Forumi "Rrugetepaqes.net"
|
Ky forum nuk është plotësisht si forumet e njohura sot, por megjithatë, ju mund të dërgoni pyetjet, sugjerimet dhe mund të jepni kontributin tuaj nëse keni njohuri në një temë apo pyetje të caktuar që do të paraqitet në forum, ndërsa ne do të përpiqemi me sa të mundemi për përgjigjet duke u mbështetur në fetva të dijetarëve bashkëkohorë si dhe në librat e dijetarëve të mëhershëm, me ndihmën e Allahut të Madhëruar.
Pyetjet që na vijnë do të vendosen në forum me kusht që dobia e tyre të jetë e përgjithshme dhe kur personi që bën pyetjen nuk porosit që përgjigja t'i kthehet në privat.
Përgatitja e përgjigjeve bëhet nga vëlla Mr. Bledar Karaj el Albani, student në doktoraturë, në degën "Jurisprudenca Islame dhe bazat e saj", në Jordani
Lusim Allahun të na japë sukses!
|
Shko në faqen: [14] [13] [12] [11] [10] [9] [8] [7] [6] [5] [4] [3] [2] [1]

(Pyetja Nr. 650) Amrah / Kosovë / 04-01-2010
Message: es selam alejkum. Nese nje vit nuk ke pasur mundsi te agjerosh muajin e Ramazanit pastaj te ka zene Ramazani tjeter pa agjeru ditet per shkak te gjidhenies, a duhet vetem me agjeru ditet apo duhet me agjeru edhe me ushqy nje te varfer?
|
/ 05-01-2010
Ne lidhje me vonimin e agjerimit te diteve te lena mangut nga Ramazani i kaluar deri sa hyn Ramazani tjeter pas tij, ka mospajtim ne mesin e dijetareve nese duhet te agjerohen ato dite pas Ramazanit te dyte bashke me ushqimin e nje te varfri per cdo dite, apo mjafton vetem agjerimi i atyre diteve? Mendimi me i sakte eshte se mjafton vetem agjerimi, sepse Allahu thote: "Ndërsa ai i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim. Plotësoni ditët e agjërimit[154] dhe madhëroni Allahun[155] për atë se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni[156]." [El Bekare, 185]. Pra, Allahu nuk ka urdheruar gje tjeter perveç agjerimit ne kete rast. [Nga nje fetva e shejh Iben Uthejminit, ne librin "Mexhmuu Fetava ue Rasail Iben Uthejmin", kapitulli i Agjerimit]. |
|

(Pyetja Nr. 649) Ebu Amar / Francë / 04-01-2010
Message: es selamun alejkum we rametullah we berekatuhu. Pata ni pytje vlla bledar, Allahu te ruajte e inshallah na bashkofte me pejgamerte ne xhenetin firdeus me sahabet radi allahu anhum! A lejohet me mbajte shpende ne shtepi ne kafaz! Allahu ju shperblefte!
|
/ 05-01-2010
Lejohet mbajtja e zogjve ne kafas, por me kusht qe te ushqehen dhe te mos jene nga ato lloj zogjsh qe mbyllja ne kafas i shkakton ngordhjen, e keto jane disa zogj qe i njohin specialistet ne kete fushe. Argument per lejimin e mbajtjes se tyre ne kafas eshte hadithi ku profeti (salallahu alejhi ue selem) e aprovoi mbajtjen e zogut nga femija qe po e mbante dhe po luante me te duke e pasur ne kafas, dhe kur u kthye perseri tek ai femije, e gjeti duke qare per shkak se zogu kishte dale nga kafasi dhe kishte fluturuar. Hadithi gjendet ne dy sahihat e Buhariut dhe Muslimit. Po keshtu, argument per kete eshte edhe hadithi i asaj gruas qe hyri ne zjarr per shkak te nje maceje te cilen e la pa ngrene dhe ajo ngordhi, dhe Profeti tha: "As nuk e mbajti e ta ushqente, as nuk e leshoi qe te hante nga bimet e tokes." Kete hadith e ka nxjerre gjithashtu Buhariu dhe Muslimi, dhe dijetaret kane thene se ai argumenton per lejimin e mbajtjes se kafsheve apo shpendeve te mbyllur ne kafaz, me kusht qe te ushqehen. E Allahu eshte i Gjithedijshmi! |
|

(Pyetja Nr. 648) Anonim / Kosovë / 04-01-2010
Message: Selam alejkum Allahu ju shperbleft me te mira per punen qe po e beni! Kam disa pyetje:
1. A eshhte i lejuar perdorimi i Alkoolit per sherim ilac kam fjalen alkooli qe pihet e jo ate te medicines duke e ditur qe perdorimi i opiumit para operacionit qe behet ehste me i rend sepse ajo permban doze te droges ne sasi te madhe, duke e ditur se kan ardhur shum hadithe qe ndalojn sherimin me ato gjera qe i ka ndaluar Allahu i lartesuar.
2. Si eshte puna e gjihadit ne shtetet e okupuara nga pabesimtaret sepse dihet qe gjihadi ndahet gjihad mbrojtes dhe ate sulmues e ai eshte gjihad mbrojtes dhe ata skan mundesi te rrin duart lidhur por ju duhet te luftojn ndersa ulemaja Allahu i ruajte kan gjykuar qe aty eshte duke u ber Anarki?
3. A eshte e lejuar grabitja e vajzes pa leje e prindit te tij pra martesa pa lejen e tij duke e ditur se i derguari i Allahut ka thene martesa pa lejen e prindit eshte kote dhe nese ndodhe qe prindi mos ta lejoj vajzen e tij te martohet me nje djal musliman per arsye se ai eshte musliman dhe e mban fen e tij qka duhet ne ket rast te kaloj qeshtja ne doren e gjykates apo te ndonje imami aty ku ska gjykat apo te ndonje shoqate islame sepse mos martesa me ate vajz mund te ndodh qe asaj ti prishet feja dhe devotshmeria dhe demi ehste me i madh. Allahu jua shperblefte!
|
/ 05-01-2010
1. Nuk lejohet kurimi me gjera te ndaluara ne Islam. Ky eshte gjykimi i pergjithshem per kete çeshtje, dhe megjithese dijetaret kane bere perjashtime per rastet kur perdorimi i ketyre gjerave te ndaluara eshte i detyrueshem per shpetimin e jetes se njeriut, apo per lehtesimin e operacioneve te ndryshme ku perdoret narkoza me lende te ndryshme te ndaluara ne Islam, edhe per keto gjera eshte vertetuar se demet e tyre jane me te medha se dobite e tyre per pacientin, sepse e bejne ate perdorues te rregullt te tyre pa te cilat nuk mund te qendroje dot pas operacionit. Prej ketu, largimi totalisht prej ketyre lendeve te ndaluara nga Islami, eshte zgjidhja me e mire dhe me e paqshme per muslimanin. Por kuptohet, qe eshte detyre e mjekeve muslimane qe te zhvillojne mjekesine dhe menyrat kuruese te pacienteve, duke eliminuar operacionet dhe lendet kimike sa te jete e mundur, per shkak te demit te tyre, dhe duke u kthyer me shume te natyra qe ka krijuar Allahu dhe qe e ka vene ne sherbim te njeriut dhe per plotesimin e te gjitha nevojave te tij per te jetuar ne toke. Patjeter se ne ato qe ka krijuar Allahu, ka sherim per çdo semundje, por duhen gjetur ato. E suksesi eshte ne dore te Allahut, prandaj kjo kerkon sinqeritet dhe vullnet te forte nga muslimanet.
2. Çeshtja e vendeve muslimane te okupuara nga jomuslimanet eshte plaga me e rende e popullit musliman sot, e cila padyshim qe tregon dobesine dhe largimin e tyre nga feja e Allahut, por edhe urrejtjen dhe armiqesine qe kane armiqte e Islamit per Islamin dhe muslimanet, dhe si rezultat i kesaj urrejtje ata punojne dite e nate dhe shpenzojne pasuri te medha per largimin dhe pengimin e njerezve nga rruga e Allahut, por a kane per t'ja arritur valle?! "Ata duan te fikin driten e Allahut me gojet e tyre, por Allahu do ta plotesoje driten e Tij, edhe nese mohuesit e urrejne kete gje." [Es Saff, 8].
3. Nuk lejohet grabitja apo rrembimi i vajzes per t'u martuar me te pa lejen e prindit te saj, dhe lejimi i vetem eshte rasti kur prindi i saj eshte jomusliman. Ne kete rast, vendin e pergjegjesit te saj e merr gjykatesi musliman, apo institucioni fetar musliman i atij vendi. Vertet qe nese prindi e pengon martesen e vajzes se tij me nje musliman fetar e te moralshem, shkaktohet sprove ne toke, dmth qe shtimi i ketyre rasteve çojne drejt rruges se imoralitetit, por kjo nuk do te thote se kjo ndodh me te gjitha rastet dhe se duhet te ndodhe patjeter, por do te thote se kjo eshte rruge drejt shthurjes. Kurse muslimania dhe muslimani, edhe nese prindi i pengon nga martesa, ata duhet te bejne durim dhe t'i drejtohen Allahut me lutje qe t'u jape zgjidhje, dhe njekohesisht te vazhdojne te bisedojne me prindin e tyre me urtesi e durim, dhe ne asnje menyre te mos nxitojne dhe te prishin gojen me fjale te keqija ndaj prinderve, sepse nxitimi nuk sjell vecse pendim, kurse durimi sjell fitoren dhe arritjen e te mirave. Mos harroni se Allahu eshte me te duruarit. Dera e Allahut eshte e hapur per t'ju lutur dhe per t'i kerkuar Atij gjithçka, madje Ai merzitet nese muslimani nuk e ben kete gje, prandaj drejtojuni Allahut dhe mbeshtetjuni Atij, sepse vetem ne doren e Tij eshte suksesi per gjithçka. Dhe Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij Muhamed, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|

(Pyetja Nr. 647) Mohammed / Sarandë / 04-01-2010
Message: esseamualejkum: Kisha per te bere nje pyetje: A do te hyje ne xhennet gruaja e cila nuk ka vendosur shamin? Allahu jua shperblefte!
|
/ 05-01-2010
Vendosja e shamise per gruan muslimane eshte nje detyrim i vendosur nga Allahu, dhe denimi i saj per mosvendosjen e shamise dhe mbuleses Islame ben te meritoje denimin e Allahut, si per thyerjen e urdhrit te Allahut, ashtu edhe per ngacmimet qe mund te kete shkaktuar te meshkujt e huaj. Por, sipas besimit Islam, ai musliman qe ben gjynahe, qofshin edhe te medha, por qe vazhdon te jete ne rrethin e Islamit dhe te mos kete dale ne kufer e ne shirk, ai eshte ne meshiren e Allahut, qe nese do Allahu, e fal ate dhe nese do, e denon per keto mekate, pastaj e nxjerr nga zjarri i xhehenemit dhe e fut ne xhenet, sepse asnje musliman nuk do te qendroje pergjithmone ne zjarr. Ky gjykim eshte per ata qe vdesin dhe nuk pendohen nga mekati i tyre, sepse ata qe pendohen nga mekati, ai mekat u fshihet nga Allahu dhe ata nuk denohen per te ne boten tjeter. Allahu na ruajte nga denimi i Tij dhe na fuste ne xhenet pa llogari, sepse kushdo qe merret ne llogari ne diten e Kiametit, do te denohet, siç ka thene Profeti (salallahu alejhi ue selem), sepse askush nuk mund te polemizoje me Allahun ate dite, Njohesin e çdo vepre te roberve te Vet ne hollesi, madje vete marrja ne llogari eshte denim per njeriun, Allahu na paste ne meshiren e Tij! |
|

(Pyetja Nr. 646) Bilal / Elbasan / 03-01-2010
Message: Esselamu alejkum: Une kisha per te bere nje pyetje: A lejohet te vesh foton tende ne facebook? Allahu jua shperblefte me xhennetin firdeus.
|
/ 05-01-2010
Dijetaret e Ehli Sunetit i kane lejuar fotografite personale vetem per raste nevoje siç eshte fotografia per pashaporte apo per cdo mjet tjeter identifikimi. Ska dyshim se perdorimi i tyre ne facebook nuk eshte i nevojshem dhe keshtu qe nuk lejohet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. |
|

(Pyetja Nr. 645) Enes / Fier / 02-01-2010
Message: selam alejkum. A lejohet degjimi i nashideve? Allahu ua shperblefte!
|
/ 02-01-2010
Ne lidhje me Ilahite, lexoni ketu. |
|

(Pyetja Nr. 644) Anonim / 02-01-2010
Message: esselamu alejkum. Nje i aferm i cili ka pire alkool dhe eshte ne gjendje te rende shendeti i tij, a lejohet ti ofrosh ndihme ketij njeriu duke e shoqeruar per ne spital etj?
|
/ 02-01-2010
Patjeter qe lejohet, sepse per vepren e vet, ai do te marre denimin e vet nga Allahu, kurse ti duhet te besh detyren tende kundrejt njeriut qe ka nevoje per ndihmen tende, aq me teper nese ai eshte i afermi yt. |
|

(Pyetja Nr. 643) Seid / Elbasan / 30-12-2009
Message: esselamu alejkum: Une kishja nje pyetje: A lejohet te kesh shoqe ne facebook? Allahu jua shperblefte!
|
/ 02-01-2010
Facebook dhe internet edhe pse jane bote virtuale, por ato jane rruge per lidhje ne boten reale, dhe ato qe nuk lejohen ne boten reale, nuk lejohen as ne boten virtuale te internetit. Allahu i ruajte muslimanet nga kurthet e armiqve te tyre qe punojne dite e nate per t'i larguar ata nga rruga e drejte e Islamit! |
|

