Forumi "Rrugetepaqes.net"

 

Ky forum nuk është plotësisht si forumet e njohura sot, por megjithatë, ju mund të dërgoni pyetjet, sugjerimet dhe mund të jepni kontributin tuaj nëse keni njohuri në një temë apo pyetje të caktuar që do të paraqitet në forum, ndërsa ne do të përpiqemi me sa të mundemi për përgjigjet duke u mbështetur në fetva të dijetarëve bashkëkohorë si dhe në librat e dijetarëve të mëhershëm, me ndihmën e Allahut të Madhëruar.

Pyetjet që na vijnë do të vendosen në forum me kusht që dobia e tyre të jetë e përgjithshme dhe kur personi që bën pyetjen nuk porosit që përgjigja t'i kthehet në privat.

Përgatitja e përgjigjeve bëhet nga vëlla Mr. Bledar Karaj el Albani, student për doktoratë, në degën "Jurisprudenca Islame dhe bazat e saj", në Jordani

Lusim Allahun të na japë sukses!

 

Shko në faqen: [14] [13] [12] [11] [10] [9] [8] [7] [6] [5] [4] [3] [2] [1]

(Pyetja Nr. 450) Abdurrahman / Itali / 25-3-2009

Message: selam alejkum vella.
Desha te dija se a jane te verteta keto thenie (a jane hadithe), dhe nese jane, cili eshte kuptimi i tyre? Sepse nje vella musliman e ka kuptuar ne kete menyre:
Sipas hadithit te pare del se Allahu xh.sh. vetem per dashurine qe ka pas ndaj Pejgamberit a.s. e paska krijuar gjithesine kurse te derguarit e tjere apo ne njerezit e thjeshte qenkemi vetem kukulla teatri apo mbeturina!?
(O robi im) Po të mos ishe Ti, nuk do ta krijoja gjithësinë.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se: Shokët e pyetën pejgamberin s.a.s, Kur të është dhën pejgamberia o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi s.a.s u përgjigj: Kur Ademi ishte ndërmjet ujit e dheut."

/ 28-3-2009

Fjala qe permendet nga gjuhet e disa njerezve, treguesve te historive apo popullit te thjeshte, ku thuhet: "Sikur te mos ishe ti (o Muhamed), nuk do ta kisha krijuar gjithesine!", eshte fjale e trilluar dhe e shpikur nga njerezit dhe nuk eshte hadith. Kjo fjale gjendet ne librat qe kane mbledhur hadithet e trilluara (meudu), siç eshte libri "El meuduat", i Es Saganit, libri "El Athar el merfuah fil ahbari el meuduah", etj. Permendet gjithashtu nje fjale e ngjashme me kete, te cilen e ka nxjerre Ed Dijlemi nga Iben Abasi, ku thuhet: "Me erdhi Xhibrili dhe me tha: "O Muhamed! Sikur te mos ishe ti, nuk do te ishte krijuar as xheneti dhe as xhehenemi." Dhe ne nje transmetim tjeter te Iben Asakir, thuhet: "Sikur te ishe ti, nuk do te ishte krijuar dynjaja." Por qe te gjitha keto transmetime jane te dobeta dhe te trilluara. [Shih "Silsiletul el ehadith ed daife uel meuduah", te shejh Albanit, me nr. 282].

Po keshtu fjala ku thuhet: "Kam qene pejgamber qe kur Ademi ishte mes ujit dhe baltes", apo "Kam qene pejgamber qe kur ademi nuk ishte as uje dhe as balte.", keto jane hadithe te trilluara se gjoja i ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), por ai nuk i ka thene ato dhe as kuptimi i tyre qe duan te vertetojne thenesit e tyre nuk eshte i vertete. Por ka ardhur hadith i sakte, nga Iben Abasi, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kam qene Pejgamber qe kur Ademi ishte mes shpirtit dhe trupit." E ka nxjerre Ahmedi ne "Es Sunneh", dhe shejh Albani e ka permendur ne "Es Sahiha", me nr. 1856. Por ky hadith nuk argumenton se Pejgamberi yne eshte krijesa e pare qe ka krijuar Allahu dhe as se Allahu e ka krijuar boten per hir te tij apo vetem prej tij, por per te treguar se Allahu e ka caktuar qe Muhamedi do te ishte pejgamber qe kur ka krijuar Ademin, madje qe para se te krijoje Ademin me 50 mije vjet, siç ka ardhur ne hadith te sakte, te nxjerre nga Muslimi, nga Iben Amer iben el As, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Allahu e ka shkruar caktimin e krijesave qe para se t'i krijonte qiejte dhe token me 50 mije vjet, dhe Arshi i Tij ishte mbi uje." [Muslimi, kapitulli i Kaderit, tema 2].

Eshte e vertete se pejgamberi yne, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) eshte krijesa me e mire qe ka krijuar Allahu dhe krijesa me e dashur tek Allahu se te gjitha krijesat e tjera, edhe se Xhibrili e Mikaili, por kjo nuk do te thote se ne duhet ta teprojme ne ngritjen e tij ashtu si kane bere popujt e meparshem me pejgamberet e tyre, por duhet te qendrojme ne kufijte e percaktuara nga Allahu i Pashoq dhe i Madheruar. Eshte e vertete se Muhamedi (salallahu alejhi ue alihi ue selem) eshte krijesa me e mire e Allahut, por megjithate ai nuk ka ne dore asgje prej caktimit, as prej fuqise hyjnore, dhe as prej ndermjetesimit tek Allahu perveç aq sa i lejon Allahu, kur t'ja lejoje Allahu dhe per ate qe ja lejon Allahu, si nder qe i behet Pejgamberit tone nga Allahu, dhejo per ndonje cilesi hyjnore qe ka ai dhe as per ndonje gje tjeter. Keshtu duhet te besoje muslimani ne lidhje me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) dhe ai duhet t'i lutet Allahut qe ta bekoje dhe t'i jape paqe Muhamedit ashtu siç e ka bekuar Ibrahimin (salallahu alejhi ue selem) dhe familjen e tij. Dhe ne i lutemi Allahut qe t'i jape paqe dhe bekim Muhamedit, familjes se tij, shokeve te tij dhe te gjithe atyre qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kiametit!

(Pyetja Nr. 449) Ibn Islam / 24-3-2009

Message: Nese nje person jep nje shume te madhe parash per te varfer, dhe ai person qe i jep ato para eshte qafir, dmth atij personi si pranohet kjo gje sepse ai po ben shirk!
Por ai person pas nje kohe te shkurter e  pranon fene islame dhe behet musliman, a do te kete ndonje sevap ky person?

/ 26-3-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kur njeriu hyn ne Islam dhe e permireson gjendjen e tij ne Islam, Allahu i shkruan atij te gjitha te mirat qe ka vepruar me pare dhe i fshin te gjitha te keqiat qe ka vepruar me pare, kurse ne vijim do ta shperbleje sipas rregullit te barazise (me muslimanet e tjere): nje te mire do ja shperbleje me dhjetefish deri ne shtateqindfish, kurse te keqen do ja shenoje vetem aq sa eshte, perveç nese Allahu ja fal edhe ate." [Hadith Sahih. Shejh Albani e ka bere nxjerrjen e rrugeve te tij ne "Es Sahiha", hadithi nr. 247.] Falenderuar qofte Allahu per madheshtine e Islamit dhe te meshires se Tij!

(Pyetja Nr. 448) Anonim / Gjermani / 24-3-2009

Message:  selam alejkum.
Allahu te shperbleft ne kete bote dhe ne Ahiret.
Kam veq nje pyetje lidhur me rregullimin e dokumenteve per qendrim ne Gjermani.
A eshte e lejuar per mua qe te ve veq kunor me nje gjermane, dhe qe ajo e din qe ky kunorizim eshte vetem per ti fituar lejqendrimin ne Gjeramni, dhe me marveshje nga ajo qe une te e paguaj per kete nje shum te hollave sa ajo deshiron. Por me dije qe ne kete kunorizim ne nuk takohemi dhe nuk qendrojm bashk, thjesht veq e bejm kuroren dhe jetojm ashtu sikur qe nuk u njifshim. Dmth ky kunorizim zgjat tre vite. Ketu nuk po bej ndonje mashtrim asaj, por edhe nuk kemi kontakt ne mes vete, thjesht marveshje...?

/ 26-3-2009

Ky lloj akti dhe kjo lloj marreveshje nuk lejohet ne Islam sepse ajo ndertohet mbi genjeshter dhe mashtrim, dhe ne te njejten kohe nuk lejohet qendrimi ne vendet e kufrit veçse me arsye te konsideruara ne sheriat, per te cilat kemi folur me pare. Allahu eshte me i Urti Gjithegjykues dhe ne Doren e Tij eshte suksesi.

(Pyetja Nr. 447) Besimi / Greqi / 23-3-2009

Message: selamu alejkum. Une punoj mure guri ne Greqi. Eshte nje kishe dhe me kan thene qe ti boj rrethim me mure guri duke mos pasur as nje punim brenda ne kishe por vetem rrethim. Parate i jep kisha. Si eshte gjykimi: A lejohet te punoj atje apo nuk lejohet?

/ 24-3-2009

Nuk i lejohet muslimanit qe te punoje ne vendet e mohimit dhe idhujtarise, siç jane kishat, vendet ku adhurohen idhujt, vendet e ashtuquajtura te shenjta ku adhurohen njerezit e vdekur, e te ngjashme me keto, sepse puna ne keto vende eshte ndihmese ne kufer dhe shirk, gje te cilen e ka ndaluar Allahu. Pra, nuk lejohet te punosh tek ndonje kishe apo teqe apo vend tjeter ku behet shirk e kufer, çfare do lloj pune qofte, qofte edhe pastrues apo roje te porta. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 446) Bardhi / Belgjikë / 23-3-2009

Message: Esselamu  Alejkum vlla selefi Bledar. E ndjek me  vemendje punen tuaj, Allahu ta ndrit mendjen dhe zemren me driten e imanit Inshallah Allahu na bashkon ne xhennetin Firdeus!

Pyetja 1: Nje teme te mburoja.net e lexova fjaline: "Dijetaret e sotem ortdodoks qe i permbahen te kuptuarit aktual te Islamit po ashtu pohojne se pasojne rrugen e Selefeve." Si ta kuptojme kete? Pyetja 2: A i lejohet nje besimtari me thane ne qoftese vazhdoj ne kete rruge jam ne xhennet? Pyetja 3: Me i thane hoxhes dhe xhematit ne xhami: nqs vazhoni me u fale ne kete qjendje ju shkoni ne xhehenem? Pyetja 4: A mundet me ardhe ndonje njeri ma i mire se sahabet dhe se gjeneratat pas tyre? Pyetja 5: A mundet me i ba muslimanet ne mase pse nuk falen? Pyetja 6: Mallkimi i besimtarit pse nuk e pranon menhexhin e tij? Pyetja 7: Disa hoxhallare thojne se nuk eshte koha me bidatin dhe bidatcijte me emra se behet fitne dhe largohen njerzit, nje here po zhdukim shirkun dhe kufrin? A nuk ben me i luftu pernjeher e mos me e qa ma, se hoxhe Bledar, boll kena shku si kulli ne uje. Ma beni hallall o vllazni, ju du per hire te Allahut. Allahu na udhezofte ne rrugen e te shpetuarve! Amin!

