You are here:-, Namazi-Esenca e Dispozitave (2)

Esenca e Dispozitave (2)

2018-04-08T00:07:50+00:00 April 8th, 2018|Categories: Hadith, Namazi|

KAPITULLI  I  NAMAZIT

 

Nga Libri: Esenca e Dispozitave të Legjislacionit Islam

“Umdetu el Ahkam”

Autor: Hafiz Abdulgani el Makdisi

Përktheu: Dr. Bledar Albani


Tema

Kohët e faljeve

 

  1. Transmetohet nga Amër esh Shejbani –emri i të cilit është Sead ibën Ijas-, se ai ka thënë: Më ka treguar i zoti i kësaj shtëpie –dhe bëri me shenjë nga shtëpia e Abdullah ibën Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: “Pyeta të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Cila është vepra më e mirë? –Namazi në kohën e tij, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). –Po pastaj cila? – i thashë unë. –Bindja ndaj prindërve, -tha ai. – Po pastaj, cila? –Xhihadi në Rrugë të Allahut.

-Thotë: Këto mi ka treguar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe nëse do t’i kërkoja më tepër, ai do të më tregonte.”[1]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falte namazin e sabahut dhe në xhami prezentonin edhe gra prej besimtareve, të mbështjella me rrobet e tyre. Pas namazit, ato ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe nuk i njihte askush për shkak të errësirës (së përzierë me zbardhjen e mëngjesit).”[2]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e falte namazin e drekës në mesditë, namazin e ikindisë kur dielli ishte i pastër (i fortë në rrezatim), akshamin kur dielli perëndonte dhe jacinë ndonjëherë e shpejtonte kur shihte se ata ishin mbledhur, në të kundërt e vononte, ndërsa sabahun e falte me errësirë (pa dalë drita).”[3]

 

  1. Transmetohet nga Ebu el Minhal Sejar ibën Selame se ai ka thënë: “Unë dhe babai im hymë te Ebu Berze el Eslemi. Babai im i tha atij: Si e falte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) namazin e detyrueshëm? –Namazin e mesditës, të cilit ju i thoni “namazi i parë”, ai e falte kur dielli e kalonte kupën e qiellit. Ndërsa kur falte ikindinë, dikush nga ne kthehej tek devetë e tij në periferi të Medines dhe dielli ishte ende i bardhë (i papërzierë me të verdhën e perndimit). –Ndërsa për namazin e akshamit, harrova se ç’tha. –Ndërsa namazin e jacisë, të cilës ju i thoni “el atame”, ai preferonte ta vononte dhe nuk e pëlqente gjumin para saj, dhe as bisedën pas saj. Ndërsa namazin e sabahut, ai e falte kur dikush e njihte shokun e ulur pranë tij dhe lexonte në një rekat gjashtëdhjetë deri në njëqind ajete.”[4]

 

  1. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se në ditën e Hendekut, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Allahu i mbuloftë me zjarr varret dhe shtëpitë e tyre, ashtu si (ngase) na angazhuan nga falja e namazit të ikindisë deri sa perëndoi dielli.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Na angazhuan nga namazi i mesëm, namazi i ikindisë. –Pastaj e fali atë në kohën ndërmjet akshamit dhe jacisë.”[5]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “Mushrikët e penguan të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga falja e namazit të ikindisë deri sa dielli u skuq, apo u zverdh, dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Na angazhuan nga namazi i mesëm –namazi i ikindisë-, Allahu i mbushtë barqet dhe varret e tyre me zjarr!”[6]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e vonoi jacinë në kohën e errësirës së plotë (apo një të tretës së parë të natës) dhe Umeri doli dhe tha: Namazi, o i Dërguari i Allahut! Sepse gratë dhe fëmijët i mori gjumi. –Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli me kokën që i pikonte dhe tha: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, -apo njerëzit-, do ti urdhëroja ata që ta falnin këtë namaz në këtë orë.”[7]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse thirret për namaz dhe darka është ofruar, atëherë filloni me ngrënien e darkës.”[8]

 

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hadith i ngjashëm me të mësipërmin.[9]

 

  1. Muslimi ka nxjerë nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Nuk ka namaz në prezencën e ushqimit (kur shtrohet ushqimi) dhe as kur shtrëngohesh për të mbajtur nevojat personale (në bark).”[10]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se ai ka thënë: “Tek unë dëshmuan disa burra të dashur për mua, ku më i dashuri prej tyre ishte Umeri, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga të falurit namaz nafile pas farzit të sabahut deri sa të lindë dielli, si dhe pas namazit të ikindisë deri sa të perëndojë dielli.”[11]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka namaz pas (farzit të) sabahut derisa të ngrihet dielli dhe as pas namazit (farz të) ikindisë derisa të perëndojë dielli.”[12]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Umer ibën el Hatab, në ditën e luftës së Hendekut erdhi pas perndimit të diellit dhe filloi të shante mosbesimtarët kurashit, pastaj tha: O i Dërguari i Allahut! Nuk e fala ikindinë veçse kur dielli thuajse perëndoi. –Ndërsa unë, për Zotin! Nuk e kam falur ende, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). –Thotë: U ngritëm dhe shkuam në But’han (emër lëndine a fushe). Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori avdes për t’u falur dhe ne bashkë me të, pastaj fali ikindinë pasi që dielli kishte perënduar dhe pas asaj fali akshamin.”[13]

 

Tema

Vlera e namazit në kolektiv dhe

obligueshmëria e tij

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Namazi në kolektiv është njëzet e shtatë gradë më i mirë se namazi i personit që falet vetëm.”[14]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Namazi i burrit në kolektiv shumëfishohet me njëzet e pesë fish më tepër nga namazi i tij në shtëpinë e tij. Kjo për shkak se kur ai merr avdes mirë e mirë, pastaj del për në xhami duke qenë se nuk e nxjerë atë gjë tjetër përveç namazit, me çdo hap që ai bën i ngrihet një gradë dhe i fshihet një e keqe. Kur ai të falet, engjëjt vazhdojnë të luten për të, deri sa të vazhdojë të jetë në xhami: “O Zot! Bekoje atë! O Zot! Fale atë! O Zot! Mëshiroje atë!” Dhe ai vazhdon të jetë në namaz përderisa është në pritje të namazit (në xhami).”[15]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë (darkës) dhe namazi i sabahut. E sikur ta dinin (njerëzit) se ç’kishte në ato dy namaze, do të shkonin tek ato (në xhami) edhe këmba-doras.

Unë kisha vendosur të urdhëroja që të falej namazi dhe të urdhëroja dikë që të printe njerëzit në namaz, pastaj të shkoja bashkë me disa burra me dëngje drush në krahë, tek ata njerëz të cilët nuk e prezentojnë namazin në xhami dhe t’ua digjja atyre shtëpitë me zjarr!”[16]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse ndokujt prej jush i kërkon bashkëshortja e tij lejë për të shkuar në xhami, ai të mos e pengojë atë. –Bilal ibën Abdullah tha: Betohem për Allahun, se do t’i ndalojmë ato! –Thotë: Atëherë Abdullahi iu kthye atij me disa sharje të rënda, gjë të cilën nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë nga ai, pastaj i tha: Unë të tregoj për fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa ti thua: ” Betohem për Allahun, se do t’i ndalojmë ato!”?!”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Mos i pengoni robëreshat e Allahut nga shkuarja në xhamitë e Allahut.”[17]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Fala bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dy rekate namaz (sunete) para farzit të drekës dhe dy rekate (sunete) pas saj, dy rekate pas namazit të xhumasë, dy pas namazit akshamit dhe dy pas namazit të jacisë.”[18]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Namazet sunete të akshamit, jacisë dhe të xhumasë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i fali në shtëpinë e tij.”[19]

Dhe në një transmetim tjetër thuhet se Ibën Umeri ka thënë: “Më ka treguar Hafsa se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falte dy rekate të lehta (sunete) pas hyrjes së agimit (kohës së sabahut), e cila ishte një kohë në të cilën unë nuk hyja tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[20]

 

  1. Hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili është përmendur më parë.

 

Temë për ezanin

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Bilali u urdhërua që ezanin ta thërriste duke i përsëritur nga dy herë shprehjet e tij, ndërsa ikametin nga një herë.”[21]

 

  1. Transmetohet nga Ebi Xhuhajfe Vehbi ibën Abdullah es Suai, se ai ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mekë, kur ai ishte në Abtah, në një çadër të kuqe të tij.

