You are here:---Metoda e të Parëve në trajtimin e Sprovave (8)

Metoda e të Parëve në trajtimin e Sprovave (8)

2018-03-24T18:55:13+00:00 March 30th, 2018|Categories: Metodologji|

Metoda e të Parëve në trajtimin e Sprovave (8)

Autor: Dr. Bledar Albani


Kapitulli i tetë

 

Kushtet dhe rregullat e praktikimit të haditheve të fitneve mbi ngjarje reale[1]

 

Ka disa kushte dhe rregulla me anë të të cilave mund të thuhet se lejohet t’i përdorësh tekstet e shpalljes mbi një ngjarje të caktuar. Këto kushte po i paraqesim si vijon:

Së pari: Është e domosdoshme të sigurohemi për saktësinë e tekstit të caktuar, për saktësinë e shprehjeve të tij dhe të mbledhim të gjitha transmetimet e tij, me qëllim që të njohim domethëniet e tij.

Duhet të bëhet e ditur se sado që të përpiqet dhe të lodhet studiuesi për kuptimin e teksteve apo praktikimin e tyre mbi ndonjë ngjarje të caktuar, i gjithë mundi dhe përpjekja e tij është e padobishme dhe pa vlerë, nëse bëhet e qartë se ai tekst nuk qëndron. Për këtë arsye, dhe me qëllim që studiuesi të përfitojë nga koha dhe mundi i tij, ai duhet të ketë parasysh këtë kusht të rëndësishëm, i cili është baza dhe themeli i çdo gjëje.

Mund të theksojmë këtu se ky kusht metodologjik mungon plotësisht tek shumë studime të shfaqura kohët e fundit rreth shenjave të Kiametit dhe kasaphaneve, për shkak se autorët e tyre kanë qënë të etur për përdorimin e këtyre haditheve mbi ngjarje të caktuara, të cilat u futën në mendjet e tyre dhe se gjoja këto hadithe kanë për qëllim këto ngjarje.[2]

Sigurisht që pasi të sigurohemi se ai tekst i caktuar nuk është i qëndrueshëm, atëherë proçesi i praktikimit anullohet dhe nuk i jepet asnjë lloj peshe.

Së dyti: Mosargumentimi për pasojat dhe me kuptime jo të drejtpërdrejta të teksteve, si dhe largimi nga të radhiturit e ngjarjeve të përmendura në tekste pa pasur argument.

Së treti: Ky praktikim duhet të mbetet në rrethin e probabilitetit të supozuar, pa u shtrënguar që t’i gjejmë atyre rrjedhje nga vetja jonë,

sepse ngjarjet dhe ndodhitë janë çështje universale të caktuara, të cilat do të ndodhin patjetër, por ne nuk na është kërkuar që t’i nxjerrim ato nga bota e fshehtë në atë të dukshmen.

Së katërti:  Ky praktikim dhe probabiliteti që rrjedh prej tij, të mos ndikojë në kryerjen e detyrës së kohës dhe ngarkesave të sheriatit.

Së pesti:  Ai që e ndërmerr praktikimin e haditheve mbi ngjarje aktuale, duhet të jetë dijetar i aprovuar nga dijetarët e tjerë, pasi kjo punë është interpretimi dhe shpjegimi më i përpiktë i tekstit. Ky është kufizim i domethënies së tij në një ngjarje të caktuar, të ngjashme me të cilën kanë ndodhur edhe në kohët e kaluara me ndonjë ndryshim në ndonjë cilësi, apo në përmendjen e ndonjë kohe a vendi, apo të ndonjë personaliteti të përmendur në tekst. Kështu që mësymja për shkak të ngjashmërisë dhe imagjinatës, pa maturi nuk është prej metodës akademike, aq më tepër kur dihet se ngjarjet nuk kanë mbarim.

Duhet pasur parasysh këtu, se muxhtehidi (juristi islam) duhet t’i përmbahet një rregulli metodologjik: Lirimit së plotë dhe objektivizmit.

Është për qëllim me “lirimin”: Lirimi i muxhtehidit nga të gjitha vendimet e mëparshme dhe qëndrimet e ndryshme, me qëllim që t’i drejtohet tekstit të shpallur me mentalitet të paanshëm duke pasur për synim njohjen e qëllimit hyjnor, pa marrë parasysh nëse ai qëllim ku do të arrijë është në përputhje me vendimet e tij të mëparshme, apo në kundërshtim me to.

