Forumi "Rrugetepaqes.net"

 

Ky forum nuk është plotësisht si forumet e njohura sot, por megjithatë, ju mund të dërgoni pyetjet, sugjerimet dhe mund të jepni kontributin tuaj nëse keni njohuri në një temë apo pyetje të caktuar që do të paraqitet në forum, ndërsa ne do të përpiqemi me sa të mundemi për përgjigjet duke u mbështetur në fetva të dijetarëve bashkëkohorë si dhe në librat e dijetarëve të mëhershëm, me ndihmën e Allahut të Madhëruar.

Pyetjet që na vijnë do të vendosen në forum me kusht që dobia e tyre të jetë e përgjithshme dhe kur personi që bën pyetjen nuk porosit që përgjigja t'i kthehet në privat.

Përgatitja e përgjigjeve bëhet nga vëlla Mr. Bledar Karaj el Albani, student për doktoratë, në degën "Jurisprudenca Islame dhe bazat e saj", në Jordani

Lusim Allahun të na japë sukses!

Shko në faqen: [11] [10] [9] [8] [7] [6] [5] [4] [3] [2] [1]

(Pyetja Nr. 200) Anonim / Suedi: / 3-6-2008

Message: esselamu alejkum
Vella i nderuar te lidhem me pytjen 199 pershkak i pergjan kesaj teme, eshte nje vella i cili e praktikon islamin sipas selefive dhe disa prej njerzve shkojn tek ai qe tia kendon ujin me Kur'an pershkak te ndonje frike qe ndjen, lodhje, apo femija nese eshte keq nga syri e te tjerve, por ai nuk mere te holla nga njerezit, lexon keto pjes te Kur'anit 1.El-Fatiha, 2.Pes ajetet e para te sure Bekare, 3.Ajetin Kursijj, 4.(ndonjeher)dy ajetet e fundit te sure Bekare, dhe 5. Tre suret e fundit te Kur'anit i perserit nga tre her, dhe ne fund ben dua ne gjuhen e tij, kerkon falje nga Allahu dhe thote se ky uje eshte sherimi nga Allahu e jo nga une por nepermjet ujit me Kur'an, po ashtu ia terhjek verejtjen cdo kujt qe mos mendoni se X-personi sheron por ta keni mbindjen tek Allahu se ai sheron  nese do, por ka shume sukses elhamdulil lah. Por disa kan thene se ky rast eshte per rukje e jo per uj, cka e keshillon kete person a mundet te vazhdon apo ta nderpren ?   

/ 12-6-2008

Eshte perdorur per rukje leximi i Kuranit ne uje te Zemzemit, mjalt, vaj ulliri, etj, dhe nuk mendojme se ka ndonje ndalim te kendohet ne uje te zakonshem, por duhet ditur mire se çfare kuptimi kane fjalet qe ai thote ne gjuhen e vete, sepse ketu hyn dyshimi dhe ato mund te jene fjale te xhineve apo te shejtanit. Mjafton leximi i sureve te Kuranit dhe permendja e lutjeve te percjella nga Pejgamberi ne lidhje me rukjen dhe lutjen per te semurin, ne gjuhen arabe. Te tjerat duhen pare se çfare jane dhe ç'kuptim kane. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 199) Ebu Abdurrahman / Prizren: / 3-6-2008

Message: selam a lejkum vella i nderuar allahu ju shperbleft per punen qe jeni duke ber ne ket web faqe po desha te ju pyes per nje qeshtje te rukjes qe sot ka persona te atill qe ja ja kan qel deren e rukjes edhe kan perfitu shum myshteri e qdo njeri i jep te holla ne e dim qe eshte e lejume rukja ama perfitim te myshterive qe po i japin pare me se paktu ne dit shkojn ka 20 persona dikush ka 10 euro e dikush me shum a mos eshte diqka perfitimi ketu nje sqarim te kjart Allahu ju shperbleft vella i nderuar.

/ 12-6-2008

Eshte e lejuar qe personi i cili ben rukje te marre dhurate apo shperblim nga personi i semure, pa asnje problem, duke u bazuar ne hadithin e njohur ku thuhet se Pejgamberi i tha atij sahabiut qe kuroi me suren fatiha nga pickimi i gjarprit dhe mori si shperblim nje dele, Pejgamberi i tha atij qe t'i benin pjese edhe atij, dhe tha: "Libri i Allahut eshte ai qe meriton me shume te merrni shperblim per te." [Buhariu, etj.] Pra, nuk ka asnje problem qe personi qe ben rukje te marre shperblim apo dhurate, por ai duhet t'i permbahet formes se lejuar te rukjes nga Kurani dhe Suneti. Llogaria nuk behet ashtu si thua vella, sepse mundet qe edhe te mos beje asnje rukje ne dite, ose te mos i marre pare atyre qe u ben rukje, kjo kthehet te ai. Po edhe nese i vijne shume fitime, kjo eshte e lejuar per te, siç e pame. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 198) Ebu Abdilah / Kanada: / 2-6-2008

Message: asselamu aleykum
ni vlla um pyeti a bon per ni dijetar ose talib ul ilm mi msu muslimont me pare shkenca te Islamit edhe Kuran? Barakallahu feekum.

/ 12-6-2008

Ne Fetvane nr. 4264 dhe ne Fetvane nr. 18612, te Komisionit te Perhershem te Fetvave ne Saudi, thuhet: "Marrja shperblim per te mesuarit e Kuranit eshte e lejuar sipas mendimit me te sakte te dijetareve, bazuar ne kuptimin e pergjithshem te fjales se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): "Libri i Allahut eshte ai qe meriton me shume te merrni shperblim per te."

Po keshtu per shkencat e tjera te Islamit, dijetaret bashkekohore jane te gjithe dakord se lejohet te merret shperblim per dhenien mesim te tyre. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 197) Fonci / Greqi: / 2-6-2008

Message: selam alejkum
Ç'ndryshim ka uji i zemzemit nga ujrat e tjere?

/ 12-6-2008

Per ujin e Zemzemit, Pejgamberi yne (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Uji me i mire ne faqen e dheut eshte uji i Zemzemit; ne te ka ushqim prej ushqimi dhe sherim nga semundja..." Hadith Hasen - i mire. Shejh Albani e ka permendur ne "Es Sahiha" 1056. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e mbarte ujin e Zemzemit ne ene te ndryshme; u hidhte prej tij te semureve dhe u jepte te pinin prej tij." ["Es Sahiha" 883]. Po keshtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Uji i Zemzemit vlen per çdo qellim qe pihet." [Hadith Sahih. Irvaul galil 1123]. Keto hadithe e tregojne qarte dallimin qe ka uji i Zemzemit nga ujerat e tjere.

(Pyetja Nr. 196) Meriem / Itali: / 1-6-2008

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Pikesepari ju falenderoj per iniciativen tuaj me kete forum dhe Allahu subhanahu ue teala ju shperblefte me Xhennetin Firdeus!
Jam studente ne mjekesi dhe do te doja te dija me gjere se si e mendojne dijetaret e medhenj mbi çeshtjen e trapianteve te organeve. Do t'ju lutesha te me jipnit nje sqarim te imtesishem sikurse e don dhe fusha e mjekesise. Xhazak Allahu khajren!

/ 4-6-2008

Vella Iliri, i cili gjendet ne Gjermani, na dergoi mesazhin e meposhtem:
Message: Selamun alejkum we rahmetullah!
Lidhje me pyetjen nr. 196
Vella ne qofse ka te beje kjo pyetje me transplatimin e organeve shpresoj se do ti ndohmoj kjo pergjigjje, ngase termi trapianteve te organve mundet te jete transplatimi i organeve.

Nga libri Fikhun-nevazil - diraseh te'silijjeh tatbikijjeh - i autorit Muhammed bin Husejn el- Xhizani
Këshilli i Akademisë Islamike të Fikhut në mbledhjen e tetë të rregullt të mbajtur në ndërtesën e Ligës së Botës Islame në Mekke nga data 19 deri me datën 28 janar 1985, shqyrtoi temën lidhur me marrjen e disa organeve nga një person dhe vendosjen e tyre tek personi tjetër, i cili ka nevojë të patjetërsueshme për zëvendësimin e organit të tij të prishur me atë organ, të cilën gjë ka arritur ta bëjë mjekësia bashkëkohore me të arriturat e mëdha shkencore dhe mjetet bashkëkohore. Tema u shqyrtua në bazë të kërkesës së paraqitur në Akademinë e Fikhut nga zyra e Ligës së Botës Islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndrësa këshilli bëri prezantimin e studimit mbi këtë temë, të cilën e paraqiti profesori i nderuar, shejhu Abdullah bin Abdurrahman el-Bessam, po ashtu bëri prezantimin e kundërshtimeve mes fukahave të kësaj kohe lidhur me transplatimin e organeve si dhe argumentimet e çdo njërës palë me argumente të sheriatit që ata i panë sipas opinineve të tyre.
Pas debatit të gjërë në mes të anëtarëve të këshillit të akademisë, këshilli konsideroi se argumentimet e atyre që thanë se kjo është e lejuar ishin më peshuese, dhe për këtë erdhi në përfundim të vendimit vijues:
Së pari: marrja e organit nga trupi i personit të gjallë dhe vedosja e atij organi në trupin e personit tjetër për shpëtimin e jetës së tij, apo për t'ia kthyer funksionimin e organeve vitale të tij është një veprim i lejuar, i cili nuk vie në kundërshtim me vlerën njerëzore të atij që i është marrë organi. Sikurse që kjo është edhe një dobi dhe ndihmë e madhe ndaj personit tjetër. Pra ky është një veprim i lejuar dhe i lavdëruar nëse i plotëson kushtet vijuese:
1. Që marrja e organit nga dhuruesi të mos ia cenojë atij jetën e zakonshme, sepse rregulli sheriatik thotë: "dëmi nuk bën të largohet me një dëm i cili është në masë të tij dhe as me dëmin që është më i madh se ai", dhe se dhënja e organit në këtë formë është hedhje e vehtes në shkatërrim, dhe kjo është një gjë e ndaluar sipas Sheriatit.
2. Që dhurimi i organit të jetë vullnetarisht nga dhuruesi pa detyrim me dhunë.
3. Që transplatimi i organit të jetë mjeti i vetëm mjekësor i mundshëm për shërimin e të sëmurit, i cili është në gjendje kritike.
4. Që operimi i marrjes dhe vendosjes së organit të jetë i realizuar si zakonisht apo kryesisht me sukses.
Së dyti: Transplatimi me mënyrën më të preferuar sipas Sheriatit konsiderohet i lejuar në këto raste:
1. Marrja e organit nga një person i vdekur për shpëtimin e jetës së një personi të gjallë, me kusht që personi nga i cili është marrë ai organ të jetë i moshës madhore dhe të ketë dhënë lejen për këtë gjatë jetës së tij.
2. Që organi të merret nga një shtazë që i hahet mishi, apo nga një shtazë tjetër në raste të domosdoshme dhe vendosja e tij tek njeriu.
3. Marrja e një pjese të trupit të njeriut për ta vendosur në një vend tjetër të të njëjtit person, sikurse me rastin kur merret një pjesë e lëkurës apo ashtit për vendosjen në një pjesë tjetër të trupit.
4. Vendosja e një cope metali apo materiali tjetër në trupin e njeriut për mjekimin e gjendjes së tij, sikurse janë nyjet apo kanalet e zemrës, e të tjera.
Të gjitha këto raste këshilli  konsideron se janë të lejuara sipas Sheriatit me kushtet e mëparshme.

Në mbledhjen për debatin lidhur me këtë temë morën pjesë një grup mjekësh, ata janë:
1.    Dr. Sejjid Muhammed Ali el-Barr.
2.    Dr. Abdullah Baselameh.
3.    Dr. Halid Emin Muhammed Hasen.
4.    Dr. Abdul-Ma'bud Ammare Sejjid.
5.    Dr. Abdullah Xhum'ah.
6.    Dr. Gazi el-Haxhim.
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!"

Me kete teme ka lidhje gjithashtu pyetja nr. 149, ketu.

Megjithate, nese pyetesja ka per qellim diçka me ne detaj, mund te pyese per ate ne hollesi. Ndersa keto jane pergjigje te pergjithshme ne lidhje me çeshtjen e transplantimit (apo trapiantimit ne italisht) te organeve dhe gjykimi per to.

(Pyetja Nr. 195) Anonim / Gjermani: / 1-6-2008

Message:  Selamun alejkum Hoxh, se pari po te pershkruaj ngjarjen duke formu ne pyetje. Para disa viteve  kam pare nje emision dokumentare ne gjermani qe u flitke per nje lloj te jermit ne gjum. Personat qe kishin kete lloj te jermit kane mundur te bejn gjera deri ne vrasje dhe pa hetuar qe vet i kan bere. Ngjarjet jane keshtu (e vertet): Nje person pasi eshte ngatruar me familjen e gruas eshte ngritur ne jerem dhe ka shku tek familja e gruas, ka hyrë mbrenda dhe i ka mbytur qe te dy prindrit e gruas ne shtrat brutalisht, dhe ashtu ne jerem eshte kthyer ne shtepi ,perseri ka ra per te fjetur. Pasi eshte zgjuar ne mengjes e ka verejtur gruaja e tij kete te pergjakur dhe thiken ne dorë,dhe me pastaj e ka kuptuar edhe vete se i keshte mbytur prinderit e gruas.
Keso ngjarje kish shum dhe tani gjygji nuk ka dije se si te vendos lidhur me keta persona "ti jep denim me burg, apo t'e mos u jep???". Por tani se pari me kete ngjarje jane duke u marur mjeksia me sbulimin e saj, se nga po vjen kjo komand dhe si eshte e mundur qe personi te udhetoj me automobil te ben vrasjen dhe te kthehet ne shtepi pa e hetuar veten...
Tani po vjen pyetja tek une, a thua a eshte e mundur qe kjo te jet veper e shejtanit qe njeriu kur po bjen me fjet nuk po e kerkon mbrojtjen nga Allahu qe te mos e ngacmojn shejtanet...
Po ashtu po ka shum programe lidhur me "HIJET" por tek ne i quajm xhinet. po jane disa deshmitare qe po banojn neper shtepija te vjetra apo te ngjajshme dhe po thojn qe po  ju ndryshohen gjerat ne shtepi psh po i hapen vete dollapet ,fjokat ,po shohin si do hije etj. A thua a mundemi te shohim xhinet me te vertet dhe a munden ata te prekin gjerat tona, hapjen e sendeve?!

