"Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin), pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në Zjarr - Dhe sa përfundim i keq!" [En Nisa, 115]

 

Spastrimi dhe Edukimi

Gjurmët e tyre në ripërtëritjen e jetës Islame

Autor: Ali ibën Hasen el Halebi
Përktheu: Edison Duka

 

 

Parathënia e botimit të parë

 

Falënderimi  i takon Allahut, Atë lavdërojmë, prej Tij falje dhe strehim kërkojmë. Lusim Allahun të na mbrojë nga ligësitë e vetëve tona dhe prej mëkateve! Atë që Allahu e udhëzon drejt të vërtetës, s'ka kush ta devijojë dhe atë që e lë në humbje s'ka kush ta drejtojë. Dëshmoj dhe deklaroj se ka vetëm një të adhuruar me të drejtë; Allahu absolut në Cilësitë e Tij dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob dhe i dërguari i Tij.

Natyrisht që asnjeri nuk vë në dyshim gjendjen kritike që ka rënë mbi muslimanët në ditët e sotme, për shkak të largimit të tyre nga Libri i Allahut (Kurani ) dhe nga rruga profetike (Suneti). S'ka dyshim se mënyra për të dalë nga kjo situatë e hidhur është ndjekja e dy burimeve, kemi për qëllim Kuranin dhe Sunetin. I Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse përdorni kamatën, të harroheni duke u preokupuar me bujqësi e blegtori e të lini xhihadin(luftën e shenjtë), Allahu ka për t'ju përçmuar ju e nuk ka për t'jua hequr atë , derisa t'i ktheheni fesë"[1]. Këtë hadith e sqaron dhe e përforcon në kuptim ajo çka transmeton ebu Ukid el Lejthij se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë (kur ishim ulur me të në një rrogoz): "Do të ndodhin sprova'', thanë: '' E si të veprojmë o i Dërguari i Allahut?''. Ai bëri me shenjë duke kapur rrogozin me dorën e tij dhe tha: '' Veproni kështu!''.[2]

Një ditë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha shokëve të tij: ''Do të ndodhin sprova'', por shumica e të pranishmëve nuk e dëgjuan çfarë tha. Muadh ibën Xhebeli u tërhoqi vëmendjen dhe u tha: ''A nuk  po dëgjoni se ç'tha i Dërguari i Allahut? Njerëzit iu përgjigjën: '' E çfarë tha?'' Ai iu përgjigj: '' Do të ndodhin sprova. “Njerëzit kur e dëgjuan këtë gjë, iu drejtuan të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thanë: '' Si të veprojmë o i Dërguari i  Allahut?'' Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: ''Të ktheheni në  gjendjen tuaj të pare.” (në fenë e pastër Islame, pa devijime e pa shtime).[3]

Por si mund të kthehemi në fenë e pastër, duke ditur se në kohën tonë janë shumuar metodat e thirrësve??

Disa prej tyre kanë ndjekur rrugën e predikimeve dhe kaq...

Ka prej tyre që ndjekin ''udhëtimet turistike'' (  xhematët tablike)...

Ka prej tyre që ngrenë armët  kundër shtetit...

Ka prej tyre që kanë marrë rrugën e politikës dhe janë përzierë me të zotët e saj…

Ka prej tyre që ndjekin grupime partiake fshehtazi....

Ka prej tyre që ndjekin metoda duke formuar shoqata bamirësie....

Ka prej tyre që ndjekin rrugë sufiste...

Ka prej tyre që u servilosen  udhëheqësve të tyre...

Prej tyre ka edhe akademistë të cilët s'kanë për qëllim tjetër, veç dëshmitë dhe dijet e thata, larg shpirtit fetar...

Prej tyre ka që akoma janë të luhatur në zgjedhjen e rrugës së duhur...

Prej tyre ka që merren me filozofira (aklanijun) pa u kthyer në Kuran e Sunet....

Nga këta ka dhe disa që nuk dinë tjetër veçse të merren me euforizma (hamase)... e kështu me radhë...

Them (autori): Me të vërtetë, kushdo që mediton hadithet e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e kupton që mënyra me e denjë për t'iu kthyer fesë së Allahut, ashtu siç duhet është ajo që ka treguar ai, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në fjalën e tij të qartë: “Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim (sahabët), pastaj ata që vijnë pas tyre (tabi'inët), pastaj ata që vijnë pas tyre (ndjekësit e tabi-inëve).”[4]

Vëzhguesi në ngjarjet e kohërave të kaluara dhe të përsëritura kohë pas kohe,  gjen shumë qartë dhe dukshëm se njerëzit që e kanë ndjekur më fortë rrugën e tri brezave të parë për të cilët ka dëshmuar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), janë pasuesit e Hadithit.

Lind pyetja: Cilët janë pasuesit e Hadithit?

Ata janë ata të cilët ndoqën rregullisht dhe denjësisht rrugën e sahabëve dhe tabi'inëve, duke u kapur fort pas Kuranit dhe Sunetit dhe duke i vënë ato mbi çdo fjalë dhe mendim, në të gjitha fushat e fesë: akide, adhurime, politikë e çështje sociale. Ata janë të patundur si në bazat e fesë edhe në degëzimet të saj, në atë që ka zbritur Allahu dhe i ka shpallur të Dërguarit të Tij, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Ata e kanë marrë këtë amanet mbi supet e tyre dhe thërrasin njerëzit me përkushtim e devotshmëri.

Motoja e  tyre është Fjala e Allahut: ''Dhe kapuni fort për litarin e Allahut, të gjithë siç jeni, e mos u përçani!” [Al Imran: 103].

Gjithashtu Fjalën e Allahut: ''Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhërin e Tij (Muhamedit) në mënyrë që mos i kapë ata ndonjë sprovë, apo ndonjë dënim i rreptë''. [En Nur: 63].

