You are here:----Pyetje-Përgjigje për Agjërimin

Pyetje-Përgjigje për Agjërimin

2018-05-18T23:03:56+00:00 May 18th, 2018|Categories: Për Agjërimin|

Pyetje-Përgjigje për Agjërimin

 


(Pyetja Nr. 75) Valton

Pershendetje. Kam degjuar qe hapja e gojes ne namaz behet nga shejtani per dekoncentrim te namazit, po ashtu thuhet se ne muajin e shenjte te Ramazanit te gjithe shejtanet lidhen me 7 zinxhij, pra cili eshte faktori i hapjes se gojes gjat faljes se namazit te taravis ne mbremje?

Pergjigje / 18-5-2018

Ka ardhur hadith i sakte te Buhariu dhe Muslimi ku thuhet se: “Hapja e gojes vjen nga shejtani, prandaj, nese dikujt nga ju i hapet goja, te permbahet sa te mundet (duke vendosur doren para gojes), sepse kur dikush ben “Haaa!”, shejtani qesh!”
Dijetaret thone se kuptimi i ketij hadithi eshte se hapja e gojes vjen si rezultat i mbingrenies dhe dembelizmit qe pelqehet dhe shtyhet nga shejtani, dhe jo se vete hapja e gojes shkaktohet drejtperdrejte nga shejtani, por atij i pelqen te tallet me njeriun kur ai hap gojen, dhe e shtyn ate drejt kesaj me mbingrenie, çperqendrim ne namaz dhe futje ne mendime te ndryshme ku luan rol edhe dembelizmi.
Ne rast se dikujt i hapet goja ne namazin e Teravive, kur shejtanet jane te lidhur, do te thote se ai ka ngrene me teper se c’duhet dhe kjo eshte shenje e dembelizmit apo e lodhjes dhe pergjumjes, por nuk do te kete shejtan aty afer qe te tallet e te qesh me te, dhe jo se kete gje e ka shkaktuar shejtani i cili eshte i lidhur gjate Ramazanit.
Me kete sqarim largohet problemi i lindur ne pyetje, por ka dicka tjeter qe duhet kuptuar gjithashtu, dhe qe ka te beje me faktin se kur dikush ben vepra te keqia ne kete muaj, duhet ta dije se kryerjen e atyre veprave te keqia nuk e ka shtyre shejtani, por eshte vetvetja (ego apo uni) i tij qe e ka shtyre, keshtu qe duhet te fajesoje vetem vetveten dhe te kerkoje falje nga Allahu vazhdimisht. Ramazani eshte koha me e mire per te njohur vetveten dhe se nga te vijne cytjet dhe vesveset ne shume prej veprave te keqia qe i ben ne muajt e tjere! Perqendrohuni tek kjo pike sepse mund tju ndihmoje te njihni veten dhe te afroheni me shume tek Allahu. Allahu eshte i Gjithedijshmi, me i Urti.


(Pyetja Nr. 74) Erald

Pershendetje. Allahu ju ndihmoft dhe ju shperbleft per ndihmen qe jepni me pergjigjjet. Doja te pysja si mund ta shlyej muajin e ramazanit sepse nuk mund ta mbaj ngaqe jam ne pune 10/12 ore dhe per fatin tim eshte pune e rende?

Pergjigje / 16-5-2018

Selamu alejkum.
Puna e rende nuk eshte nje arsye qe justifikon mos-agjerimin e Ramazanit, prandaj ajo qe mund te besh eshte qe te besh nijetin e agjerimit per cdo dite te Ramazanit, dhe te fillosh agjerimin, dhe nese gjate dites gjendja te perkeqesohet, atehere mund ta prishesh agjerimin, dhe ne kete menyre, ditet qe do te prishesh, do i zevendesosh me pas. Nese e vendos te agjerosh, Allahu do ta lehtesoje agjerimin pavaresisht punes se rende, dhe gjate punes, nese gjen rast qe te mos mundohesh shume, kjo eshte gje e mire; te lejohet gjithashtu te freskohesh, te lash te gjithe trupin, te rrish ne hije, dhe gjate lodhjes, permend Allahun duke thene “Subhanallah ue bihamdihi”, “La ilahe ila Allah”, e keshtu, dhe do te shohesh se dita do te kaloje shpejt.
Allahu te mundesofte agjerim te lehte, te pranuar, dhe me shume shperblim!


(Pyetja Nr. 73) Dona

Pershendetje. Ne diten e pare te ramazanit kam pas shume dhimbje te dhembit dhe me eshte dasht me prish ramazanin pasi qe isha shume keq, dmth pa deshiren time. Desha te dija sa dite duhet te agjerohet per kete dite?

Pergjigje / 16-5-2018

Pershendetje.
Kur agjerimi prishet per nje shkak shendetesor, ku perfshihet edhe shkuarja te dentisti, atehere kjo dite duhet te agjerohet pas Ramazanit, vetem nje dite qe ke prishur.


(Pyetja Nr. 72) Leka

A mund te mos agjeroj, ne vend te agjerimit ta ushqej nje familje te varfer?

Pergjigje / 16-5-2018

Agjerimi eshte detyrim per çdo musliman qe ka mundesi fizike per te agjeruar dhe qe nuk eshte ne udhetim, dhe nese ke mundesi per te agjeruar, atehere nuk lejohet qe te kalosh te zevendesimi i agjerimit me ushqim per te varferit, pasi kjo lejohet vetem per ata qe nuk kane mundesi te agjerojne per shkak te semundjes kronike, moshes se thyer apo per grate shtatzena dhe gjidhenese.

Nese ke mundesi materiale perkrah asaj fizike, atehere shoqeroje agjerimin tend me lemoshe per te varferit, dhe keshtu shperblimi yt tek Zoti eshte edhe me i madh, veçanerisht ne kete muaj te begate, ku Zoti i shumefishon veprat e mira dhe shperblimin e tyre.


(Pyetja Nr. 71) Alghy

Selam alejkum. Doja t’ju pyesja ne lidhje me agjerimin e diteve te mbetura nga ramazani i vjetshem. Une kam 7 dite dhe nuk kam arrit t’i agjeroj. Tani ka filluar Ramazani, e nuk po di se cfare duhet te bej per ditet e mbetura. Gjithashtu jam dhe shtatzene dhe nese nuk arrij te agjeroj cfare duhet te bej?

Pergjigje / 16-5-2018

Ue alejkumu selam.
Ditet e mbetura nga Ramazani i kaluar duhet te kompensohen pas ketij Ramazani, por meqenese ti tani je shtatzene, nuk e ke obligim qe te agjerosh nese ke frike per shendetin tend apo te femijes, por duhet qe per cdo dite agjerimi te ushqesh nje te varfer nje vakt ne dite.

“Nëse gruaja shtatzënë dhe gruaja gjidhënëse frikësohen për veten apo për foshnjen e tyre, atëherë atyre u lejohet të mos agjërojnë por të ushqejnë për çdo ditë nga një të varfër. Argument për këtë nga Kurani është Fjala e Allahut: “Ndërsa përsa u përket atyre të cilët e kanë të vështirë agjërimin, ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë…” [El Bekare: 184].”

Po keshtu mund te besh edhe per ditet e mbetura nga Ramazani i kaluar, pra te ushqesh nje te varfer per çdo dite qe nuk ke agjeruar. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Lexo me shume per rregullat e agjerimit ne kete link.


(Pyetja Nr. 70) Olti

Selam alejkum. Desha te di nese eshte e lejuar qe gjate agjerimit te dalesh me bluz zhapone xhito?

Pergjigje / 15-5-2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.
Respektoni dhe madheroni muajin e Ramazanit duke vepruar ato gjera qe Allahu i pelqen dhe duke iu larguar atyre qe jane te dyshimta, apo qe mund te prishin nijetin apo te fusin vetepelqim, ne menyre qe te merrni shperblimin e agjerimit sa me te plote! Allahu e ka ne Dore suksesin.


(Pyetja Nr. 69) Lijana

A mundemi te agjerojme me thonje te mbjellur?

Pergjigje / 15-5-2018

Muaji i Ramazanit eshte nje muaj i madherishem dhe i bekuar qe duhet te respektohet dhe te madherohet, sepse me madherimin e tij ke madheruar Zotin; Le te shohe Zoti nga ti qe jo vetem agjeron, por e respekton dhe e madheron kete muaj, duke u sjelle dhe duke vepruar sa me hijshem dhe sa me prane asaj qe do Zoti. Zbukurimet qe bejne njerezit ne trupin e tyre, nuk e prishin agjerimin, por mund te mos plotesojne qellimin e madherimit dhe respektimit te muajit te begate te Ramazanit, dhe si pasoje, edhe shperblimi mund te jete me i kufizuar.


(Pyetja Nr. 68) Genci

A eshte mekat qe ndonje dit gjate ramazanit te mos agjerojm per arsye specifike jo shendetsore. Edhe a munden te kompensohen keto dite?

Pergjigje / 14-5-2018

Agjerimi eshte nje adhurim shume i rendesishem tek Allahu, dhe me shume vlere dhe dobi te pallogaritshme per besimtarin qe agjeron, dhe prishja e nje dite agjerimi pa qene i semure apo udhetar, tregon nenvleresim te agjerimit, prandaj kjo gje eshte humbje dhe gjynah i madh per personin qe e ben, dhe shlyerja e ketij gjynahu nuk behet me kompensimin e nje dite tjeter agjerimi pas Ramazanit, por kerkon pendim te madh dhe kerkim te faljes nga Allahu, si dhe perpjekje me agjerim periodik pas Ramazanit, si per shembull te agjerosh çdo te hene e te enjte, apo nje dite po e nje dite jo, me qellim qe te vertetosh se je penduar vertet dhe kerkon me ngulm nga Allahu qe te te fale e te jape shperblimin e humbur. Pra, eshte shume here me mire per ty dhe besimin tend qe jo vetem te mos prishesh asnje dite nga Ramazani pa arsye te pranueshme ne sheriat, siç eshte udhetimi dhe semundja, por te perpiqesh ne kryerjen e agjerimit ne menyren me te plote, duke e mbushur diten tende me lexim Kurani dhe vepra te mira, si dhe te falesh Teravite dhe namazet e tjera ne Xhami sa te jete e mundur, sepse ditet e Ramazanit jane te pazevendesueshme per nga shperblimi dhe miresite e kesaj bote dhe te botes tjeter. Allahu na mundesofte te arrijme muajin e Ramazanit dhe te na jape sukses ne agjerimin dhe faljen naten ne kete muaj!


(Pyetja Nr. 67) Lola

Selam alejkum, doja tju pyesja ne lidhje me agjerimin e diteve te mbetura nga ramazani i vjetshem. une po i zevendesoj pak dite para se te vije tashme muaji ramazan, a ka kohe te percaktuar se kur duhet te shlyhen ditet kazaa? Po orari i syfyrit si llogaritet?

Pergjigje / 13-5-2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullah,

Sa me shpejt te plotesohen ditet e mbetura pa agjeruar nga Ramazani, aq me mire eshte dhe diçka e kerkuar, sepse tregon per qellimin e mire ne plotesimin e diteve te mbetura te ketij adhurimi te madh tek Allahu; por nese per arsye te ndryshme nuk ke mundur t’i plotesosh ditet e mbetura vecse para se te vije Ramazani tjeter, atehere duhet t’i agjerosh pavaresisht sa dite kane mbetur nga fillimi i Ramazanit tjeter. Koha e syfyrit llogaritet deri ne thirrjen e ezanit te sabahut, pra me hyrjen e kohes se sabahut, mbaron koha e syfyrit. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 66)  Diamant / Gjermani

Pershendetje. Dashta me bo ni pytje rreth Ramazanit, se a mundet njeriu me agjeru edhe nese nuk i fal 5 vaktet si pasoj qe esht ne shkoll, pun apo udhetim? Dhe a mundet me e kompenzu p.sh nese sot nuk kam agjeru me 1 dit pas Ramazanit? Agjerim sa ma te lehtë per Vëllezërit dhe Motrat Musliman/!

Pergjigje / 31-05-2017

Agjerimi eshte detyrim mbi muslimanet ashtu si edhe falja e pese vakteve, dhe nese e len nje detyrim, atehere perse ta lesh edhe detyrimin tjeter? Madje ndoshta ky detyrimi i dyte, pra agjerimi, mund te behet shkak qe ti te kryesh ne rregull dhe ne vazhdimesi edhe detyrimin e pare, pra namazin, se kuptohet qe ne rastin tuaj, falja e namazit eshte me shume ceshtje pertese se sa besimi, pasi ju e besoni qe e keni detyre te faleni, por po e merrni me dembelizem apo pavemendesi. Namazi eshte nje veper e thjeshte, shume e lehte per t’u kryer nga te gjithe muslimanet, qe nuk kerkon me shume se 10 minuta ne cdonjerin prej 5 vakteve te faljes ne 24 ore, por qe ka nje vlere te madhe per ty si njeri, qe te lidh me Zotin tend, te ben te reflektosh, te shkeputesh per pak çaste nga çeshtjet e dynjase, te jep frymezim dhe lehtesim ne shpirt, te ngre moralin, dhe qe te ndihmon ne rast veshtiresie! Namazi eshte nje mrekulli e paçmuar qe i eshte dhene muslimaneve, por qe per fat te keq shume prej tyre e nenvleresojne.
Diten qe nuk e ke agjeruar nga Ramazani, duhet ta plotesosh pas Ramazanit.


(Pyetja Nr. 65)  Valbona / Kosove

Pershendetje, une punoj jasht qytetit ku jetoj. Jetoj ne Gjilan kurse punoj ne Prishtine, a eshte obligim agjerimi per mua?