/ 12-6-2008

Padyshim se keto veprime jane nga ngacmimet e shejtanit, qofte nga magjia apo nga shkelja apo nga syri, etj. Keto jane prekje e shejtanit dhe loje e tij me njeriun. Ne i dime mire keto, por ata nuk i besojne. Po keshtu edhe "hijet" jane xhine e shejtane, te cilet luajne me njerezit. Ka xhine qe marrin forma te ndryshme te krijesave te tjera, siç eshte qeni i zi, gjarpri etj. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Qeni i zi eshte shejtan." [Ebu Daudi 702]. Po ashtu Pejgamberi ka thene: "Kush me sheh mua ne enderr, me ka pare vertete, sepse shejtani nuk mund te marre formen time!" [Buhariu etj]. Kjo do te thote se shejtani mund te marre forma te tjera, ne enderr dhe ne realitet, dhe ne mund ta shohim. Por mjafton per ne qe te permendim Emrin e Allahut dhe ai iken dhe trembet nga ne. Ndaj muslimani eshte i ruajtur prej ketyre dhe ato nuk e demtojne aspak ate, perveç syrit apo magjise, te cilat mund ta kapin muslimanin kur ai eshte ne gjendje te papergatitur, qe nuk i ka bere lutjet e mengjesit apo te mbremjes, nuk e permend Allahun, etj. Allahu na ruajte nga e keqja e çdo krijese qe ka krijuar! Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 194) Anonim / Kosovë: / 1-6-2008

Message: es-selam alejkum
Pyetje. Ne nje hadith thuhet "Kush e degjon ezanin dhe nuk i pergjigjet pa arsye, nuk ka namaz.." me sa di unë ky hadith transmetohet ne sunenin e Ibn Maxhes.
Pyetja ime ka te beje se a hyn ky hadith ne kete kercenim me mjetet e tashme te sofistikuara, pasi ne kohen e te Derguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka pasur mikrofona dhe zmadhues të zërit ndersa tani ka raste qe ezani thirret ne nje fshat ku ka xhami dhe mund te degjohet tek fshati tjeter qe nuk ka xhami sidomos ne namazin e sabahut [qe degjohet zeri shume larg]-dhe eshte problematike qe ti pergjigjet thirrjes pasi eshte larg.
Cka mund te na thoni ne lidhje me kete ceshtje?
Allahu subhnahu teala ju shperblefte me Xhennetet e Tija te Larta-Amin.

/ 11-6-2008

Hadithi ne fjale eshte i sakte. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh 793, Taberani ne "El Kebir" 3/154, Darakutni, El Hakim dhe Bejhakiu 3/174. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte.

Ne qofte se e degjon ezanin dhe e arrin namazin nese nisesh per ne xhami menjehere pasi e degjon ate, e ke vaxhib qe te t'i pergjigjesh thirrjes dhe te falesh ne xhami me xhemat, e ne te kundert jo, sepse Allahu nuk ngarkon askend me teper mundesive qe ka. Por qe te nisesh para kohe ne namaz eshte me e mire per ty, dhe keshtu bashkon mes shume sevapeve, por pa u demtuar dhe pa u munduar me teper mundesive, sepse Allahu nuk do veshtiresim per ne, por lehtesim. E, Allahu eshte i Gjithedituri! Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 193) Peshkatari / Shqipëri: / 1-6-2008

Message: Selamu alejkum. Allahu ua shperblefte per mundin dhe punen tuaj. Une jam nje peshkatar amator qe gjuaj peshk neper lumej dhe liqene dhe mendoj se kjo gjueti eshte hallall mirepo ne komunikimin qe kam pasur me nje vella musliman, kur e ftova qe te vije me mua, me tha se nuk e kam gjetur asgjekundi se bene te gjuhet peshku, dhe  pyetja ime eshte
1. A eshte i lejuar peshkimi dhe cfare argumenti ka per kete? dhe  dicka tjeter une gjate peshkimit perballem ne shume raste me prezensen e gjarperinjeve te ndryshem ne toke dhe jo ne uje.
2. Cfare munde te veproi une ne lidhje me kete fenomen. Allahu ju ruajt.

/ 6-6-2008

1. Peshkimi eshte me se i lejuar, dhe vellai qe ta ka thene kete duhet te mos flase pa pasur dije te sigurte. Po ngrenia e peshkut, a lejohet, thuaji atij! Allahu thote ne Kuran: "Ju është lejuar gjuetia e detit (peshkimi) dhe çdo ushqim nga deti është për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët..." [El Maide, 96].

2. Ne rast se ndesh gjarperinj apo akrepa, keto lejohet qe t'i vrasesh madje ka hadith qe e urdheron vrasjen e tyre, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Pese te keqinj vriten ne vend te lejuar dhe ne vend te ndaluar (ne Meke, ne xhami): Qifti, sorra, miu, akrepi dhe qeni i egersuar (qe te ha)." Ndersa ne nje transmetim tjeter thuhet: "Gjarperi", ne vend te "akrepit". Keto hadithe i transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

Alfonc / Greqi: / 1-6-2008

Message: O vllezer, a eshte perkthyer ne shqip libri fillimi dhe fundi i ibn kethir? E nese po, ku mund ta gjej?

/ 3-6-2008

Nje vella anonim, na dergoi mesazhin e meposhtem: Selam, persa i perket librit te iben Kethirit "Fillimi dhe fundi" deri tani eshte perkthyer vetem nje pjese dhe ka dalur ne shitje dhe ajo eshte titulluar "Rrefime mbi pejgamberet".

(Pyetja Nr. 192) Alfonc / Greqi: / 31-5-2008

Message: O vllezer desha te me sygjeroni disa libra per ti lexuar ose per ti blere qe kane keshilluar dijetaret selefi per ti lexuar, se une kam hyre tek website islamischen.ch qe shet libra te perkthyera ne shqip (ti dergojne me poste) por nuk i di se si jane d.m.th te mire apo te keq, madje kam blere dhe librin MOS U TRISHTO (ta lexoj kete apo jo), me shkruani pak rreth librave qe shesin ato (islamischen.ch) ose ku mund te blej libra te mire. Ku mund ta gjej librin FILLIMI DHE FUNDI te ibn kethirit ne shqip?

/ 31-5-2008

Pergjigjen e meposhtme na e ka derguar vella Iliri, Allahu ia shperblefte me te mira, dhe ne e aprovojme pergjigjen e tij:

"Vella, ne web faqen islamischen.ch librat te cilat te i kisha preferu me  lexu jane si ne vijim: 1. Akideja e Vasitit Autor Ibn Tejmije, 2. Zahireja e shtegtarit per te Zoti i tij Autor Ibn Kajim el Xheuzije, 3. Keshilla e Ibn Kudames Autor Ibn Kudame el Makdesi, 4. Besimi i mjaftushem Autor Ibn Kudame el Makdesi, 5. Hadithe te dobeta te cilat i ka nxjerr imam Albani(rahimehullah)Autor Abdyl Fuga, 6. Kurthat e shejtani Autor Ibn Kajim el-Xheuzije, 7. Fetvatë e të Dërguarit të Allahut a.s. Autor Ibn Kajim el Xheuzije, 8.  Rruga e lumturisë së përjetshme - Modeli i njeriut të përsosur Autor Ibn Kudame el-Makdesi, 9.  Rijadu - Salihin Autor Imam Neveviu, 10. Sëmundja dhe Ilaçi Autor Ibn Kajim el Xheuzije, 11. Shpirti Autor Ibn Kajim el-Xheuzije, 12.  Urtësia në bindje ndaj urdhëresave të Allahut Autor Ib Tejmija, 13. Nektari i vulosur i Xhenetit Autor Sufijurrahman El- Mubarekfuri, 13. Minhaxh el Muslim Autor Ebu Bekër El Xhezairi, 14. Gjuetia e meditimeve Autor Abdurrhman Ibn Xheuzi, 15.  Enciklopedia e dijenisë dhe e urtësisë Autor  Ibn Rexheb el-Hanbeli, 16.  Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e parë Autor Ibn Kthiri. Keto jane vella librat te cilat ti kisha preferu ne ket web faqe,gjithashtu shiko pyetjen numer 13.
Po keshtu, librat e librarise Imam Albani: Libraria IMAM ALBANI
We selamun alejkum we rahmetullah!

(Pyetja Nr. 191) Abdurrahman / Zvicër: / 31-5-2008

Message: as salamu alaikum.
Allahu ju shperbleft dhe u dhasht sukses ne punen te cillen e bani...
kam ni pytje: me ka thon ni vella se shejkh albani rahmahullah eshte i vetmi i cilli thot se libri el-hidaye te imam merginamit rahimahullah ka shum hadithe daii'f dhe se tjer dijetar e kan lavdru dhe nuk kan thon se ka hadithe daii'f mrende dhe thot se libri eshte 100 % sahih dhe se shejkh albani nuk e ka ne regull me klasifikimin e haditheve daii'f te keti libri... shka mundemi te themi ne lidhje me ket teme te lutem me argumente te mira Allahu ju shperbleft dhe dha lethesoft punen e hajrit, amin.

/ 6-6-2008

Libri "El Hidaje", i Burhanudin iben Abdulxhelil er rushdani el Marginani (Allahu e meshirofte!) eshte nga librat baze dhe me te mire te medhhebit hanefi, por kjo nuk do te thote se ne te nuk ka hadithe te dobeta apo mendime te gabuara, sepse siç thone dijetaret: "Allahu ka refuzuar qe te jete i persosur ndonje liber tjeter perveç librit te tij." Dijetaret kane rene dakord qe Sahihu i Buhariut dhe ai i Muslimit jane dy librat me te sakte pas Kuranit, por edhe ne keto dy libra ka gabime, sado te vogla qe te jene, sepse ato jane veper e njeriut dhe natyra e njeriut eshte qe gabon. Pra, mjafton te shohim keto rregulla te pergjithshme per ta thene prere qe ne librin ne fjale ka gabime, sepse ai qe e ka bere ate ka qene njeri, dhe kurre nuk mund te jete libri i sakte 100 %, apo qe te gjitha hadithet e tij te jene te sakta. Kete nuk e thote kush, as vete autori nuk e pretendon nje gje te tille. Prandaj, shejh Albani nuk eshte i vetmi qe e thote kete, por ai ka bere klasifikimin e haditheve sipas shkences se hadithit, ndersa hadithet padyshim qe gjenden ne librat e haditheve dhe nuk eshte e mete e autorit te librit nese i ka futur ato hadithe ne librin e tij, perderisa ai nuk ka vene kusht qe do te vendos ne liber vetem hadithe te sakta. Sepse, mund edhe te permend ne liber hadithe te cilat vete autori i quan te dobeta dhe kerkon t'i rrezoje me argumente, e keshtu.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 190) Anonim / Gjermani: / 30-5-2008

Message: Selamu alejkum
Deshta me pyt se a mundesh mi qujt kryetaret musliman tagute sepse ata nuk utheheqin me sheriat? Allahu ju shperplefte.

/ 6-6-2008

Ky emertim i udheheqesve te vendeve muslimane sot, perdoret nga ndjekesit e havarixheve, nese nuk themi havarixhet, megjithese nuk ka ndonje dallim perveç faktit se havarixhet e shprehin se kush vepron gjynah te madh, eshte kafir, ndersa keta sot nuk e shprehin kete. Nese nje udheheqes i vendeve muslimane, ka vepruar gjera qe jane kufer dhe atij i eshte sqaruar argumenti, dhe ka vazhduar ne kufrin e tij, atehere ai eshte kafir. Pra, nese plotesohen kushtet e tekfirit dhe nuk ka pengesa nga te quajturit e tij kafir, ai quhet kafir. E nese arrin apo jo deri ne tagut, qe te kerkoje nga njerezit qe ta adhurojne, atehere quhet tagut. Por, ata qe e perdorin kete shprehje kane per qellim te thone se kush nuk gjykon me ligjin e Allahut, ai eshte tagut, sepse perderisa nuk gjykon me ligj te Allahut, kerkon te gjykoje me ligj tjeter te cilin e ka nxjerre vet, dhe nxjerrja e ligjeve sipas ketyre eshte kufer, sepse kjo i takon vetem Allahut. Dhe kjo eshte injorance e plote me sheriatin Islam, sepse edhe dijetaret mund te nxjerrin ligje te reja, nese nuk ka tekste nga sheriati, duke u mbeshtetur ne kijas, seddu dheraii, mesalih mursele, etj, qe ata duhet t'i dine, dhe kjo nuk eshte kufer, por sistemim i ligjeve dhe nxjerrje e tyre ne formen me te lehte per t'u kuptuar dhe zbatuar.

Ndersa per te gjykuarit me ligj tjeter perveç ligjit te Allahut, dijetaret jane te mendimit se ai eshte nga gjynahet e medha dhe jo kufer, perderisa nuk lidhet me besimin; d.m.th. nese nje udheheqes shteti gjykon me ligj tjeter perveç ligjit te Allahut duke besuar ai ligji tjeter eshte me i mire, ka bere kufer. Po keshtu nese beson se jane njesoj, ka bere kufer. Edhe nese beson se eshte i lire te zgjedhe dhe te gjykoje me çfare te doje prej ligjeve, perseri ka bere kufer. Ne te gjitha keto raste, atij i duhet sqaruar argumenti nga dijetaret dhe pastaj te jepet gjykimi per te.

Pra, keto jane çeshtje te medha per njerez me dije, per dijetare. Prandaj, detyra jone eshte te nxem dije dhe te ulim koken, jo te shohim ne çeshtje me te medha se ne, sepse keshtu humbim veten edhe te tjeret. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 189) Musa / Londër: / 30-5-2008

Message: Message: Es selam alejkum. Desha te pyes: Cila eshte e sakta e kesaj se a lejohet apo ndalohet pirja e ujit ne te qendrurit ne kemb?
Një hadith sahih, të cilin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes Ibën Maliku-radijallahu anhu-, të ketë thënë: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut të pirët në këmbë.”
kurse te mburoja eshte nje fatua se;
Marrja e adbesit, pirja dhe urinimi ndërsa qëndron në këmbë
Fetaua el-Lexhneh el-Da'imeh, 5/202
Muslimani mund të marrë abdes në çfarëdo qoftë mënyre që i vjen më lehtë, qoftë ulur, qoftë duke qëndruar në këmbë. Ai, po ashtu, mund të pijë duke qëndruar në këmbë apo ulur, ndonëse është më mirë të pihet ulur. Dhe ai mund të urinojë duke qëndruar në këmbë, nëse është e nevojshme, për sa kohë që askush s'mund ta shohë auretin e tij [organet gjenitale që duhet mbuluar] dhe nëse s'ka rrezik që urina t'i kthehet atij [të stërpiket]. Është më mirë të urinohet ulur, sepse kështu vepronte pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] në të shumtën e rasteve.
Ju lutem me ktheni pergjigjen, All-llahu ju shperbleft me xhenetin ferdeaus, dhe ju thasht sukses ne pune.