/ 24-3-2009

1. Pasi u ktheva ne materialin e bere shenje ne pyetje, pashe se me fjalen "ortodoks" eshte per qellim fundimentalizmi dhe jo feja ortodokse e krishtere. Padyshim se perkthyesi ka bere gabim ne perkthim dhe ka perdorur nje fjale te gabuar ne vendin e gabuar, sepse edhe nese do te ktheheshe ne fjalorin e shqipes per domethenien e fjales "ortodoks", nuk gjen veçse kuptimin e fese ortodokse ose perdorimin popullor ku eshte per qellim dogmatike apo ai qe i permbahet me kokefortesi diçkaje. Pra, e gjitha kthehet tek perkthimi i kesaj fjale nga perkthyesi, fjale e cila eshte perkthyer shume here me te njejten shprehje te gabuar, per mendimin tim.

2. Besimtari nuk e di se si do t'i mbyllet jeta e tij dhe as nuk e di nese eshte duke ecur plotesisht drejt apo jo, keshtu qe ai duhet t'i lutet Allahut gjithnje qe t'i mundesoje ta shohe te drejten si te drejte dhe t'i mundesoje pasimin e saj, si dhe ta shohe te shtrembten si te shtrember dhe t'i mundesoje largimin prej saj. Po keshtu ti lutet Allahut qe t'i mundesoje mbyllje te mire te kesaj dynjaje dhe vdekje me iman apo me besimin islam.

3. Nuk i lejohet askujt prej njerezve te jape gjykim me xhenet apo me xhehenem per nje njeri musliman, perveç te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem). Pastaj, ç'eshte kjo injorance qe arrin deri aty sa t'i thuhet nje besimtari qe falet duke i lene disa sunete te namazit apo qe i ben disa bidate prej injorances se ashtu i ka mesuar nga te paret, qe ai eshte prej banoreve te zjarrit!!! Kjo eshte nje veper absurde dhe e palogjikshme, te cilen e denon Islami dhe muslimanet. Pra, kujdes me keto gjykime per njerezit apo edhe per veten tuaj. Keto jane çeshtje qe i takojne Allahut dhe jo njerezve, kushdo qofshin ata. Allahu e di se ke udhezon dhe ke humb, dhe ke fut ne xhenet e ke ne xhehenem, gjithçka me urtesine dhe dijen e Tij absolute, kurse njerezit nuk dine asgje. Prandaj, kujdes me fjale te cilave nuk u jep rendesi dhe i quan te vogla, sepse ato mund te hudhin ne zjarr, siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).

4. Ne hadithe te sakta, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Brezi me i mire eshte brezi im, pastaj ata qe do te vijne pas tij dhe pastaj ata qe do te vijne pas tij." Pra, tre jane brezat e ndritshem te Islamit, brezat e pare te tij, dhe si ata breza nuk do te vijne me ne shkalle brezi, por do te vijne ne shkalle me te vogel, ne shkalle individi, sepse siç thote Allahu: "dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu), në kopshtet e kënaqësisë. Shumica e tyre janë prej të parëve, ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm." [El Vakia, 10-14].

5. Ndoshta pyetesi ka per qellim me i ba qafira, sepse kjo fjale ka rene nga pyetja, e nese eshte kjo per qellim, atehere pergjigja eshte qe nuk lejohet te quhen kafira ne mase ata qe jane muslimane ne origjine, edhe nese nuk falen e pijne alkool, deri sa t'u ngrihet argumenti nga njerez me dije e urtesi. Por sigurisht, qe frika per ta eshte se jane me afer mohimit se sa besimit, prandaj duhen mesuar dhe duhen keshilluar, dhe padiskutim se udhezimi eshte ne Dore te Allahut dhe Allahu udhezon ke te doje me urtesine dhe dijen e Tij, sepse Ai e di se çfare fshehin njerezit ne gjokset e tyre dhe e di se kush meriton te udhezohet dhe kush jo. Lusim Allahun t'i udhezoje te afermit tane, njerezit e popullit tone dhe te gjithe popujt muslimane, ne besimin e paster dhe te vertete Islam!

6. Muslimani nuk duhet ta mallkoje muslimanin, por duhet te qendroje sa me larg perdorimit te shprehjeve qe permbajne mallkim. Nese dy njerez polemizojne me njeri-tjetrin ne lidhje me menhexhin dhe njeres pale i behet e qarte se pala tjeter ka te drejte dhe argumentet jane me te, atehere e ka detyre qe te ndjeke mendimin e argumentuar te pales tjeter. Nese ajo nuk e ben kete, e ka llogarine e vet para Allahut, kurse pala tjeter qe e ka te drejten duhet ta mbylle muhabetin me fjalen "Allahu te udhezofte ne te verteten!", dhe mund t'i beje bojkot, por jo te mallkoje e te shaje me gjera te cilat nuk i kane hije besimtarit musliman.

7. Nese nje person eshte bidatçi me deshmine e njerezve me dije, emri i tij duhet te publikohet sa here qe del fjala per te apo nese dikush pyet per gjendjen e tij, me qellim qe te qartesohet e verteta dhe qe njerezit te ruhen prej tij dhe bidatit te tij. Eshte e vertete se shirku eshte gjynahu me i madh, por ai eshte i ditur dhe eshte jashte Islamit, kurse bidati kerkon ta demtoje Islamin nga brenda, prandaj ai eshte edhe me i rrezikshem se shirku nga kjo pikepamje.

Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje pasimin e saj dhe te na mundesoje qe ta shohim te paverteten per te pavertete dhe te na mundesoje largimin prej saj! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithçka. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 445) Abdulaziz / Shkodër / 23-3-2009

Message: esselamu alejkum hoxhe! deshta te te pyes ne lidhje me sehwi sexhden kur je pas imamit dhe per nje moment te vjen nje dyshim, per numrin e rekatit qe je duke u falur, por me pas sqarohesh. A eshte e nevojshme te besh sehwi sexhde ne kete rast apo jo? All-llahu jua shperblefte me te mira!

/ 24-3-2009

Kur je ne namaz me xhemat dhe me imam, nuk behet sehvi sexhde nese harron apo gabon ne namaz, sepse per te gjitha keto eshte garant imami, siç ka ardhur ne hadith, e Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 444) Anonim / 23-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM . KISHA 2 PYTJE: 1. CFARE I TAKON GRUAS SE DIVORCUAR TI JAPE BURRI I VET NESE KJO GRUA KA FEMIJE DHE DESHIRONE TE JETE KUJDESTARJA E FEMIJVE DHE NUK DO TE MARTOHET. 2. A KA TE DREJTE BABA QE KUR VAJZA TE MBUSHI MOSHEN 9 VJEC TJA MARRI PA DESHIREN E NENES? Allahu ta shperblefte.

/ 24-3-2009

1. Pas ndarjes, gruas nuk i takon asgje nga burri i saj, por ai ka per detyre te shpenzoje per te gjithe femijet e tij nese rrine me te emen, dhe i lejohet nenes se tyre qe te ushqehet dhe te vishet bashke me femijet e saj prej shpenzimeve te babait te tyre.

2. Kujdestaria e femijeve te vegjel dhe rritja e tyre deri ne moshen shtate vjeç per djalin dhe deri ne arritjen e pubertitetit per vajzen, i takon nenes se tyre, nese eshte ndare nga burri i saj, dhe nese nuk martohet me burre tjeter. Kur femija mashkull arrin moshen 7 vjeç, i lihet te zgjedhe se me ke don te shkoje, me baben apo me nenen dhe nuk detyrohet ne zgjedhje por lihet i lire, sepse keshtu kane ardhur transmetime se ka vepru Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe keshtu kane vepru sahabet pas tij pa asnje kundershtim mes tyre. Kurse per vajzen qe e ka mbush moshen e pubertitetit (nente vjet apo me shume a me pak, sipas vendit), kujdestaria i takon me shume babait sepse ai eshte me xheloz se nena per vajzen e tij dhe ai ka pergjegjesi me shume per martesen e saj me burre te mire, dhe burrat nuk i njeh nena por baba, prandaj atij i takon me shume te kujdeset per vajzen e tij te rritur. Allahu i rregullofte gjendjet e muslimaneve dhe u dhente atyre harmoni e lumturi ne shtepite e tyre!

(Pyetja Nr. 443) Leonita / Kosovë / 23-3-2009

Message: selam alejkum. E kam nje pytje qe eshte ne interent qe kinse shkencetaret ruse kane zbuluar nen tok 15 km zera duke u denuar, sa eshte e vertet me kuran dhe sunet kjo gje?

/ 23-3-2009

Denimi i njerezve ne varr eshte diçka e vertete dhe per te ka shume argumente nga Kurani dhe Suneti, madje besimtari ne çdo namaz i lutet Allahut qe ta ruaje nga denimi i varrit. Por se sa eshte e vertete qe ruset apo dikush tjeter ka degjuar zera ne thellesi te tokes, dhe se a jane ato zera te atyre qe denohen ne varr, kjo nuk ka argument qe mund te degjohet denimi i atyre qe jane ne varr, aq me teper kur thuhet se ato zera jane degjuar 15 km ne thellesi te tokes, sepse varret nuk jane aq thelle ne toke. Ndoshta ata vertet kane degjuar zera dhe nese vertete kane degjuar, mundesia me e madhe eshte qe ato mund te kene qene zera xhinesh, te cilet jetojne ne thellesi te deteve dhe oqeaneve, si dhe ne vende te erreta. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 442) Anonim / Itali / 22-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM.un jam nje besimtare 21 vjecare qe studioj ne itali,dua te bej 2 pyetje persa i perket nje teme qe eshte biseduar dikur por per mua nuk ishte shum e qarte.
(1) E di qe eksiston nje hadith qe ndalon meshkujt me i ngjyros floket ngjure te zeze, por per vajzat a eshte e ndaluar apo jo,ju lutem mund te me thoni a lejohet per femrat ngjyra e zeze, sepse un deshiroj ti lye floket me ngjyre te zeze?
(2) Ketu ku jam un shitet nje tip "buke" neper supermarkete por qe permban (alkol etilik),deshiroj te dija a eshte e lejuar kjo buke apo eshte e ndaluar per tu ushqyer me te.
ALLAHU UA SHPERBLEFTE ME XHENNET!
selam alejkum we rahmetullahiwe berakatuhu.


/ 23-3-2009

1. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka urdheruar Ebu Kuhafen, babane e Ebu Bekrit, qe t'i gnjyrose floket dhe mjekren qe i kishte te thinjura, me ngjyre tjeter dhe ka thene: "Por jo me ngjyre te zeze!" [Ahmedi dhe Muslimi]. Ne nje hadith tjeter te sakte, te nxjerre nga Ebu Daudi, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Nga fundi i botes do te vijne disa njerez te cilet do te lyejne qimet me te zeze. Ata nuk do te hyjne ne xhenet dhe as nuk do ta ndiejne aromen e tij." Prej ketu, dijetaret verifikues dhe vete imam Shafiu eshte i mendimit se lyerja e flokeve me te zeze eshte haram, qofte per burrat apo per grate, pa asnje dallim mes tyre. Urtesia ne ndalimin e ngjyrosjes se flokeve me te zeze eshte mashtrimi dhe fshehja e moshes reale per t'u dukur me i ri, sikur kerkon te kundershtosh urtesine e Allahut ne krijimin e Tij qe kur kalon ne moshe, floket thinjen, dhe ti kerkon ta kundershtosh kete me vepren tende. [Shiko gjithashtu fetvane nr. 46, nga libri "Mexhmuu fetava ue rasail Iben Uthejmin].