(Pyetja Nr. 642) Bahri / Elbasan / 30-12-2009
Message: Es selamu alejkum desha te bej nje pyetje: A lejohet martesa me gra me fe te tjera si per shembull: kaure, idhuitare, cifute ose me fe te tjera? Allahu jua shperblefte!
|
/ 02-01-2010
Allahu i Madheruar thote: "221. Mos u martoni me idhujtaret, deri sa ato të besojnë[70]. Një robëreshë besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe sikur kjo e dyta t’ju pëlqejë[71]. As muslimanet mos i martoni me idhujtarë, deri sa ata të besojnë.[72] Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe sikur ky i dyti t’ju pëlqejë. Ata thërrasin për në zjarr[73], ndërsa Allahu, me vullnetin e Tij, thërret për në xhenet dhe falje gjynahesh[74], dhe ua sqaron provat[75] e Tij njerëzve, në mënyrë që të përkujtojnë[76]." [El Bekare, 221].
[70] Në një Zot të vetëm, të bëhen muslimane. Ky ajet është i përgjithshëm dhe i përfshin të gjitha gratë idhujtare dhe mosbesimtare, por nga ai janë përjashtuar gratë çifute dhe të krishtere, përjashtim i bërë nga ajeti 5, i sures El Maide.
[71] Për nga bukuria, fisi a pasuria.
[72] Ky ligj është i përgjithshëm dhe nga ai nuk ka asnjë përjashtim. Nuk i lejohet femrës muslimane të martohet veçse me musliman; as me idhujtar dhe as me çifut apo të krishter.
[73] Me fjalët e tyre, veprat dhe gjendjet e tyre. Prandaj, përzierja dhe qëndrimi me ta përbën rrezik për besimtarin, dhe jo vetëm rrezik që lidhet me dynjanë por rrezik që lidhet me jetën e përhershme.
[74] Allahu i thërret robët e Tij për arritjen e xhenetit dhe faljen e gjynaheve, duke kryer shkaqet e tyre, prej veprave të mira, pendimit të sinqertë, dijes së dobishme etj.
[75] Ligjet e Tij dhe urtësitë e këtyre ligjeve.
[76] Dhe të marrin mësim.
|
|

(Pyetja Nr. 641) Durim / Austri / 30-12-2009
Message: Selamun Alejkum Vella dhe Hoxhe i nderuar,, Allahu u shperbleft per kete pune te mrekullushme. Vella une ne YouTube kam komentuar nje video islame po aty kishte futur nje melodi ,,une i tregova se eshte haram, ndersa ajo me tha se edhe ne medresen ku ajo meson guxoin te kendoin ilahi me instrumente muzikore.
Vella kisha dash qe nese ke mundesi te me japesh argumente ce ti pergjigjem kesaj qe vijon me poshte: aha po nuk e kam diten se edhe ajo melodi eshte e ndaluar pasiqe edhe un jam ne kor te medreses dhe kur mbajm manifestim per hir te bajramit dhe per hir te festave tona mbajm manifestim dhe kur kendojm ilahi krejt ka edhe instromente d.m.th edhe ato nuk bejn??? Po ne medresen ku mesoj un ka edhe hoxhallar qka japin mesim ato pse nuk e ndalojn ate por na len qe te kendojm bashk me instrumente.
|
/ 02-01-2010
Fakti se disa hoxhallare apo mesues ne medrese i lejojne dhe i japin mesim keto ilahi me instrumente muzikore, nuk eshte argument per lejimin apo ndalimin e tyre, por argument eshte Fjala e Allahut dhe e te Derguarit te Tij, ashtu si e kane kuptuar shoket e profetit dhe dijetaret e Islamit ne shekuj.
Ne lidhje me ndalimin e muzikes dhe te veglave muzikore nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te ehli sunetit dhe as te dijetaret e hershem te kater medhhebeve te fikhut Islam. Andej nga shekulli i katert i Hixhretit u shfaqen disa njerez me dije qe i quajten te lejuara veglat muzikore, te kushtezuara me disa kushte te vendosura nga vete ata, duke u argumentuar me fjalen se nuk ka argumente te prera nga Kurani dhe Suneti qe t'a ndalojne muziken dhe veglat muzikore.
Por e verteta per te cilen nuk ka dyshim, eshte se muzika dhe veglat muzikore jane te ndalura ne Islam, dhe nuk ben perjashtim ketu veçse defi pa flete llamarine apo daullja, perdorimin e te cilave Profeti e ka lejuar ne rast dasme. Kurse per ndalimin e muzikes dhe te veglave muzikore, argumentet jane te shumta nga Kurani dhe Suneti, qofshin te drejtperdrejta apo te perfituara nga domethenia dhe shpirti i tyre. Prej ketyre argumenteve permendim: Fjalen e Allahut te Madheruar: "Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues." [Lukman, 6]. Shumica e dijetareve thone se me "tregime e kota" eshte per qellim muzika dhe veglat muzikore, dhe domethenia e ajetit eshte se keta njerez i marrin keto vegla muzikore dhe i perdorin si mjete per te larguar njerezit nga rruga e Allahut si dhe per t'u tallur me rrugen e Allahut. Dhe kjo eshte ajo qe ndodh vertete me muziken dhe veglat muzikore, pasi qe nuk mund te bashkosh mes muzikes dhe Kuranit, apo mes muzikes dhe bindjes ndaj Allahut apo afrimit tek Ai. Askush nuk mund te thote se afrohet tek Allahu duke degjuar muzike, por perkundrazi, nese ze vend muzika ne zemer, nuk le vend per Kuranin dhe per afrimin tek Allahu. Por nje person i tille behet njesoj si dikush qe e ka pushtuar djalli, dhe Ai eshte larg rruges se Allahut.
Allahu i Madheruar thote: "Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t’i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!” 62. Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!” 63. (Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim – një shpërblim i plotë. 64. Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.- 65. Por në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtës (i tyre)!” [El Isra, 61-65]. Dijetaret e tefsirit te Kuranit thone se fjala "Bej per vete me zerin tend, ke te mundesh" eshte per qellim muzika dhe fyejt e djallit.
Kurse nga hadithet e Profetit (salallahu alejhi ue selem), permendim hadithin e mirenjohur, te cilin e ka permendur Buhariu ne formen Mualak, ne Sahihun e tij, si dhe dijetare te tjere te hadithit, kurse shejh Albani e ka permendur ne vargun e haditheve te sakta, me nr. 91: "Do të ketë prej umetit tim disa njerëz, të cilët do ta bëjnë të lejuar "el hira" (kurvërinë), mëndafshin, alkoolin dhe "el meazif" (veglat muzikore). Disa njerëz do të vendosen në qafën e një mali të lartë dhe tufat e tyre të bagëtive ua sjell bariu në mesditë. Një i varfër shkon dhe u kërkon atyre ndonjë nevojë, ndërsa ata i thonë: Eja nesër. Por Allahu i befason ata me dënim dhe e sheshon malin, ndërsa disa të tjerë i shndërron në majmuna e derra, deri në Ditën e Kiametit." [16]
Pra, hadithi eshte i qarte per ndalimin e muzikes dhe te veprave muzikore, madje i krahason ato me kurverine dhe pirjen e alkoolit, te cilat jane nga gjynahet e medha. Per me shume argumente dhe fjale dijetaresh ne lidhje me ndalimin e muzikes dhe veglave muzikore, mund te japim disa referenca si: "Mexhmuul Fetava" 11/569, i Iben Tejmijes, "Igathetu el lehafan" 1/252, i Iben el Kajjim, "Fet'hu Bari" 10/55, i Iben Haxherit, "Telbis Iblis" 237, i Iben el Haxh, "Mexhmuul Fetava" 3/423-424, i Iben Bazit, "Pastrimi i sheriatit nga muzika" dhe "Ndalimi i veglave muzikore", te dyja te shejh Albanit. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij, deri ne diten e Kiametit! |
|

(Pyetja Nr. 640) Anonim / Lushnje / 27-12-2009
Message: Selamun alejkum. Kjo puna e ngrenes se mishit me eshte ngaterru, disa thone lejohet e disa nuk lejohet te hahet mishi vetem se nga ai person qe fal 5 vaktet, ndersa ju keni shkruar ne nje pyetje kete: "1. Problemi nuk qendron te mishi i therur nga ata njerez, qe jane te krishtere, sepse perderisa jane te tille e kemi te lejuar mishin e therrur prej tyre, por problemi qendron nese ai mish mund te jete mish derri, ose i gatuar me dhjam derri, gje e cila nuk na lejohet ne asnje menyre. Ne te kundert, nese eshte mish i ndonje kafshe qe i hahet mishi dhe lejohet ngrenia e tij ne fene tone, atehere lejohet qe te hahet ai mish edhe pse theret nga i krishteri apo nga çifuti, perderisa nuk eshte i ngordhur por i therur ne ate menyre qe i ka dale gjaku."
Ju lutem na e sqaroni mire kete ceshtje pasi une jamne dyshim per kete dhe po i largohem .
|
/ 28-12-2009
Ne lidhje me pergjigjen e dhene ne ate pyetje, ajo ka te beje me ehlil kitab: te krishteret apo cifutet,
therja e te cileve lejohet te hahet nga muslimanet duke u bazuar ne ajetin kuranor.
Kurse problemi qe te del ty ka te beje me ate se lenesi i namazit a eshte kafir apo musliman, kur ai thote se eshte musliman por nuk falet? Ne lidhje me kete çeshtje ka mospajtim te hershem ne mesin e diejtareve. Nese ai eshte kafir, atehere e therura e tij nuk lejohet te hahet, sepse patjeter qe ai e ka therur ne emer te dikujt tjeter pervec Allahut, qofte edhe ne emer te asgjeje, apo te natyres, etj. Por nese eshte musliman, atehere ai therr ne emer te Allahut (me bismilah) dhe e therura e tij eshte e lejuar. Ne anojne ne ate se e therura e nje muslimani qe thote se eshte musliman por qe nuk falet, dhe qe e ther kafshem me bismilah, perveç nese harron, por zakonisht thote bismilah, e therura e tij eshte e lejuar te hahet. E nese keni dyshim per nje çeshtje, atehere largojuni te dyshimtes dhe shkoni tek e sigurta, dhe blijeni mishin tek ai musliman qe jeni te qete per blerjen e mishit tek ai. Elhamdu lilah qe mishi nuk eshte shume i domosdoshem per njeriun, dhe mund te behet edhe pa te, madje me e mire per shendetin e njeriut eshte qe te haje sa me pak mish, e sidomos nga mishi i kuq, por te anoje me shume ne ushqimet e fresketa bimore prej perimeve dhe zarzavateve. E Allahu e di me mire! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij, dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|

(Pyetja Nr. 639) Tetovare / 27-12-2009
Message: Eselamu alejkum vella i respektuar... Une qe 1 vjet jam e mbulume dhe tasht jom ne shkoll te mesme ne Medrese por kam nje problem, e di vleren e namazit dhe e dij denimin e mos faljes se namazit por nuk falem. Mundohem ndonjeher falem por prap, me nje fjal kam nje dembelizem. Nese mund te me sygjeroni qka tbej qe tfalem ta hek ket dembelizem??
|
/ 28-12-2009
Nje pyetje te tille i jemi pergjigjur edhe me pare, me nr. 577. Dhe ate pergjigje po e sjellim perseri ketu: Lenia e namazit eshte vertet çeshtje me rrezik te madh, dhe nese ka opinione te ndryshme te dijetareve ne lidhje me daljen nga feja apo jo te lenesit te namazit, ne rastin e pyetesit me shume anon nga dalja prej feje, Allahu na ruajte e ju udhezofte! Kjo sepse nuk ka mbetur gje tjeter qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, perveç namazit, madje kete e ka thene edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Si mund ta lesh namazin kur ai eshte gjeja e pare per te cilen Allahu ka me te pyet ne diten e Llogarise?! Si mund ta lesh namazin kur e di mire se Allahu e ka bere obligim ate me qellim qe te permendesh Allahun?! Si mund ta thyesh ti kete urdher te Allahut qe eshte me i madhi prej te gjitha urdhrave pas besimit dhe largimit prej shirkut e kufrit?! Si mund t'i lutesh ti Allahut per nje hall te dynjase kur ti nuk falesh?! Si mund t'i kerkosh ti Allahut xhenetin, kur ti nuk falesh?! Si kerkon ti qe Allahu te fale gjynahet kur ti nuk falesh?! Si guxon me e len namazin ne ato vende te kufrit, ku mbrojtesi yt i vetem eshte Allahu dhe lidhja me te eshte namazi?! Si mund ta quash veten musliman kur ti nuk falesh, pasi qe e di mire se ç'eshte falja, kush e ka urdheru dhe si kryhet?! Si mund te jetosh ti pa iu lutur Zotit tend dhe pa u afruar tek Ai me falje e namaz?! Si mund ta gjesh qetesine ne kete bote te eger e mashtruese dhe ne ate shoqeri qe jeton larg permendjes se Zotit dhe larg çdo norme morale e njerezore, nese ti nuk falesh dhe nuk kthehesh te Zoti yt me pendim e lutje?! Si mund t'i pergjigjesh thirrjes se djallit per ne zjarr dhe te lesh thirrjen e Allahut per ne lumturine dhe begatine e perjetshme ne te dyja botet?!
Nese e beson Krijuesin tend, dije se nuk te ka krijuar pa qellim. Dhe nese e di se do te merresh ne llogari, atehere pergatitu per pergjigjen vendimtare te fatit tend perderisa je ne kohe dhe nuk te ka ardhur shpirti ne gurmaz. Jepi shtymen shejtanit dhe mbeshtetju Allahut e lutju Atij qe te jape sukses, dhe dije se nese e ben kete, atehere Allahu t'i lehteson te gjitha rruget qe te çojne drejt Tij dhe te jep shperblimin tend ne te dyja botet.
O Zoti yne! Ktheji muslimanet ne fene Tende me nje kthim te vertete! |
|

(Pyetja Nr. 638) Magnum / 27-12-2009
Message: esselamu alejkum, hoxh i nderuar. Kisha pas deshir nje pytje lidhje me haxhin, nese baba jem nuk ka pas mundsi per shkaqe te ndryshme me shku ne haxh, a e kam per obligim me cu un ata pa shku un se pari edhe pse un punoj apo un i fitoj ato para, a ta coj baben tem apo un te shkoj e pastaj nese kam para e coj ne haxh in sha allah, Allahu ju shprbleft!
|
/ 28-12-2009
Ti ke detyre te kryesh haxhin per veten tende nese te jepet mundesia fizike dhe ekonomike per ta kryer ate, dhe nuk e ke obligim te çosh baben ne haxh dhe as te kryesh haxhin per te pasi ta kesh kryer per vete se pari, por qe ta besh kete eshte prej miresise ndaj prinderve per te cilen ka urdheruar Allahu dhe per te cilen ke shperblim tek Allahu. Pra, ti munde te shkosh bashke me baben ne haxh, ose te çosh vetem ate nese nuk ke mundesi te shkoni bashke, ose te shkosh vete dhe te kryesh haxhin tend. Por obligim nuk e ke qe te çosh baben, perderisa ai nuk ka pasuri per te kryer haxhin dhe ti e ben kete nga pasuria jote. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. |
|

