Veçoritë e metodologjisë selefije
1- Menhexhi i selefit është i qartë dhe thirrja e tij është publike (jo e fshehtë)
All-llahu Lartësuar thotë: قُلْ هَـذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَاْ وَمَنِ اتَّبَعَنِي وَسُبْحَانَ اللّهِ وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ “Thuaj (O Muhammed): Kjo është Udha ime, unë thërras në rrugë të All-llahut me dije (jo me injorancë), unë dhe kushdo qe më ndjek mua (thërret në All-llahun). Lavdi i qoftë All-llahut dhe unë nuk jam prej mushrikëve”. Jusuf:108.
Kurse nga Irbade ibn Sarijeh transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Veçse ju kam lënë juve në një bardhësi të paqtë, nata e saj është (e kthjelltë) sikur dita e saj. Nuk devijon-lajthitë nga ajo vetëm se i shkatërruari” .[1]
Pra, metodologjia Selefite është e qartë dhe e kthjellët, nuk ka kurrëfarë fshetësirash në të, e as kurrëfar mashtrimesh e pretendimesh, por është e pastër si loti, për këtë arsye thirrja e saj është e hapur dhe publike për të gjithë, nuk njeh kufuzime për askë, siç ndodhë tek metodologjitë tjera devijante të cilat fillimi i tyre është vetëm për përsona të caktuar derisa t’i përvetsojnë. E kur ndodhë kjo, atëherë ata hapen më shumë, ngase tash më vetëm se kanë bërë numër dhe janë më të fuqishëm. Kurse në fillim janë ndryshe, jo pse kjo ëshët prej fesë, por për shkak se ata e dinë se me këtë bëjnë përçarje dhe daveti i tyre është injorant dhe me dyshime. Andaj edhe për këtë nuk janë të hapur që në fillim.
Kurse metodologjia Selefite dhe thirrësit e saj, që në fillim janë të hapur dhe publik, nuk i firkësohen qortimit të asnjë qortuesi siç edhe thotë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Një grup nga Ummeti im do të vazhdojë ta proklamojë të vërtetën haptazi, nuk ju bëjnë atyre dëm qortimet e të tjerëve, derisa të vijë Caktimi i All-llahut”.[2]
Ngase thirrësit e kësaj metodologjie e dinë se, edhe nëse janë vetëm –pa pasues, e dinë se janë xhematë. Sepse xhemati nuk është në numër, por është në të kapurit në të vërtetën; Abdullah ibn Mes’udit radijaAll-llahu anhu: “Vërtetë xhemati[3] është kur bie në ujdi në nënshtrim ndaj All-llahut, edhe në qoftë se je vetëm”.[4]
Kurse thirrësit e metodologjive tjera e bëjnë të kundërtën siç tham më lartë, sepse tek ata xhemati është në shumicë e jo në të kapurit për të vërtetën, ngase ata në të vërtetë nuk e njohn të vërtetën apo e injorojnë për shkak të tekeve dhe dëshirave të tyre.
Fakti se ata janë në devijm me davetin e tyre të fshehtë, na vërtetojnë fjalët e Selefit tanë të mirë; Omer ibn AbdulAzizi ka thënë: “Në qoftë se i shihni disa njerëz duke biseduar për fenë e tyre fshehurazi nga të tjerët, atëherë dije se ata janë duke ndërtuar devijimin”.[5] Dhe ka thënë poashtu në letrën të cilën ia ka shkruar Ebu Bekër Ibn Hazmit: “Shiko se çka është prej hadithit të Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe shkruaje atë, ngase kam frikë të vdesin dijetarët dhe (të ndalen) ligjëratat e dijes dhe mos prano tjetër vetëm se hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Shpërndane diturinë dhe uluni që t’i mësoni ata që nuk dinë; ngase vërtetë dija nuk shkatërrohet (zhduket) gjerësa të jetë (e të ipet) fshehurazi”.[6]
Ndërsa metodologjia selefite është e qartë sikur hëna e plotë, dhe thirrësit janë të hapur, e këtë e kanë trashëgim nga Pejgamberi i tyre me Urdhër të All-llahut azze ve xhel, si ajeti i parë të cilin e sollëm. Ku vet Fjala e All-llahut drejtuar Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Thuaj”, tregon në të thirrurit hapurazi pa sekrete. Kurse “Kjo është Udha ime”, tregon në qartësi dhe guxim, e jo në mjegullira dhe turbullira, siç është prezente tek metodologjitë tjera. Gjithashtu edhe fjala: “Unë thërras në All-llahun”, aludon qartazi në thirrje publike të shfaqur pa kurrfarë frike nga qortimet e qortuesve.
Poashtu edhe fjala: “dhe unë nuk jam prej mushrikëve”, aludon shumë prerë në të dhe përforcon edhe më shumë qartësinë dhe shfaqjen e thirrjes haptazi, pa mbulime dhe sekrete.
