You are here:---Qëndrueshmëria përballë Sprovave

Qëndrueshmëria përballë Sprovave

2018-03-04T19:42:56+00:00 March 4th, 2018|Categories: Metodologji|

Pyetje të rëndësishme të cilave u përgjigjet dijetari i madh, Ibën Baz (Allahu e mëshiroftë!)

Nga ligjërata me titull “Qëndrueshmëria përballë sprovave

Publikim i studios “Rrugët e Paqes 

Përktheu: Bledar ALBANI


1

Shkaqet e qëndrueshmërisë përballë fitneve

 

Pyetje: Shejh i nderuar! Unë ju dua për hir të Allahut! Cilat janë shkaqet e qëndrueshmërisë përballë fitneve?

Përgjigje: Tani do të flasim për disa cilësi të mëdha dhe të virtytshme, dhe lusim Allahun të na bëjë prej atyre që duhen për Hir të Allahut! Pejgamberi alejhi selam thotë: “Allahu thotë: “Dashuria Ime për ata që duhen për Hir Tim është bërë e detyrueshme (e drejtë e tyre tek Allahu). Po kështu e atyre që këshillojnë njëri-tjetrin për Hir Tim dhe qëndrojnë bashkë (në tubime dijesh) për Hir Tim.”

Pejgamberi alejhi selam thotë: “Shtatë persona Allahu do t’i fusë nën Hijen e Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç Hijes së Tij:Prijësin e drejtë, atë djalosh i cili rritet në bindje ndaj Allahut, atë burrë zemra e të cilit ka qenë e lidhur me xhaminë, dy burra të cilët janë dashur për Hir të Allahut dhe janë ndarë për Hir të Tij, atë burrë të cilin e fton një grua me pozitë dhe bukuri ndërsa ai i thotë: “Unë kam frikë Allahun.” Atë burrë i cili jep lëmoshë dhe e fsheh atësa që nuk e di e majta se ç’ka dhënë e djathta e tij dhe atë burrë i cili kujton Allahun kur është vetëm dhe i kullojnë sytë nga lotët.”

Gjithashtu Pejgamberi alejhi selam thotë: “Allahu do të thotë në ditën e Kiametit: Ku janë ata që janë dashur për Hir të Madhështisë Sime? Këtë ditë do t’i fus atanën Hijen Time, ditë kur nuk ka hije tjetër përveç Hijes Sime.” Ndaj, ata që duhen për Hir të Allahut, duhet të bashkëpunojnë në të mira e devotshmëri, ta porosisin njëri-tjetrin për të vërtetën dhe ta këshillojnë njëri-tjetrin.

Nga shkaqet e qëndrueshmërisë është gjithashtu siguria në fenë e Allahut dhellogaritja e vetvetes dhe luftimi i saj. Ti duhet t’i kërkosh llogari vetvetes dhetë kujtosh prezentimin tënd tek Allahu dhe përcjelljen tënd tek varri yt. Kjo gjë të ndihmon ty në qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri në rrugë të mbarë. Gjithashtu duhet të lexosh sa më shumë Kuran dhe të bësh dhikër, sepse kjotë ndihmon në qëndrueshmërinë tek e vërteta dhe për vendosmërinë në fe. Kjo botë është botë sprovash dhe fitnesh, prandaj besimtari duhet të jetëi qëndrueshmëm në të vërtetën, të ecë drejt dhe të bëjë shkaqet e qëndrueshmërisë; pra të mësosh Kuranin dhe të lexosh sa më shumë prej tij. Kujto botën tjetër, xhenetin dhe xhehenemin, shoqërohu me njerëz të mirëdhe largoju shoqërisë së keqe. Të gjitha këto të ndihmojnë dhe janë shkaqe për qëndrueshmërinë përballë fitneve.


2

Të mjekuarit me ilaçe

 

Pyetësi thotë: Shejh i nderuar, disa njerëz thonë se të mjekuarit me ilaçe e mohon plotësimin e teuhidit të pëlqyeshëm apo të detyrueshëm. Cila është fjala juaj në lidhje me këtë.

