|
|
Pyetje-Pergjigje rreth Kuranit
|
(Pyetja Nr. 27) Anonim / Kosove
Message: Selam laejkum Allahu ju shperblefte imam i nderuar per keto pergjigje te sakta kam nje pyetje te ciles nuk po mundem ti gjej peregjigje e ndoshta eshte edhe si rezultat i mos gjindjes se librave te fihut ne gjuhen shqipe pyetja eshte?
1. Dy ajetet kuranore qe thote Allahu:
U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.(Suretu Nisa 23)
O ti Pejgamber, Ne t'i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahut) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.(Suretu Ahzab 50).
Sipas ketyre dy ajeteve Kuranore a ehste e lehuar martesa me vajzat e axhes, halles,dajes, dhe tezes apo keto kan qen te lejuara vetem per te derguarin e Allahut sepse ne ajetin e sures Nisa permenden vetem ndalesat e prej ndalesave nuk futet vajza e agjes ete tjerat radhazi ndersa ne ajetin e sures Ahzab permendet se ato jan te lesuara vetem per te derguarin e Allahu
|
/ 26-10-2011
Ajeti i pare eshte i qarte vajzat e axhes e te dajes nuk hyjne ne ndalim, kurse ne ajetin e dyte, ajo qe eshte e posacme per Pejgamberin eshte qe nje grua tja dhuroje veten e saj Pejgamberit pa pasur kujdestar dhe pa i kerkuar atij mehr (prike), kushdo qofshin ato gra, te aferme apo te largeta, prej atyre me te cilat lejohet martesa. Pra, ajeti vecon vetem martesen pa meher dhe pa kujdestar (uelij) qe eshte e posacme per pejgamberin, kurse per grate me te cilat lejohet martesa, jane te gjitha njesoj, si per pejgamberin edhe per besimtaret. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
|
|
(Pyetja Nr. 26) Betim / Prizren / 15-08-2011
Message: hoxh i nderuar, nuk po pushoj se reshturi te di per fen islame por ne Kosov jan kushtet qe nuk mundesh edhe me u orientu me perparu diqka .. shum her kom planifiku me shku neper vendet arabe ne qabe etj me studiuu po kushtet jan te jo favorshme e kshtuh qe hoxh i nderuar deshta 1 pytje me ta bo qe ne muajin e ramazanit a osht e vertet qe ka zbrit Libri iKuranit te shenjt ne naten e Kadrit dmth aka zbrit ne naten e Kadrit Libri i Kuranit te shenjt e Zoti te shperbleft me tana tmirat!
|
/ 16-08-2011
Allahu i Madheruar thote: "Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka sa ato. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij." [Et Talak, 12]. Dhe ne suren Nuh, ajeti 15, Allahu thote: "A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin?" Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kush merr padrejtesisht nje pellembe toke, do te fundoset bashke me te 7 toka poshte." [Buhariu dhe Muslimi] Dhe ne nje transmetim tjeter te Buhariut thuhet: "do te fundoset per shkak te saj deri ne shtate toka."
Analiza: Allahu ka krijuar shtate qiej. Keta qiej jane vendosur njeri mbi tjetrin pale-pale. Po keshtu, Allahu thote se ka krijuar aq toka sa dhe qiej si dhe ne te njejten forme (mithlehunne). Nga kjo kuptohet se tokat jane gjithashtu shtate dhe se ato jane te vendosura pale-pale mbi njera tjetren, dmth ne shtresa, dhe kete e perforcon edhe hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi ku i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se Allahu do e fundose ate qe merr nje pellembe toke padrejtesisht deri ne token e shtate, pra nga kjo kuptohet se keto shtate toka jane shtresat e tokes deri ne berthamen e saj, dhe ne kete perfundim ka dale edhe Iben Kethiri ne Tefsirin e tij, e Allahu e di te verteten. Shume dijetare te Islamit bashkekohore e marrin kete ajet per te treguar mrekulline e Kuranit, i cili e ka permendur kete njohuri shkencore qe para 14 shekujsh, dhe shkenca moderne me mjetet e saj te tekonologjise moderne ka zbuluar pikerisht kete fakt qe toka jone perbehet nga shtate shtresa te ndryshme nga njera-tjetra ne perberjen e tyre, e Allahu e di me mire. Ka edhe dijetare qe kane thene se keto shtate toka jane shtate kontinentet, por kjo eshte larg te vertetes dhe argumentimit te sakte. Sidoqofte, ne jemi urdheruar te besojme gjithcka ka ardhur nga Allahu dhe te meditojme ne krijimin e Tij per te shtuar edhe me shume besimin, e padyshim se ne krijimin e Allahut ka prova dhe argumente per njerezit qe besojne. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne krijim dhe gjykim. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|
(Pyetja Nr. 25) Diana / Shqiperi
Message: selamu alejkum we rahmetullah!
Kisha nje pyetje: sot gjate nje mesimi fetar mesuam se eshte ajeti kuranor qe thote se ALLAHU ka krijuar shtate pale qiej dhe shtate toka. nqs ka mundesi te me shpjegoni kete ajet sepse dua te jem e qarte: a ekzistojne shtate planete si toka, behet fjale per planetet e tjera qe i njohim, apo behet fjale per shtresezimin e saj? Ju faleminderit !
|
/ 12-03-2011
Allahu i Madheruar thote: "Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka sa ato. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij." [Et Talak, 12]. Dhe ne suren Nuh, ajeti 15, Allahu thote: "A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin?" Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kush merr padrejtesisht nje pellembe toke, do te fundoset bashke me te 7 toka poshte." [Buhariu dhe Muslimi] Dhe ne nje transmetim tjeter te Buhariut thuhet: "do te fundoset per shkak te saj deri ne shtate toka."