(Pyetja Nr. 637) Agimi / Zvicër / 26-12-2009
Message: Es-Selamun Alejkum!
All-llahu ju shperbleft Hoxhe i nderuar per kontributin tuaj qe e jepni ne rrugen e Allahut Azze Ue Xhele. Me ka Udhezuar All-llahu prap dhe kam fillu qe ta fali Namazin rregullisht Elhamdulilah dhe kesaj here e kam vendos qe mos ta braktisi Namazin me asnjehere, mirepo per mua po eshte veshtir qe ti permbahem Urdherave te Allahut dhe ndalesave sepse ketu afer nuk kam asnje Vella qe e praktikon Dinin, keshtu qe Une jam i vetmi dhe po duhet mi perballu kesaj gjendje sepse une mendoj se nese do te rrinim me Vellezer atehere eshte me leht ta mbami fen sepse te keshillojn diqka ta perkujtojn se kjo eshte Haram etj. dhe kjo eshte problemi se as familja as te afermit as shoket e mi nuk falen nuk i intereson per fe dhe Une jam larguar nga Shoket qe shkojn mbas epsheve vetem e vetem qe te ruhem dhe mos te kthehem prap aty ku kam qene dhe per keto arsyje desha me dite se:
A eshte kjo Sprove per mu qe nuk e kam asnje person afer ketu qe e praktikon fene?
Dhe a kam shperblim te All-llahu nese vazhdoj keshtu sepse kam nu kembengulje dhe jam penduar te Allahu sinqerisht se nuk do te kthehem me si kam qene por vetem qe Allahun ta bej te kenaqur edhe pse per mu shum veshtir por me ndihmen e Allahut kalon dyqysh InshaAllah?
All-llahu ju ruajte dhe ju shperbleft per pergjigjjet qe i jepni, AMIIN.
|
/ 28-12-2009
Allahu te forcofte ne fene e Tij dhe ta lehtesofte praktimin e saj, dhe dije se kush shkon drejt Allahut me hap, Allahu shkon drejt tij me nxitim, pra e ndihmon dhe ja lehteson atij rrugen drejt Allahut. Padyshim se ti je ne sprove dhe te gjithe njerezit jane ne sprove, sepse kjo eshte bota e sproves per njerezit, dhe nese e kalojne me sukses ate dhe ne bindje ndaj Allahut, atehere do te shpetojne nga zjarri i xhehenemit dhe do te fitojne fitoren e madhe, xhenetin. Kurajo vella, sepse shperblimi yt te Allahu eshte edhe me i madh kur ti je vetem. Mendoje se ti je i vetmi qe e permend Allahun ne ate vend dhe prej teje Allahu dergon pak meshire aty, e ndoshta prej teje nuk dergon denim te ata njerez. Dhe kjo eshte shume e madhe per ty. Po keshtu, kujto hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) i cili ka thene: "Do te vije nje kohe te populli im, kur ai qe ben durim ne fene e tij, do te jete si ai qe shtrengon thengjill (prush) ne dore." [Es Sahiha, 957]. Pra shperblimi eshte i madh tek Allahu dhe ti keshtu arrin kenaqesine e Tij dhe patjeter qe Ai do ta shperbleje dhe do te forcoje ty ne rrugen drejt Tij, prandaj mos u dorezo ne asnje çast, por drejtoju Allahut me adhurim dhe lutje vazhdimisht. Allahu te dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe Ate lusim qe t'i forcoje muslimanet ne fene e tyre! |
|

(Pyetja Nr. 636) Bilal / 26-12-2009
Message: Selamu alejkum. A lejohet urimi i festes se krishtlindjes te afermve apo shokeve te krishtere duke pasur per qellim jo pelqimin e festave te tyre por duke qene se edhe ato na urojne ne per festat tona? Allahu jua shperblefte!
|
/ 28-12-2009
Urimi i te krishetereve apo i jomuslimaneve ne pergjithesi, per festat e tyre, eshte e ndaluar dhe nga mekatet e medha, qe ne vete permban edhe kufer (mohim), sepse eshte njesoj sikur ta urosh per kufrin e tij. Edhe nese ata na urojne per festen e tyre, ne nuk duhet t'ua kthejme pergjigjen me urim per kete feste, sepse kjo gje e merzit Allahun e Madheruar. As nuk i lejohet muslimanit qe t'i pergjigjet fteses se tyre me kete rast te festes se tyre, e cila ose eshte e shpikur nga ata dhe nuk e kane ne fene e tyre, ose ka qene ne fene e tyre, por Islami e ka abroguar ate dhe ne jemi urdheruar qe te ndjekim Islamin dhe asnje fe tjeter. Po keshtu, nuk i lejohet muslimanit qe te beje festime me rastin e ketyre festave te jomuslimaneve, sepse kjo eshte perngjasim me ta dhe kush i perngjasohet me nje popull, ai eshte prej tyre. Muslimanet duhet te jene te vemendshem ne keto raste dhe te kapen fort per fene e tyre qe u ka urdheruar Allahu, te jene krenar per fene dhe festat e tyre qe ua ka ligjeruar Allahu dhe te mos veprojne gjera qe e merzisin Allahun e Madheruar. Allahu i forcofte muslimanet ne fene e tyre dhe u dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij! Ne dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij, dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|

(Pyetja Nr. 635) Avni / Maqedoni / 24-12-2009
Message: Es-Selamu alejkum we rahmetull-llahi we bereketuh.
Vella All-llahu ta lehtesofte kete rruge deri ne xhennetin firdeus. Pytja ime eshte kjo:
1. Si eshte puna e ketij hadithi qe e transmetoj ibni mes'udi(r.a) "A nuk po deshironi qe ta falni namazin si e falte i derguari i All-llahut(s.a.v.s), pastaj u fal dhe nuk i ngriti duart dhe hadithi tjeter te cilin po ashtu e transmeton Ibni Mes'udi(r.a):
2. "Jam falur pas te derguarit te All-llahut (s.a.v.s), pas Ebu Bekrit(r.a) dhe pas Omerit (r.a), e ata nuk i ngritnin duart, vetem se ne tekbirin fillestar. Nje "Hoxhe" qe i dha keto pergjigje thot se hadithin e pare e ka nxjerre imam Ahmedi dhe Ebu Daudi ndersa te dytin Nesbu err-Rraje. Nese ke mundesi vella ta shenosh argumentin per ngritjen e duarve ne namaz? All-llahu ta shtofte dijen e dobishme vella dhe te udhezofte ne rrugen e atyre qe i pergezoi me xhennet!
|
/ 24-12-2009
Hadithet e permendura nga pyetesi jane konsideruar te dobet nga shume dijetare te medhenj te hadithit, si imam Shafiu, Sufjan iben Ujejne, el Humejdi (shejhu i Buhariut), vete Buhariu, Ahmed iben Ahnbel, Darimiu, etj. Madje Buhariu ka kundershtuar me force ata qe e kundershtojne ngritjen e duarve kur merr tekbir per renien ne ruku dhe ngritjen prej saj, dhe ka percjelle nga El Hasen el Basri se te gjithe shoket e Profetit (salallahu alejhi ue selem), pa perjashtim, i ngrinin duart kur binin ne ruku dhe kur ngriheshin prej saj ne namaz, dhe nuk eshte percjelle nga asnje prej tyre qe Profeti te mos i kete ngritur duart ne keto vende ne namaz. Shumica e dijetareve kane marre hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi; nga Abdullah iben Umer (radiallahu anhuma) se: "I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart perbri supeve kur hapte namazin (ne tekbirin fillestar), kur merrte tekbir per te rene ne ruku dhe kur ngrinte koken nga rukuja, i ngrinte duart po keshtu." Medje Buhariu ka shkruar nje liberth te posaçem te titulluar: "Pjese ne lidhje me ngritjen e duarve ne namaz", ku verteton ngritjen e duarve ne keto dy vende dhe kundershtimin me force te atyre qe e lene ate.
Hadithet dhe etheret qe flasin per ngritjen e duarve ne namaz jane te sakta dhe te padiskutueshme, dhe nuk ka vepruar ndryshe nga ç'thone keto hadithe veçse ndjekesit e medhhebit Hanefi, duke i qendruar besnik imameve te medhhebit dhe duke i interpretuar ndryshe keto hadithe, siç eshte per shembull fjala e tyre se: Kur hadithi qe transmetohet nga nje sahabi qe nuk eshte Fakih (i ditur ne fikh), kundershtohet nga nje hadith tjeter i nje sahabiu qe eshte Fakih, atehere paraprihet ky i dyti, perderisa eshte vertetuar saktesia e tij tek ata. Dhe keshtu, dihet qe Abdullah iben Mesudi (radiallahu anhu) eshte fakihu i zgjedhur i hanefive qe kur shkoi ne Kufa dhe ata zakonisht mbeshteten ne transmetimet e tij, edhe nese ato jane te dobta tek dijetaret e hadithit. Padyshim qe ky eshte nje gabim ne metodologjine e tyre qe e kundershtojne tre medhhebet e tjera te fikhut Islam, por qe ata i permbahen asaj me fanatizem.
Ne lidhje me ndjekesit e medhhebit hanefi dhe te çdo medhhebi tjeter: nese dikujt prej tyre i behet e qarte nje çeshtje me argumentet e saj te pakthyeshme, atehere ata duhet patjeter ta ndjekin ate, detyrimisht, dhe nuk u lejohet te ndjekin fjalen e dikujt tjeter prej njerezve, kushdo qe te jete ai, pasi qe ne jemi urdheruar te ndjekin te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem), kurse te tjeret perveç tij mund te gabojne dhe nuk lejohet qe te pasohen ne gabimin e tyre, edhe pse ata vete kane shperblimin per perpjekjen e tyre ne njohjen e te vertetes, siç ka thene profeti (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me gjykatesin dhe dijetarin kur perpiqet per te gjetur gjykimin rreth nje çeshtje te caktuar. Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje ndjekjen e saj, dhe te na beje qe ta shohim te paverteten per te pavertete, dhe te na mundesoje largimin prej saj! [Per pergjigjen jam mbeshtetur edhe ne nje fetva te shejh Muhamed iben Salih el Munexhid, me nr. 21439]. |
|

(Pyetja Nr. 634) Anonim / Europë / 22-12-2009
Message: eselam alejkum Allahu xh.sh na shperbleft te gjithve ne gjenet inshalla,kam nevoj per nje pergjigje tuajen rreth ketij hadithi se nuk na lejohet te pershendesimi femrat e huaja per dore, une e kam lexu nje liber te nje indiani NEKTARI I VULOSUR I XHENETIT, aty shum mir autori e ceke se kur Muhamedi a.s e ka marr betimin ne Akaba nese sgaboj, me te gjith meshkujt i kishte perqafur kurese aty ishin kan edhe dy femra, aty autori thojke qe vetem me fjal e ka bo betim kurse ne internet kam lexuar shum fetva qi i ndalohet te pershendes perdore, prej hoxhollarve kurse ne librin e Jusuf Kardavit: "Si te bashkveprojm me SUNETIN", ai thojke e lidhke me fjalen "el mes" e ka kuptimin hadithi ne kontaktin seksual, e jo per dore ai thojke qe na lejohet, do me than se edhe na lejohet edhe sna lejohet. Ne vendin ku jetoj une keta e praktikojn prej myftiut e deri te ai qe ko me lind, me perjashtim te disave dmth i flasin te huajve. Kisha pas deshir te marr pergjigje rreth ketij hadithi me argumente qe te me bindesh mu edhe te tjeret se une mundohna ta praktikoj islamin siq duhet se inshalla zoti te gjithve na udhzon veq shum larg jem me sunet.
|
/ 22-12-2009
Pyetjes ne lidhje me takimin e gruas se huaj duke i dhene doren i jemi pergjigjur edhe me pare, por po e perseritim ketu qe: Nuk lejohet per femren qe te takoje me dore meshkujt e huaj me te cilet asaj i lejohet martesa (qe nuk jane mahram), dhe as burrit nuk i lejohet qe te takoje me dore femrat e huaja qe nuk jane mahram per te. Mosha e tyre nuk merret ne kosiderate, sipas shumices se dijetareve. Shejh Iben Baz u pyet: "A lejohet te takosh duke i dhene doren grave te huaja, nese jane te medha ne moshe, ose nese ka ne dore pengese, si rrobe apo diçka te ngjashme? Shejhu u pergjigj: "Nuk lejohet takimi me dore i grave te huaja absolutisht, qofshin te reja apo plaka, qofte ai qe i takon i ri apo plak, per shkak se ne kete gje ka rrezik te provokimit (fitne) per secilin prej tyre, dhe eshte vertetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Une nuk i takoj grate."... Dhe nuk ka dallim nese ajo e takon ate duke pasur rrobe ne dore apo pa rrobe, bazuar ne kuptimin e pergjithshem te argumenteve, dhe per te mbyllur deren qe te çon ne provokim. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses!" [Mexhuu Fetava Iben Baz, Vell. 6, Tema: Pyetje te rendesishme dhe pergjigjet e tyre].
Kuptimi i fjales "el mes" nuk ka lidhje me kete çeshtje, sepse takimi per dore ka ardhur ne disa hadithe me shprehjen "jusafih", dmth: takon per dore. Sidoqofte, Kardavi njihet per opinionet e tij ne kundershtim te ixhmait te dijetareve ne shume raste.
Ajo qe i keshillojme muslimanet kudo qe jane, eshte fjala e Allahut: "Ruajuni Allahut (veproni urdhrat e Tij) sa te mundeni (ne maksimumin tuaj)." Dhe: "Qe te gjithe ju, o besimtare, pendohuni tek Allahu, ne menyre qe te shpetoni." Pra, kerkoni falje Allahut dhe pendohuni tek Ai per te gjitha mekatet e vogla e te medha, dhe mos i beni te lejuara ato qe Allahu i ka ndaluar. Ne Doren e Allahut eshte i gjithe suksesi, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|

