You are here:----Pyetje-Përgjigje për Namazin (4)

Pyetje-Përgjigje për Namazin (4)

2018-05-12T23:33:56+00:00 May 12th, 2018|Categories: Për Namazin|

Pyetje-Përgjigje për Namazin (4)

 


(Pyetja Nr. 200) Anonim / Maqedoni / 29-04-2011

Message: Es-selamun Alejkum hoxh, kam dy pytje :

1. Nje hoxh i medh’hebit hanefi po kembengul dhe po thot se aj person i cili kollitet tri her ne namaz apo leviz me dor tri her ai person nuk ka namaz. A ka baz ne fe kjo qeshtje qe po e thot ky hoxhe?
2. A lejohet perdorimi i parfumeve per ndersjetulla te cilet permbajn alkohol ?
All-llahu te shperbleft me xhenetin firdews!

Përgjigje / 02-05-2011

1. Per levizjen me shume se tre here ne namaz, ka disa fjale ne medhhebin hanefi qe nese keto levizje perseriten pa shkak, namazi prishet, por qe te prishet namazi pse kollitesh 3 here gjate tij, kete e ka shtuar ky hoxhe nga xhepi i tij. Ne te vertete, as per levizjen 3 apo me shume here nuk ka argument qe prishet namazi, por dijetaret e medhhebit hanefi kane dale ne kete perfundim nisur nga fakti qe njeriu duhet te jete i perqendruar ne namaz dhe jo te humbe mendjen me dicka tjeter.

2. Nuk lejohet perdorimi i parfumeve qe permbajne alkool. [Fetava Nurun ala ed-Derb, nga Iben Baz].


(Pyetja Nr. 199) Anonim / Maqedoni / 22-04-2011

Message: Es-selamun Alejkum hoxho deshta me ta bere nje pytje rreth dy rekateve sunnet qe jane pas namazit te jacis a mundem me i fal ne kohen kur e fali namazin e vitri apo duhet pas namzit te jacis ?
All-llahu ju shperbleft me xhennnet firdews per punen qe po e beni.

Përgjigje / 22-04-2011

Koha e suneteve te jacise eshte brenda kohes se vete namazit te jacise, pra deri ne mesnate, kurse pas kesaj kohe quhen namaz nafile. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 198) Bedri / Suedi / 18-04-2011

Esselamu alejkum, vella i nderuar Bledar, e lus Allahun te jesh shendosh e mire. Une deshta te dija se si behet dhikri pas namazit sipas sunnetit ashtu siq duket ne foto, psh a numerohet ashtu nga gishti i madhe ne tre pjes, dhe tre pjes ne pes gishta bejn 15 here, dhe vazhdimi pas numrit 15, a vazhdon nga gishti i madh apo nga gishti i vogel?

Përgjigje / 22-04-2011

Nuk ka ndonje argument se me cilin gisht fillohen tesbite dhe me cilin mbarohen, por kjo eshte lene e lire per secilin si ta kete me te lehte numerimin qe te mos ngaterrohet. Ceshtja qe diskutojne dijetaret ne kete teme eshte se: a behen tesbite me doren e djathte apo me te dyja duart? Ne kete ceshtje, shejh Albani ka zgjedhur ate se duhen bere vetem me doren e djathte dhe nuk lejohet me te majten, kurse dijetaret e komisionit te fetvave ne Saudi, mes te cileve edhe shejh Iben Baz dhe shejh Iben Uthejmin, thone se suneti dhe me e mira eshte qe te behen me doren e djathte, por qe lejohet edhe me doren e majte dhe se personi qe e perdor edhe doren e majte ne berjen e tesbive nuk duhet luftuar per kete arsye, sepse ceshtja ka hapesire dhe nuk eshte strikte, per shkak se ka hadithe qe interpretohen nga te dyja anet. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 197) Ilir / Tirane / 14-04-2011

Message: A ngrihen duart kur lexohet duaja e kunutit ne namazin e vitrit?

Përgjigje / 22-04-2011

Sipas sunetit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duaja ne namazin e vitrit, nuk behet gjithnje per cdo nate, dhe kur e ben, behet me duart ngritur, para se te biesh ne ruku. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 196) Syla / Kosove / 09-04-2011

Message: esselamu alejkum desha me ba ni pyetje rreth namazit te nates. A llogaritet namazi i vitrit si namaz i nates nese e fal ne ora 12 ose 1 ?

Përgjigje / 22-04-2011

Namazi i vitrit eshte namaz nate, dhe ai falet me 3 ose 5 ose 7 ose 9 ose 11 rekate, dy e nga dy dhe ne fund e fal nje rekat tek, gje te cilen e kemi shpjeguar edhe me pare. Koha me e mire per kete namaz eshte nje e treta e fundit e nates, dmth pas ores 2 apo 3 te nates, per shkakun se ne kete kohe Allahu i Lartemadheruar zbret ne qiellin e dynjase dhe e pranon lutjen e atyre qe i luten Atij. Gjithesesi, edhe nese vitri falet para kesaj kohe, ai llogaritet si namaz nate, njesoj si ne namazin e teravive ne muajin e Ramazanit, e E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 195) Vjollca / Itali / 07-04-2011