2. Ajo qe kuptohet nga fetvate e dijetareve bashkekohore ne lidhje me perzierjet e disa ushqimeve apo barnave apo parfumeve te ndryshme, me alkool, eshte se: n.q.s. lenda alkoolike qe perziehet me keto ushqime apo barna, po te veçohej dhe te shtohej me lende tjeter te ngjashme e te pihej, pastaj te dehte, ne kete rast nuk lejohet perdorimi i ushqimit te perziere me kete alkool, e ne te kurndert lejohet, sepse ajo qe te deh kur eshte shume, atehere edhe sasia e vogel prej saj eshte e ndaluar. [Fetava el lexhne ed Daime, Fetvaja nr. 6042].

(Pyetja Nr. 441) Sara / Gjakovë / 22-3-2009

Message: Es selam alejkum
A mundem ta fal vitrin para se te flej ne gjum pastaj nese ma mundeson Allahu mu zgju per me fal namaz te nates, te fali namazin e nates e pastaj ta fali per fund namazin e vitrit prap? Per shkak se nganiher nuk po muj te zgjohem edhe po me met vitri pa u fal... kshtu qe kur me mbet pa u falur vitri un e fali ne kohen e sabahut.


/ 23-3-2009

Ne fetvane nr. 10583 te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryerat shejh Iben Baz, thuhet: "Kush shpreson se do te ngrihet per te falur namaz nate, le ta vonoje nanazin e vitrit dhe ta fale pas namazit te nates, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Namazi i fundit i nates suaj te jete tek (vitri)." Kurse ai qe ka frike se e mund gjumi deri ne hyrjen e kohes se sabahut, le ta fale vitrin para se te fleje gjum, pas namazit te jacise. Nese ky zgjohet naten, mund te fale namaz vullnetar sa te doje por pa e perseritur namazin e vitrit, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Nuk lejohen dy namaze vitri ne nje nate." Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu thote: "Kush frikesohet se nuk do te zgjohet ne fund te nates, le ta fale vitrin ne fillim te saj, kurse kush ka vullnet dhe shpreson se do te ngrihet ne fund te nates, le ta fale vitrin ne fund te saj, sepse namazi i nates eshte i deshmuar (nga engjejt) dhe kjo eshte me e mire." E transmeton Muslimi."

Ne lidhje me numrin e rekateve ne namazin e nates, duhet t'i permbahemi hadithit te Aishes (radiallahu anha) e cila transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka falur me shume se 11 rekate ne namazin e nates, si ne Ramazan edhe jashte Ramazanit. [Buhariu dhe Muslimi].

(Pyetja Nr. 440) Skënderi / Francë / 22-3-2009

Message: eselamu alejkum ve rrametullahi ve berekatuhu. Deshta ni pytje hoxhe i nderurar kame nje mixhe i cili meret me harrame edhe kshtu me kazino edhe nuk i flete vllaut vete qe ka prej nane edhe prej babe, a lejohet me nejte me ksi njerez?
nese ka mundsi me kthije perxhijen ma shpejt barek allahu fike.


/ 22-3-2009

Nuk lejohet me qendru me ata njerez qe bejne harame kur ata bejne harame dhe ne vendet ku bejne harame, por kur ata nuk jane duke bere harame dhe jo ne vende ku behen harame, eshte mire qe te keshillohen dhe t'u flitet me urtesi, nese shpreson se ne keshillimin e tyre ka dobi. Dije se nese Allahu udhezon ne duart e tua nje njeri te vetem, eshte me e mire per ty se e gjithe pasuria e dynjase. Pra, keshillo dhe meso sa te mundesh, me urtesi dhe sinqeritet, me dije dhe moral te mire. E nese vepron keshtu, atehere rezultatet i ka ne dore Allahu dhe shperblimi yt eshte tek Allahu.

(Pyetja Nr. 439) Muhamedi / CH / 21-3-2009

Message: Esselamu Alejkum
A duhet te falen 2 rekate ne oborrin e Xhamis nese dua te ulem, sepse tek vendi yne eshte tradit qe deri sa te vij koha e namazit te ulen aty?


/ 22-3-2009

Nese ne oborrin e xhamise falen njerez per xhuma nga qe nuk i merr xhamia, atehere aty duhet me i fal dy rekatet e xhamise, sepse ajo quhet xhami dhe eshte brenda territorit te xhamise, dhe sepse aty falen njerez. Por, nese aty qendrojne thjesht per t'u ul para se te filloje hytbja e xhumase dhe pastaj futen brenda ne xhami me thirrjen e ezanit, dy rekatet e xhamise duhet te falen kur hyn brenda ne xhami. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 438) Muslimane / Gjermani / 18-3-2009

Message: Selamun alejkum.
E pata veq nje pyetje lidhur me duan.
Une e kam nje burr qe i afrohet haramit dhe na e veshtirson shum gjendjen tone dmth mua dhe femijve. Disa here eshte betu qe nuk do te vepron por qe shejtani i mallkuar po e mashtron. E pyetja eshte ketu, nese une vazhdimisht bej dua per udhezimin e tij, a mundet qe perseri ku te mos udhezohet edhe pse bej dua se ky person eshte i caktuar si te them sprove per mua, dhe a mundet te jet kjo qe duat e mia te mos pranohen se All-llahu e din me mir se qka vepron ai dhe me qka miret? Kam fillu te bej namaz duas, namaz te nates, por diqka me jan perzi gjerat, diqka jam ftof shum nga burri, nuk e kam me at dashuri qe e kisha, dhe tash nuk jam ka e di a eshte veper ngacmim i shejtanit apo eshte diqka e caktuar nga Allahu! Jam duke ber dua qe nese eshte hajr per mua dhe per fen time dhe per femijt, Allahu tme e kthen dashurin ndaj ti, po nese nuk eshte hajr ateher Allahu me lehtesoft ndarjen. Pa dyshim bej dua per udhezimin e tij, por udhezimi eshte ne duar te Allahut, kend doje Ai e udhezon dhe kend doje Ai e le ne humbje.
Ndoshta e kuptut ku e pata fjalen, dmth a mundet qe mos ti pranon Allahu duat e sinqerta se veq Allahu e din te mfshefen dhe te dukshmen dhe e din se qka eshte me mir per robin e vet, pranimi i duas apo  mos pranimi?


/ 22-3-2009

Allahu i Madheruar thote: Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua[1] dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!" [El Bekare, 186].

Kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Nuk ka njeri qe i lutet Allahut me nje lutje ne te cilen nuk kerkon ndonje te ndaluar apo prerje te lidhjeve fisnore, veçse Allahu i jep atij per ate lutje nje nga tre gjera: Ose ja jep ate qe kerkon menjehere, ose i depoziton prej hajrit aq sa ajo lutje ne diten e kiametit, ose i largon nje te keqe e barabarte me lutjen qe do ta kapte." Te pranishmit thane: "Atehere po bejme sa me shume lutje, o i Derguari i Allahut!" Pejgamberi tha: "Allahu do t'u jape edhe me shume." [Hadith Sahih. E ka nxjerre Ahmedi e te tjere. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih].

Pra, lutja eshte gjithnje hajer per njeriun, por hajri i saj varet edhe nga konceptimi dhe botekuptimi i saj nga njeriu. Kur njeriu i lutet Allahut, duhet te dije se pari se si t'i lutet, kur t'i lutet, çfare te thote kur lutet, çfare duhet te mendoje dhe te besoje kur lutet, çfare kushtesh ka qe lutja e tij te pergjigjet nga Allahu? E te tjera si keto. Kur besimtari i lutet Allahut, ai duhet t'i lutet Atij me sinqeritet, duke besuar se Allahu e degjon dhe e di hallin e tij, keshtu qe njeriu se pari duhet qe ne duane e tij te madheroje dhe te falenderoje sa me shume Allahun, pastaj te dergoje salavate mbi pejgamberin dhe familjen e shoket e tij, pastaj te beje lutjet qe ka bere pejgamberi gjate duase, si dhe te permende hallin e tij, megjithese Allahu e di hallin e tij. Duhet te besosh se Allahu do t'i pergjigjet lutjes tende ne menyren qe eshte me e mira per ty, sepse njeriu shpesh here lutet per diçka qe eshte e keqe per te pa e ditur, kurse Allahu di gjithçka. Bej sa me shume vepra te mira, si namaz, sadaka, agjerim dhe lexim Kurani, dhe pas veprave te mira ngrij duart dhe lutju Allahut me sinqeritet dhe perqendrim te plote, duke u pergjeruar para Tij me lot ne sy dhe duke e lavderuar dhe e falenderuar, duke permendur emrat e Tij te larte, dhe Allahu e di hallin tend dhe i pergjigjet lutjes tende. Largoju haramit dhe mos ha haram, sepse harami e ndalon pergjigjen e lutjes. Kujto gjithnje qe lutja (duaja) i ben dobi njeriut per ate qe ka ndodhur dhe per ate qe nuk ka ndodhur ende, dhe se lutja qe i ben Allahut eshte prej caktimit te Allahut, dhe se caktimi i Allahut mund ta ktheje caktimin e Allahut, pa ndryshuar ate qe eshte ne librin Leuhul Mahfudh, qe gjendet tek Allahut, por ate qe eshte ne duart e engjejve prej urdhrit te Allahut qe u ka dhene atyre. Pra, lutja ka te fshehta te shumta dhe dobi te panumerta te cilat nuk i perceptojne shume prej njerezve, por vetem ata qe Allahu u jep sukses!

Perveç lutjes drejtuar Allahut, mundohu me te gjitha mundesite dhe urtesite qe te keshillosh burrin ne menyren me te mire dhe efektive, sepse perderisa ju jeni dashur me njeri-tjetrin, ajo dashuri ekziston ende por eshte mbuluar nga llumi dhe tymi i gjynaheve dhe largimi nga Zoti, qofte edhe vetem nga njera pale, por ai llum duhet fshire dhe duhet pastruar ne menyre qe te dale ne drite zemra e paster dhe dashuria e sinqerte per njeri-tjetrin, dhe kjo nuk ndodh veçse duke i bere thirrje burrit qe te kthehet tek Zoti, ne rrugen e drejte dhe te hajrit, per te miren e tij, te familjes dhe femijeve te tij, sepse jeta eshte shume me e shkurter nga ç'e mendojme dhe vdekja vjen papritur, dhe gjithçka mbaron menjehere, pa kthim mbrapsht. Pra, keshillo me urtesi dhe lutju Allahut me sinqeritet pa u lodhur dhe pa e humbur durimin per asnje çast, sepse ajo qe mendon ti se eshte vonuar, ne te vertete nuk eshte vonuar, por ti do ta shohesh ne çastin e duhur dhe ne kohen e vet, sepse Allahu eshte i Urte dhe i Gjitheditur, dhe prej urtesise se Tij, Ai e vendos çdo gje ne vendin e vet dhe ne kohen e vet, por njeriu nxiton...

Allahu ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe ne arritjen e lumturise dhe te fitores ne te dyja botet, sepse suksesi eshte vetem ne Doren e Allahut! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kiametit!

[1] Me bindje ndaj urdhrave dhe largim nga ndalesat. Pikërisht këto janë edhe shkaqet që çojnë në përanimin e lutjes së lutësit nga Allahu: besimi dhe bindja ndaj urdhrave, si dhe duke eliminuar ato gjëra që e pengojnë pranimin lutjes, si ngrënia e haramit etj.