(Pyetja Nr. 633) Rexhep / Zvicër / 22-12-2009
I nderuar hoxh Bledar, Allahu ta shtoft bereqetin ne daevet dhe te shperbleft me xhennetin Firdeus per punen tuaj. Te lutem vella i kam ca pyetje dhe po qe se keni kohe mi argumentoni pergjigjet sa me shume qe mundesh sepse keto jane problemet qe na percjellin ne shtetet krishtere me se shumti e veqanarisht ketu ne Zvicer. Pyetja e pare ka te bej me disa hadithe qe flasin per rendesin e sures Jasin, a jane hadithet ne vazhdim te vertet:
1. "Kush e lexon naten suren Jasin, gdhin ne mengjes me gjunahe te falura".
2. "Ai qe cdo nate e lexon Jasinin dhe pastaj vdes , ai vdes si shehiid".
3. "Cdo gje ka zemren e vet kurse zemra e Kurànit eshte Jasini.
4. "Vertet ne Kuran ka nje sure e cila i ben shefaat (lexuesit diten e gjykimit) dhe ben magfiret per ate qe i degjon".
5. "Ai qe e lexon suren jasin, Allahu Fuqiplote i shkruan atij sevape sikur ta kishte lexuar tere Kuranin 10 here".
6. "Atij qe e lexon Jasini per ta fituar knaqesin e Allahut i falen gjunahet e vogla te bera me par. Lexoni Jasinin pran te vdekurve te juaj." (Revahu Bejheki).
7. "Kendoni Jasin per te vdekurit tuaj.
8. "Kush e viziton varrin e babes apo nenes se vet ose ndonjerin prej varreve te te afermive le te lexojn suren Jasin. Te vdekurit i falen mekatet e vogla".
Hoxh i nderuar, une me kombngulje i kam luftu kendimin e mevludave, qelimeve, hatmeve, Jasinave, e lloj lloj bidatesh qe ti i njef shum mire dhe nje haxhi ma ka pru nje liber te perkthyer nga gjuha turke me titullin Yasin-i Serif, tebareke ue Amme nga autori Jusuf Tavasli.
Dhe pyetja e dyte vlla osht kjo: Problem kryesor ketu eshte mishi. A na lejohet mishi i shtazeve qe i kan prer EHLUL KITAB qe ka ardhur ne ajet Kuranor. Apo ti permbahemi ajetit kuranor "Ue la teëkuluu mimma lem judhkerismullahi ilejh..." Pra te ham vetem ate qe eshte therr me emrin e Allahut.
Te kam shenuar shum hadithe, por nese je shum i ngarkuar te lutem te pakten me trego a ka ndonje hadith te sakt qe flet per kendimin e jasinit per te vdekurit? Sa i perket pyetjes se dyte te lutem ma shtjello aq sa mundesh sepse shum hoxhollar e lejojn mishin e EHLUL KITABIT kurse disa te tjer kerkojne qe te mos hahet mishi perveq i shtazes qe eshte permendur emri i Allahut Fuqiplot para therrjes. Allahu te shperbleft dhe shtoft bereqet ne daevetin tuaj! Lutu per neve vella.
|
/ 22-12-2009
Ne lidhje me veçorite e sures Jasine, vecanerisht per te vdekurit, nuk ka ardhur asnje hadith i sakte, siç ka thene imam Darakutni dhe shejh Albani pas tij. [Ed Daife, 12/784].
1. "Kush e lexon naten suren Jasin, gdhin ne mengjes me gjunahe te falura." Hadith i dobet. [Daiful Xhami, 5787].
2. "Une ia kam bere detyrim leximin e sures Jasin popullit tim, ne cdo nate. Kush vazhdon rregullisht me leximin e saj çdo nate, pastaj vdes, ai vdes deshmor." Hadith i trilluar. [Ed Daife, 6884].
3. "Çdo gje ka zemren e vet, kurse zemra e Kuranit eshte Jasini..." Hadith i trilluar. [Daiful Xhami, 1935.
4. Nuk e kam gjet.
5. "Kush e lexon suren Jasin nje here, eshte sikur e ka lexuar Kuranin te gjithe 10 here." Hadith i trilluar. [Daiful Xhami, 5786]
6. "Atij qe e lexon Jasini per ta fituar knaqesin e Allahut i falen gjunahet e vogla te bera me par. Lexoni Jasinin pran te vdekurve te juaj." Hadith i dobet. [Daiful Xhami, 5785]
7. "Lexoni suren Jasin tek te vdekurit tuaj!" Hadith i dobet. [Daiful Xhami, 1072].
8. "Kush viziton varrin e dy prinderve ose te njerit prej tyre, te lexoje suren Jasin..." Hadith i trilluar. [Daiful Xhami, 5606].
II. Ne lidhje me mishin e therur nga Ehlul Kitab, ai eshte i lejuar per ne, duke u bazuar ne ajetin 5 te sures el Maide. Lexo me hollesisht pergjigjen e pyetjes nr. 84, ne kete link.
Allahu ju ruajt juve dhe te gjithe muslimanet qe jetojne ne ato vende dhe ju forcofte ne fene e Tij! |
|

(Pyetja Nr. 632) Ummu Belkisa / 21-12-2009
Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu. Kisha nje pyetje: A duhet me ua pre kurbanet [akika] femijeve pasi tani jane te martuar e kur kan qene te vegjel prinderit nuk kane qene ne islam? Nese po, a lejohet me i pre e me ba nje dasem islame te njerit prej femijeve me mishin e ketyre kurbaneve, e me i ftu gjith farefisin, e motra e vellezer musliman? ALLAHU JU HPERBLEFTE PER KETE MUNDESI QE NA JEPNI PER TE BERE PYTJE.
|
/ 22-12-2009
Akika preferohet te therret ne diten e shtate te lindjes se femijes, per vajzen nje dele apo dash dhe per djalin dy. Nese nuk mundesh ne diten e shtate, atehere lejohet ne cdo dite te vitit apo te jetes kur te vjen mundesia. Po keshtu, lejohet qe me mishin e Akikas te besh dasmen e djalit apo te vajzes, por Akika duhet te therret me nijetin e Akikas dhe mishi i saj lejohet te perdoret ne çdo forme dhe te ftohen njerezit per ngrenien e tij. E Allahu e di me mire. |
|

(Pyetja Nr. 631) Nardi / Fier / 21-12-2009
Message: selamu alejkum. Nje vella pyet: A lejohen te shiten fishekzjare?
|
/ 22-12-2009
Eshte pyetur shejh Iben Uthejmin ne lidhje me shitjen dhe blerjen e fishekzjarreve, dhe ai eshte pergjigjur se eshte i mendimit se nuk lejohet as blerja dhe as shitja e tyre, per shkak se ato jane shperdorim i pasurise dhe sepse bezdisin njerezit me zhurmat e tyre. [Mexhmuu fetava Iben uthejmin, 3/3]. Kurse shejh Zejd el Med'hali ka thene ne nje fetva se ato futen ne gjerat e lejuara perderisa nuk demtojne njerezit dhe pasurine e tyre, duke i konsideruar si lodra per femijet qe lejohen me kusht mosdemtimin e njerezve dhe shperdorimin e pasurise pa nevoje. E Allahu e di me mire. |
|

(Pyetja Nr. 630) Luljeta / Gjermani / 20-12-2009
Message: Selamun alejkum we rahmetullah.
Lexova ne nje web nje fetua te Shejh Uthejmit (Allahu e meshiroft) qe ai ka thene lidhje me urimin e vitit te ri tek muslimanet: Se lejohet me uruar vitin e ri hixhri, dhe kane thene se ky (urimi) eshte prej adeteve, dhe nga keta qe kane thene se urimi eshte i lejuar eshte shejh Uthejmini, por ne fund te jetes se tij ai ka thene: Nese ndonjeri te uron ty atehere uroje edhe ti, por mos vazhdo ti me urim sepse une nuk di te kete ardhur ( nuk ka ardhur) nga selefet( te paret) qe ata kane pas uruar njeri-tjetrin per vitin e ri hixhri( henor). dhe ne nje fetva tjeter ka thene: Nuk eshte prej sunetit qe te urojme vitin e ri hixhri. Sa eshte e vertet kjo fetua apo eshte ndonje keq kuptim, apo si qendron puna ketu? Allahu ju shperbleft!
|
/ 22-12-2009
Disa fetva te shejh Iben Uthejminit ku thote se urimi per vitin e ri eshte zakon i njerezve qe ne fakt nuk ka baze ne fe dhe as kuptim sipas urimit qe thone njerezit, por sidoqofte, nese dikush te uron i pari per vitin e ri, atehere ktheja edhe ti urimin qe viti i ardhshem te vije edhe me më shume me hajer e begati per te dhe per popullin musliman, por kurre mos fillo ti i pari me urim, sepse nuk eshte viti i ri henor apo diellor nuk eshte feste per ne, por feste jane vetem dy Bajramet. Pra, keshtu eshte kjo çeshtje dhe fetva te tilla jane dhene nga Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), por ato nuk duhen marre si argument per lejimin e urimit per vitin e ri, sepse ai vetem sa eshte bazuar ne argumentet e sheriatit ne lidhje me obligueshmerine e kthimit te urimit dhe te selamit me urim dhe selam me te mire, dhe jo per ndonje gje tjeter. Prandaj, kujdes! Lusim Allahun te na jape kuptim ne fene e Tij! |
|

(Pyetja Nr. 629) Anonim / 16-12-2009
Message: Doja te dija ne lidhje me udhetimin e gruas, a eshte e lejueshme qe gruaja te udhetoje vetem me avion ne nje distanc kohore rreth nje ore me qellim qe te bashkohet me bashkeshortin e saj i cili ndodhet ne nje shtet tjeter, pasi nuk ka mundesi qe ta shoqeroj nje mahrem dhe bashkeshorti i saj nuk ka mundesi te vij ta marri per arsye te medha? Allahu ua shperblefte.
|
/ 22-12-2009
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Nuk i lejohet gruas qe te udhetoje veçse e shoqeruar nga nje mahram (burri i vet apo nje i aferm, i rritur, me te cilin nuk i lejohet martesa)." [Buhariu dhe Muslimi]. Gjykimi i pergjithshem eshte ky qe thuhet ne hadith dhe ne duhet t'i permbahemi atij. Distanca kohore me aeroplan nuk merret parasysh, sepse siç dihet, mund te ndodhin edhe te papritura ne udhetim e siper, dhe aeroplani mund te detyrohet te ulet ne aeroport tjeter, ku pasagjeret mund te detyrohen te shkojne ne hotel, per nje apo edhe me shume dite, e tjera si keto, gjera te cilat e ballafaqojne gruan me ndalesa te shumta qe vijne njera pas tjetres. [Keshtu ka dhene fetva shejh Iben Baz, shejh Iben Uthejmin, e te tjere]. Keshtu qe nuk mund te japim gjykim per lejimin e kesaj, por keshillojme qe burri i saj te beje te perpiqet me te gjitha mundesite qe te shkoje e ta marre vete gruan e tij, nese nuk ka mahrem tjeter te saj qe ta shoqeroje. E Allahu e di me mire. |
|

(Pyetja Nr. 628) Eri / Tiranë / 15-12-2009
Message: ESELAMU ALEJKUM. A I LEJOHET GRUSA ME MESTURACJONE TE FUTET NE XHAMI??? DISA ARGUMENTE PO PATI MUNDESI.
|
/ 22-12-2009
Nuk i lejohet gruas me menstruacione dhe as asaj lehone qe te futet dhe te qendroje ne xhami, qofte per mesim apo per dicka tjeter, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem), urdheroi qe ne feste per namazin e Bajramit te dalin edhe grate me zakone, por ato te mos i afrohen faltores (te mos futen ne vendin e faljes). [Buhariu dhe Muslimi]. Kurse kalimi neper xhami per nje nevoje, dhe pa qendruar ne te, nuk ka problem, perderisa nuk ndotet xhamia. [Fetava el lexhne ed daime, 6/272, Fetava Iben Uthejmin, faqe 273, nga fetvate e Pastertiset]. |
|

(Pyetja Nr. 627) Ebu Ensar / Kosovë / 14-12-2009
Message: ES SELAMU ALEJKUM. Hoxhë i nderuar gruas sime i kanë ikur tre vite agjerime në njëren prej viteve që nuk ka agjeruar ka qenë gjidhënse, ndersa dy vitet e tjera të mosagjerimit ka qenë për shkaqe shendetsore, pra si duhet të veprojë në këtë rast? ALLAHU ju shpërbleftë me xhennet!
|
/ 22-12-2009
Per ditet e prishura nga Ramazani per shkak te gjidhenies, te ushqeje nje te varfer per cdo dite te prishur, kurse per ditet kur ka qene e semure, duhet te agjeroje aq dite sa ka prishur ne ditet e mevonshme, kur eshte e shendetshme. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. |
|

(Pyetja Nr. 626) Anonim / Kosovë / 13-12-2009
Message: selam alejkum. rreth hadithit qe ka thene i derguari i Allahut nuk pranohet namazi i robit nese falet vetun mbas safave, ateher qduhet te bejm nese shohim se ne safa nuk ka vend qe te hym aty sepse jan mbushur? A lejohet te terheqim mbrapa nje prej falesve duke e ditur se per ket ka thene Meshhur Hasen se kjo nuk eshte e lejuar ne librin e tij: "Sqarime te gabimeve te namazit". Çduhet te bejm ne ket rast?
|
/ 22-12-2009
Nese dikush shkon ne xhami dhe namazi me xhemat ka filluar, dhe safat jane plotesuar dhe nuk gjen asnje vend bosh ku mund te futet ne saf, atehere ai duhet te falet i vetem ne saf te ri, dhe nuk duhet te terheqi njeri tjeter nga safi i fundit, as te shkoje perbri imamit dhe as te mos e lere namazin me xhemat, por te falet me xhematin, sepse ndalesa qe ka ardhur ne hadith ne kete rast, ka te beje me ate qe eshte brenda mundesive, dmth kur personi qe vjen me vonese ka mundesi te gjeje vend ne safin e fundit, duhet te futet ne saf, perndryshe, nuk mundet qe ky person te ngarkohet me dicka qe nuk ka mundesi ta beje dhe as te humbe namazin per dicka qe nuk eshte brenda mundesive te tij. Nje permbledhje te perafert si kjo ka dhene edhe shejh Iben Uthejmin, pas sqarimit ne hollesi te kesaj çeshtje. E Allahu e di me mire. |
|