Ndërsa me “objektivizmin” është për qëllim lirimi i muxhtehidit nga identiteti i tij dhe nga njëanshmëria për mendimet dhe vendimet e tij të mëparshme.

Rëndësia e këtij rregulli metodologjik qëndron në të qënurit e tij si rregulli i shtypur në mesin e rregullave metodologjike të jurisprudencës për kuptimin e teksteve, për shkak se ai shpeshherë harrohet, shpërfillet dhe nuk përmendet veçse rrallë herë. Për shkak të kësaj shpërfilljeje u përhap tefsiri (interpretimi) politik dhe medhhebi i teksteve hyjnore, Kuranit dhe Sunetit.

Madje rëndësia e këtij rregulli, zbardhet edhe më shumë në të qenurit e tij si metodologjia e ndjekur nga sahabët e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në trajtimin e tyre të teksteve hyjnore, gjë e cila e bëri të kuptuarin e tyre të paarritshëm dhe të pakrahasueshëm, pasi sahabët shpenzonin mundin e tyre për të kuptuarit e tekstit Hyjnor, pa i marrë qëndrimet dhe drejtimet e tyre gjyqtare të të kuptuarit të tyre.

 


Letra e shejhut të Islamit Ibën Tejmije drejtuar mbretit sulltan En nasir për çështjen e tatarëve[3]

 

Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) e ka trajtuar “fitnen e tatarëve” në një letër drejtuar mbretit En Nasir. Kjo letër provon të kuptuarit e thellë të haditheve të fitneve, duke mos i shfuqizuar detyrat koherente të sheriatit të ngarkuara udhëheqësit dhe masës së gjerë të popullit.

Për shkak të rëndësisë së kësaj letre në kuptimet e praktimit të haditheve të fitneve, po e transportojmë të plotë megjithë gjatësinë e saj:

Sulltanit të muslimanëve, me të cilin Allahu e ndihmoftë fenë, i ndrydhtë kafirat dhe hipokritët, fuqizoftë ushtrinë e besimtarëve dhe i ngadhënjeftë me të mbi popullin shkatërrimtar!

Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Ne falenderojmë Allahun e Madhëruar, i Cili është Një e i Pashok, Zot i falenderimit, i Mundshëm për çdo gjë. E lusim Allahun të dërgoj salavat mbi Muhamedin, robin dhe të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Allahu i ka garantuar ndihmesën kësaj feje deri në Ditën e Kijametit, si dhe triumfin e saj mbi të gjitha fetë. Ai Vetë ka dëshmuar për këtë gjë dhe neve na mjafton Allahu si Dëshmues.

I sinqerti dhe i besueshmi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka njoftuar se një grup prej popullit të tij do të vazhdojë të qëndrojë në të vërtetën dhe nuk do t’i dëmtojnë ata braktisësit e tyre deri në Ditën  e Kiameti, si dhe ka njoftuar se ata do të jenë në anën perëndimore të Mekës dhe Medines[4], e cila është toka e Shamit dhe ato pas tij.

Ashtu si dhe na ka njoftuar se nuk do të bëhet Kiameti, derisa të luftojmë turqit, njerëz me sy të vegjël, me hundë të shtypur, që mbathin flokë në këmbë (sandale me qime kafshësh), sikur fytyrat e tyre të ishin mburoja të shtupura.[5]

Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka njoftuar gjithashtu se populli i tij do të vazhdojë t’i luftojë popujt e tjerë derisa të luftojnë Dexhalin me një sy të verbër[6], në kohën kur Isai, biri i Merjemes të zbresë nga qielli mbi minaren e bardhë në lindje të Damaskut. Atëherë muslimanët do të vrasin ushtrinë e ardhur me të prej çifutëve e të tjerë.

Ka njoftuar se Allahu i Lartësuar i dërgon këtij populli në krye të çdo njëqind vjetëve dikë që i ripërtërin atij fenë e Tij, dhe  ripërtëritja nuk bëhet veçse pas shkatërrimit.

Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë: “I kërkova Zotit tim që të mos i japë pushtet ndonjë armiku të jashtëm mbi popullin tim, në mënyrë që t’i çrrënjosë ata, dhe Ai ma dha këtë. Pastaj i kërkova Atij që të mos i shkatërrojë ata me thatësirë të përgjithshme, dhe Ai ma dha këtë.”[7]

Provat e profetësisë së tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vazhdojnë të shfaqen njëra pas tjetrës dhe Allahu shfaqi në atë fitne[8] prej Mëshirës së Tij me këtë popull dhe ushtrinë e tij, gjë në të cilën ka shembull të mirë, pasi Ai i sprovoi ata me diçka që iu fshin me të gjynahet e tyre, i bën që të kthehen me zemrat e tyre nga Zoti, që të bashkohet fjala e tyre nën udhëheqësin e tyre, që të hiqet përçarja dhe kundërshtimi ndërmjet tyre dhe që të ndezë shpirtrat për të luftuar në Rrugën e Allahut ata që kanë dalë nga Ligji i Allahut.

Kjo fitne që ndodhi, megjithëse ishte e dhimbshme për zemrat, por ajo (me Lejen e Allahut) nuk është vetëm se si ilaçi që i jepet të sëmurit me qëllim që të shërohet e të fuqizohet. Ndërkohë që nuk mund të mohohet se te njerëzit kishte hyrë mendjemadhësia, injoranca dhe tirania, kështu që nëse do të ndodhte ajo që ata dëshironin prej lavdisë e famës, ajo do të pasohej nga një katastrofë e madhe.

Allahu i mëshiroi robërit e Tij me Mëshirën e Tij, me të cilën Ai është më i Mëshirshëm se nëna për fëmijën e saj. Kështu që iu  bë e qartë të gjithë muslimanëve, nga Lindja në Perëndim, realiteti i gjendjes së këtyre shkatërruesëve të dalë nga sheriati i Islamit, edhe nëse shprehin dy dëshmitë. Atëherë mësoi ai që nuk e dinte se në ç’gjendje ishin ata prej injorancës, tiranisë, hipokrizisë, pëshrtjellimit dhe të larguarit nga ligjet dhe natyra e Islamit. Por më pas, në kampet islame u bashkuan shpirtra të cilët më parë u kishin kthyer shpinën, u zbutën zemra, të cilat më parë ishin të ngurta dhe Allahu zbriti prej engjëjve dhe qetësisë së Tij, atë që nuk ishte me ta në atë fitne. Shpirtrat e besimtarëve u bënë të mirë me shpenzimin e pasurive dhe veteve të tyre në xhihadin në Rrugë të Allahut dhe u përgatitën për luftimin e armiqve të Allahut dhe armiqve të tyre. U zgjuan nga gjumi i tyre dhe falenderuan Allahun për mirësinë që dha në gatishmërinë e mbretit dhe ushtrisë për xhihad dhe për pasuritë që u mblodhën për të shpenzuar në Rrugën e Allahut.

Allahu u ka bërë detyrë muslimanëve xhihadin me trup dhe pasuri dhe xhihadi është i detyrueshëm për çdo musliman të mundshëm, ndërsa ai që nuk mundet të luftojë me veten e tij, atëherë ka për detyrë të luftojë me pasurinë e tij nëse ka dhe i mjafton për këtë. Allahu e ka bërë xhihadin të detyrueshëm me pasuri dhe me trup, dhe ai që i  fsheh pasuritë në rast nevoje për to që të shpenzohen në xhihad, prej mbretërve, princave, të moshuarëve, dijetarëve, tregtarëve prodhuesëve, ushtarëve etj, ai hyn në Fjalën e Allahut: “Dhe ata të cilët grumbullojnë pasuri në ar e argjend dhe nuk e shpenzojnë atë në Rrugën e Allahut, përgëzoji me dënim të dhimbshëm, ditën kur ajo (pasuri) të nxehet fortë në zjarrin e xhehenemit dhe me të do të damkoset balli, krahët dhe shpina e tyre, (duke iu thënë): Kjo është ajo që grumbulluat dhe groposët për veten tuaj, kështu që shijoni atë që grumbulluat!” [Teube: 34-35].

Aq më tepër, nëse ato pasuri kanë qenë nga banka e shtetit të muslimanëve, apo pasuri që janë marrë nga kamata, apo që nuk është dhënë zekati i tyre dhe nuk është dhënë e drejta e Allahut në to.

Kush e lë xhihadin, atë e dënon Allahu me dënim të dhimbshëm, me përçmim e të tjera, si dhe ia heq çështjen atij dhe ia jep dikujt tjetër, sepse kjo fe është e atij që e ruan dhe e mbron atë.