Pasuesit e hadithit janë njerëzit më  të distancuar nga kundërshtimi  e të Dërguarit- (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe më larg  fitneve.

Kushtetuta e tyre është Fjala e Allahut: Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar.[En Nisa: 65].

Ata i vlerësuan ashtu siç duhet  tekstet e Kuranit dhe ato të Sunetit, u dhanë përparësi atyre para fjalëve të njerëzve në përgjithësi, u dhanë përparësi udhëzimit të tyre ndaj udhëzimit të gjithë njerëzve dhe i morën ato si gjykues në çdo çështje me kënaqësi të plotë.[5]

E nëse e mësojmë këtë, e ndjejnë atë zemrat tona dhe e kuptojnë mendjet tona, duhet të dimë mënyrën e pasimit të kësaj rruge; në një kohë që shumica e lëvizjeve Islame dhe të gjitha xhematet pretendojnë se e ndjekin këtë rrugë, pa e njohur realisht mënyrën e ndjekses së saj.

E për të sqaruar mënyrën se si pasohet kjo rrugë, erdhi ky libër i begatë inshaAllahu, qartësues i rrugës së vërtetë dhe rrënues i imagjinatave të kota.

Origjina e idesë së këtij libri janë disa fjalë të pakta por kuptimplote të shejhut tonë, imamit Muhamed Nasirudin el Albani, të cilat ishin ajka e mendimit të tij dhe të cilat ai i bëri thelbin e  thirrjes së tij. Fjalë të cilat ai i përsëriste në mexhliset, mësimet dhe këshillat e tij, për shkak të gjurmëve të mëdha që ato lënë.

Por unë jam zgjeruar në këtë temë, i kam renditur idetë e saj dhe kam lehtësuar kuptimin e tyre, duke i kërkuar Allahut të madhëruar që t'ju bëjë dobi me to miqve të Tij të devotshëm dhe të udhëzojë në to robët të tij të sinqertë!

Falenderuar qoftë Allahu, me mirësinë e të Cilit plotësohen veprat e mira.

 

Ebul Harith Alij ibn Hasen ibn Ali

el Halebi el Etheri

Zerka- Jordani

Xhemada el Ahira1406 h.

14 Shkurt 1986

 

 

Parathëni e botimit të dytë

 

Falenderimi i takon Allahut, Atë lavdërojmë ,prej Tij falje dhe srehim kërkojmë!

Lusim Allahun të na mbrojë nga ligësitë e veteve tona dhe prej mëkateve! Atë që   Allahu e udhëzon drejt të vërtetës, s'ka kush  ta devijojë dhe kë e lë në  humbje asnjeri s'ka për ta udhëzuar.

Dëshmoj dhe deklaroj se ka veç një të adhuruar; Allahu i pa shoq në sundimin e tij dhe se Muhamedi është rob e i dërguari i Tij.

 

Ky është botimi i dytë i librit me titull “Pastrimi dhe edukimi dhe gjurmët e tyre në ripërtëritjen e jetës Islame” dhe kjo ka qenë para shtatë vjetesh nga botimi i parë.

Ky libër ka dhënë frytet e tij (duke falenderuar Allahun) tek thirrësat e sunetit, për shkak se kam sqaruar metodën e përshtatur dhe atë praktike se si mund t'i rikthehemi islamit ashtu siç duhet.

Nëse vëren ngjarjet që vijuan që nga ajo kohë, vëren se si ky menhexh “Pastrim dhe Edukim” tregoi përpikmërinë e tij në të gjitha aspektet e Islamit.

Në këtë ribotim kam shtuar shumë çështje dhe tema aktuale në themelimin e kësaj metodologjie dhe në argumentimin e saj me argumente bindëse për besimtarët.

Para se ta mbyll, dua të theksoj diçka të rëndësishme e cila është:

Gjërat të cilat i përmend në këtë libër (apo në libra të tjerë) dhe që janë marrë nga fjalët e disa shkrimtarëve të cilët e kundërshtojnë menhexhin e selefëve, apo që janë distancuar nga ai, apo që thërrasin në menhexh tjetër, unë i përmend veç duke sjellë mendimet e tyre dhe jo duke i lavdëruar ata, apo se menhexhi i tyre është i saktë[6].

Dikur thuhej: “Na mjaftojnë hadithet e sakta nga ato të dobëta”, ndërsa sot themi: “Kur kemi argumentet e qarta (Kurani dhe Sunetin), s'kemi nevojë për errësirat dhe paqartësitë e njerëzve”.

Dhe Allahu është Ai që që udhëzon cilin do prej robërve të Tij.

 

Ebu el Harith el Etheri

E martë, 4 Xhemada el Evel 1414 h.

19.10/1993.

 

 

- 1 -

Mënyra se si mund t'i kthehemi fesë

 

Ai që lexon historinë e dijetarëve të hadithit (në të gjitha kohët) vëren se ata të gjithë kanë të njëjtën mënyrë se si i thërrasin njerëzit në fenë e Allahut. Në suren Jusuf  Allahu thotë: ''Thuaj: ''Kjo është rruga ime, ftoj në rrugën e Allahut me argumente, unë e kush më pason. Larg të metave është Allahu dhe unë nuk i përkas idhujtarëve.''[7] Metoda e tyre siç thamë është ajo e dijes, të mësuarit dhe mësimdhënies. Thirrja në rrugën e Allahut për muslimanin është një pozitë e lartë, por kjo nuk arrihet veç me dije në mënyrë që të japë frytet e saj.[8]

Ky lloj menhexhi '' Pastrim dhe Edukim'' është  i ndërtuar në tri baza:

 

