FETVA

 

 

Fjala e shejh Rabij el Med-hali rreth ngjarjeve

bashkëkohore në Liban, Irak dhe Palestinë

 

Pyetje: Cili është mendimi i shkëlqesisë suaj në lidhje me ngjarjet bashkëkohore në Liban, Irak dhe Palestinë? Allahu ua shpërbleftë me të mira!


Përgjigje: Për Allahun! Ne besojmë se xhihadi do të vazhdojë i ngritur deri në ditën e Kiametit dhe ai është obligim i këtij ymeti, por ymeti ka humbur shumë gjëra pre të cilave është edhe xhihadi, dhe si rrjedhojë Allahu i ka lënë armiqtë  e tyre të kenë pushtet mbi të!


Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Nëse shisni e blini me hile (ijneh), shkoni pas bishtave të lopëve dhe kënaqeni me të mbjellat, dhe e lini xhihadin në rrugë të Allahut –dhe jo në rrugë të rafidive, bidatit dhe trillimeve-, atëherë Allahu do të hedh mbi ju përçmim të cilin nuk ka për ta ngritur deri sa të ktheheni në fenë tuaj.”


Pra, hapi i parë drejt krenarisë dhe daljes nga përçmimi i nënshtrimi është të kthyerit në fenë e Allahut.
Ky është hapi i parë, dhe jo kthimi në fenë e rafidive ekstremistë të cilët i quajnë kafira shokët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe ngrenë flamurin e xhihadit! Ky nuk është kthim në fe, por luftim i fesë dhe i njerëzve të saj. Si mund të vijë triumfi kështu? Si mund të jetë ky xhihad në rrugë të Allahut?!


Xhihadi duhet patjetër që të bëhet për të ngritur lart Fjalën e Allahut. Ndodh që dikush mund të vritet në xhihad dhe të hyjë në zjarr pasi që nuk ka pasur për qëllim ngritjen e Fjalës së Allahut të Madhëruar; Kush lufton me qëllim që Fjala e Allahut të jetë më e larta, ai lufton në rrugë te Allahut. Në hadith thuhet: “Dikush lufton për të treguar trimërinë, dikush tjetër nga entuziazmi dhe dikush për dyfaqësi (hipokrizi), cili nga këta është në rrugë të Allahut? Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Kush lufton me qëllim që Fjala e Allahut të jetë më e larta, vetëm ai është në rrugë të Allahut.”


Ndaj muslimanët, para çdo gjëje duhet të rregullojnë gjëndjen e tyre, të kthehen në fenë në të cilën ka qenë Muahmedi (salallahu alejhi ue selem) dhe për përhapjen e të cilës është përpjekur dhe ka luftuar ai dhe shokët e tij të ndershëm; të kthehen në plotësimin e Teuhidit (Njësimit të Allahut), në kryerjen e veprave të mira dhe në ritet e sakta të Islamit. Kjo është ajo për ngritjen e të cilës ka luftuar i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).


Po iu drejtoj një pyetje: Ky flamur që po ngrihet tani në Liban nga “Hizbullah”, a është flamur që meriton të quhet flamur në rrugë të Allahut, dhe xhihad në rrugë të Allahut? Ndërsa ata i quajnë shokët e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) kafira, luajnë me Kuranin dhe e ndryshojnë atë në atë mënyrë që nuk ua kanë kaluar as çifutët?!


Ju nuk keni lexuar për rafiditë (shijat)! Kush ka lexuar e di se ata e kanë ndryshuar fenë e Allahut më shumë se ç’e kanë ndryshuar çifutët dhe të krishterët!
Për Allahun! Ne e duam xhihadin, por xhihadin e vërtetë. Ymeti musliman duhet që së pari të kthehet në fe, pastaj të përgatisë mjetet: “Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj…” [El Enfal, 60].