I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Luftoni në xhihad, sepse ai është një derë prej dyerve të xhenetit dhe me të Allahu largon shqetësimin dhe trishtimin!”[9]

Kur populli të luftojë armikun e tij, Allahu do të bashkojë zemrat e tij dhe nëse ai e lë xhihadin, Allahu i angazhon ata me njëri-tjetrin.

Në këtë çast, zemrat janë të ndezura dhe fërgëllojnë për ndihmën e Allahut kundër popullit shkatërrimtar, saqë në Musil, në Gadishull dhe në malet kurde gjenden njerëz të shumtë të gatshëm për xhihad, në pritje të ushtrive, pa marrë parasysh nëse armiku do të lëvizë apo jo. …

Nuk është e detyrueshme që të lihet triumfi i Allahut dhe xhihadi në Rrugën e Tij, nëse armiku i Allahut dhe i muslimanëve është përçarë në vetvete, por ky është rast i volitshëm nga i cili duhet përfituar. Muslimanëve nuk u lejohet të presin që ata të shkelin vendet muslimane, siç bënë një vit më parë, sepse i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka popull që sulmohet në oborrin e tij, veçse poshtërohet.”[10]

Allahu e ka bërë të obligueshëm për muslimanët xhihadin kundër atyre që kanë dalë nga feja e Tij edhe nëse ata na sulmojnë neve, ashtu siç përgatiste i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe zëvendësat e tij ushtritë kundër armiqve, edhe nëse armiqtë nuk i kishin për synim ata. Pastaj, pas vdekjes së të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e cila ishte gjëma më e madhe dhe populli u shpërnda e u kundërshtuan në mes vete. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e angazhoi ushtrinë e Usame ibën Zejd të cilin i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte caktuar komandant të saj për të luftuar të krishterët në Sham, ndërkohë që muslimanët në atë kohë ishin në kulmin e dobësisë.

Kur armiku i pa ata, u frikësua dhe tha: “Sikur këta të kishin qenë të dobët, nuk do të dërgonin ushtri”!

Po kështu edhe Ebu Bekri i tha Umer ibën Hatabit kur iu afrua vdekja: “Të mos iu preokupojë vdekja ime nga luftimi i armikut tuaj.” Kështu që ishin ata që i mësynin armikut dhe nuk ishin të mësyer.

Po kështu në kohën kur një princ i Halebit u nis me një ushtri në Gadishull për gjueti, reputacioni i atyre vendeve ra me mbërritjen e asaj ushtrie. Zemrat e tyre u mbushën me frikë saqë filluan të shfaqin uniformën muslimane që të mos sulmoheshin. Në zemrat e armiqve kishte hyrë aq frikë sa nuk e dinte kush përveç Allahut.

Më e pakta që i detyrohet muslimanëve të luftojnë armikun e tyre është një herë në çdo vit dhe nëse e lënë më shumë se kaq, ata kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe meritojnë ndëshkimin. Po kështu edhe nëse qëndrojnë ulur derisa armiku të mësyjë tokat e Islamit, gjë për të cilën dëshmon provimi i kësaj. Përsa kohë që muslimanët i mësynin ata në vendet e tyre, ata ishin ngadhënjimtarë, ndërsa në dy alternativat e Himsit, në të parën dhe në të dytën, kur muslimanët u dhanë rast atyre që të hynë në vendet e tyre, muslimanët në atë alternativë ishin gati të thyheshin sikur të mos i rrënjoste ata. Gjatë asaj periudhe ndodhi ajo që ndodhi dhe sa herë që muslimanët i mësynin ata, ngadhënjenin, si në alternativën e “Ajn Xhalut”, “Ofratit” dhe me romakët, të cilët shpresojmë që Allahu t’i çrrënjosë dhe nuk ka mundësi e fuqi veçse me Allahun. Përgëzimet për këtë janë të disponueshme.

Por kjo alternativë nuk është si ajo, pasi në të kishte çështje të cilat nuk shkon t’i përmendim, Allahu i faltë ato, dhe ajo që Allahu bëri me muslimanët ishte më e lavdërueshme për ta.