1. Njohja e së vërtetës.

2. Thirrja në këtë menhexh.

3. Përqendrimi në të.

 

Figurën e këtij menhexhi e pasqyron më qartë dy personalitete të mëdhenj të botës islame ata janë:

Personaliteti i parë: Imam Ahmed ibën Hanbel esh Shejbani (Allahu e mëshiroftë!). Figura e tij e ndritshme u njoh kur ai i bëri ballë sprovës së ''Krijimit  të Kuranit'' dhe qëndroi i pamposhtur me besimin e tij. Imam Ahmedi u bë shembull i rrallë nga kjo sprovë dhe mënyra se si ai e kaloi atë. Nga qëndrimet e tij më heroike tregohet se Mirueziu (një nga shokët e tij)  hyri kur ishte kulmi i fitnes dhe i tha: '' O mësues, Allahu në Kuran ka thënë: '' Dhe mos vrisni vetet tuaja.''[9]

Imam Ahmedi iu kthye atij duke i thënë: '' O Miruezi, pa dil jashtë dhe shiko ç'bëhet!''.

Dola jashtë dhe shkova menjëherë te oborri i halifes dhe vreva se kishte shumë njerëz, aq shumë sa vetëm Allahu i dinte, dhe mbanin me vete fletore dhe lapsa. I pyeta se ç'po bënin, dhe më thanë: '' Po presim se si do përgjigjet Ahmedi dhe të shkruajmë mendimin e tij." U thashë që të  mos lëviznin dhe shkova me te shpejte te imam Ahmedi, kur hyra i thashë: '' Pashë shumë njerëz që kishin fletore dhe lapsa me vete e po presin mendimin tënd.''

Imam Ahmedi i tha: '' O Miruezi, a t'i lë në humbje?! Më mirë të vritem unë e mos humbin ata!!''[10]  Një ditë prej ditësh një person i erdhi imam Ahmedit duke i thënë: "Të ringjalltë Allahu në fenë islame o eba Abdullah!'' Ai iu përgjigj: '' Thuaj, dhe në sunet!''[11] 

Gjithmonë imam Ahmedi e luste Allahun me këtë lutje: '' O Allah na mundëso të vdesim në Islam dhe Sunet!''[12]. Këtë sakrificë imam Ahmedi nuk e bëri veç se të tregonte domosdoshmërinë e të kapurit pas sunetit.

 

Personaliteti i dytë: Dijetar i Islamit Ahmed ibn abdul Hamid ibn Tejmije Harrani (Allahu e mëshiroftë!). Menhexhi i tij (metoda) shikohet qartazi se si ftonte në rrugën e Allahut me dije dhe edukim në një anë, në anën tjetër konfliktet e tij me shumë sekte të ndryshme si p.sh.: esharitë, sufitë, fanatikët e medhhebeve, pa përmendur këtu ata që e kishin smirë apo ata që ankoheshin tek sulltani për të.[13]

Ai gjithmonë u tregonte të tjerëve se ç'rrugë duhet ndjekur në fe dhe thoshte: '' Është obligim të mësohen fëmijët e muslimanëve atë çka urdhëruar Allahu dhe të edukohen duke iu bindur Allahut e të dërguarit të Tij.''[14]

Pra, faktori më kryesor që shtyhu Ibn Tejmijen t'i japë rëndësi të madhe dijes, ose ''tesfije ue terbijeh" është besimi i tij se: dija është themeli i ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Këto rregulla Ibn Tejmija i praktikoi në jetën e përditshme në mënyrë që të tjerët të rriten me edukim islam dhe jo me edukime të pa njohura ndonjëherë, të cilat e shpërbënë shoqërine islame në sekte dhe në mendime të ndryshme.[15]

Ne mund të marrim mësim dhe urtësi nga jeta e dy imamllarëve (Ahmed ibn Hanbel dhe Ibn Tejmije) në mënyrën që të mësojmë se si të ndjekim një menhexh të saktë në rrugën e Allahut, bazur dijes dhe punës. Ata ishin të kujdesshëm dhe në kontakt me kohën që jetonin, sa herë që shfaqeshin bidate, apo gjëra që binin kundërshtim me sheriatin,  përkujtonin dhe u tërhiqnin vëmendjen njerëzve. Këta dijetarë i mbanin afër nxënësit e tyre dhe ata që kishin rrotull duke iu dhënë dije, dritë dhe udhëzim: Fenë e transmentonin ashtu  siç ishte, të pastër e të kulluar.

Po them, gjithë këto tema që përmenda më përpara të cilat i kam shkruajtur para shtatë vitesh është ajo që sot njihet me termin '' Kuptimi i aktualitetit''[16] ( Fikhul Uki'i ), por me keqardhje nuk është kuptuar ashtu siç duhet. Meqë jemi në këtë temë, desha të shtoja diçka të rëndësishme që ka lidhje me këtë, dhe kjo është se, të analizosh ngjarjet e kohës, apo ato botërore është një çështje që jo çdo kush është i aftë t'i kuptojë. Çështjet janë shumë të koklavitura dhe tepër të komplikuara, mediat i ka në dorë armiqtë e Allahut dhe t'i futësh njerëzit në këto meselera është gjë e jo e përshtatshme. Ai që e shikon veten të paaftë apo që nuk di rregullat e sheriatit, mos ta lodhë veten kot dhe mos të harxhojë kohën! Më përpara është thënë: '' Kush merret me diçka që s'është profesioni i tij, ka për të ardhur me çudira.'' Pastaj, analizimi i ngjarjeve dhe ato që priten të ndodhin, nuk janë shpallje nga Allahu, por mendime dhe përpjekje ( ixhtihad ) që mund të jenë të sakta ose të gabuara, prandaj nuk lejohet t'i marrësh si fakte të besuara, por si ndihmë në kuptimin  e asaj që ndodh rreth teje. Kjo gjë e mbron muslimanin të mos jetë i prerë me mendimet dhe supozimet e njërit apo tjetrit, që të mos ndihet i zhgënjyer apo të ndihet keq përpara të tjerëve nëse dalin të gabuara këto supozime. Të hysh në këto tema kërkohet të jesh me grada të larta dijesh në sheriarin islam, të dish bazat e Ehli Sunetit dhe Xhematit me kuptimin e selefëve, në të kundërt rezultatet nuk do jenë larg kurtheve të jobesimtarëve apo atyre që hiqen si muslimanë. Fjala përpundimtare është që të lemë mënjanë atë që kundërshton sheriatin dhe të marrim atë që ka dobi, duke u  argumentuar me fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): '' Nga islami i mirë i një njeriu është largimi i tij prej asaj që nuk i intereson.''[17] Pra, t'i japim  rëndësi aq  sa kemi nevojë e jo më shumë.

