I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka njoftuar se muslimanët do të luftojnë çifutët para ndodhjes së Kiametit, ku thotë: “Nuk ka për të ndodhur Kiameti deri sa Muslimanët të luftojnë çifutët. Madje çifutët do të fshehen pas pemëve e gurëve, por pemët dhe gurët do të thonë: O Musliman! O rob i Allahut! Këtu pas meje është një çifut, ndaj eja dhe vrite. Me përjashtim të pemës (shkurres) Garkad (e cila nuk do të tregojë), sepse ajo është prej pemëve të çifutëve.”[1]
Për këtë argumentojnë gjithashtu ajete të qarta nga Kurani. Ai i cili mediton në ajetet e para të sures El Isra, gjen gjëra që të habisin. Ato ajete përforcojnë faktin se raundi i Islamit me çifutët në të ardhmen do të jetë në anë të muslimanëve.
Një prej komentatorëve të Kuranit ka thënë: “Këto ajete flasin për kohët e shkuara dhe tregojnë për ngjarje që kanë ndodhur më parë dhe për popuj që janë zhdukur tashmë.”
Mirëpo për komentin e këtyre ajeteve nuk ka ardhur ndonjë hadith i ngritur te i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe as selefët nuk kanë thënë fjalë të konsideruar që të mbështetemi tek ato dhe të bindemi me to.
Ndërsa transmetimet e shumta që përmendin komentatorët e Kuranit nëpër librat e Tefsirit, që thonë se bëhet fjalë për këta Beni Israilët që udhëheqin gjithandej, prej tregimeve Israilijate dhe çështjeve që përmbajnë gjëra të çuditshme, të habitshme e të tepruara që nuk mund të besohen dhe as që i afrohen realitetit. Shumë prej këtyre tregimeve, Ibën Xherir et Taberi (Allahu e mëshiroftë!), i ka përcjellë nga Ibën Is’haku, i cili e përmend hapur emrin e ithtarëve të Librit dhe se ata thonë kështu e kështu. Ndërsa qëndrimi i muslimanit në lidhje me këto tregime që gjenden në shkrimet e tyre është i njohur: as nuk besohen dhe as nuk përgënjeshtrohen, vetëm në rast se kundërshtojnë sheriatin tonë dhe logjikën e shëndoshë.
Ndërsa pretendimi se të dyja shkatërrimet (tiranitë) e Bijve të Israilit të përmendura në ajetet e sures Isra kanë ndodhur, është i kthyer mbrapsht dhe i kundërshtuar në fillim me faktin se kjo gjë nuk është përcjellë nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe në fund sepse për këtë ka mospajtim në mesin e dijetarëve.
Hafiz Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Komentatorët e Kuranit prej selefëve dhe halefëve (të mëvonshmëve të cilët nuk kanë ndjekur të njëjtën metodologji të selefëve) janë kundërshtuar në lidhje me këta tiranë, se cilët janë ata?
Nga Ibën Abasi dhe Katade është përcjellë se kanë thënë: Ata janë Xhalut el Xhezri dhe ushtria e tij.
Ndërsa nga Seid ibën Xhubejr është përcjellë se është për qëllim Bahtensiri, mbreti i Babilonasve. Ibën Ebi Hatim ka përmendur edhe një histori të çuditshme për të, se si ai u ngrit gradë gradë nga një gjendje në tjetrën. Ndërsa Ibën Xheriri (Taberiu) ka përmendur një hadith në lidhje me këtë, nga Hudhejfe, të ngritur te i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai është një hadith i gjatë, por i shpikur dhe për këtë nuk dyshon askush që ka njohuri nga shkenca e hadithit. Por habia qëndron në faktin se si i ka shpëtuar kjo gjë Taberiut me gjithë vendin e tij të lartë në dije dhe njohuri. Edhe profesori ynë, hafizi dhe dijetari i madh, Ebu el Haxhaxh el Mizi (Allahu e mëshiroftë!), e ka thënë qartë se ky hadith është i shpikur dhe i trilluar. Këtë ai e ka shkruar në një shënim anës faqes së librit ku përmendet hadithi.
Në lidhje me këtë çështje kanë ardhur fjalë të shumta, me të cilat nuk e shoh të arsyeshme të zgjas librin, pasi që prej tyre ka që janë të trilluara nga disa prej vetë zindikëve (që shfaqin herë besimin dhe herë kufrin) të çifutëve, disa të tjera ka mundësi që të jenë të sakta, por ne nuk na nevojiten ato, se na mjaftojnë këto që kemi, ue lilahi el hamdu (dhe për këtë falënderimi i takon Allahut).