Pergjigje / 31-05-2017

Agjerimi per ju eshte obligim, pasi puna juaj eshte e tille ne vazhdimesi, dhe ai udhetar qe nuk e ka obligim agjerimin gjate diteve te Ramazanit, eshte ai qe ndodhet ne nje udhetim te perkohshem qofte edhe te gjate, por qe ne fund pritet te kthehet ne vendin e vet dhe atje te plotesoje ditet e mbetura te Ramazanit qe nuk i agjeroi gjate udhetimit. Kurse ju, nese nuk do agjeronit tani, atehere kur mendoni te agjeroni?

Pra, duhet te agjeroni dhe ta beni nijetin ne syfyr per cdo dite te Ramazanit, dhe nese gjate dites ndodh ndonje lodhje e tepert dhe ligeshti e madhe apo humbje ndjenjash, atehere mund ta prishni ate dite dhe ta agjeroni pas Ramazanit.

Nese agjeroni per Hir te Zotit, Ai do jua lehtesoje agjerimin. Kjo eshte dicka e njohur ne mase nga te gjithe ata qe agjerojne dhe bejne pune te renda gjate diteve te nxehta.


(Pyetja Nr. 64)  Anonim / Shqiperi

Esselamu Alejkum. A ka ndonje hadith qe e vertetson se agjerimi fillon ne imsak dhe jo me lindjen e diellit dhe pse duhet falur ne ramazan ne imsak edhe mengjesin dmth “Naten” e jo me lindjen e diellit si zakonisht?

Pergjigje / 30-05-2017

Esselamu alejkum,

Agjerimi fillon me hyrjen e kohes se sabahut, dhe koha e sabahut hyn me hyrjen e agimit, pra kur qielli eshte ende erresire por nga lindja ka filluar nje fije e zbehte drite, dhe ne kemi thene ne pergjigjen e pyetjeve te meparshme se koha e syfyrit zgjat rreth 10-15 minuta me vone nga c’eshte e shenuar ne kalendar si koha e imsakut (imsak do te thote ndalimi nga ushqimi), pasi ne kalendar e vendosin per thirrjen e ezanit te pare te sabahut, pas te cilit lejohet te hahet e te pihet deri ne ezanin e dyte qe thirret rreth 15 minuta pas te parit. Keshtu veprohej ne kohen e Pejgamberit dhe keshtu veprohet ne vendet arabe muslimane sot.

Kurse koha e sabahut nuk hyn menjehere ne oren e shenuar ne kalendar si “Imsaku”, por duhet te kalojne se paku 15 minuta qe te hyje koha e sabahut, dhe kush e fal sabahun para se te hyje koha e tij, duhet ta perserise dhe ta fale perseri ne kohen e vet.

Lindja e djellit nuk eshte e lidhur as me agjerimin as me faljen e sabahut, se ndoshta e ke kuptuar gabim; lindja e djellit eshte thjesht kufiri i fundit para te cilit quhet qe e ke falur sabahun brenda kohes se vet dhe nese e fal pas lindjes se djellit, dije se e ke falur jashte kohes dhe me vonese.

Keto jane te perfituara nga Kurani dhe Hadithet.


(Pyetja Nr. 63)  Anonim / Shqiperi

Selam alejkum… Doja te dija nese pa dashje ose me qellim mund te ndodhe te prishet agjerimi i nje dite, sa dite duhet ta konpensojne ate? Dhe gjithashtu, shpeshhere thone qe mund te mbahet ramazan tre dite ne fillim tre ne mes dhe tre ne fund, a quhet kjo gje? Dhe nese jo, a pranohet sadopak nga Allahu? Agjerim sa me te lehte motra dhe vellezer mysliman dhe zoti jua pranofte!

Pergjigje / 29-05-2017

Ue alejkumu selam. Prishja e agjerimit pa qellim, nuk e prish agjerimin, por duhet te vazhdosh te agjerosh deri ne fund te dites dhe agjerimi eshte i sakte. Kurse kur agjerimi i Ramazanit prishet me qellim dhe pa arsye (semundje, udhetim, shtatzani, gjidhenie, moshe e thyer), ky eshte gjynah i madh per te cilin duhet te kerkohet falje tek Allahu, dhe ajo dite e prishur duhet te kompensohet me 1 dite agjerimi pas Ramazanit. Kjo, nese prishja e agjerimit ka ndodhur me ngrenie apo pirje, por nese ka ndodhur me marredhenie bashkeshortore, atehere kompensimi i kesaj behet duke ushqyer 60 te varfer nje vakt ngrenie, ose duke agjeruar 60 dite pas Ramazanit, cilen ta kesh me te mundshme.

Fjala qe thone disa njerez se mund te agjerosh 3 dite ne fillim, ne mes e ne fund te Ramazanit, eshte fjale e pabaze dhe nuk dihet nese dikush mund te kete ndonje perfitim shpirteror apo fizik nga ky lloj agjerimi, pasi agjerimi i te gjithe muajit te Ramazanit eshte urdheruar nga Allahu, dhe besimtaret e besojne kete gje, e pranojne ashtu sic eshte dhe e agjerojne te gjithe muajin, duke bere perjashtimet ne rastet e caktuara qe ju lejohet ta prishin agjerimin, por nese dikush beson se i lejohet qe te agjeroj disa dite nga muaji dhe te mos e agjeroje te gjithe muajin, kjo veper ne realitet eshte mos-besim, dhe ai person mund te dale nga Islami, pasi po ndryshon urdhrin e Zotit; kurse dikush qe e din qe eshte gjynah te prishesh qofte edhe nje dite nga Ramazani, e megjithate dobesohet dhe nuk e agjeron te gjithe muajin, ky eshte mekatar qe duhet te pendohet dhe duhet te agjeroje vazhdimisht pas Ramazanit, agjerime vullnetare, te henave dhe te enjteve per shenmbull.


(Pyetja Nr. 62)  Elsa / Shkoder

A quhet se kemi agjeruar edhe nese kemi harruar te bejme nijetin te syfyr por e kemi agjeruar gjith dite?

Pergjigje / 29-05-2017

Ngritja per syfyr, dmth me qellim qe te hash syfyr per te agjeruar diten ne vijim, eshte e mjaftueshme per te treguar se e ke bere nijetin e agjerimit te asaj dite, dhe nuk eshte nevoja qe kjo gje te shprehet me goje apo me fjale te caktuara.


(Pyetja Nr. 61)  Amir / Maqedoni

A lejohet dushi pas syfyrit?

Pergjigje / 29-05-2017

Lejohet dushi dhe larja e te gjithe trupit pas syfyrit dhe gjate dites se Ramazanit, qofte per t’u pastruar apo per t’u freskuar. Lejohet larja ne det apo ne bazen, por me kusht qe te ruhet futja e ujit ne goje apo ne hunde, gje e cila mund ta prishe agjerimin, prandaj eshte me mire qe keto te eliminohen gjate agjerimit.


(Pyetja Nr. 60)  Blerta / Kosove

Selam alejkum, Dua te pyes qe nese eshte p.sh 2:45 me lan syfyrin, edhe me vazhdu 5min ma shum, a eshte gjynah ose a e prish agjerimi?

Pergjigje / 29-05-2017

Lejohet qe te hash apo  te pish disa minuta (10-15 minuta) pas ores se shenuar ne kalendar per lenien e syfyrit dhe fillimin e agjerimit, dhe kjo nuk eshte gjynah dhe nuk e prish agjerimin.


(Pyetja Nr. 59)  Ilijas / Kosove

A e prishin agjerimin supostet ne zorren e trashë, nese kemi dhimbje te medha nga hemorroidet? Barnat jane vetem per ndalimin e dhimbjeve.

Pergjigje / 29-05-2017

Supostet dhe ilacet qe merren nga mbrapa apo nga pjese te ndryshme te trupit, qe nuk jane ushqyese dhe nuk meren me qellim te ushqyerjes se pacientit, por jane per kurimin apo qetesimin e dhimbjeve, nuk e prishin agjerimin.


(Pyetja Nr. 58)  Anonim / Shqiperi

Ju lutem me tregoni a eshte prishur agjerimi nese me kan shku hundet gjak?

Pergjigje / 29-05-2017

Agjerimi nuk prishet nese del gjak nga cdo pjese e trupit, qofte edhe hundet, dhe qofte edhe nese nje pjese e gjakut nga hundet kalon ne fyt, pasi kjo nuk ndodh me deshiren e njeriut dhe nuk eshte ushqim apo pije e futur nga jashte ne goje.


(Pyetja Nr. 57)  Anonim / Shqiperi

Selam alejkum. Mua shpesh me cahen buzet dhe nuk e di, por nese rasisht e kam perbi nje levore te buzeve, a prishet agjerimi? Allahu qofte me ju!

Pergjigje / 28-05-2017

Nuk prishet agjerimi nese kalon nje cope e vogel e lekures se buzeve ne bark, por mund te perdorni pak krem vazeline per zbutjen e buzeve qe te lehtesoni kete problem.


(Pyetja Nr. 56)  Ismet / Kosova

Selam alejkum. Dua te pyes nese me qet gjak nga kemba, a e prish agjerimin? Dua ta di sepse un e kam prishur?

Pergjigje / 28-05-2017

Dalja e gjakut nga cdo pjese e trupit, nuk e prish agjerimin, prandaj duhet te vazhdoni te agjeroni, dhe nese tashme e ke prishur pa e ditur rregullin, kete dite qe ke prishur duhet ta plotesosh pas Ramazanit me qellim qe te plotesosh ditet e plota te Ramazanit.


(Pyetja Nr. 55)  Agim / Shqipëri

Une kam prishur agjerimin diten e par pa dashje a mund te vazhdoj diteve tjer? Jam 13 vjeq a mund te agjeroj?

Pergjigje / 28-05-2017

Mund te agjerosh ditet ne vijim, edhe pse nuk e ke agjeruar diten e pare.
Femijet qe nuk e kane mbushur moshen e pubertitetit nuk e kane detyrim agjerimin, por eshte mire qe te gjithe femijet qe e kane mbushur moshen 10 vjec, te provojne te agjerojne bashke me familjen e tyre, qofte edhe nje pjese te dites, dhe sa me shume te agjerojne, aq me mire eshte per ta dhe aq me shume gezim e lumturi fut kjo gje tek ata. Kurse shperblimi i tyre dhe prinderve te tyre nuk i humbet tek Allahu. Kuptohet qe prinderit duhet te shohin se cili prej femijeve te tyre mund te agjeroje apo deri ne c’ore te dites mund te agjeroje, ne menyre qe te mos e torturoje femijen nese atij i vjen uri apo etje e madhe.


(Pyetja Nr. 54)  Fluilda / Shqipëri

A prishet Ramazani nese nuk han syfyr per shkak se une jam 14 vjeqare dhe pa dashje skam mundur te zgjohem nga gjumi, prandaj desha te pyes pasi qe mezi e prisja ramazanin qe te agjeroja ??

Pergjigje / 28-05-2017

Nuk prishet agjerimi nese nuk ha syfyr, por ngrenia e syfyrit ka bereqet, kenaq Zotin, dhe te mundeson nje agjerim me te lehte dhe me te shendetshem, prandaj duhet perpjekur qe te ngriheni ne syfyr, qofte edhe nese fusni dicka te vogel ne goje.


(Pyetja Nr. 53)  Albi / Shqipëri

Selam alejkum. Doja te dija a mund te puthesh dike ne faqe ose ne buze, psh sot putha vellain tim te vogel the me njoftuan qe nuk lejohet? Agjerim sa me te thjeshte dhe ua pranfte Zoti agjerimin te gjitheve!

Pergjigje / 28-05-2017

Lejohet te puthesh femijet gjate dites se agjerimit dhe kjo nuk e prish agjerimin. Kurse bashkeshortet duhet te rezervohen nga kjo gje gjate agjerimit, sidomos nese kjo mund te coje ne kryerjen e marredhenieve dhe prishjen e agjerimit, rast ne te cilin kompensimi eshte qe te agjerohen 2 muaj rresht; por shkembimi i puthjeve normale e kalimtare, qofte edhe ne buze, lejohen dhe nuk e prishin agjerimin.


(Pyetja Nr. 52)  Labinot / Shqipëri

Selam alejkum hoxhe, dashta ta bej nje pytje: Nese jemi agjerueshem dhe sheh enderr duke ber marrdhenje, a prishet argjerimi apo qfar duhet vepruar?

Pergjigje / 28-05-2017

Agjerimi nuk prishet nese ndodh qe ne gjume, qofte gjate dites apo gjate nates, sheh enderr sikur kryen marredhenie bashkeshortore dhe ndodh ejakulim, por ne kete rast eshte e detyrueshme larja e te gjithe trupit sa me shpejt pas zgjimit, dhe mund te vazhdosh agjerimin normal. Kjo, sepse kur njeriu eshte ne gjume, ai nuk eshte i pergjegjshem per ate qe ndodh gjate gjumit dhe nuk i regjistrohet asnje veper e mire apo e keqe. I Derguari i Allahut (salallahu lejhi ue selem) thote: “Lapsi eshte ngritur (nuk regjistron asnje veper) per tre persona: per ate qe eshte ne gjume, deri sa te zgjohet; per femijen deri sa te mbushe moshen madhore te pubertitetit; dhe per ate qe i ka ikur logjika (i çmendur, apo i semure mendor) deri sa te logjikoje.” [Hadith Sahih; Ebu Daudi dhe Tirmidhiu; Shejh Albani ne El Mishkat, 3287].