Faji është i atyre që humbin kohën me çështje që nuk u interesojnë në punët e tyre islame dhe nuk kryejnë rëndësitë që ka obliguar sheriati. Nga gjërat më negative, të humbësh kohën duke ndjekur gazetat e shumta dhe edicionet e lajmeve të ndryshme.[18] Dhe kjo çëshje zgjatet dhe s'ka të sosur, por duhet të vendosim një peshore e cila na tregon se sa duhet të merremi me këto gjëra, në mënyrë që të mënjanojmë epshet tona duke dëgjuar lajme të përsëritura, por pa dobi. Është shumë e nevojshme të vendosim  disa kritere në mënyrë që muslimani të dallojë lajmet e pakicave muslimane në botë dhe rreziqet që ju kanosen në një anë, e në anën tjetër të dallojë lajmet e grupeve partiake apo përllogaritjet e kota matematikore.[19] Interesimi i shumtë me këto gjëra është një fenomen relativ që e përcakton  posti që ka njeriu në specialitetin e tij, ajo që është e rëndësishme për një njeri s'është për tjetrin. Marrim këtu për shembull, studimet që i përkasin doktorit, ndryshojnë krejtësisht me ato të ekonomistit. Muslimanit i kërkohet të japë maksimumin në punën e tij në mënyrë që t'i bëjë dobi popullit musliman. Muslimani një ditë prej ditësh mund të bëhët pishman me ndjekjen apo dëgjimit të disa lajmeve, por kurrë nuk mund të pendohet për një kuptim ajeti apo çështjeje fikhu në fe. Kur dimë se prej dinakërive të shejtanin është se e preokupon muslimanin me gjëra që janë më pak të parapëlqyera me ato më kryesore e si mund të jetë kur e preokupon me të çmuarën  me atë që s'vlen hiç?! Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): '' S'ka për të hyrë robi në zjarr Ditën e Kiametit derisa të japë llogari për moshën e tij ku e kaloi dhe pasurinë e tij ku e shpenzoi.''[20]

Pra, duhet të jemi të kujdesshëm në llogaritjen e kohës dhe të pasurisë e cila mund të përdoret si qëllim i blerjeve të revistave apo gazetave që s'kanë dobi. Gjithashtu duhut të jemi të kujdesshëm nga disa pasoja që lenë këto gjëra:

a)  ngurtësimi i zemrës duke u marrë me thashetheme.

b)  marrja e informacioneve të pasakta.

c) pesimizëm dhe irritim për shkak të lajmeve që tregojnë dominimin e jobesimtarëve dhe dobësinë e muslimanëve.

d)  frikë ose panik nga armiqtë e islamit kur tregojnë forcën e tyre apo dhunën.

e)  grindje me vëllezërit musliman se cila palë do fitojë.[21]

f )  harrim i identitetit islam.[22]

Imam Ahmedi dhe ibn Tejmija (siç u përmend më lart) ndoqën menhexhin e duhur  dhe rrugën e drejtë. Rruga e tyre praktikoheshe me dije dhe mësimdhënije duke ju ndjekur dijetarëve të hadithit e ajo është:

 

Spastrimi dhe edukimi

 

1. Spastrimi i islamit prej gjërave të panjohura dhe atyre të papranueshme.

2. Edukimi i brezit musliman me këtë islam të kulluar.

Ka thënë dijetari i madh Abdurrahman ibn Jahja el Mualimij el Jemani: ''Të gjithë ata që studiojnë islamin kanë rënë dakort se gjendja e dobët dhe e pafuqishme që ka zënë muslimanët është për shkak të largimit të tyre nga Islami.[23] Shkaqet e këtij fenomeni kthehen në shumë çështje:

1.Ngatërim me atë që s'është prej islamit.

2.Dobësia e sigurimit me gjërat që janë prej fesë.

3.Mos praktikimi i dispozitave islame.

 

Njohja e edukatës profetike në adhurime, në bashkëpunim me njerëzit (muamelat), në vendbanim apo udhëtim, në hëngrje dhe pirje është ilaçi më i mirë për të rregulluar pesonalitetin e muslimanit dhe duke e shndërruar atë në një njeri me virtyte të larta. Morali e bën zemrën e muslimanit të ndritshme, shpirti i tij qetësohet dhe më tepër puna e tij përmirësohet. Nëse  këta njerëz shtohen në shoqëri ajo ka për të ndryshuar rrënjësisht me lejen e Allahut.Të gjitha çfarë përmendëm më  sipër origjinën e kanë nga këto dy fjalë: '' Pastrim dhe edukim.'' Duhet shumë përpjekje për t'i vendosur në jetë këto dy fjalë sidomos nga grupimet islame (xhemate) të cilat dëshirojnë të ngrejnë një shoqëri islame.[24]  Kur t'i kuptojme rëndësinë e këtyre dy fjalëve duhet të njohim se ku i kanë themelet dhe bazat duke e studiuar më hollësisht me lejën e  Allahut.

