuvejrije bintul Harith (radiallahu anha) se Pejgamberi hyri tek ajo nje dite te xhumaje dhe ajo ishte agjerueshem, e ai i tha: "A agjerove dje?" Ajo iu pergjigj: "Jo!" Ai i tha: "A do te agjerosh neser?" Ajo i tha: "Jo!" Ai i tha: "Atehere prishe agjerimin!" [Buhariu].

Po keshtu ka ardhur hadith i sakte te Buhariu dhe Muslimi ku thuhet se Pejgamberi ka thene: "Agjerimi me i dashur tek Allahu eshte agjerimi i Daudit (alejhi selam), i cili nje dite agjeronte dhe nje dite hante."

Shejh Albani, duke u bazuar ne rregullat e pergjithshme te usuli fikhut, i jep perparesi hadithit te ndalimit mbi hadithin e lejimit te agjerimit ne diten e shtune. Dhe ky rregull eshte i njohur nga dijetaret. Por dijetare te tjere bejne nje harmonizim tjeter mes ketyre haditheve, duke thene se agjerimi i dites se shtune nuk lejohet nese vecohet me agjerim ajo dite, por nese agjerohet e xhumaja bashke me te, ose e djela, atehere lejohet. Dhe po keshtu lejohet te agjerohet dita e shtune ne rast se qellon dita e Arafatit, apo dita e Ashures, ose qellon dite agjerimi per ate qe agjeron nje dite po dhe nje dite jo, etj. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete ceshtje, eshte bashkimi mes haditheve sipas menyres qe ka ndjekur shumica e dijetareve te hershem e bashkekohore, dmth qe lejohet te agjerohet dita e shtune e bashkuar me te premten ose te djellen, apo per ato qe kane bere tradite nje agjerim qe ka ardhur ne sunet, sic eshte agjerimi cdo dy dite, apo agjerimi i 3 diteve te neteve te bardha te cdo muaji, etj. e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 568) Anonim / 27-9-2009

Message : Es selam alejkum. Desha te bej nje pytje:
Nese dy te rinj ka ren ne gracken e shejtanit edhe kan ber mekate aq te mdhaja sa qe kan ber at qe ben burri me gruan e vete per veq mardhenjeve imtime.
Keta dy te rinj si i kishilloni edhe a asht me hajr qe te kerkojn njeri tjeterin ne hallall edhe a duhet te ju tregoj familjeve te veta per ngjarjen qe ka ndodh mes tyre qe te jet shansi me i madh per tu bashkuar? Allahu ju shperbleft!

/ 28-9-2009

Padyshim se çeshtja juaj eshte ne rrezik, sepse keni ndjekur hapat e shejtanit dhe gjurmet e tij, dhe duhet t'i jepni fund sa me pare kesaj gjeje. Se pari duhet te pendoheni tek Allahu per shkeljet qe keni bere dhe Allahu e pranon pendimin e roberve te Tij te sinqerte. Pastaj nuk duhet te perseritni me kurre ato shkelje, por nese jeni te sinqerte me njeri-tjetrin, atehere kerkoni nga Allahu qe t'ju bashkoje me martese te ligjshme duke ndjekur rruget e lejuara ne Islam. Djali duhet te beje sa me shpejt kerkesen per martese te prinderit e vajzes dhe nese ata nuk pranojne, mund te perdoret kjo qe ka ndodhur mes jush, nese shpresohet se sjell dobi. Edhe nje here, mos shkoni me tutje ne gabim dhe mos shkelni ne derrase te kalbur, sepse mund te merrni ne qafe veten tuaj per te gjithe jeten ne kete bote dhe ne boten tjeter, por veproni me maturi dhe ashtu si ju ka mesuar Allahu. Falni namaz sa me shume me frikerespekt si dhe falni namaz istihara. I ktheni zemrat dhe duart nga Allahu qe t'ju bashkoje ne te mira e devotshmeri, dhe dijeni se Allahu do te miren per robet e Tij dhe e ka lejuar qe ata te jetojne te lumtur e ne dashuri me njeri-tjetrin, por qe kjo lumturi dhe dashuri te jete sa me e plote dhe me e gjate, Ai ka vendosur rregulla dhe ligje qe besimtari duhet t'i ndjeke per te arritur lumturine e vertete ne te dyja botet dhe per te kenaqur Zotin e Tij te Madheruar, ne Doren e te Cilit eshte gjithçka. Lusim Allahun t'ju udhezoje ne me te miren per ju dhe me te kenaqshmen per Allahun, sepse vetem Allahun e ka ne Dore kete dhe Ai eshte i Plotefuqishem per gjithçka!

(Pyetja Nr. 567) Nevila / Londër / 27-9-2009

Message : eselamu  alejkum  ve  rahmetullahi ve  berekatuhu.  Nje  moter  me  tha  se  ka  degjuar  nje  hoxhe  se  kishte  thene  per  ditet qe  i  kane  mbetur  nga  te  permuajshmet munet  me  i  bashkua  me  6 ditet  e shevalit  me  i  krye  per  nji  here. Sa  e  vertete  ashte kjo dhe a  ka  baze  kune,  apo  thanje  e  kote? Allahu  te  shperblefte  me  xhenetin  firdeus!

/ 28-9-2009

Nuk lejohet te bashkohet agjerimi farz i plotesimit te diteve te lena mangut ne Ramazan me agjerimin e 6 diteve vullnetare nga muaji Sheval me te njejtin nijet. Ky eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje edhe pse ekziston mendim tjeter te disa dijetare te medhhebeve te ndryshme qe e lejojne kete gje. Por kundershtimi me i madh qendron ne ate se a duhet te agjerohen se pari ditet e lena nga Ramazani, apo 6 ditet e Shevalit? Mendimi me i sakte ne kete ceshtje eshte se se pari duhen agjeruar ditet e lena borxh nga Ramazani, dhe pastaj te agjerohen 6 ditet nga Shevali, dhe megjithese kundershtimi ne kete ceshtje eshte i konsiderueshem, por me e sakta eshte ajo qe thame sepse perkrahet me shume nga argumentet dhe kuptimi i tyre, sic eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit pastaj e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin”. Nga hadithi kuptohet qe se pari duhet te plotesohet agjerimi i Ramazanit qe te quhet se e ke agjeruar Ramazanin te gjithe, pastaj te agjerohen ditet vullnetare nga Shevali, nese eshte mundesia, e nese jo, atehere Allahu e di mundesine e robit te Tij kur ka nijetin per te vepruar mire, dhe pervec kesaj, ka edhe agjerime te tjera vullnetare sic eshte agjerimi i te henes dhe i te enjtes ne te gjitha muajt e vitit, dhe shperblimi i agjerimit eshte shume i madh tek Allahu. E Allahu e di me mire dhe ne Doren e Tij eshte sukesi.