/ 6-6-2008

Eshte e vertete se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka ndaluar pirjen ne kembe, por kane ardhur disa transmetime te tjera te sakta se vete ai (salallahu alejhi ue selem) ka pire ne kembe, dhe mund te bashkohet mes ketyre me fjalen se pirja ne kembe ndalohet me perjashtim te rastit kur ke arsye apo nuk mund te ulesh, si psh nese eshte vendi i ngushte, etj. Ky eshte mendimi i shejh Albanit, te cilin e permend ne "Es Sahiha", nen hadithin nr. 177, dhe pastaj thote: mendimi i shumices se dijetareve eshte se ky ndalim i permendur ne hadith tregon mospelqim (mekruh) dhe jo haram. Kete ka per qellim edhe fetvaja e Komisionit te fetvave, qe permendet ne pyetje.

Permendim ketu qe nje moter nga Kanadaja na dergoi nje pergjigje rreth kesaj pyetje, Allahu ia shperblefte per mundimin, e cila kishte te bente me nje fetva nga shejh Muhamed iben Salih el Munexhid, perfundimi i te ciles eshte i njejte me kete qe permendem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 188) Eljesa / Shqipëri: / 30-5-2008

Message: Eselamualejkum. Ju kam shkruar para disa ditëve per nje çeshtje në lidhje me drejtuesin,kam edhe një pyetje .Sot jetojmë ne një shtet laik te pakten kështu quhet Shqiperia edhe nese ka probleme një xhemat x, a lejohet me u ankue tek Emiri i mulimaneve kur ka ankesa pothuajse krejt xhemati unanimisht nga drejtuesi myftia apo imami sot kemi një komiteti musliman kujdeset per preblemet e muslimaneve apo financon, emron myfti apo imam dhe pa dijen e tij nuk ta njeh si drejtues dhe dihet se sot komuniteti ka një drejtues jo te afte siç e kerkon Sheriati i Allahut, Dhe nese lejohet me u ankue per shembull me ba një peticion me parashtrue hallet dhe problemet qe ka x xhemat, si duhet me u paraqit, a duhet me pas nje organizator qe kryeson apo  ku e di unë se ç'far, sidomos kur nuk funksionon as kshill xhamie. A mos eshte kjo ankes farz kur njihet gjendja aktuale? Allahu jua lehtesofte.

/ 6-6-2008

Komuniteti musliman nuk quhet Emir i muslimaneve, por ai eshte nje institucion fetar i cili perfaqeson muslimanet e nje vendi, zakonisht ne vendet jomuslimane dhe muslimanet i drejtohen ketij institucioni per zgjidhjet e problemeve te tyre te brendshme apo edhe te jashtme. Nese do te ngrihet nje organizator me kete pune, kjo del ne formen e ngritjes krye kunder personave te caktuar nga Komuniteti musliman, per te rrezuar ata dhe per te vendosur organizatorin ne vend te tij. Menyra e dergeses se ankeses te komuniteti musliman nuk eshte diçka e prere apo nje rruge e vetme, e rendesishme qe te mblidhet xhemati dhe te biene dakord per disa pika te caktuara, pastaj te shkoje nje delegacion qofte edhe prej 2-3 vetesh te Komuniteti musliman qe te paraqese ankesen apo kerkesen. Kjo duhet bere me menyren me te mire dhe duke iu permbajtur edukates Islame. Pastaj Komuneteti musliman e studion çeshtjen dhe vendos, e ju nuk keni ndonje detyrim tjeter dhe asnje gjynah, per ate qe vendos Komuneteti musliman. Ju beni sa te mundni per te miren e thirrjes dhe ruajuni demtimit te saj me ndonje veper te pamatur, e cila rrjedh zakonisht nga emocionet dhe xhelozia per fene, por jo gjithnje kjo xhelozi eshte e mire dhe jo gjithnje te çon ne arritjen e te mires dhe ne zgjedhjen e asaj qe eshte me e mire. Duhet te keni parasysh faktin se pushteti qe i vjen secilit njeri, i vjen nga Allahu, qofte edhe nese njeriu eshte veperkeq apo edhe kafir, sepse ne suren Al Imran 26, Allahu thote: "Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë."

Pra, e gjithe çeshtja eshte ne Dore te Allahut, dhe ju duhet t'i luteni Allahut me sinqeritet dhe perulje, qe t'ju vendos ne krye, qofte mufti apo imam, dike qe eshte me i afte dhe te cilin e doni. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 187) Ebu Enes / Shqipëri: / 30-5-2008

Message: Duke pasur parasyshe hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem: "Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) doli nje dite nga xhamia, burrat ishin perziere me grate ne rruge. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha grave: "Qendroni mbrapa! Ju nuk keni te drejte te ecni ne mes te rruges, por ecni ne anet e rruges." Qe atehere, grate ecnin ngjitur me murin, sa qe rrobat u ngjisnin pas murit nga qe ecnin ngjitur me te." [Es Sahiha, 856, 857. E ka nxjerre Ebu Daudi 5272]. dhe aq sa kuptoi une nga ky hadith profeti salallahu alejhi ue selam ka dashur t'i ndajë perzierjen e burrave dhe grave konkretisht ne rruge, kjo gje ne ditet e sotme dhe ne vendin ku jetojme eshte shume e veshtire te praktikohet per disa "arsye".
Pyetjet e mia jane:
1. A mos ky eshte nje shkak qe motrat muslimane te kufizojne edhe me shume daljen ne keto ambjente (duke pasur parasyshe disa motra qe jane shume liberale ne daljen jashte shtepise arsye pa arsye: nuk ja plotesojne kushtet rruge si ulja e shikimit, te folurit me ze te ulet veshjet jo shume te rregullta?
2. dhe e dyta qe me shqeteson me shume mua eshte fakti i perzierjes nëper vendet e shit-blerjeve, dhe konkretisht cila eshte dispozita islame e shkuarjes se femres ne keto vende?

/ 6-6-2008

Nuk ka dyshim se vendi i femres eshte shtepia dhe dalja e saj duhet te jete shume e kufizuar, vetem ne rast nevoje dhe kur nuk ka kush te dale ne vend te saj. Allahu i drejtohet grave: "Dhe qendroni ne shtepite tuaja e mos u zbukuroni si zbukurimi i injorances se pare." [El Ahzab, 33]. Kjo nuk eshte ulje per femren dhe as shkelje e te drejtave te saj, por eshte per te miren e saj dhe per ruajtjen e saj nga shume gjera qe e demtojne dhe e cenojne ate, qofshin fizike apo shpirterore. Natyra e femres eshte qe ajo te qendroje ne shtepi, te kujdeset per shtepine dhe femijet, ndersa natyra e burrit eshte qe te dale nga shtepia me shume dhe te punoje, por edhe te ndaje kohe per familjen e tij.

Ne fetvane nr. 16746, te Komisionit te Perhershem te Fetvave, ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: "I lejohet femres te dale per nevojat e saj ne treg, nese nuk ka kush t'ja kryeje ato, por me kusht qe t'i permbahet mbuleses se sheriatit, te mos perziehet me burrat dhe t'i permbahet edukates Islame."

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 186) Blendi / Kosovë: / 30-5-2008

Message: Selam alejkum. Hoxhe i nderuar, kam ndegjue se nuk bon me u fal me monget e  pervjeluara apo te kthyera, a ka ndonje argument apo si eshte puna?

/ 30-5-2008

Ne pergjigje te kesaj pyetje, nje moter me kunjen "Siratal.Mustaqim", e cila gjendet ne Itali, na dergoi mesazhin e meposhtem:
Message: Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Ne lidhje me çeshtjen e perveshjes se rrobave gjate namazit, po shkepus nga libri "El kaulul mubin fi ahtail musal-lin" (Gabimet e namazlive) te shejkhut te nderuar Mesh'hur Hasan Selman. Ky liber eshte prezent ne shqip i botuar nga "Jehona" ne Tirane, nentor 2007:
TERHEQJA DHE PERVESHJA E RROBAVE GJATE NAMAZIT.
Nder gabimet e namazlive eshte se ata perveshin rrobat para se te hyjne ne namaz. Ibn Abasi percjell se i Derguari i Allahut a.s. ka thene: "Jam urdheruar qe ta bej sexhden me shtate gjymtyre, si dhe jam urdheruar te mos i mbledh floket e as te mos i pervesh rrobat."
[103]
Poshte ketij hadithi Ibn Huzejme ka vendosur nje teme, duke e titulluar: "Ndalimi i rrepte per perveshjen e rrobave ne namaz"
[104]
Neveviu ka thene: "Dijetaret jane te nje mendimi per moslejimin e faljes se namazit, kur rrobat apo menget e nje personi jane te perveshura".
[105]
Lidhur me nje person qe pervesh menget ne namaz, imam Maliku eshte shprehur: "Nese rroba dhe paraqitja e tij ishte normale, i pervesh ato per ndonje pune dhe futet ne namaz ashtu siç eshte, kjo nuk ka ndonje gje qe e ndalon. Pra, mund te falet ne kete gjendje. Perndryshe, nese e ben thjesht per te mbledhur floket apo per te perveshur rrobat, atehere ne kete person nuk ka ndonje te mire."
[106]
Them se ajo qe verehet nga ndalimi i kesaj vepre eshte gjendja e pergjithshme, qe do te thote se sido qe t'i kete perveshur, per namaz apo para namazit, fillon te falet ne ate gjendje.
Imam Neveviu pas fjaleve te tij te mesiperme thote: "Ndalimi i perveshjes se rrobes konsiderohet si mekruh tenzih (e papelqyeshme). Nese falet ne ate gjendje, ai ka vepruar keq, por namazi eshte i sakte."
Ibn Xherir Taberiu eshte argumentuar se per kete ekziston mendimi unanim i dijetareve, ndersa Ibn Mundhiri tregon nje transmetim nga Hasan Basriu, se namazi duhet te perseritet.
[107]
Me poshte Neveviu vazhdon: "Medhhebi i shumices se dijetareve aludon ne ate, se ndalimi eshte i pergjithshem per ate qe falet ne kete forme dhe ne çfaredo gjendje qofte; gjate apo para namazit. Pra, mospelqimi nuk lidhet vetem me namazin, por edhe per ndonje qellim tjeter."
Daudi ka thene: "Ndalimi ne kete rast eshte i veçante per ate qe e praktikon ne namaz. Por, perzgjedhja me e sakte eshte mendimi i pare, sepse kjo kuptohet nga theniet e percjella prej sahabeve dhe te tjereve."
[108]

Allahu ia shperblefte me te mira motres per perpjekjen dhe aktivizimin e saj me ne, ne kerkim te dijes dhe per te kontribuar me sa te mundemi qe te ndihmojme njeri-tjetrin ne te mira e devotshmeri!

Perfundimi eshte se perveshja e rrobes ne namaz eshte mekruh - e papelqyer, madje e ndaluar nga hadithet e ardhura ne kete teme, por nese dikush falet me rrobe te perveshur, qofte kemishe apo pantallona, namazi i tij eshte i vlefshem, por ai merr gjynah per shkeljen e ketij urdhri, pasi e meson ate. E Allahu eshte i Gjithedituri. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


Shenime:
[103] E percjell Muslimi ne kapitullin e namazit "Gjymtyret qe perdoren per te rene ne sexhde dhe ndalimi i mbledhjes se flokeve, perveshjes se rrobave dhe lidhjes se flokeve gjate namazit" (1/354) me nr.490, Nesaiu ne kapitullin e namazit "Ndalimi i mbledhjes se flokeve gjate renies ne sexhde" (2/215), Ibn Maxhe ne kapitullin e faljes se namazit "Lidhje e flokeve dhe perveshja e rrobave ne namaz" (1/331) me nr.1040, Ibn Huzejme ne kapitullin e namazit "Ndalimi i rrepte per perveshjen e rrobave ne namaz" (1/383) me nr.782. Rreth pjeses se pare te ketij hadithi kam shkruar ne studimin qe i kam bere librit: "Men uafeka kunjetuhu zeuxhihi mine sahabe", me autor Ibn Hajavejhi botuar dhe shperndare ne Demam nga shtepia botuese "Ibn Kajim"
[104] "Sahih Ibn Huzejme" (1/383)
[105] "Sqarimi i Sahihut te Muslimit" (4/209)
[106] "El Mudeuentu el Kubra" (1/92)
[107] "Sqarimi i Sahihut te Muslimit" (4/209)
[108] "Sqarimi i Sahihut te Muslimit" (4/209)

(Pyetja Nr. 185) Anonim / Gjakovë: / 30-5-2008

Message: es selam alejkum.
Çfar duhet te bej nesje dyshoj se kam sehire ne shtepi d.m.th pa gjetur diqka te till por vqe dyshim nga disa siptome qe me ndodhin meniher si te hy ne shtepi si pershembull fillon meniher si te hi ne shtepi kokdhembja, ndonejher jam me disponim shum mir dhe si te hi ne shtepi ndryshoj shum mniher disponimi me prishet, behem shum nervoz, jam non stop e merzitur dhe qdo her me qahet dhe shum gjera tjera qe po me bejn te dyshoj se eshte diqka e dyshimt si pershembull sehri msyshi apo diqka e ngjajshme?

Ju keshillojme te lexoni ne shtepi suren "El Bekare", sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Mos i ktheni shtepite tuaja ne varreza! Shejtani iken nga ajo shtepi ku lexohet surja el Bekare." [Muslimi]. Po keshtu, mos neglizhoni ne berjen e duave te mengjesit e te mbremjes, ne leximin sa me shume Kuran, ne preokupimin me lexim e pune te tjera te shtepise, si dhe me lutje Allahut qe te te ruaje nga çdo e keqe dhe nga syri i keq. Me teper ne lidhje me kete, do te gjeni ne kendin e shendetit, se shpejti inshaAllah.