Pastaj nuk ka dyshim se Allahu e ndihmon fenë e Tij dhe merr hak prej armiqve të Tij, siç thotë: “Sikur të donte Allahu, Ai Vetë do t’i ndëshkonte ata, por (Ai iu lë të luftoni ju) që t’iu sprovojë juve me njëri-tjetrin, ndërsa ata që vriten në Rrugën e Allahut, Ai nuk do t’i lerë të humbasin veprat e tyre. Ai do t’i udhëzojë dhe t’ua përsosë atyre gjendjen. Dhe do t’i fusë në xhenet të cilin ua ka bërë të njohur atyre (më parë, ua ka premtuar). O ju që keni besuar, nëse ju e ndihmoni Allahun, Ai iu ndihmon juve dhe iu bën të qëndroni fortë në këmbët tuaja.” [Muhamed: 4-7].

Në luftën në Rrugën e Allahut ka disa lloje të dobive:

E para: Qetësia e zemrave të njerëzve me qëllim që të ndërtojnë e kultivojnë, përndryshe gjendja e tyre nuk do të jetë e qëndrueshme.

E dyta: Vendet veriore si Halebi e tjera, disponojnë begati e të mira të shumta prej të cilave përfiton ushtria muslimane.

E treta: Xhihadi forcon zemrat e muslimanëve të atyre vendeve dhe i shton panikun armikut, por nëse nuk kryhen lëvizje, zemrat ftohen dhe ndoshta disa prej tyre kthehen me armikun, sepse populli bëhet me atë që ngrihet.

Kur ushtria erdhi në Sham, leverdia ishte e madhe dhe nëse disa prej tyre do të përparonin drejt kufijve, do të ishte akoma më mirë.

Dobia e katërt: Sikur ata të marshonin drejt Gadishullit derisa të merrnin  drithin dhe pasurinë e mbretërisë pa i dëmtuar muslimanët, kjo do të ishte prej dobive më të mëdha dhe sikur të marshonin duke mbledhur njerëz dhe fuqi ushtarake, princat e atyre vendeve do vinin tek ata dhe kështu do të bashkoheshin ushtri të mëdha. Shumica e banorëve të vendeve i kanë zemrat me muslimanët, përveç kafirave të krishterë e të ngjashëm me ta, si dhe përveç rafidive shumica e të cilëve i kanë zemrat me armikun. Këta shfaqën gëzim në thyerjen e ushtrisë

muslimane si dhe shfaqën hare me fatkeqësinë e muslimanëve. Diçka e tillë është e njohur prej tyre që në krizën e Bagdadit dhe Halebit…

Nuk është prej sheriatit Islam që muslimanët ta presin armikun e tyre derisa të vijë tek ata. Këtë nuk e ka urdhëruar as Allahu, as i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe as mulsimanët. Por muslimanët duhet t’i mësyjnë ata duke luftuar në Rrugë të Allahut dhe nëse fillojnë ata të lëvizin të parët, atëherë nuk lejohet t’u jepet mundësia që të hyjnë në vendet e muslimanëve, por është e detyrueshme që ushtritë muslimane të përparojnë në kufijtë e vendeve të tyre dhe Allahu zgjedh për muslimanët në të gjitha çështjet  atë që është më e mira për dynjanë dhe botën tjetër.

Ues selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Uel hamdu lilahi uahdehu ue sal lAllahu ala Muhamedin”!


 

Xhihadi  në  kohë  fitnesh[11]

 

Shejh Mesh’huri (Allahu e ruajtë!) thotë: “Ajo që gjendet në këtë letër është një deklaratë koherente nga feja dhe ajo që na ka ngarkuar Allahu në Librin e Tij dhe në gjuhën e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Bashkë me këtë ai (Allahu e mëshiroftë!) përmendi mësymjen e tatarëve dhe e konsideroi atë si një ilaç të dhimbshëm, por me të cilin arrihet shërimi. Pastaj sqaroi se si muslimanët përfituan nga ajo disfatë dhe megjithatë, ai (Allahu e mëshiroftë!) nuk i mënjanoi hadithet e fitneve dhe nuk e zhvlerësoi atë që duhet pasur parasysh në ndodhjen e tyre.