(Pyetja Nr. 437) Rajan / Itali / 17-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAH
1. KETU NE ROME KEMI NJE THERTORE, POR QE NUK THERIN SIPAS SHERIATIT. A LEJOHET PUNA ATY NE SEKTORE TE TJERA PERVEC THERJES SI P.SH. NE SEKTORIN E PAKETIMIT APO NGARKIMIT TE MISHIT NEPER MAKINAT QE DO E TRANSPORTOJNE NEPER DYQANE?
2. NAMAZIN E PRISHIN GRUAJA E RRITUR, QENI DHE GOMARI. POR TEK SAHIHUL BUHARI THOTE AJSHA RADIALLAHU ANHA: A ME QENIN DHE GOMARIN NA KENI BARAZUAR? ESHTE FALUR I DERGUARI ALEJHI SELAM DHE UNE QENDROJA MIDIS TIJ DHE KIBLES E SHTRIRE NE KREVAT... SI ESHTE CESHTJA E KESAJ DISPOZITE, A E PRISH NAMAZIN KALIMI I GRUAS PERPARA APO JO? ALLAHU TA SHPERBLEFTE.


/ 22-3-2009

1. Nese nje ndermarrje apo fabrike punon ne gjera qe jane haram dhe ne kundershtim me ligjet e Allahut, nuk lejohet puna ne te, e çfaredo lloji qofte, sepse kjo do te ishte aprovim i vepres se tyre dhe ndihmese ne haram. Por bejme me dije ketu se e therura e te krishtereve dhe te çifuteve eshte e lejuar per muslimanet, perderisa kafsha qe therin ata ngordh nga therja dhe i del gjaku para se te ngordhe, kurse per kafshet qe ngordhin nga goditja elektrike apo goditja ne koke me hekur, duke qene se nuk u del gjaku nga prerja e damareve te gjakut, ajo quhet e ngordhur dhe nuk lejohet ngrenia e mishit te saj. [Nga fetvaja nr. 2770 e komisionit te perhershem te fetvave]. Prej ketu, nese kafshet e tyre konsiderohen te ngordhura apo shumica e tyre jane te tilla, atehere nuk lejohet te punosh aty, dhe ne te kundert, nese kafshet theren para se te ngordhin dhe u priten damaret para se te ngordhin, mishi i tyre lejohet per muslimanet dhe si rrjedhoje edhe puna aty eshte e lejuar. Po keshtu lejohet te punosh aty, nese ngordhja u ndodh vetem disa kafsheve apo pakices se tyre, e Allahu e di me mire.

2. Namazin e prishin te treja keto gjera qe jane permendur ne hadith, kur kalojne para atij qe falet, dhe nuk ka kunderthenie mes dy haditheve qe permend pyetesi, sepse i pari flet per kalimin e ketyre treve para atij qe falet, dhe me kalimin e tyre para atij qe falet prishet namazi, kurse hadithi i Aishes (radiallahu anha) flet per rastin kur ajo eshte shtrire ne shtratin e saj dhe jo duke kaluar para Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe keto dyja kane dallim. [Mexhmuu Fetava Iben Baz, pyetja nr. 189].

(Pyetja Nr. 436) Umu Hamza / Kosovë / 15-3-2009

Message: selam alejkum hoxhe i nderuar, une e kam pasur nje fatkeqesi kam abortue femija ka qen diku 3 apo 4 javesh, e tash qe 2 jave kam gjakederdhje, namaz nuk kam fal dikush me tha duhet me fal, dikush tha bon me i bashkue, e une shume edhe smut jam se kam gjakderdhje si pastrim apo cka me e quajt, e cka me bo?

/ 16-3-2009

Rregulli eshte qe: nese deshtimi ndodh para krijimit te fetusit ne bark, dmth para mbushjes se 40 diteve te tij, atehere gjaku qe del eshte gjak i prishur dhe pastrimi, i cili nuk e ndalon faljen e namazit dhe agjerimin, por gruaja duhet te marre abdes per çdo namaz si ne rastin e istihadas. Kurse nese deshtimi ndodh pas krijimit te fetusit, dmth pas 40 ditesh nga shtatzania, atehere gjaku qe del eshte gjak lehonie dhe duhen ndjekur rregullat e gjakut te lehonise.

Namazet qe ju kane kaluar pa fal, ju duhet t'i falni sipas radhes dhe mundesise, kur te ndjeheni me mire dhe me e fuqishme, aq namaze sa te mbani mend, pastaj vazhdoni te falni vazhdimisht namaze vullnetare ne menyre qe edhe nese keni lene mangut ndonje namaz, e plotesoni me namaze vullnetare inshaAllah. Lusim Allahun t'ju sheroje dhe t'ju begatoje me femije te mbare e muslimane te devotshem!

(Pyetja Nr. 435) Anonim / Kosovë / 14-3-2009

Message:  Selam alejkum o vella. Se pari Allahu te shperbleft per kete pune te dobishme qe po na jep edhe neve dituri te hajrit dhe po na largon nga denimi i varrit dhe xhehhnemit. o vella e kam nje hall te madh,dasht Allahu me ma pranu pendimin. Une kisha nje problem familjar dmth me gruan dhe kam dasht me u nda,amn nder kohe kam njoftu nje vajz ne internet dhe kemi fillu me bisedu. Ne fillim jemi mbajt bisedes, kurse me  von pas disa diteve hynem bisedes qe mu si besimtar sme ka hije. Problemi eshte qe une e kam dite qe biseda e keti lloji eshte mekat,por qe e bera perseri. Tash jam pendu se e pash qe e teprum ne bised aman nuk po di se si me kerku pendim tek Allahu dhe a ma pranon pendimin,sepse e kam be me vedije dmth e kam dite qe asht haram ,por prap u mashtova. Si duhet te kerkoi pendim dhe a ka per mua vend pendimi?

/ 22-3-2009

Se pari, Allahu te falte, te mundesofte pendim te siqerte dhe te permiresofte! Sepse gjendja jote eshte vertet katastrofike dhe shkaterruese e familjes dhe shoqerise. Prandaj Islami i ka ndaluar mjetet qe te çojne ne vepra te ndaluara, sepse ka disa mjete qe nese futesh ne to, nuk del dot me deri sa te biesh ne haramin ku te çojne, perveç atyre qe ruan Allahu. Le te jete ky nje mesim per ty dhe per te gjithe ata qe e lexojne kete histori, ne menyre qe te ruhen dhe te ruajne familjet e tyre, sepse ne te kundert do te shkaterrojne jeten dhe familjen e tyre dhe do te humbin ne kete bote dhe ne boten tjeter, sepse nje e keqe qe behet i hap rrugen shume te keqijave te tjera qe vijne varg njera pas tjetres, dhe nuk ndalen deri sa ta shkaterrojne vepruesin e tyre ne te dyja botet, perveç atij qe e kap Allahu me meshiren e Tij dhe e shpeton.

Nuk ka gjynah qe te mos kete pendim prej tij, madje edhe shirku ka pendim, dhe dera e Allahut eshte gjithnje e hapur per robin e Tij qe kthehet tek Ai me pendim, madje Allahu gezohet me pendimin e robit te Tij dhe ja pranon pendimin atij, por me kusht:

1. qe njeriu te pendohet sinqerisht per vepren e keqe qe ka bere, duke menduar ne madheshtine e Atij qe i ka thyer urdhrin,

2. qe te marre vendimin e prere dhe te sigurte qe nuk do te kthehet kurre me ne ate pendim,

3. qe te permiresoje gjendjen e tij me vepra te mira dhe largimin nga te keqiat,

4. dhe qe ta beje pendimin para se t'i shkoje shpirti ne fyt dhe eshte duke vdekur, apo para se te lind djelli nga perendimi, sepse ne keto kohe nuk pranohet me pendimi nga askush.

Lexo me teper per pendimin, kuptimin dhe kushtet e tij, ketu.

(Pyetja Nr. 434) Adriatik / Shqipëri / 14-3-2009

Message: Eselemu alejkum. Kam dy pyetje. E para:  nese nje person eshte duke u falur por ne ate moment therret muezini ikamet dhe personi ne fjale tenton ta mbaroje ate namaz qe ka nisur duke mos e ditur qe s'ka namaz tjeter perveç farzit kur te behet ikamet, a ka te drejte imami me i fol me i then hajde ne saf? E dyta: nese kemi djegur x liber qe permban Emrin e Allahut a ka aergument qe hiri i keti libri nuk duhet me u pezie me e hedh ne mbeturina.

/ 22-3-2009

1. Imami ne kete rast preferohet qe te thote me ze te larte hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ku thote se kur thirret ikameti, nuk lejohet te falet namaz tjeter perveç farzit, dhe ai qe eshte duke falur nafile, ka per te dhene selam dhe t'i bashkohet xhematit, ose te nxitoje ne mbarimin e namazit nese eshte ne fund te tij.

2. Ne fetvane nr. 21775, pyetja nr. 2, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: "Letrat e grisura nga Kurani i Larte duhet te digjen ose te griposen ne vend te paster me qellim te ruajtjes se tij nga perçmimi apo ngjashem me te, sepse keshtu kane vepruar sahabet me Kuranet qe dogjen ne kohen e Uthmanit (radiallahu anhu)."

Po keshtu duhet vepruar edhe me librat apo letrat e grisura ne te cilat eshte shkruar emri i Allahut, me qellim te madherimit te Emrit te Allahut dhe mosperçmimit te tij. Kjo ka ardhur ne fetvane nr. 9850 te komisionit te perhershem.

(Pyetja Nr. 433) Muhamedi / CH / 13-3-2009

Message:  Selamun Alejkum.
A eshte vendimi i synetllekut (me bere khitan)  per gjinin femrore ashtu sikurse per gjinin mashkullore, dhe disa argumente me gjersisht per kete teme, barakAllahu fike?


/ 20-3-2009

Ne lidhje me gjykimin per synetllekun ka disa mendime dijetaresh. Disa thone se ai eshte vazhib si per burrat edhe per grate, te tjere thone se ai eshte sunet si per burrat edhe per grate, kurse te tjere thone se ai eshte vaxhib per burrat dhe e preferuar per grate. I pari eshte mendimi i shafive dhe i hanbelive, i dyti eshte mendimi i hanefive dhe i imam Malikut, kurse i treti eshte mendimi i disa malikive, nje prej mendimeve te imam Ahmedit, dhe kete ka zgjedhur edhe Iben Kudame ne librin "El Mugni". Me i sakti eshte te thuhet se berja sunet (rrethprerja) eshte detyrim per burrat dhe per ato gra qe kane nevoje te behen synet, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 432) Leonita / Kosovë / 13-3-2009

Message: selamu alejkum... Kam nje pyetje, rreth Namazit te Xhumas, eshte perfolur shum per kete teme, disa kshut dhe disa ashtu, deshiroj te di kur un shkoj ne Gjami, sa rekate duhet te Fali, kuptohet pos 2 Rekateve, bashk me Imamin, sa rekate duhet te fali, pas atij Farzi, ne Gjami (mendoj sunnete). Allhu ju shperbleft.