–Thotë: Bilali doli me ujin ku ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori avdes dhe njerëzit spërkiteshin me atë ujë (për bekim).

-Thotë: Pastaj doli i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me një pelerinë të kuqe dhe unë sikur shoh tani në të bardhën e kërcijve të tij. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori avdes dhe Bilali thirri ezanin, ndërsa unë ndiqja me sy gojën e tij këtej e andej, duke e kthyer atë djathtas e majtas kur thoshte: “Hajje alas salah, hajje alel felah”

-Thotë: Pastaj ngulën një shkop për sutra dhe ai kaloi para dhe priu njerëzit në namazit e drekës të cilën e fali me dy rekate.

–Pastaj vazhdoi t’i falte namazet me dy rekate deri sa u kthye në Medine.”[22]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin që me natë, por ju hani e pini deri sa të dëgjoni ezanin e Ibën Umi Mektum.”[23]

 

  1. Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin (duke thirrur ezanin), ju thoni ashtu siç thotë ai (përsërisni fjalët e tij).”[24]

 

Tema

Të drejtuarit nga Kibla kur kryen faljen

 

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falte namaz sunet mbi devenë e tij, duke bërë me shenjë me kokën e tij, i drejtuar nga të drejtohej deveja. Kështu vepronte edhe Ibën Umeri.”[25]

Në një transmetim tjetër thuhet se: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e falte namazin e vitrit i hipur mbi devenë e tij.”[26]

Dhe në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Por ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e falte namazin farz mbi deve.”[27]

Dhe në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Përveç namazeve farze (nuk i falte mbi deve).”[28]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ndërkohë që njerëzit ishin në Kuba, në namazin e sabahut, atyre u erdhi dikush dhe tha: Të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu shpall nga Kurani këtë natë dhe u urdhërua të drejtohej nga Kibla në namaz. –Ata u kthyen menjëherë nga Kibla, ndërkohë që ishin të kthyer nga Shami, duke u rrotulluar dhe drejtuar nga Kibla.”[29]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Sirijn se ka thënë: “Dolëm për të pritur Enesin kur kthehej nga Shami dhe e takuam atë në vendin e quajtur Syri i Hurmës. Unë e pashë atë të falej mbi gomar dhe fytyra e tij ishte kthyer nga e majta e Kibles. –Unë i thashë: Unë të pashë të falesh jo në drejtim të Kibles? –Sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të vepronte kështu, nuk do t’a kisha bërë atë.”[30]

 

Tema

Formimi i rreshtave në namaz

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Drejtojini rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është nga plotësimi i namazit.”[31]

 

  1. Transmetohet nga En Neuman ibën Beshir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Do t’i drejtoni rreshtat, apo doni që Allahu të fusë ndryshimin në fytyrat (zemrat) tuaja!”[32]

 

  1. Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i drejtonte rreshtat tanë sikur të drejtonte shigjetën për gjuajtje, deri sa të shihte se ne e kishim kuptuar qëllimin e tij dhe ishim drejtuar. Një ditë ai doli dhe qëndroi para rreshtave (në vendin e imamit), deri sa u bë gati të merrte tekbirin fillestar të namazit, por pa një burrë me gjoksin të nxjerë përpara dhe tha: “O robët e Allahut! A do t’i drejtoni rreshtat tuaja, apo doni që Allahu të fusë ndryshimin në fytyrat (zemrat) tuaja!”[33]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Gjyshja e tij, Mulejke ftoi të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për të ngrënë një ushqim që ajo kishte përgatitur. Pasi hëngri, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Ngrihuni të falem për ju!

–Enesi thotë: Shkova të merrja një rrogoz (hasër) i cili ishte nxirë nga përdorimi i gjatë, e spërkita me ujë dhe ia vendosa të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që të falej mbi të. Unë dhe një djal jetim u rreshtuam pas tij, ndërsa gruaja plakë pas nesh. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali për (me) ne dy rekate, pastaj u largua.”[34]

 

  1. Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u fal bashkë me të dhe nënën e tij. Mua më vendosi nga e djathta e tij, ndërsa gruan plakë pas nesh.”[35]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Fjeta tek tezja ime, Mejmune (bashkëshortja e Pejgamberit). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit të falej natën. Unë u vendosa nga e majta e tij, por ai më kapi nga koka dhe më vendosi në të djathtë të tij.”[36]

 

Temë  për Imamin

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “A nuk ka frikë ai që ngre kokën para imamit (në namaz), se mos Allahu ia shndërron kokën atij në kokë gomari, apo t’ia shndërrojë fizionominë e tij në fizionomi gomari?!”[37]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Imami është caktuar me qëllim që t’a pasoni atë, ndaj mos veproni ndryshe nga ai (në namaz); kur ai të marrë tekbir, edhe ju merrni tekbir. Kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, ju thoni: “Rabena ue lekel hamd”. Kur ai të bëjë sexhde, edhe ju bëni sexhde, e nëse ai falet ulur, edhe ju faluni të ulur që të gjithë.”[38]

 

  1. Hadith me kuptim të njëjtë me të mësipërmin është transmetuar nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u fal në shtëpinë e tij (një namaz farz), ngase kishte dhimbje. Ai u fal ulur dhe pas tij u falën disa njerëz të tjerë të ngritur. Ai u bëri me shenjë që të uleshin. Kur mbaroi namazin, ai tha: “Imami është caktuar me qëllim që të pasohet; kur ai të bëjë rukunë, edhe ju bëni rukunë (pas tij). Kur të ngrihet nga rukuja, edhe ju ngrihuni. Kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, ju thoni: “Rabena lekel hamd”. Nëse ai falet ulur, atëherë faluni ulur që të gjithë.”[39]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Jezid el Hatmi el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Më ka treguar el Berau –i cili nuk është gënjeshtar-, ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte “Semiallahu limen hamideh, askush nga ne nuk e përkulte kurrizin e tij për të rënë në sexhde deri sa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të binte në sexhde, pastaj binim në sexhde pas tij.”[40]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur imami të thotë “Amin!” (pas leximit të Fatihasë), edhe ju thoni “Amin!”, sepse kujtdo që i përputhet thënia “Amin!” e tij me atë të engjëjve, atij i falet të gjitha gjynahet që ka bërë.”[41]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur dikush prej jush të falet imam për njerëzit, t’a lehtësojë namazin, sepse në mesin e atyre që falen ka të dobët, të sëmurë dhe njerëz që kanë nevoja. Ndërsa kur dikush të falet vetëm, ta zgjasë namazin sa të dojë.”[42]

 

  1. Me të njëjtin kuptim është edhe hadithi i transmetuar nga Ibën Mesud el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Unë vonohem për në namazin e sabahut për shkak të filanit, i cili e zgjat namazin me ne. –Thotë: Nuk e kisha parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të zemërohej në këshillat e tij, aq sa u zemërua atë ditë. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: O njerëz! Prej jush ka disa që janë largues e të neveritshëm me njerëzit. Kushdo prej jush që prin njerëzit në namaz, të falet shkurt, sepse pas tij gjendet i madhi në moshë, i dobëti dhe ai që ka nevoja.”[43]

 