Analiza: Allahu ka krijuar shtate qiej. Keta qiej jane vendosur njeri mbi tjetrin pale-pale. Po keshtu, Allahu thote se ka krijuar aq toka sa dhe qiej si dhe ne te njejten forme (mithlehunne). Nga kjo kuptohet se tokat jane gjithashtu shtate dhe se ato jane te vendosura pale-pale mbi njera tjetren, dmth ne shtresa, dhe kete e perforcon edhe hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi ku i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se Allahu do e fundose ate qe merr nje pellembe toke padrejtesisht deri ne token e shtate, pra nga kjo kuptohet se keto shtate toka jane shtresat e tokes deri ne berthamen e saj, dhe ne kete perfundim ka dale edhe Iben Kethiri ne Tefsirin e tij, e Allahu e di te verteten. Shume dijetare te Islamit bashkekohore e marrin kete ajet per te treguar mrekulline e Kuranit, i cili e ka permendur kete njohuri shkencore qe para 14 shekujsh, dhe shkenca moderne me mjetet e saj te tekonologjise moderne ka zbuluar pikerisht kete fakt qe toka jone perbehet nga shtate shtresa te ndryshme nga njera-tjetra ne perberjen e tyre, e Allahu e di me mire. Ka edhe dijetare qe kane thene se keto shtate toka jane shtate kontinentet, por kjo eshte larg te vertetes dhe argumentimit te sakte. Sidoqofte, ne jemi urdheruar te besojme gjithcka ka ardhur nga Allahu dhe te meditojme ne krijimin e Tij per te shtuar edhe me shume besimin, e padyshim se ne krijimin e Allahut ka prova dhe argumente per njerezit qe besojne. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne krijim dhe gjykim. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|
(Pyetja Nr. 24) Gjakovarja / Gjermani / 04-01-2011
Message: Esselamu alejkum, kam nje pytje rreth temes; Me ka thinjur sureja hud dhe motrat e saj; cilat sure jan motrat e saj, dhe per qka flitet ne keto sure? Allahu ju shperbleft!
|
/ 08-01-2011
Ebu Bekri (radiallahu anhu) tha: "O i Derguari i Allahut, u thinje!" I Derguari i tha: "Me thinji surja "Hud", "El Vakia", "Uel Murselat", "Amme jetesaelune" dhe "Idha eshemsu kuwirat"." [E ka nxjerre Tirmidhiu, dhe shejh Albani e ka konsideruar te Sakte.] Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Me thinji surja Hud dhe motrat e saj para se te plakem." [Sahih el Xhami, 3721]. Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Me thinji surja Hud dhe motrat e saj prej sureve te sqaruara hollesisht." [Sahih el Xhami, 3722]. Dhe ne nje transmetim tjeter: "Me thinji surja Hud dhe motrat e saj." [Sahih esh Shemail el Muhamedije, 35 - i shejh Albanit].
Nga mbledhja e haditheve shfaqet qarte se me motrat e sures Hud jane per qellim ato sure qe flasin per diten e gjykimit dhe gjendjen e njerezve ne boten tjeter, per tmerret e asaj dite dhe te botes tjeter. Ketu perfshihen te gjitha ato sure ku flitet hollesisht per tmerret e dites se kiametit dhe denimet e dhimbshme te banoreve te zjarrit te xhehenemit, dhe nese njeriu i kujton keto dhe i imagjinon njesoj sikur te ndodhin para syve te tij, do te thinjej nga tmerri qe do te shihte, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha se ishte thinjur per shkak te tyre, per te treguar se cfare tmerri i priste njerezit qe nuk besojne dhe qe do te denohen ne diten e Kiametit dhe ne boten tjeter. Kjo tregon se i Derguari i Allahut i perjetonte vertet suret dhe ajetet qe i shpalleshin, dhe se ai ishte shume i merakosur per popullin e tij. Dijetaret e tefsirit dhe ata te komentimit te haditheve kane folur gjate ne lidhje me keto hadithe, por ne nuk mund te permendim ketu vecse perfundimin ne menyre te permbledhur, e Allahu e ka ne dore suksesin, dhe ne i lutemi Atij qe te na ruaje dhe te na shpetoje nga tmerret dhe denimi i dites se Kiametit dhe i zjarrit te xhehenemit! |
|
(Pyetja Nr. 23) Feime / Prishtine / 9-12-2010
Message: A ban me kendu hatem me pare?
|
/ 18-12-2010
Pyetesja ka per qellim kendimin e Kuranit per te vdekurit, dhe mendimi me i sakte i dijetareve ne kete ceshtje eshte se kjo gje nuk lejohet, dhe si rrjedhoje, as marrja e pageses per kete veper, nuk lejohet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. |
|
(Pyetja Nr. 22) Ahmed / Shqiperi / 06-10-2010
Message: Es Selamu Alekum! All-llahu ju ruajt e ju forcofte ne kete rruge.
1. Si e kane komentuar dijetaret kete ajet te sures Nuh ( 71:25 ):
مما خطيئاتهم أغرقوا فأدخلوا نارا
Para ringjalljes a do te denohen njerezit ne xhehennem?
2. Kur dy vete falin namaz, ai i cili prin ne namaz (imami) a duhet te dal perpara xhematit apo te renditet me nje vij pasi qe jan vetem dy vet?
3. A mund te shkurtohet namazi prej momentit qe vendos te udhetosh, psh: une neser udhetoj
mbas namazit te drekes, a mund te shkurtoj dreken e me pas te bashkoj me ikindin e me pas te udhetoj apo ndoshta nuk guxoj ti shkurtoj por vetem ti bashkoj apo asnjeren?
|
/ 10-10-2010
1. Ajeti flet per denimin ne zjarrin e xhehenemit pas ringjalljes. Xhehenemi ekziston qe tani, por ndezja dhe ndeshkimi i banoreve te tij ne te do te jete vetem pas kiametit dhe pas llogarise, e sa per denimin e varrit per jobesimtaret, ai behet me menyra qe i di vetem Allahu.
2. Kur jane vetem dy burra ne namaz, imami qendron paralel me tjetrin qe eshte xhemat, dhe as para as pas tij, sepse keshtu ata jane xhemat dhe saf (rresht), e rreshti duhet te jete i drejte.
3. Nuk lejohet shkurtimi i namazit per udhetarin vecse pasi te kete nisur udhetimin dhe te kete dale nga kufijte e qytetit apo vendit ku ndodhet. E Allahu e di me mire.
|
|
(Pyetja Nr. 21) Ardian / 26-09-2010
Message: Selamu Alejkum wa Rahmetullahi wa Baraketuhu vellezer.
Kisha nje pyetje: Si komentohet Ajeti i Sures Hud, Ajeti 107, 108: "Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron. E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur." Si kuptohet ku thuhet: "sa te jene qijet dhe toka"?