Message: Esselamu alejkum
-Kam degjuar se netet e mira nuk duhet ti agjerojme, sepse ato jane prej shiiteve? A mund te me jepni nje shpjegim rreth kesaj ceshtje?
-Gjithashtu kam nji problem tjeter, me ndodh qe kur falem ,isha ne rekatin e 4 ,nuk e mbaja mend nese ishte i fundit apo i 3 dhe falja dhe nji rekat tjeter ,por kur u ulja ne sexhde apo kur mbaroja me kujtohej qe kisha falur nji me shume .si duhet te veproj?
-Tjeter ceshtje. Kur jam jashte shtepise ,qellon qe jam gjithe diten ne shkolle dhe kur kthehem duhet ti fal te gjitha namazet e lena.Disa me thone qe duhet te fal perpara namazet qe kam lene pastaj namazin prezent (p.sh jam ne jacine por kam per te falur dhe ikindine me akshamin.)Ndersa disa me thone te fal perpara jacine dhe pastaj namazet e lena mbrapa .Ju lutem te me jepni nje shpjegim te sakte. All-llahu xh.sh jua shperblefte me te mira dhe xhennet!

Përgjigje / 07-04-2011

– Keto nete qe disa njerez i quajne te mira, nuk kane ndonje argument te sakte ne fene tone, dhe madherimi i nje nate apo dite nuk mund te behet vecse me argument nga Kurani dhe Suneti, ashtu sic eshte per shembull nata e Kadrit, apo muaji i Ramazanit. Por ekzistojne disa dite te posacme qe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ka vecuar me agjerim, sic eshte dita e hene dhe e enjte e cdo jave, dita e 13,14,15 e cdo muaji henor, 6 dite nga muaji sheval, dite ne te cilat i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) agjeronte dhe i keshillonte shoket e tij qe te agjeronin keto dite. Kurse vecim te disa neteve si te mira nuk ekziston ne fene tone, me perjashtim te nates se Kadrit, dhe ky vecim ka kuptim krejt ndryshe nga ai qe kane per qellim ata qe i quajne te mira keto nete.

– Kur harron ne namaz dhe nuk e di sa ke falur: 3 apo 4, bazohesh ne me te sigurten, qe eshte 3 rekate, pastaj ploteson te katertin dhe para se te japesh selam, i ben dy sexhde te harreses, pastaj jep selam. Nese harron dhe jep selam para se te besh dy sexhde te harreses, i ben ato dy sexhde pas selamit, pastaj jep perseri selam, perderisa nuk je ngritur nga vendi, e perndryshe nuk ke detyrim gje tjeter dhe namazi eshte i rregullt inshaAllah.

– Pese namazet jane detyrim ne kohe te caktuar dhe me renditje sipas kohes se secilit namaz, e nese dikujt i kalon nje namaz nga koha e vet dhe hyn koha e namazit tjeter, ai duhet te fale se pari namazin e pare ne renditje sipas kohes se namazeve ditore, pastaj te fale namazin qe i ka hyre koha.


(Pyetja Nr. 194) Edona / Prizren / 06-04-2011

Message: Prej sa moshe duhet te falemi?

Përgjigje / 06-04-2011

Te gjitha obligimet fetare dhe detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj njerezve, fillojne me moshen e pubertitetit, si te mashkulli edhe tek femra. Pra, kur mbush moshen e pubertitetit, namazi dhe te gjitha detyrimet e tjera te Islamit behen te detyrueshme dhe qe nga kjo moshe njeriut fillojne t’i regjistrohen edhe te keqiat qe ai ben.


(Pyetja Nr. 193) Ibn Abdurrahman / Kosove / 25-03-2011

Message: Selamun alejkum
E dime qe kendimi i kuranit ne sexhde osht i ndalum. A vlen ky ndalim per duate qe jane ne Kuran? Dmth a mundemi te bejme dua ne sexhde me dua nga Kurani?

Përgjigje / 26-03-2011

Ne lidhje me kete ceshtje eshte pyetur komisioni i perhershem i fetvave ne Arabine saudite (El lexhne ed daime), dhe pergjigja ka qene: “Nuk ka problem qe ne sexhde te behen lutje nga ajetet Kuranore, perderisa me keto ajete eshte per qellim lutja qe ato permbajne dhe jo leximi i Kuranit.” [6/443].


(Pyetja Nr. 192) Anonime / Gjermani / 14-03-2011

Message: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.kam 2 pyeetje e 1. pasi se kam falur namazin e drekes sa kohe para namazit te iqinise kam te drejte ta fali,ose NAMAZIN te iqinise para akshamit. 2. Buri im ka filluar tani te falet dhe nuk i ka nxen duajat ende, pasi qe falemi bashk a me lejohet mua me ze ti them ato dhe nga cila ane duhet te qendroj une? ju faleminderit!!! Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 20-03-2011

Se pari, lusim Allahun t’ju forcoje ne fene e Tij dhe tju jape shperblim te madh e begati ne te dyja botet, per shkak te rruges se besimit qe keni marre dhe praktikimin e ketij besimi duke ju bindur Allahut dhe duke vepruar ashtu si kerkon Ai!