Kjo ishte sa i përket veçorisë së parë të metodologjisë selefite -e që do të thotë Islami i tërë i pastër, siç e keni parë edhe ju lexues të nderuar në temën e parë “Në mes akides dhe menhexhit-. Kurse veçoria e dytë është:
2- Rruga që ecim në të është Një dhe e Drejtë:
All-llahu i Lartësuar thotë: وَأَنَّ هَـذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيماً فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ “Dhe vërtetë kjo është Rruga ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju largojnë nga Rruga e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni të devotshëm”. EnAm: 153.
Nga Abdullah ibn Mesu’udi transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na e bëri një vijë neve e pastaj tha: “Kjo është Rruga e All-llahut”. Pastaj në anën e djathtë dhe të majtë (të asaj vije) bëri vija tjera dhe tha: “Këto janë rrugë të ndara, në krye të çdo rruge është një shejtan që thërret në të”, pastaj lexoi: “Dhe vërtetë kjo është Rruga ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju largojnë nga Rruga e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni të devotshëm”. EnAm: 153.[7]
3- Metodologjia e Selefit veçohet edhe me atë se, ajo është gjithëpërfshirëse dhe refuzon të jetë parciale, posaçërisht në davet.
P.sh.: Një kohë t’u kushtojë rëndësi një parimi e tjetrin ta anashkalojë dhe anasjelltas. Andaj ajo gjithmonë është përfshirëse dhe kurrë nuk është e pjesërishme. Këtë mund ta dëshmojmë duke sqaruar çështjen se, metodologjia selefite mbështetët në tri themele esenciale për çdo kohë; e ato janë:
1-Tevhidi dhe rëndësia e thirrjes në të,
2-Sunneti i saktë dhe rëndësia e thirrjes në të,
3-dhe rëndësia e domosdoshmërisë së të kuptuarit të të Parëve Tanë të Mirë (Selefu Salih) në Kur’an dhe Sunnet, në kritikimin e ideve, grupeve dhe njerëzve që kundërshtojnë ato të dyjat (Kur’anin dhe Sunnetin).
-Thirrja në Tevhid përkushtohet në tri llojet e saja, si ai i Rububijetit, Uluhijetit dhe i Esmau ve Sifatit. E ajo që është më me rëndësi në këtë aspekt është, pastrimi i ummetit nga Shirku në fjalët dhe veprat e tyre. Ky Shirk përfshin apo pasqyrohet tek ata në të tri llojet e Tevhidit. Andaj thirrja në Tevhid nuk ka të ndalur deri në kijamet; dhe ajo në metodologjinë selefite nuk veçohet në një kohë po, e në tjetrën jo. Por, ajo është e përhershme dhe gjëja esenciale, ashtu siç ka qenë edhe tek të gjithë Pejgamberët.[8]
-Kurse thirrja në Sunnet, edhe kjo aludon në shumë gjëra, që do të thotë se edhe kjo është gjithpërfshirëse, ngase ajo është Shpallje poashtu sikur edhe Kur’ani; All-llahu i Madhëruar thotë: وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى {3} إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى {4} “Ai nuk flet nga dëshira e vet. Por është vetëm Shpallje që i frymëzohet”. Nexhm: 3-4. Dhe se ajo i ka zbritur Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ashtu siç i ka zbritur edhe Kur’ani; All-llahu i Madhëruar thotë: وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ “Vërtetë Ne ty ta kemi zbritur Dhikrin, që t’ua sqarosh njerëzve se ç’farë u ka zbritur atyre (nga Kur’ani)”. Nahl: 44.
Pra, Dhikri këtu është sqarim i asaj se çfarë u ka zbritur njerëzve, e ajo që u ka zbritur njerëzve është Kur’ani, kurse sqarimi i cili shpjegon Kur’anin është jashtë Kur’anit; e ajo është Sunneti, siç thotë edhe Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Vërtetë mua më është dhënë Libri (Kur’ani) dhe me të diçka e njëjtë sikur ajo”. E ajo është: Sunneti; këtë ajet kështu e kanë kuptuar edhe Selefi, ku Tabiiu Hisan Ibn Atijeh ka thënë: “Xhibrili i zbriste Pejgamberit me Sunnet, ia mësonte atij atë, ashtu siç ia mësonte Kur’anin”. Këtë qëndrim (mendim) në lidhje me këtë ajet e kanë edhe shejhul-Islam Ibn Tejmije në vende të shumta të librit të tij el-Iman, Shafiu në er-Risaleh, Ibn Hazmi në el-Ihkam, Sujutiu në Miftahu el-Xhenneh dhe Shatibiu në el-Muvafekat.[9]
-Kurse sa i përket të kuptuarit të të Parëve Tanë të Mirë (Selefu Salih) në Kur’an dhe Sunnet, domosdoshmërinë e prezencës së saj vetëm se e kemi shtjelluar pak a shumë në fillim të librit. Edhe pse në lidhje me këtë të fundit duhet të shkruhet një libër i tërë, All-llahu na e lehtësoftë arritjen e qëllimeve tona të mira. All-llahu është i Plotfuqishëm për gjithçka!