(Pyetja Nr. 566) Anonim / 22-6-2009

Message : Selam Alejkum
Desha te pyes ne lidhje me pyetjen 562. Edhe une jam nje prej atyre qe dija se lloji i tille i tregtise eshte kamate. Por desha te di se ku eshte ndryshimi midis ketij lloji  tregtis me blerjen e shtepise, apo marrja e parave me kredi ne banke, dhe a lejohet me perfitu nga nkimi i lekeve ne valute; p.sh. nese ke 1 milion lek ti kthesh ne dollar dhe pastaj te presesh kur te ngrihet dollari ti kthesh perseri ne lek?

/ 23-6-2009

Dallimi mes shit-blerjes me keste dhe kredive bankare eshte se ne rastin e pare kemi te bejme me tregti te lejuar ku per qellim eshte malli qe shitet dhe blihet per plotesimin e nevojave te seciles pale, kurse ne rastin e dyte (te kredive bankare) kemi te bejme me marrje borxh te nje shume te caktuar parash qe duhet te shlyhen brenda afatit te caktuar me apo pa keste, por me shtese qe eshte kamate e paster, pa asnje kundershtim ne mesin e dijetareve. Bankat Islame kane gjetur nje zgjidhje ne lidhje me kete, dhe shumica e dijetareve e kane lejuar ate zgjidhje e cila eshte keshtu: Klienti qe kerkon te bleje nje makine apo shtepi te caktuar, shkon te banka Islame dhe i thote se deshiron te bleje filan makine apo shtepi qe gjendet tek filan pronar, dhe banka dergon njerez te saj per ta blere ate makine apo shtepi me pare ne dore, me çmimin qe kerkon pronari i saj, dhe me kontrate te rregullt duke i kaluar pronesia e asaj makine apo shtepie bankes. Pastaj banka lidh kontrate tjeter me klientin e saj, duke ja shitur ate makine apo shtepi me keste deri ne nje afat te caktuar, me çmimin qe bien dakord te dyja palet, edhe pse mund te jete me i larte se çmimi me te cilin e bleu banka. Dhe kjo eshte e lejuar, pa ndonje problem inshaAllah, por ajo qe ndodh ne shume banka qe quhen Islame, eshte mospraktimi i sakte i ketyre marreveshjeve, qofte nga padija e punonjesve te tyre qe i praktikojne ato, apo nga shkelje qe mund te behen per lehtesi veprimesh dhe pakesim shpenzimesh, por qe nuk lejohen. Kurse kredite bankare jane kamate e qarte, pa asnje kundershtim. Lusim Allahun t'i ruaje muslimanet nga kamata dhe t'i mundesoje atyre tregti e marreveshje te lejuara dhe rizk hallall!

Kembimi i valutave eshte i lejuar ne çdo kohe e vend, perderisa kembimi behet dore me dore. Nese ti ke per qellim te kembesh nje sasi parash ne nje valute te caktuar e cila per momentin eshte ne renie dhe pritet qe vlera e saj te ngrihet, lejohet qe te mbledhesh prej saj dhe pastaj ta shesesh me çmimin e ngritur. Nuk ka problem per kete. Por problemi qendron ne faktin se kjo eshte diçka e panjohur dhe hamendje qe mund te sjelle fitim ose humbje, pra ka rrezikshmeri, dhe kjo duhet llogaritur mire nga ana juaj, ne menyre qe t'i ruheni humbjes sa te mundni. Zakonisht, kur nje valute i ngrihet vlera kundrejt valutes se nje vendi tjeter, nuk eshte e thene qe kjo ngritje e vleres te jete ngritje e vertete e asaj valute, por mund te jete per shkak te renies se vleres se valutes te atij vendi dhe fuqia blerese e asaj valute. Pra, keto jane çeshtje ekonomike te nderelikuara qe kerkojne njohuri dhe pervoje.

(Pyetja Nr. 565) Abdullah / Evropë / 19-6-2009

Message : selamu alejkum. Kam nje sual me ni liber ne gjuhen shqipe shkruan keshtu autori pasi te kete fole per pendimin: "...Per kete shkak, pendimi eshte qellimi i besimtarit, fillimi dhe mbarimi i te gjithe ceshtjes. Ai eshte qellimi per te cilen eshte krijuar gjithesia. Ndersa urdherat e Allahut dhe Njesimi i Tij jane nje pjese e pendimit, madje, pjesa me e madhe e tij mbi te cilen ai eshte ndertuar."
A eshte kjo ne rregull ja menja ime eshte shume e dobet ja nuk eshte ne rregull si po e shohe une sipas kesaj teuhidi po hyne ner pendim? Barak allah fik per pergjigje.

/ 21-6-2009

Kjo shprehje eshte e rregullt nese do ta merrnin pendimin me kuptimin e gjere te tij, dhe nese do te meditonin thelle ne te. D.m.th: me pendim njeriu hyn ne islam dhe e le kufrin. Me pendim njeriu kerkon falje per shkeljet qe i ka bere ndalesave te Allahut dhe per mangesine ne adhurimin e Allahut. Pra, me pendim nga kufri hyn ne Islam dhe me pendim per gjynahet dhe per mangesita e lena ne dynja kundrejt Allahut duhet te dalesh nga dynjaja per teshpetuar nga zjarri dhe per te fituar xhenetin. Prandaj shpesh muslimanet bejne lutje qe Allahu t'u mundesoje pendim te sinqerte para vdekjes. Pra, ne kete rast merret kuptimi i fjales pendim gjeresisht, ku eshte per qellim njesimi i Allahut dhe afrimi tek Ai duke lene kufrin dhe gjynahet dhe duke zbatuar urdhrat e Tij. Pra keto te gjitha kane lidhje me njera-tjetren, dhe kur duam te flasim per pendimin dhe te meditojme rreth tij, mund te themi se ai i perfshin te gjitha keto, duke filluar nga Njesimi i Allahut, sepse me pendim nga kufri fillon te njesosh Allahun, dhe me pendim nga gjynahet e ploteson Njesimin e Tij. Allahu i do ata qe pendohen shume dhe ata qe pastrohen, ndaj lusim Allahun te na beje prej tyre!