1. Koha e namazit te drekes zgjat qe sa hyn koha e namazit, dmth sa e kalon dielli kupen e qiellit, apo sic e shihni ne kalendaret e posacem me oraret e faljeve per cdo vend te botes, dhe koha zgjat deri pak caste para se te hyje koha e namazit te ikindise, dhe po keshtu koha e ikindise zgjat deri para se te perendoje dielli. Po keshtu koha e namazit te akshamit zgjat deri sa te hyje koha e jacise, kurse koha e jacise deri ne mesnate apo edhe pak me vone, ne rast pamundesie per ta falur me pare. Kurse koha e sabahut zgjat nga fillimi i agimit deri pak para se te linde dielli, por nese dikush nuk ka mundesi ta fale namazin brenda kohes se vet, ai duhet ta fale ate menjehere sa t’i jepet mundesia, edhe nese ka hyre koha e namazit tjeter, duke filluar se pari te fale namazin qe i ka kaluar koha, pastaj ate te kohes.

2. Gruaja nuk mund te behet imame per burrin, por e kunderta, keshtu qe burri duhet te mesoje si fillim levizjet dhe fjalet kryesore qe thuhen ne namaz, sic jane tekbiret (fjala “Allahu Ekber” qe thuhet kur kalon nga nje pozicion i namazit ne nje tjeter), dhe sa me pare te mundet te mesoje suren el Fatiha dhe lutjet e tjera te namazit, per te cilat nuk duhet shume kohe, por qe duhet t’i fale vete, ose me ndonje burre tjeter qe i di dhe qe falet, por nuk lejohet qe gruaja ta prije burrin ne namaz. Allahu ju dhente sukses e begati! Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 191) Abdulaziz / Irlande / 13-03-2011

Message: Paqa, meshira, meresite dhe bekimi i Allahut qofte me ju, O vella musliman.
Esselam Alejkum ue rahmetullah.
1 – A keni mundesi te me tregoni se si eshte puna e sexhdes gjate namazit. A ka ndonje hadith qe Profeti Alejhi Selam e ka praktikuar nje gje te tille, n.q.s po si e ka bere? Ma ben hallall po do te deshiroja te me sqaroje me imtesi te lutem. P.sh a thuhet me ze takbiri Allahu Akber, n.q.s lexohet Surja Alak qe e ka sexhden ne fund, mbas sexhdes a duhet te lexohet dicka tjeter mbas saj.
2 – A eshte e lejuar qe vajza 10 vjece te mesoje se si te vetembrohet, psh Karate. Duke marrur parasyshe se une jetoj ne Europe dhe e shikoj te domosdoshme nje gje te tille, se femijet ne shkolle ballafaqohen me femije me karakter te ndryshem. Kjo stervitje munded me pas ndonje efekt negativ te vajzat. psh humbje te virgjerise. Mesuesi eshte muslim dhe une vete jam prezent gjate stervitjes. Esselam dhe Allahu ju bekofte me te mirat e Tij.

Përgjigje / 20-03-2011

 


(Pyetja Nr. 190) Irfan / Kumanove / 05-03-2011

Message: Selamu Alejkum…
Desha te parashtroj një pyetje për namazin e taravis në disa vende e falin 8 kurse Omeri r.a i kan fal 20 rekat…. Amundeni një sqarim per kët pyetje?

Përgjigje / 12-03-2011

Ne kemi perkthyer dhe botuar nje liber te shejh Albanit pikerisht per Namazin e Teravive dhe te gjitha transmetimet e ardhura ne lidhje me te, dhe perfundimi eshte se: I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rekate në namazin e teravive.
Të mjaftuarit e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me njëmbëdhjetë rekate është argument për moslejimin e të shtuarit mbi to.
Ringjallja e sunetit nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në faljen e teravive me xhemat dhe urdhëri i tij që ato të falen me njëmbëdhjetë rekate.
Nuk është e vërtetë se ndonjë prej sahabeve i ka falur teravitë me njëzetë rekate. Verifikimi i gjurmëve të përcjella nga ata dhe sqarimi i dobësisë së tyre. Per me teper ju keshillojme te lexoni librin qe e gjeni ne kete link.


(Pyetja Nr. 189) Alban / Kosove / 02-03-2011

Message: Selam ALEJKUM kisha nje pyetje kam degjuar nje ligjerate njehere po nuk me kujtohet emri ati imami se nuk e kisha pare ndonje here. dhe thoshte kush i fal dhe dy rekate namaz pas dy te fundit te namazit te ylese ( Allahu) ja ka bere harram ati personi xhehnemin. ju lutem desha nje pergjigje sa e vertete eshte kjo, Allahu ju shperblefte ne ket dhe boten tjeter!

Përgjigje / 03-03-2011

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush fal kater rekate sunete para farzit te drekes dhe kater rekate pas farzit, Allahu ia ndalon zjarrit (xhehenemit) kete person.” Ky hadith eshte i sakte. shejh Albani e ka permendur ne “Sahih el Xhami”, me nr. 6364.