(Pyetja Nr. 184) Kujtim / Kosovë: / 29-5-2008

Message: selam alejkum hoxhe i nderuar. Jam ka  e lexoj librin fetvat  e pejgamberit a,s, dhe ketu jane 2 hadithe  qe sipas mendimit tim jan kunderthene ndermejt veti... Hadithi i pare; qe eshte pyetur pejgamberi per vdekjen e papritur ka thene: "rehati per besimtarin kurse shkatrrim per mekatarin", hadithi i dyte i gjate, ku thote pejgamberi se "me te vertet e urrej vdekjen e papritur."

/ 5-6-2008

Qe te dy keto hadithe jane te dobeta dhe nuk vlejne per argumentim, keshtu qe nuk ka vend per kunderthenie, sepse rrezohen qe te dy. Hadithin e pare, ku thuhet se "vdekja e menjehershme eshte rehati per besimtarin dhe marrje e mjerueshme per veperkeqin", e ka nxjerre Ahmedi dhe Bejhakiu. Shejh Albani e ka konsideruar te dobet - daif, ne Daiful Xhami 5896. Ndersa hadithin e dyte, ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk e donte vdekjen e menjehershme, e ka nxjerre Tirmidhiu 980, dhe shejh Albani e ka konsideruar shume te dobet - daif xhiden.

Po keshtu, ne nje hadith tjeter te trilluar, thuhet: "Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i kerkonte mbrojtje Allahut nga vdekja e menjehershme dhe i pelqente qe te semurej para se te vdiste." E ka nxjerre Taberiu. Hadithi gjendet ne Daiful Xhami me nr. 4534.

Por, ka ardhur hadith i sakte ku thuhet se "Vdekja e menjehershme (pa pasur semundje) eshte marrje e mjerueshme per njeriun." E ka nxjerre Ebu Daudi 3110 dhe Ahmedi. Hadithi gjendet ne Sahihul Xhami me nr. 6631.

Ka ardhur gjithashtu nje hadith i mire - hasen, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Nga shenjat e afrimit te kiametit eshte qe hena e re te shihet para kohe, dhe njerezit te thone: "ajo eshte dyneteshe", kur te merret xhamite per rruge kalimi dhe kur te shfaqet vdekja e menjehershme (pa semundje)." Sahihul Xhami 5899.

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 183) Klodian / Itali: / 29-5-2008

Message: Selam alejkum. A jane te sakte keto 2 hadithe: "Dynjaja eshte defrim, defrimi me i mire i saj eshte nje grua e ndershme...", dhe i dyti: "Mos e lakmo kete bote, do te doje Allahu, kurse mos lakmo ne ate qe eshte te njerezit do te te duan njerezit."?

/ 4-6-2008

1. Hadithi ne fjale eshte eshte i sakte. Ate e ka nxjerre Muslimi 3628, Nesai 3232, Iben Maxheh 1855.

2. Hadithi i dyte eshte Hasen - i mire. E ka nxjerre Iben Maxheh 4102, etj. Shejh Albani e ka renditur ne vargun e Haditheve te sakta, me nr. 944.

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 182) Ibn Husein/ Gjermani: / 29-5-2008

Message: Selamu alejkum
Deshta me pyt se a eshte e verte se shikah albani e ka leju vetvrasjen si behet ne irak dhe palastine?

/ 31-5-2008

Perseri vella Iliri, na ka derguar pergjigjen e meposhtme:

Fetvaja e Shejkh Albanit për shpërthimet vetëvrasëse
El-Fetaua el-Muhimme Fij Tebsijril-Ummeh (fq.76):
Tani vijmë tek sulmet vetëvrasëse. Kjo është çfarë dimë ne nga Japonezët dhe ata si puna e tyre (pilotët kamikazë), kur një njeri e sulmonte një anije luftarake Amerikane me aeroplanin e tij dhe ai shpërthente bashkë me aeroplanin e tij, por ai do të godiste ushtrinë që gjendej në anijet luftarake Amerikane.
Ne themi: Sulmet vetëvrasëse tani, në kohën e tashme, të gjitha ato nuk janë të lejuara (në Sheriat), dhe të gjitha ato janë të ndaluara, dhe ato mund të jenë prej atyre llojeve (të vetëvrasjeve) në llogari të së cilës ai që e ka kryer atë do të qëndrojë në Zjarr përgjithmonë. Sa për sulmet vetëvrasëse si formë afrimi nëpërmjet të cilave personi afrohet tek Allahu, personi sot lufton për hir të tokës së vet, në rrugë të kombit të vet. Këto sulme vetëvrasëse nuk janë absolutisht Islamike.
Për shembull, individë që hipin në male dhe shkojnë tek një ushtri e çifutëve dhe vrasin një numër prej tyre dhe pastaj vriten edhe vetë - ku është dobia në këtë çështje? Këto iniciativa individuale nuk kanë një përfundim (të dëshiruar) që rezulton se është në dobi të da’ues Islame, absolutisht.
Për këtë arsye ne i themi të rinjve Muslimanë, ruajini jetët tuaja me kusht që ju të studioni fenë tuaj Islame dhe që ju ta njihni atë me një njohje të saktë, dhe që ju të veproni sipas saj brenda kufijve të dijes suaj, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem."
Wes selamun alejkum we rahmetullah!

Allahu ia shperblefte me te mira vella Ilirit, per perpjekjet e tij!

Kete fjale te shejh Albanit e gjeni gjithashtu ne librin "Bota islame sot dhe rruga drejt lavdise", te cilin e kemi botuar dhe publikuar ne faqe. Gjithashtu e gjeni ne ligjeraten me te njejten titull, te perkthyer me titra, te cilen tashme e ofrojme falas, dhe ju mund ta shikoni ketu.

(Pyetja Nr. 181) Ibën Sejfullah / Shqipëri: / 29-5-2008

Message: Selamun alejkum. Doja te dija se kush eshte me pelqyeshme te behet ne et-tehijat, te levizet gishti apo mos te levizet se me duket ka hadithe per te dyja ceshtjet?
Ne qoftese bej kurban per lindjen e djalit (Akika), a duhet qe kurbani (dashi) te mos kete cungime si ne rastin e Kurban Bajramit? Allahu iu dhente sukses e ua shtofte dijen. Selam alejkum.

/ 4-6-2008

1. Me e sakta eshte qe te levizet gishti ne teshehud, gjate te gjithe teshehudit, sepse kjo ka ardhur ne hadithe te sakta. Kete ka zgjedhur edhe shejh Albani, Allahu e meshirofte! Ndersa ato hadithe ku nuk permendet levizja e hadithit, jane sqaruar ne hadithet ku permendet levizja e tij, sepse ato permbajne sqarim me te hollesishem.

2. Rregullat e deles apo dashit per akika jane njesoj si rregullat e kafshes per Kurban.

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 180) Abdullah / Vushtri: / 29-5-2008

Message: Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu , desha te bej disa pytje: 1. si te veproj kur namazin e vitrit nuk kam mund me fal dhe ka hyr koha e mengjesit, 2. A ka pasur akiden e ehli sunnetit Amir Khatab (muxhahidi nga Çeçenia), 3. Diqka rreth devijimeve te Ihuanal Muslimin, Allahu ju shperbleft.

/ 4-6-2008

1. Ne rast se hyn koha e sabahut dhe nuk e ke falur vitrin, atehere mund te falesh paradite nje numer me shume rekatesh nga ato qe fal zakonisht vitrin, dmth: nese e fal vitrin me 3 rekate zakonisht, atehere fal 4 rekate namaz (2+2) qe pas ngritjes se diellit deri para drekes.

2. Nuk dime gje per akiden e Khattabit, dhe kush di, eshte i lutur te na shkruaje. Por kjo gje nuk do te sjelle ndonje perfitim, sepse ai tashme ka vdekur dhe çeshtja e tij eshte tek Allahu.

3. Ne lidhje me "Ihvanul Muslimin" po permendim Fetvane Nr. 9018, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz. Pyetja: Cili eshte gjykimi per "El Ihvan el muslimin"; a jane ndjekes te bidatit apo neglizhues? Cili eshte menhexhi qe duhet ndjekur dhe kapur per te, pas Kuranit dhe Sunetit?

Pergjigja: Menhexhi qe duhet ndjekur dhe per te cilin duhet kapur eshte Kurani dhe Suneti, si dhe te mbeshteturit per kuptimin e tyre, tek Allahu pastaj tek fjalet e selefeve tane te mire qe i sqarojne ato. Ndersa ne lidhje me Ihvanet; kushdo prej tyre qe eshte i kapur me menhexhin e Kuranit dhe Sunetit, me dije dhe veper, ai eshte prej ehli Sunetit dhe Xhematit, ndersa kush le mangut diç prej ketyre, ose shton mbi to, ai eshte neglizhues ose teprues, ne varesi te devijimit dhe bidatit qe kryhet nga ai." Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 179) Anonim / Suedi: / 29-5-2008

Message: Esselamu alejkum
Deshta te lidhem te pyetja (Pyetja Nr. 169); kemi nje lloje marke e cila eshte PUMA te cilin eshte marr emri nga kafsha, por ne cdo fanell apo veshbathje eshte forma e kafshes ne form te hijes dmth me ngjyre te zez dhe e vogel, a lejohet ky veshje? dhe tek njejta pergjegje ku thote shejhu (duke vendosur ne to fotografine apo emrin e tij,) dmth a qenka e ndaluar veshjet sportive me emrat e lojtarve te njohur? 

/ 30-5-2008

1. Nese nuk dallohet fotografia e kafshes, por eshte vetem hije, nuk ka problem inshaAllah, dhe ajo veshje lejohet te vishet.

2. Sipas fetvase se dhene nga Komisioni i Perhershem i fetvave, te cilen e kemi permendur ne pyetjen nr. 169, veshja e fanelave ku jane vendosur figurat apo emrat e lojtareve te njohur, eshte e ndaluar, sepse vendosja e emrit te tyre ne bluze e fanela eshte madherim i atyre, gje e cila eshte e ndaluar. Muslimani duhet t'i largohet reklamimit te figurave apo emrave te njerezve te cilet jane bere te njohur prej kufareve dhe adhurohen nga injorantet mosbesimtare, e ndoshta edhe edhe nga disa injorante muslimane!!! Allahu i drejtofte dhe i kthefte muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

Ehli Sunah / Kosovë: / 29-5-2008

Message: I nderuar vella, ketu shkurtimisht perktheva ate qe kishte te bej me temen lidhur me Nike:
"Nike qe shqiptohet si Naiki, eshte perendesha me krah e fitores sipas mitologjis greke. Ajo ulej krahas Zeusit, sunduesit te tempullit olipmik ne Olimpus. Prezenca mistike, qe simbolizon ballafaqimet e fitores. Simboli i Nike meshiron shpirtin e perendeshes me krah qe inspironte kalorsit dhe ushtaret me te guximshem qysh te koherat e hershme te civilizimit."

/ 29-5-2008

Allahu ta shpreblefte me te mira vella! Kjo eshte e mjaftueshme per temen tone dhe tashme eshte e qarte, elhamdu lilah.

Nje vella tjeter sugjeroi qe ky artikull te perkthehej me ane te perkthimit automatik qe ofron Google ne kete link: www.translate.google.com, por ne te vertete ky lloj perkthimi mund te ndihmoje ne marrjen e kuptimit te pergjithshem te artikullit qe perkthen me ane te tij, por ai nuk eshte i besueshem dhe perkthimi ka shume gabime, madje shpesh i largohet shume domethenies dhe nuk mund te merret ne konsiderate. Sidoqofte, i falenderojme vellezerit qe u interesuan ne lidhje me kete çeshtje, dhe shperblimi i tyre eshte tek Allahu i Madheruar.

Zamir / Tiranë: / 28-5-2008

Message: Selam Alejkum!
Lidhur me marken NIKE (Pyetja nr. 169), lutem shikoni pak kete link:
http://xroads.virginia.edu/~CLASS/am483_97/projects/hincker/nikhist.html

/ 28-5-2008

Allahu ta shpreblefte me te mira vella Zamir! Ne kete link vertetohet fakti se shoqeria "Nike" e ka marre emrin nga mitologjia greke ku Nike ka qene "Perendesha e fitores", apo ngjashem me kete. Perseri i kerkojme ketu dikujt qe di mire anglisht, te na e perktheje kete material, ose nje pjese te tij qe eshte e mjaftueshme per vertetimin e çeshtjes ne fjale, me qellim qe te perfitojne edhe ata qe nuk dine anglisht. Pra, muslimanet duhet t'u largohen ketyre prodhimeve te kesaj shoqerie, edhe pse prodhimet e saj mund te jene cilesore, por ato nuk jane te vetmet, sepse ka edhe shoqeri te tjera qe kane prodhime cilesore, dhe kush le diçka per Hir te Allahut, Allahu ia zevendeson atij me me te mire. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 178) Anonim / Kosovë: / 28-5-2008

Message: es-selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Pyetje:  Kam lexuar ne nje liber në lidhje me adabet e marëdhënies seksuale, dhe ne kete liber shkruante kështu:
Nga adabet e maredhenieve fizike eshte qe bashkortet, qe te dy te zhveshen teresisht dhe te jenë te mbuluar me nje çarçaf, pasi që Pejgamebri alejhi selam thote:
"Allahu eshte i turperueshem dhe e do mbulesen, andaj Ai i do ata që kanë turp dhe mbulohen".
Çfarë grade ka ky hadith dhe a vlen te komentohet per qellimin e lartepermendur.
Pastaj Ibn Maxhe trasnmeton se Muhammedi alejhi selam ka thënë: "Kur dikush prej jush ka maredhenie intime me gruan le te mbulohet (nën mbules le te bej maredhenie intime), qe te mos zhvishet si gomaret (kafshet)". A eshte i sakte ky hadith?
Allahu jua shperblefte me te mira per punen e bere.
es-selam alejkum.