(Pyetja Nr. 564) Agron / Gjermani / 19-6-2009

Message: Eselamu alejkum ue rrahmetullah ue berekatu. Kam nje pyetje: "Profeti s.a.u.s ka thene: "Neqoftese nuk thoni Bismila perpara se te merrni Udu (ABDESI) atehere Uduja juaj nuk ka vlere." Po nese vendi ku merret uduja eshte bashke me WC, ku mund te thuhet fjala Bismilah, perpara se te futesh ne WC apo me mendje? ALLAHU xh.sh ua shperblefte.

/ 21-6-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Nuk ka namaz ai qe nuk ka marr abdes dhe nuk ka abdes ai qe nuk ka oermendur Emrin e Allahut ne fillim te tij." [Hadith i sakte. Ebu Daudi, etj]. Prej ketu, disa dijetare thone se thenia bismilah eshte kusht per vlefshmerine e abdesit, kurse te tjere thone se ajo eshte sunet i forte, por edhe nese nuk thuhet, abdesi eshte i vlefshem perderisa eshte bere nijeti per abdes. Kurse ne lidhje me thenien e fjales "Bismilah", brenda banjes ku eshte bashke vendi i jashteqitjes, banjo (dushi) edhe lavamani (vendi ku merret abdesi dhe lahen duart), ka mospajtim ne mesin e dijetareve, i cili ne me te shumten arrin ne mospelqyeshmerine e permendjes se Allahut ne kete vend, dmth ne banjo apo lavaman dhe jo gjate jashteqitjes, sepse per kete te fundit jane dakord te gjithe qe nuk lejohet. Prej ketu, disa thone se me e preferuar eshte qe bismilah te thuhet me zemer apo me mendje dhe jo me ze, kurse te tjere thone se nuk ka problem edhe nese thuhet me ze, sepse e ndaluar eshte vetem permendja e Allahut ne vendin e jashteqitjes dhe gjate saj. Kurse ne rastin kur vendi i jashteqitjes eshte i ndare me mur nga vendi i marrjes abdes, atehere nuk ka asnje lloj problemi. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 563) Imran / Topanicë / 18-6-2009

Message : Selamu alejkum. Kam nje pyetje vllazni per ju: jemi tek qeshtja e thenies "Amin" pas imamit dmth ne fund te sures fatiha dhe qka mundeni me thone nese imami nuk pret derisa te perfundon Amini me ze, dmth hoxha fillon suren pa e perfundu Aminin, a ben hoxha ketu ndonje gjunah apo qfare? A eshte e ndalume me fillu pa  perfundu Amin apo qfar edhe nese ka ndonje argument per ket shkruani ne pergjigjje? Allahu ju ruajte prej te kqijave!

/ 21-6-2009

Kane ardhur disa hadithe te sakta, ku ne menyre te permbledhur thuhet: "Mos i paraprini imamit [ne ruku e ne sexhde]; kur ai merr tekbir, edhe ju merrni tekbir (thoni Allahu ekber). Kur ai te thote: "Ue led dalin", thoni: "Amin!" [dhe nese fjala e tij (amin) perputhet me fjalen (amin) te engjejve, i falen te gjitha gjynahet e meparshme]. Kur imami te beje rukune, atehere beni edhe ju rukune, dhe kur te thote "semiallahu limen hamideh", thoni: "Rabbena ue lekel hamd" [dhe mos u ngrini para tij nga rukuja] dhe kur te beje sexhde, beni sexhde edhe ju." E ka nxjerre Muslimi e te tjere. Shejh Albani e ka permendur ne vargun e haditheve te sakta me nr. 3476. Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Dhe kur te lexoje Kuran, heshtni!" [Muslimi, e te tjere].

Por tek dijetaret e medhhebit hanefi, fjala "Amin!" pas leximit te sures fatiha ne namaz nga imami dhe xhemati, duhet te behet pa ze, duke u bazuar ne ajetin kuran qe urdheron per ta lutur Zotin nen ze dhe me frike, dhe fjala "Amin!" eshte lutje, keshtu qe duhet thene pa ze. Kurse hadithi qe urdheron per ngritjen e zerit me fjalen "Amin!" nga imami dhe nga xhemati, eshte hadith Ahad-me nje rruge transmetimi dhe ai nuk mund te perjashtoje diçka nga domethenia e pergjithshme e ajetit Kuranor. Sigurisht qe ky arsyetim eshte larg te saktes dhe i paargumentuar, sepse kur hadithi eshte i sakte, ai eshte sqarues i Kuranit dhe perkufizues i te pergjithshmes se tij, edhe nese eshte Ahad.

Sidoqofte, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na ka urdheruar qe te ndjekim imamin dhe te heshtim kur ai lexon Kuran, keshtu qe ne duhet te heshtim kur imami fillon te lexoje pas sures Fatiha, dhe te mos e zgjasim thenien e fjales "Amin!" Dhe nese merr apo jo gjynah imami ne kete rast, kjo varet nga qellimi dhe dija e tij, sepse ai mund te jete i bindur se e sakta eshte ajo qe thuhet ne medhhebin hanefi, dhe ai ndjek ate medhheb, e ne kete rast nuk mund te themi se merr gjynah, perveç nese i eshte bere e qarte e verteta me argument nga njerez me dije dhe ai e kundershton me kokefortesi. E Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen dhe shoket e tij, si dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 562) Anonim / Shqipëri / 16-6-2009

Message: Esselamu  alejkum ue rrahmetull-llah. Kisha nje pyetje ne lidhje me kamaten (Er-riba).  Kam lexuar ne disa fetwa, ne pergjithesi  keto te dijetareve te Saudise, se ata e lejojne shtesen ne para kur shitet dhe blihet me keste. Te njejten gje e lexova edhe nje dite ne nje liber fik’hu  ku thoshte tekstualisht se  dikush e  shet nje mall me nje shume po themi  1000$ dhe kjo me pare ne dore (kesh) e nese bleresi nuk ka leke ne dore atehere kjo shume behet  1500$ per nje periudhe kohore qe bien dakort te dy palet. D.m.th  nese e blen me lek ne dore  paguan 1000$, nese e blen me keste per 6 muaj paguan 1500$. Deshiroj te di se ku eshte argumenti ne te cilin mbeshteten keta dijetare per kete ceshtje sepse mua me duket per aq pak sa di se kjo eshte kamate e paster. Me qellim largimin e injorances sone dhe pasimin  e argumenteve dhe mosimitimin e verber, do t’ju kerkoja per hir te Al-llahut te ma shkoqisni  sa te mundeni mire kete ceshtje. Dhe ne qofte se ne kete mes’ele ka kundershtim deshiroj te dij argumentet  perkatese te paleve. All-llahu ju shperblefte me te mira. Me respekt.