Këtë gjë, ai e shfaqi me disa fjalë, të cilat i kënaqin rregulluesit e mençur që punojnë pas miratimeve të dijetarëve, në librin e tij “Kërkimi i ndihmës në kundërpërgjigjen ndaj Bekrit” (Vëll II, f. 631) duke folur për gjendjen e muslimanëve në kohën kur tatarët i mësynë ata dhe duke përshkruar kundërvajtjet e tyre në akide:

“Ky dhe të tjerë si ai, në aspektin tjetër, lusnin të vdekurit dhe u kërkonin atyre, iu mbështeteshin dhe iu përuleshin atyre, apo edhe më shumë se kaq. Sepse ata i drejtoheshin të vdekurve në një katastrofë që u ra atyre dhe i luteshin me lutjen e nevojtarit, duke shpresuar se do t’iu përmbushen nevojat me lutjen e tyre, apo me lutjen me ta (si ndërmjetësa), apo me lutjen tek varret e tyre. Ndryshe nga adhurimi i tyre Allahun dhe lutjen e tyre Atë të cilat shpeshherë i bëjnë nga tradita dhe shtirja. Kështu që kur armiku doli nga sheriati i Islamit, hyri në Damask, ata dolën t’i kërkonin ndihmë të vdekurve tek varret e tyre për të cilat shpresonin të largonin fatkeqësinë e tyre.

U thashë atyre se këta të cilëve ju u kërkoni ndihmë, sikur të ishin me ju në luftë do të ishin mundur, ashtu si u mundën ata që u mundën prej muslimanëve në ditën e Uhudit.

Por, ishte caktuar që ushtria të thyhej për shkaqe që bënë të mundur atë dhe për një Urtësi që kishte Allahu i Madhëruar në këtë gjë.”

Pastaj tha se kjo është pika e argumentimit tonë.

“Për këtë shkak, njerëzit e njohur me fenë dhe kuptimgjerët, nuk luftuan asaj radhe për shkak të mosekzistencës së luftës së ligjshme, për të cilën ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe për shkak të sherrit, shkatërrimit dhe mosdisponimit të ndihmës së kërkuar në luftë, pa të cilat nuk mund të ketë fitore të dynjasë dhe as të botës tjetër, për atë që e njeh këtë, edhe pse shumë prej luftëtarëve të cilët menduan se ajo luftë ishte e ligjshme, janë shpërblyer sipas qëllimeve të tyre.[12]

 

Pas kësaj, ne filluam të urdhërojmë njerëzit që ta bëjnë adhurimin me sinqeritet vetëm për Allahun, të kërkojnë ndihmë vetëm prej Tij, të mos i kërkojnë ndihmë askujt tjetër përveç Allahut, të mos i kërkojnë ndihmë ndonjë engjëlli të afërm (tek Allahu) dhe as ndonjë pejgamberi të dërguar, siç thotë Allahu i Lartësuar për ditën e Bedrit: “(Përkujtoni) Kur ju i kërkuat ndihmë Zotit tuaj dhe Ai iu përgjigj juve…” [El Enfal: 9].

“Kur njerëzit e përmirësuan gjendjen e tyre dhe ishin të sinqertë në kërkimin e ndihmës vetëm nga Zoti i tyre, Ai i ndihmoi ata mbi armikun e tyre me një ndihmë të fortë të paparë më parë, madje tatarët nuk kanë pësuar asnjëherë disfatë të tillë. E gjitha kjo, për shkak të saktësimit të teuhidit të Allahut dhe bindjes ndaj të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), gjë e cila nuk gjendej më parë tek ata. Kështu, Allahu e ndihmon të Dërguarin e Tij dhe ata që kanë besuar, në jetën e kësaj bote dhe në ditën kur do të ringjallen krijesat.”


Kapitulli i nëntë

Si duhet t’i kuptojmë hadithet e fitneve

Vijon …


[1] “Iraku …” Vëll 2, f 722 e në vijim, me ndryshime të vogla.

[2] Rregulli i tyre në këtë pikë ka qenë: “Formo bindjen, pastaj argumentoje!”, por e sakta është e kundërta e saj: “Argumento, pastaj formo bindjen!”

[3] “Iraku…” Vëll 2, f .737 e në vijim .

[4] Kjo është thënë në hadithin e transmetuar nga Sead ibën ebi Uekas, të cilin e ka nxjerrë Muslimi. Hadithi thotë: “Banorët e Perëndimit (arabik) do të vazhdojnë të qëndrueshëm në të vërtetën derisa të bëhet Kiameti.”

[5] Ky është një hadith, të cilin e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi.

[6] Pjesë nga hadithi të cilin e ka nxjerrë Muslimi.

[7] E ka nxjerrë Muslimi.