Allahu ju shperbleft per mundin!
|
/ 28-09-2010
"Sa te jene qiejt dhe toka", do te thote pergjithmone, dhe jo deri ne diten e Kiametit, sepse ne te vertete qielli dhe toka qe ekzistojne tani do te vazhdojne te jene deri ne diten e Kiametit, por ketu eshte per qellim perdorimi gjuhesor per te cilin e kane perdorur njerezit kete shprehje. Per kete shprehje nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te tefsirit qe eshte keshtu, pra qe eshte per qellim perdorimi gjuhesor me kuptimin "Pergjithmone". Por mospajtimet apo mendimet e ndryshme te tyre lidhen me fjalen "pervec ate qe do Zoti yt", nga ku kuptohet sikur kjo perjetesi do te kete nje fund, ose nje pjese e saj do te kete nje fund qe do te jete kur te doje Zoti, por kuptimi i kesaj nuk eshte keshtu, por eshte qe te tregoje se Allahu ben gjithcka me vullnetin dhe deshiren e Tij dhe askush nuk e detyron te beje asgje pa deshiren e Tij, e Ai ka ne dore gjithcka, vetem Atij i takon vendimi, sundimi, veprimi dhe cfare te deshiroje Ai e ben ashtu si e do dhe kur te doje, pa i nderhyre askush ne veprat dhe vendimet e Tij, qofte melek i larte apo pejgamber i derguar. Askush nuk ka ne dore asgje, dhe askush e asgje nuk i ben Allahut dicka te detyrueshme, por Ai vepron si te doje, me dijen dhe urtesine e Tij absolute. I Lartesuar dhe i Paster eshte Ai nga cdo e mete e mangesi. Lusim Allahun te na perfshije ne meshiren e Tij dhe te na fuse ne xhenet me bujarine dhe miresine e Tij, e te na bashkoje me te Derguarin e Tij, te gjithe pejgamberet, te sinqertet, deshmoret dhe vepermiret!
|
|
(Pyetja Nr. 20) Amrah / Kosovë / 13-04-2010
Message: es selam alejkum. Desha te dij prej ciles kohe mund te fillojme ta lexojem suren Kehf dhe kur duhet ta perfundojme( ne qfare kohe)?
|
/ 20-04-2010
Leximi i sures el Kef ne diten e Xhuma eshte Sunet dhe e pelqyer, veper e cila ka sevape te medha, dhe sic ka ardhur ne hadith te sakte: "Kush lexon suren el Kehf ne diten e Xhuma, ajo e ndriçon ate me drite deri ne te xhumane tjeter." ose "deri ne Shtepine e Lashte (Kabe)." [Sahihul Xhami, 6471]. Pra, thuhet se ky lexim duhet te jete ne diten e xhuma, dhe jo naten e xhuma, dhe dijetaret thone se koha me e mire per leximin e kesaj sure fillon nga pas lindjes se diellit deri ne aksham te dites se xhuma. [Fetava Nurun Ala Derb, te Iben Uthejminit, 1/60]. |
|
(Pyetja Nr. 19) Muhamed / Itali / 12-11-2009
Message: SELAMUN ALEJKUM
Allahu disa here ne Kuran u drejtohet mosbesimtareve me "..ata nuk kan zemra qe te llogjikojne..." nje shpjegim , dhe si ta kuptojm? Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus!
|
/ 13-11-2009
Allahu i Madheruar thote: "Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhine dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit." [El A'raf, 179]. "Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor." [El Haxh, 46]. "Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t’u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”. 59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë." [Er Rum, 58-59]. "Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore. 23. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin. 24. Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?! 25. Vërtet, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa të rreme." [Muhamed, 22-25]. "Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar." [Es Saff, 5].
Ajetet e Kuranit sqarojne njeri-tjetrin, dhe qellimi eshte se mosbesimtaret i shohin dhe i degjojne provat dhe argumentet e Allahut, por per shkak te mosbindjes se tyre ndaj Allahut dhe urdhrave te Tij, ata nuk e kuptojne te verteten me zemrat e tyre, dhe ajo nuk hyn ne zemrat e tyre per shkak se zemrat e tyre jane te mbyllura per shkak te vete atyre me kryeneçesine e tyre dhe me mohimin e tyre pasi iu be e qarte e verteta dhe e pane ate, por e mohuan pasi e njohen ate, dhe si ndeshkim, Allahu ua vulosi zemrat dhe keshtu qe ata nuk mund te kene dobi nga dija e tyre dhe nuk mund ta kuptojne e ta ndjekin te verteten e zbritur nga Allahu. Per te mesuar me teper rreth zemres dhe llojeve te saj, lexoni ketu.
Lusim Allahun te na i beje zemrat tona te qendryeshme ne fene e Tij! |
|
(Pyetja Nr. 18) Avni / Kumanovë / 10-10-2009
Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah.
Ju dua per hire te all-llahut azze ve xhel-le. Nese keni mudsi te pergjigjeni ne pytjen time qe te me lehtesoni ne kete ceshtje, Allahu ju shperbleft; A ka baze ne sunnet me bo hatme per dike tjeter, kuptohet per te gjallet, dhe ne se po, si duhet?
|
/ 14-10-2009
Nuk ka argument as ne Kuran dhe as ne Sunet per berjen e hatmes se Kuranit per dike tjeter, qofte i gjalle apo i vdekur, sepse çdo njeri eshte pend i vepres se vet, siç thuhet ne Kuran. Por njeriu merr sevape edhe me degjimin e Kuranit nga ai qe e lexon, keshtu qe kush nuk di te lexoje Kuran, le ta degjoje ate nga dikush tjeter dhe keshtu merr sevape, por qe ta lexosh vete Kuranin merr me shume sevape se sa ta degjosh nga dikush tjeter apo nga radio. E Allahu e di me mire. |
|
(Pyetja Nr. 17) Anonim / 4-10-2009
Message : Es selamu alejkum.
A lejohet te lexosh ne kuran {musaf} gjate namazit vullnetar?
A lejohet te bejne itikaf ne shtepi vajzat?
|
/ 10-10-2009
1. Nuk ka problem qe te lexohet nga Kurani ne namazin vullnetar. Nje gje e tille eshte percjelle nga Aisha (radiallahu anha) e cila ka urdheruar Dhekvanin, sherbetorin e saj, qe t'i prije asaj ne namaz duke lexuar nga Kurani. Kete e ka permendur Buhariu ne formen "Mual-lak" (pa sened) ne Sahihun e tij, por ne formen e prere, dmth duke e kosnideruar te sakte. Po keshtu dijetaret bashkekohore si shejh Iben Baz, etj. e kane lejuar kete gje duke u bazuar ne kete argument qe permendem.