Tema

Forma e namazit të Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) merrte tekbir për namaz, ai qëndronte për pak kohë në heshtje para se të lexonte. Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Për Zotin! Çfarë thua kur qëndron në heshtje ndërmjet tekbirit (fillestar) dhe leximit? –Them: “O Zoti im! Largo ndërmjet meje dhe gabimeve të mia ashtu si ke larguar ndërmjet lindjes dhe perëndimit! O Zot! Më pastro nga gabimet (gjynahet) ashtu siç pastrohet rrobja e bardhë nga papastërtitë! O Zot! Më la nga gabimet me ujë, borë e breshër!”[44]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e hapte namazin me tekbir (duke thënë “Allahu ekber”) dhe leximin me suren “El hamdu lilahi rabil alemin”. Kur bënte rukunë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e ulte shumë kokën dhe as nuk e mbante të ngritur atë, por në mes këtyre. Kur ngrinte kokën nga rukuja, ai nuk binte në sexhde pa u drejtuar mirë në këmbë. Kur ngrinte kokën nga sexhdja, ai nuk e bënte sexhden tjetër pa zënë vend mirë ulur. Pas çdo dy rekatesh, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte “Et tehijatin”, në të cilin ai shtrinte këmbën e majtë dhe e mbante të ngritur të djathtën. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndalonte nga të ulurit e djallit (me të dyja këmbët të shtrira mbi kurrizin e tyre dhe me të ndenjurat në tokë mes këmbëve) dhe nga shtrirja e parakrahëve ashtu si i shtrijnë egërsirat (duke mbështetur bërrylat në tokë gjatë sexhdes). Dhe e mbyllte namazin me selam.”[45]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ngrinte duart në lartësinë e supeve dhe pranë tyre kur hapte namazin, kur merrte tekbir për në ruku dhe kur ngrihej nga rukuja i ngrinte duart gjithashtu, dhe thoshte: “Semiallahu limen hamdeh, rabena ue lekel hamdu”. Ndërsa në sexhde nuk e bënte këtë gjë.”[46]

 

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Jam urdhëruar të bëj sexhde mbi shtatë eshtra: mbi ball –dhe bëri shenjë me dora nga hunda e tij-, mbi dy duart, dy gjunjtë dhe majat e gishtave të këmbëve.”[47]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ngrihej për t’u falur, ai merrte tekbir në fillim kur qëndronte në këmbë, pastaj merte tekbir kur binte në ruku. Pastaj thoshte “Semiallahu limen hamideh” kur ngrinte kurrizin nga rukuja, pastaj thishte duke qenë në këmbë: “Rabena ue lekel hamd”. Pastaj merrte tekbir kur binte në sexhde, kur ngrihej prej saj, kur bënte sexhden e dytë dhe kur ngrihej prej saj. Pastaj vepronte kështu në të gjithë namazin e tij deri sat a kryente atë. Po kështu, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) merrte tekbir kur ngrihej pas uljes së dy rekateve të parë (për në të tretin).”[48]

 

  1. Transmetohet nga Mutarif ibën Abdullah se ka thënë: “Unë dhe Imran ibën Husajn u falëm pas Ali ibën Ebi Talib. Kur bënte sexhden, ai merrte tekbir, kur ngrinte kokën nga sexhdja merrte tekbir dhe kur ngrihej pas dy rekateve të para (për në të tretin) merrte tekbir. Kur e kreu namazin, Imran ibën Husajni më mori për dore dhe tha: Ky më kujtoi namazin e të Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) –apo tha: Ky fali me ne namazin e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[49]

 

  1. Transmetohet nga el Bera ibën Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Hidhja sytë në namazin e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur isha duke u falur me të. Pashë që qëndrimi i tij në këmbë, rukuja, të drejtuarit pas rukusë, sexhdja, qëndrimi ulur mes dy sexhdeve, sexhdja e dytë, qëndrimi ulur ndërmjet selamit dhe të largimit; të gjitha këto ishin thuajse njësoj (për nga gjatësia).”[50]

Ndërsa në transmetimin e Buhariut thuhet: “Me përjashtim të qëndrimit në këmbë (gjatë leximit) dhe qëndrimit ulur (në et tehijat), të tjerat ishin thuajse njësoj (për nga gjatësia).”

 

  1. Transmetohet nga Thabit el Bunani; nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Unë nuk ngurroj të falem me ju ashtu siç falej i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me ne.” –Thabit thotë: “Enesi vepronte diçka që nuk iu shoh t’a bëni; kur ai ngrinte kokën nga rukuja, qendronte në këmbë, saqë dikush thoshte: Do të ketë harruar. Kur ngriti kokën nga sexhdja, qëndroi ulur aq sa dikush thoshte: Do të ketë harruar.”[51]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Nuk jam falur kurrë pas ndonjë imami me namaz më të lehtë e më të plotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[52]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Kilabe –Abdullah ibën Zejd el Xhermi el Basri- se ka thënë: “Malik ibën el Huvejrith erdhi tek kjo xhamia jonë dhe tha: Unë po falem me ju (imam), dhe nuk kam për qëllim namazin, por për t’u falur ashtu siç kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet. –I thashë Ebu Kilabes: Si falej ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? –Ai tha: Si namazi i këtij shejhut tonë. Ai qëndronte pak ulur kur ngrinte kokën nga sexhdja (e dytë) dhe para se të ngrihej në rekatin tjetër.”[53]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Maliku –ibën Buhajne- (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falej (dhe bënte sexhden), ai i hapte krahët saqë i dukej e bardha e sqetullave.”[54]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Mesleme Seid ibën Jezid se ai ka thënë: “Pyeta Enes ibën Malikun: A falej i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me sandale? –”Po”, -tha ai.”[55]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Katade el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falej duke mbajtur Umamen, vajzën e Zejnebes, bijës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe të Ebi el As ibën er Rabij ibën Abdushems. Kur bënte sexhde, e vendoste në tokë dhe kur ngrihej, e merrte në krahë.”[56]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Drejtohuni (qëndroni në formë të rregullt) në sexhde dhe askush prej jush të mos i shtrijë parakrahët e tij ashtu si bën qeni.”[57]

 

Tema

Obligueshmëria e të qetësuarit në ruku

dhe në sexhde

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në xhami dhe pas tij hyri një burrë tjetër dhe u fal. Pas faljes, ai erdhi dhe përshëndeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili i tha atij: “Kthehu të falesh, sepse ti nuk je falur!” –Ai u kthye dhe u fal ashtu si herën e parë, pastaj erdhi dhe e përshëndeti me selam të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ky i tha: “Kthehu të falesh, sepse ti nuk je falur!” –Tre herë. –Pastaj ai tha: Betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë nuk di të falem më mirë se kështu, ndaj më mëso! –Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kur të ngrihesh për t’u falur, merr tekbir (thuaj: Allahu ekber), pastaj lexo ç’të mundesh nga Kurani. Pastaj bëj rukunë dhe qëndro në ruku derisa të qetësohesh në të, pastaj ngrihu dhe qëndro drejt derisa të qetësohesh në këmbë. Pastaj bjer në sexhde dhe qëndro derisa të qetësohesh në të, pastaj ngrihu nga sexhdja dhe qëndro ulur (mes dy sexhdeve) derisa të qetësohesh ulur, dhe kështu vepro në të gjithë namazin tënd.”[58]

 

Tema

Të lexuarit nga Kurani në namaz

 

  1. Transmetohet nga Ubade ibën es Samit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon suren Fatiha në të.”[59]

 