(Pyetja Nr. 625) Albani / Kosovë / 10-12-2009
Message: selam alejkum Rreth pyetjes 623 qe flitet per shtesen e nje rekati ne namaz e qe pastaj duhet ber dy segjde te harreses e pastaj te japish selam para dhenjies selam, a duhet te themi ettehijjatin dhe duat e tjera deri ne fund apo veq te bejm segjden e harreses e pastaj te japim selam qe me njeher?
A eshte e lejuar punesimi per femren, si per shembull ne ekonomi spital me ndrrime te nates e shoqeruar me pabesimtare? Ç'eshte vendimi i Islamit per kryerjen e gjinekologjis per femrat duke e ditur se aty punojn edhe meshkujt?
|
/ 22-12-2009
1. Ne kete rast behen vetem sexhdet e harreses dhe pastaj jepet selam, pa e thene teshehudin apo lutjet e tjera.
2. Punesimi per femren eshte i lejuar ne Islam, por me kusht qe puna te jete e lejuar, te mos kete perzierje me burra te huaj, dhe ti permbahet rregullave te Islamit ne pergjithesi. Muslimanet sot nuk po i japin rendesine e duhur çeshtjes se perzierjes se burrave me grate neper institucione sociale, qofte neper shkolla, universitete, spitale, etj. madje po neglizhojne shume ne kete çeshtje, gje e cila po jep pasojat e veta te keqija edhe ne shoqerite e disa vendeve muslimane, e tek Allahu ankohemi qe ta udhezoje popullin musliman. I gjithe shkaterrimi i nje shoqerie fillon nga perzierja mes meshkujve dhe femrave te huaj me njeri-tjetrin, dhe pasojat e kesaj jane te renda dhe kur te vjen fatkeqesia, nuk vlen me pendimi per ate qe ka kaluar nga dynjaja, edhe pse Allahu eshte Pranuesi me i Madh i pendimit, me kuptimin se nuk te denon per ate veprim te ndaluar qe ke vepruar dhe je penduar sinqerisht, por pasojat e atij veprimi mund te kene dhene frytin e tyre. Nuk lejohet perzierja e meshkujve dhe femrave ne Islam, ne asnje institucion social e shoqeror, perveç ne raste domosdoshmerie kur diçka e tille ndodh vetvetiu nga rrethanat dhe rastet e domosdoshme. Shume vende te Perendimit po studiojne teorine e ndarjes se meshkujve nga femrat neper shkolla, edhe pse qene ata te paret qe e shpiken kete gje me teorine mashtruese te barazimit mes burrit dhe gruas. Pasojat e keqija shoqerore te perzierjes mes meshkujve dhe femrave i perceptuan edhe mjeket filozofe te vjeter greke, si Aristoteli, e te tjere, te cilet vendosen ligj ndarjen e femrave nga meshkujt gjate mesimit. Lexo me teper per gjykimin e perzierjes mes meshkujve dhe femrave ne Islam dhe pasojat e tij, ne kete link. |
|

(Pyetja Nr. 624) Abu Zubeyr / Gjermani / 9-12-2009
Message: Selamu alejkum we rrahmetullah
Hoxh a eshte hadithi i sakt te Musnedi i Imam Ahmedit ku thohet se Pejgameri alejselatu we selam ka ba duuah mas namazeve farzeve ku i ka kthy shuplakat e duareve posht??
|
/ 22-12-2009
Hadithet qe kane ardhur ne lidhje me ngritjen e duarve me shuplakat e kthyera nga toka gjate lutjes, jane te gjitha per namazin e shiut, dhe disa transmetime thone se Profeti ka vepruar keshtu edhe ne Arafat, por keto transmetime te Arafatit jane te dobta, kurse ato te shiut jane te sakta. [Shiko: Es Sahiha, 2491]. Kurse per ngritjen e duarve per te bere lutje pas namazeve farze nuk ka argument nga suneti i Pejgamberit dhe as nga vepra e sahabeve dhe tabiineve. Megjithate, disa dijetare thone se mund te behet nje gje e tille ne menyre individuale dhe jo ne grup, si dhe jo gjithnje, por ndonjehere. Dije se Allahu nuk e pranon nje veper, vetem nese ajo kryhet ashtu si ka urdheruar Ai dhe si e ka sqaruar i Derguari i Tij, dhe nuk ka lene asgje mangut ne fe. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti. |
|

(Pyetja Nr. 623) Anonim / Kosovë / 8-12-2009
Message: Selam alejkum. Sa i perket namazit qe e fal nje imam por mbas faljes e kupton se nuk ka pasur abdes, ateher qduhet te bej ai imam, a duhet te marr abdes dhe te falet vetem, apo ti tregoj xhematit se nuk kam pasur abdes qe te falen edhe ata, apo gjemati nuk ka nevoje te falet perseri mbas atij imami sepse ata kan pasur abdes?
Si duhet te bej namazliu nese e ka shtuar ne namaz nje rekat me shum dhe ka dhen selam a duhet ta perseris prej fillimit namazin apo te lidhet ne namaz me tekbir dhe pa falur asnje rekat me menjeher mbas lidhjes te i bej dy segjde te harreses?
|
/ 8-12-2009
1. Ne rastin e permendur ne pyetje, imami duhet te marre abdes dhe ta fal edhe nje here ate namaz, pa i thene asgje xhematit, sepse xhemati e ka ne rregull namazin e vet.
2. Kur shton nje rekat ne namaz nga harresa, atehere vetem sa drejtohesh nga Kibla, ulesh dhe ben dy sexhde, pastaj jep selam. Por nese shtesa eshte bere qellimisht, namazi prishet dhe duhet perseritur nga fillimi. Ai qe nuk ka dije rreth ketyre çeshtjeve dhe nuk ka bere dy sexhdet e harreses ne kete rast, e ka namazin te rregullt dhe nuk duhet ta perserise ate. Falenderuar qofte Allahu qe e ka bere te lehte fene e Tij dhe ka bere lehtesime ne te! |
|

(Pyetja Nr. 622) Tale / 7-12-2009
Message: SELAM ALEJKUM. A ka mundsi te me tregoni si behet njeti, p.sh kur kam nevoj dhe deshiroj ti fal dy rekate mirpo me interson njeti si behet? Paqja dhe meshira e ALLAHUT shoshin mbi ju!
|
/ 8-12-2009
Vendi i nijetit eshte zemra dhe mjafton qe ti vendos te falesh dy apo me shume rekate sunete (vullnetare) dhe e ke bere nijetin. Pra, ti ne mendjen dhe zemren tende duhet ta keshe te ndare nese do te falesh namaz vullnetar (sunete) apo namaz farz. Per shembull, kur hyn koha e namazit te drekes dhe ti merr abdes per t'u falur, se pari fal 2 ose 4 rekate sunete, pastaj ben nijetin per te falur farzin e drekes 4 rekate, pastaj 2 rekate sunete, e keshtu. Pra, nijeti eshte çeshtje e zemres. Ai eshte pikerisht ajo qe ti vendos te besh kur fillon nje veper. E rendesishme ne lidhje me namazin eshte qe te kesh parasysh te besh dallim mes namazit vullnetar dhe atij te detyrueshem (farz), por pa pasur nevoje ta shprehesh me goje kete gje, sepse kjo gje nuk eshte percjelle nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) apo shoket e tij. Lusim Allahun te na i pranoje namazet dhe adhurimet tona! |
|

(Pyetja Nr. 621) Anonim / Maqedoni / 6-12-2009
Message: Es-Selamu alejkum we rahmetull-llahi we bereketuh.
Cfar te drejte ka gruaja muslimane te ciles i ka vdekur burri pa marr parasysh mosha qofte e re apo edhe e moshuar, per martese??
|
/ 8-12-2009
Kur nje gruaje i vdes burri, ajo duhet te prese kater muaj e dhjete dite, qe eshte edhe koha e zise se saj, dhe njekohesisht koha e iddes (pritjes per martese me burre tjeter). Pas kalimit te kesaj kohe, asaj i lejohet te martohet me burre tjeter sipas rregullave, pa dallim moshe. Pra, ajo e ka ne dore vete te zgjedhe nese deshiron te martohet apo te mos martohet me burre tjeter, por nese i druhet fitnes, atehere e ka obligim te martohet qe te mos biere ne te ndaluara. E Allahu e ka ne Dore suksesin. |
|

(Pyetja Nr. 620) Sead / 6-12-2009
Message: A PRISHET ABDESTI KUR GRUAS I DALIN SEKRECIONE TE BARDHA? ALLAHU JUA SHPERBLEFT!
|
/ 8-12-2009
Sekrecionet qe dalin nga gruaja e prishin abdesin edhe pse mund te jene te pasterta dhe nuk e ndotin rroben ku bien, por abdesin e prishin sepse eshte dicka qe ka dale nga organet gjenitale. Por, nese keto sekrecione jane te vazhdueshme te ndonje grua, atehere gjykimi per te eshte njesoj si i personave me uzer (me justifikim, qe kane probleme me urinimin e pavullnetshem), d.m.th. qe kjo grua duhet te prese te hyje koha e namazit, pastaj te marre abdes dhe te falet sa te doje prej suneteve dhe farzit te atij vakti, te lexoje Kuran e te beje dhiker, edhe pse mund t'i kete dale ndonje sekrecion. Po keshtu duhet te veproje ne çdo namaz. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. |
|

(Pyetja Nr. 619) Anonim / Kosovë 4-12-2009
Message: selam alejkum. Kam dy pyetje: A eshte i lejuar prerja e Kurbanit per te vdekur pa i perfshir ne njet edhe te gjallet?
Dhe sa i perket hadidhit qe flet per dy djelmoshat qe e kane ruajtur kampin e muslimaneve dhe nje prej pabesimtareve e ka goditur njerin prej tyre me shtiz dhe ai nuk e ka prishur namazin, ku ky hadidh eshte edhe argument se dalja e gjakut nuk e prish namazin, por ajo qe po deshiroj te pyes eshte se a nuk lejohet prishja e namazit edhe ne rast rreziku per jeten qe ta kanos dikush nga jasht gjate faljes?
|
/ 8-12-2009
1. Kur thuhet qe muslimani ben kurab per vete dhe familjen e tij, ku perfshihen te gjalle e te vdekur, kjo perfshirje eshte nga kuptimi gjuhesor i fjales dhe dijetaret kane thene se ajo vlen edhe ne te vertete, dmth qe shperblimi u shkon edhe te afermve te vdekur nese i perfshin ne nijet, madje edhe nese nuk i perfshin. Por origjina eshte qe kurbani therret ne emer te pjesetareve te familjes qe jane gjalle, kurse te vdekurit perfshihen ne te, si meshire nga Allahu edhe per ta.
2. Lejohet prishja e namazit ne rast rreziku per jeten, madje lejohet edhe te shprehesh fjalen e kufrit nese te kercenojne me vrasje po qe se nuk e ben. Por lejohet edhe e kunderta, dmth qe te mos e prishesh namazin ne kete rast dhe te mos e shprehesh fjalen e kufrit edhe pse te kanoset jeta. Se cila eshte me e mira prej ketyre dyjave, ka diskutim te gjate mes dijetareve dhe zgjedhja mes dy mendimeve eshte vertete e veshtire, sepse argumentet e te dyja paleve jane te forta, e Allahu e di me mire. |
|

(Pyetja Nr. 618) Anonim / 3-12-2009
Message: eselamu alejkum ue rrahmetullah ue berekatuhu.
Desha te beja nje pyetje rreth argjerimit ne diten e 9 dhe te 10 te majit Muharren (d.m.th dita e arshures). Desha te dija a lejohet argjerimi i kesaj dite kur dita e 9 bie e premte dhe dita e 10 (ashures) bie e shtune, pasi kete vit keto dite bien keshtu.
Allahu u dhente hajer dhe bereqet ne kete jete, dhe xhenetin Firdeus ne jeten tjeter!
|
/ 8-12-2009
Ne lidhje me agjerimin ne diten e shtune, shiko pergjigjen e pyetjes 569, ketu. |
|

