Shenjat e ehlus sunnetit dhe shenjat e shpikësve
Me të vërtetë ehlu sunneti kanë simbole dhe shenja me anë të të cilave njihen, dhe veçohen nga krijesat tjera. Po ashtu edhe shpikësit kanë shenja dhe simbole, e që ehlu sunneti i njohin shpikësit nëpërmjet tyre (simboleve).
Prej tyre:
1. Ehlu Sunneti i lënë (anash) fjalët e njerëzve për shkak të Sunnetit, kurse shpikësit e lënë Sunnetin për fjalë të njerëzve.
2. Ehlus Suneti i paraqesin fjalët e njerëzve para Sunnetit, ç’bie në pajtim me të, e pranojnë, e çka nuk bie në pëlqim me të, e hedhin poshtë. Kurse shpikësit, e masin Sunnetin me mendimet e njerëzve. Cka bie (prej sunnetit) në pajtim me mendimet e tyre, e pranojnë, e çka i kundërshton ato (fjalët e personaliteteve të tyre), e lënë anash dhe e komentojnë shtrembërt.
3. Ehlus sunneti në rast të mosmarrveshjes thërrasin që gjykatës në mes tyre të jetë sunneti e jo logjika e njerëzve dhe mendimet e tyre, kurse shpikësit thërrasin që gjykatës të jenë idetë dhe mendimet e njerëzve.
4. Nëse tek Ehlus Sunneti një hadith është i vërtetë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ata punojnë me të menjëherë dhe i binden kërkesave të tij; nuk ndalen që të shohin se a e ka pëlqyer punën me këtë hadih dikush apo jo. Por, nxitojnë që të punojnë me të pa shikuar fare se a e ka pëlqyer punën me këtë hadith dikush apo e ka kundërshtuar. Në lidhje me këtë veçse ka folur Imam Shafiiu në shumë libra të tij, dhe e ka qortuar atë që thotë: unë nuk punoj me një hadith përderisa ta di se kush ka qenë në pajtim me hadithin, apo ka thënë që të punohet me të. Përkundrazi, atij të cilit i arrin një hadith i vërtetë, e ka për obligim që ta pranoj atë, dhe te veproj me të ashtu siç kanë vepruar me të sahabët, kur e kanë dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Kështu që (atij që i arrin hadithi), le ta paramendon vetën (kur të i arrin hadithi) në vendin e atyre që kanë dëgjuar hadithin nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) drejtpërsëdrejti.
Shafiu thotë: Të gjithë njerëzit kanë ra në ujdi se kujt i qartësohet një sunnet prej sunnetit të Pejgamberit, nuk i lejohet atij që ta lë ate për fjalët e dikujt tjetër. Dhe kjo është prej simboleve më të medha të ehlu sunnetit, sepse ata nuk e lënë atë, nëse është i vërtet te ata, për fjalë të askujt prej njerëzve pa marrë parasysh se kush është ai.
5. Dhe se ata (ehlu sunneti) nuk i mbështeten ndonjë eseje të caktuar, e as ndojë personi të posaçëm përveç Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Kështu që, ata nuk kanë ndonjë etiketë që njihen me të e as ndonjë përkatësi që i përkasin asaj, edhe pse të tjerët i mbështeten fjalëve të shpikura dhe pronarëve të tyre. Siç thonë disa imam të ehlu sunnetit kur janë pyetur për të (sunnetin): Sunneti nuk ka emër tjetër vetëm se Sunnet, kurse bidatçinjët ndonjëherë i mbështeten ndonjë eseje (bidati), si kaderizmit dhe murgjiizmit (apo edhe esharizmit), e ndonjëherë ndonjë thënësi (të ndonjë ideologjie të kotë) si hashimitëve, nexharitëve dhe daravitëve; e nganjëherë ndonjë vepre, si të havarixhëve dhe të rafidive. Kurse ehlu sunneti distancohet prej të gjitha këtyre përkatsive, dhe përkatsitë e tyre janë, hadithi dhe sunneti.
6. Ehlu Sunneti ndihmojnë hadithin e vërtetë dhe gjurmët selefite, kurse bidatçinjët i mbrojnë fjalët dhe drejtimet e veta.
7. Ehlu Sunneti kur e përmendin sunnetin dhe mbështesin davetin në të, zemrat e shpikësve e urrejnë këtë, dhe për këtë ajeti: “Dhe kur ti përmend Zotin tënd në Kuran, ata kthejnë shpinën duke ikur me urrejtje” bie mbi ta. Kurse kur ua përmend ndokush shpikësve, hoxhallarët dhe fjalët e tyre, ata menjëherë përgëzojnë me të mira (se kinse ato janë të vërteta). E në ketë rast (shpikësit) janë, ashtu siç i ka cilësuar Allahu në Kuran: “Dhe kur përmendet Allahu Një, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën e Pastajme, mbushen me neveri. Ndërsa kur atyre u përmenden ata (që i lusin) në vend të Tij, kur ja, gëzohen pa masë!”.
8. Ehlu Sunneti e njohin të vërtetën dhe (njëkohësisht) i mëshirojnë të tjerët. Kështu që, ata kanë dituri të mjaftueshme dhe mëshirë të bollshme, e Zoti i tyre me dituri dhe mëshirë ka përfshirë gjithçka. Kurse bidatçinjët e përgënjeshtrojnë të vërtetën dhe u thonë të tjerëve kafira, kështu që këta nuk kanë as dituri e as nuk bëjnë mëshirë mbi të tjerët. E kur ehlu sunneti ua paraqesin atyre (bidatçinjëve) argumentin (dhe ata tregohen të paaftë në përgjigjëje), ateherë mundohen që t’i burgosin (ehlu sunnetin) dhe t’i dënojnë nëse u jepet mundësia. E këta janë, si trashëgimtaret e Faraonit, sepse të njejtën gjë e ka bërë edhe Faraoni, i cili kur nuk ka mundur që t’i përgjigjet argumenteve të Musait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ka thënë: ”Nëse nuk më merr mua për Zot (O Musa), atëherë do të fus në burg”.
9. Ehlu sunneti i miqësojnë dhe armiqësojnë të tjerët për Sunnetin e Pejgamberit të tyre (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), kurse bidatçinjët i miqësojnë dhe armiqësojnë të tjerët për fjalët e tyre të cilat i kanë shpikur.
10. Ehlu sunneti nuk kanë formuar rregulla të autorizuara për përdorim, e as nuk i kanë paditë (akuzuar) nëpërmjet tyre polemizuesit e tyre, e as nuk i kanë gjykuar ata të cilet i kundërshtojnë (ato rregulla) duke ju thënë mëkatar apo pabesimtarë. Përkundrazi tek ata (ehlu sunneti) rregullat janë: Libri i Allahut (Kurani), Sunneti i të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe ajo në të cilën qenë sahabët
11. Bidatçinjtë marrin prej sunnetit atë që bie në ujdi me dëshirat e tyre, pamvarësisht se hadithi është i saktë apo jo. Dhe i lënë hadithet e vërteta që nuk ju përshtaten tekeve të tyre. E nëse tregohen të paaftë për t’i demantuar, atëherë e mohojnë atë (hadithin) pandershmërisht me komentime të pavlefshme, e të papranuara; e që (këto komentime) nuk janë asgjë tjetër vetëm se ndryshim i kuptimit të drejt të tij (hadithit). Kurse ehlu sunneti nuk kanë dëshira tjera vetëm se atë.