(Pyetja Nr. 51)  Xhenis / Shqipëri

Kam nje pyetje; une per çdo vit kam mbajtur ramazan, por kete vit kam pir alkool dhe nuk jan ber 40 dit qe tme hiqet alkooli nga trupi, a mund te mbaj ramazan ne rastin tim?

Pergjigje / 26-05-2017

Pirja e alkoolit eshte e ndaluar ne Islam, dhe ai qe e ben kete duhet te pendohet, perndryshe meriton ndeshkimin e Zotit per vepren e bere, dhe kjo sepse me kete veper shkelet urdhri i Zotit dhe demtohet trupi qe Zoti te ka dhene per ta mirembajtur; por kjo nuk do te thote se meqenese ke bere nje shkelje, te vazhdosh dhe te besh shkelje tjeter edhe me te madhe dhe te mos agjerosh Ramazanin, pasi ne kete menyre do te humbesh 2 here, dhe ky eshte mendim i gabuar: qe te mos agjerosh meqenese ke pire alkool, por perkundrazi, duhet te agjerosh dhe te kerkosh falje tek Zoti qe e ke bere ate veper, dhe Ramazani eshte nje rast i volitshem per t’u pranuar falja dhe per te arritur kenaqesine e Zotit dhe te mirat e begatite e Tij ne kete bote dhe ne boten tjeter. Agjero dhe lutu per veten tende, sepse ky eshte muaji qe Zoti derdh me shume meshire mbi muslimanet qe agjerojne.


(Pyetja Nr. 50)  Mevludin / Maqedoni

Selam alejkum, kam nje pytje rreth agjerimit: Gjate punes ne te cilen nuk mundesh te agjerosh, dhe mvaret egzistenca krejt nga nje person, a eshte gjynah mos me agjeru apo duhet kaz?

Pergjigje / 16-05-2017

Agjerimi i muajit Ramazan eshte detyrim per cdo musliman te rritur, dhe nuk perjashtohet nga ky ligj baze vecse ata persona qe kane arsye te pranuar ne sheriat, e keto arsye kufizohen ne pikat e meposhtme:
1. Udhetarit i lejohet te mos agjeroje gjate udhetimit, por nese deshiron, mund te agjeroje.

  1. I semuri me semundje akute qe demtohet nga agjerimi, perjashtohet nga agjerimi dhe duhet te agjeroje kur te sherohet.
  2. I moshuari i dobet qe nuk e perballon agjerimin, duhet te kompensoje me ushqim cdo dite agjerimi.
  3. Gruaja shtatzane dhe ajo me femije ne gji, nuk e kane detyrim agjerimin, por duhet te kompensojne me ushqim cdo dite agjerimi, pra cdo dite te ushqejne nje te varfer, nje vakt ngrenie.

Argumentet nga Kurani dhe Suneti per keto me siper, i gjeni ne kete artikull.

Kurse te gjithe te tjeret qe nuk perfshihen ne keto kategori, e kane detyrim agjerimin e Ramazanit, qofte edhe nese punojne ne pune te renda e te lodhshme; keta e kane detyrim te bejne nijetin dhe te fillojne agjerimin, dhe nese gjate dites ndodh ndonje dobesim fizik, humbje ndjenjash apo dicka e ngjashme, atehere ju lejohet ta prishin ate dite dhe ta agjerojne me pas, por nuk ju lejohet qe te mos bejne nijet per agjerim.
Agjerimi nuk eshte aspak mundim, dhe trupi mesohet shpejt me te, e padyshim se Allahu ia lehteson agjerimin te gjithe atyre qe agjerojne dhe kerkojne kenaqesine dhe shperblimin e Allahut, pa perfshire ketu dobite e shumta fizike, shendetesore, shpirterore dhe psikologjike qe arrijne agjeruesit. Mos e merrni agjerimin si mundim apo dicka e rende, sepse edhe femijet mund te agjerojne me shume qejf, edhe ne kushte te nxehtit te larte sidomos ne vendet e nxehta si vendet arabe, por bashkimi i njerezve ne kete adhurim dhe shpresimi i meshires dhe shperblimit te Allahut, e ben te lehte ate. Njerezit mbajne regjim dhe torturojne vetveten me lloj-lloj menyrash duke ndenjur pa ngrene per dite te tera me qellim te humbjes se peshes apo per shkaqe te ngjashme, dhe pervec vuajtjes qe heqin, ata nuk kane asnje lloj shperblimi, kurse muslimanet edhe agjerojne, edhe perfitojne nga te gjitha drejtimet.
Per te mposhtur etjen gjate agjerimit ne ditet e nxehta te veres, lexoni me shume ne kete artikull.


(Pyetja Nr. 49)  Hajra / Shqiperi

Une sillem keq me prinderit e mi, si mund te me fal Zoti qe te agjeroj naten e madhe te beraetit?

Pergjigja / 10-05-2017

Qe te fale Zoti sjelljen e keqe me prinderit, duhet t’u kerkosh falje prinderve dhe t’u premtosh atyre qe tani e tutje do te sillesh mire me ta, do i respektosh dhe do i sherbesh atyre me te gjitha mundesite. Agjerimi i nates se beraetit (nates se mesit te muajit Shaban) nuk do te beje qe te falet sjellja e keqe me prinderit apo me cdo njeri tjeter, madje agjerimi i posaçem i dites se kesaj nate as nuk eshte i ligjerueshem ne Islam, sic mund ta mesoni ne pergjigjen e pyetjes para kesaj me nr. 48. Zoti i sheh njerezit ne mesin e ketij muaji (Shaban) dhe i fal te gjithe ata, pervec idhujtarit qe i ben shok Zotit ne adhurim, dhe atyre qe jane ne meri me njeri-tjetrin, me njerezit e aferm dhe muslimane, keshtu qe kushti i faljes eshte kerkimi i faljes dhe i hallallit nga prinderit apo nga njerezit qe i ke hyre ne hak.


(Pyetja Nr. 48)  Shpend / Shqiperi

A lejohet agjerimi neser në Natë të Madhe? (mesi muajit Shaban)

Pergjigja / 10-05-2017

Lavderimet i perkasin vetem Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Allahut, Muhamedin!
Agjerimi eshte adhurim, dhe muslimanet jane urdheruar qe adhurimin e tyre ndaj Allahut ta bejne ne ate forme qe do Allahu dhe ne ate menyre qe ia ka mesuar muslimaneve nepermjet te derguarit te Tij, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), dhe kushdo qe ben nje adhurim te caktuar ne forme apo menyre tjeter nga ajo qe ka mesuar Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), ajo veper eshte e papranuar tek Allahu dhe eshte e kthyer mbrapsht! Argumentet nga Kurani dhe Suneti per kete parim jane te shumta dhe te mirenjohura nga te gjithe.

Veçimi i nates se mesit te muajit Shaban me agjerim, festim apo namaz nate, eshte konsideruar bidat te shumica dominuese e dijetareve te ehli sunetit, sepse kete gje nuk e ka bere as i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) as shoket e tij, dhe nese do te kishte qene dicka e mire apo e keshillueshme, ata do te kishin qene te paret qe do e benin! Te gjitha hadithet qe kane ardhur ne lidhje me agjerimin apo festimin ne mesin e muajit Shaban jane te paverteta dhe shume prej tyre jane te trilluara, dhe kete e kane sqaruar mire dijetaret e hadithit.

Rreth ketij perfundimi sillet fjala e shejh Abdulaziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e meshirofte!), ne librin “Mexhmuu fetava”, 2/882.

Hadithet e sakta qe kane ardhur ne lidhje me muajin Shaban kufizohen ne agjerimin e pjeses me te madhe te ketij muaji, pa specifikuar nje dite te caktuar, si dhe fakti qe Allahu i fal te gjithe muslimanet ne naten e mesit te ketij muaji, me perjashtim te idhujtarit dhe atij qe eshte ne meri me nje musliman; dhe siç duket, ata qe e kane filluar veçimin e kesaj nate me adhurim dhe agjerim, perveç haditheve te dobta dhe te paqendrueshme, kane perdorur edhe krahasimin dhe ngjashmerine (kijasin), duke krahasuar hadithin ku permendet se Allahu fal krijesat e Tij ne mes te muajit Shaban, me hadithet ku i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se agjeron te henen e te enjten per faktin se ne keto dite veprat e njerezve i paraqiten Allahut, dhe ai deshironte te ishte agjerueshem ne keto dite; por ekziston nje rregull i mirenjohur te dijetaret e ehli sunetit qe thote: “Nuk lejohet krahasimi ne bazen e adhurimeve!” Pra, nuk lejohet te nxirret nje adhurim i ri, qe nuk eshte kryer nga i Derguari i Allahut, thjesht duke e krahasuar me nje adhurim tjeter te ngjashem me te; pasi nese do te kishte qene dicka e mire dhe e dashur tek Allahu, patjeter qe i derguari dhe shoket e tij do kishin qene te paret qe do e benin ate, kur ata kane qene njerezit me te mire dhe me te dashur tek Allahu se te gjithe njerezit e tjere deri ne diten e Kiametit.

Ja çfare ka ardhur nga hadithet e sakta ne lidhje me muajin Shaban:

I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) agjëronte pjesën me të madhe të muajit Shaban. Aishja (Allahu qofte i kenaqur me te!) tregon se kurrë nuk e kishte parë te Derguarin (salallahu alejhi ue selem) të agjëronte një muaj të plotë përveç Ramazanit, dhe se kurrë nuk e kishte parë atë të agjëronte më shumë gjatë një muaji se sa në muajin Shaban. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Njëherë Usame ibën Zejdi i tha te Derguarit (salallahu alejhi ue selem): “O i Dërguari i Allahut! Nuk të shoh të agjërosh në asnjë muaj tjetër, ashtu siç bën në muajin Shaban”. Ai (salallahu alejhi ue selem) iu drejtua dhe i tha: “Ai është muaji që njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje. Ai është midis Rexhebit dhe Ramazanit. Ai është muaji, gjatë të cilit ngrihen veprat tek Zoti i botëve dhe unë preferoj të jem agjërueshëm kur të ngrihen veprat e mia”. E ka nxjerre Ebu Daudi dhe Nesaiu. [Essahiha 1898].

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Allahu shikon krijesat e Tij në mes të muajit Shaban, dhe i fal të gjithë ata, përveç idhujtarëve dhe ata që janë në mëri me njëri-tjetrin.” [Essahiha 1144, 1563].

Allahu eshte i Gjithedijshmi!


(Pyetja Nr. 47)  Laura / Gjakove

Es selam alejkum hoxhe i nderuar! Desha te te pyes nese nuk e ke borxh agjerimin por agjeron muajin e Ramazanit komplet, a numrohet apo eshte mekat? Faleminderit per pergjigjen!

Pergjigja / 16-07-2015

Agjerimi nuk eshte detyrim per femijet deri sa te arrijne moshen e pubertitetit, por nese ata agjerojne para kesaj moshe, atyre iu regjistrohet si veper e mire dhe po keshtu i regjistrohet edhe prinderve per edukimin e tij ne kete fryme te agjerimit dhe besimit; por prinderit duhet te kene parasysh qe te mos e demtojne femijen e tyre me agjerim nese ai nuk mund ta perballoje ate per shkak te fizikut te dobet, qofte edhe nese eshte afer moshes se pubertitetit, por ta bejne kete gje gradualisht dhe duke u kujdesur per ushqimin e shendetshem dhe te rregullt ne rast agjerimi. Nuk ka kufizim te moshes se femijes qe mund te agjeroje, sepse kjo varet edhe nga fiziku i secilit femije, por nuk eshte mire nga ana e shendetit qe femija nen moshen 10 vjec te agjeroje agjerim te plote, prandaj prinderit te kene parasysh gjendjen dhe shendetin e femijes perderisa ata nuk e kane detyrim agjerimin deri sa te mbushin moshen e puberitetit, apo rreth 14 vjec mesatarisht tek mashkulli dhe pak me heret te femra. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 46)  Jeton / Kosove

Selam uh alejkum. KISHA NJE PYTJE PER JU, A KA MUNDESI ME DITE PSE ALLAHU XHE.SH HU E KA LEN ME AGJERU UNE AGJEROJ PREJ MOSHES 18 VJEC DHE GEZONA SE KAM PAS MUNDSI ME AGJERU DHE KET MA KA MUNDESU ALLAHUXH,SH,H, PO DESHTA ME DITE KONKRETISHT PSE ESHTE LEN NGA ALLAHU ME AXHERU I DI DISA TERME JO ME JA BESU ATI QE NUK KA ME HANGER E ME E DITE SE QAKA DMTH MOS ME PAS ME NGREN EDHE SE ALLAHU I SHLYEN MEKATET NESE AGJEROJM. PO NJE 12 VJEQAR QFAR MEKATESH MUND TE KETE BER ANDAJ KERKOIJ NJE PERGJIGJE SE PSE KONKRETISHT NGA ALLAHU KA MBET QE TE AGJEROJM?

Pergjigja / 05-07-2015

Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte dhurate nga Allahu per muslimanet, dhe kjo kuptohet lehte; kur muslimani agjeron, ai afrohet me shume te Allahu; agjeruesit i pranohet lutja; Allahu derdh meshiren e Tij mbi agjeruesin; cdo veper e njeriut eshte per njeriun, kurse agjerimi eshte per Allahun dhe vetem Allahu e shperblen agjeruesin me shperblim qe nuk mund ta jape askush pervec Allahut, e Allahu eshte me Bujari; Ramazani eshte muaji me i begate, agjerimi eshte edukim, moral, virtyt, durim, shprese, gezim, lumturi, lidhje farefisnore me ane te iftareve, bujari me te varferit e aferm e te larget, e sidomos ata te afermit e varfer; agjerimi eshte shendet, kurim per semundjet e trupit dhe te zemres; pas gjithe ketyre e te tjerave qe nuk mund te numerohen, a nuk do te deshironit qe i gjithe viti te ishte Ramazan?! Kush nuk do te donte qe te kishte prane meshiren e Allahut vazhdimisht?! A nuk do te doje qe Allahut t’i vinte keq per ty dhe te meshironte? Atehere agjero per Hir te Tij.

