LIBRARIA "IMAM ALBANI"

Librat e botuara më së fundi nga libraria "Imam Albani" dhe më të zgjedhura për lexuesin musliman shqiptar, do t'i gjeni në këtë faqe. Libra të dijetarëve të hershëm dhe bashkëkohorë, në fusha të ndryshme të Islamit dhe sqaruese të të gjitha degëve të tij. Prej tyre muslimani percepton Islamin e vërtetë ashtu si ia ka zbritur atë Allahu i Madhëruar të Dërguarit të Tij.
Libri ka rëndësinë dhe ndikimin e tij në jetën e njeriut dhe vecanërisht në atë të muslimanit, ndaj zgjidhe vëlla i nderuar, librin që lexon dhe lexo atë që të bën dobi sepse leximi është dera e dijes.

Këtu do t'iu njoftojmë për librat e botuara dhe ato që janë gati për botim nga libraria "Imam Albani", duke bërë me dije se ne presim mbështetjen dhe ndihmën tuaj materiale dhe ideore në botimet e reja. Blerja e një pjese të caktuar librash me parapagim, do të ishte një ndihmë shumë e madhe në daljen në dritën e botimit të librit, ndaj mos nguroni të lidheni me ne, dhe shpërblimi ynë dhe i juaj është tek Allahu i Madhëruar.

Nr. Kopertina e librit Të dhënat e librit Përshkrim i shkurtër

1.

"Vendi i Sunetit në Islam"
Ndjekur nga
"Përmbledhje e formës së namazit të Pejgamberit"
Autor: Imam Albani
[56 faqe, 12x17 cm] (3 euro)

 

Dy libërtha të dijetarit të madh dhe muhadithit të kohës, Imam Albanit, nën një kopertinë. I pari bën fjalë për vendin e Sunetit pejgamberik në Islam, mosmjaftueshmërinë me Kuranin dhe domosdoshmërinë e Sunetit, i cili është sqarues i Kuranit, si dhe për humbjen e atyre të cilët ndajnë mes Kuranit dhe Sunetit.

Ndërsa libërthi i dytë është një version i shkurtuar dhe i përmbledhur në pika të shkurtra i librit "Forma e namazit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem)...". Shejh Albani e ka bërë vetë këtë përmbledhje të librit të tij për t'ua lehtësuar atë lexuesve dhe për të qenë sa më i thjeshtë për masën e gjerë të muslimanëve.

2.

 

"Metodologjia e Pasuesve të Sunetit dhe xhematit në kritikën e individëve, librave dhe grupeve"
Autor: Rabij el Med-hali
[190 faqe, 14x20 cm] (8 euro)

 

 

Ky libër i dijetarit të madh dhe muhadithit, Rabij el Med-hali, Allahu e ruajtë, konsiderohet si filtrues dhe sqarues i metodologjisë së pasuesve të sunetit dhe xhematit në kritikën ndaj individëve, librave dhe grupeve, ilustruar me shembuj konkretë nga fjalët dhe shkrimet e dijetarëve të mëdhenj prej selefëve dhe pasardhësve të tyre. Libri vjen në një kohë kur njohja e menhexhit të saktë dhe të vërtetë të selefëve është pështjelluar dhe ngatërruar tek shumë të rinj muslimanë për të mos thënë tek shumica e tyre, për shkak të disa ideve të reja të njëanshme të disa njerëzve të cilët nuk janë prej dijetarëve të Islamit, por mendimtarë a shkrimtarë. Libri rrëzon rregullin e barazpeshimit (el muvazanat) mes të mirave dhe të këqiave kur flitet për paralajmërimin nga ndjekësit e bidatit apo librat e tyre.

3. "Rruga e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit"
Autor: Ibën Uthejmin
[48 faqe, 12x17 cm] (3 euro)

Një libërth i dijetarit të madh, Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, i cili bën fjalë për pasuesit e sunetit dhe të xhematit; njohje me ta, sqarim i rrugës së tyre në adhurimin e Allahut, në të drejtën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), në të drejtën e shokëve të Pejgamberit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), në të drejtën e eulijave dhe dijetarëve, në përmirësimin e shoqërisë dhe në lidhje me Imanin. Të gjitha këto me një parashtrim të përmbledhur dhe të thjeshtë për t'u perceptuar.