/ 20-3-2009

Kur shkon ne xhami, per namazin e te xhumase apo per çdo namaz tjeter, se pari i fal dy rekate sunete per xhamine, nese ka kohe para thirrjes se ikametit. Kurse ne diten e xhuma, deri sa te ngjitet imami ne minber per hytben, mund te falesh rekate sa te duash, pa ndonje numer te kufizuar, sepse e xhumaja nuk ka sunete te caktuara para namazit, ose te lexosh Kuran. Pastaj degjon hytben pa folur asnje fjale, pastaj fal namazin e te xhumase dy rekate me imamin, pastaj ben tespite dhe del prej xhamise dhe i fal dy rekate sunete te xhumase ne shtepi. Keshte eshte syneti, qe sunetet te falen ne shtepi, por edhe nese dikush i fal ne xhami, ai nuk duhet t'i fale sunetet menjehere pas farzit, por duhet qe ta ndaje farzin nga suneti me tespi apo me fjale te tjera, dhe jo te veproje si shijat, te cilet pasi jep selam imami ne dy rekatet e namzit te xhumase, nuk japin selam por ngrihen dhe plotesojne edhe dy rekate te tjera duke e llogaritur si namazin e drekes, gje e cila eshte ne kundershtim me ehli sunetin. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 431) Anonim / Kosovë / 13-3-2009

Message: Selamu alejkum... Desha te pyes lidhur me te ashtuquajturin "Dijetarin e Madh Jusuf Kardavin"A lejohet te mirren Fetwa nga ai, dhe a i takon tamam Dijetarve te Selefit. Pyes per kete sepse  disa  Hoxhallaert e lavdojin shumm ndersa, shumica e tjerve nuk e preferojin aspak. Ju lutem me trregoni sepse kam shumm dilema. Allahu Ju Dhuroft Vetem, e Vetem Dije Te Hajrrit.

/ 20-3-2009

Shiko pergjigjen e pyetjes nr. 277 ketu.

(Pyetja Nr. 430) Ibën Islam / 12-3-2009

Message: Nese imami i nje xhamie diten e xhuma eshte duke dhene ders ne hytbe dhe ai gabon nje ajet ose nje numer si p.sh per vjetet e ndonje pejgamberi e ndonje lufte qe ka ndoshur ne islam a lejohet permiresimi i gabimit te hoxhes? Xhezak Allahu hajren!

/ 20-3-2009

Ne rast nevoje, lejohet qe t'ia kujtosh imamit nje ajet qe e ngaterron, bazuar ne hadithet qe jane transmetuar se dikush ka ardhur dhe i ka folur Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) duke qene ne minber duke mbajtur hutbe, si hadithi i atij qe ankohej per mosrenien e shiut. Por, me e mira eshte qe te mos behet korigjimi gjate hytbes, sepse ndoshta korigjuesi e ka degjuar gabim, ose mund ta kete vete gabim dhe imami e ka mire, si dhe nuk duhet qe kjo gje te behet rruge qe hytbja te behet pazar. Pra, mund te thuhet se qe t'i flasesh hatibit gjate hytbes lejohet vetem ne raste te nevojshme te pergjithshme dhe jo personale, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 429) Ummu Fatima / Itali / 11-3-2009

Message: selamu alejkum. Desha me dijte per veshjen e grave:
1. A ka synet per ngjyren  e veshjeve te grave per te dal jashte shtepis?
2. dhe si duhet me qen ngjyra ketu ne vendet e kufrit ku jetojm?
Allahu ta shperblefte me xhenet!


/ 20-3-2009

Hixhabi apo mbulesa e gruas muslimane nuk eshte kusht qe te jete me ngjyre te zeze, por kusht eshte qe te mbuloje te gjithe trupin, te jete i gjere, jo i tejdukshem, te mos i ngjaje veshjeve te mosbesimtareve, as veshjeve te burrave, te mos jete zbukurim ne vetvete. Kurse per ngjyren, preferohet ngjyrat e erreta ne pergjithesi, duke marre parasysh edhe zakonet e çdo vendi.

(Pyetja Nr. 428) Anonim / 11-3-2009

Message: selam alejkum. Kisha nje pytje kur i kam heqe qumeshti vajzes bera nieti dhe te gjithe diten nuk e ushqeva me qumesht ne darke vajza mu semure dhe i dhashe qumesht, a ka ndonje trasmetim nese e ke bere njetin tja heqe qumeshti dhe e thyne  ky femije te ha me sy. Allahu ju a shperbleft me xhenet!

/ 14-3-2009

Nuk ka argument per kete gje dhe nuk ka asnje problem qe t'ja nderpresesh qumeshtin e gjirit femijes dhe pastaj t'ja kthesh perseri, aq me teper ne rast nevoje kur femija nuk ha gje tjeter. Ato qe mund te fliten nga gojet e njerezve jane fjale te pabaza dhe te paverteta. Por, kujtojme ketu se kur Allahu thote ne Kuran qe nenat duhet t'u japin qumesht gjiri foshnjeve te tyre dy vjet te plota, kjo eshte me e mira per femijen dhe per shendetin e tij, sepse ushqimi me qumeshtin e nenes i jep femijes imunitet dhe e mban me larg semundjeve gjate jetes se tij. Dhe nuk keshillohet ne asnje rast qe femijes t'i hiqet qumeshti pa arsye bindese dhe serioze, kur behet fjale se mund te demtohet rende shendeti i nenes. Allahu i ruajte femijet e muslimaneve dhe u dhente atyre shendet te plote dhe e befte besimtare te mire e te devotshem!

(Pyetja Nr. 427) Anonim / 11-3-2009

Message:  Selamun alejkum vella.
U zgjova ne mesnat dhe bera dua qe All-llahu te me forcon imanin dhe tme ben nga grat e ndershme dhe te devotshme..bera dua. Dhe rash ne gjum..estakfirullah, psh ne ender nje grumbull njerzish ,u afrova dhe i pyeta se qka jan grumbullu, me than shiko at Tim te zi qe po del nga toka dhe qe e ka mbulu diellin,,,subhanallah, o qfar trishtimi kur e pash at tim te zi. Mora telefonin per ti lajmeru vellaut tim por ne telefon me duali i mallkuari ..dhe ja tani erdh pran ,estakfirullah, ish shum i gjat dhe ne form te b-shortit, nuk e di mu me vinte qe ish dexhalli aman ai nuk e kishta nje sy te verbert, ndonjeher u largojke dhe prap vinte, une mendoja se si ishin kushtet qe te mbrohemi nga dexhalli,,,, fillova te them Kuran te lexoi kuran, aman nuk di shum dhe mbeta, dhe me tha e tash qe nuk dike me shum Kuran,, (,O All-llah sa veshtir), i thash une nuk di Kuran aman une e kam mbrojtes All-llahun, nuk ka mbrojts me te mir se AI. Dhe u largu i mallkuari,,,esakfirullah...
Vella nese mundesh pak tme thoje diq per kete ender qka eshte kjo ender...
All-llahu na meshiroft dhe na i falt gabimet,All-llahu na past nen kujdesin e tij se pa dyshim pa ndihmen e All-llahut ne jemi te humbur.


/ 14-3-2009

Te shohesh dexhalin ne enderr nuk ka interpretim te mire per besimtarin, sepse dexhali eshte armiku i tij, dhe ne enderr ai zakonisht interpretohet per genjeshter dhe gjera te papelqyeshme qe mund te ndodhin, ose tregon per ndonje armik hipokrit qe mund te kesh, por mos u frikeso, sepse ti ke Allahun Mbrojtes, dhe nuk ka per te ndodhur asgje e keqe me lejen e Allahut, por perkundrazi, do ta largosh ate te keqe me mbeshtetjen tek Allahu dhe me afrimin tek Ai me adhurim e dhiker. Allahu eshte i Mbrojtesi me i Mire.

(Pyetja Nr. 426) Abdulaziz / Shkodër / 10-3-2009

Message: eselamu alejkum! A lejohet shitja e pijeve me gaz meqe jane te demshme per shendetin? -A lejohet kopjimi i materialeve nga rruget e paqes ne kompjuterat vetjak per mesim, ngaqe nuk eshte e mundur mesimi ne internet? All-llahu ua shperblefte!

/ 12-3-2009

1. Nese per nje person te caktuar, pijet me gaz shkaktojne dem te sigurte per shkak te organizmit te tij te dobet apo te semure, atij nuk i lejohet t'i pije ato, sepse kjo futet ne temen e çuarjes se vetes ne shkaterrim, gje te cilen Allahu na e ka ndaluar. Kurse per njerezit me shendet te plote, nuk mund te themi se jane haram, sepse haram jane ato qe i ka bere haram Allahu dhe i Derguari i Tij, por mjekesia nuk keshillon per to, sepse demtojne shendetin, dhe nese demtimi i tyre eshte me i madh se dobia e tyre, atehere ndalohen edhe ne Islam, por siç e thame, nuk mund te japim nje gjykim te pergjithshem per ndalimin e tyre, perveç rasteve kur demi eshte i madh dhe i sigurte.

2. Kopjimi i materialeve nga faqja jone dhe nga çdo faqe interneti me qellim perfitimi dhe perdorimi personal te njohurive qe gjenden ne to eshte i lejuar pa asnje lloj problemi inshaAllah.

(Pyetja Nr. 425) Abdullah / Suedi / 10-3-2009

Message: selamu alejkum ue rahmetullah
Une punoj si shofer autobuzi dhe ketu kemi disa karta mujore me te cilat personi mund ta mbushi me para dhe te udhetoje me te, dmth ta beje pagesen me karte, por problemi eshte qe keto karta e kane nje njeri te vizatuar dmth nuk duket ai si njerzit po si njerezit ne filma te vizatuar, kshtu qe si tja bej, a ti perdor keto karta per shitje apo te mos i shes hiq, se une kam mundesine mi thane se sme kane mbet asnje dhe ata detyrohen te shkojne ti blejne tek ni shofer tjeter, ose ne zyre te biletave, edhe pse shoferi duhet ti kete keto me veti?
barak allah fik.


/ 14-3-2009

Nese nuk te sjell probleme mosmbajtja e atyre kartave, atehere mos i mbaj, por ne te kundert, nese te sjellin probleme, atehere mund t'i mbash, e Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 424) Anonim / Kosovë / 9-3-2009

Message: selam alejkum. Kisha keto pytje:
1. Qfar ndodh me at grua muslimane e cila perdhunohet dhe jet shtatzen -gjykimi per femijen e saj.
2. A konsiderohet zina marrdhenja mes ty partnerve (e kom fjalen kur ata jon te pa martuar por nuk kryejn mardhenie organ-organ, por vetem ndonje gjë tjeter)
-ma boni hallall dhe Allahu ju shperbleft.


/ 14-3-2009

1. Femija i gruas qe lind nga perdhunimi i saj, thirret me emrin e nenes dhe jo te babes. Gruaja muslimane qe i ka ndodh diçka e tille, e ka shperblimin per vuajtjet e saj tek Allahu, dhe ajo duhet te drejtohet tek Allahu me kerkim falje e adhurim. Lusim Allahun t'i ruaje grate muslimane nga perdhosja e kafirave apo e kujtdo qofte, dhe te ruaje nderin e muslimaneve dhe fene e tyre!

2. Zinaja (marredheniet e jashteligjshme) eshte me shkalle, me e larta e te cilave eshte kryerja e marredhenieve intime organ me organ, dhe per kete veper, ligji Islam eshte qe vepruesit e saj te vriten me gure deri ne vdekje, nese jane te martuar dhe nese jane beqare, te goditen me 100 shkopinj apo kamxhike. Kurse per hapat paraprake te kesaj, si prekja, puthja, etj, jane mekate dhe kane gjynah te madh, por nuk arrijne deri ne graden e zinase per te cilen zbatohet ligji i percaktuar. Allahu i ruajte muslimanet meshkuj e femra, nga kjo veper e ulet, e pamoralshme dhe shkaterruese te individit, familjes dhe shoqerise ku ai jeton!

