Falenderimi i takon Allahut dhe paqja dhe miresite e Tij qofshin mbi Muhamedin alejhi selam, familjen e tij te ndershe, shokete tij dhe mbi çdo pasues te drejte te tij deri ne diten e gjykimit.
Allahu teala lejoi per njeriun çfare eshte e mire dhe ndaloje per te çdo te demshme dhe kush i shkel kufijte e Tij e pret denimi i dhimbshem. Ai e paralajmeroi njeriun nga çdo e keqe dhe ia tregoi largimin prej tyre, kjo me ane te shpalljes se Tij dhe nepermjet gojes se te Derguarit alejhi selam.
Ka thene Profeti alejhi selam:"S'kam lënë pas vetes fitne më të dëmshme për burrat sesa femrën dhe me te vertete sprova e pare e beni israileve ishin grate". [el-Buhari, vëll.7, libri 62, nr.33]
Paralajmeroi nga femrat dhe i quajti ato fitnia me e demshme per burrat. O ju muslimane! Sa po ruheni nga kjo fitne? Sa po ia vini veshin ketij paralajmerimi? “Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër.” 2.232
Sa e keqe eshte gjendja e muslimaneve sot kur grate jane bere per ta shkaku i çdo shthurje dhe te keqeje. E kjo vjen vetem se ata nuk ishin te vemendshem ndaj ketij paralajmerimi. Iu afruan shoqerise se grave duke menduar se jane te forte dhe harruan fjalen e Siddikut radiAllahu anhu: “I tremben dhe fitnes se plakes se zeze”. Ebu Bekër el Amiri thotë: “Pas kësaj nuk mbetet më vend për asnjë "të fortë" të pretendoje se ai është i ruajtur dhe i paprekshëm prej gjynaheve, e askush nuk e ndjen veten të sigurte prej sprovës së Allahut përveç popullit mizor." Në dorëshkrimin e tij të begatë me titull: "Ahkamu en nedhari ila el muharramati ue ma fihi minel ekhtari ue el efati" [f. 45].
Keta u mashtruan dhe paten besim ne veten e tyre se nuk kane per te rene ne gjynahe edhe pse ndodh kjo perzierje. Dhe me e keqja e tyre eshte se ata e bene te lejuar kete dhe filluan te nxjerrin justifikime e ta quajne ate prej nevojave te kohes. I sheh muslimanet sot duke u shoqeruaur me gra sikur te jene ato motrat e tyre, duke biseduar dhe duke qeshur, duke zbukuruar zerat dhe sjelljet e tyre, duke shkembyer letra dhe fotografi.
Thote ibn Kajjimi: “S'ka dyshim se përzierja e femrave me meshkujt përbën zanafillën e të gjitha fatkeqësive, është prej shkaqeve kryesore për zbritjen e ndëshkimit në masë, si dhe bëhet shkak për degradim, si në shkallë shoqërore ashtu edhe në atë individuale.” "Et turuk el hukmije" [f. 329-330].
I shikon muslimanët neper kafene me femra te huaja, a thua nuk jane duke bere ndonje gje te keqe. E me e keqja kur ato femra jane prej muslimaneve. O ju te mjere! Allahu ua la kete fè amanet, ta nderoni dhe ta ruani e ju me sjelljen tuaj doni t’ia ulni vleren asaj. Çfare do mendojne njerezit kur te shohin se muslimanët dhe muslimanet ulen bashke neper kafene dhe bisedojne, ngrene zerat e tyre me te qeshura, nderkohe qe Allahu tha: “…prandaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thoni fjalë të matura.” 33:32, i hedhin shikimet e tyre njeri-tjetrit dhe harrojne ate qe tha Allahu: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet…”24:30. “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre…”24:31. A kane xhelozi keta meshkuj?! Si do te ndiheshin sikur te shihnin ne kete gjendje motrat e tyre? Ka thene Sa’ad ibn Ubadeh radiAllahu anhu : “Sikur te shikoja nje burre me gruan time do ta godisja me nje shpate te pa mprehur”. Buhariu 6454, Muslimi 2760.