4.

"Akidja e Selefëve dhe dijetarëve të hadithit"
Autor: Imam Sabuni
[110 faqe, 14x20 cm] (5 euro)

Libri i Imam Sabunit është një prej librave që kanë kontribuar në pasurimin e bibliotekës Islame për sqarimin e Akides së pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, si dhe për sqarimin e bazave të Fesë, mbi të cilat imamët e parë të selefëve tanë të mirë kanë ndërtuar bindjet e tyre, unanimisht. Disa prej tyre, autori i ka përmendur në fund të këtij libri.
Ky libër konsiderohet një prej burimimeve mbi të cilat mbështeten dijetarët për miratimin e Akides së Selefëve. Prej shembujve për këtë shtë edhe dijetari i Islamit, Ibën Tejmije dhe nxënësi i tij, Ibën el Kajim, të cilët kanë marrë prej tij.
Është e njohur se për sqarimin e Akides së Ehli Sunetit janë shkruar libra të shumtë, prej të cilave koha na ka ruajtur disa, por ky libër dallohet për përmbledhjen dhe moszgjatjen e tij, megjithëse ai ka përfshirë thuajse të gjitha çështjet e Akides.

5. "Metoda e Selefëve në trajtimin e Fitneve"
Autor: Bledar Hoxha
[180 faqe, 14x20 cm] (7 euro)

Fenomeni i njoftimit të të fshehtave dhe profetësive të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pushton pasionin dhe vëmendjen e çdo lexuesi të librave të sunetit. Ç'domethënie kanë? Ç'është për qëllim me to? Cili është ndikimi edukativ i tyre në shpirtin njerëzor? Cilat janë gjurmët e tyre në akiden (besimin) islame, në hovin e muslimanit drejt thirrjes për tek Allahu i Madhëruar dhe në praktimin e Islamit në mënyrën e të jetuarit?
Për të njohur diçka nga të gjitha këto, duhet patjetër të analizojmë këtë fenomen me një analizë ligjore, e cila buron nga parimet kuranore, hadithet profetike, gjurmët e selefëve dhe konceptet autentike islame; pastaj t'i interpretojmë ato sipas bazave të përgjithshme, si dhe të analizojmë qëllimet e tyre në formimin e personalitetit islam.

6. "Orientuesi i shpirtit
në rregullat e
pendimit të sinqertë"
Autor: Selim el Hilali
[140 faqe, 14x20 cm] (6 euro)

Të gjithë ne biem në gjynahe, me apo pa dashje dhe askush nuk mund të shpëtojë prej tyre; kush më pak e kush më shumë. Por cila është zgjidhja? A mundet që t'a rikthejmë pastërtinë prej gjynahut dhe fshirjen e tij sikur të mos kishte dalë prej nesh?
A mundet që besimtari të shpëtojë prej gjynaheve të tij dhe të mos dënohet për to në Botën Tjetër?
Ç'është pendimi dhe ç'vend zë ai në adhurim dhe në jetën e besimtarit?
Me pyetje të tilla të shumta ballafaqohet besimtari çdo ditë të jetës së tij, por cila është përgjigjja për to dhe cila është rruga që ai duhet të ndjekë në zgjidhjen e tyre?
Të gjitha këto e të ngjashme me to janë përmbledhur në këtë libër që keni në duar nga autori i tij, Allahu ia shpërbleftë me të mira!