(Pyetja Nr. 423) Anonim / 9-3-2009

Message: selam alejkum. A i lejohet motres myslimane te beje imam, sepse kur kam pyetur me kane thene se selefit e lejon kete gje ndersa hanefit e ndalojne dhe te dyja palet kane argumentet e tyre?

/ 12-3-2009

Ne fetvane nr. 7328, te Komisionit te perhershem te fetvave, ne Saudi, thuhet: "I lejohet gruas qe te behet imame e grave ne namaz, por ajo duhet te qendroje ne mes te tyre dhe jo te dale para, e nese eshte vetem nje grua tjeter qe falet me te, duhet te qendroje nga e djathta e asaj qe behet imame."

(Pyetja Nr. 422) Anonim / Suedi / 9-3-2009

Message: Eshte nje bank qe nese nje person behet anetar i saj dmth qe sa her dergon te holla neper vende te ndryshme ose blen euro sipas bonusit ka zbritje, cka na keshilloni per kete a lejohet?

/ 12-3-2009

Bashkepunimi me banken qe punon me fajde dhe anetaresimi tek ajo nuk lejohet, sepse kjo eshte ndihmese ne te ndaluar, dhe Allahu ka ndaluar nga kjo gje. Sa me larg bankave qe punojne me fajde dhe sa me larg bashkepunimit me to.

(Pyetja Nr. 421) Anonim / 9-3-2009

Message: eselamu alejkum
E kisha nje pyetje: Si duhet te vishen vajzat para babait apo vellai kur ndodhen ne shtepi?


/ 12-3-2009

Para babait, vellezerve dhe grave te tjera muslimane, gruas i lejohet te zbuloje ato pjese te trupit qe zakonisht pranojne zbukurim, siç jane floket, gusha, duart, parakrahet, kerciqet e kembeve. Argument per kete eshte fjala e Allahut: "Dhe te mos ua zbulojne stolite e tyre askujt tjeter perveç femijeve te tyre, prinderve te tyre ..." [En Nur, 31]. Kete koment ka bere shejh Meshur Hasen, kur eshte pyetur per kufijte e aurtit te gruas para grave te tjera dhe para mahrameve te saj (babait, vellait, etj).

(Pyetja Nr. 420) Anonim / Suedi / 8-3-2009

Message: Deshta te lidhem me pytjen 415, ka qen nje vella ne nje vend musafir kur erdhi koha e namazit te akshmait ai e udheheqi namazin ne ate banes, pas namazit menjeher shkuan bashkarisht te nje vella kojshi (shtepin te gjitur, fqinje), por aty kishte qen nje grup qe u pregaditen me fal namazin, por kur e shikuan kete djal dhe e detyruan ai te behet udheheq ne namazin e akshamit pershkak se asnjeri prej tyre nuk dijn ta falin namazin pasi jane fillestar, dmth ky dy her e kishte fal namazin e akshamit, dhe ky kerkon nje keshill se a lejohet namazi tre rekateve te numrohet si nafile per kete rast nuk ka njohuri?

/ 12-3-2009

Eshte pyetur shejh Iben Uthejmin ne lidhje me ate person qe e ka fal namazin e akshamit dhe e fal perseri ate namaz me nje tjeter qe vjen me vonese ne xhami, se a duhet te fale vetem dy rekate apo te plotesoje nje rekat te katert, sepse nuk ka namaz nafile me tre rekate, dhe shejh Iben Uthejmin u pergjigj se ai duhet te fale namazin e akshamit ashtu si eshte me tre rekate, pa hequr dhe pa shtuar asnje rekat, sepse ne hadith nuk behet ndonje perjashtim per namazin e akshamit apo per ndonje namaz tjeter. [Takimi i temes se lire, kaseta nr. 169].

(Pyetja Nr. 419) Anonim / 8-3-2009

Message: es-selamu alejkum cfar gjykimi ka mos bashkimi i kembeve ne namazin me xhemat?

/ 12-3-2009

Bashkimi i kembeve me shokun perbri ne namaz eshte per plotesimit te namazit dhe suneteve te tij, kurse lenia e kesaj eshte ne kundershtim me sunetin dhe me urdhrin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Njerezit qe nuk e dine kete gje, duhen mesuar, kurse ata qe e dine dhe e kundershtojne me vetedije, marrin gjynahe.

(Pyetja Nr. 418) Khatab / Shqipëri / 8-3-2009

Message: Es selamu alejkum. All-llahu ju shperblefte per mundin qe jepni. Kisha nje pyetje ne lidhje me depozitimin e lekeve ne banke. Kam depozituar nje shume lekesh ne banke per nje arsye qe me doli dhe ishte e domosdoshme. E verteta eshte se i kam lene ato ne ruajtje e cila perjashton mundesine e ribase.Dmth e kam qartesuar kete gje me sipermarresit e bankes dhe ata kane rene dakort ti depozitoj pa te drejte kamate. Porse shikoj qe jam me i qete qe i kam aty se sa ne shtepi per faktin se shume na degjojne veshet prej vjedhjeve dhe grabitjeve neper banesa. Pyetja eshte: edhe pse jam i sigurte prej ribase a mund ti mbaj keto leke ne banke apo me mire me i terhequr?

/ 8-3-2009

Per mosdepozitimin e pareve ne banke ka dy ndalesa kryesore: fajdet bankare dhe ndihmesa e bankes ne thyerje te urdhrit te Allahut. Pra, edhe nese ti nuk merr fajde prej bankes, ti e ndihmon ate me depozitimin e pareve ne te, dhe kjo nuk lejohet, sepse paret e tua perdoren nga banka ne menyra te palejuara, prej te cilave eshte edhe kamata. Ndoshta zgjidhja me e mire do te ishin kutite bankare, qe ndodhen ne disa banka dhe te cilat mund te rezervohen me pagese, dhe aty mund te futesh para apo gjera te tjera me vlere, pa nderhyre banka ne perdorimin e tyre, por duke i ruajtur si amanet, edhe pse me pagese. Lusim Allahun ta sjelle ate dite kur muslimanet t'i vendosin paret e tyre per investime ne bankat Islame te verteta, qe nuk i punojne me haram dhe nuk e hane haramin!

(Pyetja Nr. 417) Anonim / 7-3-2009

Message: esselamu alejkum!

1. Cili eshte mendimi me i sakte i dijetereve per berjen e fotografive me aparat fotografik? Po berja e tyre me celular dhe mbajtja e tyre ne te apo ne disk kompjuteri, a lejohet?

2. Me sa di une (me kane thene, nuk e kam lexuar vete) per lehonine ekzistojne 2 mendime dijetaresh: disa thone qe nese rrjedhja e gjakut vazhdon me teper se 40 dite femra duhet te falet, kurse mendimi tjeter eshte se nese femres i vazhdon rrjedhja e gjakut, ajo mund te konsiderohet lehone deri ne 60 dite, dhe cfare duhet te beje ajo moter e cila pas lindjes se femijes ka pasur rrjedhje gjaku per 2 muaj dhe ajo gjate ketyre 2 muajve nuk eshte falur? A e ka obligim ti fale ato namaze qe i ka lene pa falur?

/ 12-3-2009

1. Berja e fotografive nuk lejohet me asnje lloj aparati, perveç ne rast nevoje te domosdoshm. Kjo eshte me e sakta ne kete çeshtje, e Allahu e di me mire.

2. Mendimi i shumices se dijetareve, sipas se cilit gjykohet edhe nga dijetaret e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, eshte se koha me e gjate e gjakut te lehonise eshte 40 dite, dhe nese del gjak pas kesaj kohe, ai eshte gjak menstruacionesh ose istihada. Ajo grua qe ka pasur rrjedhje gjaku edhe pas 40 ditesh, duhet te dalloje se pari nese eshte gjak menstruacionesh apo gjak istihada, dhe kete e dallon nga ngjyra dhe era e gjakut, si dhe nga dhimbjet e barkut qe ka zakonisht gjate menstruacioneve. Ne kohen kur gjaku ka qene gjak menstruacionesh, nuk ka obligim te fale ndonje namaz te lene ne ate kohe, por nese gjaku ka qene istihada, me ngjyre te kuqe dhe jo si ai i zakoneve, atehere duhet te fale ato namaze qe nuk i ka falur gjate asaj kohe. Kurse per gruan qe eshte me istihada, dmth qe i del gjak pas mbarimit te zakoneve dhe qe nuk eshte gjak zakonesh, rregulli per te eshte qe te lahet pas zakoneve dhe pastaj te marre abdes per çdo namaz, ne kohen kur rrjedh gjak istihada.

Permendim ketu edhe nje fjale te Iben Tejmijes, Allahu e meshirofte, i cili thote se nuk ka kufi per periudhem me te gjate qe zgjat lehonia, qofte 40, 60, apo 70 dite, por ajo qe e percakton kete eshte ngjyra dhe cilesia e gjakut qe del pas 40 diteve. Nese ai eshte i njejte si gjaku i lehonise, atehere vazhdon te jete lehoni dhe nese ka ndryshuar ngjyre apo ere, atehere eshte gjak tjeter, siç e sqaruam me siper. Dhe ky mendojme se eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje, e Allahu e di me mire. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te pejgamberin tone, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 416) Muhamedi / CH / 7-3-2009

Message:  Selamun Alejkum
Dua te dij rreth ketij hadithit cfar grade ka, dhe nese eshte sahih per cka behet fjale ne kete hadith, pasi qe Njerzit e medhhebit hanefij` i luftojn sunnetlit per formen e ngritjes se duarve gjate namazit me kete hadith (kinse beni levizje ne namaz etj)!?
Abdullah ibn Kutejbe transmeton nga Xhabir ibn Semrete r.a. se ka thënë: “Një ditë Pejgamberi a.s. erdhi në mesin tonë dhe ka thënë: “Çka keni, ju shoh duke i lëvizur krahët në namaz sikur t’ishin duart tuaja bishta të kuajve kryeneçë. Qetësohuni në namaz”.
(Muslimi, vol. 1, hadithi 181, I’lau sunen vol. 3, fq. 43).