(Pyetja Nr. 188) Alban / Kosove / 26-02-2011

Message: Selam alejkum vella i nderuar para se ti parashtroj pyetjet dua te them se po kam deshir shum te madhe qe te takohem me ty per hir te Allahut por nga pamundesi se paku po bej dua nganjeher per ty, Allahu te shperbelfte.
1. Xhabiri r.a tregonse Pejgamberi a.s e falte namazin e drekes ne mesdit namazine ikindis kur dielli akoma ishte i forte, mbremjen menjehere pas perendimit te diellit, ndersa darken ne kohe te ndryshme sa her qe ai i shihte njerezitte grumbulluar per kete namaz ai do ta falte ate dhe, ne qofte se njerezit vonoheshin, ai do ta vononte ate, ndersa sa per fexhrin [agimin] si ata dhe Pejgamberi a.s e falnin kur ishte akoma erresire. (Imam Buhariu)
Shejh Selimi dhe shejh Aliu, Allahu i ruajte ne librin e tyre qe flet per agjerimin e te derguarit te Allahut a.s sjellin hadithe se namazi i sabahut falet mbasi te duket qdo gje dhe objektet ndersa ne kete hadith qe u permend me heret thuhet se ai falet ne erresire?
2. Iben Umeri r.a tregon se i derguarii Allahut a.s ka thene:Neqofte se del rrethi i diellit mbi horizont atehere vonojeni faljen e namazit, derisa ai te ngrihet lart.
Po keshtu, edhe kur rrehti i tij fillon te fshihet ne horizont atehere vonojeni faljen e namazit, derisa ai te perendoje plotesisht. (imam Buhariu)
Siq duket ne kete hadith ka argument qe te vonohet falja e namazit kur dielli eshte duke perenduar ndersa ne disa libra te sunnetit qe flasin per namazet, flitet se namazi i ikindis dy rekate pershendetje gjamis dhe namazi i gjenazes falen ne kete koh edhe nese dielli eshte duke perenduar, ku ka argument per kete fjal qe e thone disa ulema?

Përgjigje / 02-03-2011

1. Koha e namazit te sabahut eshte e sqaruar nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ajo fillon me fillimin e shfaqjes se drites nga ana e lindjes, kurse ne pernedim eshte terr, dhe vazhdon deri para se te lind dielli. E gjithe kjo eshte kohe per faljen e sabahut dhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka falur brenda kesaj kohe, keshtu qe nuk ka kundershtim mes hadithit qe e permend dhe fjales se dy shejhave ne librin e tyre, pasi qe ata jane bazuar ne bashkimin mes haditheve te ardhura ne teme, si dhe i kane sqaruar ato.

2. Argumenti per faljen e namazeve te caktuara edhe ne kohet e ndaluara te namazit eshte bashkimi mes haditheve dhe argumenteve. Nese ti nuk e ke falur ikindine dhe dielli eshte duke perenduar, atehere do te presesh te perendoje dielli totalisht, apo do te falesh sa me pare qe te kapesh kohen e fundit te ikindise? Dijetaret thone qe duhet te falesh sepse Allahu thote: “Namazi eshte detyre e percaktuar me kohe per besimtaret.” Po keshtu kane thene se namazet me shkak qe permendet ne hadithe, sic jane dy rekatet per xhamine, dy rekatet e abdesit, e keshtu, lejohet te falen edhe ne kohet e ndaluara, sepse keto namaze e kane kohen pikerisht kur hyn ne xhami, ne cfare do kohe, ose kur merr abdes ne cfaredo kohe. Kurse hadithi qe e ndalon faljen e namazit ne keto kohe, ka per qellim namazet vullnetare qe nuk lidhen me ndonje shkak te ardhur ne hadithe, sepse ne kete rast, namazi vullnetar ne keto kohe, do te perngjasonte me lutjen qe bejne adhuruesit e diellit per diellin, prandaj i Derguari ndaloi nga kjo gje, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 187) Jabir / Prishtine / 20-02-2011

Message: Selam alejkum, Allahu ju ndihmoftë ne punen qe po beni.
Desha t’i beje dy pyetje:
1. Dua te di se a eshte ne rregull nese e falim namazin e sabahut, te akshamit ose te jacisë me drita fikur?
2. Dhe pytja tjeter eshte si vijon:
Kur po fali namaz te nates po me vjen me lehte qe te recitoj kuranin me ze, dua te di se a eshte ne rregull te veprohet ne kete menyre?

Përgjigje / 24-02-2011

1. Lejohet falja e namazit ne erresire perderisa plotesohen kushtet e namazit, si drejtimi nga Kibla dhe kushtet e shtyllat e namazit, dhe nuk ka ndonje ndalese per faljen ne erresire. Kjo eshte fjala e dijetareve ne lidhje me kete ceshtje, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

2. Lejohet te lexosh me ze ne namazin e nates, duke mbajtur nje mesatare, pa e ngritur zerin shume dhe as pa ze fare. Aisha (radiallahu anha) tregon se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falej here me ze e here nen ze, ne namazin e nates.” [Ebu Daudi, 143. Hadith Sahih].