(Pyetja Nr. 617) Bilal / Itali / 1-12-2009
Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.
Pyetjet e mia jane keto:
Kur dy vellezer nuk flasin me njeri tjetrin, a eshte i shfajsuar para Allahut personi nese ka bere tentativa per pajtim me ane te nderhyrjes se disa vellezerve te tjere por personi tjeter nuk ka pranuar te pajtohet?
A ka problem nese fill mbas namazit te darkes fal vetem nje rekat viter; apo me e falur me tre rekate pa nderprerje por duke mos u ulur mbas rekatit te dyte per teshehudin?
A mund te na tregoni disa rregulla per mexhlisin dhe cilat cilat jane duate e hapjes dhe mbylljes.
A ka problem nese dikush shkon per tu mjekuar tek psikologu nese mendon se eshte ne depresion apo ne stres? Allahu jua shperblefte me te mira.
|
/ 8-12-2009
1. Nese dikush ka qellim pajtimin dhe kerkon ndjese per veprimin e pahijshem qe ka dal prej tij, nese ky zemerim ka qene per faj te tij, dhe i ndermerr hapat per pajtim duke futur nje pale te trete ne mes, apo drejtperdrejte me personin qe eshte zemeruar, kjo eshte ajo qe kerkohet prej tij, dhe pala tjeter eshte e ngarkuar qe te ulen per te diskutuar rreth mospajtimit me qellim qe te arrijne ne pajtim. Pra, nuk mund te thuash se mjafton qe te dergosh nje pale te trete per pajtim dhe je shkarkuar nga gjynahu, sepse ti mund te jesh fajtor dhe mund t'i kesh hyr ne hak pales tjeter, keshtu qe duhet te çosh hakun ne vend dhe te kerkosh falje. E Allahu e di me mire dhe Ai bashkon mes zemrave te besimtareve!
2. Namazi i vitrit lejohet qe te falet edhe me nje rekat, por kjo nuk eshte dicka qe e ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili e vononte namazin e vitrit deri ne fund te nates pasi kishte falur namaz nate. Namazi i vitrit eshte namaz tek, dmth qe mund te falet me 3-5-7-9-13 apo edhe me nje rekat, duke i ndare dy e nga dy, dhe ne fund te falesh nje rekat tek, ose duke falur 3 rekate pa qendruar ne teshehud mes tyre, ose 5 pa qendruar ne teshehud, e keshtu. Te gjitha keto kane ardhur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).
3. Mexhlis do te thote tubim apo bashkim me njerez te tjere, qofte per qellim te marrjes se dijes apo per qellime te tjera, dhe ketu nuk eshte vendi per te sqaruar keto rregulla, por nese ju merrni pjese ne mexhlise te dijes, atehere mund t'i kerkoni hoxhes qe t'ju flase ne lidhje me kete teme.
4. Shkuarja per vizite te psikologu eshte nje çeshtje e nderlikuar, per faktin se psikologjia si shkence nuk mohohet, por bazat mbi te cilat ajo ndertohet ne boten perendimore joislame eshte krejt tjeter dhe ne kundershtim me parimet Islame ne shume pika. Mjeku psikolog duhet te jete njeri qe ka dije dhe devotshmeri, dmth qe e ka frike Allahun dhe ka per qellim vetem te ndihmoje pacientin dhe jo te perhape apo te shfrytezoje pikat e tij te dobeta, te cilat vete pacienti ia ka shfaqur dhe ia ka treguar, dhe kjo eshte nje pike shume problematike, sepse mund te shkoje gjendja ne tregimin e gjynaheve dhe ne rrefimin e tyre njesoj siç bejne te krishteret tek prifti, gje e cila ne Islam eshte e ndaluar, dhe gjynahet nuk shfaqen veçse para Zotit duke i kerkuar falje per to. Ne fakt, mjeku psikolog per muslimanin duhet te jete dijetari dhe hoxha, sepse duke e mesuar fene e Allahut dhe se si t'i mbeshtetet Atij, muslimani arrin qetesine shpirterore dhe nervore, dhe nuk do te kete me probleme te ketij lloji. Nese besimtari i mbeshtetet me shume Allahut dhe i lutet Atij gjate nates e dites, si dhe meson per fene e Tij, atehere ai e di mire se gjithçka eshte ne Doren e Allahut, dhe se kjo bote eshte sprove per njeriun, e cila mbaron shpejt dhe pas saj do te kaloje shume shpejt ne boten tjeter e cila eshte e perhershme. Allahu i ruajte muslimanet nga çdo e keqe dhe depresion dhe i drejtofte ne rrugen e arritjes se lumturise ne te dyja botet, dhe ne arritjen e kenaqesise se Tij! |
|

(Pyetja Nr. 616) Anonim / 1-12-2009
Lus Allahun qe te jesh mire ne te gjitha aspektet. Vella doja te pyesja; Mbasi falem namazin e sabahut ne nje xhami, imami na permendi nje hadith; hadithi qe na tha , ishte; Kush e fal namazin e sabahut dhe te akshamit dhe thote 7 here , O ALLAH ME RUAJ NGA XHEHENemI, E THOTE kete dua para se ti flase dikuj ose para se dikush ti flase atij, Allahu do e mbroje ate person qe e thote kete dua nga xhehenemi,. . Mirepo dikush qe une ja tranmetova kete lajm me tha se e kam lexuar ne nje liber se ky eshte hadith i dobet, ju lutem nese keni ndonje sqarim per kete Hdith, Allahu te ruajte.
|
/ 3-12-2009
Hadithi ne fjale eshte i dobet. Ate e ka nxjerre Ebu Daudi, en Nesai ne "el Kubra", Taberani dhe Iben Hiban. Shejh Albani e ka renditur ne vargun e haditheve te dobta, me nr. 1624. |
|

(Pyetja Nr. 615) Have / 30-11-2009
Message: selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Nese ka mundesi pak sqarim rreth namazeve te synetit, se nuk e kam te qart, se cilat synete i ka fal MUHAMMEDI SALALLAHU ALEJHI VE SELEM. ALLAHU ju shperbleft me xhenetin FIRDEUS per ket pun qe e beni!
|
/ 6-12-2009
Namazet sunete te rregullta (ratibe) qe falen para apo pas namazeve farze jane 12 rekate, sipas rradhes: 2 rekate para farzit te sabahut, 4 para farzit te drekes dhe 2 pas tij, 2 pas farzit te akshamit dhe 2 pas farzit te jacise. Para apo pas namazit te ikindise nuk ka namaz sunete te rregullta, por per ate qe fal namaze vullnetare para farzit te ikindise ka shperblim te madh, siç thuhet ne hadith: "Allahu e meshirofte ate njeri qe fal kater rekate vullnetare para farzit te ikindise." [Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]. Kurse per sunetet e rregullta kane ardhur hadithe te sakta nga Aisha (radiallahu anha) e te tjere, te nxjerra nga Buhariu, Muslimi e te tjere. Aisha (radiallahu anha) thote: "I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falte ne shtepine time kater rekate para namazit te drekes, pastaj dilte dhe falte namazin e drekes me njerezit, pastaj vinte dhe falte dy rekate pas drekes. Pastaj falte namazin e akshamit me njerezit dhe me pas futej tek une dhe flate dy rekate. Pastaj falte namazin e jacise me njerezit, pastaj hynte ne shtepine time dhe falte dy rekate." [Muslimi]. Vlera e ketyre namazeve sunete eshte e madhe tek Allahu, prandaj muslimani nuk duhet t'i humbe ato. Nena e besimtareve, Aisha (radiallahu anha) thote: "Kam degjuar te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te thote: "Nuk ka rob besimtar qe fal çdo dite per Allahun 12 rekate vullnetare perveç farzeve, veçse Allahu i nderton atij nje shtepi ne xhenet - ose - veçse i ndertohet nje shtepi ne xhenet." [Muslimi]. |
|

(Pyetja Nr. 614) Anonim / 29-11-2009
Message: selam alekum, desha me te pyt vlla se si duhet me bo kur harron nje rekat pa fal dhe kujtohesh mbasi ke kry faljen: a duhet me marr tekbir si ne fillim te namazit per te kry ket rekat apo vazhdon sikur je ne namaz pa marr tekbir ? Besoj se kuptut. Allahu ju shperbleft me hajr.
|
/ 6-12-2009
Ne rast se ke dhene selam dhe e ke perfunduar namazin, pastaj je kujtuar per kete rekat qe e ke harru, atehere duhet te marresh tekbir si ne fillim te namazit, dhe pastaj te besh dy sexhdet e harreses para se te japesh selam. E nese vazhdon te jesh ne namaz, atehere vetem sa ngrihesh dhe ploteson nje rekat, pastaj ben dy sexhdet e harreses para se te japesh selam. Allahu na dhente sukses! |
|

(Pyetja Nr. 613) Anonim / Kosovë / 25-11-2009
Message: Ne Shqiperi, Kosove dhe Bosnje eshte nje shoqate qe ushtron aktivitet per jetima, ndihma per te varfer dhe saktesisht nuk dihen sponsoret e sakte, kam degjuar se kete shoqate e ka Jusuf Islam dhe personi ne fjale ka nisur mesa kam degjuar ka nisur prap me muzik me kitare fancave te tije u ka thene jam ai qe kam qene. A lejehet te punosh ne kete shoqate apo te ushqehesh ne forma te tjera nga ky burim i kesaj shoqate?
|
/ 6-12-2009
Perderisa puna e shoqatesh eshte hallall dhe puna jote ne ate shoqate eshte hallall, atehere edhe perfitimet prej saj jane hallall, inshaAllah. Kurse veprat qe ben drejtuesi i saj prej te ndaluarave qe kthehen tek vete ai dhe besimi i tij, nuk ndikojne ketu, e Allahu e di me mire. |
|

Anonim / 25-11-2009
Message: falenderuar qofte ALLAHU eshte me i madhi as ka lindur ke as eshte i lindur dhe askush me te nuk eshte i barabarte jane shume mrekulli qe AllAHU jam i kenaqur qe jam mysliman dhe se ALLAhu eshte zoti im ndonese nuk falem shpesh dhe nuk jam i perkushtuar ndaj fese e luse ALLAHUN te me fale per gjithe gjynahet qe kam bere se e njoh vuajtjen shume mire mbani mend fjalet e mia se allahu e don njeriun shume dhe ia ka sjelle shume gjera atij qe ti shfrytezoj ju i kuptoni vete se ne te vertete njeriu nuk ben dhe nje mize.
|
|

(Pyetja Nr. 612) Anonim / Kanada / 24-11-2009
Message: eselamu alejkum.
Në lidhje me pyetjen 604: kisha lexuar në një website se është sunah te agjërohen nëntë ditët e dhul-hixhes profeti (salallahu alejhi ue selem)kishte agjëruar nëntë ditët e dhul hixhës sipas shpjegimit në këtë website. po ju citoj një paragraf nga ky website. paragrafi është në anglishte, po jua them përmbajtjen me përafërsi. ky është websiti http://www.islam-qa.com/en/ref/49042. fatua nr. 49042
Në anglisht:
1 – Fasting: It is Sunnah for the Muslim to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah, because the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) encouraged us to do righteous deeds in the first ten days of Dhu’l-Hijjah, and fasting is one of the best of deeds, which Allaah has chosen for Himself as it says in the hadeeth qudsi: “Allaah says: ‘All the deeds of the son of Adam are for him, except fasting, which is for Me and I shall reward for it.” Narrated by al-Bukhaari, 1805.
The Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) used to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah. It was narrated from Hunaydah ibn Khaalid from his wife, that one of the wives of the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) said: The Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) used to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah and the day of ‘Ashoora’, and three days each month, the first Monday of the month and two Thursdays. Narrated by al-Nasaa’i, 4/205 and by Abu Dawood; classed as saheeh by al-Albaani in Saheeh Abi Dawood, 2/462. "
Në shqip:
Është sunet që muslimanët të agjërojnë nëntë ditët e para të dhul hixhës sepse profeti (salallahu aleji ue selem) inkurajontë ne që të bënim vepra të mira në këto thjetë ditët e para të dhul hixhës dhe agjërimi është një nga veprat më të mira, që Allahu ka zgjedhur për Veten e Tij, thuhet në një hadith kudsi Allahu thotë,
“Të gjitha punët e mira të birit të ademit janë për të, përveç agjërimit që është për mua,dhe Unë do ta shpërblej për këtë .” trasmeton Buhari 1805.
Profeti (salallahu aleji ue selem) agjëronte në nëntë ditët e para të dhul hixhes.
Është trasmentuar nga Hunajdah ibn Khalid nga gruaja e tij se një nga gratë e profetit( salallahu aleji ue selem) ka thëne “profeti (selallahu aleji ue selem) agjëronte në nëntë ditët e para të dhul hixhës,dhe ditën e ashures dhe tre ditë nga cdo muaj. dhe të hënën e parë të cdo muaji,dhë dy të enjte.” Trasmetuar nga al-Nasaai,4/205 dhe nga Abu Daud. Albani e ka klasifikuar si sahih në Sahih Abu Daud 2/462.
Tani jam pak e ngatëruar.????? Eshtë apo jo sunah të agjërohen nëntë ditët e para të dhul hixhës?
|
/ 24-11-2009
Hadithi ne fjale eshte i diskutueshem tek dijetaret e hadithit dhe shume prej tyre e konsiderojne te dobet ate, per shkak te Hunejde iben Halid. Per kete ka ardhur edhe hadithi i transmetuar nga Aisha (radiallahu anha), i nxjerre nga Muslimi, ku thuhet se ajo nuk e ka pare Profetin (salallahu alejhi ue selem) te agjeroje ne keto dite." Megjithate, dijetaret kane bashkuar mes ketyre transmetimeve dhe hadithit te sakte te Iben Abasit, i nxjerre nga Buhariu e te tjere, ku i derguari i Allahut thote se nuk ka dite ne te cilat veprat e mira te jene me te dashura te Allahu se sa keto dhjete dite, madje as xhihadi ne rrugen e Allahut, perveç atij qe del ne xhihad bashke me pasurine e tij dhe nuk kthehet me asgje prej ketyre. Dhe ketu perfshihet edhe agjerimi si pune e mire, keshtu qe dijetaret kane thene se agjerimi i ketyre nente diteve eshte i pelqyeshem madje shume dhe aspak i urrejtur. Ne fetvane nr. 7233, te El Lexhne eD Daime, thuhet: "Nuk eshte vertetuar, me sa dime ne, qe Profeti (salallahu alejhi ue selem) te kete agjeruar dhjete ditet e para te dhul hixhes, dmth nente ditet para dites se festes, por ai (salalahu alejhi ue selem) ka nxitur per berjen e veprave te mira ne keto dite, siç ka ardhur ne hadithin e Iben Abasit ... Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!" |
|