/ 12-3-2009

Me kete hadith jane argumentuar disa prej dijetareve fanatik te medhhebit hanefi, por ai nuk eshte argument per ate qe duan te argumentojne ata, dmth per ngritjen e duarve kur bie ne ruku dhe kur ngrihesh nga rukuja, sepse ky hadith ka disa transmetime, me bashkimin e te cilave mesohet shkaku i thenies se tij dhe se çfare eshte per qellim me te, perndryshe i bie qe kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) te kundershtoje veten e tij kur ngrinte duar kur binte ne ruku dhe kur ngrihej prej saj, siç kane ardhur hadithe te shumta e te sakta. Hadithi qe permendet ne pyetje ka per qellim disa njerez te caktuar, ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), te cilet ishin duke u falur me te, apo te cilit pejgamberi i gjeti duke u falur, (dy transmetime te ndryshme), dhe ata i mbanin duart e tyre ngritur dhe duke bere me shenje nga ana qe jepnin selamin ne namaz, kur jepnin selam nga ana e djathte, i ngrinin duart dhe i drejtonin nga e djathta dhe kur jepnin selam nga e majta, i ngrinin duart dhe i drejtonin nga e majta, kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ndaloi nga kjo gje, dhe u tha: "Qetesohuni ne namaz! Mjafton qe ju te vendosni duart tuaja mbi kofshe (gjunje) dhe te jepni vellezerve tuaj nga e djathta dhe nga e majta" -Kurse ne nje transmetim tjeter thote: "Kur dikush te jape selam ne namaz, te kthehet nga shoku i tij (djathtas dhe majtas) dhe te mos beje shenje me doren e tij." Imam Neveviu, ne sqarimin e ketij hadithi ne Sahihun e Muslimit, ka folur ashper kunder atyre hanefive qe argumentohen me kete hadith per ndalimin nga ngritja e duarve kur bie ne ruku dhe kur ngrihesh prej saj, si dhe i ka kthyer pergjigje te forte duke i permendur te gjitha rruget e hadithit dhe historine e plote te tij. Prandaj, kush deshiron hakun, le te kthehet dhe te lexoje fjalet e dijetareve ne lidhje me kete çeshtje dhe me çdo çeshtje tjeter. Edhe shejh Albani nuk ka qene i kursyer per t'ju kundervene atyre hanefive qe argumentohen me kete hadith per ngritjen e duarve ne ruku, ne librin: "Mishkatul Mesabih" 3/30-40].

(Pyetja Nr. 415) Anonim / 6-3-2009

Message: selamun alejkum, kisha nje pyetje: "nje vella mbasi u fal me xhemat shkon dhe behet xhemat me nje vella musliman i cili sapo filloi te fale namaz, mbasi mbaruam ne, ngaqe erdhi me vonese dhe ky vellai u argumentua me nje hadith ku profeti i tha sahabeve kush do te marre sevap nje deve e te falesh  me ate person qe kishte ardhur me vonese "Me sa di une, ai person ne hadith u be imam kurse ky vellai yne u be xhemat. Doja nje pergjigje, Allahu ju shperblefte.

/ 12-3-2009

Eshte percjelle hadith i sakte ku thuhet se nje burre hyri ne xhami, nderkohe qe Pejgamberi dhe shoket e tij e kishin perfunduar namazin me xhemat. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: "Kush do i jape sadaka ketij duke u falur me te?" -Ne nje transmetim tjeter thote: "A ka ndonje qe deshiron t'i jape sadaka ketij duke u falur me te?" -Atehere u ngrit nje burre dhe u fal bashke me te." [Hadithin e ka nxjerre Ahmedi, Tirmidhiu, etj. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih]. Me kete hadith argumentohen ata dijetare qe thone se formimi i xhematit te dyte ne te njejten xhami eshte e lejuar, dhe ky eshte nje argument i forte per fjalen e tyre, megjithese shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ka thene nje fjale te qelluar ne lidhje me kete çeshtje: Nese formimi i dy xhemateve perseritet gjithnje ne te njejten xhami, kjo gje eshte bidat, dhe nese ndodh ndonjehere ne menyre te paqellimte dhe qe nuk eshte bere rruge, atehere lejohet, dhe argument eshte ky hadith si dhe transmetimet e ardhura nga disa prej sahabeve qe kane hyre ne xhami pasi ka mbaruar namazi me imam dhe jane falur me xhemat.

Kurse ne lidhje me pyetjen, kur vjen dikush ne xhami dhe namazi me imamin e xhamise ka mbaruar, atehere lejohet qe dikush prej atyre qe e ka falur xhematit te ngrihet dhe te falet me te, dhe imam behet ai qe di me shume Kuran prej tyre, sipas rregullave ne caktimin e imamit. Ne hadith nuk permendet se kush te behet imam dhe kush xhemat, por kjo perfitohet nga hadithe te tjera ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: "Njerezit i prin ne namaz ai qe di me shume Kuran prej tyre." Gjithashtu, dijetaret thone se lejohet qe ai i cili fal namaz farz te jete imam i atij qe fal nafile dhe ai qe fal nafile lejohet te jete imam i atij qe fal farz, dhe secili ka nijetin e vet. Kjo eshte edhe pergjigja qe ka dhene shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ne lidhje me kete pyetje. [http://www.arabsdurra.com/vb/showthread.php?t=4680 - shkeputur nga nje kasete prej ligjeratave me titull "Takimi mujor", me shejh Iben Uthejmin.]

(Pyetja Nr. 414) Ebu Ammar / Maqedoni / 5-3-2009

Message:  Esselamu alejkum.
Desha të bëjë nji pyetje se a janë hadith fjalët e mëposhtme e nëse janë, në çfarë shkalle është ky hadith:
''DEXHALLI NUK DO TË OPERON (VEPRON) NË MËNYRË KLANDENSTINE. POR AI DO TË VJEN NGA LINDJA (HORASANI-AFGANISTANI) DHE DO TI THËRAS NJERËZIT NË ISLAM, KURSE NJERËZIT DO TI PËRGJIGJEN. KY DO TË VAZHDON NË KËTË MËNYRË DERISA TË ARRIJ NË KUFA (irak) KU AI ATY DO TË BËNË DAVETIN E TIJ MA TË MADH NË FE (do të thirr në hakk) DUKE THIRR NË KUR'AN DHE SUNNET. NJERËZIT DO TA NDJEKIN NË KËTË, DHE AI DO TI URDHËRON NJERËZIT QË TA NDJEKIN KUR'ANIN DHE SUNNETIN. PASTAJ AI DO TË PROKLAMOHET DHE DO TË BËHET PROFET. KJO DO TI ALARMON (turbullon) NJERËZIT DHE DO TË PËRÇAHEN. PAS NJI KOHE AI DO TË PROKLAMOHET DHE DO TË THOTË: ''UN JAM ALLAHU''. NJËRI SY I TIJ DO TË QORROHET, POASHTU EDHE NJËRI VESH DO TI PRITET, KURSE MIDIS SYVE TË TIJ DO TI SHKRUHET : ''KAFIR''. DHE KJO DO TË JET ASHIQARE (do ta vëren) TE ÇDO MUSLIMAN I CILI KA SA NJI KOKËRR MELI IMAN DHE ATA DO TË NDAHEN NGA AI'' Jezakumullahi khajr.


/ 8-3-2009

Nuk kam gjetur hadith me kete tekst.

(Pyetja Nr. 413) Anonim / 5-3-2009

Message: selamu alejkum
Allahu ju shperblefte per punen amin !
Kam nje pyetje: A lejohet te dahet pagesa e internetit, psh ni vlla i cili banon ne te njejtin vend aj eshte abonent i internetit dhe une me te njejten adres muje te hyje ne shtepin time, siq kam degjuar qe kjo e dobeson rrjetin pasi qe jemi dy qe e perdorim nje internet, por alejohet kjo me sheriat ? qe ne te dajme netin pa lejen e firmes e cila eshte pronare e abonentit?


/ 8-3-2009

Nuk ka ndalese per kete gje, perveç nese shoqeria furnizuese me internet e ndalon kete gje ne kontraten e lidhur me te. Ne kete rast, nuk lejohet veçse me lejen e asaj shoqerie. Por zakonisht, keto shoqeri nuk e ndalojne nje gje te tille, sepse atyre nuk u shkaktohet ndonje dem prej kesaj, por personi qe e ka marre internetin prej tyre do t'i ulet shpejtesia e tij.

(Pyetja Nr. 412) Abdulaziz / Shkodër / 3-3-2009

Message: esselamu alejkum! Si qendron puna me nje vlla i cili sa here qe dyshon se ka dale nga islami, per shkak te teprimit duke qeshur me disa gjera te islamit [pa i mohuar ato, thjesht per humor], thote shehadetin per siguri duke menduar se ndoshta ka dale nga islami! All-llahu jua shperblefte!

/ 8-3-2009

Ky vella duhet te kete kujdes dhe te kete frike Allahun, e te mos tallet apo te beje shaka me gjerat e fese, sepse kjo eshte tallje me Allahun dhe kufer (dalje nga Islami). Allahu i Madheruar thote: "Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar." [Et Teube, 65-66]. Pra, ky vella te pendohet tek Allahu dhe te mos e perserise kurre me kete gje. Lusim Allahun te na mos na vdese veçse duke qene muslimane dhe ne bindje ndaj Tij!

(Pyetja Nr. 411) Emine / Itali / 2-3-2009

Message: selam alejkum. Desha te  dija nese une munde ti ve kusht burrit tim te mos me beje ortake, sepse para se tu martoja nuk isha ne fe dhe nuk kisha dije rreth fese?

/ 8-3-2009

E kemi permendur edhe me pare qe vendosja e kushtit nga gruaja per mosmartese te burrit me grua tjeter eshte e lejuar dhe duhet te mbahet si kusht nga ana e burrit, dhe nese ai e shkel ate, i gruaja ka te drejte te kerkoje divorcin. Nga argumente per lejimin e kesaj eshte edhe hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ndaloi Aliun (radiallahu anhu) qe te martohej me grua tjeter perveç Fatimes kur ajo ishte gjalle, per shkak te xhelozise se madhe qe kishte Fatimja (radiallahu anha) dhe se martesa e burrit te saj me grua tjeter, ishte nje sprove e madhe per te qe nuk e mbante dot. Kjo histori eshte transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi. Kurse ne rastin tuaj, kur nuk keni qene te kapur per fene dhe nuk keni pasur dije rreth kesaj çeshtje, ka qene detyre e burrit tuaj qe t'ua sqaronte ate, dhe pernderisa diçka e tille nuk eshte bere, atehere mendoj se lejohet kushtezimi per mosmartese me grua tjeter, tashme qe e ke marre vesh kete gje, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 410) Meriem / Itali / 2-3-2009

Message: BismiLlahi arRahmanni arRahim,
Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
N.q.s. nje student te cilin e mbajne me te ardhura prinderit, ka nje shume parash te ruajtura te cilat nuk i perdor, por i ka per rast nevoje, a i behet atij detyrim pagesa e zekatit te mallit?
Allahu ju shperblefte me te mira!


/ 8-3-2009

Per obligueshmerine e nxjerrjes se zekatit ka dy kushte kryesore: te plotesohet sasia e caktuar e parave per te cilat zekati behet i detyrueshem (nisab), dhe kjo pasuri qe e ka plotesuar sasine, duhet te qendroje nje vit ne doren e poseduesit te saj, dhe n.q.s. ajo pasuri ka zbritur nga nisabi pas nje viti nga plotesimi i tij, atehere nuk eshte i detyrueshem zekati i saj. Nisabi i pasurise ne ar eshte 85 gram ar, kurse ne argjend eshte 595 gram argjend. Nese pasuria e dikush arrin vleren monetare te 85 gram ar apo 595 gram argjend, dhe kesaj pasurie i kalon nje vit i plote nga plotesimi i nisabit, atehere behet i detyrueshem zekati, dmth nxjerrja e 2.5 % te pasurise dhe i jepet atyre personave qe u takon zekati, te cilet i ka permendur Allahu ne suren Teube, ajeti 60.

(Pyetja Nr. 409) Eri / Tiranë / 1-3-2009

Message: Eselamu alejkum. A lejohet marja pjese ne votimet ketu ne Shqiperi? Thuhet se imam albani, bin bazi, iben uthejmin, e ka leju, a eshte e vetete?