Përgjigje: Mjekimi nuk ka asnjë problem dhe as nuk ta ul besimin. Pejgamberi alejhi selam thotë: “O robët e Allahut! Kurohuni, por mos u kuroni me velenxë (rrobë leshi).”

Gjithashtu thotë: “Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundjeveçse ka zbritur shërim për të. Atë e njeh ai që e njeh dhe e injoron ai që e injoron.” Dhe nuk kurohen me hekur (me djegie), d.m.th. lënia e këtij lloj kurimi është më parësore, por në rast nevoje, nuk ka problem.

Pejgamberi alejhi selam thotë: “Shërimi është në tri gjëra: Pirja e mjaltit, vizat e hixhames dhe djegia me hekur. Por unë e ndaloj popullin tim nga djegia me hekur.”

Por nëse nevoja kërkon djegie me hekur apo kërkim të lutjes nga dikush tjetër, atëherë nuk ka kundërshtim që lejohet, sepse kurimi është i kërkuar dhe Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje, veçse ka zbritur edhe shërimin e saj. Por njeriu duhet të lusë Allahun dhe ta dijë se Allahu është Shëruesi dhe çdo gjë është në Dorën e Tij, ndërsa kurimi është prej shkaqeve; ilaçet, doktori, etj, të gjitha këto janë shkaqe, ndërsa suksesi dhe shërimi janë në Dorë të Allahut.


3

Kufri është me fjalë, me bindje dhe me vepër

 

Pyetje: Shejh i nderuar! Ekzistojnë njerëz të cilët thonë se kufri nuk mund të jetë veçse me përgënjeshtrim dhe mohim, dhe argumentohen për këtë me Fjalën e Allahut: “Kushdo që mohon besimin në Allahun pasi që ka besuar, përveç atij i cili detyrohet në të, kurse zemra e tij është e qetë me besim...” Dy ajetet nga surja Nahl. A është e saktë kjo gjë dhe cili është menhexhi i ehli sunetit në këtë çështje?

Përgjigje: Kjo nuk është e saktë. Dijetarët kanë përmendur llojet e kufrit, dhe kushdo që vjen me kufër me fjalë, me bindje apo me vepër, ai ka bërë kufër. Kjo është fjala e dijetarëve për dezertimin nga feja, dhe nga kjo përjashtohet ai që detyrohet me forcë. Nëse dikush shan fenë, apo Pejgamberin, ose lë namazin ose i bën sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, apo lut dikë tjetër përveç Allahu, ka bërë kufër. Nëse dikush i lutet të vdekurve dhe u kërkon ndihmë atyre, ai është kafir. Po kështu ai që shan Allahun, ose Pejgamberin apo tallet me fenë, ai ka bërë kufër edhe nëse thotë që nuk kisha për qëllim këtë, atij nuk i besohet. Për këtë nuk ka kundërshtim mes dijetarëve.


 

4

A janë punët prej shtyllave të besim apo plotësues të tij

 

Pyetje: Shejh i nderuar! Disa njerëz thonë se punët nuk janë prej shtyllave të besimit, por nga plotësuesit e tij. Sa e saktë është kjo fjalë?

Përgjigje: Në lidhje me punët ka sqarim, sepse disa punë janë prej bazës së besimit dhe disa janë plotësuese të tij. Besimi është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet. Te ehli suneti dhe xhemati besimi është fjalë dhe vepër, shtohet me bindje dhe pakësohet me gjynahe. Namazi është besim, zekati është besim, agjërimi është besim, haxhi është besim, urdhërimi për mirë është besim, e kështu. Por disa prej tyre, nëse lihen, lënësi i tyre është gjynafqar; sikur dikush të lerë zekatin ai bëhet gjynafqar dhe jo kafir. Po kështu ai që nuk e agjëron Ramazanin, bëhet gjynafqar por jo kafir, sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Po kështu ai që vonon haxhin duke qenë se ka mundësi, është gjynafqar dhe jo kafir. Ndërsa lënësi i namazit është kafir, sipas mendimit më të saktë. Po kështu, kush i bën sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, është kafir. Kush fyen Allahun dhe Pejgamberin, është kafir. Kush therr kurban për dikë tjetër përveç Allahut, është kafir.