(Pyetja Nr. 186) Fatmir / Shqiperi / 19-02-2011

Message: selam alejkum. hoxhe i nderuar se pari Allahu ua shperblefte per pergjigjet prej te cilave perfitojme te gjithe. pyetja ime eshte: A lejohet te bashkohen sunnetet? pershembull, kur te shkoshe ne xhami te falesh dy rekate me nijetin per pershendetjen e xhamise, per pershendetjen e abdesit dhe per dy rekatet e para te drekes. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 24-02-2011

Bashkimi i disa nijeteve ne namazet nafile ka disa rregulla qe i kane nxjerre dijetaret nga tekstet e Kuranit dhe Sunetit, dhe prej ketyre rregullave eshte: nese nje namaz eshte ndjekes dhe plotesues i nje namazi tjeter, keto dy namaze nuk bashkohen ne te njejtin nijet dhe ne te njejtin namaz, si per shembull dy sunetet e namazit te sabahut qe plotesojne farzin e sabahut, nuk mund te lihen pa falur duke i bashkuar me farzin e sabahut, dhe po keshtu sunetet e rregullta te secilit namaz nuk mund te bashkohen me farzet e atyre koheve te namazit. Po keshtu nese dy namaze apo adhurime te tjera, jane te qellimshme ne vetvete, nuk mund te bashkohet mes tyre ne te njejtin nijet, si per shembull: nuk lejohet te falesh dy sunetet para farzit te drekes me nijetin per te bashkuar edhe kater rekatet pas farzit, sepse qe te dyja keto namaze jane te qellimta ne vetvete. Kurse, kur dy apo me shume adhurime nuk jane te qellimshme ne vetvete, por e rendesishme eshte qe te kryhet nje adhurim i atij lloji te caktuar, sic eshte falja e nje lloj namazi kur hyn ne xhami, qofte farz apo nafile, atehere lejohet qe te bashkosh me shume se nje nijet ne te njejtin adhurim.

Pra, rasti per te cilin pyet vellai eshte i lejuar: lejohet qe kur hyn ne xhami pasi ke marre abdes, te falesh dy rekate duke e pasur nijetin per sunetet e abdesit, pershendetjen e xhamise dhe sunetet e rregullta te drekes. E Allahu e di me mire. [Mexhmu Fetava ue Rasail, Iben Uthejmin, 14/205].


(Pyetja Nr. 185) Bunjamin / Itali / 19-02-2011

Message: Zoti u shperbleft per ket mund te shkelqyeshem, vella i nderuar musliman un punoj dhe namazin e drekes dhe te iqindis nuk mund ta fal per ket pa mundesi kur mund ta fal dhe nijetin a mund ta bej si kaza namaz paqa dhe meshira qofte mbi te gjith muslimanet!

Përgjigje / 22-02-2011

Menjehere sa te jepet mundesia per faljen e namazit qe i ka kaluar koha, fillo me faljen e atij namazi se pari, pastaj me namazin tjeter qe eshte ne kohe, dhe nijeti behet thjesht duke vendosur per te falur ne fillim namazin e kaluar (te drekes per shembull), pastaj namazin tjeter, pa shprehur gje me goje, as duke thene kaza dhe as ne kohen e vet, sepse keto gjera nuk kane origjine ne sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 184) Nazja / London / 10-02-2011

Message: selam alykym. pytja: A osh gjynah per mua se nuk di mu fal kam deshir shum te falem por nuk di gjdo her mendjen eka aty si tja baj te mesohem mu fal po nuk mundem te mesohem. Zoti ju shperbleft!

Përgjigje / 12-02-2011

Falja e namazit mesohet lehte, si veprimet edhe fjalet, por me fjalet duhet pak me shume kohe, edhe pse faljen duhet ta kryesh me cdo menyre, qofte edhe nese nuk i thua te gjitha fjalet dhe lutjet e posacme. Si fillim duhet te mesosh suren el Fatiha ne arabisht, pastaj te tjerat me rradhe. Patjeter qe do te gjeni dike qe tju ndihmoje per kete, ndonje muslimane qe e keni afer, ose edhe nepermjet internetit. Ky link do ju ndihmoje per namazin dhe per abdesin.


(Pyetja Nr. 183) Agron / Istog / 10-02-2011

Message: Nese nje njeri nuk munde qe ta fal namazin sepse ai njeri esht duke punuar ne firma te medhaja atehere qka ndodhe me ate person apo njeriu e Zotit?

Përgjigje / 12-02-2011

Muslimani falet kudo qe ta zere koha e namazit, ne cdo vend qe e gjen te pershtatshem, dhe nese nuk gjen uje te marre abdes, atehere merr tejemum duke i perplasur duart mbi toke apo mur te paster dhe duke e ferkuar fytyren me ato duar. E nese nuk ke mundesi te falesh ne kohen e namazit, atehere falesh menjehere sa te jepet mundesia, dhe nese te ka kaluar me shume se nje namaz, i fal sipas rradhes. Pra, namazi eshte i rendesishem per muslimanin dhe ai nuk e le kurre ate, edhe nese ka kaluar nga koha e vete, ai e fal me pas, menjehere sa t’i jepet mundesia, sepse nuk ka kompensim tjeter per namazin, vecse kryerja e tij.


(Pyetja Nr. 182) Faton / Maqedoni / 04-02-2011

Message: Selamu alejkum hoxh i nderuar, pytja ime eshte se kohet e namazit ne shtepi vetem, si ti fali me ze apo pa ze, sikur qysh eshte sabahu, akshami,jacija Eselamu alejkum te pershendes me zemer!

Përgjigje / 10-02-2011

Namazet qe imam i fal me ze, kur i fal vetem ne shtepi te lejohet t’i falesh pa ze ose me pak ze. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 181) Abdullah / Kruje-Shqiperi / 29-01-2011

Message: es-selamu alejkum hoxhe
Kur imami eshte duke u falur me nje person ne vije te drejte dhe pastaj vjen nje person tjeter, ky qe vjen duhet te terheq tjetrin pas apo qysh? po kur personi qe vjen ikap ne ruku apo ne sexhde si duhet te veproje?
Pyetja e dyte: kur safi eshte i plotesuar dhe dikush vjen pak me vones duhet te terheq dike prapa apo te falet vetem ne saf? Allahu te ruajt o vllai im!

