Kurani i Lartë

Shkëputur nga libri "Minhaxhu el Muslim"
Autor: Ebu Bekër el Xhezairi
Përktheu: Bledar Albani

 

Muslimani beson se Kurani i Shenjtë është Libri i Allahut të cilin ia ka shpallur krijesës së Tij më të mirë dhe Pejgamberit të Tij më të zgjedhur, të Dërguarit tonë, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ashtu siç ka zbritur edhe Librat e tjerë tek të Dërguarit e mëparshëm. Kurani i abrogoi të gjitha dispozitat e vendosura në Librat qiellorë të mëparshëm, ashtu si dhe me profetësinë e atij të cilit iu shpall ai (Kurani), u vulos çdo profetësi e mëparshme.

Kurani është Libri gjithpërfshirës i legjislacionit më të madh Hyjnor, për zbatuesin e të cilit, Zbritësi i tij ka garantuar lumturi në të dyja jetët, ndërsa atë i cili i kthen shpinën atyre, Ai e ka kërcënuar me mjerim në të dyja botët.
Ai është libri i vetëm për të cilin Allahu ka garantuar paprekshmërinë, ruajtjen nga të shtuarit apo të pakësuarit prej tij, ndryshimin apo shtremërimin e tij dhe mbetjen e tij në tokë deri sa ta ngrejë atë në fund të jetës në këtë botë.
Për të gjitha këto kemi argument nga tekstet Hyjnore dhe nga logjika e shëndoshë:

Argumentet nga tekstet Hyjnore:

1. Allahu i Lartësuar thotë: “I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai i Cili zbriti Kriterin e së Vërtetës (Kuranin) te robi i Tij (Muhamedi), që të jetë këshillues për të gjitha botët!” [El Furkan: 1].
“Ne tė tregojmė ty tregimet mė tė mira me anė tė shpalljes sė kėtij Kurani, edhe pse para kėsaj (shpalljeje) ti ishe prej atyre qė nuk dinin asgjė pėr tė.” [Jusuf: 3].

“Ne tė kemi zbritur ty Librin me tė vėrtetėn me qėllim qė tė gjykosh mes njerėzve me atė qė tė ka shpallur Allahu, ndaj mos kėrko falje pėr tė pabesėt!” [En Nisa: 105].
“O ithtarė tė Librave tė parė (ēifutė e tė krishterė)! Tashmė ka ardhur te ju i Dėrguari Ynė (Muhamedi). Ai u sqaron juve shumė prej atyre qė ju i fshihnit prej Librit dhe i kalon shumė tė tjera. Vėrtet qė ju ka ardhur nga Allahu Dritė (Muhamedi) dhe Libėr i qartė (Kurani). Me anė tė tij Allahu udhėzon tė gjithė ata tė cilėt kėrkojnė Kėnaqėsinė e Tij drejt rrugėve tė paqes dhe Ai i nxjerr ata nga errėsira nė dritė me Vullnetin e Tij dhe i udhėzon nė Rrugėn e Drejtė.” [El Maide: 15-16].

“Kushdo qė ndjek Udhėzimin Tim, nuk do tė humbė, as nuk do tė bjerė nė mjerim e skamje. Por kushdo qė i kthen shpinėn Mesazhit Tim, padyshim qė pėr tė do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė Ditėn e Kijametit do ta ringjallim atė tė verbėr.” [Taha: 123-124].
“Dhe ai ėshtė njė Libėr i nderuar dhe i vlerėsuar. Nuk hyn gėnjeshtra nė tė as nga para dhe as nga prapa: ai ėshtė i zbritur nga mė i Urti dhe mė i Denji pėr tė gjitha lavdėrimet.” [Fusilet: 42].
“Vėrtet qė Ne e kemi zbritur Pėrkujtimin (Kuranin) dhe padyshim se Ne jemi Gjithėruajtės tė tij.” [El Hixhr: 9].

2. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të cilit i është shpallur Kurani, ka thënë: “Vërtet që mua më është dhënë Kurani dhe një i ngjashëm si ai bashkë me të.”[1]
Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”[2]
“Zilia nuk lejohet veēse nė dy gjėra: pėr atė burrė tė cilit Allahu i ka dhėnė Kuranin (e ka mėsuar atė) dhe ai e lexon atė ditė e natė dhe pėr atė burrė tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri dhe ai e shpenzon atė (jep lėmoshė pėr Hir tė Allahut) ditė e natė.”[3]
“Cdokujt prej pejgamberėve i janė dhėnė mrekulli me tė cilat njerėzit nuk kishin tjetėr veēse tė besonin, ndėrsa ajo qė mė ėshtė dhėnė mua ėshtė shpallje tė cilėn ma shpall Allahu dhe unė shpresoj tė kem mė shumė pasues se tė gjithė ata, nė Ditėn e Gjykimit.”[4]

3. Besimi i biljona muslimanëve se Kurani është Libri i Allahut dhe shpallja e Tij të cilën ia ka shpallur të Dërguarit të Tij, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe bindja e tyre e prerë për këtë gjë, shto edhe leximin, mësimin e tij përmendësh dhe të vepruarit sipas udhëzimeve të tij prej dispozitave e ligjeve. Ky është argument i qartë se Kurani është Libri dhe shpallja e Allahut të Madhëruar dhe agrogues i të gjitha librave të mëparshëm.