2. Te vetmit qe e kane lejuar itikafin ne shtepi per grate jane hanefite, por e sakta eshte se itikafi nuk lejohet veçse ne xhami, sepse kur e permend itikafin, Allahu thote: "Kur jeni duke bere itikaf ne xhami..." [El Bekare, 187] Iben Abbasi e ka refuzuar itikafin ne shtepi dhe ka thene se ai eshte bidat. [http://www.saaid.net/Doat/binbulihed/161.htm]. |
|
(Pyetja Nr. 16) Anonim / Shqipëri / 7-6-2009
Message: Es selamu alejkum. Kisha dy pytje. E para eshte ne lidhje me ajetin Kur’anor “... dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri”. Vjen ne hadithin e sakte te cilin e transmeton Bukhari dhe Muslimi se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam thote: “...pastaj i dergohet engjelli i cili frymezon shpirtin dhe i shkruan kater gjera ...exhelin (jetgjatesine)...”. Deshiroj te di si behet bashkimi midis ajetit edhe hadithit kur dihet se askush nuk e di pervec All-llahut Subahanehu ue Teala se kur dhe ku do te vdese, ndersa meleku qe i shkruan keto kater gjera dhe midis tyre edhe exhelin eshte ne dijeni te kohes se vdekjes se ketij njeriu perderisa e shkruan. Shpresoj se e kam formuluar sakte si pyetje, e nese jo ma beni hallall.
Pyetja e dyte eshte: Disa njerez hedhin ne trupin dhe rroben e tyre sidomos gjate namazit dhe kjo eshte ajo qe na intereson me shume ne pyetjen tone, disa parfume per te mos thene thjesht erera shume te renda. Kjo per dy tre veta prej nesh eshte shume e rende sepse jemi te sprovuar me alergji e cila arrin deri edhe ne veshtiresi ne frymemarrje dhe na veshtiresohet shume qendrimi ne xhami dhe aq me teper namazi. Kur kerkojme prej ketyre vellezerve mirekuptimin e tyre per mos lyerjen me keto erera se ne fund te fundit kjo eshte sunnet ndersa mosshqetesimi i muslimaneve ne namaz eshte obligim, disa prej tyre refuzojne me kryenecesi e disa te tjere vazhdojne avazin pa u shqetesuar. Kurse ndonje arsyetohet se mban era djerse dhe per kete duhet te lyhet patjeter. Qe te kuptohemi, ne nuk kerkojme qe vellezerit te mos parfumosen porse kjo te behet ne nje menyre qe te jete vetem sa per veten e tij dhe jo me erera te renda dhe ndonje here shume te peshtira. Ju lutem si duhet te jete qendrimi ne lidhje me kete ceshtje? All-llahu ju shperblefte me te mira.
|
/ 10-6-2009
1. Allahu i tregon kujt te doje prej krijesave te Tij ato te fshehta qe Ai deshiron, por pese te fshehta nuk ia tregon askujt prej krijesave, qofte engjell apo pejgamber. Ky eshte rregulli i pergjithshem dhe cdo argument tjeter duhet kuptuar ne perputhje me kete ajet. Hadithi per shkruajtjen e engjellit ato qe i thote Allahu per femijen kur eshte ne barkun e nenes se tij, kuptohet ne kete menyre: engjelli shkruan ne vija te pergjithshme nese ai femije do te kete risk te bollshem apo te kufizuar, nese do te jetoje gjate apo pak, nese do te veproje mire apo keq dhe nese do te jete i lumtur apo i mjeruar (nese do te vdese besimtar apo jobesimtar). Keto jane ne vija te gjera dhe jo ne hollesi, kurse hollesite e ketyre i ka ruajtur Allahu tek Ai te fshehta, dhe nuk ua tregon as engjejve vetem se ne çastin e zbatimit te tyre kur i urdheron engjejt e caktuar per punen e tyre, pra kur urdheron engjellin e vdekjes qe t'ja marre shpirtin filanit, ne kete çast dhe ne kete vend, dhe engjelli nuk e di kete gje para ketij çasti, por vetem Allahu e di. Po keshtu per Kiametin, Allahu ka treguar shenja se kur do te afrohet ai, por çastin e ndodhjes se tij nuk e di askush perveç Tij, ndaj edhe kur engjelli Xhibril e pyeti Pejgamberin tone se kur do te ndodh kiameti, ai i tha se i pyeturi nuk di me shume se pyetesi, dhe as pyetesi vete nuk e dinte, edhe pse erdhi t'u mesonte fene njerezve me pyetjet e tij drejtuar Pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem). Pra, çastin e ndodhjes se ketyre gjerave ne hollesi nuk e di veçse Allahu, kurse ajo qe Allahu u tregon engjejve eshte ne vija te pergjithshme, apo ne çastin e ndodhjes qe e ka caktuar Allahu dhe jo para atij çasti.
2. Nuk lejohet demtimi dhe shqetesimi i muslimaneve ne xhami apo jashte saj, dhe veçanerisht ne xhami, qofte me eren e keqe te djerses, hurdhres dhe qepes apo edhe te parfumeve te renda nese jane shqetesuese per te tjeret edhe pse personi qe i vendos ato parfume ndoshta nuk i ndien. Ajo qe duhet bere ne kete rast eshte keshilla me te mire dhe urtesi, sipas mentalitetit te atij qe i flitet per kete gje, duke gjetur menyren me te suksesshme te mundshme. Muslimani duhet te kujdeset per aparencen dhe parfumin e tij, ashtu si bente Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), por parfumi i tij ka qene i kendshem, qetesues dhe te gjithe e donin dhe e pelqenin, e nese do te ishte parfum i rende e shqetesues, Pejgamberi kurre nuk do e vendoste ate parfum, qofte edhe nese vetem njeri prej sahabeve do te shqetesohej nga parfumi i tij. Jo te gjithe parfumet qe gjenden ne treg jane te mire dhe te kendshem, aq me teper parfumet e renda e te neveritshme, prandaj kujdes, sepse ndodh qe ti kerkon te mbash arome te mire qe ta pelqejne engjejt dhe njerezit, por te ndodh e kunderta dhe prej teje te largohen edhe engjejt edhe njerezit! Se pari kujdesu te mos vish ere e keqe, pastaj te perpiqesh te mbash ere te mire e te kendshme. |
|
(Pyetja Nr. 15) Lejla / Kosovë / 11-4-2009
Message: Selam alejkum.
