Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë[1]: "S'ka dyshim se përzierja e femrave me meshkujt përbën zanafillën e të gjitha fatkeqësive, është prej shkaqeve kryesore për zbritjen e ndëshkimit në masë, si dhe bëhet shkak për degradim, si në shkallë shoqërore ashtu edhe në atë individuale.
Përzierja e meshkujve me femrat është ndër shkaqet kryesore që nxisin për tek imoraliteti, ndërsa ky i fundit është faktor vendimtar në lidhje më shtimin e vdekjeve masive dhe shfaqjen e sëmundjeve vdekjeprurëse. Pra, shkak kryesor për shtimin e sëmundjeve shfarosëse është përhapja e imoralitetit, hallkë vendimtare e të cilit është përzierja e femrave me meshkujt, duke iu shfaqur atyre të zbuluara, të zbukuruara dhe me veshje ekstravagante. Sikur eprorët ta kishin të qartë se çfarë pasojash negative (në lidhje me dynjane para ahiretit) shfaqen si pasojë e këtij fenomeni, do të bënin çmos për ta ndaluar atë.
Nga Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë:"Allahu jep lejë për shkatërrimin e atij populli në mesin e të cilit shfaqet imoraliteti."
Pra, përzierja e ndaluar e meshkujve dhe femrave bëhet shkak për shumë dukuri negative. Kjo përzierje, kudo qoftë ajo, në shkolla, universitete, shtepi, tregje, punë etj; në të gjitha këto raste ajo bëhet shkak për telashe të shumta dhe gjynahe të mëdha. Prej ajeteve kuranore që vërtetojnë moslejueshmërinë e saj është Fjala e Allahut të Madhëruar:
"Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni e bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme…" [El Ahzabë: 33]"
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka tërhequr vërejtje prej përzierjes në hadithe të shumta, prej tyre përmendim: "Transmetohet nga Ebu Usejd el Ensari e ky nga babai i tij i cili të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka parë duke dalë nga xhamia, e ndërkohë gratë dhe burrat ishin përzierë bashkë në rrugë, grave u tha: "Zmbrapsuni se nuk ju takon juve të zini mesin e rrugës, por ecni në anët e saj…"[2]
Duke marrë në konsideratë rrezikun e madh i cili shfaqet si pasojë e përzierjes, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi gratë që të zmbrapsen dhe u tha atyre se nuk u takon ta zënë mesin e rrugës ashtu që të mos përzien me burrat. E gjithë kjo ndodhi kur ai pa përzierjen midis burrave dhe grave ndërkohë që ata ishin duke dalë nga xhamia. Pra, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e refuzoi nje dukuri të tillë.
Lexues i nderuar!
Si shkak i përzierjes midis burrave dhe grave ndodhin disfata të shumta, e s'ka gjë më të dëmshme për burrat sesa përzierja e tyre me gratë. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhëruar kur ka treguar për Jusufin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), bashkëshorten e zotëriut dhe gratë e qytetit:
"Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët. E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e (Jusufit) i tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!” Ajo tha: “Ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”. Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant”. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen)." [Jusuf: 30-34]
Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) një temë në "Sahihun" e tij e ka titulluar: "Të mbrojturit nga dredhia e femrës. Shpjegim i ajetit …vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj" Ai ka transmetuar disa hadithe në lidhje me këtë temë, prej tyre përmendim:
Nga Usame ibën Zejd (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje sprovë (fitne) më të dëmshme për burrat sesa gratë"[3]
Kjo ka qenë edhe arsyeja që Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në ditën e festës grave u përcaktoi një derë të veçantë nga e cila dilnin prej faltores, në mënyrë që të shmangej përzierja e tyre me burrat.
Madje traditë e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte që t'u mbante ligjeratë burrave, pastaj shkonte tek gratë, i këshillonte dhe i përkujtonte ato.
Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "E kam falur namazin e Fiter Bajramit me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe që të gjithë ata e falnin namazin para hutbes. -Pastaj (Ibën Abasi) tha: "Ndërkohë që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po qëndronte ulur e bashkë me të edhe Bilali, sikur po i shoh tani burrat të shpejtojnë duke zënë vend përreth tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nisi t'i shpërndaj ata derisa hapi vend për gratë. Ai u lexoi atyre këtë ajet:
"O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send Allahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri…" [El Mumtehineh: 12] Pasi e përfundoj së lexuari atë tha: "A jeni ju në këtë gjendje?" – Vetëm njëra prej tyre u përgjigj, e përveç saj askush nuk foli. - Po o i Dërguari i Allahut, - tha ajo. – Atëherë jepni sadaka (lëmoshë), - tha i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Bilali e shtroi pelerinën e vet e tha: "Hë pra, flijim për ju qofshin babai dhe nëna ime!" – Ato nisën të hedhin në të xhevahire dhe unaza."[4]
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) grave u përcaktoi një derë të veçantë në xhami, e gjithë kjo për arsyen e vetme që të shmangej përzierja e meshkujve me femrat, pra medito rreth kësaj, Allahu të ruajt!
Nga Abdul Uarithi, Nga Ejubi, Nga Nafiu, nga Ibën Umeri transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Do ishte mirë sikur ta lëmë këtë derë vetëm për gratë!"
Nafiu ka thënë: "Ibën Umeri nuk hyri më nga ajo derë derisa ndërroi jetë." Të tjerë përveç Abdul Uarith-it e kanë transmetuar këtë hadith për Umerin, e ajo është më e saktë.[5]
Gratë në kohën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në xhaminë e tij faleshin në safet e fundit mbas burrave ashtu që të mos përziheshin me ta e të ishin sa më larg fitnes (tundimit).
Siç dihet, njeriu gjatë kryerjes së adhurimit është larg me mendjen dhe zemrën e vet prej dëshirave seksuale, e megjithatë në fenë islame janë përcaktuar norma dhe rregulla në mënyrë që ai të jetë sa më i mbrojtur. Si do të ishte puna kur bëhet fjalë për përzierjen e meshkujve dhe femrave në një ambjent krejt ndryshe nga ai i adhurimit?!
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Safi më i mirë për burrat është safi i parë, e më i keqi për ta ëshë ai i fundit, ndërsa safi më i mirë për gratë është safi i fundit e më i keqi për to është ai i pari."[6]
Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë!) duke e shpjeguar këtë hadith ka thënë: "Është e pëlqyeshme që gratë të synojnë safat (rreshtat) e fundit në mënyrë që të jenë sa më larg përzierjes me burrat, sa më larg shikimit të tyre, ashtu që të mos i shohin ata e të mos dëgjojnë bisedat që ata bëjnë; pra që të mos ngacmohen zemrat e tyre. Qëndrimi i grave në safin e parë është i urryer për të kundërtën e kësaj, e Allahu e di më së miri."[7]
Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) transmeton se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përfundonte namazin duke dhënë selam, gratë ngriheshin dhe iknin, ndërsa ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndronte një copë herë në vendin e vet, e pastaj largohej."
- Tha: "Vepronte në këtë mënyrë që t'u linte kohë grave të largoheshin pa ndodhur përzierja e tyre me burrat, e Allahu e di më së miri."[8]
Përzierja midis meshkujve e femrave është ndër shkaqet kryesore për zhdukjen e begative dhe shfaqjen e fatkeqësive. Ajo bëhet shkak për largimin e mirësive të shumta, ashtu siç bëhet shkak për degradimin e krejtë shoqërisë, e për më tepër ajo bëhet shkak për zemërimin e Zotit të Gjithësisë. Nuk kënaqet kush me përhapjen e kësaj dukurie përveç atij personi natyrshmëria e të cilit është shfytyruar.