  1. Transmetohet nga Ebi Katade el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në dy rekatet e para të namazit të drekës lexonte suren Fatiha dhe dy sure të tjera. Në rekatin e parë lexonte më gjatë dhe në të dytin më shkurt. Ndonjëherë dëgjohej zëri i tij kur lexonte. Edhe në namazin e ikindisë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lexonte suren Fatiha dhe dy sure të tjera, ku në rekatin e parë lexonte më gjatë se në të dytin. Ndërsa në dy rekatet e fundit, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lexonte vetëm suren Nënën e Kuranit (suren Fatiha). Po kështu, në namazin e sabahut, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e zgjaste rekatin e parë dhe e falte më shkurt atë të dytin.”[60]

 

  1. Transmetohet nga Xhubejr ibën Mutim (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që në namazin e akshamit të lexojë suren “Et Tur”.[61]

 

  1. Transmetohet nga El Bera ibën Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në një udhëtim dhe kur fali namazin e jacisë, në njërin prej dy rekateve të para, ai lexoi suren “Uet tijni uez zejtuni”. Nuk kam dëgjuar askënd me zë apo lexim më të mirë se ai.”[62]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi një burrë në krye të një grupi zbulues, i cili bëhej imam i shokëve të tij në namaz dhe në fund të çdo leximi ai lexonte suren “Kul huvallahu ehad”. Kur u kthyen (në Medine), ata ia përmendën këtë gjë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: Pyeteni se për ç’arsye e bënte këtë gjë? –Ata e pyetën dhe ai tha: Sepse ajo është Cilësia e të Gjithëmëshirshmit e Lartëmadhëruar dhe unë dëshiroj t’a lexoj atë (në çdo namaz). –Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Njoftojeni atë se Allahu i Lartësuar e do atë!”[63]

 

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka thënë Muadhit: “Përse nuk falesh (lexon) me suren “Sebihisme rabike el eala”, ose “Uesh shemsi ue duhaha”, apo “Uel lejli idha jagsha”; pasi që pas teje falet i madhi në moshë, i dobëti dhe nevojtari.”[64]

 

Tema

Mosshprehja me zë e “Bismilahirr rrahmanirr rrahim”

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri dhe Umeri e fillonin namazin me “El hamdu lilahi rabil alemin”.[65]

 

 

 

 

Tema

Sexhdja e harresës në namaz

 

  1. Transmetohet nga Muhamed ibën Sirijn; nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ky ka thënë: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ne një prej dy namazeve të ditës –Ibën Sirijn thotë: Ebu Hurejra e tha se cilin prej tyre por unë e harrova. –Thotë: Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ne rekate, pastaj dha selam dhe shkoi te një dërrasë e vendosur në xhami, dhe u mbështet tek ajo sikur të ishte i zemëruar. Dorën e djathtë e vendosi mbi të majtën dhe i lidhi gishtat e duarve me njëri-tjetrin. Disa të nxituar dolën nga dyert e xhamisë dhe thanë: Namazi u shkurtua! Në mesin e njerëzve ishte edhe Ebu Bekri me Umerin, por ata nuk mundën t’i thonin gjë nga respekti që kishin për të (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ndërsa një burrë tjetër me duar të gjata, të cilit i thoshin “Dhul Jedejni” dhe ishte present, tha: O i Dërguari i Allahut! A harrove apo u shkurtua namazi? –Unë nuk kam harruar dhe as namazi nuk është shkurtuar, –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). –Pastaj tha: A është e vërtetë kjo që thotë Dhul Jedejni? –”Po”, thanë njerëzit. –Atëherë ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi para (në vendin e imamit) dhe fali atë që kishte lënë mangut nga namazi, pastaj dha selam, pastaj tha “Allahu ekber” dhe bëri sexhde të njëjtë me atë të namazit apo edhe më të gjatë, pastaj ngriti kokën nga sexhdja duke thënë ‘Allahu ekber’, pastaj tha ‘Allahu ekber’ dhe bëri një sexhde tjetër të njëjtë me atë të namazit apo edhe më të gjatë. Pastaj ngriti kokën dhe tha ‘Allahu ekber”. –Pastaj më duket se e pyetën transmetuesin: A dha selam pas kësaj? –Thotë: Atëherë u kujtova se Imran ibën Husajn tha: Pastaj dha selam.”[66]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Buhajne –i cili ka qenë prej shokëve të Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)-, se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ta namazin e drekës dhe pas dy rekateve të para, ai u ngrit në të tretin (dhe nuk qëndroi ulur për bërë et tehijatin), dhe njerëzit u ngritën bashkë me të. Në fund të namazit, kur njerëzit po prisnin të jepte selam, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha ‘Allahu ekber’, i ulur siç ishte dhe dhe bëri dy sexhde para se të jepte selam, pastaj dha selam.”[67]

 

Tema

Të kaluarit para atij i cili është duke u falur

 

  1. Transmetohet nga Ebu Xhuhejm ibën el Harith ibën es Sammeh el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Sikur ta dinte ai që kalonte para atij i cili është duke u falur se ç’gjynah kishte mbi të, më mirë për të do të ishte të qëndronte dyzet (vjet a diç tjetër) larg sesa të kalonte para tij.” –Ebu en Nasr thotë: Nuk e di nëse tha dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vjet.”[68]

 

  1. Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Nëse dikush prej jush falet para një sutre (pengese) e cila e ndan atë nga njerëzit, dhe ndokush tjetër kërkon të kalojë ndërmjet tij dhe sutras, atëherë ta shtyjë atë, e nëse ai refuzon, atëherë ta sulmojë (godasë) atë sepse ai është shejtan!”[69]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Erdha i hipur mbi një gomar femër dhe në atë kohë isha afër pjekërisë (seksuale), ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke u falur në Mina me njerëzit, pa pasur mur (pengesë, sutra) përpara dhe unë kalova para një pjesë të rreshtit të njerëzve. Pastaj zbrita nga gomari, e lashë atë të kulloste dhe u futa në rresht. Për këtë vepër që bëra nuk më qortoi askush.”[70]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Unë isha duke fjetur para të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe këmbët i kisha nga drejtimi i Kiblës së tij (i cili ishte duke u falur). Kur bënte sexhde, ai më prekte dhe unë i mblidhja këmbët, ndërsa kur ngrihej në këmbë, unë i shtrija ato. Në atë kohë shtëpitë nuk kishin kandila.”[71]

 

Temë përmbledhëse

 

  1. Transmetohet nga Ebu Katade ibën Ribij el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur dikush prej jush të hyjë në xhami, të mos ulet deri sa të falë dy rekate.”[72]

 

  1. Transmetohet nga Zejd ibën Erkam ka thënë: “Në fillim (të Islamit) ne flisnim në namaz; shoku i fliste shokut që kishte përbri në namaz, deri sa zbriti Ajeti: “Dhe ngrihuni para Allahut (në namaz) me përkushtim!” [El Bekare: 238]. Atëherë ne u urdhëruam të heshtnim dhe të mos flisnim në namaz.”[73]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse shtohet i nxehti, prisni të freskohet pastaj faleni namazin (e drekës), sepse i nxehti i madh është prej shfryrjes së xhehenemit.”[74]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush harron një namaz, ta falë atë menjëherë sa ta kujtojë atë, nuk ka shpagim tjetër për të përveç kësaj; “Dhe kryeje namazin për përkujtimin Tim!” [Ta Ha: 14].[75]

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Kush e haron një namaz apo fle në kohën e tij, shpagimi i tij është që ta falë atë kur ta kujtojë atë.”[76]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Muadh ibën Xhebel falte me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) namazin e jacisë, pastaj kthehej tek njerëzit e tij (fisi i tij) dhe falte me ta të njëjtin namaz.”[77]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Faleshim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në të nxehtin e madh dhe kur ndokush prej nesh nuk mundej ta vendoste ballin në tokë, ai hapte rroben e tij dhe bënte sexhde mbi të.”[78]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Askush prej jush të mos falet me një rrobe të vetme pa hedhur gjë prej tij në supin e tij.”[79]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që ha hurdhër ose qepë, të veçohet (largohet) nga ne dhe nga xhamitë tona e të qëndrojë në shtëpinë e tij. –Një herë i sollën një tenxhere me perime e bimë barishtore nga të cilat ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndjeu një lloj ere, dhe pyeti se ç’lloj perimesh kishte në të. Ata i thanë se kishte perime bishtajore dhe ai tha: Afrojani dikujt prej shokëve të mi. –Kur e pa, atij (shoku) nuk i pëlqeu ta hante. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Ha ti, sepse unë pëshpërit me atë që ti nuk pëshpërit!”[80]