/ 21-6-2009

Shit-blerja me keste eshte e lejuar sipas mendimit te shumices se dijetareve, madje shume dijetare bashkekohore thone se kjo eshte e lejuar unanimisht dhe ata qe kundershtojne ne kete nuk kane argument te vlefshem per t'u mbeshtetur ne te. Per shembull: Nese dikush e blen nje mall i cili me pare ne dore kushton 1000 $, por ky e blen me keste deri ne nje vit me 1500 $, kjo lejohet unanimisht, sepse pagesa kesh (ne dore) ka vlere dhe ndryshon nga pagesa e vonuar, dhe kjo dihet dhe njihet mire nga tregtaret, dhe pikerisht per kohen qe tregtari nuk ja merr paret bleresit, i takon nje fitim te cilin ai do ta kishte arritur nese do t'i kishte marre paret ne dore dhe do t'i kishte investuar. Dhe kjo eshte logjike dhe e drejte, dhe dijetaret nuk kane gjetur argument te drejtperdrejte qe e ndalon kete gje.

Por disa dijetare e ndalojne shitblerjen me keste dhe thone se ajo perfshihet ne kamate. Prej ketyre dijetareve eshte edhe shejh Albani, Allahu e meshirofte! Ai argumentohet me fjalen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): "Kushdo qe bashkon dy kontrata ne nje mall, ai duhet te marre me te voglen e tyre, ose ka per te marre kamaten!" Kurse ne nje transmetim tjeter thuhet: "I Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga bashkimi i dy kontratave per nje mall." Kur transmetuesi i ketij hadithi u pyet per kuptimin e ketij ndalimi, tha: "Qe tregtari te thote: ta shes kete mall me pare ne dore kaq para, dhe me para te vonuara (borxh) kaq para (me shume)." Sipas kesaj, kjo shtese eshte kamate tek shejh Albani, dhe ai thote se kjo lloj tregtie nuk ka pas ekzistuar me pare tek muslimanet dhe nuk gjendet me kete emer ne librat e fikhut, por permendet vetem borxhi i lejuar e i mire, qe jepej pa kamate, dhe ata qe e kane futur kete lloj tregtie tek muslimanet kane qene te huajt ne kohen e sundimeve te vendeve muslimane.

Kurse shumica e dijetareve e komentojne hadithin me te cilin argumentohet shejh Albani, keshtu: "Kur tregtari i thote bleresit: "Ta shes kete mall me 100 $ kesh ose me 150 $ me keste per nje vit." Pastaj ndahen pa e caktuar se cilen menyre te shitjes do te bejne, me kesh apo me borxh. Kjo nuk lejohet sepse eshte e panjohur menyra e pageses dhe ketu jane perfshire dy kontrata ne nje mall, pa e caktuar se cilen kontrate kane lidhur.

Keto jane fjalet e dijetareve dhe argumentet e tyre ne kete çeshtje, dhe ajo qe mendojme se eshte me e sakta, eshte fjala e shumices se dijetareve, pra lejimi i shit-blerjes me keste dhe me borxh, si lehtesim per njerezit dhe mosekzistence e ndonje argumenti te drejtperdrejte te sheriatit qe e ndalon kete gje, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 561) Umu Hamza / 15-6-2009

Selam alejkum hoxhe i nderuar nje pyetje: Sa eshte e vertet qe trupi i firaonit egziston edhe sot e kesaj dite si ka mundesi kjo dhe a ka ndonje argument? Se une sa dij trupi i shehidit mundet te mos prishet amo per fiaonin nuk di. Allahu ju shperblefte per kohen qe gjeni per ne!

/ 19-6-2009

Allahu i Madheruar thote: "Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona." [Junus, 92]. Dijetaret e tefsirit thone: "Per shkak se Faraoni ishte arrogant i madh ne toke dhe njerezit i kishin friken, madje edhe shume prej atyre qe ndoqen Musain (alejhi selam), madje besonin se ai nuk vdes apo te pakten nuk e besonin se kishte vdekur dhe ende frika i mbante te pushtuar, atehere Allahu e nxorri trupin e tij te vdekur nga deti ne nje vend te thate qe ta shihnin te gjithe se Faraoni tashme kishte vdekur sepse ai ishte vetem nje njeri si gjithe njerezit, dhe nuk kishte me arsye per te pasur frike prej tij."

Ndersa kohet e fundit thuhet se eshte zbuluar nje mumje ne Egjipt per te cilen supozohet se eshte mumja e Faraonit ne kohen e Musait (alejhi selam), duke u argumentuar me ajetin e mesiperm, por Allahu e di vertetesine e kesaj, dhe ajo qe eshte e sigurte dhe e percjelle nga dijetaret e hadithit eshte ajo qe thame.

Izet Mustafa / Smrekonicë - Vushtri / 10-6-2009

Message: Eselam alekjum ue rahmetulla ue berekatuhu.
I nderuari vlla Bledar, All-llahu ju shperbleft me Xhenetin e Firdefsit juve dhe gjith stafin e kesaj faqje. deri me sot jeni faqja qe me se shumti me flen zemra ne marrjen dijes islame po knaqem me keta dijetar ne video, por kam edhe nje kerkes qe te shthoet edhe me shum numri i ktyre ligjiratave te ktyre dijetarve te mdhenje. I nderuar vella Bledar kam deshir t'ju takoj edhe personalisht. Allahu ju ruajt  dhe ju ndihmoft juve dhe gjith muslimanet! All-llahu ju shtoft dije dhe jav lehtsoft rrugen per ne Xhenet!

/ 10-6-2009

Allahu ta shperbefte me te mira per mendimin tend per ne, dhe lusim Allahun te na e beje te fshehten tone me te mire se te dukshem! Allahu ju ruajte dhe ju dhente sukses ne te dyja botet vella, dhe na bashkofte ne xhenet me pejgamberin tone dhe robet e mire te Tij!

(Pyetja Nr. 560) Hamza / Tiranë / 9-6-2009

Message: Desha me bo nje pyetje: A lejohet me perdor dhunen ne qofte se nje grup njerezish ta zeme tu kaluar rrugen te bien ne qafe pa fare arsye ose dergojne disa te tjere si kalamaj me te bo keq vetem nga inati, a perdoret dhuna gjer ne vrasje kunder tyre se c'eshte edrejta edhe i kam pyet ato lloj njerezish dhe me kane thene kot per qejf. Me thuaj cfar te bej se kam edhe frike me vete, habitesh se cfare lloj njerezish jane. Me kthe pergjigje shpejt se jam ne hall Allahu ta shperblefte.