/ 4-6-2008

Hadithi i pare transmetohet nga Jeala se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pa nje burre duke u lare ne vend te hapur, pa izar (rrobe nga mezi e poshte). Atehere ai u ngjit ne minber, falenderoi Allahun dhe e lavderoi Ate, pastaj tha: "Allahu i Madheruar eshte i Turpshem (ka turp dhe nuk nga turpi i Tij eshte qe nuk e kthen lutjen e atij qe i lutet), Mbulues (i te keqiave dhe te metave te roberve te Tij), dhe e do turpin dhe mbulimin, ndaj kur te lahet ndonje prej jush, le te mbulohet (nga syte e njerezve)." Ky hadith ka ardhur me disa rruge transmetimi, dhe shejh Albani e ka konsideruar te sakte. Ate e ka nxjerre Ebu Daudi 4012, Nesai 406, Ahmedi 4/224, etj. Sqarimet mes kllapave jane marre nga "Aunul Meabud, sqarimi i Suneni Ebi Daud", i Mubarekfurit. Ky hadith ka qene shkak kundershtimesh edhe ne vertetesine e tij, por e sakta eshte se ai eshte i sakte. Ne kuptimin e drejtperdrejte, hadithi mund te merret argument per çeshtjen ne fjale qe permendet ne pyetje, dmth per mbulimin gjate marredhenieve intime, por kjo nuk eshte e prere dhe askush nuk ka thene se kjo eshte e detyrueshme, por preferohet mbulesa gjate marredhenieve per arsye edukative. Lejohet kryerja e marredhenieve edhe jashte shtratit, edhe ne banje apo vend tjeter, me kusht qe te mos shohe askush prej njerezve apo femijeve, por ne kete rast ke me pak mundesi ne zbatimin e disa suneteve paraprake ne kryerjen e marredhenieve siç eshte thenia "Bismilah" para tyre, etj. Ne sqarimin e hadithit te mesiperm, el Mubarekfuri thote: "Mbulimi i auretit eshte vaxhib nese gjendet dikush qe e ka te ndaluar ta shohe ate, dhe i preferuar nese nuk te sheh njeri."

Hadithi i dyte transmetohet nga Utbeh iben Abd es Sulmij, se pejgamberi (sallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kur dikush nga ju i afrohet (per marredhenie intime) familjes (gruas) se tij, te mbulohet dhe te mos zhvishet si zhveshja e dy gomereve." Ky hadith eshte i dobet. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh me nr. 1921. Shejh Albani e ka konsideruar te dobet ne "El Irva" 2009, "Daiful Xhami" 279.

Po keshtu, edhe hadithi ku thuhet se kush nuk mbulohet kur kryen marredhenie me gruan e tij, meleket turperohen dhe dalin, pastaj hyjne shejtanet", ky hadith eshte gjithashtu i dobet. [Ed Daife, 1840].

Megjithate, siç e pame me siper nga fjala e dijetareve, mbulesa eshte me e preferuar, e Allahu e di me mire. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 177) Hasani / Gjermani: / 27-5-2008

Message: selamualejkum we rahmetullah
Pyetjet kishin me qene:
Cilat jane gjerat apo shkaqet per te cilat mund te kerkoj nje grua apo burr shkurorzimin, a jane te njejta per te dy, na i cekeni disa?
Zakonisht ne sheriat, gruaja i paraqet Gjyketesit shkaqet dhe kerkon nga ai qe ta bej legjitim divorcin, sot si rrjedhe nje gje e tille nese burri nuk e shkurorzon, por ai i ka ber veprat qe meriton shkurorzimin (kam fjalen per vendet tona dhe perendimore)?
A mund te bej shkurorzim burri vetem e vetem se i teket, spo ka qef ma me jetu me bashkeshorten e tij pa asnje shkak tjeter (keshtu beri nje vella me motren e nje vellaut tjeter ne kosove, spo du ma me jetu me te, pse kur u pyet, asgje te keqe ska, po une veq spo du)?
Qka behet pastaj me gruan, kthehet tek prinderit apo, dhe qka merr me vehte nga burri ajo perveq mehrit?
Femijet kujt i takojne mandej, kene parasysh nese ata jane te vegjel qe kane nevoj per nenen dhe rasti tjeter jane te rritur?
Po nese femijet jane te vegjel pas ndarjes, a i kthehen babait apo duhet per ata te kujdeset nena e nenes (gjyshja) se tyre, nese nena e femijeve ka nderruar jete pas shkurorzimit ?
Ju lutem i bashkangjitni pergjigjes suaj argumente dhe fjale te dijetareve.
ps/une lexova diqka ne faqen tuaj prej Sejid Sabik por nuk me mjaftoj, pasi me duhen me detale te njoftohem per kete mesele.
Pyetja tjeter me nje tematik tjeter eshte:
Ketu ne gjermani ka nga myslimanet qe hajne ushqim nga Ushqimet qe ofrojne Kishat, apo organizatat tjera Krishtere per te varfer, a i lejohet te haj muslimani aty (merri dy rastet nese ka dallim hukmi, kur ata vet te ofrojne ushqim pa i kerkuar, dhe kur je i nevojshem dhe shkon vet e kerkon ushqim aty). Ata jepin ushqim 2 apo 3 here ne ditje dhe kjo vazhdimisht?
Zoti u shperblefte me te mira dhe na bashkofte ne Xhenetet e larta,Amin. Dhe na ben hallall nese po te lodhi me pyetjet e mia.

/ 31-5-2008

Siç shihet, kjo nuk eshte pyetje por nje numer i madh pyetjesh, ku secila kerkon sqarim me vete, dhe per te gjitha bashke duhet nje liber, te cilin lusim Allahun te na e mundesoje qe ta pergatisim, sepse kjo eshte teme shume e rendesishme dhe materialet ne shqip jane te pakta ne lidhje me te,per te mos thene qe mungojne. Ketu do te sjellim disa pergjigja te shkurtra dhe pa shume shpjegime e argumentime, sepse nuk eshte vendi dhe koha nuk na premton:

1. Shkaqet qe çojne ne divorc jane te ndryshme e te shumta, te cilat ndryshojne nga nje njeri te tjetri, nga vendi, koha, rrethanat, kushtet etj. Por te gjitha keto kthehen ne dy gjera kryesore: ngacmimet e futura nga shejtani i cili perpiqet me te gjitha mundesite qe te ndaje mes dy te dashurve, mes burrit dhe gruas, madje kjo eshte arritja me e madhe e tij, siç ka ardhur ne disa transmetime. Ne te gjitha rastet kur dy persona te martuar duhen menjeri-tjetrin ose jane dashur ne fillim pastaj kane filluar grindjet dhe mosmarrveshjet mes tyre, kthehen ne moskryerjen e secilit prej tyre detyrimet e veta, gje e cila rrjedh nga dobesia ne besim, dhe kete e shfrytezon shejtani per te futur mosmarreveshje e grindje, per te çuar deri ne divorc. E dyta eshte rasti kur dy persona nuk i pershtaten njeri-tjetrit dhe shohin vertete se natyra e njerit nuk mund t'i perputhet natyres se tjetrit, qofte kjo edhe nga aparenca, perderisa njerit prej partnereve i behet e pamundur jeta me tjetrin, ose vuan ne te jetuarit me te, ne kete rast duhet te behet divorc, i cili arrin deri ne te qenet vaxhib, ose mustehab. Pra, divorci e merr gjykimin sipas gjendjes dhe kushteve te dy te martuarve; dhe ai mund te jete i detyrueshem nese njerit prej bashkeshorteve i behet padrejtesi dhe i shkaktohet demtim qofte fizik apo shpirteror, ose eshte mustehab - i preferuar, kur njerit prej bashkeshorteve i behet padrejtesi por jo deri ne graden e demtimit serioz, dhe eshte i lejuar kur personi ka frike nga te berit padrejtesi dhe hyrjes ne hak ndaj partnerit, apo nuk i pershtatet jetesa me te qofte nga aparenca apo diçka tjeter qe i neveritet. Divorci eshte haram kur eshte per qellim demtimi i gruas, qofte demtim material, fizik apo shpirteror, dhe eshte mekruh kur nuk ka arsye te konsideruar. Siç kuptohet, çeshtja kthehet tek besimi i personit dhe tek realiteti i mospershtatjes se dy njerezve me njeri-tjetrin.

2. Gruaja ka te drejte te kerkoje divorc duke u drejtuar te gjykatesi, nese burri nuk shpenzon per te, ose e demton, etj. Ajo ka gjithashtu te drejten e kerkimit te devorcit nga burri i saj, kur nuk deshiron te qendroje me me te, duke bere marrveshje me te qe t'i ktheje mehrin apo diçka tjeter, dhe kjo quhet "Khul'un".

3. Per femijet e kemi sqaruar ne nje pyetje te meparshme, se deri ne moshen 7 vjet i takojne nenes, nese ajo nuk martohet, e nese martohet i kalojne nenes se nenes se femijve, e nese ajo nuk eshte, atehere nenes se babes se tyre. Ndersa kur mbushin moshen 7 vjet, djalit i lihet te zgjedhe mes nenes dhe babes, se me kend deshiron te rrije, ndera vajza i kalon babait. Lexo me teper ne pyetjen nr. 164 ketu.

4. Ushqimi i te krishtereve eshte i lejuar per ne, perderisa ai eshte hallall dhe jo haram, dmth nuk eshte mish derri, alkool, ose e ngordhte dhe jo e therrur, qofte nese na e ofrojne ata, ose dikush kerkon prej tyre, lejohet edhe pse nuk keshillohet per shkak se keshtu i perulemi atyre.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 176) Dardani / Gjermani: / 27-5-2008

Message: Selamun alejkum !
A preferohet pre ketij shejhi Muhammed el-Gazalij te lexohen librat e tij e sidomos ky libri i ri i cili eshte botuar para nje viti edhe ne perkthim shqip me titullin ´´Tefsir tematik i Kur'anit famëlartë´´
Allahu ju shperblefte!

/ 31-5-2008

Per kete pyetje, perseri vella Iliri, Allahu ia shperblefte me te mira, na dergoi mesazhin e meposhtem:

Shejh el-Albani ka thene per el-Ghazalin ne shenimet e librit "Faljet e Profetit, nga fillimi deri ne fund, sikur ta shikonit vete":
Une (Shejh el-Albani) tani them: shkrimet e fundit te Muhamed el-Ghazalit si libri i tij i sapodale titulluar es-Sunah en-Nabauijah bejna Ehl el-Hadith ue Ehl el-Fiqh (Suneti Profetik midis Njerezve te Hadithit dhe Njerezve te Fikhut) ka konfirmuar se ai vete eshte njeri prej atyre ftuesve ne Islam qe jane "per veten e tyre shume te ngaterruar"! Shkrimet e tij per shume kohe kane tradhtuar (kane vene ne pah) ngaterrimin e tij, shkaperderdhjen e Sunetit, dhe perdorimin e tij te intelektit per te bere autentik ose te hedhe poshte hadithin, duke mos u kthyer ne principet dhe shkencen e Hadithit, as eksperteve te kesaj fushe; perkundrazi, çfaredo qe i pelqen atij, ai e ben autentik, edhe nqs eshte i dobet (daif), dhe deklaron te papranueshem (qe nuk duhet te mbeshtetesh) çfare nuk i pelqen atij, edhe nqs eshte pranuar te jete autentik (sahih)!
Rruga (Menyra) e tij shihet me qarte ne diskutimin e tij te hadithit ne librin e meparshem Fikh es-Sirah, ku ai shpjegon metodologjine e tij ne te pranuarit e haditheve te papranueshme dhe lenien e atyre qe jane autentike vetem ne baza te tekstit te hadithit, prej se ciles lexuesi mund te shohe se kriticizimi i vertete i Hadithit nuk ka vlere ne syte e tij nqs e kundershton nje "analize te arsyeshme", e cila ndryshon shume nga nje person ne tjetrin, sepse çka eshte e verteta per nje person eshte genjeshter per nje tjeter! Atehere i gjithe Islami behet subjekt i tekave personale, duke mos patur as principe as pika referimi, perveç opinioneve personale. Kjo eshte shume larg se vertetes, "se Isnadi [zingjiri i transmetuesve] eshte pjese e fese. Po te mos ishte Isnadi, njerezit do te kishin thene çfare te deshironin (sipas tekave)."
Libri i tij i permendur me lart, ka ekspozuar te njerezit metodologjine e tij Mu'tezilite, moskonsiderimin e tij te gabuar per Imamet e Hadithit dhe perpjeket e tyre neper shekuj per t'i sherbyer Sunetit dhe te dalloni traditat e sakta nga ato qe jane te papranueshme, dhe mungesen e vleresimit te tij per mundimet e Imameve te Fikhut ne shtrimin e tyre te principeve dhe zhvillimin e çeshtjeve ne ato baza, sepse ai merr prej ketyre dhe le prej tyre si te deshiroje, duke mos patur perputhje me ndonje grup principesh ose bazash thelbesore!
Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithdijshmi, i Urti!" (Kur'an, Bekare 2:32)
http://www.mburoja.net/personalitete/MuhamedelGazali.html
Wes selamun alejkum we rahmetullah!

Bashkim / Tropojë: / 27-5-2008

Message: Eselamu alejkum. Allahu ua dhashte hajrin dhe iu shperblefte me Xhennet.

(Pyetja Nr. 175) Abdurrahman / Itali: / 27-5-2008

Message: selam alejkum.desha te dija vella se ne cilet libra gjindet hadithi i 73 grupeve, apo 72 grupeve, pasi ne nje bisede me nje vella musliman kur une i thashe ate hadith ai me tha qe eshte daif se kishte degjuar nje ders ku thoshin qe ishte daif dhe nuk ndodhej tek 6 sunenet. Nese ka mundesi te mi jepni te gjitha referencat se ku gjindet hadithi.

/ 31-5-2008

Hadithin e ndarjes se çifuteve ne 71 grupe, te krishtereve ne 72 grupe dhe te muslimaneve ne 73 grupe, e transmeton Ebu Daudi 4596, Iben Maxheh 3992, Iben Hibani 1834, Ahmedi 2/332, El Hakim 1/128, el Axhurri ne "Esh Sherijah" f. 25. Shejh Albani e ka bere nxjerrjen e tij ne "Es Silsiletu es Sahiha" 203, "Dhilalul Xheneh" 63. Per saktesine e hadithit nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te hadithit.

(Pyetja Nr. 174) Gentrit / Mitrovicë: / 27-5-2008

Message: A lejohet pirja e duhanit per te vegjel? A hahet mishi i breshkes?

/ 31-5-2008

Pirja e duhanit eshte haram (e ndaluar) si per te vegjel edhe per te medhenj, sepse ai eshte i demshem dhe i ndyte, ndersa Allahu na e ka ndaluar çdo gje qe na demton. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve.