- 3 -
Dalja e femrave zbuluar
El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Zbulimi nga ana gjuhësore vjen me kuptimin "shfaqje", vënie në dukje për syrin…"[9]
Ebu Hajan el Andalusi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "E vërteta në lidhje me zbulimin është shfaqja e atyre pjesëve të trupit mbulimi i së cilave është obligativ…"[10]
Muhamed Sidik Hasen Khan (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Të zbuluarit, me të është për qëllim kur femra shfaq zbukurimet e saj apo prej bukurisë së trupit, e që sheriati kërkon prej saj të mos i shfaqë ato; kjo për shkak të epshit që ato ngjallin tek burrat." [11]
Nga Katede (Allahu e mëshiroftë!) transmetohet se lidhur me ajetin "e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme…" [El Ahzabë: 33] ka thënë: "Pra, mos veproni kështu kur dilni nga shtëpitë tuaja. - Në kohën e injorancës (para fesë islame) gratë e kishin zakon të ecnin duke u përdredhur. Allahu i Madhëruar i ndaloi ato të ecnin në atë mënyrë.[12]
Nga Ibën ebi En Nuxhejh transmetohet se lidhur me ajetin "e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme…" ka thënë: "Është për qëllim të ecurit me kapardisje."[13]
Moslejueshmëria e të zbuluarit të femrës
Allahu i Madhëruar thotë: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues."[El Ahzabë: 59]
Po ashtu, i Madhëruari thotë: "E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. Allahu dëgjon, di."[En Nur: 60]
El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) në komentim të këtij ajeti ka thënë: "Me ”gratë e moshuara” janë për qëllim ato gra të cilat për shkak të moshës së madhe u janë ndërprerë menstruacionet e nuk është më e mundur për to të ngelen shtatëzëna. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve islam."[14]
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë[15]: "Këtu janë për qëllimë gratë të cilave u janë ndërprerë menstruacionet dhe që nuk presin më të lindin fëmijë…"
Allahu i Madhëruar thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj."[El Ahzabë: 32-33]
Ky ajet u drejtohet grave më të ndershme të këtij umeti, me të mirave, më të devotshmeve, me zemrat më të pastra, më të bindurave ndaj dispozitave të Allahut. Ato ishin më largë prej çdo dyshimi e më pranë dëlirësisë. S'ka dyshim se çdo grua tjetër përveç tyre e ka më të nevojshme të marri mësim prej këtij ajeti.
Nga Fedale ibën Ubejd (Allahu e mëshiroftë!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tre persona, as mos pyet për ta! Ai i cili largohet nga bashkësia e nuk i bindet imamit (prijësit) sa që vdekja e gjen atë mosbindës, robëreshën apo robin që arratiset nga zotëriu i vet dhe vdekja e gjen në arrati, si dhe ajo grua e cila zbulohet në mosprezencën e bashkëshortit të saj, e pasi që ai ia ka siguruar asaj banesën, ushqimin dhe veshjen; pra mos pyet për ta…"[16]
Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Feja islame ndalon rreptësisht prej zbulimit të femrës, sa që një dukuri të tillë është bashkangjitur me shirkun, kurvërinë, vjedhjen, si dhe të tjera vepra të ndaluara. Kjo vërehet qartë kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) grave u mori besën se ato nuk do t'i vepronin këto punë…"[17]
Nga Amër ibën Shuajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij transmetohet se ka thënë: "Umejme bintu Rakika (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) shkoi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për t'i dhënë atij besën e të hynte në Islam. I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Ta jap besën ashtu që të mos i shoqërosh Allahut shok, të mos vjedhësh, të mos bësh zina (kurvëri), të mos e vrasësh fëmijën tënd, të mos marrësh fëmijën e tjetrit e ta vendosësh midis duarëve e këmbëve e të shpifësh duke thënë se është i yti, të mos e ngresh zërin në vajtim, si dhe të mos zbulohesh ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës së hershme."[18]
Qortim i rëndë për femrat që dalin të zbuluara:
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Dy kategori njerëzish janë prej banorëve të zjarrit, e unë ende nuk i kam parë ata: Disa burra të cilët në duart e tyre mbajnë kamxhiqe që ngjasojnë si bishta lope, e me to godasin njerëzit, si dhe disa gra të veshura por të zhveshura dhe arrogante[19], kokat e të cilave ngjasojnë me gungat e devesë. Nuk kanë për të hyrë në xhenet dhe as që do ta ndjejnë aromën e tij, edhe pse aroma e tij ndjehet që prej një largësie kaq e kaq të madhe.[20]
Edh Dhehebi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Prej punëve që e çojnë një femër larg prej kënaqësisë së Allahut është edhe shfaqja nga ana e saj e zbukurimeve, stolive e xhevahireve. Dalja e saj nga shtëpia e parfumosur me erë misku, apo me çfarëdo lloj parfumi. Dalja e saj e veshur me rroba të tejdukshme, të ngushta, të mëndafshta e të shndritshme; e që të gjitha këto janë prej të zbuluarit të cilin Allahu i Madhëruar e urren, ashtu siç urren edhe vepruesen e tyre. Në lidhje me këtë dukuri e cila është përhapur mjaft midis femrave, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "E pashë zjarrin (xhehenemin) dhe pjesa më e madhe e banorëve të tij ishin gratë." Ndersa në një hadith tjetër ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje sprovë (fitne) më të dëmshme për burrat sesa grate."[21]
Lus Allahun e Madhëruar të na ruaj prej të sprovuarit me to, t'i udhëzoi ato dhe ne me Bujarinë dhe Mëshirën e Tij![22]
Pak prej grave do të hyjnë në xhenet:
Nga Amara ibën Huzejme (Allahu e mëshiroftë!) transmetohet se ka thënë: "Ishim në haxh apo umra me Amër ibën Asin, e ndërkohë që po rrinim ulur ai tha: ”Kemi qenë bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këtë luginë e ai na pyeti: "Vështroni, a shihni diçka që iu habit? – Thamë: Shohim një tufë korbash e në mesin e tyre një korb i cili sqepin dhe këmbët i ka me ngjyrë të kuqe. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Nuk do të hyjë në xhenet prej grave, vetëm se ato të cilat janë si ky korb midis korbave të tjerë."[23]
O motër muslimane!