 

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që ha hurdhër, qepë apo pras (presh), të mos i afrohet xhamive tona, sepse engjëjt dëmtohen nga ajo që dëmtohen edhe njerëzit.”[81]

 

Tema

Teshehudi[82]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ma mësoi teshehudin –duke qenë se dora ime ishte mes duarve të tij- ashtu siç më mësonte një sure nga Kurani: “Et tehijatu lilahi ues salavatu uet tajibatu. Es selamu alejke ejjuhen nebijju ue rahmetullahi ue berekatuhu. Es selamu alejna ue ala ibadilahis salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhameden abduhu ue rasuluhu” (që do të thotë: Përshëndetjet i takojnë vetëm Allahut, edhe Salavatet e Mirësitë (janë nga Ai). Përshëndetja e Allahut (salami) qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut, edhe Mëshira e Allahut dhe Bekimi i Tij! Përshëndetja qoftë edhe mbi ne dhe mbi të gjithë robët e mirë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur dikush prej jush të ulet në namaz (për teshehudin) të thotë: “Et tehijatu lilahi…” dhe përmendi si ai i mësipërmi, por në të shtohet: “Pastaj të zgjedhë prej lutjeve ato që dëshiron.”[83]

 

  1. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Ebi Lejla se ka thënë: Më takoi Keab ibën Uxhrate dhe më tha: A të të dhuroj një dhuratë? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli tek ne dhe ne i thamë: O i Dërguari i Allahut! Allahu na ka mësuar se si të dërgojmë selam për ty. Po salatin (lutjen) për ty si ta bëjmë? -“Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid! Ue barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid” (që do të thotë: O Zot! Dërgo salavat (lavdi) Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Ti je i Vetmi për t’u lavdëruar, Lavdiploti! Dhe jepi të mira Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, ashtu siç i ke dhënë të mira Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit! Ti je i Vetmi për t’u lavdëruar, Lavdiploti!).”[84]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lutej me këtë lutje (në namaz pas teshehudit): “O Zot! Unë të kërkoj mbrojtje Ty nga dënimi i varrit, nga dënimi i zjarrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e Dexhalit.”[85]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën el As; nga Ebu Bekër es Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Ai më mësoi mua një dua (lutje) që ta them atë në namaz. Ai më tha: Thuaj: O Zot! Unë i kam bërë vetes padrejtësi të shumta dhe askush tjetër përveç Teje nuk i fal gjynahet, ndaj më fal mua me falje nga Ti dhe më mëshiro, sepse Ti je Falësi i Madh, Mëshirëbërësi.”[86]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Pas zbritjes së sures “Idha xhae nasrullahu uel fet’h”, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk linte namaz pa përmendur në të lutjen: “Subhaneke rabena ue bihamdike. Allahume gfirli” (Larg të metave je Ti o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon falenderimi. O Zot! Më fal mua!)”

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte shpesh në rukunë dhe në sexhden e tij: “Subhaneke Allahume rabena ue bihamdike. Allahume gfirli”[87]

 

Tema

Namazi i vitrit

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërkohë që ishte në minber: “Çfarë thua për namazin e natës? –Ai falet dy e nga dy rekate dhe nëse dikush prej jush i frikësohet hyrjes së kohës së namazit të sabahut, atëherë të falë një rekat tek, i cili ia bën tek numrin e atyre që ka falur.” –Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte: “Namazi i fundit i natës të jetë tek.”[88]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka qëlluar që ta falë namazin e vitrit në të gjitha pjesët e natës; në pjesën e parë të natës, në mes të saj dhe në fund të saj. Vitri i tij mbaronte në kohën e syfyrit në agim.”[89]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) falte trembëdhjetë rekate gjatë natës ku pesë prej tyre i falte namaz vitri dhe nuk qëndronte ulur (për teshehud) veçse në fund të tyre (të rekatit të pestë).”[90]

 

Tema

Dhikri (duatë) pas namazit farz

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ngritja e zërit në bërjen e dhikrit pasi njerëzit e kryenin namazin farz ka qenë vepruar në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). –Ibën Abasi thotë: Unë e merrja vesh se kur e mbaronin ata namazin, kur dëgjoja të bënin dhikrin (me zë, secili më vete).”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Nuk e mësonim mbarimin e namazit të të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) veçse me thënien ‘Allahu ekber’ (me dëgjimin e bërjes së tespive).”[91]

 

  1. Transmetohet nga Veradi, shërbëtori i Mugira ibën Shubeh, se ka thënë: Mugira ibën Shube më diktoi nga një letër dërguar Muavijes, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pas çdo namazi farz thoshte: “Nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut Një e të Pashoq. I Tij është sundimi dhe Atij i takon falenderimi. Ai është i Pltëfuqishëm për çdo gjë. O Zot! Nuk ka kush që e pengon atë që jep Ti dhe as dhënës të asaj që Ti e ndalon. As nuk i bën dobi pasuria të pasurit, por e gjithë ajo është prej Teje.” –Më pas shkova te Muavija dhe e dëgjova atë të urdhëronte njerëzit që të thoshin këto fjalë (pas namazit të tyre).”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndalonte nga thashethemet, shpërdorimi i pasurisë dhe pyetjet e shumta. Ndalonte gjithashtu nga mosrespektimi i nënave, varrosja e vajzave të gjalla dhe nga mosdhënia kur të kërkohet dhe nga mospërgjigjja kur pyetesh.”[92]

 

  1. Transmetohet nga Sumej –shërbëtori i Ebu Bekër ibën Abdurrahman ibën el Harith ibën Hisham-; nga Ebi Salih es Seman; nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Të varfërit prej muslimanëve erdhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thanë: O i Dërguari i Allahut! Njerëzit e pasur po i marrin gradët e larta dhe kënaqësinë e përjtshme. –Si kështu? –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). –Po ja, ata falen si falemi edhe ne. Agjërojnë si edhe ne. ata japin lëmoshë, ndërsa ne nuk japim dhe ata lirojnë robër nga robëria, ndërsa ne jo!

-A t’iu mësoj diçka me të cilën mund të arrini ata që ua kanë kaluar, të kaloni ata që do të vinë pas jush dhe që askush të mos jetë më i mirë se ju përveç atij që vepron ashtu si ju?

-“Po”, o i Dërguari i Allahut! –thanë ata.

-Të thoni “Subhanallah”, “el Hamdu lilah” dhe “Allahu ekber”, nga tridhjetë e tre herë pas çdo namazi farz.

-Ebu Salih tha: Fukarenjtë e Medines u kthyen dhe thanë: Vëllezërit tanë të cilët posedojnë pasuri e dëgjuan këtë gjë dhe vepruan ashtu si dhe ne.

-Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kjo është mirësia e Allahut të cilën Ai ia jep kujt të dojë!”

-Sumej thotë: Këtë hadith ia tregova dikujt prej familjes sime dhe ai më tha: Ti ke harruar, sepse ai të ka thënë: “Thuaj tridhjetë e tre herë “Subhanallah”, tridhjetë e tre herë “el Hamdu lilah” dhe tridhjetë e tre herë “Allahu ekber”.