Dijetaret e kane lejuar ngrenien e mishit te breshkes, pasi te theret.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 173) Anonim / Shqipëri / 27-5-2008

Message: Selam Alejum. Allahu ju shperblefte me te mira ne dynja dhe ahiret per kontributin tuaj ne sqarimin e pyetjeve te ndryshme rrethe islamit. Une kisha një pyetje rreth zekatit te mjaltit.Une posedoi blete dhe shpresoj tek Allahu që të kem furnizim nga Allahu me mjalte por çeshtja eshte kjo: Me sa kam lexuar jam i bindur ne mendimin e nxerrjes se zekatit te mjaltit. Por problemi im eshte tek ata qe e meritojne këtë zekat? Une kam disa femijë te vëllaut tim (jetim) te cilet nuk jetojne me mua dhe jane ne nje qytet tjeter. Ata jane ne  mardhenje shkolle dhe une shpesh here brenda mundesive i ndihmoj me mënyra te ndryshme .Pyetja ime është:A quhen keta pjese e familjes sime te cilet nuk e meritojne zekatin nga une,apo jane prej atyreve qe mund ta marrin zekatin tim dhe une duke ua dhene atyreve jam ne rregull dhe me detyrimin tim ndaj Allahut të Madhëruar per këtë zekat.

/ 31-5-2008

Ketu kemi dy çeshtje: E para: Zekati i mjaltit: Ne Fetvane nr. 4195, te Komisionit te perhershem te fetvave thuhet: "Per mjaltin e prodhuar nga bletet nuk ka zekat, perveç nese ben tregti me te, dhe ne kete rast nxirret zekati nga vlera e mjaltit nese ai mbush vitin qe nga plotesimi i nisabit (vlera e 595 gram argjend), atehere jepet zekat 2.5 % e vleres se pergjithshme."

E dyta: Atyre qe u takon te perfitojne nga zekati jane tete persona, te cilet i ka permendur Allahu ne suren Teube, 60: "Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë." Personat qe nuk lejohet t'u jepet zekati prej te afermve jane vetem prinderit sado qe te ngrihen (gjysherit ...) dhe femijet sado qe te zbresin (nipat e mbesat ...), ndersa te afermit e tjere, kushdo qofshin, nese jane te varfer dhe e meritojne zekatin, lejohet t'u jepet zekati, madje ketu eshte shperblimi me i madh sepse kjo futet ne forcimet e lidhjeve farefisnore, per te cilat jemi urdheruar t'i mbajme. Pra, zekati nuk lejohet t'u jepet atyre personave, shpenzimi per te cilet eshte detyrim mbi ty, ndersa te tjereve u jepet pa problem. Per kete flasin fetvane nr. 200, 6375, 2716, etj, nga fetvate e Komisionit te Perhershem ne Saudi. Po keshtu edhe sadakaja (lemosha) mund t'i jepet te afermve te varfer, madje per kete e ke shperblimin dy here, per sadakane dhe per lidhjen farefisnore, siç ka ardhur ne hadith te sakte [En Nesai 2582, Iben Maxheh 1844].

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 172) Anonim / Prishtinë / 27-5-2008

Message: Selam Alejkum. -Kisha dasht me dit diq per Harun Yahjen , ne qofse kishit munder te flisni diq per te dhe per kontributin qe ka dhen ai per fen. Allahu ju begatoft me te mira dhe ju shperbleft per mundin tuaj. AMIN.

/ 31-5-2008

Per kete pyetje, nje vella me emrin Ilir, i cili gjendet ne Gjermani, Allahu ia shperblefte me te mira, na dergoi mesazhin e meposhtem:

"Në lidhje me Harun Jahja
Përmbledhje përgënjeshtrimesh nga burime në të cilat është trajtuar doktrina e predikuar në publikimet që botohen nën emrin "Harun Jahja".
Harun Jahja nuk është një emër i vërtetë, por është pseudonim për Adnan Oktar, i cili është një "intelektual" Turk. Materialet e tij përqendrohen rreth thirrjes për në Rububije [Zotërimin e Allahut], ndërsa shtyrja e përgjithshme duket të jetë unifikimi i të gjitha feve, me theks në moral, drejtësi, etj. Një person mund ta lexojë materialin e tij dhe të mendojë që "Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, të gjitha thërrasin në të njëjtën gjë". Në përgjithësi, zor se ka ndonjë mbështetje në Sunet në materialet e tij. Mund të jetë rasti që individët, organizata, etj, pas këtij emri/shenje të "Harun Jahja" në të vërtetë refuzojnë Sunetin dhe e konsiderojnë të jetë diçka që më parë përçan muslimanët sesa që i bashkon ata. Në punimet e tij ka kundërshtime të akides [kredos] së Selefëve, siç është referimi dhe parashtrimi i doktrinës së Uahdet-ul-Wuxhud [Uniteti i Ekzistencës].
Së pari, vëllezër të dashur, duhet ta pyesim veten se a është feja për tek e cila po thërret Harun Jahja në librat dhe web-faqen e vet feja e njëjtë e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të?
Duke pasur parasysh që Harun Jahja ka në punimet e veta fjalë të Sufive si "imam" Rabani dhe Muhjidin Ibn Arabi, të cilët janë të njohur si thirrës për në Uahdet-ul-Wuxhud [Unitet të Ekzistencës], mund të themi me siguri që përgjigja është JO, kjo s'është feja e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Këta mosbesimtarë, të cilët po i thërrisni për në Islam, dhe Allahu ju shpërbleftë për këtë, a do të jenë ata më afër për të hyrë në parajsë nëse thonë që nuk kanë adhuruar tjetër përveç Allahut, ndërsa kanë besuar që Allahu qe gërshetuar me gjithë ekzistencën? Kini parasysh që, nëse këta mosbesimtarë lexojnë librat dhe shikojnë web-faqen e tij, ata mund të thonë la ilahe ilaAllah, mirëpo ata do ta bënin këtë duke menduar se Zoti i tyre është në shtëpinë e tyre, është dielli, karrigia, shehu Sufi, etj, ngaqë kjo është rezultati i fundit i Uahdet-ul-Wuxhud. Ky farë Harun Jahja ose është
i paditur për Islamin, në të cilin rast ju s'duhet ta udhëzoni ndonjë për tek ai; ose ka njohuri rreth Islamit dhe po përpiqet t'i thërrasë njerëzit për në një rrugë djallëzore, tjetër nga ajo e pejgamberit Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në të cilin rast ju, përsëri, s'duhet ta udhëzoni ndonjë për tek ai.
Per me shume te dhena per Harun Jahja ju preferoj te vizitoni  ket web faqe : http://www.mburoja.net/partite-sektet/harun-jahja/Pergenjeshtrime.html
Wes selamun alejkum we rahmetullah!

(Pyetja Nr. 171) Anonim / Kosovë: / 27-5-2008

Message: -Ess selam alejkum. -Si qendron puna kur ne xhami osht 1 saf i mbushur plot, dhe kur shkojm me vones ne namaz edhe nuk kemi vend per tu futur ne at saf, ateher detyrohemi qe ne safin e dyte te falemi vetem [jo i shoqeruar me ndonje namazli] a lejohet apo jo te falemi ne ket saf duke qen vetem? Allahu ju shperbleft.

/ 31-5-2008

Ne lidhje me kete çeshtje ka kundershtim ne mesin e dijetareve, i cili kthehet ne kuptimin e haditheve te ardhura ne kete teme, prej te cilave permendim: Vabisa iben Meabed transmeton se "Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pa nje burre te falej vetem pas safit dhe e urdheroi ate qe te perseriste namazin." [Hadith Sahih, "El Irva" 541]. Dhe siç ka ardhur ne nje transmetim te sakte, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem shihte nga pas shpine kur ishte ne namaz. [El Mishkat, 811]. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Nuk ka namaz ai qe falet vetem pas safit." [Hadith Sahih, "El Xhamiu es Sagir", 951]. Ne nje hadith tjeter thuhet: Ebu Bekrate erdhi me vonese ne namaz dhe e gjeti Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) ne ruku. Ky mori tekbir dhe ra ne ruku para se te arrinte te safi. Me pas ia tergoi kete gje Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), ndersa ai i tha: "Allahu te shtofte perkujdesjen, por mos e perserit me!" [Buhariu]. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Nje burre u fal vetem pas safit dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: "Perse nuk u fute ne saf, ose te terhiqje dike qe te falej me ty. Perserite namazin!" [Hadith i dobet, "E Daife", 922].

Prej ketu, ne zgjedhim bashkimin qe ka bere shejh Albani (Allahu e meshirofte!), mes ketyre haditheve, i cili thote: "Fjala qe te terhiqet dikush nga safi per t'u falur me ty, nuk eshte e sakte sepse nuk bazohet ne argument te sakte, por ne kete rast e ke vaxhib qe te futesh ne saf nese mundesh, e nese nuk mundesh, atehere falu vetem pas safit dhe namazi yt eshte i vlefshem, sepse "Allahu nuk ngarkon askend me teper mundesive." Ndersa hadithi ku ndalohet kjo gje, komentohet me rastin kur ai qe vjen me vonese neglizhon ne kryerjen e vaxhibit qe te futet ne saf dhe te zere boshllekun e tij, por nese nuk gjen boshllek, atehere nuk je neglizhues dhe ne kete rast nuk eshte e logjikshme qe te thuhet se namazi yt eshte i pavlefshem. Kjo eshte edhe zgjedhja qe ka bere shejhu i Islamit, Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), i cili ne "El Ihtijarat", f. 42, thote: "Namazi i atij qe falet vetem pas safit me arsye eshte i vlefshem. Kjo eshte edhe fjala e hanefive."

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 170) Fatina / Kosovë: / 27-5-2008

Message: Selam alejkum
veshja e vajzave me ngjyre te zez a eshte sunet apo eshte e preferuar?
Allahu ju rujt.

/ 30-5-2008

Nuk dime nese pyetesja ka per qellim dallimin mes "sunetit" dhe "te preferuares", sepse kjo eshte nje çeshtje e hollesishme dhe e perparuar, te cilen zakonisht e perdorin dijetaret e Usuli Fikhut; te cilet quajne "sunet" ate veper te cilen e ka bere ose e ka thene ose e ka aprovuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), ne hadithe, ndersa "mustehab" (e pelqyer) quajne gjykimin per nje veper nga ana e legjislacionit islam, perkufizimi i se ciles eshte: "Ajo veper per te cilen Allahu ka urdheruar qe te veprohet por jo ne menyre definitive (jo te prere), vepruesi i te ciles merr sevap dhe lenesi i saj nuk merr gjynah". "Mustehab-i" qendron perballe "mekruh-it" (te papelqyeres), ashtu si dhe "Vaxhibi" perballe "Haramit". Ndersa perballe "Sunetit" qendron "Bidati".

Nese kuptohet kjo, atehere mund te themi se ngjyra e zeze eshte sunet, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka aprovuar ate ngjyre kur i shihte grate qe te vishnin rrobe te zeze dhe heshte. Por ne te njejten kohe eshte edhe mustehab - e preferuar dhe jo e detyruar, sepse nuk ka ndalese nga veshja e rrobave me ngjyre tjeter perveç te zeses. Per kete kemi permendur edhe nje fetva te Komisionit te Perhershem, ne pyetjen nr. 142, ku thuhet: "Pyetje: A eshte kusht e zeza ne veshjen e gruas muslimane, apo lejohen te gjitha ngjyrat e veshjes?" Pergjigja: "Veshja e gruas muslimane nuk eshte i kushtezuar me ngjyren e zeze, dhe gruas i lejohet te veshe rroba me çdo lloj ngjyre, por me kusht qe te mbulojne te gjithe trupin e saj, te mos ngjajne me rrobat e burrave, te mos jene te ngushta qe pershkruajne gjymtyret, as i tejdukshem qe te shfaqe çfare ka poshte tij, dhe as qe shkakton fitne (ngacmim te burrave)." Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 169) Ebu Abdilah / Kanada: / 26-5-2008

Message: Kam n'degju qe historia e "NIKE" ka me bo diqka me fe te mushrikeve, a esht e lejume me vesh rroba ose puma NIKE?

/ 28-5-2008

Ne pyetjen e pare te Fetvase nr. 16585, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: "Pyetja: Cili eshte gjykimi per veshjen e veshjeve sportive te cilat mbajne stema te veçanta te mosbesimtareve, siç jane fanelat sportive qe mbajne stemen e Italise, Gjermanise, Amerikes, etj, apo ato bluze ne te cilat jane vendosur emra te disa lojtareve mosbesimtare?" Pergjigja: "Per ato veshje te cilat mbajne stema te mosbesimtareve, behet sqarimi e meposhtem: 1. N.q.s. keto stema tregojne fe te mosbesimtareve, siç eshte kryqi, etj, ne kete rast nuk lejohet importimi i ketyre veshjeve dhe as shitja e veshja e tyre. 2. N.q.s. keto stema tregojne madherimin e ndokujt prej kufareve, duke vendosur ne to fotografine apo emrin e tij, e ngjashem me keto, keto veshje jane gjithashtu te ndaluara, njesoj si me siper. 3. N.q.s. keto stema nuk tregojne asnje adhurim te ndonje krijese, as madherim te ndokujt, por jane thjesht stema tregtie te lejuara, te cilat quhen "Marka", per keto nuk ka problem (lejohen)."

Keto jane rregullat ne lidhje me keto stema, ndersa ne lidhje me shoqerine "Nike", thuhet se keshtu quhej "zoti i fitores" tek greket e lashte, dhe nese kjo eshte vertete, atehere muslimani e ka te ndaluar veshjen dhe tregtimin e ketyre rrobave qe mbajne kete steme. Nese dikush ka njohuri rreth domethenies se kesaj fjale ne greqisht, dhe mund ta vertetoje permbajtjen e saj, atehere lutemi te na e dergoje me qellim qe te behet i qarte gjykimi i Islamit ne lidhje me te, dhe shperblimi yne dhe i juaj eshte tek Allahu i Madheruar. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 168) Umu Hamza / 26-5-2008

Selam alejkum. Gusli qe mirret per diten e xhumas, nje vlla po thote qe mundesh edhe pas akshamit me marr gusl e me bo njet per neser per xhuma, sepse dita e jone pra me kalendar te muslimanve fillon pas akshamit. Sa eshte kjo e saket???