Shiko me sa përkushtim besimtaret iu përgjigjën urdhërit të Allahut, Zotit të Gjithësisë, kur Ai i urdhëroi ato për mbulesën…
Nga Safije bintu Shejbe transmetohet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thoshte: "Kur zbriti Fjala e Allahut të Madhëruar: "… le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre…" [En Nurë: 31], gratë e sahabëve grisën pelerinat e veta dhe u mbuluan me to."[24]
Nga Urve ibën Ez Zubejr transmetohet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: "I mëshiroftë Allahu gratë e muhaxhirëve (migruesve) të cilat, kur zbriti Fjala e Allahut të Madhëruar: "… le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre…"[25], grisën perdet dhe u mbuluan me to."[26]
Nga Safije bintu Shejbe transmetohet se Umu Seleme ka thënë: "Kur zbriti Fjala e Allahut të Madhëruar: "… le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre…" [El Ahzabë: 59],gratë e ensarëve kur dilnin nga shtëpitë e tyre, a thuaj se mbi kokat e tyre ishin ulur korbat, kjo për shkak të mbulesave që kishin vënë."[27]
Këto ishin disa shembuj që tregojnë për zellin dhe bindjen e grave të të parëve tanë të mirë ndaj urdhërit të Allahut dhe urdhërit të Profetit të Tij, ndërsa gratë e sotme largë janë prej kësaj, përveç një pakice të cilën Allahu e ka mëshiruar.
Dëmet e të zbuluarit:
Të zbuluarit është mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Të zbuluarit është prej gjynaheve të mëdha.
Të zbuluarit bëhet shkak për të qenë larg Mëshirës së Allahut.
Është cilësi e banorëve të zjarrit.
Është errësirë në ditën e Gjykimit.
Të zbuluarit është shenjë hipokrizie (nifaku).
Është herezi (mëkat).
Të zbuluarit është paturpësi.
Të zbuluarit është traditë djallëzore.
Të zbuluarit është zakon i çifutëve dhe të krishterëve.[28]
Është ndër zakonet e shëmtuara të kohës së injorancës.
Është vulgaritet, prapambetje, degjenerim e pasim i verbër.
Është derë e së keqes.
Të zbuluarit është lajthitje.
Është shfarosëse e xhelozisë dhe turpit.
Është ndër shkaqet që çojnë në gjakderdhje dhe që ndikojnë në prishjen e moralit të meshkujve.
Bëhet shkak për përhapjen e punëve të ndyra.
Të zbuluarit e femrës bëhet shkak për shpërbërjen e familjes dhe për mosekzistencën e mirëbesimit në mes pjestarëve të saj.
Të zbuluarit është ndër faktorët kryesor që çojnë te imoraliteti.
Bëhet shkak për zbritjen e dënimit dhe fatkeqësive.
Të zbuluarit është fyerje për femrën dhe cenim i dinjitetit të saj.
[2]E ka transmetuar Ebu Daudi në "Sunenin" e tij me nr [5272]. El Albani (Allahu e mëshiroftë!) në "Es Sahiha" me nr [856] ka thënë: "Duke i studiuar të dyja rrugët e transmetimit të këtij hadithi, dalim në përfundimin se ai është hasen (i mirë)."