Kurse per femijet 12 vjecar agjerimi nuk eshte detyrim, por prinderit i stervisin ata per agjerim dhe i bejne te shijojne ate ndjenjen e agjeruesit ne shtepi ku te gjithe agjerojne, dhe ne kete rast mjafton qe keta femije te agjerojne deri ne nje ore te caktuar te pasdrekes, duke ju thene se atyre ju lejohet te agjerojne deri ne kete ore e jo me shume! Nuk eshte habi, qe femijet qe kane problem me oreksin, nese do te agjerojne vetem nje dite te plote, do t’ju kthehet oreksi dhe do te marrin shendet; e gjitha kjo nga miresia dhe meshira e Allahut ne kete muaj te begate.

E ne themi: Zoti yne! Na e prano agjerimin dhe veprat tona te mira ne kete muaj te begate dhe na e mundeso agjerimin e Ramazanit per vite e vite me rradhe!


(Pyetja Nr. 45)  Ermal / Kosove

Selam alejkum we rahmetulla we berekatuh. A eshte e lejuar te meret abdes kur kam kryer mardhenje pasi qe jam pastru ter trupin dhe a lejohet te agjerojm kur jam pastru dhe kam mar abdes? Allahu ju shperbleft me xhehnet.

Pergjigja / 03-07-2015

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu. Pyetja nuk eshte krejtesisht e qarte, por megjithate sqarojme se: Marredheniet intime mes dy bashkeshorteve nuk eshte e lejuar gjate dites se Ramazanit, dhe nese ndodh dicka e tille, shpagimi i kesaj eshte me agjerim dy muaj rresht, ose me ushqim te gjashtedhjete te varferve, ose me lirimin e nje robi besimtar; kurse ne lidhje me pyetjen, marredheniet intime bejne te detyrueshem larjen e te gjithe trupit dhe gjate larjes merr edhe abdes dhe shpelan gojen dhe hundet, dhe larja e trupit e ka abdesin brenda, keshtu qe nuk eshte nevoja te merret perseri abdes pas larjes, pervec nese e prish abdesin pas larjes, qofte me urinim, gazra apo dalje jashte, ose prekje te drejteperdrejte te organeve gjenitale, atehere duhet te marresh abdes per t’u falur apo per te qendruar vazhdimisht me abdes.
Zakonisht behet pyetja se a mund te agjeroj kur nuk jam pastru dhe nuk kam abdes, dhe jo e kunderta, dhe pergjigja eshte se lejohet ta fillosh agjerimin duke qene i papaster, qofte nese ke kryer marredhenie me gruan gjate nates, apo ka ndodhur ejakulim gjate gjumit, vetem se sa te zgjohesh apo sa te jepet mundesia duhet qe te lash te gjithe trupin sa me pare. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 44)  Shqipdona / Kosove

Pershendetje, Desha te ju pyes ne lidhje me femrat: A ju lejohet agjerimi pergjat ciklit menstual (mujor), apo duhet te prish agjerimin ?

Pergjigja / 02-07-2015

Nuk i lejohet femrave qe te agjerojne gjate ciklit mestrual, por menjehere sa ta shohin kete, duhet ta prishin agjerimin, dhe te mos agjerojne deri sa te shtere gjaku totalisht dhe te lajne trupin; kurse ditet qe i kane prishur per shkak te permuajshmeve duhet t’i zevendesojne pas Ramazanit, qofte te gjitha rresht ose te ndara.


(Pyetja Nr. 43)  Mbaresa / Itali

Miredita te gjitheve. Une prej dites se pare agjeroj; deshta ta di nese nje njeri nderkoh qe agjeron a mundet te shkoj ne solarium?

Pergjigja / 30-06-2015

Agjerimi nuk prishet vecse kur dikush fut dicka ne barkun e tij nepermjet gojes, qofte ngrenie apo pirje, ose nese kryen marredhenie bashkeshortore gjate dites se agjerimit; kurse veprat e tjera si larja e trupit per freskim, shpelarja e gojes apo larja e dhembeve, ekspozimi ne Diell apo shkuarja ne solarium, asgje nga keto nuk e prish agjerimin, perderisa nuk futet gje ne fyt. Por ne keshillojme mosperdorimin e solariumit per shkak te demeve shendetesore qe e pasojne ate, dhe ne vend te tij te merren rrezet natyrale te Diellit, ne kohe dhe vende te caktuara, duke u ruajtur nga shikimi i njerezve.


(Pyetja Nr. 42)  Anisa / Prizren

Deri sa or mund te flejme nese jemi agjerueshem…a ben te flejm shum???

Pergjigja / 21-06-2015

Organizimi i dites se agjerimit behet ne kete menyre: Fillon me ngrenien e syfyrit deri rreth ores 3.15 ne mengjes, pastaj fal namazin e Sabahut dhe pastaj mund te flesh lirshem sipas gjendjes se secilit dhe punes qe ka gjate dites, por duke mos e tepruar me gjume, sepse i ben dem shendetit dhe te le te plogesht gjate gjithe dites; eshte mire qe te lexohet Kuran sa me shume, dhe cdo liber fetar qe te meson per Islamin. Ne perendim te djellit cel Iftarin dhe ne darke falen Teravite. Gjate nates mund te hash e te pish lirshem, si jashte Ramazanit. Eshte mire qe te flihet menjehere pas teravive qe zgjohesh per syfyr. Nuk ka kufi per kohen e gjumit qe lejohet te flesh gjate dites apo nates, por gjithcka pa e tepruar per shendetin tend.


(Pyetja Nr. 41)  Shaban / Kosove

Pershendetje Pytja ime eshte: Nuk kam agjeruar ne heret, ket vit dua te agjeroj per vllaun tim te vdekur A me pranohet Agjerimi Ju falemderit

Pergjigja / 21-06-2015

Agjerimi nuk mund te behet per te tjeret dhe as per te vdekurin, keshtu qe duhet te agjerosh per vete, kurse per vellane e vdekur jep dicka lemoshe te varferve, sidomos kete muaj te begate, se ajo i ben shume dobi atij.


(Pyetja Nr. 40)  Gezim / Kosove

Selam alejkum. Ju kisha lute per ni pergjigje. Nese zgjohmei pa qellim me vonese, pastrohemi dhe hajme syfyr rreth 1 ore e gjysme me apo 2 ore me vones syfyr, a mund te agjerohet dita ne vijim? te hahet iftari gjithashtu me vones apo nuk ben te agjerohet fare me kaq vonese {2 ore}?

Pergjigja / 20-06-2015

Ti duhet ta vazhdosh agjerimin e kesaj dite, por kete dite gjithesesi duhet ta perseritesh agjerimin e saj pas Ramazanit, sepse nese zbardh dita, nuk lejohet me qe te hash syfyr, por duhet te vazhdosh agjerimin pa syfyr. Ne qofte se ne kalendar tregon se syfyri eshte ne oren 3 te mengjesit, atehere lejohet te hahet e te pihet deri ne rreth 15 minuta pas kesaj ore, sepse nese shihet me sy te lire ne lindje, drita ende nuk ka filluar te zbardhe dhe fillon pikerisht pas rreth 15 minutash pas ores qe tregohet ne kalendar.


(Pyetja Nr. 39)  Samir / Gjermani

Une jam tu agjeru edhe sot ne shkoll tu ngajt me do shoke e kam harru se jam tu agjeru  edhe e kom giz me dham buken ama nuk e kam per bi buken se jam kujtuar se jam tu agjeru edhe e kam hekur buken prej goje, a muj me vashdu me agjeru ramazanin? Edhe ni pyjtje: qka nuk ban me ba kur jesh tu agjeru?

Pergjigja / 19-06-2015

Nese ha apo pi dicka nga harresa gjate dites se Ramazanit, agjerimi eshte i sakte dhe duhet ta vazhdosh ate, por sa te kujtohesh qe je agjerueshem duhet ta nxjerresh nga goja nese e ke ne goje dhe asgje tjeter; kurse ate qe e ke kaluar poshte, e ke dhurate nga Allahu; i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene: “Kush harron se eshte agjerueshem dhe ha ose pi diçka, ta vazhdoje agjerimin, sepse ate e ushqeu Allahu dhe i dha te pije.” Muttefekun alejhi (Buhariu dhe Muslimi).

Ne lidhje me pjesen e dyte te pyetjes, lexoni ne kete link: http://rrugetepaqes.net/?p=1012


(Pyetja Nr. 38)  Dardan / Shqiperi

Nuk kam argjeruar kurr m par dhe dua te filloj te argjeroj. A mundem ta filloj argjerimin sot nese po kur dhe si ??? A mund te me tregoni disa rregulla dhe orare ??? ju lutem.

Pergjigja / 19-06-2015

Agjerimi fillon qe ne agim, rreth ores 3.30 te mengjesit dhe deri ne perendim te djellit, rreth ores 8.20 minuta ne mbremje. Agjerim do te thote qe gjate kesaj kohe te dites te mos hash, te mos pish, te mos kryesh marredhenie intime gruan dhe te ruash gjuhen nga genjeshtra, pergojimi dhe fjalet e keqia ne pergjithesi. Kurse gjate nates, te gjitha keto jane te lejuara, duke pasur parasysh cakun kohor te permendur me siper. Neper xhamiat e qyteteve apo fshtrave te ndryshme do te gjeni me shume informacion, udhezime dhe broshura te posacme per Ramazanin, prandaj mos ngurroni te shkoni ne xhamine qe keni me prane.


(Pyetja Nr. 37)  Ergjan / Kosove

A duhet te agjerojn njerzit me diabet ?

Pergjigja / 18-06-2015

Jo te gjithe te semuret me Diabet jane njesoj, prandaj per secilin per ta ka gjykim me vete. Lexoni piken e katert ne linkun ne vijim per me shume detaje: http://rrugetepaqes.net/?p=2174


(Pyetja Nr. 36)  Florim / Kosove

Selam Alejkum, Ni Pytetje, eshte Hera e Para qe po Agjeroj dhe Goja pom mushet me pështym. Me Tregoni si Te Veproj?

Pergjigja / 18-06-2015

Ue alejkumu selam, mjafton ta nxjerresh peshtymen jashte dhe mbaron; edhe nese e pertyp, agjerimi nuk prishet sepse nuk ke futur gje nga jashte ne goje, keshtu qe vepro si te kesh me lehte ne varesi te rrethanave qe ndodhesh.


(Pyetja Nr. 35)  Anonim / Austri

Pershendetje, te gjitheve, urime muaj i shejnte i Ramazanit, Zoti va beft kabull inshallah, deshta me pyet se nese agjeron a eshte problem nese don te besh nje dush gjith trupin ta lash..?

Pergjigja / 18-06-2015

Agjeruesit i lejohet qe te beje dush dhe te laje te gjithe trupin apo nje pjese te tij per t’u freskuar apo per cdo arsye, dhe ajo qe duhet te kesh parasysh eshte vetem te mos fusesh uje ne bark gjate larjes se gojes. Zoti ju mundesofte agjerim te mbare e te pranuar!


(Pyetja Nr. 34)  Agon / Gjermani

Selam Ajlekum, Hoxh i nderuar dasha qe te bej nje pytje. Une nuk kam ngren buk qe nga dje mbremje ora 10 diku, Une kam ber njet qe te zgjohem ne syfyr por nuk me ka dalur Gjumi. Keshtu qe a muj une te bej tash njet dhe te vazhdoj agjerimin. Jam 13 vjet.

Pergjigja / 18-06-2015

Nese e ke bere nijetin e agjerimit para se te flesh, agjerimi yt eshte ne rregull dhe ti duhet ta vazhdosh agjerimin edhe pse nuk je ngritur ne syfyr; por meqenese mosha jote eshte 13 vjec dhe ti ende nuk e ke obligim agjerimin deri sa te arrish moshen e pubertitetit, nese ndjen veshtiresi gjate dites, mund te agjerosh deri ne kohen e ikindise, dhe me pas shih e bej nese do e vazhdosh pjesen e mbetur apo do e prishesh. Ngrihuni ne syfyr sepse ka shume bereqet dhe te jep fuqi gjate dites qe te mos e ndjesh etjen apo urine, dhe kujdesuni qe te hani pak shalqi, sepse ai te largon etjen gjate dites, me lejen e Allahut.


(Pyetja Nr. 33)  Vigan / Maqedoni

Pershendetje nese gjat muajit te ramazanit je duke agjeruar dhe pa dashje pi uje ose ha dichka a duhet ta vazhdosh agjerimin apo ta nderpresesh?

Pergjigja / 17-06-2015

Nese ha apo pi dicka nga harresa gjate dites se Ramazanit, agjerimi eshte i sakte dhe duhet ta vazhdosh ate, por sa te kujtohesh qe je agjerueshem duhet ta nxjerresh nga goja nese e ke ne goje dhe asgje tjeter; kurse ate qe e ke kaluar poshte, e ke dhurate nga Allahu; i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene: “Kush harron se eshte agjerueshem dhe ha ose pi diçka, ta vazhdoje agjerimin, sepse ate e ushqeu Allahu dhe i dha te pije.” Muttefekun alejhi (Buhariu dhe Muslimi).