Kam deshir qe te mesoj sa me shum Kur'an por nganjeher shum me veshtirsohet mesimi i tij permendsh dhe shejtani leanetullahi alejhi, e shfrytzon rastin qe tme merzit edhe ndonjeher arrin qe edhe un te heqi dor nga mesimi i asaj pjese te Kur'anit dhe gjithashtu i mesoj pjeset e Kur'anit dhe kur deshiroj ti them ne namaz ato pjes kam shum frik se do te gaboj dhe nga frika hutohem shpesh e i harroj ajetet dhe nuk muj te vazhdoj kshtu qe po arri deri ne at mas qe mos me thon gjat namazit at pjes te Kur'anit {qe jan me ta gjata}, si ti largoj kto nga un se kam shum deshir qe te mesoj sa me shum Kur'an e Allahu ma mundesoft qe te behem Hafidhe?
Allahu ju shperbleft me cdo te mir.
|
/ 17-4-2009
Kurani mesohet me vazhdueshmeri dhe durim. Asnjeher mos u dorezo, por bej durim dhe vazhdo me kembengulje ne mesimin e Kuranit. Nuk duhet te kaloje dite pa lexuar a mesuar nje pjese prej Kuranit. Po keshtu perseritja e pjeseve te mesuara eshte e domosdoshme per ruajtjen e tyre ne mendje. "Kini frikë Allahun, e Allahu ju mëson. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë." [El Bekare, 282]. Pra, Nëse i frikësoheni Allahut dhe jeni të sinqertë në kërkimin e hallallit dhe largimin nga harami, Allahu jua bën të qartë detyrimet dhe të drejtat tuaja dhe ua mëson ligjet e Tij, prandaj punoni sipas asaj që ju mëson Allahu. |
|
(Pyetja Nr. 14) Abdullah / Itali / 31-3-2009
Message: Selam alejkum
Vella i nderuar a lejohet te vijoj mesimin per Kur'an te nje bidatgji pershkak se ky vella {Alahu e udhezoft ne hak} mund tma mesoj leximin e Kur'anit per nje koh me te shkurt se sa nje vella tjeter qe eshte prej selfeve {Allahu e rujt}. Allahu te rujt oh vellah per keto pergjigjje se me te vertet po na nadimon Allahu te shperbleft me qdo te mir ne Dunja dhe ne Ahiret!
|
/ 4-4-2009
Vellai selefi eshte me i mire se ai, dhe nese eshte e vertete se ai tjetri eshte bidatçi me kutpimin e fjales, atehere nuk te lejohet te shkosh tek ai ne asnje rast, perveç nese je i detyruar, e Allahu e di me mire. |
|
(Pyetja Nr. 13) Anonim / Romë / 29-3-2009
Message: Selam Alejkum.
A lejohet me mesuar Kur'an pa abdes? Sespe une ulem, ndigjoj Kur'an edhe e mesoje ne computer, edhe shpesh here nuk i jap randesi abdesit. Ju shperbleft All-llahu xh.sh.
|
/ 29-3-2009
Lejohet qe ta lexosh Kuranin pa abdes, por me e preferuar dhe me me shume sevape e begati eshte qe ta lexosh duke qene me abdes, sepse Kurani eshte Fjala e Allahut dhe leximin e tij e prezentojne engjejt. Pra, merr abdes per leximin e Kuranit dhe merr abdes sa here qe ta prishesh abdesin, perderisa i ke mundesite per kete, dhe kete nuk e arrijne ta bejne veçse ata te cileve u jep sukses Allahu. Lusim Allahun te na jape sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij! |
|
(Pyetja Nr. 12) Zejd Ebu Fatima / Itali / 27-12-2008
Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu
Edhe nje here vella, ALLAHU teala te begatofte me te mira ne dunja dhe ahiret per punet tende ne pergjithsi dhe perkthimin e kuranit ne veçanti!
O vella duke lexuar komentimin e kuranit hasa ne kete ajet:
"pastaj synoi[71] qiellin" dhe desha nje sqarim te metejshem nese ke mundesi, pasi nuk po e kuptoj mir kete pjese. Allahu te shperblefte!
|
/ 5-1-2009
Ne shpejgimin e kesaj fjale, ne suren Bekare, ajeti 29, kemi thene: "Për domethënien e fjalës “isteva ila” ka dy mendime tek dijetarët e Ehli Sunetit. Imam Taberiu ka zgjedhur domethënien “u ngrit dhe u lartësua”, njësoj si kuptimi i fjalës “Isteva ala”, ndërsa Ibën Kethiri ka zgjedhur domethënien “synoi”. Shejh Abdurrahman es Seadi, në tefsirin e tij, ka zgjedhur fjalën e Ibën Kethirit, dhe po kështu Ibën uthejmin i ka dhënë epërsi mendimit të Ibën Kethirit, se në këtë rast vjen me kuptimin “synoi” (kasade), e Allahu e di më mirë."
Kur thuhet "synoi", ne kete rast, d.m.th. synoi krijimin e qiejve.
Do ta kemi parasysh qe ta shtojme kete sqarim ne perkthimin e Kuranit, dhe kerkojme gjithashtu prej vellezerve qe gjate leximit te ketij perkthimi hasin ndonje paqartesi apo gabim, te na njoftojne, me qellim qe ta rregullojme para botimit te tij, me lejen e Allahut te Madheruar. Allahu ua shperblefte me te mira. |
|
(Pyetja Nr. 11) Anonim / Kosovë: / 5-7-2008
Message: es selam alejkum. Gjithe lavdrimet dhe falenderimet jane per Allahun Zotin i gjith botve. Pytja eshte a eshte e lejuar te leshohet zeri ne autoperlanta gjat leximit te ku`anit duke pasur parasysh qe zeri ndegjohet edhe ne treg. eshte ba tradit ne kosov te leshohet me autoperlanta leximi i kuranit disa hoxhollar e ndalojn por disa jo dua pergjigjen nga ju.