/ 8-3-2009

Nuk lejohet marrja pjese ne votime ne Shqiperi dhe nuk eshte e vertete se dijetaret e permendur ne pyetje e kane lejuar kete gje, por ajo qe kane lejuar eshte marrja pjese ne votime, ne vendet muslimane, ne pergjithesi arabe, si ne Arabine Saudite etj. Kurse shejh Albani eshte nga ata qe kundershtojne me shume ne kete pike dhe nuk e lejon veçse ne rastin kur vihen ne pikepyetje interesat e muslimaneve dhe te te fese se tyre, atehere muslimanet duhet te votojne per ate qe mendojne se eshte me i mire per ta, ne menyre qe te mos e marre vendin ai qe eshte me i keq. Por kjo fjale behet per vendet muslimane, ku ligjet e shtetit jane ne pergjithesi te mbeshtetura ne sheriatin Islam. Kur pyetem disa prej nxenesve te shejh Albanit ketu ne Jordani, ne lidhje me zgjedhjet ne Kosove, nje vit me pare, ata thane se mund te votohet per me te mirin, qe te mos i marrin jomuslimanet postet e shtetit, dhe se kete duhet ta percaktonin njerezit me dije nga vete Kosova, dhe siç e kemi publikuar me pare ne kete forum, shumica e njerezve me dije dhe talebeve prej Kosove, ishin te mendimit se votimi nuk kishte ndonje interes qe mund te permendet per muslimanet, dhe keshtu qe ata rane ne mendimin per mosvotim. Kurse ne Shqiperi as qe diskutohet qe marrja pjese ne votime nuk ka asnje dobi apo interes per muslimanet, keshtu qe duhet qendruar ne rregullin e pergjithshem te mosmarrjes pjese ne votime dhe ne mosperkrahjen e ligjeve qe nuk jane ligje te sheriatit Islam. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 408) Anonim / 1-3-2009

Message: Selam ajekym. Kisha kete pytje: Nese personi nuk mundet qe pasurine tij (leket) ti mbaje ne shtepi per arsye sigurimi, a i lejohet atij qe ti bmyll ne banke kur dihet se banka punon me kamate? Nese lejohet nje gje e tille, atehere cfare mund te behet me perqindjen qe te jep banka ta marresh apo t'ua lesh atye?

/ 7-3-2009

Vendosja e te hollave ne banke qe punon me kamate nuk lejohet ne asnje menyre, qofte edhe per ruajtjen e tyre. Nese ndokush ka futur te holla ne banke nga padija apo per ndonje arsye tjeter dhe atij i takon te marre prej kamates se bankes, ta marre ate dhe te mos ja lere bankes, por ta shperndaje ne rruge te hajrit, pa pritur ndonje shperblim si lemoshe, por vetem per te larguar medoemos haramin nga pasuria e tij, ne menyre qe te mos e perzieje hallallin me haramin dhe si rrjedhoje te ike bereqeti i pasurise. Disa prej dijetareve bashkekohore, si shejh Iben Bazi, etj, e kane lejuar vendosjen e parave ne banke ne rast domosdoshmerie kur humbja e tyre eshte e sigurte nese nuk vendosen ne banke. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. [Shiko: Fetava te Iben Bazit, 4/30, 311].

(Pyetja Nr. 407) Abdullah / Londër / 28-2-2009

Message: A jane esharite prej grupeve te humbura? Allahu te shperblefte.

/ 28-2-2009

Shume dijetare te menhexhit selefi i kane radhitur esharite ne mesin e grupeve te humbura prej mutezilive, xhehmive, muxhesimive, keramitave, etj. Kurse te tjere kane thene se ata jane te humbur ne ato gjera qe kundershtojne rrugen e selefeve, si ne temen e atributeve te Allahut, kurse ne ato tema qe perputhem me rrugen e ehli sunetit, jane prej ehli sunetit. Duhet pasur parasysh se ka dallim mes atij qe e ndjek me bindje dhe vetedije rrugen e esharive dhe atij qe perputhet me ta ne nje çeshtje te caktuar me perpjekjen e vet, apo nga injoranca, sigurisht qe ky nuk eshte prej esharive, por mund te thuhet se ka gabuar ne kete pike te caktuar, dhe duhet te kthehet ne rrugen e ehli sunetit. Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje ndjekjen e saj, dhe te na beje qe ta shohim te paverteten per te pavertete dhe te na mundesoje largimin prej saj!

(Pyetja Nr. 406) Anonim / 27-2-2009

Message: Selamun alejkum.
E pata veç kete pyetje: Çfare denimi kane homoseksualet sipas sheriatit islam?


/ 28-2-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kedo qe gjeni duke bere si vepra e popullit te Lutit, vritini qe te dy!" [Hadith i sakte. E ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu, Iben Maxheh, etj.] Pra, gjykimi per homoseksualet eshte qe te vriten, por menyra e vrasjes eshte pike mospajtimi ne mesin e dijetareve. Disa thone se duhet te vriten me gure njesoj si i martuari qe ben imoralitet, kurse te tjere thone qe te vriten me menyra tjera, por e rendesishme qe te vriten, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 405) Abdulaziz / Shkodër / 25-2-2009

Message: Esselamu alejkum vlla! Deshta me te pyt ne lidhje me imagjinimin e te ardhmes, duke e deshiruar ate qe imagjinon, qe a lejohet nje dicka e tille? Po ruajtja nga kapja e syrit, a behet vetem per gjerat e bukura apo per çdo gje, sepse ka prej atyre qe mundohen ti shemtojne gjerat per te mos ia kapur syri?

/ 21-2-2009

Pjesa e pare e pyetjes nuk eshte e qarte.

Ibnul Kajim, ne librin "Zadul Miad", ka permdur se Uthmani (radiallahu anhu) pa nje femije te lezetshem (te bukur) dhe tha: "Nxijani gropat e faqeve (qe behen kur qesh)!" ... [Mexhmuu Fetava ue Rasail, 9/171]. Pra, nuk ka ndalese qe t'a lyesh fytyren e femijes me ngjyre te zeze nese ke frike nga marrja mesysh, por nuk duhen harruar hadithet ku Pejgamberi na ka mesuar se duhet te kerkojme mbrojtje nga Allahu per kete gje, te lexojme suret "El Felek" dhe "En Nas" dhe t'ja lexojme ato femijeve sa me shpesh. Nuk duhet harruar se gjithçka ndodh me lejen e Allahut dhe asgje nuk ndodh pa lejen e Tij, keshtu qe frika nuk duhet t'i kaloje kufijte e saj, gje e cila kalon ne dobesim te besimit dhe te mbeshtetjes tek Allahu. Lexoi femijes Kuran dhe lutju Allahut ta begatoje, dhe Allahu e ka ne Dore ruajtjen e tij dhe gjithçka, asgje nuk del nga Vullneti i Tij.

(Pyetja Nr. 404) Xhevdet / Londër / 24-2-2009

Message: Eselamu alejkum:
Pyetja: Une e dij se kur hyn ne xhami duhet te falen 2 rekate, por nje vlla me tha se ne kohen e akshamit e te sabahut nuk bene, se une vazhdova te fale dy rekate sa u futa ne xhami, e kohe per tu thirrur ezani i akkshamit kish 5-6 minuta. Nese mundni na argumentoni nese nuk bene per te falur dy rekat kur futesh ne xhami ne kohe te akshamit e te sabahut. Allahu jua shperblefte.


/ 28-2-2009

Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se dy rekatet per xhamine lejohet te falen edhe ne kohet ne te cilat ndalohet namazi vullnetar: kur lind djelli, kur eshte ne kupen e qiellit dhe kur perendon. Ndalimi nga namazi ne keto tre kohe, eshte per namazet vullnetare dhe jo per namazet me shkak, siç eshte falja e namazit farz te vonuar, apo falja e dy rekateve per xhamine. Pra, ne rastin tend, duhet te falesh dy rekate per xhamine kur hyn ne te, qofte nese eshte thirrur ezani i akshamit apo jo. Argument per kete perfundim eshte bashkimi i haditheve te ardhura ne kete teme, te atyre qe e ndalojne namazin ne keto tre kohe, dhe te atyre qe urdherojne per faljen e dy rekateve te xhamise dhe te namazit farz kur e ke harruar apo ke fjetur dhe je zgjuar me vonese. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 403) Adriatik / Shqipëri / 23-2-2009

Message: Eselemu alejkum. Desha te pyes ne lidhje me sigurimin e personave  ne sigurimet shoqerore, si eshte puna e  tyre dha a lejohet me u sigurue, per arsye se shteti Shqipetar nuk te len ne pune pa u sigurue? Ndoshta eshte diskutuar me pare kjo teme, por une nuk di gje.

/ 28-2-2009

Gjykimi i pergjithshem per sigurimet e llojeve te ndryshme, qofte per shendetin, per makinen, per pronat, per tregtine, etj, eshte ndalimi, sepse ato permbajne rrezik te paparashikuar dhe mosdije per ate qe do te ndodhe; shoqeria e sigurimit mund te marre perqindje vjetore nga personat apo pronat qe sigurohen tek ajo, dhe te mos paguaje asgje per shkak te mosndodhjes se asnje aksidenti apo fatkeqesi dhe keshtu qe fiton padrejtesisht. Por edhe mund te paguaje shuma te medha qe nuk i ka marre nga njer person apo prone e siguaruar, dhe keshtu qe humb. Pra humbja dhe fitimi ne keto shoqeri eshte i paditur dhe ne rrezik, njesoj si bixhozi, ose si kamata, prandaj sigurimet jane ndaluara ne Islam. Per kete gjykim jane nxjerre shume fetva nga Komisioni i perhershem i fetvave dhe nga dijetare te ndryshem bashkekohore, dhe kjo vlen per muslimanet ne vendet muslimane dhe per ata qe jane ne vende jomuslimane. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 402) Enesi / Itali / 21-2-2009

Message: selam alejkum. Vella i nderuar, kam ndegjuar se Zoti ka krijuar vetem kater gjera me doren e tij, cilat jane ato dhe si jane krijuar te tjerat dhe qysh, nese me lejohet ta shtroji kete pytje?

/ 28-2-2009

Kane ardhur disa transmetime ne lidhje me gjerat qe Allahu i ka krijuar apo i ka bere me doren e Tij, por i sakte eshte vetem hadithi ku thuhet: "Allahu e ka krijuar Ademin me Doren e Tij dhe e ka shkruar Teuratin me Doren e Tij." ["Shkurtimi i librit "el Uluu", te Dhehebiut, nga shejh Albani, f. 75]. Po keshtu, kane ardhur transmetime se Allahu e ka mbjelle xhenetin me Doren e Tij dhe i ka shkruar Fletushkat (e Ibrahimit dhe Musait) me Doren e Tij, por keto transmetime jane te dobeta.

(Pyetja Nr. 401) Eri / Tiranë / 20-2-2009

Message: Ne xhihadin farz ajn, a eshte prej kushteve khalifi muslisman apo udheheqsi i nje shteti per te bere  kete lloje xhihadi, dhe ngritja flamurit a eshte prej kushteve?

/ 21-2-2009

Shumica e dijetareve jane te mendimit se ne xhihadin per mbrojtjen e vendit kur sulmon armiku, nuk eshte kusht leja e imamit apo ekzistenca e tij, por duhet marre parasysh peshimi i demeve dhe dobive, ne menyre qe te mos shkaktohet dem me i madh, si dhe duhet te luftohet nen flamurin e teuhidit (njesimit te Allahut dhe fese Islame). Per domethenien e xhihadit dhe gjykimin e tij, lexoni ketu.

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.