(Pyetja Nr. 32)  Florim / Kosove

Deshta me pyt a osht haram me puth ose me perqaf gruan kur je agjerushem?

Pergjigja / 17-06-2015

Falenderimi i takon Allahut, dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin!

Perqafimi apo puthja e gruas gjate dites se Ramazanit eshte e lejuar dhe nuk e prish agjerimin, por nese dikush e njeh veten e tij dhe e di se kjo gje e çon ne kryerjen e marredhenieve bashkeshortore, atehere ai e ka te ndaluar kete gje, dhe nje kuptim i tille ka ardhur edhe nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i cili ia lejoi puthjen dhe perqafimin e gruas gjate agjerimit dikujt qe ishte i kaluar ne moshe, kurse nje te riu ia ndaloi ate. Lexo me shume per gjerat qe e prishin agjerimin ne kete link: http://rrugetepaqes.net/?p=1020


(Pyetja Nr. 31)  Yusuf / Germany

Selam alejkum. Desha me dit nese ka mundesi mem tregu se si agjerohet ramazani se skam agjeruar kurr; qe dy vite jam kthyer ne fen islame dhe kam nevoj mem tregu se a falet namazi njejt si diteve te tjera dhe se prej kur duhet ngren buk dhe kur sduhet etj…

Pergjigja / 17-06-2015

Ramazani agjerohet duke mos ngrene, mos pire dhe mos kryer marredhenie intime nga agimi deri ne perendim te diellit. Gjate dites shtohen veprat e mira dhe sidomos leximi i Kuranit. Mundohu qe sa me shume namaze t’i kryesh ne xhami dhe atje meson edhe shume gjera per fene dhe besimin tend. Ne kete link i gjen kohen e faljeve ne disa shtete te Gjermanise: http://www.islamicfinder.org/cityPrayerNew.php?country=Germany

Do te kesh parasysh se aty ku thote Fajr, eshte koha deri ne te cilen te lejohet te hash e te pish, dhe qe aty fillon agjerimi; kurse Maghrib eshte koha e Akshamit kur mbaron agjerimi dhe falet akshami. Namazi falet njesoj si ditet e tjera, me perjashtim te shtimit te namazit te teravive qe falet pas jacise me imam ne xhami, ose edhe vetem ne shtepi. Lexo me shume rreth agjerimit te Ramazanit dhe gjithcka lidhet me te, ne temat e Agjerimit ne kete link: http://rrugetepaqes.net/?cat=44


(Pyetja Nr. 30)  Uzo / Shkup

Message: Po thojn se nese nje dit nuk ninon 60 dit duhesh me mbajt, sa esht e sakt kjo se kam lexu se perpara njerzit kan perdor per me i frigu ,me i qu njerzit me agjeru…si esht ne te vertet nese nuk mundesh me agjeru 1,2 dit? Dhe nje pytje: ne shekullin 21.si cdo njeri me veshje moderne,me floke te ngjurosura thoj me llak e plot gjera te tjera?

Pergjigja / 01-08-2012

Prishja e nje dite nga Ramazani duhet te kompensohet me nje dite tjeter pas Ramazanit; nese dikush e prish nje dite nga Ramazani me arsye te pranuar nga rregullat e Islamit, ai thjesht e ploteson ate dite qe ka prishur per shkak te semundjes apo udhetimit, qe jane edhe dy arsyet kryesore te pranuara per prishjen e agjerimit, por nese dikush e prish agjerimin pa arsye te pranuar por thjesht nga etja apo nga uria, duke mos qene i semure apo duke mos u ligeshtuar deri ne ate grade qe e ka shume te veshtire ta vazhdoje agjerimin, ky person duhet se pari te pendohet dhe t’i kerkoje falje Allahut per prishjen e agjerimit, dhe duhet ta plotesoje ate dite pas Ramazanit.

Kurse agjerimi 60 dite per ate qe prish nje dite nga ramazani, kjo eshte vetem per ata bashkeshorte qe kryejne marredhenie intime gjate dites se ramazanit, e nese nuk munden te agjerojne dy muaj te plote, duhet te ushqejne 60 te varfer.

Kurse sa per veshjet e botes se ashtuquajtur te modernizuar, ky modernizim nuk eshte per te miren e njeriut dhe as per shoqerine njerezore dhe mbarevajtjen e saj dhe te jetes familjare, por eshte modernizim i falsifikuar dhe mashtrim nga ndjekesit e djallit ne menyre qe ta nxjerrin njeriun nga natyra e tij dhe te shkaterrojne jeten familjare dhe shoqerore te njerezimit, gje e cila eshte edhe qellimi paresor i armikut te njeriut, djallit te mallkuar, kurse Islami eshte pikerisht ne mbrojtje te njerezimit dhe te familjes dhe kjo nepermjet ligjeve dhe rregullave te Tij te vendosura nga Krijuesi i Gjithesise, dhe me zbatimin e te cilave njeriu gezon lumturine e vertete ne kete bote dhe ne boten tjeter, duke arritur keshtu pelqimin dhe kenaqesine e Zotit dhe Krijuesit te vet.


(Pyetja Nr. 29) Gana / Kamenice

Message: Jam shtatzan qe 9 jav po spo muj me prish, a osht qynah me agjeru?

Pergjigja / 20-07-2012

Lejohet te agjerosh nese je shtatzane perderisa kjo gje nuk e demton shendetin tend dhe as te femijes. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.


(Pyetja Nr. 28) M.H / Ferizaj

Hoxhe i nderuar, une e di qe femrat me menstruacione jane te liruara nga agjerimi,por nese e ato dojne te agjerojne a mund ta bejne kete,pra a eshte mekat?

Pergjigja / 20-07-2012

Mekat eshte, qe femrat gjate ciklit menstrual te agjerojne, dhe po keshtu eshte mekat qe te falin namaz gjate kesaj periudhe, por ato mund ta permendin Allahun sa me shpesh dhe te lexojne libra fetare per kerkimin e dijes, dhe po keshtu te degjojne Kuran. Ditet e prishura nga Ramazani per shkak te menstruacioneve duhet t’i plotesosh pas Ramazanit.


(Pyetja Nr. 27) Qendrim / Drenas

Message: a duhet me ban iftar e pastaj me fal akshamin, apo duhet me fal akshamin e pastaj me ban iftar?

Përgjigje / 20-07-2012

E cel iftarin me dicka te lehte, si per shembull disa kokra hurma arabe e pak kos, ose pak uje e dicka te embel, pastaj e fal akshamin, e pastaj ha vaktin e plote pa e tepruar dhe pa u renduar shume, ne menyre qe ta keni te lehte faljen e teravive, dhe pas teravive mund te hash dicka te lehte, e pastaj ngrihesh ne syfyr dhe ha cfare te pranoje organizmi. Allahu ju mundesofte agjerim te lehte e te pranuar!


(Pyetja Nr. 26) Kujtesa / Prishtine

Message: Allahu ju shperblefte per ndihmen tuaj ..
Shume me heret kam agjeruar Ramazanin ,po qe disa vite nuk po mundem,shkaqet e di qe jane te pa arsyeshme por jam ne pune ,ne shtepi jam e vetme qe dmth se nuk kam ndihme prej askujt si ne punet e shtepise ashtu edhe ne rritjen e femiut,a mundem t`a kompensoj kete me ndihmese te ndonje familjeje te varfur e me nijet per agjerimin tim ? Ju faleminderit, Allahu qofte me Ju!

Përgjigje / 17-07-2012

Agjerimi i Ramazanit eshte detyrim per cdo musliman dhe muslimane te rritur qe jane te shendetshem dhe nuk jane ne udhetim e siper; ata qe ju lejohet te mos agjerojne ne Ramazan jane vetem ata qe jane te semure, grate shtatzena apo me femije ne gji, te kaluarit ne moshe qe nuk kane fuqi te agjerojne dhe udhetari. Prej ketyre, ata qe kane semundje te perkohshme, apo qe jane ne udhetim gjate ramazanit, duhet te agjerojne po aq dite sa kane prishur nga ramazani ne ditet e mevonshme pas ramazanit, kurse ata qe kane semundje te pasherueshme apo qe jane te moshuar e te pafuqishem per te agjeruar, duhet te ushqejne nje te varfer per cdo dite agjerimi, dhe po keshtu grate me femije ne gji dhe ato shtatzena. Kurse te tjeret qe kane fuqi te agjerojne dhe nuk perfshihen ne nje prej ketyre kategorive, nuk kane justifikim per te mos agjeruar dhe as per te ushqyer te varferit ne vend te agjerimit, por duhet te agjerojne vete dhe asgje tjeter nuk e kompenson kete.

Sillni ne mend Madheshtine e Atij per te Cilin agjeroni, te Cilit i faleni, shperblimin e te Cilit shpresoni dhe shpetimin e te Cilit kerkoni ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe po keshtu shperblimin e madh qe ka nje dite agjerimi per Hir te Allahut, dhe agjerimi do te behet i dashur per ju, i lehte per t’u agjeruar dhe qetesi e paqe shpirterore e paprovuar me pare, sepse ai eshte rruge drejt Allahut dhe bindje ndaj Tij. Allahu ju dhente vendosmeri e sukses ne agjerimin e Ramazanit e ne cdo te mire!


(Pyetja Nr. 25) Selvete / Gjermani

Message: selam alekum, deshta te pyti hoxhen se un i kam 55 vite por qysh e vogel ja kam fillue ta ninoj ramazanin se nana e ime dhe ghyshja me kan bind e kur se kam prish mirpo qe dy vite e kam prish sepse nuk po ma pranon ushqimin mir lukthi dhe po me kthehet si me kan helum ushqimi e ma spo muj te nghinoj se po e vjelli ushqimin e qka te baj edhe kokra jom duke pir por qetash me ka mujt smundja se qe 30 vite kam problem me lhkth e si tja baj ju lutem ma ktheni ni qergheghje te sakt.

Përgjigje / 14-07-2012

Allahu i Madheruar do lehtesim per robin e Tij dhe jo veshtiresim, dhe Ai e ka bere te lehte fene e Tij qe te zbatohet nga te gjithe njerezit. Per ata qe jane te semure gjate muajit te Ramazanit, Allahu e ka lejuar qe ata te mos agjerojne perderisa jane te semure, dhe ditet e prishura nga Ramazani i ploteson me pas kur te jesh sheruar, e nese dikush ka semundje te vazhdueshme qe nuk ia mundeson agjerimin, apo qe eshte ne moshe te thyer dhe si rezultat nuk shpresohet qe ti jepet mundesia fizike per te agjeruar, atehere duhet qe per cdo dite Ramazani te prishur te ushqesh nje te varfer. Allahu eshte me i Urti, i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 24) Emine / Itali

Message: selam alejkum te gjithve allahu xh.sh ju shperbleft inshalla. e kisha 1 pyetje: desha ta di un kam humbur disa dit te agjerit vitin e kaluar edhe disa dit tjera tash jam duke agjeruar te henen edhe te ejten desha ta di a esht mir ky veprim apo duhet te bej dicka tjeter. dhe desha ta di un kam shum deshir te falem mirpo kam shum frik se ndoshta gaboj dicka edhe nuk e di se kam gabuar por edhe jam ne pun te cilen namazin nuk mundem ta fal ne koh dhe nuk di si te veproj.. inshalla e kuptoni pyetjet qe i kam ber allahu ju shperbleft paqa dhe lumturija te jen mbi ju ..

Përgjigje / 08-03-2012

Vazhdo te agjerosh te hene e te enjte deri sa te plotesosh ditet e lena nga ramazani dhe me pas vazhdo me tutje t’i agjerosh keto dy dite ne menyre vullnetare per shperblimin e madh qe ka tek Allahu agjerimi, dhe sepse agjerimi i te henes dhe i te enjtes eshte nje veper qe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e bente gjithnje.

Kurse per namazin duhet te marresh kurajo dhe te falesh me aq sa di dhe duke mesuar gradualisht, por e rendesishme qe te falesh sepse namazi eshte lidhja kryesore e besimtarit me Zotin e tij dhe Zoti nuk e ka bere te veshtire namazin dhe nuk e ka bere ne ate menyre qe nje gabim i paqellimshem ta prishe ate, por e ka bere te thjeshte dhe e fal cdo gabim qe behet ne te paqellim apo nga harresa.

Kurse namazet qe nuk mund t’i falesh kur je ne pune, fali kur te kthehesh ne shtepi apo menjehere sa te jepet mundesia. Nje permbledhje per formen e namazit e gjen ne kete link: http://www.rrugetepaqes.net/fikh/namazi/namazi.html#permbledhje


(Pyetja Nr. 23) Anonim / Prishtine:

Message: Selam Alejkum
Une zakonisht agjeroj te henen dhe te enjten dhe ha buke para se te bie meqe gjate dimirit koha eshte e shkurt,kushtet nuk jane aq te mira dhe jam i vetem qe te ngrihem ne syfyr.Kam ngrene buke me qellim te agjerimit mirepo kete nijet zakonisht e konfirmoj edhe njeher para mesdites(nijetin me zemer).Pas faljes se sabahut si duket kam pasur probleme me epshin dhe vendosa qe te mos e agjeroj.Cka mendoni rreth kesaj ceshtje, ka nevoje per kompensim apo jo? Ma beni hallall, Allahu ju shperblefte!.