/ 10-6-2009

Rregulli i pergjithshem eshte qe muslimani nuk sulmon i pari pa arsye, por kur e sulmojne, ai ka te drejten te mbrohet me me te lehten menyre qe mjafton per largimin e te keqes apo te sulmit nga vetja e tij, pa e tepruar. Pra, nese sulmi eshte i forte, edhe kundersulmi do te jete ne te njejten shkalle apo me i forte, por nese eshte ngacmim me fjale, atehere duhet te duroje dhe keshtu ka shperblime tek Allahu me durimin e tij per hir te Allahut, sepse te gjithe njerezit qe kapen per fene e tyre, fyhen dhe tallen nga te tjeret qe jane larg fese, gje te cilen e permend edhe Allahu ne Kuran, ne suren Mutaffifin. Pra, besimtari duhet te jete i duruar dhe i permbajtur, dhe te mos sulmoje veçse per t'u mbrojtur nese sulmohet fizikisht. Allahu i ruajte muslimanet nga sprovat e mosbesimtareve dhe i befte te durueshem ndaj tyre! Allahu mos i dhente kurre pushtet mosbesimtareve mbi besimtaret!

(Pyetja Nr. 559) Anonim / Tiranë / 9-6-2009

Message: O vella po desha me thane dicka, se une kohet e fundit kam besuar ne Zotin se nuk e disha asgje se per cfare behet fjale kur u futa ne rrugen e Zotit. Tani shoket mezi me flasin me turperojne, me braktisin, me lene vetem, me thone ti vetem di me fol per fene gje tjeter jo, pse sbehesh si me pare? Me pare une kam pas bo shume gabime, si duhet me ua kthye keto gabime? Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

/ 10-6-2009

Se pari te pergezojme per rrugen e drejte qe ke zgjedhur, dhe per kete duhet te falenderosh Allahun, sepse udhezimi eshte ne Doren e Tij dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte, pa i bere padrejtesi askujt, por duke pare ate qe mban ne zemer secili njeri dhe ate qe meriton per veprat e tij. Kur njeriu hyn ne Islam, atij i fshihen te gjitha gjynahet qe ka bere me pare, perveç nese i ka hyre ne hak dikujt prej njerezve, atehere duhet t'ja ktheje ate hak, qofte borxh apo diçka e marre padrejtesisht. Kurse ne lidhje me shoqerine tende para Islamit dhe praktikimit te tij, nese ti je bindur plotesisht dhe mundesh qe me ate dije qe ke mesuar t'u flasesh edhe atyre qe te udhezohen ne rrugen e drejte, kjo eshte me e mira dhe ti ke shperblim te madh tek Allahu per kete gje. Por nese ata vazhdojne ne rrugen e tyre dhe tallen me ty, apo nuk te qasin ne shoqerine e tyre, atehere ne te vertete je ti i pari ai qe nuk duhet te bashkohesh ne shoqerine e tyre perderisa ata vazhdojne ne pune te keqia e te ndaluara nga Allahu. Pra, shoqeria jote tani duhet te ndryshoje dhe ti duhet te zgjedhesh per shok ata qe jane si ti, qe e praktikojne Islamin dhe shkojne ne xhami. Kurse per shoket e vjeter mund t'i lutesh Allahut qe t'i udhezoje, dhe ndoshta heret apo vone edhe ata do te vijne tek ti, ne xhami, dhe te udhezohen ne Islam. Lusim Allahun ta ktheje rinine Islame ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Allahu e ruajte rinine muslimane nga mashtrimet e dynjase dhe i forcofte ata ne fene e Tij!

Ahmed Abdullah / Greqi / 9-6-2009

Message: SELAMUN ALEJKUM. DUA NEPERMJET KETI FORUMI TE DERGOJ MESAZHIN TIM MUSLIMANEVE SHQIPTARE KUDO QE JETOJNE: O MUSLIMANE MOS U MASHTRONI ME DISA "NXENES DIJE" NE SHQIPERI QE MBAHEN SI SELEFI, SE I KAM NDJEKUR SHUME NGA MBRAPA, POR NUK TE DUAN PER HIR TE ALLAHUT POR ME KUJTOJNE KOHEN E INJORANCES QE SHKONIM PAS KENGETAREVE DHE VETEM TE FERKOJNE PAK KOKEN DHE NUK DONIN TIA DININ PER GJENDJEN TENDE FARE. MESONI NGA SELEFITE E VERTETE SE VALLAHI DO TA GJENI RRUGEN E VERTETE E DO JU DUKET SIKUR KENI HYRE NE ISLAM SI HEREN E PARE ME NDJENJA TE PASTERTA. PO KUSH JANE SELEFITE??? JANE ATA QE NUK KANE TURP TE DEKLAROJNE INDETITETIN E TYRE SELEFI DHE JO ATA QE DERI DJE NUK NA MESUAN SE KUSH JANE SELEFITE POR DALIN TANI DHE LLOMOTITIN KOT PER SELEFIZMIN SA PER TE NA THENE SE DHE NE JEMI SELEFI POR!!! ARSYETIME. ALLAHU I RUAJTE SELEFITE DHE I UDHEZOFTE BIDATÇIJTE NE RRUGEN E VERTETE TE MUHAMEDIT S.A.U.S DHE SHOKEVE TE TI R.A DHE JO NE RRUGEN E IDEOLOGJIVE TE NDRYSHME TE MBULUARA ME  MJEGULL TE DENDUR PA OIENTIM DHE DESTINACION. ALL-LLAHU E RUAJTE BLEDAR ALBANIN DHE E BEFTE SI SHEJH ALBANIN! UNE NUK E NJOF BLEDAR ALBANIN, POR UNE I DUA TE GJITHE SELEFITE.

(Pyetja Nr. 558) Turi / 8-6-2009

Message: Eselamu alejkum. A lejohet sharja e feve te tjera dhe personave qafira, apo duhen respektuar?

/ 10-6-2009

Nuk lejohet sharja e fese se tjetrit dhe as e zotave te idhujtareve, sepse atehere edhe ata do te kthehen dhe do te shajne fene tone padrejtesisht. Allahu i Madheruar thote: "Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija." [El Enam, 108].