Tani, këta “Hizbullah” kanë tre javë që luftojnë dhe nuk janë vrarë prej tyre veçse tetë njerëz, ndërsa nga populli libanez janë vrarë rreth një mijë njerëz, kanë emigruar mijëra dhe u janë shkatërruar firmat dhe shoqatat e ndryshme! A mos është vallë ky ai xhihad që kërkon Allahu?!

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka luftuar në Bedër, në Uhud, në Handek dhe në luftra të tjera, por nuk është vrarë në to asnjë fëmijë i vetëm dhe asnjë grua e vetme! …

Përveç kësaj, ajo që ndodh në Irak; sa prej muslimanëve suni janë vrarë nga rafiditë? Më shumë se njëqind mijë; vrasin gratë e fëmijët, i dëbojnë nga shtëpitë e tyre dhe i shkatërrojnë ato, shkattërrojnë xhamitë dhe shkelin Kuranet. Bëjnë vepra të cilat nuk i bëjnë as çifutët!
Dhe pas gjithë këtyre krimeve hapin fronte të tilla (si hizbullah) për t’u tallur me sunitë dhe pastaj i bjenë daulles…

Vrasjet e tyre janë të vazhdueshme në Irak, gjaku i muslimanëve atje është i lirë dhe as që meriton të përmendet tek ata. Madje gjaku dhe pasuria e të gjithë muslimanëve janë hallall tek rafiditë, pasi që këta janë kafira sipas gjykimit të tyre! Ku është logjika?!

Rafiditë janë ata të cilët sollën tatarët në Irak dhe shkaktuan vrasjen e mijëra mijërave apo një miljon a më shumë prej muslimanëve!
Ata e rrëzuan hilafetin Abasit. Në luftën e Afganistanit përbri tyre nuk ndihmuan me asgjë, as Brenda Afganistanit dhe as jashtë tij, ndërsa kur erdhën amerikanët për rrëzimin e talibanëve, ata u bënë mbrojtës të fortë të amerikanëve kundër muslimanëve. Këta janë ata të cilët i sollën amerikanët dhe vendet aleate të tyre në Irak për t’u forcuar me tan ë vrasjen dhe mbytjen e muslimanëve. Mos është ky Islami për të cilin luftojmë?!
Jo, por ky  është rafidizmi i cili është më i rrezikshëm se çifuti dhe i krishteri!
Kuptojini mirë këto gjëra…

Mos i besoni ata në kundërshtimin që shfaqin me Amerikën! Të gjitha këto janë gënjeshtra. Sa fjalë bëhen tani në lidhje me dosjen nukleare të Iranit?! Çfarë program është ky? A mos do të loftojnë çifutët me të?! –Gënjeshtarë! Ka shtatëdhjetë vjet që muslimanët janë në luftë me çifutët në Palestinë, ndërsa Irani bën sehir!
Edhe tani kërkojnë që muslimanët të hyjnë në luftë dhe ata të bëjnë sehir! Madje sa mbyllet një luftë, ata i hapin muslimanëve një luftë të re!

Ky program bërthamor nuk përgatitet veçse për të sulmuar shtetet e Gadishullit Arabik! Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Jini të vëmendshëm ndaj këtyre realiteteve!

Përveç kësaj, xhihadi i tyre tashmë njihet: ata fshehen nëpër shpella dhe mbyllen nëpër shtëpia dhe ndërtesa! Madje, Zoti e di, por them se ata i dërgojnë mesazhe çifutëve që të godasin një vend të caktuar (në Liban është fjala)! Nuk ka çudi për këtë.

Ndaj, jini të vëmendshëm për kurthet e rafidive! …

[Shkëputur nga ligjërata me titull “Pengesa në kërkimin e dijes”, e mbajtur në një kurs në Taif, më 4-8-2006 = 10-7-1427 H.]

http://www.salafyoun.com/showthread.php?t=899&highlight=%C7%E1%DA%D1%C7%DE

 

 

 

nentemat

fetva

faqe nga historia
imoraliteti
futbolli

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.