Atëherë u ktheva te Ebu Salih dhe i thashë për këtë, ndërsa ai tha: Thuaj: “Allahu ekber ue subhanallah uel hamdu lilah” deri sa të plotësosh gjithsej tridhjetë e tre herë.”[93]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u fal me një këmishë me vizatime në të dhe gjatë namazit vështroi për pak çaste te vizatimet e saj. Pas namazit ai tha: Shpjereni tek Ebu Xhehmi këtë këmishë dhe më sillni një rrobe pa vizatime dhe të ashpër nga ato të tij, sepse kjo më largoi mendjen nga namazi im.”[94]

 

Tema

Të bashkuarit ndërmjet dy namazeve në udhëtim

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Kur ishte në udhëtim, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkonte ndërmjet namazit të drekës dhe të ikindisë, kur ishte në udhëtim e sipër. Po kështu bashkonte ndërmjet namazit të akshamit dhe jacisë.”[95]

 

Tema

Të shkurtuarit e namazit në udhëtim

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Unë e kam shoqëruar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai nuk shtonte mbi dy rekate për namazet farze. Po kështu vepronte edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani.”[96]

 

Tema

Namazi i të xhumasë

 

  1. Transmetohet nga Sehl ibën Sead es Saidi se ka thënë: “Pashë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ngrihej dhe të merrte tekbir (të thoshte ‘Allahu ekber’), edhe njerëzit bashkë me të, pas tij, duke qenë se ai ishte në minber. Pastaj u ngrit (nga rukuja) dhe u tërhoq mbrapa për të bërë sexhde në bazën e minberit. Pastaj u kthye deri sa plotësoi namazin deri në fund, pastaj u kthye nga njerëzit dhe tha: O njerëz! E bëra këtë me qëllim që të më pasoni në namaz dhe të mësoni formën e namazit tim.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u fal mbi të (minber), mori tekbir mbi të, pastaj bëri rukunë duke qenë mbi të, pastaj zbriti duke u tërhequr mbrapa.”[97]

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo prej jush që vjen për të falur namazin e të xhumasë, të bëjë banjë (të lajë të gjithë trupin).”[98]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po mbante hytben në ditën e Xhuma, erdhi një burrë (në xhami) dhe ai i tha: O filan! A u fale (dy rekatet për përshëndetjen e xhamisë)? –”Jo”, -tha ai. –Atëherë ngrihu dhe fal dy rekate!”[99]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbante dy hytbe duke qëndruar në këmbë, të cilat i ndante me një të ulur ndërmjet tyre (e ndante hytben në dy pjesë).”[100]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse i thua shokut tënd: “Hesht!”, në ditën e xhuma, duke qenë se imami është duke mbajtur hytben, ti ke folur fjalë të kotë (e cila bën që ty të humbasë hytbeja).”[101]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që lahet në ditën e xhuma, pastaj shkon herët në xhami, atij i quhet sikur ka bërë kurban një deve. Kush shkon në orën e dytë, atij i quhet sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush shkon në orën e tretë, i quhet sikur ka bërë kurban një dash me brirë. Kush shkon në orën e katërt, atij i quhet sikur të ketë bërë kurban një pulë dhe kush shkon në orën e pestë, atij i quhet sikur të ketë dhënë sadaka një kokërr vezë. Kur del imami, engjëjt prezentojnë dhe dëgjojnë dhikrin (hytben, namazin).”[102]

 

  1. Transmetohet nga Seleme ibën el Ekve – i cili ka qenë prej atyre që lidhën besën poshtë pemës- (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ne falnim namazin e të xhumasë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj kur e mbaronim namazin muret nuk kishin hije që të futeshim në hijen e tyre.”[103]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ne e falnim namazin e të xhumasë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur dielli e kalonte kupën e qiellit (anonte nga perëndimi), pastaj kur ktheheshim (për në shtëpi) kërkonim hije që të hynim në të.”[104]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Në namazin e sabahut të ditës së xhuma, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lexonte suret “Elif-lam-mim. Tenzilul kitabi…Es sexhde” dhe “Hel eta alel insani …El Insan”[105]

 

Tema

Festat e dy Bajrameve

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri dhe Umeri e falnim namazin e dy Bajrameve para hytbes së tyre.”[106]

 

  1. Transmetohet nga el Bera ibën Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na mbajti hytbe në ditën e Kurban Bajramit pas namazit të Bajramit dhe tha: Kush fal namazin tonë (si ne) pastaj pret kurban si ne, ai e ka bërë kurbanin (të rregullt), ndërsa kush e pret kurbanin para namazit (të Bajramit), atij nuk i quhet për kurban. –Ebu Burde ibën Nijar, daja i el Bera ibën Azib tha: O i Dërguari i Allahut! Unë e preva kurbanin tim para namazit pasi që e mora vesh se sot është ditë ngrënie e pirje, dhe dëshiroja që delja ime të ishte kurbani i parë që therej në shtëpinë time, kështu që e thera atë dhe hëngra para se të vija në namaz?! –Delja jote tani është dele për mish (dhe jo kurban), -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). –O i Dërguari i Allahut! Ne kemi disa dhi të cilat janë më të dashura për mua se dy dele bashkë. A më quhet nëse therr një prej tyre? –”Po”, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por kjo nuk do t’i vlejë askujt pas teje.”[107]

 

  1. Transmetohet nga Xhundub ibën Abdullah el Bexheli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Në ditën e Kurban Bajramit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali namazin e Bajramit pastaj mbajti hytbe. Pastaj preu kurbanin dhe tha: “Kush e ka prerë kurbanin para se të falë namazin e Bajramit, të therë një tjetër në vend të tij dhe kush nuk e ka prerë, ta presë tani me Bismilah.”[108]

 

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Prezentova me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në ditën e festës së Bajramit. Ai filloi me faljen e namazit para hytbes, pa thirrur ezan dhe as ikamet. Pastaj u ngrit dhe qëndroi mbështetur te Bilali; këshilloi për devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar, nxiti për bindjen ndaj Tij, i këshilloi njerëzit dhe i përkujtoi ata (me Allahun), pastaj shkoi te gratë dhe i këshilloi e i përkujtoi ato, pastaj tha: O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse ju do të jeni drutë më të shumta të xhehenemit. –Një grua e hedhur (apo një grua nga mesi i grave), me mollëzat e faqeve që u ishte ndërruar ngjyra, u ngrit dhe tha: Përse, o i Dërguari i Allahut? –Sepse ju ankoheni shumë dhe i mohoni të mirat e bashkëshortit tuaj.

-Thotë: Atëherë ato filluan të jepnin lëmoshë nga stolitë e tyre, të cilat i hidhnin në rroben e Bilalit (që kishte hapur ai); prej varëseve dhe unazave të tyre.”[109]

 

  1. Transmetohet nga Umu Atije –Nusejbe el Ensarije- se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi që në dy festat e Bajrameve të nxirnim edhe plakat e moshuara dhe vajzat e mbyllura në dhomat e tyre. Ndërsa gratë me perioda, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi të qëndronin jasht faltores së muslimanëve.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ishim urdhëruar që të dilnim në ditë feste, madje të nxirnim edhe vajzat beqare nga dhomat e tyre dhe ato që ishin me perioda. Ato (gratë me perioda) thonin tekbiret bashkë me muslimanët dhe luteshin me lutjet e tyre, duke shpresuar bekimin e asaj dite dhe pastrimin e saj.”[110]

 

Tema

Namazi i eklipsit

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u bë eklipsi i diellit dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë që të thërrasë: Namazi me xhemat! –Njerëzit u mblodhën dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi para tyre, mori tekbir dhe bëri katër ruku në dy rekate, si dhe katër sexhde.”[111]

 