Kjo, ne lidhje me sharjen e feve te tjera, kurse per respektimin e tyre eshte gje tjeter, pas se ciles fshihen kurthe kunder muslimaneve, per te pranuar si te verteta edhe fete e tjera perveç Islamit, gje me te cilen ata dalin ne kufer, dalin nga Islami. Kjo eshte ajo thirrje qe sot quhet: "Bashkimi i feve", per te turbulluar mendjet e muslimaneve te thjeshte dhe per t'i nxjerre nga feja e tyre. Nuk ka mundesi te bashkohet e verteta me te koten, dhe as kufri me besimin. Islami eshte feja e vetme e vertete e Zotit, dhe te gjithe ithtaret e feve te tjera, qofshin monoteiste, politeiste apo ateiste, duhet te pranojne vetem Islamin si fe te vetme te Zotit, perveç te ciles, Ai nuk pranon asnje fe tjeter. Atehere si mund te bashkohet Islami me fete e tjera?! Padyshim se kjo eshte nje lufte e hapur kunder muslimaneve, edhe pse armiqte e tyre e dine se Islami eshte feja e vetme e Allahut dhe se muslimanet jane te vetmit qe ndjekin fene e vertete, ata kerkojne t'i largojne muslimanet nga Islami dhe t'i bashkojne ne fene e tyre, qe te behen si ata dhe te ndjekin te paverteten dhe rrugen e shtrember te epsheve, deshirave dhe mashtrimeve te kesaj bote. Prandaj, kujdes, o muslimane, sepse ky eshte kurth qe ngrihet kunder jush! Juve u ka dhuruar Allahun Islamin, dhe ju nuk keni nevoje per asgje tjeter. Nese njerezit e feve te tjera duan te udhezohen, le te vijne e te pranojne Islamin, te perulur para Allahut dhe para te vertetes qe shumica e tyre e dine! Perndryshe, as Islami dhe as muslimanet nuk kane nevoje per jomuslimanet dhe as per çfare zoterojne ata prej dynjase, edhe pse shume muslimane jane mashtruar nga dynjaja mashtruese dhe jo reale qe kane ne duar sot jomuslimanet, por e verteta eshte se ajo qe kane muslimanet, qofte nga feja apo nga pasuria materiale, eshte shume e shume here me e madhe se ajo qe kane popujt e tjere ne bote, ndaj edhe lakmohen nga vendet e kufrit. Allahu i ruajte muslimanet, vendet dhe pasurite e tyre nga gjakpiresit dhe grabitqaret e padrejte! Padyshim se e ardhmja dhe e tashmja eshte e muslimaneve, por muslimanet nuk e shohin dhe nuk e prekin, per faj te vete atyre, per largim te tyre nga feja e tyre dhe sepse jane mashtruar nga kjo dynja e shkurter dhe kalimtare, edhe pse Allahu ua ka dhene te gjitha te mirat e saj! Lusim Allahun t'i ktheje muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete!

(Pyetja Nr. 557) Guraba / Zvicër / 8-6-2009

Message: Selam alejkum, kam nje pyetje, prej shoqes sime: ajo si me shpjegoi dhe ishte shum e merzitur, une i a dhash disa keshilla, por duam edhe disa keshilla simbas dijetarve tan te njohur, elhamdulilah. pyetja asht keshtu, ajo me tha qe fal kohet e namazit jo bash me regull, mbulesen nuk e ka, por ajo i ndegjon ligjeratat, kuran dhe ka deshir te ndegjoj, dhe me tha qe burri i saj luan nuk di se qfar loje nuk ma spjegoj (d.m.th harame), vajzat i ka ketu ne shkoll, tri te mdhaja nen moshen 20 vjet kan shoqeri jo ne rrug te Allahut franceze, shqietare dhe ato nuk e ndegjojn nenen (pra ket shoqen), nuk kan mbules, nuk falin namaz, ndegjojn muzik me ndegjuese qe i vnojn ne vesh si te them nuk jan ne rrug te drejt, pra nena e tyre asht shum e merzitur e shpesh nervozohet me to duke i qortu e ne ate moment ate e rrok nje nervoz shum e madhe e edhe i trun apo i mallkon vajzat, dhe kjo nena e tyre frigohet nganjeher njefar frike e ka thot frigohna vet nuk e din pse edhe kur te don me fal namaz ka njefar frike. Ajo me ka pyetur se qka duhet me vepru per me i ndalu vajzat nga keto veprime, nuk di a asht mir me i kendu Kuran ne uje per me pi pastaj vajzat e saj, dhe per burrin gjithashtu, pra e vetmja kjo fal namaz kur mundet (siq me tha ajo) dhe agjeron ramazanin. Burri ka deshir te shkoj ne xhami por nuk shkon. Keshtu asht halli i kesaj nene e cila nuk din se si te veproj. Allahu ju shperblft per ndonje keshill apo ndihme nga ana e juaj.

/ 10-6-2009

Shtylla e shtepise eshte baba, edhe pse me vajzat merret vesh me mire nena, por si mund te kerkoje nena nga vajzat qe te jene me morale te mira Islame dhe te praktikojne Islamin, kur vete nena nuk e praktikon Islamin ashti si duhet, madje as namazin nuk e kryen ne rregull?! Kuptohet qe kjo familje, si edhe shume te tjera, eshte ne mes te rruges, as ketej dhe as andej, as nga Islami dhe as nga kufri, te mashtruar nga dynjaja dhe ne medyshje per praktikimin e fese se tyre, madje ndoshta edhe nga frika se mos po i tallin! Problemi i kesaj nene nuk eshte i vetmi dhe as i rralle, por ai ka pushtuar familjet shqiptare muslimane gjithandej, ndaj lusim Allahun qe t'i ktheje muslimanet ne fene e tyre me nje kthim te vertete, me qellim qe te bejne jete te lumtur dhe te qete ne kete bote kalimtare, dhe te arrijne fitoren dhe lumturine e perhershme ne boten tjeter!

(Pyetja Nr. 556) Anonim / Shqipëri / 7-6-2009

Message: Es selamu alejkum. Kisha dy pytje. E para eshte ne lidhje  me ajetin Kur’anor  “... dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri”.  Vjen ne hadithin e sakte te cilin e transmeton Bukhari dhe Muslimi se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam thote: “...pastaj i dergohet engjelli i cili frymezon shpirtin dhe i shkruan kater gjera ...exhelin (jetgjatesine)...”. Deshiroj te di si behet bashkimi midis ajetit edhe hadithit kur dihet se askush nuk e di pervec All-llahut Subahanehu ue Teala se kur dhe ku do te vdese, ndersa meleku qe i shkruan keto kater gjera dhe midis tyre edhe exhelin eshte ne dijeni te kohes se vdekjes se ketij njeriu perderisa e shkruan. Shpresoj se e kam formuluar sakte si pyetje, e nese jo ma beni hallall.