A nuk e mendojne keta se neser do te behen baballare, çfare edukate do tu japin djemve te tyre, si do t’i keshillojne ata te ruhen nga fitnia e grave?! A nuk mendojne keto se neser do te behen nena, çfare do t’u mesojne vajzave te tyre rreth turpit dhe moralit te muslimanes?! Me te vertete kjo eshte shthurrje! A i harruan shembujt e nenave te besimtareve, a e harruan shembullin e Merjemes? Po kujt garojne t’i ngjajne keto gra? A e harruan moralin e Profetit alejhi selam dhe sahabeve, burrerine e tyre, turpin e tyre? Po kujt garojne t’i perngjajne keta meshkuj?
Dhe nxjerrin pretekstin e marteses. I pelqen nje vajze per martese dhe shkojne t’i flasin drejte-perdrejte, pa e marre ne konsiderate pranine e mahremit. Mos i dhenete Allahu sukses ne qellimin e tyre! I perngjane çifuteve duke dashur te arrinin hallallin me rruget e haramit. A nuk ju mjafton ju sunneti i Profetit alejhi selam per tu martuar? Apo e ndjete veten tuaj me te zgjuar se ai dhe shpiket rruge te tjera? “…le te kene kujdes ata qe kundershtojne rrugen e te derguarit, se ata do t’i godase ndonje fitne ose do t’i godase denim i idhet.” 24.63
E pasi flasin, shkembejne numrat e telefonit dhe bisedojne bashke me pretekstin qe te njihen me mire per te mos bere zgjedhjen e gabuar dhe te bien ne derrase te kalbur. O ti i mjere! E kush te garantoi se ajo neser do te jete e jotja? Thote shejkh Bin Bazi, Allahu e meshirofte: “Nuk lejohet biseda me femrën e huaj në atë mënyrë që nxit joshje dhe ndjell epsh, si psh me shaka, humor, me ledha dhe përkëdheli apo me zbutje të fjalëve, qoftë kjo me telefon apo ndryshe.” Fetaua en-Nedhari, fq.60
A nuk e dine keta se po u bene sebeb per renien e tjetrit ne mekat, kane gjynahun e vet dhe te tjetrit?! Uallahi paskan shpatulla te forta per te mbajtur kete peshe. E thone se e ruajne veten nga zbukurimi i zerit. E si tu zihet bese ketyre kur keta nuk jane ne gjendie te ruajne vetet nga kjo perzierje!
Me e keqe se kjo eshte kur nxisin njeri-tjetrin ne keto takime. I sheh vellezerit muslimane te shoqerojne njeri-tjetrin ne uljen me keto gra dhe nuk i bie ndermend te keshillohen e te ruhen. O Allah, sa poshte kemi rene! A nuk e kuptojne se po bashkepunojne ne te keqia dhe harrojne qe Allahu ka thene: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja…”9:71. A ka gje me te keqe se berja e gjynaheve bashkarisht dhe inkurajimi dhe pergatitja e rruges per tek ato?! Keshtu fitohet xheneti i Allahut?!
Thote ibn Hazmi Allahu e meshirofte: “Kujdesu te mos pajtohesh me nje shok te keq dhe te mos i ndihmosh bashkekohesit e tu ne pune qe te demtojne sado pak jeten tende ne kete bote dhe ne boten tjeter, sepse s’do te fitosh gje tjeter veç pendeses, ne nje kohe kur ajo s’do te te beje dobi.” Sherimi i shpirtrave f.60
A nuk e kujtojne fjalen e Allahut: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” 43:67. Dhe te sinqerte jane ata “që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të duruar.”103.3.
A nuk ia kane friken kerrcenimit te Allahut kur thote: “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhimbshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat dhe përfundimet) e ju nuk i dini.” 24:19. Dhe ata pa e kuptuar po shtrojne rrugen shthurjes. Tek Allahu kerkojme strehim.