7. "Agjërimi i Muhamedit
alejhi selam në Ramazan"
Autor: Selim el Hilali &
Ali el Halebi)
[124 faqe, 14x20 cm] (5 euro)

Në faqet e këtij libri do të na qartësohet vendi dhe rëndësia e agjërimit në Islam, si dhe shpërblimi i madh dhe nderimi që do të ketë ai, i cili agjëron  për hirë të Allahut. Sigurisht që kjo e fundit ndryshon në varësi të kryerjes së agjërimit në mënyrën më të plotë, sipas agjërimit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), apo ndryshe nga ai, ashtu si ka treguar edhe vetë zotëriu i bijve të Ademit (Muhamedi) (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ku thotë:
"Mund të ndodhë që ndonjë agjërues të mos përfitojë nga agjërimi i tij veçse urinë dhe etjen."
Kështu që është e domosdoshme të mësojmë formën e Agjërimit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), me gjithçka që përfshihet në të prej kushteve të tij, etikave dhe lutjeve, pastaj t'i praktikojmë ato në veprat tona.

8.

 

"Namazi i Teravive"
Autor: Imam Albani
[90 faqe, 14x20 cm] (4 euro)

 

Subjekti i këtij libri është shqyrtimi i namazit të teravive përgjithësisht dhe verifikimi i numrit të rekateve të tij veçanërisht.
Ky libwr përbëhet nga tetë pika kryesore:
1. Preferenca e të falurit e namazit të teravive me xhemat (në kolektiv).
2. I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rekate në namazin e teravive.
3. Të mjaftuarit e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me njëmbëdhjetë rekate është argument për moslejimin e të shtuarit mbi to.
4. Ringjallja e sunetit nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në faljen e teravive me xhemat dhe urdhëri i tij që ato të falen me njëmbëdhjetë rekate.
5. Nuk është e vërtetë se ndonjë prej sahabeve i ka falur teravitë me njëzetë rekate. Verifikimi i gjurmëve të përcjella nga ata dhe sqarimi i dobësisë së tyre...

9.

"Si duhet ta komentojmë Kuranin Fisnik"
Autor: Imam Albani
[48 faqe, 12x17 cm] (3 euro)

 

Kjo broshurë me titull: "Si duhet ta komentojmë Kuranin Fisnik?", e cila në origjinën e saj është një grup pyetjesh të drejtuara shejhut Muhamed Nasirudin el Albani (Allahu e mëshiroftë!), ku u inçizuan përgjigjet, pastaj u hodhën në letër (nga kaseta) dhe iu paraqitën shejhut për t'i rishikuar, dhe ai i lexoi dhe i bëri disa shtesa me dorën e tij.
Kjo broshurë e vogël përmban në vetvete shumë rregulla të përgjithshme, të cilat i interesojnë çdo muslimani që dëshiron të jetë nga grupi i shpëtuar, grup të cilin (ai) e ka detyrë të kapet dhe të punojë sipas tij, ashtu që ta udhëheqë për në Rrugën e Drejtë. Si p.sh: rregulli "Çdo bidat që shpiket bën të vdesë (të zhduket) një sunet",  e rregulla të tjera të ndritshme, të cilat Allahu ia mundësoi shejhut t'i thotë.

10.

 

"Futbolli ndërmjet dobive dhe dëmeve të sheriatit"
Autor: Meshhur Hasen
[52 faqe, 12x17 cm] (3 euro)

Vërtet që loja e futbollit konsiderohet si sporti popullor më i përhapur dhe më i mirë në botë, përhapja e të cilit filloi pas luftës së dytë botërore dhe që në atë kohë u bë ky sport një dukuri shoqërore dhe u bënë mjeshtrat e tij prej më ndriçuesve yje të shoqërisë dhe më të shquarit e më të pasurit.
Nuk kam për qëllim me këtë broshurë të rrëzoj sportin dhe të shaj sportistët, por qëllimi im është që të paralajmëroj vëllezërit e mi muslimanë për dëmet që i janë bashkangjitur kësaj loje.
Në të vërtetë kjo lojë nuk luhet veçse prej një pakice, por shumë e ndjekin atë marrëzisht.
Për këto do të flasim në këtë broshurë me lejen e Allahut dhe paqja e bekimi e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij!