Përgjigje / 21-02-2012

Kur agjeron agjerim nafile dhe gjate dites e prish ate, kompensimi i asaj dite nuk eshte i detyrueshem sepse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “”Ai qe agjeron vullnetarisht eshte prijes i vetvetes, nese do agjeron e nese do e prish agjerimin.” (Hadith i sakte. Sahihu el Xhami’, 3854, i shejh Albanit). Por shume dijetare jane te mendimit se kompensimi ne kete rast eshte i preferuar dhe i pelqyeshem. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 22) Fisnik / Manastir (Shqiperi):

Message: A llogaritet si agerim ne muajin sheval nese pa qellim prishet nje dite e 6 diteve dhe a dihet te agjerohet prap ajo dite qka e kemi prish agjerimin ne harrese dmth pa qellim?

Përgjigje / 28-09-2011:

Ato dite qe i arrin nga muaji i Shevalit te llogariten prej tyre, e nese te shpeton ndonje dite, thjesht vazhdo te agjerosh te hene e te enjte sa te mundesh, sepse kompensim te asaj dite nuk ka, sepse ato 6 dite agjerohen vetem ne sheval dhe nuk jane te detyrueshme, kurse ai qe kompensohet eshte vetem agjerimi i detyrueshem, pra nese prish ndonje dite nga Ramazani. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 21) Musliman / Zvicer:

Message: Eselamu Alejkum. Deshta me dit a është e lejuar me majt Ramazan nese ke pas marrdhenie me gruan ose duhet separi me u pastru me mar gusul pastaj me majt ramazan. Allahu ju shpërbleft.

Përgjigje / 23-08-2011

Agjerimi fillon nga koha e agimit me erresire para se te filloje te zbardh dhe vazhdon deri sa te perendoje dielli. Gjate kesaj kohe nuk lejohet te hash e te pish dhe as te kryesh marredhenie me gruan, perndryshe prishet agjerimi dhe merr gjynah. Por nese ke kryer marredhenie gjate nates dhe nuk ke mundur te lahesh vecse pasi te lind djelli, atehere lejohet qe te vazhdosh agjerimin dhe te lahesh kur te zgjohesh, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 20) Luljeta

Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.
Me porositi nje moter qe te ju parashtroi kete pyetje mbasi po na afrohet ramazani.
pyetja eshte kjo: a prishet agjerimi,nese ben kontroll gjinekologjike mbrena (dmth kontrollim vaginal),sepse kjo tani ne mes ramazanit e ka kontrollen,e po ka frik se mos i prishet ramazani gjat kesja kontrolles? Allahu ju shperbleft per punen qe e beni.

Përgjigje / 10-07-2011

Dijetaret kane disa mendime ne lidhje me prishjen apo jo te agjerimit kur gruaja detyrohet te beje vizite gjinekologjike gjate dites ne muajin e Ramazanit, e ndoshta mendimi me i sakte ne lidhje me kete ceshtje eshte ai qe ka zgjedhur edhe Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), se kjo gje nuk e prish agjerimin e gruas, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 19) Enes / Itali

Message: selamu alejkum si qendron puna e atij qe prish agjerimin ne ramazan nje dite me qellim?

Përgjigje / 09-07-2011

Prishja e nje dite agjerimi nga muaji i Ramazanit, pa arsye te konsideruar ne Islam, eshte prej gjynaheve te medha dhe shkaterruese te veprave te besimtarit, dhe personi qe e ben kete duhet te pendohet menjehere dhe siqnerisht tek Allahu, e te shtoje sa me shume veprat e mira dhe agjerimin vullnetar, plus agjerimit te asaj dite te prishur, me pas. Disa dijetare jane te mendimit se kush prish nje dite nga Ramazani, ai nuk mund ta shpaguaje ate dite edhe sikur te agjeroje gjate gjithe kohes deri sa te vdese, kurse te tjere thone se ai eshte ne doren e Allahut ne diten e Kiametit: nese do, e fal, e nese jo, do e denoje. Transmetohet nga Ebu Hurejra se ai ka thënë: Erdhi një burrë tek i Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) dhe tha: O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova! Tha: “E çfarë të shkatërroi ty?” Tha: Kam kryer mardhënie me bashkëshorten në Ramazan. Tha: “A ke mundësi të lirosh një rob?” Tha: Jo. Tha “A mundesh të agjërosh dy muaj në mënyrë të pa ndërprerë?” Tha: Jo. Tha: “A mundesh të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: Jo. Tha “Ulu!” Burri u ul. I Dërguari (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) solli një enë të madhe e mbushur me hurma dhe i tha atij: “Jep sadaka me këto!” Burri tha: Nuk ka midis dy kodrave ndonjë familje më te varfër se ne. (Ebu Hurejra thote): I Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë me të) qeshi saqë ju dukën dhëmballët dhe tha: “Merri dhe ushqeje familjen tënde me to.” [Tirmidhiu, Sahih].

Nisur nga ky hadith e nga hadithe te tjera, dijetaret jane ndare ne disa grupe ne lidhje me ate qe e prish agjerimin duke ngrene apo pire me vetedije ne Ramazan, e ndoshta mendimi me i sakte eshte ai qe e permendem ne fillim, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 18) Enes / Itali: / 23-06-2011

Message: selamu alejkum. 1 pytje: nese ne muajin ramazan ke nijetin me marr pjese ne nje gezim familjar por per te marr pjese nuk duhet te jesh agjerueshem nese bej nje udhetim e pastaj vij me vone ne ate gezim, a duhet te agjeroj pas udhetimit fill apo duhet te pres sa te vij dita tjeter?

Përgjigje / 24-06-2011

Kur je ne udhetim, te lejohet ta prishesh agjerimin dhe diten apo ditet e prishura t’i agjerosh me vone, pas Ramazanit. Dita qe ke qene ne udhetim por gjate se ciles je kthyer ne shtepine tende, nese e ke prishur agjerimin e asaj dite, ajo nuk vlen me per t’u agjeruar, por duhet ta agjerosh pas Ramazanit, por nese njerezit e vendit tend jane agjerueshem, nuk duhet te hash apo te pish ne publik, e ne sy te njerezve, qofte edhe nese ti ke justifikim per mosagjerimin e asaj dite. Kjo eshte pergjigja per aq sa e kuptuam pyetjem, e nese ke qellim dicka tjeter, atehere na e sqaro. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 17) Mile / Prishtine: / 12-03-2011

Message: selam alejkum, me eshte obliguar agjerimi qe nga kl e 6 por une kam filluar te agjeroj ne kl 9 a duhet ti agjeroj vitet qe me kane humbur, apo vetem mjafton te pendohem?

Përgjigje / 20-03-2011

Kur nje vajze muslimane mbush moshen e pubertitetit, asaj i behet i detyrueshem agjerimi i muajit te ramazanit, si dhe 5 namazet e perditshme. Nese nje vajze e mbush moshen e caktuar dhe nuk agjeron apo nuk falet per shkak te padijes apo neglizhences, ajo duhet te mesohet nga prindi, dhe te pendohet per kete neglizhim ndaj Allahut, pastaj te agjeroje ditet e lena pa agjeruar, si dhe njekohesisht te ushqeje nje te varfer (nje vakt) per cdo dite agjerimi. Menyra me e mire per t’i plotesuar keto muaj agjerimi eshte qe te agjerohen cdo jave nga dy dite (te hene e te enjte), ose nje dite po e nje jo, e keshtu deri sa te plotesohen te gjitha ditet e lena pa agjeruar. Nese behet ndonje gabim apo harrese ne llogaritje, mirret per baze ai numer qe mendon se eshte me i sakte. [El Munteka min Fetava el Feuzan, 11/83].

Edhe pse mund te duket i rende ky kompensim i agjerimit te kaluar, por shperblimi per te tek Allahu eshte shume i madh, e Allahu nuk i humbet asgje robit te Tij, por ia shumefishon ate dhe i largon shume te keqia, si dhe i jep sukses ne cdo hajer, ne kete bote dhe ne boten tjeter. Allahu eshte Bujari me i Madh, i Gjithedituri ne hollesi per cdo krijese te Tij.


(Pyetja Nr. 16) Anonim / Suedi / 11-11-2010

Message: Esselamu alejkum.
1. Kur lejohet te behet nijeti i agjerimit nafile gjate dites dmth para kohes se drekes apo pas drekes?
2. Nga hoxhallaret kemi degjue se lejohet pastrimi i dhembeve gjate dites nese njeriu eshte i agjeruar, por ne disa fetwa thuhet se agjerimi prishet nese pastrohen me paste ose me miswak artificijal, na thojn se kur te lexoni dhe keni dicka te pakuptushem pyetni hoxhallaret eshte me mire, se ju jep spjegimin e qart, Allahu te shperblefte!

Përgjigje / 09-1-2011

  1. Per agjerimin vullnetar nuk eshte kusht qe nijeti te behet qe me nate, por lejohet te behet edhe gjate dites, duke u bazuar ne hadithin e transmetuar nga Aisha (radiallahu anha) e cila thote: “Nje dite, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me pyeti: “O Aishe! A keni gje (per te ngrene)?” -Une i thashe: “Jo, nuk kemi asgje.” -Atehere une po agjeroj, -tha i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).” [Muslimi, etj.] Hadithi eshte i qarte se berja e nijetit per agjerimin vullnetar lejohet te behet gjate dites, por nuk e tregon qarte se deri ne cfare kohe te dites lejohet kjo gje, keshtu qe dijetaret kane bere perpjekjet e tyre dhe disa e kufizojne kohen e nijetit deri ne mesdite, kurse te tjere e lejojne edhe pas mesdites, por me kusht qe te mos kesh ngrene e pire dhe te mos kesh kryer asnje veper qe e prish agjerimin deri ne kohen kur e ben nijetin, e Allahu e di me mire.
  2. Shejh Iben Uthejmin u pyet per perdorimin e pastes se dhembeve gjate dites se Ramazanit nga agjeruesi, dhe ai u pergjigj: “Nuk ka problem qe te perdoret pasta e dhembeve nga agjeruesi nese nuk kalon gje prej saj ne bark, por me paresore eshte qe te mos perdoret sepse ajo ka nje depertim te forte dhe mund te kaloje ne bark pa u ndjere nga njeriu, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tha Kajt iben Sabra-s (Aradiallahu anhu): “Fute mire dhe thelle ujin ne hunde, pervec nese je agjerueshem.” Pra, me mire eshte qe agjeruesi te mos e perdore pasten e dhembeve, por ta vonoje deri sa te cele iftarin dhe keshtu eshte ruajtur nga frika e prishjes se agjerimit.” [Fetvate e dijetareve te vendeve te shenjta, faqe 906].

(Pyetja Nr. 15) Lindita / Prishtine / 04-10-2010

Message: Selam alejkum, Hoxhe i nderuar, a ka mundesi te me spjegoni se cfare eshte dobia e agjerimit te DITEVE TE BARDHA te cdo muaji qe jane nga 3 dite, sepse i agjerojme por nuk e di dobine se per cka eshte? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 10-10-2010

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Agjeroni ditet e bardha, diten e 13-te, 14-te dhe 15-te te cdo muaji, sepse ato jane thesari i kohes.” Ne nje transmetim tjeter thuhet: “ato jane sikur te agjerosh gjithe kohen”, dhe ne nje tjeter: “sikur te kesh agjeruar te gjithe muajin.” E shperblimi i agjerimit dihet tashme qe ate e ka ne dore Allahu dhe e jep pa mase.


(Pyetja Nr. 14) Genti / 29-09-2010

Message: Selamu alejkum, doja me te bere nje pyetje, ne lidhje me festen e bajramit, duke qene se ka pasur mosperputhje per agjerimin 29 dit apo 30 dite. Pyetja eshte teksualisht ne nuk kemi persona qe te verejne henen, dhe kalendari eshte bere nje vit me pare, pse duhet te ecim me sistemin e mesiperm dhe te leme sunetin, dhe si e argumentoni te kunderten, gjithnje brenda kunturit te islamit?

Përgjigje / 01-10-2010

Kesaj pyetje i kemi dhene pergjigje, dhe kur veprojme ashtu si vepron populli i vendit ku ndodhesh dhe ashtu si urdherojne drejtuesit fetar te atij vendi nuk e ke lene sunetin, por ajo qe po ben eshte pikerisht zbatimi i sunetit, sepse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Agjerimi fillon kur e fillojne njerezit dhe festa festohet kur e festojne njerezit.” Kurse hadithet qe flasin per parjen e henes i drejtohen parise muslimane qe kane persiper ceshtjet e popullit, perndryshe do te behej rremuje dhe secili do te vepronte sipas qefit, gje te cilen Islami e ndalon me se shumti, prandaj edhe e lufton percarjen dhe ndarjen ne grupe e parti, prandaj kujdes ne praktikimin e gabuar te nje vepre ne llogari te nje vepre tjeter dhe kthehuni tek dijetaret, sepse ata dine te bashkojne mes argumenteve dhe te japin pergjigje dhe zgjidhje ne rast te papriturash dhe mospajtimesh. Lusim Allahun t’i bashkoje muslimanet ne te verteten dhe te mos lejoje percarje mes tyre! Allahu e ka ne dore suksesin.


(Pyetja Nr. 13) Anonim / 30-06-2010

Message: eselam ualejkum. ALLAHU na forcofte ne fene e Tij, na e shtofte dijen dhe imanin AMIN! dua te me shpjegoni si duhet te veproj nje femer muslimane, kur i takon te jet ne muajin e 8-9 te shtatzanis tani per ramazan. duhet te ushqej per cdo dite nga nje te varfer apo nese mundet brenda kohes para ramazanit tjeter ta plotesoj ate duke agjeruar nga pak dite ne muaj, duke e ditur qe nuk mund te agjeroj per shkak te gjidhenies. [2] Si duhet te veprojm ne prinderit me foshnjat e porsalindur. cfare rritesh fetare duhet te praktikojm. nese i kendohet ezani apo ikameti, qethja nese eshte femer apo mashkull, e shume te tjera pere te dyja gjinite. Ju lutem na shpjegoni sa me qarte, e me sakte. ALLAHU jua shperbleft!