[8] Ka për qëllim përleshjen e Kazanit të vitit 699 h. në të cilën u thye ushtria e mbretit En Nasir përballë tatarëve në luginën El Huzendar. Në këtë përleshje u vranë shumë prijësa dhe shumë njerëz të thjeshtë.

[9] E ka nxjerrë Ahmedi, El Hakim dhe El Bejheki. Hadith hasen

[10] Në fakt kjo fjalë njihet si e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) gjatë një hytbeje të tij.

[11] “Iraku…” Vëll 2, f. 746 e në vijim.

[12] Kjo është nga përpikmëria e skajshme e shejhut të Islamit, Ibën Tejmijes, në çështjet juridike. Xhihadi në kushte të vështira dhe në gjendje jo normale ka nevojë për rregulla, në të cilat duhen marrë parasysh rrethanat dhe të rejat që e rrethojnë atë. Ai nuk është si namazi, i cili duhet të kryhet patjetër dhe në çdo lloj rrethanash. Jo ashtu si mendojnë disa thirrës të xhihadit dhe entuziastë për të. Nuk do ta tepronim nëse do të thoshnim: “Pasojat më të dukshme të “konfuzionit në fetua” sot  na shfaqen tek “xhihadi” dhe rregullat e tij!”

Çudia me këta muftinj është kundërshtimi i fortë mes vete në këtë fushë dhe kundërshtimi i tyre i përgjithshëm sipas vendeve ku ndodhen. Ne jemi sprovuar me disa ndodhi, në të cilat kemi dëgjuar gjëra të habitshme nga disa njerëz të shquar të cilëve u bëhet me gisht dhe të cilët flasin se gjoja ata janë dijetarët e popullit dhe shprehin lirshëm e përgjithësisht bërjen kafira të njerëzve para të rinjëve adoleshentë. Këta janë të mëdhenj e të mëdhenj në moshë, thirrje dhe post, por (për Allahun!) ata nuk janë të tillë në miratimet dhe bazat e dijetarëve. Shembulli më i madh dhe më i njohur, i cili vazhdon të jetë shembull për ata që shohin është xhihadi në Irak për zmbrapsjen e agresionit amerikan. Shumë njerëz kanë dhënë fetua se xhihadi në Irak është detyrë individuale e çdokujt prej të rinjëve, duke u bazuar në thënien se Amerika është origjina e së keqes, etj. etj. Pa marrë parasysh të gjitha pasqyrimet dhe kushtet të cilat kanë ndikim të madh në dhënien e fetuave; rezultatet janë negative, punët janë të llogaritura, siguria e muxhahidinëve është e humbur, sistemi ekzistues është ai për “ringjallje-degë e komunizmit” dhe jo Islam. Nëse do të thuhej se xhihadi është i lejuar, problemi do të ishte më i lehtë, por obligueshmëria, madje obligueshmëria individuale mbi çdokënd, kjo (për Allahun!) është shkujdesi ndaj asaj për të cilën tërhoqi vëmendjen Ibën Tejmije në rast më të butë se ky, si dhe ndaj emërtimit të atyre që nuk i luftuan tatarët në atë kohë fitnesh, me termin: “njerëzit e njohur me fenë”!

Por kjo çështje nuk e është e veçantë dhe e lidhur  me Ibën Tejmijen. Atë e ka kaluar në fjalë të tilla El Iz ibën Abdus Selam el Hanefi, siç thotë Es Subki në “Muid en niam”   (f  45-46):

“Mbreti ngadhënjimtar Sejfud Din kërkoi mendimin e shejhut të Islamit dhe mbretit të dijetarëve, Izid Din ibën Abdus Selam, në prani të mbretit triumfator Bibris dhe mbretit Klaun si dhe në prani të princave të tjerë. Ai i foli atij për daljen për takimin me armiqtë tatarë kur ata sulmuan vendet islame dhe mbërritën deri në Burimin e Xhalutit. Ai i tha atij: “Dil (për të luftuar ata), sepse unë të garantoj fitoren nga Allahu!” Mbreti tha: “Pasuria që kam në arkë është e pakët dhe dua të marr borxh nga tregtarët. Ai tha: Nëse ti dhe të gjithë ushtarët sjellin të gjithë pasuritë që kanë në shtëpi si dhe stolitë haram të grave tuaja, pastaj ta shpenzosh për ushtrinë dhe të kurseni në shpenzimet tuaja, unë do të lus për ju Allahun që të zbulojë një thesar prej thesarëve,    i cili do t’iu mjaftojë e do t’iu teprojë. Por nëse ju merrni pasuritë e muslimanëve dhe pastaj dilni të ballafaqoheni me armikun duke pasur mbi vete veshje haram të cilësisë së parë, të pikturuara e zbukuruara me harame, pastaj kërkoni nga Allahu triumfin?! Kjo nuk është rruga për atje.