11. "Faqe nga Historia "
Autor: Uthman el Hamijs
[200 faqe, 14x20 cm] (8 euro)

Ky libër përshkruan ngjarje që kanë jetuar dhe jetojnë në shpirtrat e muslimanëve, edhe pse ka kaluar një periudhë shumë e gjatë nga ai brez i kulluar që i ngjason një ylli të madh, në të cilin qëndrojnë njerëz të zgjedhur.
E vërteta është dritë me të cilën duhet të udhëzohemi, prandaj është detyra jonë që të hedhim pak dritë, për të sqaruar disa çështje që kanë të bëjnë me sahabët, shokët e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), të cilët me dijen dhe punën e tyre u bënë të paarritshëm. Ata ishin, me plot kuptimin e fjalës, krenaria dhe mburoja e Islamit.

12.

 

"Bota Islame sot dhe rruga drejt lavdisë"
Autor: Imam Albani
[56 faqe, 12x17 cm] (2 euro)

Fatkeqësia e botës islame sot është se ata e kanë humbur rrugën e drejtë, dhe se ata nuk e kanë njohur Islamin, me të cilin arrihet lumturia e dynjasë dhe e ahiretit së bashku.
Dhe nëse në disa raste muslimanët jetojnë në përçmim e të persekutuar nga kafirat dhe idhujtarët, edhe nëse vriten dhe kryqëzohen, pastaj vdesin, nuk ka dyshim se ata vdesin të lumtur, edhe nëse në dynja kanë jetuar të përçmuar dhe të persekutuar.
Ndërsa ai i cili jeton i nderuar në dynja, por larg të kuptuarit e Islamit ashtu si ka dashur Allahu dhe i Dërguari i Tij, ky ka për të vdekur i trishtuar, edhe nëse ka jetuar i lumtur në pamjen e jashtme.
Pra, trajtimi dhe zgjidhja është:
"Pra, ikni shpejt drejt Allahut!"
13. "Tri Parimet"
Autor: Muhamed bin Abdulvehab
[48 faqe, 12x17 cm] (2 euro)

Dije, Allahu të mëshiroftë, se është detyrë mbi ne që t'i mësojmë katër çështje:
E para: Dija. Dhe ajo është njohja e Allahut të Madhëruar, njohja e të Dërguarit  të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe njohja e fesë islame me argumenta.
E dyta: Të punuarit me këtë dije.
E treta: Thirrja për tek kjo dije.
E katërta: Durimi ndaj dëmeve që mund të ndodhin gjatë kësaj thirrjeje.

14.
"Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve" Autor: Dr. Salih ibën Sead es Suhajmi [62 faqe, 12x17 cm] (3 euro)

Kjo broshurë është një kontribut modest në sqarimin e rrugës në të cilën kanë ecur selefët tanë të mirë në çështjet e akides (besimit). Ai gjithashtu tregon për kundërshtimin që i kanë bërë kësaj rruge disa njerëz, gjë e cila ka çuar në përçarjen e muslimanëve dhe dobësimin e tyre. Me akiden (teuhidin, njëhsimin), Allahu na bashkoi pasi ishim të përçarë, na bashkoi zemrat të cilat ishin larg njëra-tjetrës duke i bërë një popull, me një qëllim, me një pikësynim dhe me një besim të vetëm.

15.

 

"Vendimi i Islamit për lënësin e namazit" Autor: Muhamed Nasirudin el Albani" [80 faqe, 14x20 cm] (5 euro)

"Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me daljen apo jo nga Feja, të atij që e lë namazin e obligueshëm me vetëdije…" Për këtë shkak, përderisa dijetarët dhe imamët e ummetit kanë mospajtime në këtë çështje shumë të rëndësishme, atëherë për nxënësit e dijes është obligim që të maten dhe të ruhen, e jo të nxitojnë në nxjerrjen nga Feja të lënësit të namazit, duke e cilësuar si jobesimtar e dezertues, me gjithë ashpërsinë e vrazhdësinë. Kjo, pasi që gjykimi për një musliman, se ai ka dalë nga Feja Islame dhe ka hyrë në mosbesim, kjo nuk i lejohet një muslimani  që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, vetëm nëse ka argumente më të qarta se dielli i mesditës.

     

 

   

 

 

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.