Përgjigje / 03-07-2010

  1. Gruas shtatzene dhe me femije ne gji, i lejohet te mos agjeroje por te ushqeje cdo dite nga nje te varfer. Transmetohet nga Enes ibën Maliku[27] se ka thënë: “Kuajt e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhën drejt nesh me furi, dhe unë shkova te i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të cilin e gjeta duke ngrënë. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Afrohu dhe ha.” Unë thashë: “Unë jam agjërueshëm.” Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Afrohu, të të tregoj për agjërimin. Vërtet, Allahu e ka shkurtuar namazin përgjysmë për udhëtarin dhe e ka larguar barrën e të agjëruarit nga gruaja shtatzënë dhe gruaja gji-dhënëse” Për Zotin! I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e tha këtë për të gjithë këta. Atëherë, si të mos e ha ushqimin e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[28]
  2. Me poshte po permendim shkurt ne pika se çfare eshte e pelqyer apo e detyruar ne lidhje me femijen e posalindur:

Menjëherë pas lindjes:
1. Falënderimi i Allahut për dhuratën e Tij.
2. Është e pëlqyeshme t’i futet në gojë pak hurmë arabe e përtypur, siç veproi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me fëmijën e posalindur të Ebu Musa el Eshari (radiallahu anhu), sic transmetohet ne dy sahihat e Buhariut dhe Muslimit.
3. Thirrja e ezanit dhe e ikametit nuk është e qëndrueshme në këtë rast, sepse kjo gjë ka ardhur në dy hadithe, njëri prej të cilëve është i trilluar kurse tjetri i dobët, kështu që nuk merren për argument.

Në ditën e shtatë të lindjes:
1. Rruajtja e kokës, dhe dhënia sadaka aq gram argjend sa peshojnë flokët e tij apo të saj, njësoj si për mashkullin edhe për femrën. Argument për këtë është urdhri i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) vajzes së tij, Fatimes, kur ajo lindi Hasenin.
2. Vendosja e emrit, gjë e cila lejohet edhe më parë, por deri në ditën e shtatë duhet të jetë vendosur emri i fëmijës, dhe duhet kujdesur që t’i vendoset emër i bukur dhe me kuptim të mirë.
3. Bërja sunet, gjë e cila është prej suneteve të natyrshmërisë njerëzore, dhe është obligim për muslimanin mashkull dhe fisnikëri për femrën, që të bëhet sunet në qoftë se nuk është bërë më parë, dhe të bëjë synet fëmijët e tij, që në ditët e para të lindjes së tyre, dhe më e preferuar është dita e shtatë e lindjes, siç ka ardhur në hadithin e Xhabirit, ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) therri akika (dash) për Hasanin dhe Hysenin në ditën e shtatë të lindjes së tyre, si dhe i bëri synet po në këtë ditë. Po kështu, kanë ardhur hadithe ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka porositur një grua që merrej me bërjen synet të grave, që të mos i priste shumë, sepse kjo është më e mirë për të dhe më e dashur për burrin e saj.
4. Akika, që do të thotë therja e një kafshe në emër të posalindurit, dhe që është sunet i fortë, bazuar në fjalën dhe veprën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), sic ka ardhur në Sahihun e Buhariut: “Me lindjen e djalit therret akika, prandaj derdhni gjak në emër të tij dhe largoni prej tij të keqen që e dëmton!”
Për djalin therren dy desh apo dele, kurse për vajzën, vetëm një, bazuar në hadithin e Aishes (radiallahu anha) që e transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu me zinxhir të saktë transmetuesish.
Akika therret në ditën e shtatë, e nëse nuk e bën këtë ditë, atëherë në ditën e 14-të, e nëse jo, në të 21-tën, sic transmetohet nga Aisha (radiallahu anha). E nëse nuk mundet, atëherë në çdo ditë që t’i jepet mundësia prej vitit apo viteve, por e rëndësishme që të bëjë akika kur t’i jepet mundësia, e kujt nuk i jepet mundësia dhe vdes pa bërë akika, ai nuk ka ndonjë gjynah, sepse Allahu nuk detyron askënd përtej mundësive që ka.
Rregullat e akikas janë njësoj si ato të kurbanit që therret në bajramin e kurbanit, pra kafsha duhe te jete pa defekte fizike dhe prej mishit te saj hahet, dhurohet dhe ushqehen te varferit, njesoj si me kurbanin.

Allahu i dhurofte muslimaneve femije te mbare e te devotshem, dhe i udhezofte femijet e muslimaneve ne kapjen per fene e Tij! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen, shoket e tij, dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 12) Amer / Greqi / 05-02-2010

Message: vella bledi, Allahu ua shperblefte per mundimin tuaj! Pytja ime eshte se para ca vitesh pranova islamin mirepo namazin e falja regullishte por agjerimin jo, sepse isha ne nje pun shum te rend. Disa djetar kan mendimin qe te plotesohet, une si tja baj sepse isha musliman?

Përgjigje / 08-02-2010

Ju duhet te plotesoni ato dite qe i keni lene manget nga Ramazani i atij viti, sepse puna e rende nuk e rrezon agjerimin e Ramazanit dhe nuk e justifikon mosagjerimin e tij. Te gjithe dijetaret thone se duhet te agjerosh ato dite qe ke lene manget dhe jo vetem disa, sepse ky eshte ligji i sheriatit. Allahu ta mundesofte ty dhe te gjithe muslimaneve zbatimin e ligjeve te Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij, me qellim qe te arrijne pelqimin e Allahut dhe shperblimin e Tij te madh ne te dyja botet!


(Pyetja Nr. 11) Amrah / Kosovë / 04-01-2010

Message: es selam alejkum. Nese nje vit nuk ke pasur mundsi te agjerosh muajin e Ramazanit pastaj te ka zene Ramazani tjeter pa agjeru ditet per shkak te gjidhenies, a duhet vetem me agjeru ditet apo duhet me agjeru edhe me ushqy nje te varfer?

Përgjigje / 05-01-2010

Ne lidhje me vonimin e agjerimit te diteve te lena mangut nga Ramazani i kaluar deri sa hyn Ramazani tjeter pas tij, ka mospajtim ne mesin e dijetareve nese duhet te agjerohen ato dite pas Ramazanit te dyte bashke me ushqimin e nje te varfri per cdo dite, apo mjafton vetem agjerimi i atyre diteve? Mendimi me i sakte eshte se mjafton vetem agjerimi, sepse Allahu thote: “Ndërsa ai i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim. Plotësoni ditët e agjërimit[154] dhe madhëroni Allahun[155] për atë se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni[156].” [El Bekare, 185]. Pra, Allahu nuk ka urdheruar gje tjeter perveç agjerimit ne kete rast. [Nga nje fetva e shejh Iben Uthejminit, ne librin “Mexhmuu Fetava ue Rasail Iben Uthejmin”, kapitulli i Agjerimit].


(Pyetja Nr. 10) Ebu Ensar / Kosovë / 14-12-2009

Message: ES SELAMU ALEJKUM. Hoxhë i nderuar gruas sime i kanë ikur tre vite agjerime në njëren prej viteve që nuk ka agjeruar ka qenë gjidhënse, ndersa dy vitet e tjera të mosagjerimit ka qenë për shkaqe shendetsore, pra si duhet të veprojë në këtë rast? ALLAHU ju shpërbleftë me xhennet!

Përgjigje / 22-12-2009

Per ditet e prishura nga Ramazani per shkak te gjidhenies, te ushqeje nje te varfer per cdo dite te prishur, kurse per ditet kur ka qene e semure, duhet te agjeroje aq dite sa ka prishur ne ditet e mevonshme, kur eshte e shendetshme. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 9) Anonim / Kanada / 24-11-2009

Message: eselamu alejkum.
Në lidhje me pyetjen …: kisha lexuar në një website se është sunah te agjërohen nëntë ditët e dhul-hixhes profeti (salallahu alejhi ue selem)kishte agjëruar nëntë ditët e dhul hixhës sipas shpjegimit në këtë website. po ju citoj një paragraf nga ky website. paragrafi është në anglishte, po jua them përmbajtjen me përafërsi. ky është websiti http://www.islam-qa.com/en/ref/49042. fatua nr. 49042
Në anglisht:
1 – Fasting: It is Sunnah for the Muslim to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah, because the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) encouraged us to do righteous deeds in the first ten days of Dhu’l-Hijjah, and fasting is one of the best of deeds, which Allaah has chosen for Himself as it says in the hadeeth qudsi: “Allaah says: ‘All the deeds of the son of Adam are for him, except fasting, which is for Me and I shall reward for it.” Narrated by al-Bukhaari, 1805.

The Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) used to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah. It was narrated from Hunaydah ibn Khaalid from his wife, that one of the wives of the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) said: The Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) used to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah and the day of ‘Ashoora’, and three days each month, the first Monday of the month and two Thursdays. Narrated by al-Nasaa’i, 4/205 and by Abu Dawood; classed as saheeh by al-Albaani in Saheeh Abi Dawood, 2/462. “

Në shqip:
Është sunet që muslimanët të agjërojnë nëntë ditët e para të dhul hixhës sepse profeti (salallahu aleji ue selem) inkurajontë ne që të bënim vepra të mira në këto thjetë ditët e para të dhul hixhës dhe agjërimi është një nga veprat më të mira, që Allahu ka zgjedhur për Veten e Tij, thuhet në një hadith kudsi Allahu thotë,
“Të gjitha punët e mira të birit të ademit janë për të, përveç agjërimit që është për mua,dhe Unë do ta shpërblej për këtë .” trasmeton Buhari 1805.
Profeti (salallahu aleji ue selem) agjëronte në nëntë ditët e para të dhul hixhes.
Është trasmentuar nga Hunajdah ibn Khalid nga gruaja e tij se një nga gratë e profetit( salallahu aleji ue selem) ka thëne “profeti (selallahu aleji ue selem) agjëronte në nëntë ditët e para të dhul hixhës,dhe ditën e ashures dhe tre ditë nga cdo muaj. dhe të hënën e parë të cdo muaji,dhë dy të enjte.” Trasmetuar nga al-Nasaai,4/205 dhe nga Abu Daud. Albani e ka klasifikuar si sahih në Sahih Abu Daud 2/462.
Tani jam pak e ngatëruar.????? Eshtë apo jo sunah të agjërohen nëntë ditët e para të dhul hixhës?

Përgjigje / 24-11-2009

Hadithi ne fjale eshte i diskutueshem tek dijetaret e hadithit dhe shume prej tyre e konsiderojne te dobet ate, per shkak te Hunejde iben Halid. Per kete ka ardhur edhe hadithi i transmetuar nga Aisha (radiallahu anha), i nxjerre nga Muslimi, ku thuhet se ajo nuk e ka pare Profetin (salallahu alejhi ue selem) te agjeroje ne keto dite.” Megjithate, dijetaret kane bashkuar mes ketyre transmetimeve dhe hadithit te sakte te Iben Abasit, i nxjerre nga Buhariu e te tjere, ku i derguari i Allahut thote se nuk ka dite ne te cilat veprat e mira te jene me te dashura te Allahu se sa keto dhjete dite, madje as xhihadi ne rrugen e Allahut, perveç atij qe del ne xhihad bashke me pasurine e tij dhe nuk kthehet me asgje prej ketyre. Dhe ketu perfshihet edhe agjerimi si pune e mire, keshtu qe dijetaret kane thene se agjerimi i ketyre nente diteve eshte i pelqyeshem madje shume dhe aspak i urrejtur. Ne fetvane nr. 7233, te El Lexhne eD Daime, thuhet: “Nuk eshte vertetuar, me sa dime ne, qe Profeti (salallahu alejhi ue selem) te kete agjeruar dhjete ditet e para te dhul hixhes, dmth nente ditet para dites se festes, por ai (salalahu alejhi ue selem) ka nxitur per berjen e veprave te mira ne keto dite, siç ka ardhur ne hadithin e Iben Abasit … Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!”


(Pyetja Nr. 8) Anonim / 16-11-2009

Message: selam alejkum, desha te pyesja vlla per nje person qe ka disa vite qe ka len nje agjerim ramazani dhe tani po mundohet me plotesu ate gabim qe ka bere duke agjeru. Por ai nuk esht se po agjweron per dite por me dite te te vecuara? qysh esht gjykimi per ket ceshtje a duhet me agjeru per dite apo me dite te vecume dhe a ben ky me agjeru diten e Arafatit duke dit se nuk ka plotesu hala ramazanin? Allahu ua shperblefte!

Përgjigje / 20-11-2009

Çdo musliman qe e le nje apo disa dite nga agjerimi i detyrueshem i Ramazanit pa arsye te konsideruar ne Islam, siç eshte udhetimi apo semundja, ai ka bere gjynah te madh dhe shlyerja e ketij gjynahu behet duke u penduar tek Allahu sinqerisht dhe duke plotesuar ato dite qe i ka lene pa agjeruar ne ditet e movonshme, pa qene kusht agjerimi i ketyre diteve njera pas tjetres, por sipas mundesise, duke pasur parasysh se duhet te nxitoje ne agjerimin e tyre sepse nuk i dihet vdekjes dhe ato jane borxh mbi te. Lejohet qe ky person te agjeroje diten e Arafatit dhe dite te tjera nga dhjetediteshi i pare i Dhul Hixhes, por duke e bere nijetin per agjerimin e diteve te lena pa agjeruar nga Ramazani. Ky eshte edhe mendimi i shejh Iben Baz, ne kete çeshtje, te cilin e ka dhene ne Diten e Arafatit, ne vitin 1418 H. E Allahu eshte Falesi me i Madh, Meshireploti.