 

 

-2

Themelet e menhexhit '' Tesfijeh ''

 

Allahu në Kuran thotë: '' Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi e me këshillë dhe polemizo me ta me  atë mënyrë që është më e mirë. Zoti yt e di më mirë se  kush devijon  nga rruga e Tij dhe e di më mirë se kush është i udhëzuar. ''[26]

Ky ajet është bazë në mësimin e thirrësave se si të ftojnë njerëzit  në rrugën e Allahut. Me të vërtetë Allahu ka zbritur sheriatin e Tij, i cili në të ka dritë për mendjet e tyre, pastrim i veteve dhe përqendrueshmëri të punëve të tyre. E ka quajtur rrugë '' sebil '' në mënyrë që të ecin mbi të në çdo hap të jetës deri sa të arrijnë lumturinë e përjetshme; botën tjetër. Ai e quajti si rrugën e Tij në mënyrë qe ta dinë se veç Ai  e ka vendosur e jo njeri tjetër dhe se është e vetmja rrugë që të shpie në kënaqësinë e Tij.[27]

Ajeti faktikisht i është zbritur të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke e urdhëruar të thërrasë të tjerët në rrugën e Zotit, çdo gjë që i zbriste prej shpalljes, ai e transmetonte atë me besnikëri. Kur ta kuptojmë këtë gjë do vërejmë se atë që nuk e ka transmetuar i Dërguari i Allahu, s'mund të jetë prej fesë. Me këtë kriter mund të njohim të vërtetën nga e kota, udhëzimin nga humbja dhe thirrësat në rrugën e Allahut me ata të djallit. Ai që fton në atë që ka thirrur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është prej thirrësave të denjë, fton në udhëzim e në të vërtetë, por ndodh e kundërta ai që nuk fton ashtu siç ka vepruar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është prej thirësave të djallit. Muslimani që pason të Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithmonë përpiqet të dijë se si të ftojë të tjerët në rrugën e Allahut. Nëse çdo musliman thërret në këtë mënyrë me sa ka mundësi, përhapet e vërteta, dija te muslimanët përhapet dhe ju vështirësohet puna thirrësve të djallit.[28] Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërroi jetë[29], filluan të hynin në fe gjëra që s'ishin prej saj, pavarësisht nga qenia e shekujve të parë, derisa sahabët filluan t'i refuzonin me ashpërsi. Imam Buhariu transmeton nga Enes ibn Malik se ka thënë: '' Nuk po njoh asgjë te ju nga ç'ka qënë në kohën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)." I thanë : '' As namazin?!''

Ai iu përgjigje: '' A nuk e keni neglizhuar atë? ''[30] Në një transmetim tjetër ka thënë Enes ibn Malik: '' Nuk po njoh prej jush asgjë të përbashkët duke e krahasuar me kohën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). ''  I thamë[31] : '' Po namazi ku është?! '' Enesi iu përgjigj: '' A nuk po shikoni se si po e falni?! ''[32]

Sahabët i vinin shumë rëndësi pasimit të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ndalonin rreptësisht bidatet, siç transmetohet prej ibn Mesudit:

'' Pasoni ( sunetin ) dhe mos bëni bidate, sepse ju mjafton feja e plotë! ''[33]

Nuk mund t'i kthehet umeti islam fesë së vërtetë dhe s'mund t'i kthehet krenaria e mëparshme veç duke u kapur me sunetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe rrugën e sahabëve. Nëse e vëren aktualitetin e muslimanëve shikon se problemi më kryesor qëndron në këtë pikë, veç atë që Allahu e ka mëshiruar. Kur mësuam se feja është e bazuar në dije, ka ardhur sqarimi i të Dërguarit  të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në rëndësinë e dijetarëve duke thenë :

'' E mbart këtë dije në çdo dekadë njerëz të denjë, refuzojnë devijimet e ekstremistëve, gënjeshtrat e të kotëve dhe interpretimet e injorantëve. ''[34]

Kuptimi i fjalës '' dije '' do të thotë fe, siç ka thënë imam Muhamed ibn Sirini : '' Kjo dije është fe dhe shikoni se nga kush e merrni atë. ''[35]

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka lajmëruar se dijen me të cilën erdhi, ka për ta mbrojtur njerëzit e denjë brez pas brezi në mënërë që mos humbasë.[36]

Rëndësia më e madhe që dijetarët mbajnë mbi supe është :

I. Shmangja e eksremizmit.

II. Refuzimi i së kotës.

III. Nxjerrja në shesh e injorancës.

Dijetari i madh Sidik Hasen Khan në librin e tij '' Feja e kulluar '' duke shpjegur hadithin e mësipërm ka thënë : '' .. domethënë dija e Kuranit dhe Sunetit të cilën e mbart atë çdo gjeneratë që vjen pas selefëve dhe këta janë njërëzit e besueshëm; dijetarët. '' Refuzojnë devijimet e ekstremistëve '' d.m.th.: ndryshimet që sjellin me emrin e fesë dhe fjala devijim ka për qëllim ndyshimin e të vërtetës me atë të kotën duke e devijuar në shqiptim apo në kuptim. '' Gënjshtrat e të kotëve '' d.m.th. : mënjanojnë shpifjet e të kotëve. '' Interpretimin e injorantëve '' d.m.th.: refuzojnë interpretimet e tyre të cilat e humbin kuptimin e ajeteve dhe hadithëve duke ua humbur thelbin kryesor të tyre.[37]

Ky hadith sqaron qartë pozitën e madhe që kanë dijetarët e hadithit, por këta të fundit nuk mund ta arrijnë këtë pozitë derisa të kenë kushtet e përmendura më lart. Këto virtyte i kanë pasur disa muhadithë qofshin ata në kohë e hershme apo në kohën e tanishëme. Pra me një fjalë, në këtë hadith hyn çdo dijetar që i përputhet kritereve që përmendëm më lart dhe mbeten jashtë ata që u cilësua si ekstremistë, gënjeshtarë apo injorantë.