Pyetja e dyte eshte: Disa njerez hedhin ne trupin dhe rroben e tyre sidomos gjate namazit dhe kjo eshte ajo qe na intereson me shume ne pyetjen tone, disa parfume per te mos thene thjesht erera  shume te renda. Kjo per dy tre veta prej nesh eshte shume e rende sepse jemi te sprovuar me alergji  e cila arrin deri  edhe ne  veshtiresi ne frymemarrje  dhe na veshtiresohet shume qendrimi ne xhami dhe aq me teper namazi. Kur kerkojme prej ketyre vellezerve mirekuptimin e tyre per mos lyerjen me keto erera se ne fund te fundit kjo eshte sunnet ndersa mosshqetesimi  i muslimaneve ne namaz eshte obligim, disa  prej tyre refuzojne me kryenecesi e disa te tjere vazhdojne avazin  pa u shqetesuar. Kurse ndonje arsyetohet se mban era djerse dhe per kete duhet te lyhet patjeter. Qe te kuptohemi, ne nuk kerkojme qe vellezerit te mos parfumosen porse kjo te behet ne nje menyre qe te jete vetem sa per veten e tij dhe jo me erera te renda dhe ndonje here shume te peshtira. Ju lutem si duhet te jete qendrimi ne lidhje me kete ceshtje? All-llahu ju shperblefte me te mira.

/ 10-6-2009

1. Allahu i tregon kujt te doje prej krijesave te Tij ato te fshehta qe Ai deshiron, por pese te fshehta nuk ia tregon askujt prej krijesave, qofte engjell apo pejgamber. Ky eshte rregulli i pergjithshem dhe cdo argument tjeter duhet kuptuar ne perputhje me kete ajet. Hadithi per shkruajtjen e engjellit ato qe i thote Allahu per femijen kur eshte ne barkun e nenes se tij, kuptohet ne kete menyre: engjelli shkruan ne vija te pergjithshme nese ai femije do te kete risk te bollshem apo te kufizuar, nese do te jetoje gjate apo pak, nese do te veproje mire apo keq dhe nese do te jete i lumtur apo i mjeruar (nese do te vdese besimtar apo jobesimtar). Keto jane ne vija te gjera dhe jo ne hollesi, kurse hollesite e ketyre i ka ruajtur Allahu tek Ai te fshehta, dhe nuk ua tregon as engjejve vetem se ne çastin e zbatimit te tyre kur i urdheron engjejt e caktuar per punen e tyre, pra kur urdheron engjellin e vdekjes qe t'ja marre shpirtin filanit, ne kete çast dhe ne kete vend, dhe engjelli nuk e di kete gje para ketij çasti, por vetem Allahu e di. Po keshtu per Kiametin, Allahu ka treguar shenja se kur do te afrohet ai, por çastin e ndodhjes se tij nuk e di askush perveç Tij, ndaj edhe kur engjelli Xhibril e pyeti Pejgamberin tone se kur do te ndodh kiameti, ai i tha se i pyeturi nuk di me shume se pyetesi, dhe as pyetesi vete nuk e dinte, edhe pse erdhi t'u mesonte fene njerezve me pyetjet e tij drejtuar Pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem). Pra, çastin e ndodhjes se ketyre gjerave ne hollesi nuk e di veçse Allahu, kurse ajo qe Allahu u tregon engjejve eshte ne vija te pergjithshme, apo ne çastin e ndodhjes qe e ka caktuar Allahu dhe jo para atij çasti.

2. Nuk lejohet demtimi dhe shqetesimi i muslimaneve ne xhami apo jashte saj, dhe veçanerisht ne xhami, qofte me eren e keqe te djerses, hurdhres dhe qepes apo edhe te parfumeve te renda nese jane shqetesuese per te tjeret edhe pse personi qe i vendos ato parfume ndoshta nuk i ndien. Ajo qe duhet bere ne kete rast eshte keshilla me te mire dhe urtesi, sipas mentalitetit te atij qe i flitet per kete gje, duke gjetur menyren me te suksesshme te mundshme. Muslimani duhet te kujdeset per aparencen dhe parfumin e tij, ashtu si bente Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), por parfumi i tij ka qene i kendshem, qetesues dhe te gjithe e donin dhe e pelqenin, e nese do te ishte parfum i rende e shqetesues, Pejgamberi kurre nuk do e vendoste ate parfum, qofte edhe nese vetem njeri prej sahabeve do te shqetesohej nga parfumi i tij. Jo te gjithe parfumet qe gjenden ne treg jane te mire dhe te kendshem, aq me teper parfumet e renda e te neveritshme, prandaj kujdes, sepse ndodh qe ti kerkon te mbash arome te mire qe ta pelqejne engjejt dhe njerezit, por te ndodh e kunderta dhe prej teje te largohen edhe engjejt edhe njerezit! Se pari kujdesu te mos vish ere e keqe, pastaj te perpiqesh te mbash ere te mire e te kendshme.

(Pyetja Nr. 555) Anonim / Gjermani / 4-6-2009

Message: Selamun alejkum.
E pata veq kete petje, me qense e kerkova rend ne forum qe mos te e perseris pyetjen dhe mos te behet pyetja e njejt dhe mos tju mbi ngarkojm, por nuk mujta me gjet kete pyetje. ma beni hallall nese po pyes per se dyti. Pyetja eshte kjo: Kemi ndonje argument apo hadith te sakt qe obligohet muslimani te i shkrutone pantollonat deri ne nyje (zog) te kembes? All-llahu ju past nen kujdes deri ne frymen e fundit.

/ 10-6-2009

Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Pjesa e mbuluar nga izari (rrobe qe vishet nga mesi e poshte) nen nyjet e kembeve do te digjet ne zjarr." Ka edhe transmetime te tjera ku thuhet se kush e ben kete gje me mendjemadhesi do te jete ne zjarr, por dijetaret thone se ne rastin kur dikush e ben me mendjemadhesi, i ka dy gjynahe, kurse thjesht zgjatja e rrobes nen nyjen e kembes eshte gjynah me vete. Allahu na ruajt nga denimi i Tij!

(Pyetja Nr. 554) Abdurrahman / Belgjikë / 3-6-2009

Message: Selamuonaleykuom; hoxhe i nderuar si  duhet et bej nje musliman kur et futuet ne xhami per ne namaze e por en safin e pare ahste i koplet por ahste i vetem a duhet te marre tekbir te falete i vetem apo si do bej? Allahu ju shperblefet me te mira?