Përgjigje / 30-01-2011

1. Personi qe vjen ne xhami apo ne vend tjeter dhe i gjen dy njerez duke u falur, njeri imam dhe tjetri ne te djathte te tij, mund t’i beje shenje atij qe falet si xhemat qe te beje nje apo dy hapa mbrapa dhe keshtu formojne safin. Nese i gjen ne sexhde, mund te filloje namazin dhe te shkoje ne sexhde bashke me ta, dhe kur te ngrihen ne rekatin tjeter, nese atyre u ka mbetur rekat tjeter, atehere qe te dy kalojne mbrapa imamit. Keto levizje ne namaz jane percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe jane te kushtezuara qe te kete arsye te pranueshme per to dhe te behen sa me pak levizje te mundshme.

2. Kur vjen me vonese ne namaz dhe nuk gjen assesi vend qe te futesh ne safin e fundit qofte edhe duke i shtrenguar pak te tjeret te cilet ne kete rast duhet te bejne vend nese eshte e mundur, atehere lidhu i vetem ne mes te safit te ri dhe mos terhiq askend mbrapa, sepse keshtu do te hapet vend bosh ne safin perpara dhe kjo nuk lejohet, kurse hadithi qe e ndalon faljen vetem ne rresht, ka per qellim kur ka vend bosh ne rreshtin e fundit, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 180) Anonim / Maqedoni / 09-01-2011

Message: Selamu alejkum. Deshirova te ju pyes se menyren praktike te namazit nuk po mundem me praktiku me tekbire, e fillova por vetem disa dit spo mundem me praktiku se un po e perqaj xhematin e shum arsyje nga imami i xhamis tash un po duhet me fal sikur qysh falen te gjith ne xhami qka pom keshillon vllah, a jam tu gabu se njeherit me tekbire tash jo edhe kam ra hall nuk po di si t’ja bej po kam probleme ju kisha lut ndonje keshill inshAllah ALL-LLAHU ju shperblen per punen qe po e beni! Eselamu Alejkum.

Përgjigje / 30-01-2011

Nese e sheh se shkakton percarje dhe polemika ne xhami, e ti nuk mundesh t’ju gjesh pergjigje te mbeshtetur ne dije dhe as t’i mesosh apo t’i keshillosh ata, atehere ose shko te falesh ne xhami tjeter ku nuk i ndesh keto probleme dhe mundesh ta falesh namazin ashtu sic beson se e ka fale i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), duke u mbeshtetur ne argumentet e sakta per kete, ose falu si ata te xhamise duke mos i vepruar ato sunete qe bien ne sy, sic eshte ngritja e duarve dhe levizja e gishtit ne teshehud, por duke e falur namazin me frikerespekt dhe perqendrim ashtu si duhet, dhe duke i lene sunetet per ne shtepi e jo te qendrosh ne xhami dhe te besh edhe ti bidatet qe bejne ata ne lidhje me sunetet dhe tespite qe i bejne ne grup. Ne fakt, drejtuesit e komunitetit musliman ne vendet tona, Shqiperi e Kosove, me ate fanatizmin e tyre te verber ndaj medhhebit hanefi, jane bere njesoj si udheheqesit zullumqare e te padrejte me popujt e tyre qe nuk i lene te lire as te flasin e jo me te veprojne. Secili eshte i lire ne fe qe te veproje ate qe beson se eshte me e sakta te veproje dhe kjo nuk eshte me imponim dhe as me dhune, dhe kohes se atyre qe duan te imponojne medhhebin e tyre po i vjen fundi padyshim, dhe lum si ata qe behen shkak per ringjalljen e praktimit te sunetit ne vendin e tyre. E Allahu e ka ne dore suksesin.


(Pyetja Nr. 179) Saimir / Shkoder / 06-01-2011

Message: Selamu alejkum we rahmetullah. Desha me dit argumentet qe vijne ne lidhje me ngritjen e duarve kur qohesh nga rekati i dyte, a qohen duart kur je ne teshehud, apo kur ngrihesh? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 08-01-2011

Abdullah Iben Umer (radiallahu anhu) transmeton: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart paralel me supet kur hapte namazin, kur merrte tekbir per te rene ne ruku, kur ngrinte koken nga rukuja dhe kur ngrihej pas dy rekateve (per ne rekatin e trete.” [Buhariu dhe Ebu Daudi]. Nga hadithi kuptohet se duart ngrihen pasi ngrihesh ne kembe ne rekatin e trete, por duke pare edhe hadithe te tjera ku thuhet se i Derguari (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart ndonjehere edhe mes dy sexhdeve apo kur ngrihej nga sexhdet, apo me cdo tekbir, shume dijetare thone se ngritja e duarve behet menjehere pas teshehudit para se te ngrihesh ne kembe, ose pasi te ngrihesh, ose here keshtu e here ashtu, e kjo eshte me e sakta, e Allahu e di me mire. Shih “Formen e Namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem)”, te shejh Albanit, ne kete link.


