FETVA

 

 

Dijetarët: Në Irak nuk ka xhihad,

por ai është vend për shkatërrimin dhe humbjen e të rinjve

 

Një numër i konsideruar fetvash janë publikuar në mediat gjatë viteve të fundit, për ndalimin e bashkangjitjes së luftës në Irak nën arsyetimin e xhihadit dhe ardhjes në ndihmë muslimanëve. Prej këtyre fetvave është edhe fetvaja e muftiut të përgjithshëm të Arabisë Saudite, Abdulaziz ibën Abdullah Al esh Shejh, ku thotë:
“Të shkosh në Irak nuk është rrugë për rregullim, pasi që atje nuk ka flamur nën të cilin luftohet (d.m.th. nuk ka imam dhe prijës për muslimanët).  Të shkuarit atje është shkatërrim (vetëvrasje).”

Po kështu edhe shejh Salih el Luhajdan, shkuarjen në Irak dhe bashkangjitjen me grupet e armatosura atje e ka konsideruar të paligjshme dhe të palejuar në sheriat. Ai thotë: “Iraku është në gjëndje të tillë që atje nuk mund të shkohet për atë që quajnë xhihad, ndaj unë mendoj se çdo i ri që del nga vendi ynë për të shkuar në Irak, i bën keq vetes së tij, familjes dhe vendit të tij, dhe kjo gjë nuk është prej xhihadit. Ata të cilët shkojnë në Irak prej çdo vendi arab apo musliman në këtë gjëndje të turbullt e rrëmujë prej luftërave të ndryshme atje, në të vërteta ata më shumë ngjasojnë me atë që i fryn edhe më shumë zjarrit i cili djeg të thatin dhe të njomin.”

Ndërsa shejh Salin ibën Feuzan el Feuzan, në përgjigje të një prej nënpunësve të shtetit në lidhje me këmbënguljen e të birit të tij për të shkuar në Irak, tha: “Ruajini bijtë tuaj! Ata e quajnë xhihad me qëllim që të nxisin njerëzit që të shkojnë atje, duke përmendur ajetet dhe hadithet e xhihadit, por ajo që po ndodh atje (në Irak) nuk është xhihad por rekrutim kundër jush. Ata duan të rekrutojnë bijtë tuaj për t’ju vrarë juve, ndërsa ata të jenë të qetë, për shkak se kështu ju preokupojnë me bijtë tuaj (dhe i harroni ata). Kjo është ajo që duan. Ndaj mos e lejo djalin tënd të shkojë me njerëz të cilët nuk i njeh dhe nuk ua di besimin dhe as menhexhin që kanë. Mos e lejo kurrë, sepse ti je përgjegjës për djalin tënd!”

Po kështu, në një takim të hapur, shejh Feuzani u përgjigj në lidhje me fjalën që thuhej në një kasetë të inçizuar se gjoja xhihadi është vaxhib në çdo rast dhe se prijësi dhe flamuri nuk janë kusht për të qenë xhihad, u përgjigj me fjalën: “Ky është mendimi i havarixhëve, ndërsa Ehli Suneti thonë se duhet patjetër që të ketë flamur dhe imam (prijës) në xhihad. Kjo është rruga e muslimanëve që nga koha e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).”

 

[Publikuar nga gazeta saudiane “El Vatan” 2-6-2007]
http://www.alwatan.com.sa/news/newsd...o=2437&id=7835

 

 

 

 

nentemat

fetva

faqe nga historia
imoraliteti
futbolli

© 2006 Rrugetepaqes.net. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.