|
/ 13-7-2008
E ndaluara dhe e lejuara jane gjykime te cilat i jep Allahu. Allahu eshte Ai i Cili e lejon apo e ndalon diçka, dhe askujt prej krijesave te Tij nuk i lejohet kjo gje. Ajo qe bejne dijetaret eshte mesimi i gjykimit te Allahut ne nje çeshtje te caktuar duke e nxjerre ate nga tekstet e sheriatit. Ka gjera qe jane ndaluar ne vetvete per demin e tyre vetjak, por ka edhe gjera te tjera qe jane ndaluar per shkak se çojne ne gjera te ndaluara. Leximi i Kuranit me autopolant çon ne disa gjera te papelqyeshme e ndoshta edhe te ndaluara, siç eshte fakti se berja e rruge e nje gjeje te tille mund te arrije ne bidat nese behet gjithnje ne te njejten kohe, para apo pas ezanit, siç permendet ne fetvane nr. 5316 te komisionit te perhershem te fetvave. Po keshtu, shume njerez nuk e degjojne leximin e Kuranit me autopolant, dhe ndoshta bezdisen prej tij dhe mund edhe te leshojne fjale jo te hijshme. Pas te gjitha ketyre, keshillojme qe leximi i Kuranit me autopolant te mos behet, sepse kjo çon ne gjera te shpikura dhe ne gjera te papelqyeshme, e Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit! |
|
(Pyetja Nr. 10) Sara / Gjakovë: / 5-7-2008
Message: Es selam alejkum
kur jemi me hajz a lejohet te lexosh kur'an pa e prekur ate ose ta kendosh bash me hafizin qe je duke e degjuar dhe a lejohet ti perseritesh ato sure qe i din permendesh {simos nese e ke mesuar pak para se te jesh e pa paster edhe frigohesh se do ta harrosh at sure nese nuk e perserit ate gjat ksaj kohe}. Nese keni mundesi ne pergjigjje te ket edhe argument nga suneti apo ndonje fetfa te ndonje dijetari. Allahu ju rujt.
|
/ 10-7-2008
Pergjigjen e kesaj pyetje e ka pergatitur vella Xheladini, Allahu ia shperblefte me te mira. Pergjigja eshte si vijon:
Dijetaret e Islamit jane ne mospajtim ne lidhje me kendimin e Kur'anit per gruan e cila eshte gjate kohes se menstruacioneve, dhe ate ne dy mendime:
1. Shumica e dijetareve mendojne se nje gje e tille nuk lejohet perderisa ajo te pastrohet nga menstruacionet, mirpo ata e kane lejuar te kendoj kur'an nese ato ajete jane si lloj dhikri apo duaje p.sh. bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim ose inna lil-lahi we inna ilejhi rraxhiuuun ose rabbena aatina fid-dunja....dhe te ngjashme me kete.
2. Disa dijetar tjere mendojne se nje gje e tille eshte e lejuar, dhe per kete ata kane disa argumente te cilat do t'i permendim ne vijim.Ky eshte mendimi i medh'hebit malikij dhe nje transmetim tjeter nga imam ahmedi te cilin mendim e ka zgjedh iben tejmijje, shevkani, bin bazi etj..
Argumentet e tyre jane:
1. Pejgamberi alejhi selam nuk e ka ndaluar Aishen radijall-llahu anha te lexoj kur'an kur ajo ishte me menstruacione ne kohen e haxhit, mirpo ai i tha asaj:Vepro ashtu siq vepron haxhiu perveqse mos be tawaf rreth qabes", pra e ndaloj nga nje veper e cila ishte tawafi rreth qabes pasiqe ajo ishte me menstruacione dhe nuk e ndaloj nga leximi i kur'anit e sikur te kishte qene i ndaluar do t'ia tregonte Pejgamberi alejhi selam asaj ashtu siq i tregoj per tawafin rreth qabes.
2. Esenca e leximit te kur'anit eshte lejimi, prandaj nuk lejohet ndalimi i leximit te tij perveqese nese kemi argument nga Allahu ose i Derguari i Tij, e ne kete rast nuk kemi ateher mbetet esenca.Kurse hadithi i cili transmetohet se:"Nuk lejohet te kendoj asgje nga kur'ani gruaja me menstruacione ose njeriu kur eshte xhunub"Thote iben tejmijje: Me koncenzuesin e njohesve (dijetareve) te hadithit ky hadith eshte i dobet.Dhe si i tille nuk lejohet argumentimi me te.
3. Thote iben tejmijje: Eshte e njohur se ne kohen e Pejgamberit alejhi selam grate i kane pasur te permuajshmet e tyre, mirpo nuk eshte transmetuar ne asnje hadith te vertete se Pejgamberi alejhi selam i ka ndaluar ato te lexojne Kur'an, ashtu siq nuk i ka ndaluar te bejne dhiker dhe dua.
Ne fund po permendi dy ceshjte te rendesishme te lidhura me kete teme:
E para: Disa dijetar thone se ne ate moment kur gruaja pastrohet nga menstruacionet i ndalohet te kendoj kur'an perderisa te pastrohet, ky mendim shihet se eshte i arsyeshem.
e dyta: Prekja e kur'anit nga gruaja me menstruacione, edhe kjo eshte nje ceshjte mospajtimesh mes dijetareve, mirpo pothuajse gati te gjithe dijetaret jane te nje mendimi se nuk i lejohet asaj prekja e Kur'anit me doren e saj pa pasur ndonje pengese tjeter mes dores dhe kur;anit, dhe ate duke u bazuar ne disa argumente ku me i qarti eshte hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thote:" Nuk lejohet ta prek kur'anin askush perveqse ai qe eshte i paster" transmeton imam maliku ne muwetta 199/1 dhe shume te tjere. Mirpo i lejohet gruas me doreza apo me ndonje peshqir ta prek ate dhe t'i rrotulloj fletat, pa kurrfar problemi. Allahu e di me se miri!
Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boteve.
|
|
(Pyetja Nr. 9) Anonim / Suedi: / 27-6-2008
Message: Esselamu alejkum i nderuar. 1. A lejohet me kendue Kur'an sikurse qe lexon Abdul Basit dhe ata qe e emitojne kete dmth kur lexojn skuqet e mundojne vehten per ta lexuar krejt sure me nje frymarje, cka kan thene ulemat per kete lexim?
2. Cka na keshilloni kur ne lyejm te shpija dicka me ngjyre te hekurit dhe ai ngjyre eshte veshtir te hiqet nga duart krejtesisht nese vjene koha e namazit dmth a eshte i pranuar abdesi ?
|
/ 2-7-2008
1. Shejh Iben Baz, ne nje fetva thote: "Nuk i lejohet besimtarit ta lexoje Kuranin sipas notave muzikore dhe menyres se kengetareve, por ai duhet ta lexoje ate ashtu si e kane lexuar selefet tane te mire prej shokeve te Pejgamberit dhe pasuesve te tyre me te mire: me sipas rregullave te texhvidit, me ndienje dhe frike, me qellim qe te ndikoje ne zemrat qe e degjojne ate dhe ne veten e lexuesit. Ndersa te lexuarit e Kuranit ne formen e muzikes dhe sipas rruges se tyre, kjo nuk lexohet." [Mexhmuu Fetava Iben Baz, 9/290].