/ 8-6-2009

Ne lidhje me faljen vetem pas safit ka mospajtim ne mesin e dijetareve per shkak te argumenteve qe ne pamje te pare duket sikur kundershtojne njeri-tjetrin, siç eshte hadithi se nuk ka namaz ai qe falet i vetem pas safeve, dhe hadithi qe urdheron per plotesimin e safeve te pare e pastaj te tjeret me radhe, dhe moslenia e vendeve bosh ne safin perpara. Prej ketu, disa thone se duhet te terheqesh dike nga safi i fundit, perderisa nuk gjen vend me u fut ne saf, kurse te tjere thone se nuk duhet te terheqesh njeri sepse e len vendin bosh, por duhet te presesh deri sa imami te bjere ne ruku dhe nese nuk vjen njeri qe te besh saf te ri bashke me te, atehere lejohet qe te lidhesh ne namaz i vetem ne ate saf, dhe ne kete rast ndalesa nga namazi ne saf i vetem interpretohet duke thene se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka pasur per qellim kur ka vend bosh ne safin e fundit apo kur mund te besh vend duke i ngushtuar pak musalinet e atij safi, dhe ky mendojme se eshte mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 553) Anonim / Shqipëri / 3-6-2009

Message: Es selamu alejkum ue rrahmetull-llah. Deshiroj te pyes dicka ne lidhje me zekatin. Nese dikush prej muslimaneve me ka nje borxh, a mundem une kur te me vije koha e dhenies se zekatit t'ja fal kete shume ne emer te zekatit, duke ditur se ai eshte prej atyre tete grupeve qe i ka permendur Zoti ne Kur'an te cilet meritojne te marrin zekat??? Me respekt.

/ 8-6-2009

Nuk lejohet qe dikush te llogarise prej zekatit ate borxh qe i ka dhene dikujt dhe nuk shpreson ta marre prej tij, apo qe shpreson ta marre ne nje afat te pacaktuar kur te kete mundesi borxhliu, por lejohet qe ai te llogarise prej zekatit ate borxh qe e pret ta marre dhe qe borxhliu ka mundesi t'ja ktheje, atehere ai e merr borxhin dhe ja jep si zekat te njejtit borxhli, nese ai eshte i varfer dhe i takon zekati. Perndryshe, i pasuri duhet ta nxjerre zekatin nga pasuria e tij e mire dhe ekzistuese dhe jo nga pasuria e shperfillur dhe qe nuk ekziston ne kohen e dhenies se zekatit, dhe nese e sheh te arsyeshme t'ja jape zekatin borxhliut te tij qe e meriton ate, ja jep atij zekatin nga pasuria, pa i llogaritur borxhin si zekat. Ky eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje, siç e permend edhe shejh iben Uthejmin ne "Fetava Nurun Ala Derb", kapitulli: fetvate e zekatit dhe agjerimit, tema: gjykimi per zekatin, lemosha vullnetare dhe zekati i borxhit.

(Pyetja Nr. 552) Skenderi / Francë / 3-6-2009

Message: eselamu alejkum ve verametullahi ve berekatuhu. Pata ni pytje: Personi para islamit ka bere vjedhje edhe done me ja kthye, por nuk mundet me e gjete personin qe e ka damtue. A e lejohet me dhane ate kompezim dikujt tjeter? Edhe ni pytje tjeter: Pejgameri sale Allahu alejhi ve selem, te folurit per dore e ka qujatur zina, edhe a kam gjynahe se per kete sebep nuk e i vizitoj te afermit e mi? Une jua tregoj thadithet edhe ato nuk e me kuptojne, a kam gjynahe qe nuk i vizitoj? Ma bani hallall, Allahu ju shperblefte me xhenetin firdeus!


/ 5-6-2009

1. Veprat e keqia qe ka bere personi para Islamit i fshihen me pranimin e Islamit dhe ai nuk merr gjynahe per ato, por nese i ka bo padrejt apo i ka ngrene hakun dikujt prej njerezve dhe e njeh apo e gjen ate, atehere duhet t'ja ktheje hakun, e nese nuk e gjen, nuk ka ndonje gjynah, por mund te jape lemoshe te varferve dhe keshtu ka sevape tek Allahu.

2. Keputja e lidhjeve te gjakut eshte me e madhe se dhenia e dores femres me te cilen te lejohet martesa, por ne mes ketyre mund te harmonizohet duke shku per vizite tek te afermit dhe duke mos i taku femrat por duke ju thane se nuk lejohet, por une ju respektoj dhe ato do e kuptojne kete, apo te pakten nuk do te vazhdojne me tutje. Por ti duhet t'u flasesh per Islamin dhe parimet e tij madheshtore, dhe te besh durim vella, edhe pse nuk te pergjigjen qysh ne fillim. Kurse ne lidhje me ate se ke apo jo gjynahe nese nuk i viziton, kjo varet nga afrimi apo largesia e ketyre te afermve dhe nga keputja e lidhjeve apo kufizimi i tyre; sepse obligimi per mbajtjen e lidhjeve me te afermin me te afert eshte me i madh se me te afermin me te larget, dhe keputja e lidhjeve totalisht eshte shume me e madhe se kufizimi i lidhjeve dhe reduktimi i vizitave, e keshtu.

(Pyetja Nr. 551) Ummu Ammar / 2-6-2009

Message: eselamu alejkum. A lejohet qe para se te flej gjume te ndezi pc dhe  ta le gjith naten duke kenduar kuran sepse flej me qete, a lejohet nje gje e till pasi qe ne jemi ne gjum dhe nuk e kemi mendjen tek Kurani?

/ 2-6-2009

Lejohet qe para gjumit te vendosesh Kuran dhe ta degjosh e te meditosh ne te deri sa te zere gjumi, dhe nese vazhdon te lexohet Kuran ne dhome, kjo nuk prish ndonje pune, sepse edhe nese nuk ka njerez qe e degjojne, ka engjej dhe xhine qe e degjojne. Mund te themi qe nuk ka argument qe e ndalon kete gje dhe nuk ka gje te ndaluar ne kete rast, e Allahu e di me mire.

<< Shto Koment >>

Ju mund të jepni mendimin tuaj, të sugjeroni diçka, ose të shtroni pyetjen tuaj, dhe ajo do të vendoset këtu pas përpunimit të saj, me qëllim të përfitimit dhe dobisë së përbashkët që mund të arrijmë me këtë mënyrë. Plotësoni tabelën e mëposhtme dhe dërgoni komentin tuaj.

Ju mund të na shkruani edhe direkt në këtë e-mail: bledaralbani@yahoo.com

Emri Juaj:

Vendi ku ndodheni:

E-maili Juaj:

Komenti Juaj:

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.