5

Marrja e dëshmimtarëve në divorc dhe në kthim është sunet apo vaxhib

 

Pyetje: Shejh i nderuar! Nëse burri e divorcon gruan e tij, pastaj e kthen atë në të njëjtën ditë, a e ka vaxhib që të marrë dëshmitarë për kthimin e saj? E nëse marrja e dëshmitarëve është vaxhib, si të bëjë ai që e ka kthyer gruan pa dëshmitarë?

Përgjigje: Suneti (rruga e Pejgamberit) është që të merren dëshmitarë si në divorc edhe në kthim. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe merrni për dëshmi dy burra të drejtë nga ju.” Dhe kjo është si në divorc ashtu edhe kur burri e kthen gruan e divorcuar. Ky është suneti. E nëse dikush e kthen gruan pa dëshmuar, kthimi është i vlefshëm, por ka lënë sunetin dhe më të mirën.


 

6

A lejohet vendosja e parukeve

 

Pyetje: Shejh i nderuar! Një grua është e sëmurë me sëmundjen e tokës dhe në kokën e saj nuk ka asnjë fije floku. A i lejohet grave të tilla që të vendosin flokë false, apo atë që quhet paruke?

Përgjigje: Vendosja e parukes nuk lejohet, sepse në këtë ka përngjasim me ehlil kitab, siç transmeton Muavija se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar vetëm për shkak se gratë e tyre vendosnin flokë të falsifikuar.” Duke bërë me shenjë nga një paruke që vendosnin gratë. Pra vendosja e parukes apo flokëve të rreme nuk lejohet.


 

7

E vërteta në lidhje me kanalet satelitore

 

Pyetje: Shejh i nderuar! Këto kohët  e fundit janë hapur kanalet satelitore në përmasa të madha dhe ato kanë ndikim të rrezikshëm në moralet e ymetit. Shpresojmë nga shkëlqesia juaj, që të na jepni një këshillë në lidhje me këtë.

Përgjigje: Ajo që është vaxhib në lidhje me këto gjëra dhe të ngjashme, është të ruhesh dhe të bësh kujdes prej tyre, sepse ato përmbajnë sherr të madh. Prandaj detyra është që të ruheni prej tyre, sepse ato shfaqin gjëra të cilat e dëmtojnë besimin dhe të ftojnë në shthurje e gjynafe, Allahu na ruajtë! Prandaj detyra është që të ruhemi prej tyre.


8

Të shkuarit në gjykatat në të cilat nuk gjykohet me ligjin e Allahut

 

Pyetje: Shumë prej muslimanëve që jetojnë në vendet që nuk gjykojnë me sheriatin islam, u duhet të shkojnë në gjykata për të marrë të drejtat që u takojnë. Cili është gjykimi për këtë gjë dhe a ndryshon gjykimi në rast nevoje të domosdoshme? Dhe në ç’rast muslimani del nga feja me këtë veprim?

Përgjigje: Nëse dikujt prej tyre i merret e drejta, atëherë atij i lejohet të sqarojë dhe të kërkojë të drejtën e tij (në gjykatë), por mos të marrë më tepër nga c’i takon. Pra, të bëjë gjyq për kthimin e të drejtës që i është marrë dhe që i është bërë padrejtësi. Për këtë nuk ka problem, pra të marrë të drejtën e vet dhe jo më tepër, as të mos i bëjë padrejtësi njerëzve, por të marrë të drejtën që i është grabitur. Për këtë nuk ka problem.


9

Marrja e një pale të tretë në rast mosmarrëveshje në çështjet tregtare

 

Pyetje: Në shumë prej marrëveshjeve tregtare sot vihet re vendosja një afati për marrjen e dikujt që të gjykojë mes tyre në rast mosmarrëveshje. Forma e kësaj është kështu: Në rast të mosmarrëveshjes mes dy palëve, secila palë zgjedh një person i cili gjykon për të, pastaj zgjedhin një të tretë të cilin e caktojnë kryetar të këshillit të gjykimit. Pastaj vendimi merret sipas mendimit të shumicës dhe është i detyrueshëm për të dyja palët. Që të tre gjykuesit e marrin shpërblimin e lodhjes së tyre nga të dyja palët. Cili është gjykimi për këtë, dhe a ka rregulla nga sheriati në lidhje me këtë?