/ 27-5-2008

Gusli (Larja e trupit) ne diten e xhuma eshte vaxhib ose sunet, ne kundershtim mes dijetareve. Koha e guslit te xhumase fillon qe pas sabahut ne diten e xhuma e deri ne kohen e namazit te xhumase. Iben Kudame, ne "el Mugni", thote se "kush merr gusel pas faljes se xhumase, i quhet i sakte, por kush merr gusel para sabahut, ai nuk eshte i vlefshem."

Ka edhe prej dijetareve qe e kane lejuar marrjen e guslit qe pas akshamit te dites se enjte, duke e lidhur me faktin se nata e xhumase hyn para dites se saj dhe keshtu qe quhet prej saj. Por shumica e dijetareve thone se gusli i xhumase duhet marre pas sabahut deri ne kohen e namazit, dhe gusli i xhumase e ka kete emer per ate se duhet te jete para namazit, madje Imam Maliku thote se nuk quhet veçse para se te shkosh per ne namazin e xhumase. Keshtu qe, me e mira dhe me e sakta eshte qe gusli i xhumase te merret nga koha pas sabahut dhe deri para namazit te xhumase. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 167) Habib / 26-5-2008

Message: es selam alejkum. Allahu ju shperbleft. Desha te pys ne lidhje me Kunjen e te Derguarit salAllahu alejhi ve sel-lem "Ebul Kasim" se mua me pelqen shum edhe perket desha te pys se aka ndales pasi qe do po thon (po) e do po thon (jo)? Allahu ju shperbleft me Xhenet.

/ 27-5-2008

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Quhuni me emrin tim por mos e vendosni kunjen time." [Buhariu, Muslimi, etj.] Ne nje hadith thuhet: "Mos bashkoni mes emrit tim dhe kunjes time. Une jam Ebul Kasim. Allahu eshte Ai qe jep ndersa une ndaj." [Hadith sahih. Es Sahiha 2946]. Prej ketu, ka mospajtim ne mesin e dijetareve ne lidhje me kete çeshtje, dhe pas grumbullimit te shprehjeve te hadithit dhe analizimit te tyre, shejh Albani ka dale ne perfundimin se te vendosurit e kunjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) "Ebul Kasim", nuk lejohet, qofte nese e ke emrin Muhamed apo emer tjeter. Ky eshte edhe mendimi i imam Shafiut (Allahu e meshirofte!). Imam Nenveviu ka permendur tre mendime rreth kesaj çeshtje, ndersa Iben Haxheri ka shtuar edhe nje mendim te katert nga Taberiu. Mendimi i pare: Ndalimi totalisht. Mendimi i dyte: Lejimi i kesaj totalisht, ndersa ndalimi ka qene kur Pejgamberi ishte gjalle. Mendimi i trete: Ndalimi per ate qe ka emrin Muhamed, dhe lejimi per te tjeret. Mendimi i katert, i shtuar nga Taberiu: Ndalimi i te quajturit me emrin Muhamed. Iben Haxheri duket se ka quajtur me te forte mendimin e dyte; ate te ndalimit kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qene gjalle.

Megjithate, me e paqshme per muslimanin eshte qe t'i largohet quajtjes me kunjen "Ebul Kasim", per te dale nga kundershtimi, e Allahu e di me mire. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 166) Mentori dhe Valoni / Mitrovicë: / 23-5-2008

Message: Es selam alejkum 1. Desha te pyes: Cilat sure jane  sevap te lexohet ne cdo dite?

2. Desha te pyes mjekrra a eshte synet apo vagjip? Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij.

/ 27-5-2008

1. Muslimani duhet te lexoje Kuran çdo dite duke e filluar ate qe nga fillimi, nga surja Fatiha, e me radhe, deri sa ta kryeje komplet. Pastaj te filloje perseri nga fillimi, e keshtu. Selefet e kryenin leximin e Kuranit komplet zakonisht per tri dite. Por secili te lexoje sipas mundesise. Dhe, nuk jane caktuar sure te veçanta per çdo dite, perveç dites se xhuma, ne te cilen eshte caktuar te lexohet surja el Kehf.

2. Lenia e mjekres eshte vaxhib dhe rruajtja e saj eshte haram, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Leshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet. Kundershtoni mexhuset." [Buhariu dhe Muslimi, shprehja e permendur eshte te Muslimi]. Prej ketyre haditheve, dijetaret kane thene se mjekra eshte vaxhib per burrat, dhe rruajtja e saj eshte haram. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 165) El Albani / Gjermani: / 22-5-2008

Message: selamualejkum vellait.
Kam ndegju nje ders se ai qe pren Kurban, diten e gjykimit do i ndihmoj te kaloj uren e siratit per ne xhenet, me shpejt (aty ne ders nuk ceket hadithe). A ka hadithe per kete mesele apo eshte fjale Hava? Zoti u ruajt dhe u shperblefte me te mira. Amin.

/ 27-5-2008

Mund te jete per qellim hadithi ku thuhet: "Nxitoni me kurbanet tuaja, sepse ato jane mbartesit tuaj mbi uren e Siratit." Ky hadith eshte shume i dobet. Ate e ka nxjerre Ed Dajau ne "El Munteka" 2/33. Shejh Albani e ka konsideruar Daif Xhiden, ne Es Silsiletu ed Daife 1255. Hadithi ka ardhur gjithashtu me shprehjen "Madherojini kurbanet", ne vend te "Nxitoni...", por me kete shprehje ai nuk ka asnje baze. [Ed Daide 74].

(Pyetja Nr. 164) Anonim / Kosovë: / 22-5-2008

Message: selam alejkum. Une e kam nje problem me gruan time, keshtu qe ma ne fund kam vendos qe ta ndaj, ta shkurizoj. E kam thene kete 3 her me radh me deshir por tash a thua cka me bo? se mua me tha nje hoxhe se duhet me ndejt tek une pra ne shtepin time 3 muaj e 10 dite. Pse edhe nese po, a guxoj me fjet me te gjate kesaj kohe? Ju lutem ma gjersisht pak, e mos me harroni me dua. Femijt kujt i takojin babes apo nones pra kur te ndahen? selamun alejkum.

/ 22-5-2008

Islami ka percaktuar sistem te persosur familjar per njeriun, i cili nese do te praktikohet nga ai, ka per te bere jete te lumtur ne kete bote dhe ne boten tjeter. Islami ka percaktuar te drejta te perbashketa per burrin dhe gruan si dhe te drejta te veçanta per secilin prej tyre ndaj njeri-tjetrit. Islami keshillon per sjellje te mire me bashkeshortet dhe e urdheron gruan qe t'i bindet burrit te saj, dhe nese qe te dy bashkeshortet i zbatojne ligjet e Allahut, ata do te jetojne te lumtur dhe do te ndertojne familje te lumtur. Por, megjithate, ndodh qe dy njerez te mos i pershtaten njeri-tjetrit, dhe ne kete rast nuk i lejohet burrit t'i beje padrejtesi gruas duke e mbajtur nen kuroren e marteses per ta demtuar ate, por atyre u eshte lejuar qe te bejne divorc. Divorci ne Islam eshte percaktuar me nje sistem te veçante, me qellim qe te jete veprim i matur pas te cilit nuk do te pendohet asnje prej paleve, ku nuk ka vend per shtytjet dhe ngacmimet e shejtanit. Prej ketu, Allahu i ka dhene burrit te drejten e divorcit dy here, pas te cilave ka te drejte qe ta ktheje gruan, e nese e perserit divorcin per here te trete, atehere nuk ke me te drejte kthimi te gruas, vetem nese ajo martohet me nje burr tjeter dhe ai vdes apo ndahen normalisht, pastaj burri i pare i kerkon doren per martese njesoj si per here te pare, dhe behet akti me deshiren e saj...

Ne rastin e pyetesit, shprehja e "divorcit" tre here njeheresh (ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend), konsiderohet nje e ndare, dhe sipas rregullit eshte qe ky divorc te shprehet kur gruaja eshte e paster dhe jo me te permuajshmet, dhe ne kete rast gruaja ka te drejten e qendrimit ne shtepine e burrit per te mbushur ditet e pritjes (tre cikle menstruacionesh), dhe i lejohet asaj te zbukurohet ne shtepi ne sy te burrit. Gjate kesaj periudhe burri ka te drejte qe ta ktheje ate ne kuroren e marteses, dhe kjo ndodh me çdo lloj veprimi afrimi tek ajo, por sigurohet me fjetjen me te. D.m.th. nese burri fle me gruan e divorcuar nje here, ai e ka kthyer ate dhe tashme nuk eshte me e divorcuar. Nese ky ka qene divorci i pare i perdorur nga burri, ai ka te drejten edhe te nje divorci tjeter me te drejten e kthimit te gruas, dhe nese e perserit per te treten here, ajo behet e huaj per te dhe nuk i lejohet ta shohe te zbukuruar dhe as te pambuluar sipas rregullit. Ky rregull eshte vendosur me qellim qe burri te mendohet mire per kete veper qe po ben, dhe te mos ndodhe divorc per shkak te nxehjes se rastit, apo shtytjes se shejtanit, por te jete divorc i matur dhe i menduar mire; kur dy bashkeshortet nuk mund ta shtyjne me njeri-tjetrin dhe nuk i pershtaten njeri-tjetrit.

"E nese ndodh divorci, dhe ata kane pasur femije, atehere kujdestaria e femijeve i takon nenes se tyre perderisa nuk martohet, e nese ajo martohet, kujdestaria i kalon nenes se nenes (gjyshes), e nese ajo nuk eshte, atehere i kalon nenes se babes. Kjo sepse kujdestaria e femijeve u takon grave, dhe padyshim se nena e femijes eshte me e meshirshme me te se sa ndonje grua tjeter. Ebu Daudi 2276 transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha nje gruaje te divorcuar: "Ti ke me shume te drejte per femijen, perderisa nuk martohesh." Ndersa, kur femija mashkull mbush moshen shtate vjet, i lihet te zgjedhe me ke deshiron te qendroje, ndersa per vajzen kur mbush moshen shtate vjet, i ati i saj ka me shume te drejte qe ta marre kujdestarine e saj, sepse ajo ka nevoje per ruajtje, ndersa nena ka nevoje per vete per ruajtje. E, ne asnje menyre nuk i jepet kujdestaria e femijes dikujt qe nuk e ruan dhe nuk e edukon ate, qofte mashkull apo femer." [Nga fetvaja nr. 14806, e Komisionit te perhershem te fetvave].

Allahu iu udhezofte ne zgjidhjen me te mire per ju! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 163) Enes / Itali: / 21-5-2008

Message: Selamun alejkum. Pse nuk ka surja teube bismila dhe si duhet ta lexojme, a ka ndonje metod qe fillohet apo me eudhu bilah...?

/ 22-5-2008

Renditja e sureve te Kuranit dhe ajeteve te tij eshte bere sipas shpalljes nga Allahu dhe mosvendosja e "Bismilahi rrahmani rrahim" para sures Teube ka qene sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka urdheruar shkruesit e Kuranit per kete gje, ashtu si ka bere me suret dhe ajetet e tjera. Pra kjo keshtu ka ardhur dhe ne ashtu e marrim dhe e pranojme pa lekundje, sepse keshtu e ka zbritur Allahu per urtesi qe Ai i di. Dijetaret kane disa mendime per shkakun e mospermendjes se "Bismila-s", por me e sakta eshte kjo qe thame. [Shih "Mesimet e temes se hapur", nr. 18, te shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!).] Ndersa siç dihet, kur fillon leximin e Kuranit, thua "Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim", ashtu si na ka urdheruar Allahu ne suren En Nahl, 98. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 162) Kushtrim / Prishtinë: / 21-5-2008

Message: es selam alejkum. Kam degjuar per nje hadith, ku flitet per rastin e  renies se "mizes" ne goten ku pihet uji apo ndonjo leng tjeter. Dhe ne ket rast ate leng kemi mundesi per te pire ne qofse zhytet miza 2 her ne leng. Kisha dasht nje pergjigjie per saktesin e hadithit, dhe ndonje sqarim me gjersisht. - Allahu ju shperbleft.

/ 22-5-2008

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Nese nje mize bie ne pijen e ndonjerit prej jush, ta zhyse ate (te gjithen) sepse ne njerin krah te saj ka semundje dhe ne tjetrin sherim." [E ka nxjerre Buhariu, Iben Maxheh, Ahmedi, etj.] Pra, hadithi eshte i sakte pa pike dyshimi. Zbulimet e fundit shkencore dhe studimet e bera ne lidhje me krahet e mizes, kane arritur ne perfundimin se vertet qe miza permban mikrobe nga vendet ku shkon dhe se ne njerin krah te saj gjendet ilaçi antibitik i atij mikrobi qe ajo mbart ne krahun tjeter. Mizat e vendeve te ndryshme mbartin lloje te ndryshme mikrobesh, si dhe ilace te ndryshme qe i pershtatet atyre mikrobeve. Prej ketu, nese shkencetaret do te studionin semundjet dhe ilacet qe mbartin mizat e ndryshme ne vende te ndryshme, do te zbulonin ilace per semundje te shumta, per te cilat ndoshta nuk gjejne ilace. Nga hadithi ne kuptojme lidhjen e tij me hadithin tjeter ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per te, te cilin e di ai qe e di dhe e injoron ai qe e injoron, me perjashtim të helmueses." Thane: Cila eshte helmuesja, o i Derguari i Allahut? "Vdekja!" -tha ai (salallahu alejhi ue selem). [Es Sahiha 1650]. Pra, çdo semundje qe ekziston ne toke, patjeter qe Allahu ka zbritur edhe sherim per te, por duhet kerkuar per te dhe ata qe duhet ta gjejne, madje te vetmit qe kane mundesi ta gjejne, jane muslimanet. Ne temen e re "Shendeti", me te cilen jemi duke punuar, do te gjejme shume nga keto dhe lusim Allahun te na jape sukses, te na hape horizont dhe te na jape kuptim ne çdo gje te mire e te dobishme per ne, ne kete bote, dhe ne boten tjeter! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 161) Gentrit / Mitrovicë: / 20-5-2008

Message: eselam alejkum. Pyetja e imme eshte: Me kan e me kan nuk eshte e lejuar martesa?

Keto i kemi sqaruar ne pyetjen me nr. 62, ketu.

(Pyetja Nr. 160) Bedriu / Suedi: / 20-5-2008

Message: Esselamu alejkum.
Pasi ketu tek ne mbahen hutbet ne gjuhe jo shqip folese, por disa nga xhemati yne kerkojn qe ne ta kemi diten e xhuma ne gjuhen shqipe pershkak se nuk kuptojn, a lejohet ta falin namazin e xhumas me xhemat me ndonje shoqat apo lokal qe pershtatet namazit vetem nje here ne jave kurse namazet tjera te falen normal siq i falen neper rrethinat e tyre?