Thote lbn Kajjimi: “Prandaj eshte thene se kush ruhet nga kater gjera, ka ruajtur fene e tij: shikimet, ngacmimet,fjalet dhe hapat.” Semundja dhe llaci, f.198
Pra, o ju muslimane! Ulni shikimet. Ruhuni nga ngacmimet. Pakesoni fjalet dhe ruajini hapat, shihni se per ku po i hidhni. Ka thene Profeti alejhi selam: “Syri ben zina, goja ben zina, dora ben zina dhe kembet bejne zina, nuk ngelet gje tjeter pervecse qe nepermjet organit ta vertetoje te gjithe kete(zina) apo ta hedhe poshte.” Buhariu, Muslimi.
Thote shejkh Bin Bazi Allahu e meshirofte: “ Ndërsa biseda spontane për një nevojë të caktuar, nuk ka problem, nëse nuk përmban diçka të ndaluar apo mundësi për fitne, por gjithmonë kjo e folur të bëhet për aq sa është e domosdoshme në lidhje me nevojën.” Fetaua en-Nedhari, fq.60
Por muslimanet dhe muslimanet bisedojne dhe u tregojne njeri-tjetrit histori, çfare u ndodhi sot e cfare u ndodhi dje, sikur keto te jene çeshtiet e nevojshme.
A e harruan fjalen e Allahut: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” 17:32. Thote lbn Kethiri: “Me kete thenie, Allahu ia ndaloi roberve te Tij zinane, afrimin ndaj saj dhe berjen e cdo gjeje qe çon drejt saj.” E padyshim qe shoqerimi me grate, qofshin ato edhe besimtare, hap rrugen drejt zinase, sepse shejtani eshte ne trupin e njeriut si gjaku neper damare.
Nje gje e cila ne origjinen e saj eshte hallall por e cila mund te te çoje ne gjynah,ne ate rast specifik behet haram. Keshtu, telefoni, letrat, chati dhe te tjera si keto, nese behen shkak per gjynahe dhe i hapin rrugen shejtanit per te perhapur prishje dhe imoralitet, jane haram ne keto rrethana.(Nga fetvaja e shejkh Aliut ne paltalk.)
Nxjerrin pretekst per kete perzierje keshillimin. Po a do te kishte ne keto raste keshille me te nevojshme se evitimi i perzierjes?!
Pra çdo fjale eshte e kote dhe do te vazdhojne te dalin veç justifikime boshe. “Nese s’ke turp, vepro çfare te duash.” Buhariu
Kini frike se mos keto gjynahe iu pengojne nga perfundimi i mire, sic ishte rasti i atij qe i eshte thene ne prag te vdekjes : “Thuaj La ilahe ilAllah”, por ai filloi te thoshte: “Ku eshte rruga per ne hamamet e Minxhabit?” E perse? Sepse kjo pytje i ishte bere nga nje vajze e bukur me te cilen kishte dashur te bente zina, por qe nuk ia arriti dot.
O ju vellezer! Largojini sa te mundeni kontaktit dhe perzierjes me grate. Evitoni miqesine e tyre. Largojuni atyre dhe mos u turperoni nga kjo dhe mos mendoni se po krijoni mendim te keq me kete largim. Le t’iu vije me shume turp ndaj Atij qe ju dha jeten, ju udhezoi dhe qe ka ne dore faljen ose denimin tuaj. Ruajeni njeri-tjetrin nga gjynahu nese pretendoni se keni miqesi te siqerte. Frenoni epshet tuaj dhe mbeshtetiuni Allahut dhe Ai do t’iu jape rrugezgjidhje. Merrni shembull nga Profeti alejhi selam dhe shoket e tij dhe nderojeni Isalmin me kete dhe mos e ulni krenarine e tij me gjynahet tuaja te hapta.
Te Allahut jemi dhe tek Ai eshte kthimi. O Allah! Na ruaj nga denimi dhe hidherimi Yt.
Falenderimi i takon Allahut, paqja qofte mbi Profetin alejhi selam.
Rajan Alliu
Rome 17 Sheual 1429, 16.10.2008