Prej atyre që kanë mendime ekstreme janë panteistët[38] duke pretenduar se argumentohen me disa ajete dhe hadithe. Por ky argumentim është i pavlerë sepse Kurani dhe Suneti sqaron se kush mbart këtë akide është jobesimtar ( kafir ).

Gjithashtu prej tyre që kanë mendime ekstreme janë shiitë të cilët pretendojnë se i duan familjen  e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por në të vërtetë dashuria e tyre është krejtësisht e reme.

Prej ekstremistëve janë të ashtuquajturit: '' Hauarixh '' , '' Mutezilitë '' , '' Xhehmitë '' '' Kaderiet '' '' Murxhijtë '' '' Xhebriet '' etj, etj.

Në krahun tjetër janë '' Mubtilunët '' ( të kotët ), filozofët e këtij umeti të cilët ndoqën mësimet e filozofëve grekë e me këto mësime ndërtuan disa dispozita në sheriat, duke thënë se logjika është mbi gjithçka, por me gjithë këto gjëra ata nuk i bënë dobi islamit përkundrazi prishën më shumë seç ndreqën.

Kurse '' Xhahilat '' ( injorantët ), prej tyre janë pasuesit të medhhebeve, të cilë nuk kane arritur te kuptojne Librin e Allahut dhe as Sunetin e të Dërguarit  të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!). Ata marri si bazë thëniet e imamllarëve dhe i bëjnë ato si dispozita të sheriatit. Nëse atyre ju vjen një ajet apo hadith që kundërshton medhhebin e tyre, e interpretojnë sipas medhhebit dhe jo veçse kaq por bëhen të ashpër me ata që marrin mendim tjetër. Ky fenomen ndodh se feja tek ata është si kanë qenë paraardhësit e tyre duke mos ndjekur argumentin. Duke e ditur se Libri i Allahut ka ekzistuar para se te dilnin imamllatët dhe medhhebet , gjithashtu e njëjta gjë me Sunetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe këtë fakt se mohon  vec ndonjë kokëfortë, i cili e shikon diellin si të errët dhe natën si të ndritshme.

Dhe vazhdon i njëjti autor ( Sidik Hasen Khan ) duke theksuar : '' Nëse mediton në frazat dhe stilin  figurativ te ketëj hadithi , konstakton se këtu ka për qëllim dijetarët hadithit dhe teuhidit dhe se këto virtyte nuk janë gjetur veçse tek ata të cilët janë në rrugë të drejtë. Edhe të tre cilësitë e atyre që janë përmendur ( ekstremist , të kotët dhe injorantët ) nuk përjashtohet këtu fanatikët ( mukalideh ) dhe as filozofët bidatçij ( ehlu kelam ) duke marë parasysh shumëllojshmërinë e tyre .

E gjitha çfarë përmendëm janë prej profecive të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!).

Ky hadith përgëzon dijetarët e hadithit duke qenë se janë lavdëruar nga goja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe se në këtë lëvdatë nuk i bashkohet atyre asnjë prej njërëzve. Ata që nuk janë lavdëruar  nga Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), me të vërtetë lavdërohen nga vetë njerëzit, prej tyre ka të sinqertë ose gënjeshtarë . Nga ana tjetër hadithi kërcënon grupacionet e humbura , duke i cilësuar ata si ekstremistë , të kotë ( mubtilinë ) dhe si injorantë.   Medito dhe merr shembull nga ky hadith o sunit , se ndoshta  Allahu të udhëzon në rrugën e drejtë , dhe Ai është i miri i Ndihmuesve '' .

Meqë po me jepet rasti them, se ky hadith është një prej bazave të menhexhit profetik i cili është themeluar vetë nga i Dërguari i Allahut  (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me atë që Zoti i tij i ka shpallur. '' Mbas  një studimi të thellë duke kërkuar se nga ka ardhur ky dobësim i muslimanëve gjejmë si faktor negativ metodat bidate që janë bërë shkak në përçarjen e ymetit dhe duhet ta dimë se kur ne i kundërvihemi atyre , i kundërvihemi vëtë së keqes. Kjo rezistencë s'ka për të qenë e lehtë veç me këtë menhexh të drejtë '' Tesfije dhe Terbijeh '', i cili saktëson dhe ne të njëjtë kohë rregullon , mendimet  dhe punët nga filozofitë e ardhura , nga hipotezat e pabaza dhe nga vizionet kalimtare duke i kthyer këto me edukatë islame .

Dijetari ynë Muhamed Nasirudin Albani ka thënë '' Për të argumentuar saktësimin e mendimit tonë lidhur me këtë menhexh , le të kthehemi në Librin e Allahut se në të gjendet një ajet i cili tregon gabimin e të gjithë atyre që na kundërshtojnë në cfarë besojmë dhe mbrojmë se shpëtimi është vetën të '' Tesfije dhe Terbijeh '' . Allahu thotë në Kuran '' Nëse ju e ndihmoni Allahun , Ai ka për t'ju ndihmuar '' . Në këtë ajet kanë rënë dakort të gjithë dijetarët e tefsirit se kuptimi '' të ndihmoni Allahun '' është të praktikoni dispozitat e Tij , duke marrë parasysh këtu besimin në të fshehtën ( gajb ) të cilën  Allahu e ka bërë kushtin e parë për besimtarët '' të cilët besojnë në të fshehtën dhe falin namazin ''

Atëhere kur '' ndihma e Allahut '' nuk mund të realizohet veçse me praktikimin e dispozitave të Tij , si mund ne muslimanët të luftojmë ne rrugën e Allahut ( xhihad ) duke ditur se ne akoma nuk e kemi '' ndihmuar Allahun '' siç u përmend me sipër ?!