2. Perpiquni ta hiqni bojen nga gishterinjte me lendet e posaçme per kete, si benzina apo ndonje lende e ngjashme, deri sa te siguroheni se uji mberrin ne lekure te duarve, sepse perndryshe abdesi nuk vlen. E, Allahu e di me mire. Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|
(Pyetja Nr. 8) El Albani / Gjermani / 11-6-2008
Message: selamualejkum we rahmetullah
Nje pyetje rrethe nje hadithi:
Pejgamberi (salallah alejhi ue selem) ka thene: Kush deshiron ta lexoje Kuranin ashtu siqe ka zbritur ta lexoje sipas kiraetit (leximit) te Ibnu Um-mi Abdit (kunja e tije).
Vella i nderum, ku gjendet ky hadithe a ben te na tregoni dhe saktesin e tij ?
Zoti u ruajt dhe ju dhente sukses.
|
/ 16-6-2008
Ky hadith me kete shorehje eshte Hasen - i mire. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh 138 dhe Ahmedi 1/7, 445, 454. Shejh Albani e ka permendur ate ne "Es silsiletu es sahiha" me nr. 2301. Iben Umi Abd eshte kunja e Abdullah iben Mesudit (radiallahu anhu), i cili ndonjehere thirrej me kunjen e nenes se tij "Umu Abd", dhe ai thirrej "Iben Umi Abd". |
|
(Pyetja Nr. 7) Anonim / Suedi: / 8-6-2008
Message: Esselamu alejkum
Eshte nje Kur'an elektronic ne gjuhen arabe ky aty ka edhe disa libra ne gjuhen arabe po ashtu lexus te njohur te Kur'anit dhe Kur'an me perkthim deri ne 25 gjuhe, po ashtu ka neper telefona mobil Kur'an me shkrim arab edhe po ashtu MP3 vetem zerin me degjue, a lejohet me hy me te ne WC ka mundesi ta fikin krejtesisht dmth mund te jete vetem si nje pjese materiali. Çka na keshilloni per kete?
|
/ 15-6-2008
Pas veshtrimit te fjaleve te dijetareve te medhhebeve te ndryshme, ne lidhje me hyrjen ne banje me Kuran ne dore apo ne xhep, dalim ne perfundimin se hyrja ne banje me Kuran nuk lejohet perveç ne rast domosdoshmerie, kur ke frike se ta vjedhin ose nuk ke ku ta lesh, ne kete rast lejohet qe te futesh me te ne banje, por duke e futur ne xhep, ose te jete i mbeshtjelle me cope. Kjo ka ardhur edhe ne Fetvane nr. 2245, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi. Prej ketu, nxjerrim se hyrja ne banje me aparat MP3 apo ndonje aparat tjeter kompjuterik, ne te cilin gjenden ajete kuranore me shkrim apo ne audio, eshte e lejuar pa ndonje problem, sepse aparati mund te fiket dhe keto ajete apo kurani komplet jane brenda tij, dhe vete aparati nuk eshte Kuran. E, Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|
(Pyetja Nr. 6) Anonim / Suedi: / 8-6-2008
Message: Esselamu alejkum
Eshte nje Kur'an elektronic ne gjuhen arabe ky aty ka edhe disa libra ne gjuhen arabe po ashtu lexus te njohur te Kur'anit dhe Kur'an me perkthim deri ne 25 gjuhe, po ashtu ka neper telefona mobil Kur'an me shkrim arab edhe po ashtu MP3 vetem zerin me degjue, a lejohet me hy me te ne WC ka mundesi ta fikin krejtesisht dmth mund te jete vetem si nje pjese materiali. Çka na keshilloni per kete?
|
/ 15-6-2008
Pas veshtrimit te fjaleve te dijetareve te medhhebeve te ndryshme, ne lidhje me hyrjen ne banje me Kuran ne dore apo ne xhep, dalim ne perfundimin se hyrja ne banje me Kuran nuk lejohet perveç ne rast domosdoshmerie, kur ke frike se ta vjedhin ose nuk ke ku ta lesh, ne kete rast lejohet qe te futesh me te ne banje, por duke e futur ne xhep, ose te jete i mbeshtjelle me cope. Kjo ka ardhur edhe ne Fetvane nr. 2245, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi. Prej ketu, nxjerrim se hyrja ne banje me aparat MP3 apo ndonje aparat tjeter kompjuterik, ne te cilin gjenden ajete kuranore me shkrim apo ne audio, eshte e lejuar pa ndonje problem, sepse aparati mund te fiket dhe keto ajete apo kurani komplet jane brenda tij, dhe vete aparati nuk eshte Kuran. E, Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|
(Pyetja Nr. 5) Anonim / Gushavc - Mitrovicë / 8-6-2008
Message: es selam alejkum. GJithe lavdrimet dhe falenderimet jane per Allahun Zotin i gjith botve. Pytja eshte. Si komentohet( tefsir ky ajet ne suren Al A`raf ajeti 133 dhe ne kohen e cilit pejgamber ka ndodhur kjo ngjare? Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
|
/ 15-6-2008
Allahu i Madheruar thote: "Ata i thoshin (Musait): “Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne nuk do të të besojmë.” Prandaj, Ne u dërguam atyre përmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta, por ata madhështoheshin dhe ishin popull keqbërës." [El A'raf, 132-133]. Pra, ajetet flasin per historine e Musait (alejhi selam), kur ai e ftonte Firaonin dhe njerezit e tij qe te besonin Allahun dhe te linte bijte e Israilit te shkonin me te. Keto qe permenden ne ajet, jane prej mrekullive qe Allahu ia dha Musait (alejhi selam) si prova per te vertetuar se ai ishte Pejgamber i derguar Allahu dhe si denim per Firaonin dhe mosbesimtaret. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|
(Pyetja Nr. 4) Mentori dhe Valoni / Mitrovicë: / 23-5-2008
Message: Es selam alejkum 1. Desha te pyes: Cilat sure jane sevap te lexohet ne cdo dite?