/ 22-5-2008

Nuk eshte kusht per vlefshmerine e te xhumase qe xhemati ta kuptoje se ç'thote imami, kur nuk e di gjuhen e tij, megjithese me paresore eshte qe secili te prezantoje ne ate xhami ku imami flet ne gjuhen e tij me qellim qe te kuptoje keshillen e tij. Nese ju jeni nje grup dhe nder ju gjendet dikush qe ka mundesi me qen imam dhe me mbajt hutbe, si dhe nuk ka ndalese nga organet shteterore, atehere nuk ka problem qe ju te falni te xhumane me xhemat ne nje vend te caktuar, edhe pse aty nuk falen pese vaktet e namazit. Ky eshte perfundimi qe nxjerr pas veshtrimit ne fetvate e komisionit te perhershem ne lidhje me te xhumane, dhe sipas kuptimit te pergjithshem te argumenteve. E, Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 159) Abu Abdilah / Kanada: / 19-5-2008

Message: Lidhur me pytjen 135 e kum ngu ni derrs te ne Talibul Ilm, Sheikh Khaled Al Anbari, ku thot se qka e vendos a esht ven muslimon apo ven i kufrit nuk esht se a gjykohet me sheriat a jo po esht se kush esht ne pushtet, dmth, ne qofse muslimont jon ne pushtet esht ven muslimon edhe ne qofse nuk gjykohet me sheriat. Ky thot ne ket derrs se ky derrs esht shkyrtimisht nje liber qe e ka shkru ky te cilin e ka livdu Sheikh Albani ( ne 'hyrejen'qe e ja ka shkru ati libri), Bin Baz , edhe Ibn Utheymeen ka than se aj qe ka dhan fetwa me refuzu kit liber (dmth Komisioni i perhershum i fetvave me Sheikh Saleh al Fawazan)ka gabu. Um interesoj a e keni lexu kit liber edhe a esht kjo e sakt qka thot ky Talibul Ilm?

/ 22-5-2008

Librin ne fjale nuk e kam lexuar, por kete çeshtje e kemi sqaruar ne pyetjen 135 dhe kemi thene se ka disa mendime ne lidhje me quajtjen e nje vendi si vend kufri, apo vend Islami, dhe se kjo ndarje ka qene per shkak te xhihadit se cilin vend me e sulmu dhe cilin jo. Fjala qe thote shejhu i permendur me siper eshte njeri nga mendimet e dijetareve. E Allahu di gjithçka. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 158) Lec / Mitrovicë: / 19-5-2008

Message: eselam alejkum. Alejohet ngrenja e breshkes سلحفاء? A ka donje sure tjeter qe te lexohet te xhumas per pos sures KEHF?

/ 22-5-2008

1. Mishi i breshkes eshte i lejuar te hahet, qofte breshke toke apo breshke uji, sepse nuk ka argument qe e ndalon kete. [Shih fetvate nr. 5394 dhe 11126, te komisionit te perhershem te fetvave].

2. Nuk ka ndonje argument qe veçon leximin e ndonje sureje tjeter perveç sures el Kehf ne diten e xhuma, por mund te lexosh çfare te lehtesohet prej Kuranit.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 157) Bedriu / Suedi: / 18-5-2008

Message: esselamu alejkum
Deshta te lidhem edhe une tek pergjegjet e dites se xhumas, sipas pergjegjes ne numrin 145;
Pasi po lejohet namazi ne vend pune per shkak se personat nuk kan mundesi te falen me xhemat, ateher a eshte obligim te mbahet hutba?

/ 19-5-2008

Kur thuhet se lejohet me u fal te vendi i punes per personat e permendur ne pyetjen nr. 145, eshte per qellim me fal te xhumane aty nese kane mundesi dhe jane me shume se tre persona, d.m.th. njeri prej tyre e mban hutben dhe e falin te xhumane. Hutbja duhet me u mbajt patjeter, qofte edhe sa me shkurt, por duhet me u mbajt sepse ajo eshte vaxhib dhe kusht per vlefshemerine e namazit te xhumase, sipas mendimit te shumices se dijetareve. Por, megjithe kete, "nese nje person vjen me vonese ne xhami dhe hutbja ka mbaruar por e kap namazin e xhumase, atehere atij i quhet namazi i xhumase dhe nuk ka asgje per te kompensuar." [Brenda thonjezave eshte marre nga Fetvja nr. 12586 e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi]. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 156) Abdulaziz / Shqipëri: / 18-5-2008

Message: Selamun alejkum, doja te te beja nje pyetje e cila ka te beje me sunetet e akshamit se "A eshte sunnet te falesh sunetet e akshamit duke thene ne të suret 'Kafirun dhe Ihlas" apo eshte sunet vetem per ne sabah se kam degjuar nje gje te tille se shte sunet vetem ne fexhr? Selam dhe Allahu ua zgjerofte dijen.

/ 22-5-2008

Ne sahihun e Buhariut dhe ate te Muslimit transmetohet nga Aisha dhe Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) lexonte suren kafirun dhe ihlas ne dy rekatet sunet te sabahut. Por eshte percjelle gjithashtu nga Iben Abasi dhe Iben Umeri (radiallahu anhuma) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka lexuar keto dy sure ne dy rekatet sunet te sabahut dhe ne dy rekatet sunet pas akshamit. Senedi i ketyre transmetimeve te tjera eshte Hasen-i mire. Shejh Albani i ka permendur ne "Es Sahiha" 3328, "El Mishkat" 851. Ate e ka nxjerre Nesai 992, Iben Maxheh 1166.

(Pyetja Nr. 155) Iliri / Gjermani: / 18-5-2008

Message: Selamun alejkum we rahmetullah!
Hadithin te cilin e transmeton Muslimi i cili eshte: I Derguari i Allahut ( Paqja dhe bekimet e Allahut qoshin mbi te ) drejtuar bijes se tij Fatimes:´´ Une jam selefi me i mire per ty.``-me nr: 98 2450- a e transmeton kete hadith edhe Buhariu ne sahihun e vet.
Wesalamu alejkum we rahmetullah!

/ 19-5-2008

Teksti i permendur eshte pjese nga hadithi i nxjerre nga Buhariu 3623, 6186, 6285, Muslimi 6263, 6264, dhe Iben Maxheh 1621. Hadithi ben fjale per afrimin e vdekjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe Fatimja e kuptoi kete gje, dhe qau. Atehere Pejgamberi e keshilloi te kete frike Allahun dhe te duroje. Pastaj e qetesoi edhe nje here duke i thene se ajo eshte zonja e grave te besimtareve, apo zonja e grave te ketij ymeti, pastaj ajo qeshi, radiallahu anha. Lusim Allahun te na bashkoje ne xhenet me Pejgamberin tone (salallahu alejhi ue selem)!

(Pyetja Nr. 154) Lec / Mitrovicë: / 17-5-2008

Message: Es Selamu alejkum. Pyetja ime eshte: melajket a i shohin xhinet?

/ 22-5-2008

Po, i shohin. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Kur degjoni kendimin e gjelit, kerkojini Allahut nga miresia e Tij, sepse ai ka pare nje engjell, dhe kur te degjoni pellitjen e gomarit, i kerkoni Allahut mbrojtje nga shejtani, sepse ai ka pare nje shejtan." [Buhariu dhe Muslimi]. Ne nje hadith tjeter thuhet: "Kur thirret ezani per namaz, shejtani largohet duke leshuar nje ze, qe te mos degjoje ezanin..." [Buhariu dhe Muslimi].

Lind pyetja: Si mundet qe gomari te shohe shejtanin dhe gjeli engjejt, dhe jo e kunderta? Perse shejtani largohet kur degjon ezanin?

Ne muslimanet i besojme keto sepse keto i ka njoftuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i cili nuk flet nga vetja e vet por nga shpallja e Allahut. Ne nuk mund ta kuptojme perse gomari sheh shejtanin dhe gjeli engjejt, por e kuptojme qe shejtani largohet kur sheh engjejt.

Nje shpjegim per kete mund te ishte edhe ai se tashme shkenca ka zbuluar se njeriu nuk i sheh te gjitha ngjyrat dhe rrezet; ai nuk i sheh rrezet ultravjollce dhe as ato ultraviolete. Ndersa gomari i sheh rrezet ultravjollce dhe gjeli shejh ato ultraviolete. Ne e dime se meleket jane krijuar prej drite ndersa xhinet prej flakes se zjarrit. Prej ketu, meleket shihen nga gjeli i cili sheh rrezet ultraviolete dhe shejtani shihet nga gomari i cili i sheh rrezet ultravjollce, dhe kur prezentojne engjejt me driten e tyre, shejtanet largohen sepse nuk e durojne dot ate drite.

Ky eshte nje shpjegim material -si te thuash- dhe mund te jete i sakte, por neve na mjafton qe kur Allahu dhe i Derguari i Tij na thone diçka, te themi: "Degjuam dhe bindem. Te kerkojme falje Ty o Zot, dhe tek Ti eshte kthimi." [El Bekare, 285].

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 153) Valbona / Gjermani: / 17-5-2008

Message: Selamun alejkum. Desha te pyes lidhur me internetin pasi qe sot shumica e kemi ne shtepi por rrezikun e afrimit ne haram nuk i dijm, andaj tani kam keto pyetje: 1. A eshte e ndaluar per ne motrat muslimane te shkruajm ndonje poezi, proz, ndonje hadith apo edhe ndonje koment (pasi qe shumica po kan tani vendin e vendosjes se komenteve)? Dhe a eshte e ndaluar chati per motrat muslimane me vllezrit musliman koft tema edhe per islamin apo ndonje sqarim ne lidhje me islam. Dhe nese ka ndonje kurth tjeter i rrezikshem per muslimanet ne internet qe ne nuk kemi dije per te eshte kan mir te jepni ndonje sqarim.

/ 22-5-2008

1. Nese mendon se poezia apo proza permban mencuri nga e cila perfitojne te tjeret, mund t'i shkruash ato, por nuk keshillojme te permendet identiteti i femres, qe te mos dalin gjera te tjera te padeshirueshme.

2. Nuk lejohet qe femrat te flasin me meshkuj te huaj ne chat, qofte edhe per çeshtje te dijes, perveç rastit kur ka nje tubim apo ligjerate dhe pyetes te ndryshem i drejtojne pyetje shejhut, dhe ne mesin e pyetesve mund te kete edhe femra.

3. Interneti eshte mjet i mire per te perfituar prej tij ne menyre te lejuar dhe gjera qe te bejne dobi, por duke ju permbajtur ligjeve te Allahut, qe te mos e perdoresh ate per gjera te ndaluara, dhe duke ju larguar te gjitha rrugeve qe te çojne ne te ndaluaren, siç eshte folja ne chat e nje djali me nje vajze te huaj per njeri-tjetrin, apo shkruajtja njeri-tjetrit me msn apo email. Femra muslimane ne pergjithesi nuk duhet ta prezantoje veten e saj ne asnje faqe te internetit, por te perdore per shembull kunjen "Umu filan", apo diçka tjeter, me qellim qe te mos hidhen fjale ndaj saj dhe te ruaje zemren dhe deliresine e vet. Allahu na dhente sukses qe te perfitojme nga mjetet qe i jane nenshtruar njeriut sot dhe na ruajte nga e keqja e tyre! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 152) Muhamedi / Zvicër: / 17-5-2008

Message: Eseelamu Alejkum ve rahmetull-llah
Ne me sa kemi has ne librat selefite (te saktat) thuhet se nuk guxon qe ti behet udheheqesit KHURUXH (kryengritje) edhe nese eshte mekatar por duhet lutur All-llahun per ta udhezuar ate.
Si ti pergjigjemi disave qe marin shembull SEID IBN XHUBEJRIN rahimehull-llah qe i ka bere khuruxh Haxh-xhaxh bin Jusufit dhe me kete ata e lejojne khuruxhin?

/ 23-5-2008

Eshte e vertete qe Seid iben Xhubejr (Allahu e meshirofte!) ka ngritur krye kunder Haxhaxhit bashke me Ibnul Eshath, kete e permendin librat e Historise, por ne ato libra permenden gjithashtu shkaqet e kesaj kryengritje, menyren e saj dhe perfundimin qe shkoi me vrasjen e Iben Xhubejrit nga Haxhaxhi, dhe ne to thuhet gjithashtu se Iben Xhubejri e pranoi se kishte gabuar ne lidhje me kryengritjen. Pra, nuk ka vend per dyshim ketu dhe as argument per havarixhet qe te lejojne huruxhin, sepse edhe sikur te kishte qene sahabij ai qe ngrinte kryet kunder halifes se muslimaneve, do te thoshim qe ka gabuar ne ixhtihadin dhe vepren e tij, dhe ai ka shperblimin e ixhtihadit, por vepra e tij eshte gabim dhe nuk lejohet te pasohet ne ate veper. Kjo eshte rruga e Ehli Sunetit dhe xhematit, ndjekin xhematin dhe jo ate qe veçohet nga xhemati, kushdo qe te jete ai. Perse nuk thone ata se Aishja (radiallahu anha) ka qene e para qe ka ngritur krye kunder prijesit te besimtareve, Aliut (radiallahu anhuma)? Sepse jemi urdheruar te heshtim per kundershtimin qe ka ndodhur mes sahabeve dhe te mos qortojme askend prej tyre, por te themi se ata kane bere ixhtihad dhe secili ka shperblimin per ixhtihadin e vet, por a merret argument vepra e tyre per te lejuar huruxhin kunder prijesit te besimtareve? Ne asnje menyre, askush nuk e thote kete. Atehere si mund te merret per argument vepra e nje dijetari te vetem i cili nuk ka qene as prej sahabeve por prej tabiineve, nderkohe qe dijetaret kane kundershtim nese merret per argument mendimi i sahabiut qe e ka nga ixhtihadi i tij apo jo? Keshtu qe, per vepren e Seid iben Xhubejr nuk thuhet veçse qe ai ka vepruar me ixhtihadin e vet dhe ka gabuar, madje edhe vete e ka pranuar kete gabim, per te cilin i ka kerkuar falje nga Allahu dhe eshte penduar tek Ai, dhe Allahu ja ka falur atij. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

 

 
© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.