(Pyetja Nr. 178) Luljeta / 02-01-2011

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
E kam nje pyetje lidhje me namazin, qeshtja qenderon ketu qe tani une e kam afruar djalin ne namaz, dhe inshaAllah Allahu ja lehteson namazin. Djali ende nuk din te falet, dhe nuk i din duat, dmth falet me mua ne namaz.., dhe tani une kur jam ne ditet (me menstracione) a ben te fali namaz me te edhe pse nuk ben te fali namaz, sepse nuk ka kush qe e meson perveq meje namazin, dhe te e nderpren namazin djali per nje jave, per shkak meje, po me duket po se po e paarsyshme, dhe me siguri eshte e ndaluar te e nderpen namazin se ai tani i ka 10 vite, si dhe kam frik se mos po i ftohet dashuria ndaj namazit ne kete kohe? Pra pyetja ime eshte se si te ja bej me te kur jam me ditet?
Allahu ju shperbleft per punen qe e beni!

Përgjigje / 08-01-2011

Mesoji djalit suren Fatiha, tekbiret qe thuhen gjate kalimit nga njera shtylle e namazit ne tjetren dhe lutjet qe thuhen ne ruku e ne sexhde, sepse keto jane te shkurtra dhe mesohen lehte, dhe lere te falet vetem, ashtu si te falet, qofte edhe nese e le mangut dicka prej namazit, por ti mos u fal me te gjate kesaj kohe. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 177) Faton / Llojan / 01-01-2011

Message: Selamu Alejkum. ALL-LLAHU ju shperbleft per kete qe ma derguat (linkun per formen e namazit). I kushtova vemendje, un fillimisht dot kisha then se e praktikoj per tekbiret, tekbirin fillestar i ngri duart pastaj para se te shkoj ruku, edhe kur te ngritem prej rukus, dhe keshtu pas mbarimit te teshhudin te par per mu ngrit ne rekatin e tret ulur i ngris duart deri ne supe vlla a eshte kjo form mir apo kam diqka mangesi? Une me par nuk e kam praktikuar ne kete form menyren praktike tash kam filluar kisha pas deshir te ndegjoj ndonje keshill nga ju se po kam sprova te shumta se me praktikimin e namazit keshtu po ndahem nga xhemati te cilet falen ndryshe e un ndryshe. InshAllah nuk ju mundoj duke e pas parsysh se jene te angazhuar shpresoj te me kuptoni inshAllah. ALL-LLAHU ju shperblen, Eselamu Alejkum.

Përgjigje / 08-01-2011

Menyren e namazit qe tregon ne lidhje me tekbiret, e ke ne rregull inshaAllah, sepse per ngritjen e duarve pas teshehudite te pare kur ngrihesh per ne rekatin e trete ka dy menyra: e para eshte qe duart te ngrihen menjehere me tekbirin duke qene ulur, kurse e dyta eshte qe te ngrihen kur ngrihesh ne kembe, meqenese zakonisht ngritja e duarve me tekbiret behet ne kembe, por qe te dyja lejohen.

Kurse fakti qe je i vetem qe falesh ne kete menyre ne xhamine ku falesh, te ben qe te kesh shperblim me te madh ne ringjalljen e sunetit ne ate xhami, por qe kjo kerkon nga ti urtesi dhe sinqeritet me menyre qe Allahu te jape sukses, si ne praktikimin e sunetit ashtu edhe ne mosshkaktimin e percarjes ne xhemat, por t’u flasesh atyre qe te flasin me menyre te mire dhe te sjellshme, dhe tek e fundit secili eshte i lire te falet si te besoje se eshte me e sakta. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 176) Isra / Kosove / 01-01-2011

Message: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu
Pyetja: Pasi qe ne namazin e femres dhe te mashkullit nuk ka dallim (perveq gjerave te permendura ne sunnet) desha nje informacion te sakte se a ka ndonje argument qe e ndalon femren qe ta thote ikametin para farzit?

Përgjigje / 08-01-2011

Ezani dhe ikameti per namaz jane vetem per burrat, sepse ata thirren per t’u bashkuar ne namaz ne xhami dhe ne cdo vend tjeter, kurse per grate nuk ka ezan dhe as ikamet, qofte ne shtepi apo ne vend tjeter. Pra, grate jo vetem nuk e kane detyrim thirrjen e ezanit as te ikametit per namaz, por as qe nuk eshte ligjeruar dicka e tille per to nga i Derguari i Allahut dhe as qe eshte percjelle dicka e tille qofte ne kohen e Pejgamberit apo te hulefave te drejte pas tij. [Fetava el Lexhne ed Daime 6/82-83, Fetava Iben Baz].


(Pyetja Nr. 175) Ilir / Itali / 27-12-2010

Message: esselam alejkum. ju lutem, nese eshte e mundur,te shkruani orarin e koheve te faljeve per vendin ku une banoj.Kalendari nga Shqiperia nuk eshte i sakte per ne qe banojme jashte Shqiperise.Ju faleminderit dhe Allahu ju shperblefte me te mirat e xhenetit.

Përgjigje / 27-12-2010

Ne kete link i ke qytetet e Italise dhe oraret e faljeve per cdo qytet:
http://www.islamicfinder.org/cityPrayerNew.php?country=italy


(Pyetja Nr. 174) Flamur / Austri / 24-12-2010

Message: Cilat jane dovte qe duhet me i perdor kur i falish pese vaktet, dhe si duhet me i fale jam shum interesuar te di gjithqka rreth ketyneve nje spjegim falemderit.