2. Desha te pyes mjekrra a eshte synet apo vagjip? Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij.
|
/ 27-5-2008
1. Muslimani duhet te lexoje Kuran çdo dite duke e filluar ate qe nga fillimi, nga surja Fatiha, e me radhe, deri sa ta kryeje komplet. Pastaj te filloje perseri nga fillimi, e keshtu. Selefet e kryenin leximin e Kuranit komplet zakonisht per tri dite. Por secili te lexoje sipas mundesise. Dhe, nuk jane caktuar sure te veçanta per çdo dite, perveç dites se xhuma, ne te cilen eshte caktuar te lexohet surja el Kehf.
2. Lenia e mjekres eshte vaxhib dhe rruajtja e saj eshte haram, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Leshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet. Kundershtoni mexhuset." [Buhariu dhe Muslimi, shprehja e permendur eshte te Muslimi]. Prej ketyre haditheve, dijetaret kane thene se mjekra eshte vaxhib per burrat, dhe rruajtja e saj eshte haram. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|
(Pyetja Nr. 3) Enes / Itali: / 21-5-2008
Message: Selamun alejkum. Pse nuk ka surja teube bismila dhe si duhet ta lexojme, a ka ndonje metod qe fillohet apo me eudhu bilah...?
|
/ 22-5-2008
Renditja e sureve te Kuranit dhe ajeteve te tij eshte bere sipas shpalljes nga Allahu dhe mosvendosja e "Bismilahi rrahmani rrahim" para sures Teube ka qene sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka urdheruar shkruesit e Kuranit per kete gje, ashtu si ka bere me suret dhe ajetet e tjera. Pra kjo keshtu ka ardhur dhe ne ashtu e marrim dhe e pranojme pa lekundje, sepse keshtu e ka zbritur Allahu per urtesi qe Ai i di. Dijetaret kane disa mendime per shkakun e mospermendjes se "Bismila-s", por me e sakta eshte kjo qe thame. [Shih "Mesimet e temes se hapur", nr. 18, te shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!).] Ndersa siç dihet, kur fillon leximin e Kuranit, thua "Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim", ashtu si na ka urdheruar Allahu ne suren En Nahl, 98. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij! |
|
(Pyetja Nr. 2) Beqari / Vushtri-Kosovë: / 11-4-2008
Message: Pyetje: "Keshtu, Ne ju kemi bere nje popull te mesem" Bekare-143. A ka mundesi ju lutem te na sqaroni me teper rreth frazes se permendur ne kete ajet "nje popull te mesem", se çfare eshte domethenia e kesaj? Vetem Allahut i ankohemi.
|
/ 12-4-2008
Komentimi i ajetit shkurtimisht, eshte si me poshte:
Allahu i Madheruar, ne suren El Bekare, thote:
143. Po kështu[1], Ne ju kemi bërë një popull të mesëm[2] (të drejtë) me qëllim që të jeni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.[3] Ne nuk e kishim caktuar atë drejtim[4] nga i cili ktheheshe, veçse për të ditur[5] se kush e ndjek të Dërguarin (Muhamedin) dhe kush kthehet mbrapa[6], dhe ndonëse kjo ishte gjë e madhe, por jo edhe për ata të cilët Allahu i ka udhëzuar. Megjithatë, Allahu nuk ua humb kurrë besimin[7] tuaj. Vërtet që Allahu është Përdëllimtar[8] me njerëzit, Mëshirëplotë.
[1] Siç ju udhëzuam në rrugën e drejtë dhe ju veçuam në të drejtuarit nga Kibla e Ibrahimit.
[2] Të drejtë në gjykim, ndaj ju zgjodhëm dëshmitarë dhe të mesëm në të gjitha çështjet e fesë; pa e tepruar dhe i tejkaluar kufijtë ashtu si të krishterët me murgjërinë dhe fjalën për Isain (alejhi selam), dhe as neglizhues si çifutët, të cilët ndryshuan librin e Allahut, vranë të dërguarit e Tij dhe shpikën gënjeshtër për Zotin e tyre.
[3] Të dëshmoni kundër popujve të mëparshëm me dëshminë se të gjithë të Dërguarit e Allahut tek ata, e kanë përcjellë dhe komunikuar mesazhin e Zotit, dhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do të dëshmojë përmbi ju, se ua komunikoi shpalljen dhe do të dëshmojë për besimin tuaj në të dhe në atë me të cilën ai ka ardhur nga Allahu.
[5] Për ta ditur i Dërguari Im dhe besimtarët, të dashurit e Mi, partia Ime. Ndërsa Allahu e di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para se të krijonte qiejt dhe tokën.
[6] Kthehet në mosbesim, bëhet hipokrit, ose kundërshton Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
[7] Namazin që keni kryer në drejtim të Kudsit.
[8] Përdëllimi nga Allahu është nga llojet e mëshirës së Tij, dhe ai është i përgjithshëm për të gjitha krijesat në dynja dhe për disa prej tyre në botën tjetër. Ndërsa “Mëshirëplotë” është mëshira e posaçme për besimtarët në këtë botë dhe në botën tjetër.
|
|
(Pyetja Nr. 1) Abdurrahman / Itali: / 4-4-2008
Message: selam alejkum. Allahu jua shperblefte per punen qe beni.desha te dija se a ka ndonje liber qe trajton gjithe historite e Kuranit, pasi mjaft nga keto histori pjesa me e madhe e muslimaneve i dine nga filmat e ehli kitabeve. Nese ka, a eshte i perkthyer ne shqip. Nese nuk eshte i perkthyer, per hir te Allahut mundohuni me e perkthyer keshtu qe ti dime historite e Kuranit siç duhet dhe ata vellezer e motra qe kane femije ti tregojne keto histori femijeve te tyre.dhe jo ti tregojne hirushen apo borebardhen.
|
/ 4-4-2008
Libra ne te cilet permenden te gjitha historite e Kuranit, sigurisht qe ka dhe nuk e dime nese ka te perkthyer ne shqip. Por patjeter qe edhe ne shqip duhet te jete perkthyer ndonje liber me titull "Historite e Kuranit", apo ngjashem me te. Sidoqofte, ne jemi duke filmuar nje varg hutbesh te shejh Ebu Islam Salih Taha, ku flitet per te gjitha historite e Kuranit, ku perfshihen edhe historite e pejgambereve, me nje menyre te shkelqyer te tegimit te ngjarjeve duke ju permbajtur argumenteve dhe duke nxjerre mesimet qe merren prej atyre historive. Lusim Allahun te na jape sukses ne perkthimin, titrimin dhe publikimin e tyre sa me shpejt! Allahu eshte Ai i Cili jep sukses.
|
|
|
|
| |
|