Ajo që na ka treguar Allahu në Librin e Tij është e mjaftueshme dhe nuk është nevoja për atë që thuhet në librat e tjerë të mëparshëm, pasi që Allahu dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk na ka lënë që t’u kemi nevojën atyre… Por nëse gjejmë diçka të saktë apo të përafërt me të vërtetën, atëherë lejohet shkruajtja dhe transmetimi i saj, e Allahu e di më së miri.”[2]
Mjafton të dish që njohja e të kaluarës me hollësi është prej njoftimeve të së fshehtës të cilat nuk i di veçse Allahu, siç është thënë qartë në Librin e Allahut të Mahdëruar: “Këto janë njoftime të Gajbit (të së fshehtës, të së panjohurës) të cilat Ne t’i shpallim ty (O Muhammed), (të cilën) as ti dhe as populli yt nuk e dinte para kësaj (shpalljes), kështu që qetësohu, se padyshim fundi (i mirë) është për Muttekunët (të përkushtuarit në Besimin e Pastër Islam).” [Hud, 49].
Dhe këto gjëra nuk mund të njihen veçse me shpallje të qartë dhe përcjellje të saktë.
Le të kthehemi tani në studimin dhe analizimin e kësaj çështjeve (në lidhje me çifutët) edhe një herë, me qëllim që të gjejmë atë që na sjell dobi, kënaqësi dhe përfitim. Tek ai të cilit Allahu i mëson komentimin e Kuranit të lavdishëm, gjen edhe më tepër, pasi që nuk ka vend për rrëshqitje në komentimin e të qartës Kuranore, të cilit nuk i vjen e kota (gënjeshtra, e pavërteta) as nga para dhe as nga mbrapa, ai është i zbritur nga më i Urti, më i Denji dhe Zotëruesi i të gjitha lavdërimeve.
Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Ne shkruam (paralajmëruam) për Bijtë e Israilit në Libër (Teurat) se vërtet që ju (Beni Israilë) do të bëni dy herë padrejtësi në tokë dhe se do të bëheni tiranë dhe tepër kryelartë e të vrazhdë! Kështu që kur erdhi premtimi për të parën nga dy (tiranitë), Ne dërguam kundër jush robë Tanë të dhënë për luftë e përpjekje të ashpër, duke hyrë thellë në çdo skutë të shtëpive tuaja. Dhe qe një premtim plotësisht i përmbushur. Pastaj Ne u dhamë juve edhe një herë një kthesë në fitore përmbi ta dhe Ne ju ndihmuam (duke ju dhuruar) me pasuri e me fëmijë dhe duke ju bërë ju më të shumtë në fuqi njerëzore. (Dhe Ne u thamë): “Nëse bëni mirë, ju do të bëni mirë për veten tuaj dhe nëse bëni poshtërsi, bëni kundër vetes suaj. E kur të vijë koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’jua nxijnë fytyrat dhe të hyjnë në xhami (të Jeruzalemit) sikur se hynë më parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.” (Dhe u thamë në Teurat): “Mbase Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), por nëse ju ktheheni (në mëkatet tuaja), Ne do të kthehemi (me dënim) dhe Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për mosbesimtarët.” [El Isra, 4-8].
Së pari: Këto ajete pohojnë dy tirani të Beni Israilëve, e sikur të ishte për qëllim me këto dy tirani, ato që kanë kaluar kohë më parë, historia ka vërtetuar se Beni Israilët kanë bërë tirani herë të shumta dhe jo vetëm dy herë, por herë pas here. Por këto dy tirani arrijnë kulmin e tiranisë, e përderisa është kështu, atëherë Allahu dërgon kundër tyre ushtri apo njerëz që i shkatërrojnë ata me ndëshkim të dhembshëm; ashtu si i ka skllavëruar ata Bahtensir el Keldani, Serxhun el Ashuri, Tejtis er Rumani, e të tjerë.