(Pyetja Nr. 611) Muslimi / 23-11-2009
Message: es selam alejkum
A jan veprat pjes perberse te imanit?
A te ncjerrin mekatet e medha ne feja?
Nese po cilat jan ato nese jo me qka argumentoheni?
Lensi i namazit a eshte kafir?
|
/ 24-11-2009
Veprat jane pjese perberese e imanit, dhe imani eshte besim, fjale dhe veper. Mekatet e medha nuk te nxjerrin nga Islami, perveç nese i quan te lejuara. Ata qe e quajne kafir ate musliman qe vepron mekate te medha jane havarixhet. Ne lidhje me lenesin e namazit nga pertesa dhe neglizhenca ka mospajtim ne mesin e dijetareve qe heret; disa thone se lenia e namazit eshte kufer qe te nxjerr nga Islami dhe lenesi i namazit eshte kafir qe ka dal nga Islami, kurse te tjere thone se vepra eshte kufer i vogel qe nuk te nxjerr nga Islami dhe lenesi i namazit nuk eshte kafir por ne buze te kufrit ku mund te bjere çdo çast per shkak te lidhjes se ngushte te asaj qe eshte ne zemer me vepren e njeriut.
Allahu i Madheruar thote: "Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij[1], kurse të tjerat përveç kësaj, ia fal kujt të dojë[2]. Padyshim, kushdo që i bën shok Allahut, ka trilluar[3] gjynah të madh.[4]" [En Nisa, 48, 116].
[1] Duke adhuruar apo krahasuar diçka apo dikë prej krijesave të Allahut bashkë me Allahun apo në vend të Tij.
[2] Gjynahet e tjera përveç shirkut (shokvënies Allahut në adhurim, hyjnizim dhe atribute) dhe kufrit (mohimit të Allahut apo të diçkaje të ardhur nga Ai), qofshin ato gjynahe të vogla apo të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, me shkaqet e ndryshme të faljes si: veprat e mira që fshijnë të këqiat, fatkeqësitë që i vijnë besimtarit në dynja, duaja e besimtarëve për njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha keto, mëshira e Tij të cilën e meritojnë më së shumti besimtarët dhe njësuesit e Tij. Ndryshe nga idhujtari, i cili ia ka mbyllur vetes dyert e mëshirës dhe atij nuki bëjnë dobi punët e tjera të mira përderisa i bën Allahut shok, sepse Allahu nuk fal asnjë gjynah të shoqëruar me shirk, apo nga ai që bën shirk.
[3] Padrejtësisht dhe rrenësisht.
[4] Shokvënia Allahut është gjynahu më i madh, padrejtësia më e madhe në botë dhe gënjeshtra dhe e pavërteta më e madhe, sepse Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të madhërohet nga të gjitha krijesat e Tij dhe asgjë tjetër nuk ështe e denjë për t’u adhuruar përveç Tij, sepse vetëm Ai është Krijuesi, kurse çdo gjë tjetër është e krijuar nga Ai dhe vetëm Ai është Absoluti dhe Zoti i atributeve të Larta, kurse çdo gjë tjetër është krijesë e Tij.
Lexo me teper ketu. |
|

(Pyetja Nr. 610) Ebu Ensar / Kosovë / 21-11-2009
Message: Es Selamu Alejkum, Hoxhë i nderuar unë nuk kam pasur mundesi ta kryej prerjen e kurbanëve per djalin qe tani ai i ka bërë 3 vjet, a prish punë që edhe pasi ka kaluar një kohë, të pres kurban dhe a ka mospajtime rreth akikes se a është uaxhib apo sunnet? ALLAHU ju shpërpbleftë me të mira.
|
/ 24-11-2009
Ne lidhje me gjykimin e "akikas", ka tre mendime ne mesin e dijetareve: disa thote qe eshte vaxhib i detyruar, te tjere thone se eshte sunnet dhe te tjere thone se eshte sunnet i forte (muekkede), dhe kjo e fundit eshte me e sakta, e Allahu e di me mire. Akika do te thote te therresh 2 desh apo dele si falenderim ndaj Allahut per dhurimin e djalit dhe 1 dash apo dele kur te dhuron vajze, dhe kjo duhet bere diten e shtate te lindjes se femijes, nese eshte mundesia, e nese jo, atehere ne çdo kohe tjeter me vone, qofte edhe pas disa vitesh, kur te jepet mundesia financiare. [Fetava el Lexhne ed Daime, 11/436-439]. |
|

(Pyetja Nr. 609) Anonim / Kosovë / 19-11-2009
Message: selam alejkum. A ka mundesi te me tregoni rreth thellesise se varrit qe behet per meshkuj dhe per femra a eshte e njejet kjo thellesi si per meshkuj apo per femra apo eshte per meshkuj deri ne brez dhe per femra deri ne gjoks?
|
/ 24-11-2009
Nuk ka argument qe ben dallim mes varrit te femres dhe te mashkullit, por te gjitha varret e muslimaneve behen njesoj, sipas mundesise. Ne argumente te sakta thuhet se varri mund te behet ne dy menyra: ose me hapje te drejte ne formen e nje blloku drejtkendesh, ose me nje te çare nga ana e kibles ne fund te varrit ku futet i vdekuri. Ne lidhje me thellesine e varrit ka disa mendime dijetaresh se si eshte me e mira, a te thellohet sa me shume apo te thellohet ceket? Disa preferojne thellimin nje pash qe kufoma te jete me e ruajtur nga kafshet e egra dhe te mos i ndiehet era nga te gjallet, kurse te tjere thone me mire gjysem pashi, sepse thone se thellesia e tokes eshte me e keqe se ajo qe eshte me ne siperfaqe te saj. Allahuna ruajte nga denimi i varrit! |
|

(Pyetja Nr. 608) Alban / Kosovë / 19-11-2009
Message: Selam alejkum kam dy pyetje rreth nje qeshtje te bidatit kete ndodhi e transmetojn imam Dhehebiu dhe te tjer. Dhehebiu thote: Ebul Uelid elBaxhi, ne librin e tij "IHTISARU FIREKIL FUKAHA", kur permend kadiun Ebu beker elBakil-lani, thote: E pyeta Ebu Dherr elHereviun-kurse ai anonte kah mendimi i esharinjeve dhe i thash: "Nga e more ti kete mendim" Ai me tha isha duke ecur me Ebul Hasen ed Darekutniun dhe e takuam kadiun Ebu beker iben Tajjib qe ishte esharij, Darektuniu e perqafoi ate dhe e puthi ne fytyr dhe ne sy. Kur u ndam i thash: Kush ishte ky, qe e bere kete qe nuk ma merrte mendja se e ben, duke qen se ti je imam ne kete koh.Ai me tha:Ky eshte imam i muslimaneve, mborjtes i fes, Kadiu Ebu beker iben Tajjib.Qe nga ajo kohe un fillova te rrij me te dhe e ndoqa medhebin etij. Tedhkiretul Huffadh {3\1104-1105} dhe esSijer{17\558-559].
Prandaj pyetja ime ehste si eka ber ket imam Darekutnij me ate bidadxhi kur dihet fare mire se metoda e selefeve ne kritikim e risimtareve ehste e madhe dhe ruajtja nga taku kjo ngjarje u be shkak qe deisa ta pasojn medhebin esharij, a ka mundesi te ma shpjegosh kete?
Pyetja ime e dyte eshte nje gje qe sun po e kuptoj e ajo eshte qe MUhamed iben Jusf et TaBBA ka thene se Degjova nje njeri duke e pyetur Ahmed iben Hnbelin: O ebu Abdullah a ben te falem pas nje njeriu qe pi alkool? Ai tha: Jo" Pastaj e pyeti: A ben te falem pas nje njeriu qe thot se Kurani ehste i krijuar? Ai tha SubhanAllah, po ta ndaloj te falesh pas muslimanit kurse ti po me pyet per kafirin -"esh Sheria" faqe.81.
A mund te jet kjo argument se imam Ahmedi i ka ndaluar muslimanet te falen mbas mekatarit qe ben zina apo pin alkool apo ndonje mekat tjeter duke e ditur se ata jan ne rrethin e fes ende nuk kan ndalur nga feja nese ka mundesi nje shpjegim me te holl.
|
/ 24-11-2009
1. Menhexhi nuk merret nga nje dijetar i vetem apo nga vepra e tij, por merret nga teresia e dijetareve ne ate qe jane te bashkuar, kurse vepra e ndonjerit prej tyre qe bie ndesh me menhexhin, i kthehet atij qe e ben ate dhe menhexhi qendron i paprekur.
2. Imam Ahmedi ka ndaluar qe te falesh pas atij qe pi alkool, si ndeshkim per ate qe te lere alkoolin dhe se nuk e meriton te ndiqet ne namaz dhe ne asnje veper. Pra, imam Ahmedi ka per qellim edukimin e njerezve dhe jo gjykimin e sheriatit ne kete çeshtje, prandaj kuptoje kete. |
|

(Pyetja Nr. 607) Afrim / Maqedoni / 18-11-2009
Message: Es-Selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We Bereketuhu!
Hoxhe i nderuar per ke eshte i obliguar namazi me xhemat, personalisht une punoj me nje firme qe vetem namazi i ikindise me mbet me e fal vetem pasi qe jam i vetmi qe falem ne firme, namazit me xhemat nuk i pergjigjem edhe pse xhamin e kam afer por udheheqesit e firmes nuk me lejojn edhe pse kam tentuar ne menyra te ndryshme psh; i kam propozuar qe te me paguaj me pak por sic thash edhe me lart nuk lejojn ndersa edhe punen e kam pothuajse te detyrueshme, elhamdulil-lah namazin e drekes po e mbrri me e fal me xhemat ne kohen e pauzes, per namazin e akshamit me kan lejuar qe ta le punen pak minuta para te tjereve qe ta mbrri me kohe por sic thash problemi qendron tek une per namazin e ikindis te cilin po e fali ne firme i vetem, qfar me kishe kshilluar Bledar vella? All-llahu te shperblefte me dije te dobishme, furnizim te mire dhe vepra te pranuara!
|
/ 22-11-2009
Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! InshaAllahu je i justifikuar vella, dhe ajo qe te kujtojme eshte Fjala e Allahut: "Ruajuni Allahut sa te mundeni!", pra, i kryeni detyrimet ndaj Allahut sa me shume te keni mundesi dhe brenda mundesive, sepse Allahu nuk ngarkon askend pertej mundesive qe ka, dhe Allahu i di qellimet e robeve te Vet, dhe secilin e shperblen sipas qellimit qe ka. Allahu ju forcofte ne fene e Tij dhe ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij! |
|

(Pyetja Nr. 606) Sulejman / Maqedoni / 18-11-2009
Message: Es-selamu alejkum, desha ta di se a mund te hy borxh per me pre kurban duke qen se ekonomikisht jam mire elhamdulil-lah por per momentin nuk kam mundesi? Edhe nje pytje tjeter: ne rekatin e trete te namazit te drekes imami jon e kryn kendimin e fatihas dhe bije ne ruku ndersa une qka me bo a me kry apo me ra ne ruku n.q.s. nuk mund ta kry njekohesisht me te? All-llahu ju shperblefte vella se pune te madhe po kryni me lejen e All-llahut.
|
/ 22-11-2009
1. Nuk ka problem qe te marresh borxh per te prere kurban perderisa ti i ke mundesite per larjen e borxhit, dhe nese ndodh qe vdes pa e shlyr borxhin, duhet te lesh amanet qe ai te shlyhet nga pasuria jote. Ne lidhje me rregullat e Kurbanit dhe vleren e tij, lexoni ketu.
2. Nxito ne leximin e Fatihase me qellim qe te arrish imamin ne ruku, sepse nese ai ngrihet nga rukuja dhe ti ende nuk ke rene ne ruku, ai rekat te prishet dhe duhet ta perseritesh. |
|

(Pyetja Nr. 605) Urim / 18-11-2009
Eselamu alejkum we rahmetullahi we barekatuhu, lus Allahun qe te te jape shendet dhe miresi ne dynja dhe ne akhiret. Allahu ta shperblefte per punen qe ben dhe ta shtofte dijen dhe durimin Amin, pyetja ime eshte; A ka ndonje hadith apo ndonje sqarim nga dijetaret se ku ka lind Jakubi (a.s) vendlindja, e bej kete pyetje per arsyje se une shpesh pij kafe ne nje kafene ku bej shpesh biseda me jo besimtare ose me qarte me cifute dhe te krishtere.. jam ne perendim, kam bere nje bisede rreth origjines se beni israileve kam lexuar librin e shejkh iben ketheirit Historia e profeteve, me sa mbaj mend une nuk e jep vendelindjen, nqs keni ndonje pergjigjie, Allahu ju ruajt!
|
/ 22-11-2009
Historia e Jakubit (alejhis selam) permendet ne Kuran, por ne detaje te parendesishme ajo nuk sqarohet as ne Kuran dhe as ne hadithe te sakta, perveç disa transmetimeve qe jane percjelle nga Beni Israilet nga disa prej komentatoreve te Kuranit, sidomos nga Iben Kethiri. Megjithate, ne lidhje me pyetjen, thuhet se Jakubi (alejhis selam) ka jetuar rreth tokave te Palestines dhe vdiq ne Egjipt, ne moshen 147 vjeç. Siqofte, keto jane detaje nga te cilat nuk ka ndonje dobi apo perfitim, perveç nese çifutet kane qellime te tyre pas ketyre gjerave. Ne lidhje me njoftimet e Beni Israileve ne na ka mesuar Profeti yne (salallahu alejhi ue selem) qe as te mos i pergenjeshtrojme dhe as te mos i besojme si te verteta, sepse prej tyre ka gjera te verteta por ka edhe te ndryshuara e te shkruara nga paria çifute per interesa te tyre te ndryshme ne kohera. Allahu i ruajte muslimanet dhe njerezimin nga kurthet e çfuteve dhe planet e tyre, dhe mos u realizofte atyre asnje plan, por t'i poshteroje ne toke dhe ne boten tjeter ashtu si e meritojne! |
|