Argumentet logjike:

1. Fakti që Kurani i Ndershëm përmban shkenca të ndryshme brenda tij, megjithëse njeriu të cilit ai iu shpall ishte analfabet që nuk dinte shkrim e lexim, dhe as që kishte shkuar ndonjëherë tek ndonjë mësonjës apo shkollë.
Prej këtyre shkencave të përmendura në Kuran është: Astronomia, Historia, Legjislacioni dhe Drejtësia, Politika dhe Strategjia luftarake.
Përmbajtja e Kuranit këto shkenca të ndryshme është argument i fortë se ai është Fjalë e Allahut të Lartësuar dhe shpallje nga Ai, pasi që është absurde që të gjitha këto shkenca të burojnë nga një njeri analfabet i cili nuk di shkrim e këndim.

2. Allahu i Madhëruar, Shpallësi i Kuranit i ka sfiduar me të njerëzit dhe xhinët nga të përpiluarit e një libri si ai, me Fjalën e Tij: “Thuaj: Sikur të mblidheshin njerëzit dhe xhinët së bashku që të sillnin një Kuran si ky, ata nuk do të mundnin edhe sikur të ndihmonin të gjithë njëri-tjetrin.” [El Isra: 88].
Ashtu si dhe ka sfiduar oratorët dhe gjuhëtarët arab nga të përpiluarit e dhjetë sureve si ai, madje të një sureje të vetme, por ata u sfiduan dhe nuk mundën ta bënin këtë gjë.
Ky ishte argumenti më i madh dhe prova më e fortë se Kurani është Fjalë e Allahut dhe në asnjë mënyrë nuk është fjalë e njeriut.

3. Fakti që Kurani përmban një numër të madh njoftimesh të fshehta, disa prej të cilave kanë ndodhur ashtu si ka thënë ai, pa shtuar dhe pa pakësuar asgjë. Shembull për këtë është njoftimi i tij se Romakët do të triumfonin mbi Persët pas disa vitesh nga zbritja e atij ajeti, ndërkohë që romakët ishin të mundur nga persët dhe të nënshtruar para atyre. Nuk kaluan nëntë vjet, veç kur romakët i mundën persët. Allahu i Lartësuar për këtë ka thënë: “Elif, lam, mim. Romakët u thyen, në tokën më të ulët (në Sham), por ata pas humbjes do të jenë fitimtarë, brenda nëntë vjetësh.” Er Rrum: 1-4].

4. Përderisa Allahu i Madhëruar ka zbritur edhe libra të tjerë tek pejgamberë të tjerë përveç Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), si Teuratin të cilin ia ka zbritur Musait dhe Inxhilin të cilin ia ka zbritur Isait (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!), atëherë nuk mohohet që Kurani të jetë zbritur nga Allahu ashtu si edhe librat e mëparshëm. A ka gjë të paimagjinueshme që Kurani të ketë zbritur nga Allahu?! Sigurisht që jo. Përkundrazi, logjika e aprovon me forcë dhe e konsideron të detyrueshme shpalljen e tij.

5. Paralajmërimet e Kuranit janë mbikqyrur me kujdes dhe ato janë vërtetuar ashtu si janë parashikuar. Ashtu si dhe janë studiuar tregimet e tij për të kaluarën dhe kanë dalë në përputhje me atë që ai ka thënë. Po kështu janë provuar ligjet dhe dispozitat e tij dhe kanë dhënë rezultatet e pritura prej sigurisë, krenarisë, nderit, dijes e mirënjohjes, gjë për të cilën tregon shteti i Halifëve të drejtë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Madje edhe ne vetë e kemi parë atë ndodhi me Arabinë Saudite në një kohë kur siguria kishte humbur në të gjithë tokën e Hixhazit, rrëmuja dhe trazirat kishin përfshirë vendin, vjedhjet dhe vrasjet ishin shtuar sa që pelegrinët nuk ishin të sigurtë për pasurinë dhe jetën e tyre. Por menjëherë me shpalljen e Arabisë Saudite shtet të Kuranit, ato vende i mbuloi siguria e gjithanshme, si shembulli i të cilës nuk kemi parë veçse shtetin e Halifëve të drejtë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).

E çfarë argumenti dhe prove më të madhe se kjo kërkohet për të vërtetuar se Kurani është Fjalë e Allahut dhe shpallje e Tij të cilën ia ka zbritur krijesës së Tij më të mirë dhe vulës së Lajmëtarëve e të Dërguarëve të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të gjithë ata!)?!

 

[1] E transmeton Ebu Daudi (4604), Ibën Maxheh (12). Imam Albani e ka konsideruar të saktë.
[2] E transmeton Ebu Daudi (1452), Tirmidhiu (2907) dhe Ibën Maxheh (211). Shejh Albani e ka konsideruar të saktë - Sahih.
[3] E transmeton Buhariu (9/189).
[4] E transmeton Muslimi (1/134).

 

 

 

nentemat

kuran

© 2006-2007 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.