Ibën Kethiri thotë: “Allahu ka treguar se kur ata e kanë tepruar dhe janë bërë tiranë, Allahu i ka shtypur ata me armiqtë e tyre duke ua asgjësuar unitetin, duke ua shkatërruar banesat, duke i përçmuar dhe poshtëruar, si shpërblim të asaj që meritonin, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. Ata e kishin tepruar shumë në tirani dhe kishin vrarë shumë njerëz prej pejgamberëve e dijetarëve.”[3]
Së dyti: Nuk përmendet në histori përsëritja e triumfit të Beni Israilëve kundër atyre të cilët i skllavëruan ata më parë, ndërkohë që ajetet pohojnë se Beni Israilët do t’a përsërisin tiraninë e tyre kundër atyre që i kishin ndëshkuar e torturuar ata në tiraninë e parë: “Pastaj Ne u dhamë juve edhe një herë një kthesë në fitore përmbi ta”.
Së treti: Sikur të ishte për qëllim se të dyja ato tirani kanë kaluar kohë më parë, atëherë nuk do të njoftohej për to me ndajfoljen e kohës “kur”, e cila përfiton kufizimin dhe kushtëzimin në kohën e ardhme, jo në të shkuarën. Kështu që si mund të lajmërojë për të shkuarën e kaluar me ndajfolje që përdoret për të ardhmen?!
Sikur të kishin ndodhur të dyja tiranitë, do të ishte përdorur ndajfolja e kohës shkuar. Ekziston edhe një fjalë tjetër që argumenton se këto dy tirani do të ndodhin në të ardhmen, pas zbritjes së shpalljes mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e ajo është Fjala e Allahut të Madhëruar: “do të bëni padrejtësi”, e kjo shprehje përdoret për të ardhmen.
Së katërti: Po kështu edhe Fjala e Allahut: “Dhe qe një premtim plotësisht i përmbushur” d.m.th. në të ardhmen, sepse nuk thuhet “premtim” veçse për diçka në të ardhmen, apo për diçka që nuk është vërtetuar e nuk ka ndodhur. Premtimi zakonisht merret për diçka që mund të ndodhë dhe që mund të mos ndodhë, por premtimi nga Allahu është diçka mëse e prerë. Kështu që domethënia e Fjalës së Allahut është se Ai u thotë njerëzve: Mos e merrni këtë premtim në bazë të pritjes së premtimeve nga njerëzit, sepse njerëzit mund të premtojnë diçka që nuk e zotërojnë apo diçka që nuk është brenda mundësive të tyre, ndërsa Allahu i Cili e ka thënë këtë, asgjë nuk përjashtohet nga Mundësia e Tij; premtimi i Tij është përmbushur, pa dyshim.
Së pesti: Mbretërit dhe njerëzit të cilët skllavëruan Beni Israilët në kohët e mëparshme kanë qenë kufarë (mosbesimtarë) dhe idhujtarë, e si mund t’i përshkruajë Allahu ata me fjalën e Tij: “robë Tanë”?! Ky përshkrim bën shenjë se ata janë prej besimtarëve dhe jo prej idhujtarëve e politeistëve, pasi që ky përshkrim zakonisht përdoret për robët besimtarë e të sinqertë. Adresimi i këtij cilësimi në këtë rast është për nderim dhe nuk ka nderim e krenari veçse për besimtarët.
Për këtë argumeton edhe Fjala e Allahut të Madhëruar: “dhe robët e Mëshiruesit...” [El Furkan, 63], po kështu Fjala e Allahut: “Lavdia dhe Madhështia i takon Atij (Allahut) i Cili e mori robin e Tij (Muhammedin a.s.) për udhëtim natën nga Mesxhidi Haram (Kaba në Mekë) në Mesxhidi Aksa (Xhamia në Kuds, Jeruzalem).” [El Isra, 1].
Dhe Fjala e Allahut: “Hyr pra ndër robët e Mi të nderuar.” [El Fexhr, 29].
“Thuaj: “O robët e Mi që i keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut...” [Ez Zumer, 53].
“Burim prej të cilit pinë robët e Allahut duke e bërë atë të gurgullojë me bollëk.” [El Insan, 6].
“Në të vërtetë ti nuk do të kesh aspak forcë mashtruese mbi robët e Mi përveç atyre të cilët të ndjekin ty në të gabuarën nga Gavunët (mosbesimtarët, mohuesit, të humburit).” [El Hixhr, 42].
Së gjashti: Në tiraninë e dytë do të ketë shkatërrim ndërtesash të larta e gjigante, ndërsa historia nuk ka përmendur se Beni Israilët kanë pasur ndërtesa të tilla në kohët e kaluara.