(Pyetja Nr. 604) Eri / Tiranë / 18-11-2009
Message: ESELAMU ALEJKUM. PYETJA IME ESHTE SE ÇFARE DALLIMI KA AI PERSON QE E BEN LIGJIN E KAFIRAVE SISTEM JETESE MIREPO THOTE QE LIGJI I ALLAHUT ESHTE ME I MIRE. DHE NJE PERSON TJETER QE KA GJYKUAR ME LIGJIN E KFR NJE HERE OSE DY HERE, POR DHE KY ESHTE MUMIN?
2. A KA NDONJE PROBLEM QE TE AGJEROHEN 10 DITET E PARA TE DHUL HIXHES PA NDERPRERJE?
|
/ 22-11-2009
1. Ne fetvane nr. 5741, te "El lexhne ed Daime", pasi permenden tre ajetet ku flitet per ata qe gjykojne me ligj tjeter nga ai qe ka zbritur Allahu, thuhet: "Kush e quan te lejuar kete gje dhe beson se eshte e lejuar te gjykohet me ligj tjeter nga ai i Allahut, atehere kjo gje eshte kufr i madh, dhulm i madh dhe fisk i madh qe te nxjerr nga Islami. Por nese dikush gjykon me ligj tjeter nga ai i Allahut per ndonje ryshfet, apo per ndonje interes tjeter, duke besuar se kjo gje eshte e ndaluar, ai eshte mekatar dhe konsiderohet qe ka bere kufer te vogel, dhulm te vogel dhe fisk te vogel, qe nuk e nxjerr nga mileti musliman, siç eshte sqaruar kjo gje nga dijetaret e tefsirit ne ajete perkatese, te sures el Maide, 44,45,47."
Çeshtja e te gjykuarit me ligj tjeter nga ai i Allahut eshte nje çeshtje delikate per arsye se ate e kane marre per rruge drejt qellimeve te tyre grupet e humbura qe i adresohen Islamit, siç jane havarixhet. Keta kane per qellim qe te nxjerrin kafira udheheqesit e vendeve muslimane me qellim qe te bejne te lejuar kryengritjen e armatosur kunder tyre, per te prishur rendin dhe qetesine ne vendet muslimane, e ndoshta edhe per pushtet. Per ata ka njoftuar Profeti yne (salallahu alejhi ue selem) dhe ka paralajmeruar qe te ruhemi prej tyre, qe kur i pari prej tyre u shfaq ne kohen e Profetit me kundershtimin qe i beri ndarjes se plaçkes se luftes nga ana e Profetit. Pra, ata asnjehere nuk kenaqen me asnje udheheqes te muslimaneve, qofte ai edhe prej sahabeve te medhenj, si Aliu (radiallahu anhu), madje as me udheheqjen e vete Profetit (salallahu alejhi ue selem), ndaj edhe Profeti i ka cilesuar si krejesat me te keqia te Allahut. Themi ketu qe çeshtja e udheheqesve te shteteve dhe e gjykimit te tyre eshte nje çeshtje qe u takon dijetareve te muslimaneve dhe jo popullit te thjeshte dhe as individeve, prandaj secili te mbaje vendin e vet qe i takon dhe te kryeje detyrimet e veta qe i ka caktuar Allahu.
2. Te gjitha transmetimet qe thone se Profeti (sallahu alejhi ue selem) ka agjeruar keto nente dite, jane te dobeta ose te trilluara dhe nuk merren per argument. Madje ne hadith te sakte, Aisha (radiallahu anha) thote se nuk e ka pare kurre Profetin (salallahu alejhi ue selem) te agjeroje dhjete ditet e Dhul Hixhes. Kurse hadithi i njohur dhe i sakte ne lidhje me vleren e ketyre dhjete diteve, nuk e permend agjerimin, por vetem veprat e mira ne pergjithesi. Prej ketu, shume dijetare thone se lejohet agjerimi i ketyre nente diteve pa nderprerje, sepse e dhjeta eshte dita e Bajramit te Kurbanit, por sidoqofte kjo eshte diçka qe nuk eshte vertetuar ta kete bere Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe padyshim se udhezimi me i mire, eshte udhezimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Prej ketu, mund te themi se agjerimi i pjeses me te madhe te ketyre diteve do te ishte diçka e mire, dhe sidomos per ata qe kane dite per te plotesuar nga Ramazani, qe t'i plotesojne ne keto dite, por me nijetin e diteve te mbetura nga Ramazani dhe jo nafile. E Allahu e di me mire, dhe Paqja e bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|

(Pyetja Nr. 603) Anonim / 18-11-2009
Selamun alejkum.
Fillimisht dua te ju prezentohem, quhem ... Per ju kam ndegjuar shume dhe per ate vendosa te ju shkruaj lidhur per nje breng qe e kam. Jam munduar te gjej dicka ne literatur por pa sukses.
Burri im eshte nje njeri qe i fal 5 vaktet dhe mjaft mund ta quajm veten si njerez musliman, mbajm ramazan, diskutojm shume rreth fes... etj. Koheve te fundit ai ka filluar ta permend qeshtjen e marteses me nje grua tjeter.
Pyetja ime eshte kjo:
1. A ka mundesi ai te martohet me nje grua tjeter pa dijen time, a i lejohet?
2. Dhe cka duhet te veproj une ne momentin kur e kuptoj se ai e ka bere nje gje te till, normal duhet te me kuptoni se kjo per mua nuk eshte aspak e leht se nuk e di se si do ta perballoj me qense kemi familje dhe se jemi te martuar per nje kohe te gjat.
Pres pergjegjje nga ju. Shpresoj te mos ju kam ngarkuar, dhe ma bëni hallall.
|
/ 19-11-2009
Eshte e vertete se burri e ka te drejten te martohet me grua te dyte e te trete ...
dhe se kjo eshte nje e drejte apo ligj i caktuar nga Allahu per mbare njerezimin, sepse Allahu e di se cila eshte me e mira per robet e Tij dhe Ai eshte i Urte ne gjykim. Dhe nuk do te flasim ketu per anet pozitive te marteses me me shume se nje grua, apo per nxitjen ne kete, por duam te prekim dicka tjeter qe gjithashtu ka vend ne fe dhe merret parasysh nga ligjet e Allahut, e ajo eshte fakti se jo te gjithe njerezit jane njesoj dhe po keshtu, jo te gjitha grate jane njesoj per nga ndjenjat shpirterore, prandaj ajo qe te keshillojme eshte qe t'i permendesh burrit ceshtjen e Fatimes, bijes se Pejgamberit, e cila nuk e duronte dot kurre martesen e burrit te saj, Aliut me grua tjeter, keshtu qe pejgamberi e ndaloi Aliun nga kjo gje, dhe Aliu nuk e beri kete, deri sa vdiq Fatimja (Allahu qofte i kenaqur me te!), pastaj u martua me gra te tjera. Madje vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk u martua me grua tjeter per sa ishte gjalle Hatixheja (radiallahu anha), dhe ajo ishte gruaja me e dashur per te, gruaja e pare e tij dhe me e madhe se ai ne moshe me 15 vite, gje e cila tregon edhe diçka tjeter kunder atyre qe akuzojne Profetin tone se gjoja i pelqenin grate ndaj u martua me shume gra, por fakti qe ne moshen e rinise dhe te fuqise ai mbajti vetem nje grua dhe nuk u martua me tjeter deri sa ajo nderroi jete, ua kthen atyre akuzat mbrapsht. Mund te themi se çdo martese e Profetit tone (salallahu alejhi ue selem) eshte bere me urdher nga Allahu, per qellime te caktuara dhe per te treguar ligjet e Allahut per mbare njerezimin ne te gjitha koherat.
Ajo qe na duhet ketu eshte fakti se ndjenjat e gruas merren parasysh ne rast se kjo gje e demton ate fizikisht, shpirterisht si dhe e ben shkas qe ndoshta te humbe boten tjeter nga merzia, Allahu na ruajte! Megjithese Allahu per cdo rast ka dhene zgjidhje dhe secilit i jep nga miresia e Vet, e nuk i dihet se ç'ndodh.
Pra, me te mire e me urtesi, me i kujtu burrit kete qe ka ndodhur me Fatimen, dhe duke i kujtuar se ai ka pergjegjesi ndaj familjes se tij dhe ndoshta nuk e ka nxjerre ne drite ate ashtu si duhet, e jo me me shku te martohet e te hape familje tjeter e pergjegjesi te reja, gje e cila kerkon shpenzime dhe besim te madh, qe te mund te mbash dy familje apo me shume. Kerkon besim, sepse duhet te ndjesh pergjegjesi ne edukimin dhe mbajtjen e drejtesise mes tyre, duhet te zbatosh rregullat e Islamit me kujdes te vecante, dhe duhet te kesh frike Allahun ne gjithcka.
Pra, ti mund t'i afrohesh burrit vetem me kete ane, ate shpirterore te ndjenjave dhe demit qe mund te shkaktohet nga kjo dhe per kete do te jete ai shkak.
Perndryshe, atij i lejohet te martohet pa dijenine tende dhe pa te marre leje, pervec nese dicka e tille eshte prekur ne kushtet e aktit te marteses.
E ne rast se burri e ka vendosur dhe e ben vertet nje gje te tille, mendo me shume per ate qe eshte tek Allahu, sepse dynjaja eshte e shkurter dhe mbaron shpejt, kurse bota tjeter eshte e perhershme. Duhet te besh durim dhe t'i kthehesh Allahut, e te vazhdosh te kryesh detyrimet tuaja ndaj Allahut dhe familjes, te edukosh femijet dhe te jesh me e lidhur me Allahun.
Keshtu ti merr shperblimin tend tek Allahu dhe Allahu e di se çfare mund te sjelle me pas nga begatite e Tij.
Allahu ju ruajte e ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe ne arritjen e lumturise ne te dyja botet! Allahu eshte i Plotefuqishem per gjithçka. |
|

(Pyetja Nr. 602) Ummu Seleme / Kosovë / 17-11-2009
Message: Es selamu alejkum. Allahu ju shperbleft per te gjithat qe po i beni per neve qe te na lehtesoni problemet tona qeshtjet qe na preokupojn, Lus Allahun qe tu jap sukses edhe ne te ardhmen! Desha nje pytje: A lejohet te bejne marredhenie dy te rinje te cilet jan te fejuar, kur them te fejuar kam qellimin kur babai i saj e ben vajzen e vet Per hajr e zgjat doren, por goca asht ende ne shtepin e babait te saj? Allahu ju shperblefte!
|
/ 20-11-2009
Kusht per lidhjen e aktit te marteses eshte kerkimi nga njera pale dhe pranimi nga pala tjeter, duke qene se secila pale i permbush kushtet per kryerjen e ketij akti, caktimi i mehrit dhe dy deshmitaret. Nese plotesohen keto, atehere akti i marteses eshte kryer dhe pas kesaj vjen shpallja e tij tek njerezit me ane te dasmes. Por ne vendet tona (viset shqiptare) eshte bere zakon vonimi i marteses pas aktit te saj, dmth pas fejeses dhe renies dakord nga te dyja palet per martese, dhe ky konsiderohet nje problem, sepse sipas rregullit Islam, martesa eshte pikerisht ai akt dhe publikimi i tij me dasem, per t'u bashkuar dy te martuarit ne shtepine e tyre martesore, dhe koha nga lidhja e aktit e deri ne bashkimin perfundimtar te dy te martuarve, nuk zgjat me shume se koha qe duhet zakonisht per berjen e pergatitjeve te nevojshme per dasmen dhe shtepine ku do te jene bashke per te hapur nje familje te re. Dhe kjo eshte ajo qe duhet te behet nga muslimanet ne vendet tona, sepse kjo eshte me e mira dhe me e paqshmja per te dyja palet, dhe sidomos per palen e vajzes dhe familjes se saj, te cilet qendrojne gjithnje me ankthin se mos i fejuari i vajzes se tyre po nderron mendje dhe po e le vajzen e tyre. Kurse martesa e shpejte, e mbyll kete dere. Perveç kesaj, ka shume raste qe kemi degjuar dhe jemi pyetur nga vellezer muslimane te cilet kane qene te fejuar me akt martese dhe kane shkuar deri ne kryerjen e marredhenieve intime me te fejuaren e tyre (apo me te cilen kane lidhur aktin e marteses) dhe pas nje kohe te shkurter, u kane dale shume pikepyetje ne koke ne lidhje me vazhdimin e kesaj lidhje, dhe jane ndare. Dhe keshtu, kjo vajze ka humbur virgjerine pa u futur ende ne shtepine martesore, e Allahu e di se çdo te behet me te. Prandaj, femrat duhet te jene me te kujdesshme dhe do te ishte urtesi qe ato te mos i jepeshin burrit te tyre para se te bashkohen perfundimisht ne shtepine e tyre martesore, perndryshe te mbaje vet pasojat qe mund te ndodhin. Eshte gabim argumentimi se ata quhen te martuar dhe u lejohet gjithçka, sepse edhe nese kjo eshte e lejuar dhe nuk konsiderohet kurveri, por ajo mund te sjelle deme veçanerisht ne anen e vajzes. Nese doni shembull per martesen dhe menyren e saj, shikoni si behej martesa ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe te shokeve te tij. Nga kerkimi i dores se vajzes e deri ne marrjen e saj ne shtepine e burrit, nuk e zgjaste javen, madhe kjo ndodhte edhe brenda te njejtes dite. Kurse vonimi i marteses eshte nje veper e jomuslimaneve, te cilet e bejne te lejuar bashkejetesen dhe lidhjen e jashteligjshme, dhe ndoshta pas nje kohe te gjate jetese ne imoralit dhe lidhje te paligjshme, vendosin te martohen apo te ndahen dhe te lidhen me tjeter. Kete gje Islami e refuzon, sepse ajo eshte shthurje dhe prishje e shoqerise. Pra, kujdes ne kete çeshtje, sepse nuk eshte e thjeshte, por ajo ka rendesi te madhe per jeten dhe lumturine e njeriut ne kete bote dhe ne boten tjeter gjithashtu. Allahu i drejtofte te rinjte musliman ne arsyetimin e drejte dhe ne ate qe eshte me e mire per ta ne te dyja botet! |
|

(Pyetja Nr. 601) Anonim / Kosovë / 17-11-2009
Message: Selam Alejkum..nje pyetje kisha une: a eshte e lejuar ti jepet femijes te pije gji pa marre gusell ne rast se ke kryer marrdhenie intime? ma beni hallall per pyetjen por me intereson te di patjeter. Allahu jua shperblefte!
|
/ 20-11-2009
Sigurisht qe lejohet dhenia gji femijes edhe nese nuk ke gusel, qofte per shkak te marredhenieve intime apo per shkak te menstruacioneve apo lehonise, por duke pasur parasysh rregullat higjenike ne lidhje me gjirin, dmth qe te lahet thithi i gjirit para dhenies per te pire femijes, sepse poret e lekures nxjerrin sekrecione qe jane helme dhe mund te demtojne femijen. Allahu i dhente femijeve te muslimaneve shendet te plote, i befte ata lumturi per syte e prinderve te tyre dhe te dobishem per muslimanet dhe mbare njerezimin! |
|

|
|