  1. Transmetohet nga Ebi Mesudi –Ukbeh ibën Amër el Ensari el Bedri-, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy shenja (mrekulli) nga shenjat e Allahut, me të cilat Allahu frikëson kë të dojë dhe ato nuk mbulohen (gjatë eklipsit) për vdekjen e ndokujt prej njerëzve. Kur jut ë shihni një fenomen të tillë, falni namaz dhe bëni lutje deri sa të kalojë ajo që iu ka zënë.”[112]

 

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u bë eklipsi i diellit dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u fal me njerëzit (namazin e eklipsit). Pasi qëndroi gjatë në këmbë, bëri rukunë të cilën e zgjati shumë, pastaj u ngrit dhe qëndroi përsëri gjatë në këmbë, por jo aq sa herën e parë. Pastaj bëri ruku dhe e zgjati atë, por jo aq sa herën e parë. Pastaj bëri sexhde dhe e zgjati atë. Pastaj veproi në rekatin e dytë ashtu si veproi në të parin. Kur e mbaroi namazin, dielli ishte zbuluar dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u mbajti hytbe njerëzve; falenderoi Allahun dhe e Lavdëroi Atë, pastaj tha: Dielli dhe hëna janë dy shenja (mrekulli) nga shenjat e Allahut dhe nuk mbulohen (me eklips) për vdekjen apo jetën e askujt. Nëse ju e shihni këtë fenomen të tillë, lutjuni Allahut dhe madhërojeni Atë me tekbir, falni namaz dhe jepni lëmoshë. –Pastaj tha: O umeti i Muhamedit! Betohem për Allahun! Askush nuk ka xhelozi më shumë se Allahu nëse robi apo robëresha e Tij bën prostitucion! O umeti i Muhamedit! Për Zotin! Sikur ju ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) plotësoi katër ruku dhe katër sexhde (në dy rekate).”[113]

 

  1. Transmetohet nga Ebu Musa el Eshari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u bë eklipsi i diellit dhe ai u ngrit i trembur, me frikën se po bëhej kijameti dhe erdhi në xhami. U ngrit dhe filloi të falej me kijamin (qëndrim në këmbë dhe lexim nga Kurani) dhe sexhden më të gjatë që kishte bërë ndonjëherë në namazin e tij, pastaj tha: Këto shenja (fenomene) që dërgon Allahu i Madhëruar nuk janë për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij, por Allahu i dërgon ato për të frikësuar me to robët e Tij. Nëse ju shihni diçka të atillë, drejtojuni përmendjes së Allahut, lutjes së Tij dhe kërkimit falje nga Ai!”[114]

 

Tema

Lutja për shi

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Zejd ibën Asim el Mazini se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli për të bërë lutje për shi. Ai u drejtua nga Kibla duke bërë lutje dhe duke e veshur mbrapsht rroben e tij, pastaj fali dy rekate namaz në të cilat lexoi me zë.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “doli në namazgja.”[115]

 

  1. Transmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Një burrë hyri në xhami në ditën e xhuma nga dera që ishte në drejtim të gjykatës. Ndërkohë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke mbajtur hutben. Ai iu drejtua të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i ngritur në këmbë dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! U shkatërruan pronat dhe u prenë rrugët. Lute Allahun që të na zbresë shi! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ngriti duart dhe tha: “O Zot! Na furnizo me shi! O Zot! Na jep shi!” Enesi thotë: Për Zotin! Nuk shihnim në qiell asnjë re dhe as re të shpërndara, që nga vendi ku ishim e deri në malin Selea. Veç kur, nga pas tij doli një re si mburojë dhe kur ajo u afrua në mes të qiellit (mbi ne), u përhap dhe lëshoi shi. Thotë: Për Allahun! Nuk e pamë më diellin për një javë. Thotë: Pastaj, të xhumanë tjetër hyri një burrë nga e njëjta derë, ndërkohë që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke mbajtur hutben. Ai tha: O i Dërguari i Allahut! O shkatërruan pronat dhe u mbyllën rrugët, ndaj lute Allahun që ta ndalojë shiun nga ne. Thotë: Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ngriti duart dhe tha: “O Zot! (Dërgoje shiun) Rreth nesh dhe jo mbi ne! O Zot! Nëpër male, fusha e lëndina dhe në vendet ku mbinë pemët!” Thotë: Shiu pushoi dhe kur dolëm (nga xhamia) ecnim në diell. Sheriku thotë: E pyeta Enesin? A ishte i njëjti burrë që erdhi një javë më parë? Ai tha: Nuk e di.”[116]

 

Tema

Namazi në rast frike

 

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ne namazin e frikës në disa ditë. Një grup i ushtrisë u ngrit për tu falur me të, ndërsa grupi tjetër qëndronte në front. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ata që ishin me të një rekat, pastaj ata ikën dhe erdhën të tjerët, me të cilët fali rekatin tjetër, ndërsa të dy grupet e falën vetë rekatin tjetër të tyre.”[117]

 

  1. Transmetohet nga Jezid ibën Ruman; nga Salih ibën Havat ibën Xhubejr; nga dikush që fali bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) namazin e frikës, se: “Një grup i muslimanëve u rreshtua pas tij, ndërsa grupi tjetër qëndroi në front. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ata që ishin me të një rekat dhe pastaj qëndroi në këmbë, ndërsa ata e plotësuan vetë rekatin e dytë, pastaj u larguan dhe shkuan në front përballë armikut. Atëherë erdhi grupi i dytë dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ta rekatin tjetër, pastaj qëndroi ulur (pa dhënë selam) deri sa ata e plotësuan rekatin e dytë vetë, pastaj dha selam bashkë me ta.”

Personi i cili e fali këtë namaz me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), transmetuesi i hadithit është Sehl ibën Ebi Hathme.[118]

 

  1. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Prezentova me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) namazin e frikës ku ne u vendosëm në dy rreshta pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa armiku ishte ndërmjet nesh dhe Kibles. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori tekbir dhe ne morëm tekbir të gjithë pas tij, pastaj bëri rukunë dhe ne bëmë rukunë të gjithë, pastaj ngriti kokën nga rukuja dhe ne u ngritëm nga rukuja të gjithë. Pastaj ra në sexhde dhe me të ra në sexhde edhe rreshti që ishte menjëherë pas tij, ndërsa rreshti tjetër qëndroi në vëzhgim të armikut. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mbaroi sexhden dhe kur rreshti pas tij u ngrit në rekatin e dytë, rreshti i dytë ra në sexhde pastaj u ngrit. Pastaj rreshti që ishte para kaloi mbrapa dhe ai që ishte mbrapa kaloi para. Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri rukunë dhe ne ramë të gjithë në ruku, pastaj ngriti kokën nga rukuja dhe ne u ngritëm të gjithë bashkë me të. Pastaj ra në sexhde dhe rreshti i parë –i cili kishte qenë i dyti në rekatin e parë-, ra në sexhde bashkë me të, ndërsa i dyti qëndroi në vëzhgim të armikut. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kreu sexhden bashkë me rreshtin e parë pas tij, atëherë ra në sexhde rreshti i dytë, pastaj aid ha selam dhe ne dhamë selam të gjithë.

-Xhabiri thotë: Ashtu siç veprojnë rojet tuaj me princat e tyre.”

Këtë hadith, Muslimi[119] e ka përmendur të plotë, ndërsa Buhariu ka përmendur vetëm një pjesë të tij, se: “Ai fali namazin e frikës me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në luftën e shtatë të tij, në luftën “Dhatu er rikaa”[120]


[1] E transmeton Buhariu (527), Muslimi (85), etj.

[2] E transmeton Buhariu (578), Muslimi (645), etj.

[3] E transmeton Buhariu (565), Muslimi (646), etj.

[4] E transmeton Buhariu (547), Muslimi (647), etj.

[5] E transmeton Buhariu (4533), Muslimi (627), etj.

[6] E transmeton Muslimi (628) dhe Ahmedi (1/403).

[7] E transmeton Buhariu (571), Muslimi (642), etj.