Si mund të luftojmë armikun tonë , kur akidja është e prishur dhe e dobësuar ?!

Si mund të luftojmë , kur moralet tona ecin paralel me degjenerimin ?!

Atëhere para se të fillojmë xhihadin, duhet të rregullojme akiden dhe të përmisojmë moralin. Dhe jam i sigurt se menhexhi ynë ka për t'u mospranuar nga disa dhe ka për te thënë: '' Menhexhi ' tesfije dhe terbije ' ka për te zgjatur me vite '' . Unë i përgjigjem: ''S'na intereson shumë se sa do zgjasë, por ajo që na interson është të mësojmë fenë tonë së pari , pastaj  s'ka rendësi a do zgjasë kjo rrugë apo do përshpejtohet. Me këto fjalë unë po i drejtohem të gjithë thirrësavë, dijetarëve dhe drejtuesve që ta njohin islamin e saktë dhe të luftojme me përkushtim çdo pakujdesje dhe çdo përçarje . Allahu thotë: '' Mos bini në konflikt në mënyrë që të dështoni dhe t'u ikë fuqija juaj '' .

Kur ne t'i japim  fund konflikteve dhe pakujdesive dhe ne vend të tyre të vendosim vigjilencen, bashkimin dhe konsensusin, atëhere drejtohemi te forca materile. Allahu thotë: '' Dhe përgatituni atyre ç'mundeni prej forcës dhe prej kuajve në mënyrë që të friksoni armikun e Allahut dhe armikun tuaj ''.

Të jesh  i  fortë materialisht është diçka që vetëkuptohet dhe është e domosdoshme krijimi dhe ndërtimi i uzinave të armëve, por kjo ndodh kur ne t'i kthehemi fesë së saktë, siç ka qenë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij, me akide, me adhurim, me moral dhe çdo gjë që ka lidhje me sheriatin. Le të them se është tepër e vështirë të gjesh një prej muslimanëve të zbatojë këtë menhexh, veçse se ata që thërrasin në Kuran dhe në Sunet e që ndjekin menhexhin e selefëve. Vetëm ata janë që '' ndihmojnë Allahun '' me atë që i ka obliguar ( tesfije dhe terbije ) prodhojnë muslimanin e shëndoshë . Vetëm ata janë që paraqesin grupin e shpëtuar prej zjarrit nga të gjithë grupacionet e humbura .

Kthehemi prapë duke përmendur: S'ka asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo gjendje e mjerueshme që janë muslimanët, veçse me rrugën e Kuranit dhe Sunetit, dhe praktikimin e menhexhit '' tesfije dhe terbije ''

 

Vijon ...

 



[1] Hadith hasen ( lloj grade në dijen e hadithit që të tregon  verifikimin  e tij, por është një shkallë më poshtë se hadithi "sahih"). Shiko librin e shejh Alil el Halebij: "Dyzet hadithe për davetin dhe thirrësat."

[2]  Kuptimi i hadithit është të kapeni fort pas fesë së Allahut. (sh.p.)

[3]  Hadith sahih. E transmeton Taberani në “Muxhem el Kebir” dhe në “El Eusat”.

[4]  Hadithin e transmenton imam Buhariu (vell. V, f.191) dhe iman Muslim i(2532) nga ibn Mesudi.

[5]  Shkëputur nga  libri i  shejh Rabia el Med'hali: “Vendi i dijetarëve të hadithit”.

 [6] . Referuar librit të shejhut të nderuar Bekr ebu Zejd (Allahu dhëntë dobi me të) ''Tesnifu nasi bejne dhani uel jakin.''

[7] . Suratu Jusuf 108.

[8] . Libri i ibn Kajim el Xheuzije '' Çelësi i portës së lumturisë'' vell. I,f.154.

[9] . Suratu Nisa 29.

[10] . Shkëputur nga libri i ibnil Xheuzij '' Menakib imam Ahmed''.

[11] . Epoka e hambelive vell. I,f.131.

[12] . Referuar librit '' Qëllimi i drejtë në përmendjen e shokëve të imam Ahmedit:''

[13] . Historinë e ibn Tejmijes e ka treguar më hollësisht nxënësi i tij imam ibn Kethiri në librin '' Fillimi dhe mbarimi''. Vell.XIV, f. 14-78.

[14] . '' Përmbledhja e fetvave'' (mexhmu'u fetaue) vell.XI, f.504.

[15] . Referuar librit '' Mendimi edukativ tek shejh islam ibn Tejmije'' autor, Maxhid Ursan el Kejlani.

[16] . Kush do të shikojë botimin tim të librit '' Kuptimi i aktualitetit'', le t'i kthehet se në të ka më shumë zgjerim.  

[17] . Hadith hasen dhe unë kam një botim  të  veçantë në saktësimin e tij.

[18] .Qëllimi i shejhut këtu është jo se ai e bën haram ndjekjen e lajmeve në mënyrë të prerë, por qëllimi i tij është të mos i bëjmë ato mënyrën e vetme në kuptimin e aktualitetit siç u përmend më përpara, se mediat i kanë në dorë armiqtë e islamit. Ka thënë imam Albani: '' Politikën e ka në dorë ai që e drejton atë.'' ( sh.p. )

[19] .