Përgjigje: Kjo gjë nuk lejohet. Këtë gjë e bëjnë banorët e shkretëtirave, por ajo nuk lejohet. Marrëveshjet që bëhen me dëshirën e të dyja palëve nuk kanë ndonjë problem, por që të merren gjykues e të gjykuar, kjo bëhet vetëm në gjykata të ligjshme. Por që të gjykojnë njerëz të paditur dhe injorantë, sipas epsheve apo zakoneve e kanuneve të fiseve, kjo nuk lejohet. Obligimi është që të kthehen tek Ligji i Allahut. E nëse dy palët merren vesh me dëshirën e lirë të secilit, nuk ka problem, mjafton që ata ta bëjnë me dëshirën e lirë të tyre dhe me kënaqësinë e secilit atë marrëveshje të caktuar, apo faljen e njëri-tjetrit dhe lejimin për diçka. Pra për marrëveshjen e paqshme dhe me dëshirën e dy palëve, nuk ka problem përderisa nuk arrin në grindje dhe mospajtim, sepse vendi i zgjidhjes së tyre janë gjykatat.


10

A të nxjerrin nga islami ligjet e vendosura nga njerëzit

 

Pyetje: A është legjitimi i ligjeve të vendosura nga njerëzit kufër që të nxjerr nga islami, dhe a është gjithashtu kufër gjykimi me to dhe detyrimi i njerëzve në to?

Përgjigje: Kush e bën hallall gjykimin me tjetër ligj nga ai që ka zbritur Allahu apo nxit për këtë, ai ka bërë kufër, Allahu na ruajtë! Obligim është të gjykohet me Ligjin e Allahut; “Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, të këtillët janë jobesimtarë.”

Kush e pëlqen gjykimin e dikujt tjetër përveç Allahut, dhe nxit e fton në të, ai ka bërë kufër. Por nëse dikush gjykon me ligj tjetër për shkak të ndonjë dyshimi, apo epshi, apo gjykon me rrugë të paligjshme për ndonjë bakshish apo të afërm, e ngjashëm me këto, të këtillët janë gjynafqarë dhe në këtë rast është kufër që nuk të nxjerr nga feja dhulm që nuk të nxjerr nga feja dhe fisk (shthurje) që nuk të nxjerr nga feja. Ndërsa ai që e bën hallall të gjykuarit me ligj tjetër nga ai që ka shpallur Allahu, ai ka bërë kufër që të nxjerr nga feja.


11

Kodifikimi i sheriatit

 

Pyetje: Disa njerëz hedhin idenë për domosdoshmërinë e kodifikimit të sheriatit në këtë kohë. Gjithashtu këta thonë se moskodifikimi i sheriatit, veçanërisht në disa fusha, ka qenë shkak për shtyrjen e shumë shteteve në legjitimin e ligjeve të vendosura nga njerëzit. Dhe kjo për shkak të nevojës së kohës për ligje të kodifikuara veçanërisht në marrëdhëniet me botën e jashtme. Sa e saktë është kjo fjalë?

Përgjigje: Kjo është gabim nga ana e kodifikuesve të ligjeve, megjithatë kodifikimi i sheriatit për të cilin ka libra dhe sqarime të rregullave të sheriatit, i bën dobi gjykatësve. Libri “Rrugët e gjykimit“, i Ibën el Kajim, si dhe libra të ngjashëm me të, janë libra me vlerë të cilat përmbajnë rregulla të sheriatit, shkaqet e padive dhe çka lidhet me to, këto mund të kodifikohen. Por që të nxirren ligje të detyrueshme për njerëzit, (është diçka e largët dhe absurde), pasi që kodifikuesit mund të gabojnë dhe njerëzit nuk mund të ngarkohen veçse me Kuranin dhe Sunetin, me sheriatin e Allahut.

error: Alert: Content is protected !!