(Pyetja Nr. 7) Iben Sebil / 1-10-2009

Message : Selamun alejkum. Doja te pyesja ne lidhje me agjerimin e dites se shtune, sepse Shejh Albani (Allahu e meshirofte) ka bere nje hadith sahih ne te cilin nuk lejohet te agjerosh te shtunen vecse kur eshte obligim, ndersa shume shujukhe te tjere e kane bere hadithin te pasakte? Doja nje sqarim me te hollesishem apo nje komentim me te gjere nga te dyja palet ne qoftese mundeni? Allahu ua shperblefte me te mira si ne kete bote edhe ne tjetren!

Përgjigje / 10-10-2009

Ne lidhje me agjerimin e dites se shtune ka mospajtime ne mesin e dijetareve, qe heret, dhe shkaku i mospajtimit eshte kundershtimi i jashtem mes haditheve qe e lejojne agjerimin e dites se shtune dhe atyre qe e ndalojne ate. Hadithi qe e ndalon agjerimin e dites se shtune eshte i sakte dhe per kete nuk ka dyshim. Nuk eshte shejh Albani i vetmi dhe as i pari qe e ka konsideruar te sakte ate hadith, por kundershtimi qendron ne kuptimin e ketij hadithi.

Teksti i hadithit qe e ndalon agjerimin e dites se shtune: Abdullah iben Busr trasnmeton nga motra e tij se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mos e agjeroni diten e shtune pervecse ne agjerimin e detyrueshem, dhe nese ndokush nga ju nuk gjen te haje tjeter gje vecse levore rrushi apo dege peme, le ta pertype ate!” E ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Iben Maxheh. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte ne “El Irva”, 960. Tirmidhiu shton: “Domethenia e ndalimit ne kete hadith eshte qe te veçohet dita e shtune me agjerim, sepse çifutet e madherojne kete dite.

Kurse prej haditheve qe e lejojne agjerimin e dites se shtune te bashkuar me nje dite tjeter, permendim hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra se ka degjuar Pejgamberin te thote: “Askush te mos e agjeroje diten e premte, perveç nese agjeron nje dite para saj ose nje dite pas saj.” [E ka nxjerre Buhariu dhe Muslimi].

Po keshtu transmetohet nga Xhuvejrije bintul Harith (radiallahu anha) se Pejgamberi hyri tek ajo nje dite te xhumaje dhe ajo ishte agjerueshem, e ai i tha: “A agjerove dje?” Ajo iu pergjigj: “Jo!” Ai i tha: “A do te agjerosh neser?” Ajo i tha: “Jo!” Ai i tha: “Atehere prishe agjerimin!” [Buhariu].

Po keshtu ka ardhur hadith i sakte te Buhariu dhe Muslimi ku thuhet se Pejgamberi ka thene: “Agjerimi me i dashur tek Allahu eshte agjerimi i Daudit (alejhi selam), i cili nje dite agjeronte dhe nje dite hante.”

Shejh Albani, duke u bazuar ne rregullat e pergjithshme te usuli fikhut, i jep perparesi hadithit te ndalimit mbi hadithin e lejimit te agjerimit ne diten e shtune. Dhe ky rregull eshte i njohur nga dijetaret. Por dijetare te tjere bejne nje harmonizim tjeter mes ketyre haditheve, duke thene se agjerimi i dites se shtune nuk lejohet nese vecohet me agjerim ajo dite, por nese agjerohet e xhumaja bashke me te, ose e djela, atehere lejohet. Dhe po keshtu lejohet te agjerohet dita e shtune ne rast se qellon dita e Arafatit, apo dita e Ashures, ose qellon dite agjerimi per ate qe agjeron nje dite po dhe nje dite jo, etj. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete ceshtje, eshte bashkimi mes haditheve sipas menyres qe ka ndjekur shumica e dijetareve te hershem e bashkekohore, dmth qe lejohet te agjerohet dita e shtune e bashkuar me te premten ose te djellen, apo per ato qe kane bere tradite nje agjerim qe ka ardhur ne sunet, sic eshte agjerimi cdo dy dite, apo agjerimi i 3 diteve te neteve te bardha te cdo muaji, etj. e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 6) Nevila / Londër / 27-9-2009

Message : eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Nje moter me tha se ka degjuar nje hoxhe se kishte thene per ditet qe i kane mbetur nga te permuajshmet munet me i bashkua me 6 ditet e shevalit me i krye per nji here. Sa e vertete ashte kjo dhe a ka baze kune, apo thanje e kote? Allahu te shperblefte me xhenetin firdeus!

Përgjigje / 28-9-2009

Nuk lejohet te bashkohet agjerimi farz i plotesimit te diteve te lena mangut ne Ramazan me agjerimin e 6 diteve vullnetare nga muaji Sheval me te njejtin nijet. Ky eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje edhe pse ekziston mendim tjeter te disa dijetare te medhhebeve te ndryshme qe e lejojne kete gje. Por kundershtimi me i madh qendron ne ate se a duhet te agjerohen se pari ditet e lena nga Ramazani, apo 6 ditet e Shevalit? Mendimi me i sakte ne kete ceshtje eshte se se pari duhen agjeruar ditet e lena borxh nga Ramazani, dhe pastaj te agjerohen 6 ditet nga Shevali, dhe megjithese kundershtimi ne kete ceshtje eshte i konsiderueshem, por me e sakta eshte ajo qe thame sepse perkrahet me shume nga argumentet dhe kuptimi i tyre, sic eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit pastaj e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin”. Nga hadithi kuptohet qe se pari duhet te plotesohet agjerimi i Ramazanit qe te quhet se e ke agjeruar Ramazanin te gjithe, pastaj te agjerohen ditet vullnetare nga Shevali, nese eshte mundesia, e nese jo, atehere Allahu e di mundesine e robit te Tij kur ka nijetin per te vepruar mire, dhe pervec kesaj, ka edhe agjerime te tjera vullnetare sic eshte agjerimi i te henes dhe i te enjtes ne te gjitha muajt e vitit, dhe shperblimi i agjerimit eshte shume i madh tek Allahu. E Allahu e di me mire dhe ne Doren e Tij eshte sukesi.


(Pyetja Nr. 5) Besimtare / 18-4-2009

Message: selam alejkum, Allahu te shperbleft per ndihmen qe po u jep muslimaneve. Kisha nje pyetje: “une jam me femije te vogel dhe e kam ne gji e nuk mundem te shlyej agjerimin e muajit te ramazanit qe kaloi me agjerim, por desha ta kompesoj duke ushqyer te varfer ngaqe kam lexuar qe lejohet ne kete menyre ne qoftese nuk mundesh te agjerosh. Doja te dija se ne cfare menyre duhet ta ushqej te varferin? Sa eshte racioni i tij perdite? A lejohet qe tia jap te pabere ushqimin dhe ai ta gatuaje vet apo duhet tia gatuaje une?

Përgjigje / 22-4-2009

Per çdo dite agjerimi te paagjeruar duhet te ushqesh nje te varfer nje vakt ne dite, aq sa ha nje pjesetar i familjes normalisht apo mesatarisht, dhe nuk eshte kusht qe te jepet i gatuar, por mund te jepet i pagatuar, qofte oriz apo ndonje ushqim tjeter qe mjafton per nje vakt. Po keshtu lejohet qe te ftoje njeheresh aq te varfer sa dite ka prishur nga Ramazani. Lexo me teper per agjerimin dhe rregullat e tij, ketu.


(Pyetja Nr. 4) Nardi / Fier – Shqipëri / 22-1-2009

Message: selamu alejkum Allahu ju shperbleft per punen qe beni desha te pyes rreth agjerimit eshte lene 2 vjet rjesht per arsye tani eshte mir me shendetin si duhet te agjeroj te prapambeturat te hen te enjte apo dit per dit 2 muaj rresht? Allahu ju ruajte!

Përgjigje / 28-1-2009

Kush i le pa agjeruar ditet e prapambetura nga Ramazani deri sa hyn Ramazani tjetjer, ai duhet te agjeroje ditet e mbetura dhe te ushqeje nje varfer per çdo dite agjerimi. Nuk eshte kusht qe ditet qe agjerohen te jene njera pas tjetres.


(Pyetja Nr. 3) Fisniku / Mitrovicë / 13-12-2008

Message: Selamun Alejkum vella i nderuar, juve edhe lexuesit e kesaj faqe kaq te mirefillt. Pyetja ime eshte me sa vijon: “Prindi im ishte i semure gjate kohes se Ramazanit dhe nuk ka pas mundesi te agjeroj dhe pas nje kohe te shkurt nderroi jete dhe e lus Allahun ta Meshiroj. A duhet te kompensohet me dic dhe qfare eshte e preferuar te bejne pasardhesit qe mund ti shkoj shperblimi te vdekurit? Allahu ju shperblefte.

Përgjigje / 13-12-2008

Lusim Allahun ta meshiroje dhe ta fale babane tend! Per ate person qe eshte i semure dhe nuk ka mundesi te agjeroje Ramazanin, shikohet lloji i semundjes: nese semundja ka qene e pasherueshme, apo semundje e cila nuk shpresohej te sherohej, atehere detyrimi per te semurin eshte qe te ushqeje nje te varfer per çdo dite agjerimi. E nese semundja eshte e lehte dhe pritet te sherohet, por Allahu ka caktuar vdekjen, atehere nuk ka asnje lloj detyrimi per te, as kompensim dhe as agjerim nga i afermi, per shkak se kjo lloj semundje nuk ben te detyrueshme ushqyerjen e nje te varfri, por agjerimin e mevonshem nga vete i semuri, e nese ai vdes, atehere detyrimi rrezohet nga ai dhe nga pasardhesit e tij.

Pasardhesit e te vdekurit duhet te bejne lutje dhe te japin lemoshe per te. Mund te bejne haxhin per te, nese ai nuk e ka bere dhe e ka lene porosi, ose qe nuk e ka lene porosi, sipas nje mendimi te dijetareve. Kjo eshte natyra e gjerave qe i shkojne te vdekurit pas vdekjes se tij, siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Kur njeriu vdes, atij i nderpriten te gjitha veprat, perveç tre gjerave: lemosha e vazhdueshme, dija e dobishme nga e cila perfitojne njerezit dhe femija i mire qe lutet per te.” [Muslimi, etj].

Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 2) Sara / 7-12-2008

Message: Selam alejkum
Nje person nuk e ka agjeru ramazanin se ne kohen kur ke muaji i shenjt aj person ka qen ne humbje {ka qen ne sektin e humbur te shijave} tash e ka kuptuar se shijat jan ne humbje edhe deshiron te falet te agjeroj … e pyttja esht kjo se : A e ka obligim te agjeroj dit qe si ka agjeruar {krejt muajin meqense nuk ka agjeru as nje dit te ramazanit} para se te vij Ramazan apo jo?
Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 7-12-2008

Personi ne fjale duhet te plotesoje ditet e lena mangut, qofte edhe nese ka lene te gjithe muajin e Ramazanit pa agjeruar, por pa kushtezuar njepasnjeshmerine ne agjerimin e tyre. Kjo sepse agjerimi ka qene obligim per te edhe ne kohen kur ka qene ne rrugen e gabuar te shiave, keshtu qe obligimin ai e ka mbi shpine deri sa ta kryeje. Ne e pergezojme kete person per kthimin nga rruga e gabuar ne rrugen e drejte dhe ai duhet te falenderoje Allahun qe ia ka mundesu kete gje. Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 1) Anonim / Kosovë: / 18-4-2008

Message: Es-selamu Alejkum!
Vella, Allahu ju shperbleft per mundin e dhene.
Desha t’ju pyes, para disa vjetesh kam agjeruar ramazanin mirpo nuk ju kam permbajtur fese si duhet, keshtu qe ne kohen e ciklit mujor nuk kam agjeruar, mirpo nuk e kam dite se duhet te kompenzohen ato dite, dhe tash nuk e di sa dite me kan mbet per kompnezim sepse i kam harruar! as nuk e di sa dite ne ramazan me kan mbet e as nuk e di sa ramazana i kam agjeruar ne kete gjendje!! Allahu ju shperbleft per kete pune qe po e beni.

Përgjigje / 19-4-2008

Njeriu nuk merr gjynah per ate qe nuk e di, por mosdija nuk e rrezon obligimin, keshtu qe ato dite te Ramazanit qe nuk i ke agjeruar, duhet t’i agjerosh dhe asgje tjeter, sipas mendimit me te sakte te dijetareve. Llogaritjen e diteve te humbura per çdo Ramazan, duhet ta besh sipas numrit te diteve te periodave qe ke zakonisht, sepse numri i diteve te periodave nuk ndryshon ne shumicen e rasteve. E nese ka pasur çrregullim te tyre, atehere merr per baze numrin me te madh te diteve qe mund te kesh pasur, sepse kjo eshte me e sigurte. Ndersa per numrin e viteve te kaluara, duhet te gjesh nje menyre per kujtimin e tyre, sepse nuk eshte shume e veshtire te kujtosh kur ke filluar te agjerosh per here te pare. Ndersa Ramazanet e kaluara para udhezimit ne Islam dhe ne praktimin e ligjeve te tij, ato nuk ke obligim t’i kompensosh, sipas mendimit me te sakte te dijetareve.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë

Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.

error: Alert: Content is protected !!