[20] . Hadithi është hasen. Ai që dëshiron le të shikojë saktësimin e tij në librin: '' Kritikimi i atij që s'punon me dijen.'' të ibn Asakir.

[21] . Koha e dëshmon vetë këtë fenomen....

[22] . Shkëputur nga libri i Muhamed Salih el  Munexhid  '' Çështje që i përkasin davetit dhe edukatës.'' f.50-53.

[23] . Shkëputur nga parathënia e librit të tij '' Mirësia e Allahut të Përjetshëm. ''

[24] . Këto fjalë janë nga shejhu jonë i nderuar Muhamed Nasirudin Albanit në librin e tij '' Zinxhiri i haditheve të dobëta.'' Ka një shkak që më shtyu në botimin e këtij libri për shkak se lexova një botim me titull: '' Daveti islam, obligim nga sheriati dhe domosdoshmëri njerëzore.'' të doktor Sadik Emin i cili ka shkruajtur për grupet islamike ( xhematet ) pa i njohur mirë, ja se ç'thotë për selefitë: '' Nuk ndjekin ndonjë program të caktuar në davet...'' Pastaj ra në kontradiktë me veten e tij tri faqe më pas duke thënë: '' Selefitë mendojnë se hapi i parë në davetin islam është te '' tesfija. ''. Dhe vazhdoi duke e përkufizar '' tesfijen '' me një një përkufizim të thatë dhe tha: '' Ndarja e haditheve të dobëta nga ato të sakta'': Pastaj mbi këtë përkufizim të gabuar ndërtoi reshta të mbushura plot me injorancë, të pabazuara në argumente. Këtij personi i kam bërë replikë duke treguar shpifjet e tij në një botim të quajtur: '' Replika e qartë ndaj të ashtu quajturit Sadik Emin. '' Nuk e vë në dyshim se emri Sadik ( i sinqertë ) Emin (besnik ) është e kundërta e sinqeriteti dhe besnikërisë. Emri '' Sadik Emin '' është veç një person  imagjinar që nuk ekziston në aktualitet, por mungesa e trimërisë në dije e bën këtë person  të fshihet me emra fals. Me fjalët e këtij autori u mashtrua një numër jo i pakët shkrimtarësh, prej tyre Hysejn ibn Muhsin ibn Alij ibn Xhabir në librin e tij ''Rruga për tek xhemati i muslimanëve'' duke i marrë mendimet e tij shabllon pa i analizuar dhe pa u thelluar në to. Libri i tij ka nevojë t'i bëhet replikë për shkak të gabimeve që ka, por që të dy shkrimtarët kanë vdekur dhe lusim Allahun t'i falë e t'i mëshirojë.      

[26] . Suretu Nahl 125.

[27] . Shkëputur nga libri '' Gurë të çmuar në edukatën e davetit dhe të thirrësit ''  ( ed duraru el galijeh fi edabi daueti ue daijeh ).

[28] . Nga i njëjti referim.

[29] . Prej lutjeve të Muhamedit alehi selam ka qenë: '' O Allah më fal mua dhe më mëshiro, më bashko me mikun më të afërm.'' E tranmeton imam Buhari ( 5674 ) dhe imam Muslimi ( 2191 ).

[30] . Sahih Buhari ( 529 ).

[31] . Folësi është ebu Imran el Xheunij, që transmeton hadithin nga Enesi.

[32] . Transmeton imam Ahmedi ( vell. III,f.100 ) dhe imam Tirmidhiu ( 2447 ).

[33] . Transmeton imam Ahmedi në librin e tij '' Zuhd '' ( faqe 165 ), Darimiu ( 211 ) ibn Uedah në librin e                             tij '' Bidatet dhe moslejimi i tyre '' ( faqe 12 ), Tabrani në librin e tij '' Muxhemu kebir '' ( vell. IX, f.168 ) me zinxhir transmetuesish të saktë.  

[34] . Hadith hasen, kuptimi i tij ndodhet në librin '' Hitah fi dhikri sihahi sitteh '', autor Sidik Hasen Khan.

[35] . E transmeton imam Muslimi në parathënin e librit të tij '' Suhih Muslim ''.

[36] . '' Çelsi i lumturisë '' autor ibn Kajim el Xheuzijeh me saktësimin tim. ( Shejh Ali ).  

[37] . Këtu mbaron shpjegimi i Sidik Hasen Khanit. Allahu e mëshiroftë!.

[38] . Këta besojnë se Allahu gjendet në çdo vend, pra s'ka ndryshim mes Tij  dhe krijesave. Derisa njëri              prej tyre ka deklaruar se në pelerinën e tij ndodhet Allahu dhe ky është i ashtuquajturi '' Halaxh ''. Prej këtij grupacioni ka qenë dhe ibn Arabiu një prej panteistëve të njohur derisa ka thënë : '' Unë jam Ai ( Allahu ) dhe Ai është një me mua! Oh unë i mjeri  kush është i obliguari?! '' Kjo akide e bën muslimanin të dalë nga feja e Allahut. dhe dijetarët kanë sqaruar ( prej tyre shejhu islam ibn Tejmijeh ) se kjo akide është më e fëlliqur se sa akidja e çifutëve apo të krishterëve. Gjithashtu njëri prej këtyre ka qenë dhe poeti i njohur shqipëtar Naim Frashëri i cili ka pasur të njëjtat mendime dhe këto vihen re në disa prej poezive të tij. Allahu na mbrofë nga këto mendime të devijuara!! Amin! ( sh.p. ). 

 

 

nentemat

njohuri të përgjithshme

rruga ehli sunetit
spastrim dhe edukim
mes menhexhit dhe akides
emertimi selefi
shenjat e ehli sunetit
vecoritë e metodologjise
trajtimi i fitneve
kritika

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.