Ata e aprovuan fjalën e  tij dhe nxorën ato që posedonin, e ndanë dhe mjaftoi, pastaj dolën dhe ngadhënjyen.”

Kështu që u bë e qartë se sikur njerëzit t’i frikësoheshin Zotit të tyre duke ndjekur Urdhërat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, të hiqnin dorë nga zullumi dhe t’i kthenin të drejtat të zotëve të tyre, të ngjallnin sunetet dhe të zhduknin vatrat e zjarrit të bidateve dhe fitneve, atëherë Allahu do t’u hapte atyre derën e xhihadit. Pastaj të luftonin ashtu siç janë urdhëruar, Allahu do t’u siguronte atyre çdo lloj nevoje dhe do t’i fuqizonte me ushtarë, të cilët nuk i shohin, ashtu siç fuqizoi shokët e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i ruajti nga sherri i armikut të tyre, gjë e cila është nga çështjet e qarta e të dukshme.

Por, përzierja dhe ngatërresa shtohen edhe më shumë në kohë krize, sidomos në rregullat e xhihadit. Dikush thotë se është për detyrë të luftohet përkrah Irakut, ndërsa dikush tjetër thotë se është për detyrë të luftohet kundër tij dhe që të dy këto grupe e i mveshin atij cilësimin “ligjor –sipas sheriatit”. Kjo ngatërresë është përsëritur disa herë duke filluar që nga lufta me Iranin, pastaj me pushtimin e Kuvajtit dhe së fundi me pushtimin amerikan, e Allahu e di se çdo të sjellin ditët në vijim. Sigurisht që, pas çdo grupi qëndrojnë dijetarë të shquar, shoqata dhe organizma fetuash!

Ndërsa të rinjtë janë entuziastë, energjikë dhe të zjarrtë, kështu që qëndrimi i tyre (nëse nuk i ruan Allahu) është i lëkundshëm. Nuk ka dyshim se dëgjimi i obligueshmërisë individuale për xhihadin kundrejt moszbatimit të tij, lë gjurmë të këqija edukative.

A nuk ka ardhur koha për myftinjtë, që para se të paraqesin tekstet, të cilat i njeh çdo nxënës i dijes, të analizojnë vendin dhe ngjarjen që do të ndodhë mbi të, si dhe vështrimi tek pasojat dhe rrjedhojat?!

Së fundi… Heqja e termit “xhihad” nga ndjenjat e muslimanve, qoftë me keqpërdorimin e tij dhe vendosjen e tij jo në vendin e duhur (siç kanë bërë kur kanë quajtur kryengritjet kundër pushtetarëve “xhihad”), apo me ngarkimin e tij të paaftëve e të pamundurve, (kjo gjë) nuk është më pak e keqe se vepra e atij grupi që punon për zhdukjen e dritës së tij dhe shuarjen e flakëve të tij. Përfundimi dhe rezultati është i njëjtë, por a ka ndonjë që mendon?!

Ajo që shoh të domosdoshme është marrja në konsideratë nga myftinjtë kthimin e prestigjit këtij termi “xhihad”, duke e lënë përçmimin e tij dhe keqpërdorimin e tij. Po kështu edhe hatibat (që mbajnë hytbe) dhe këshilluesit të lënë përdorimin e këtij termi thjesht për të zbukuruar hytbet diapazonale. Ndërsa  thirrësat dhe partitë duhet ta lënë përdorimin e këtij termi për të arritur mbi qafat e njerëzve të thjeshtë të popullit.

Ajo që duhet të bëjnë, është bashkimi me njëri-tjetrin për t’u ngritur me detyrën e kohës dhe për të ngjitur popullin në majat më të larta, si dhe nga aspekti tjetër të lënë vetëgërryerjen, të largohen nga naiviteti dhe shpëtimi i mundësive të mbikqyrjes, të edukohen sipas edukatës serioze islame, e cila i shpie ata në pushtetin e Allahut, të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve!

error: Alert: Content is protected !!