[8] E transmeton Buhariu (671), Muslimi (557), etj.

[9] E transmeton Buhariu (673), Muslimi (559), etj.

[10] E transmeton Muslimi (560), etj.

[11] E transmeton Buhariu (581), Muslimi (825), etj.

[12] E transmeton Buhariu (586), Muslimi (827), etj.

[13] E transmeton Buhariu (596), Muslimi (631), etj.

[14] E transmeton Buhariu (645), Muslimi (650), etj.

[15] E transmeton Buhariu (647), Muslimi (649), etj.

[16] E transmeton Buhariu (644), Muslimi (651), etj.

[17] E transmeton Buhariu (865), etj.

[18] E transmeton Buhariu (937), Muslimi (729), etj.

[19] Burimi i mësipërm, por teksti është i Buhariut.

[20] E transmeton  Buhariu (1173).

[21] E transmeton Buhariu (605), Muslimi (378), etj.

[22] E transmeton Buhariu (187) dhe Muslimi (503). Teksti i përmendur është i Muslimit.

[23] E transmeton Buhariu (617), Muslimi (1092), etj.

[24] E transmeton Buhariu (611), Muslimi (383), etj.

[25] E transmeton Buhariu (1105), Muslimi (700), etj.

[26] Ky është teksti i Muslimit në burimin e mësipërm.

[27] Burimi i mësipërm.

[28] Buhariu (1099).

[29] E transmeton Buhariu (4491), Muslimi (526), etj.

[30] E transmeton Buhariu (1100) dhe Muslimi (702).

[31] E transmeton Buhariu (723), Muslimi (433), etj.

[32] E transmeton Buhariu (717), Muslimi (436), etj.

[33] Muslimi; burimi i mësipërm.

[34] E transmeton Buhariu (380), Muslimi (658), etj.

[35] E transmeton Muslimi (660).

[36] E transmeton Buhariu (6316), Muslimi (763), etj.

[37] E transmeton Buhariu (691), Muslimi (427), etj.

[38] E transmeton Buhariu (722), Muslimi (414), etj.

[39] E transmeton Buhariu (1113) dhe Muslimi (411).

[40] E transmeton Buhariu (811) dhe Muslimi (474).

[41] E transmeton Buhariu (780), Muslimi (409), etj.

[42] E transmeton Buhariu (703), Muslimi (467), etj.

[43] E transmeton Buhariu (702), Muslimi (466), etj.

[44] E transmeton Buhariu (744), Muslimi (598), etj.

[45] E transmeton Muslimi (498), etj.

[46] E transmeton Buhariu (735), Muslimi (390), etj.

[47] E transmeton Buhariu (809), Muslimi (490), etj.

[48] E transmeton Buhariu (789), Muslimi (392), etj.

[49] E transmeton Buhariu (786), Muslimi (393), etj.

[50] E transmeton Buhariu (792) dhe Muslimi (471).

[51] E transmeton Buhariu (800), Muslimi (472), etj.

[52] E transmeton Buhariu (708), Muslimi (469), etj.

[53] E transmeton Buhariu (677), Muslimi (391), etj.

[54] E transmeton Buhariu (390), Muslimi (495), etj.

[55] E transmeton Buhariu (386), Muslimi (555), etj.

[56] E transmeton Buhariu (516), Muslimi (543), etj.

[57] E transmeton Buhariu (722), Muslimi (493), etj.

[58] E transmeton Buhariu (793), Muslimi (397), etj.

[59] E transmeton Buhariu (756), Muslimi (394), etj.

[60] E transmeton Buhariu (759), Muslimi (451), etj.

[61] E transmeton Buhariu (765), Muslimi (463), etj.

[62] E transmeton Buhariu (769), Muslimi (464), etj.

[63] E transmeton Buhariu (7375), Muslimi (813), etj.

[64] E transmeton Buhariu (705), Muslimi (466), etj.

[65] E transmeton Buhariu (743), Muslimi (299), etj.

[66] E transmeton Buhariu (482), Muslimi (573), etj.

[67] E transmeton Buhariu (829), Muslimi (570), etj.

[68] E transmeton Buhariu (510), Muslimi (507), etj.

[69] E transmeton Buhariu (509), Muslimi (505), etj.

[70] E transmeton Buhariu (76), Muslimi (504), etj.

[71] E transmeton Buhariu (382), Muslimi (512), etj.

[72] E transmeton Buhariu (1163), Muslimi (714), etj.

[73] E transmeton Buhariu (4534), Muslimi (539), etj.

[74] E transmeton Buhariu (533), Muslimi (616), etj.

[75] E transmeton Buhariu (597), Muslimi (684), etj.

[76] E transmeton Muslimi (684).

[77] E transmeton Buhariu (700), Muslimi (465), etj.

[78] E transmeton Buhariu (1208), Muslimi (620), etj.

[79] E transmeton Buhariu (359), Muslimi (516), etj.

[80] E transmeton Buhariu (855), Muslimi (564), etj.

[81] E transmeton Buhariu (854), Muslimi (564), etj.

[82] Teshehudi është thënia e “Et tehijatit” kur qëndron ulur pas çdo dy rekateve.

[83] E transmeton Buhariu (831), Muslimi (402), etj.

[84] E transmeton Buhariu (6358) dhe Muslimi (406).

[85] E transmeton Buhariu (1377), Muslimi (588), etj.

[86] E transmeton Buhariu (834), Muslimi (2705), etj.

[87] E transmeton Buhariu (794), Muslimi (484), etj.

[88] E transmeton Buhariu (998), Muslimi (751), etj.

[89] E transmeton Buhariu (996), Muslimi (745), etj.

[90] E transmeton Muslimi (737), etj.

[91] E transmeton Buhariu (841), Muslimi (583), etj.

[92] E transmeton Buhariu (844), Muslimi (593), etj.

[93] E transmeton Buhariu (843), Muslimi (595), etj.

[94] E transmeton Buhariu (373), Muslimi (556), etj.

[95] E transmeton Buhariu (1107), Muslimi (705), etj.

[96] E transmeton Buhariu (1102), Muslimi (689), etj.

[97] E transmeton Buhariu (377), Muslimi (544), etj.

[98] E transmeton Buhariu (894), Muslimi (844), etj.

[99] E transmeton Buhariu (930), Muslimi (875), etj.

[100] E transmeton Buhariu (920), Muslimi (862), etj.

[101] E transmeton Buhariu (934), Muslimi (851), etj.

[102] E transmeton Buhariu (881), Muslimi (850), etj.

[103] E transmeton Buhariu (4168), Muslimi (860), etj.

[104] E transmeton Muslimi (879), etj.

[105] E transmeton Buhariu (891), Muslimi (880), etj.

[106] E transmeton Buhariu (957), Muslimi (888), etj.

[107] E transmeton Buhariu (951), Muslimi (1961), etj.

[108] E transmeton Buhariu (985), Muslimi (1960), etj.

[109] E transmeton Buhariu (978), Muslimi (885), etj.

[110] E transmeton Buhariu (324), Muslimi (890), etj.

[111] E transmeton Buhariu (1044), Muslimi (901), etj.

[112] E transmeton Buhariu (1041), Muslimi (911), etj.

[113] E transmeton Buhariu (1044) dhe Ahmedi (9/25368).

[114] E transmeton Buhariu (1059), Muslimi (912), etj.

[115] E transmeton Buhariu (1005), Muslimi (894), etj.

[116] E transmeton Buhariu (34), Muslimi (897), etj.

[117] E transmeton Buhariu (942), Muslimi (839), etj.

[118] E transmeton Buhariu (4129), Muslimi (842), etj.

[119] E transmeton Muslimi (840), Buhariu (4130), etj.

[120] E transmeton Buhariu (4125).

error: Alert: Content is protected !!