[3]E transmeton Buhariu në "Sahihun" e tij me nr [5096], Muslimi me nr [2741], Ibën Maxheh në temën: "Dredhia e femrës" me nr [3997], mirëpo teksti ka ardhur me fjalët: "Nuk po lë pas meje…". E ka transmetuar gjithashtu El Bejheki [vell. VII, f. 91] dhe Ahmedi me nr [21740].
[4]E transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij me nr [884], Buhariu me nr [979]. Teksti i Muslimit është më i plotë se ai i transmetuar nga Buhariu. E transmeton po ashtu Ebu Daudi me nr [1146] dhe Ibën Maxheh me nr [1273] të shkurtuar.
[5]E transmeton Ebu Daudi në "Sunenin" e tij me nr [462], nën temën: "Veçimi i grave nga burrat në xhami". El Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka cilësuar të saktë (sahih) këtë hadith, shiko "Sahihu Ebi Daud" me nr [462].
[6]E transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij me nr [440], Ebu Daudi [678], Ibën Maxheh 1000], Et Tirmidhi [224] dhe En Nesai [vëll. II, f. 93].
[11]Shiko librin "Fet'hul bejen" [vëll. VII, f. 274] - shkëputur nga libri "Xhilbabu el mer'eti el muslime" [f. 120].
[12]Shkëputur nga "Tefsiri" i Ibën Xherir-it [vëll. XXII, f. 4]. Kjo fjalë e Katedes është e mirë (hasen).
[13]I njëjti burim i mësipërm. Ky transmetim nga Ibën ebi En Nuxhejh është i saktë (sahih). Shiko gjithashtu librin "Xhamiu ehkami en nisa'ë" [vëll. IV, f. 426], autori i të cilit është Mustafa el Advi.
[14]"El Xhemiu li ehkami el Kur'an" [vëll. XII, f. 309].
[16]E ka transmetuar imam Ahmedi në "Musnedin" e tij me nr [23935], Buhariu në "El edebu el mufrad" [590], El Hakimu [vëll. I, f. 119], Et Taberani në "El Kebir" [vëll. XVIII, f. 306] me nr [788 – 789] dhe Ibën ebi Asim në "Es Suneh" me nr [89]. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka saktësuar këtë hadith në "Es Sahiha" me nr [542].
[18]E ka transmetuar imam Ahmedi në "Musnedin" e tij me nr [6847]. Shejhu ynë El Uadi'ai (Allahu e mëshiroftë!) e ka saktësuar këtë hadith ashtu siç gjendet në "El xhamiu es sahih" [vëll. III, f. 90] dhe ka thënë: "E ka nxjerrë El Bezari ashtu siç gjendet në librin "Keshfu el estar".
[19]Largë bindjes dhe adhurimit të Allahut, e që nuk e ruajn nderin e tyre. Shkëputur nga libri "En Nihaja" [vëll. IV, f. 382].
[20]E ka transmetuar imam Muslimi në "Sahihun" e tij me nr [2128], El Bejhekiu [vëll. II, f. 234], Ahmedi [8639], Et Taberani në "El Eusat" me nr [1811] dhe El Begaviu në "Sherhu es suneh" [vëll. X, f. 271] me nr [2578].
[21]E transmeton Buhariu në "Sahihun" e tij me nr [5096], Muslimi me nr [2741], Ibën Maxheh në temën: "Dredhia e femrës" me nr [3997], mirëpo teksti ka ardhur me fjalët: "Nuk po lë pas meje…". E ka transmetuar gjithashtu El Bejheki [vell. VII, f. 91] dhe Ahmedi me nr [21740].
[23]E ka transmetuar imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) në "Musnedin" e tij me nr [17737]. E ka saktësuar këtë hadith shejhu ynë El Uadi'ai (Allahu e mëshiroftë!) në "El xhamiu es sahih" [vëll. III, f. 98-99].
[24]E ka transmetuar imam Buhariu në "Sahihun" e tij me nr [4759].
[26]E ka transmetuar Ebu Daudi në "Sunenin" e tij me nr 4102]. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka saktësuar këtë hadith në librin "Sahihu suneni Ebi Daud".
[27]E ka transmetuar Ebu Daudi në "Sunenin" e tij me nr 4101]. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka saktësuar këtë hadith në librin "Sahihu suneni Ebi Daud".
[28]Kjo, në fenë e tyre të devijuar, e s'ka dyshim se mbulesa ka qenë traditë edhe tek ata (sh.p).