Këto përfundime analitike të këtyre ajeteve përforcojnë faktin se këto dy tirani e shkatërrime do të ndodhin pas zbritjes së sures El Isra, ndaj të shfletojmë historinë, ato faqe të cilat kanë ardhur pas zbritjes së këtyre ajeteve të qarta dhe provave bindëse.
Surja El Isra, apo Beni Israil, siç quhet ndryshe, është prej sureve mekase (që kanë zbritur në periudhën mekase, në Mekë) dhe ajo i ka zbritur të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para Hixhretit (shpërnguljes nga Meka në Medine). Kjo sure flet për historinë e Bijve të Israilit (Jakubit) dhe qëndrimin e tyre kundrejt shpalljeve Hyjnore, kryeneçësitë e tyre kundër pejgambereve dhe gadishmërinë e tyre për të bërë shkatërrime në tokë. Pastaj i kërcënon ata me llojet më të këqija të ndëshkimit dhe i përkujton ata se në kohët e fundit (para Kiametit) kanë për të provuar ngjarje të hidhura, të cilat do të çojnë në shkatërrimin e plotë të tyre. Në vijim do të gjesh sqarim më të hollësishëm për këtë që u përmend më sipër.
Tirania e parë e çifutëve
Çifutët janë një popull tek të cilët janë bashkuar faktorë që i bindin njerëzit se ata janë armiq të mbarë njerëzimit, sepse ata përfaqësojnë kulmin e shtrembërimit në fenë e Allahut, ndërkohë që pretendojnë se ata janë zotërinjtë e njerëzimit dhe se të gjithë popujt e tjerë janë skllevër (të tyre). Kjo është esenca e bindjes se gjoja ata janë populli i zgjedhur i Allahut.
Nuk ka pasur shtet e popull veçse i ka nxjerrur ata kur kanë zbuluar prishjen e tyre morale, smirën, keqdashjen e shpirtligësinë e tyre, dhe kushdo që dëshiron të dijë të ardhmen e tyre me Islamin dhe me të gjithë botën, le të meditojë në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “(Kujto) edhe kur Zoti yt shpalli se Ai vazhdimisht do të çonte kundër tyre (çifutëve) deri në Ditën e Kijametit ata të cilët do t’i sprovonin e do t’i goditnin me dënime poshtëruese.” [El Araf, 167].
Nuk kanë jetuar në mesin e ndonjë populli veçse kanë qenë të përbuzur dhe të veçuar në lagje që njihen me emra, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Mbi ta është poshtërimi kudo që të jenë, përveç kur janë nën mbrojtje të Allahut ose nga njerëzit. Ata kanë tërhequr mbi veten e tyre Zemërimin e Allahut dhe mbi ta është vetëm shkatërrimi. Kjo ngaqë ata gjithnjë mohuan Ajetet e Allahut dhe vranë Pejgamberët padrejtësisht. Kjo ngaqë ata nuk iu bindën Allahut dhe gjithnjë tejkaluan kufijtë (në mosbindje ndaj Allahut, në krime e mëkate).” [Al Imran, 112].
Përshkrimet e Kuranit për çifutët janë shumë të përpikta, sepse thënësi i tyre është Allahu. Çifutët nuk kanë gjetur ndonjëherë siguri në ndonjë prej popujve, vetëm në rast se ndonjë prej feve u jep atyre siguri, kuptimi i së cilës është edhe Fjala e Allahut: “nën mbrojtje të Allahut”, ose kur lidhin marrëveshje dhe bëhen aleate të ndonjë populli të fuqishëm dhe jetojnë nën mbrotjen e tij, i cili është edhe kuptimi i Fjalës së Allahut: “ose nga njerëzit”. Pra përçmimi i tyre nuk ngrihet veçse me litar nga Allahu ose me litar nga njerëzit.
Në këtë ajet kemi një shprehje domethënëse; kur Allahu përmend përçmimin e tyre, ka bërë përjashtim, ndërsa kur ka përmendur shkatërrimin e tyre, nuk ka bërë përjashtim, pasi që shkatërrimi dhe prishja (morale) e tyre është diçka qenësore brenda tyre të cilën nuk e ngre asgjë. Ata nuk kanë krenari të vetën që të mund ta ballafaqojnë përçmimin dhe poshtërimin që u bëhet, por krenaria e tyre ndodh me shkak nga Allahu ose me ndihmë nga njerëzit.
Vijon ...