Përgjigje / 24-12-2010

Lexoni ketu.


(Pyetja Nr. 173) Anonim / 8-12-2010

Message: eselam alejkum. Gjate kendimit te ezanit a vendosen duart tek veshet, po apo jo? Kur arijm tek [haje alal felah] e mbrapa, a levizim koken apo jo? Nese po, ne cfare menyre?

Përgjigje / 8-1-2011

Shumica e dijetareve jane te mendimit se vendosja e duarve te veshet eshte sunet dhe e pelqyer gjate thirrjes se ezanit, dhe po keshtu per futjen e dy gishtave tregues ne dy veshet ose ne njerin prej tyre, dhe argument per kete eshte hadithi i transmetuar nga Ebi Xhuhajfe, i cili thote se e ka pare Bilalin duke thirrur ezanin te rrotullohej, dhe une e ndiqja me sy gojen e tij ketej e andej, dhe nderkohe ai i mbante dy gishtat (tregues) te futur ne dy veshet e tij.” [Hadith i sakte-Sahih. E ka nxjerre Ahmedi, Tirmidhiu dhe El Hakim. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte, njesoj si Tirmidhiu dhe el Hakim].


(Pyetja Nr. 172) Leka / Maqedoni / 8-12-2010

Message: Selamu alejkum kam nje pyetje NAMAZI I MYSAFIRIT
Mysafiri çdo namaz që i ka katër rekat, i falë vetëm nga dy rekat, si drekën, iqindinë dhe jacinë, ndërsa akshamin dhe sabahun i falë ashtu siç janë, pa i shkurtuar rekatet. Sunnetet dhe nafilet (namazet vullnetare) nuk shkurtohen, edhe pse jemi mysafir.
Por nese je Student jasht vendbanimit, ku aty banon ne nje shtet tjeter, si te falet namazi, a nuk konsiderohet studenti me dy vendbanime atehere?

Përgjigje / 8-1-2011

Udhetari vazhdon ta shkurtoje namazin perderisa eshte ne udhetim e siper dhe nese vendos te qendroje 4 dite apo me pak ne vendin ku ka udhetuar, ose nese qendron me shume se 4 dite por pa e ditur se sa kohe do i duhet te qendroje ne ate vend, perndryshe, nese e ka vendosur qe ne fillim se do te qendroje me shume se kater dite, atehere e fal namazin te plote, sipas mendimit te shumices se dijetareve, bazuar ne hadithet e percjella ne kete teme dhe duke bashkuar mes tyre. [Fetava Iben Baz].


(Pyetja Nr. 171) Ermina / Itali / 7-12-2010

Message: kam disa pyetje, shpresoje nje pergjigje prej jush i nderuar! jam fillestere ne islam tani kam filluar namazin dhe te lexoj kuarn. Pyetje ime e pare eshte se a mundem ta fal kaza namazin e yrles dhe ikindis se kto dy namaze me zejne ne pune dhe nuk mundem ti fal aty? Pyetja2 ketu ne itali kam bere siguracjon jete, qe do te thote nese une mongojne familja ime per te holla a lejohet nje gje e till? Pyetja 3 Alejohet te jap zekatin prinderve te mi duke e ditur se ato jane ne gjendje jo te mire e konomike, dhe a mund te quhet zekat te ardhurat qe dergoje ne shqiperi per te paguar universitetin e motres?

Përgjigje / 8-1-2011

1. Nese nuk ke asnje mundesi te falesh namazin e drekes ne vendin e punes, atehere kur te kthehesh ne shtepi e fal namazin e drekes dhe te ikindise, duke filluar me dreken.

2. Siguracioni per jeten apo per shendetin apo pronat, nuk lejohet ne Islam, sepse kjo gje eshte nje lloj kumari, per arsye se dikush mund t’i paguaje shoqerise se siguracionit shuma te medha per 20 vjet rresht dhe te mos perfitoje asgje prej saj, kurse dikush tjeter te paguaje vetem nje dite dhe te perfitoje shuma te medha, dhe kjo eshte kumar. Megjithate, sigurimet e detyrueshme nga shteti lejohet te behen nga muslimanet, pa marre gjynah per kete inshaAllah, por duke i bere keto brenda kufijve me te paket te mundshem. [Meshhur Hasen Al Selman].

3. Origjina eshte qe nuk lejohet qe zekati t’u jepet prinderve, sepse femijet e kane detyrim shpenzimin per prinderit e tyre nese jane te varfer, dhe nese femijet kane mundesi financiare per kete, por dijetaret kane bere disa perjashtime, sic eshte rasti kur prinderit jane te varfer dhe femija i tyre nuk ka mundesi te shpenzoje per ta, por ka zekat per te nxjerre, atehere i lejohet qe t’ia jape prinderve ate zekat, ashtu si dhe lejohet qe te paguaje borxhet e tyre prej ketij zekati.

Kurse te hollat qe dergoni per universitetin e motres nuk llogariten nga zekati, por si lemoshe vullnetare per te cilen keni shperblimin e lemoshes, por jo te zekatit te detyruar qe nxiret nga pasuria e mbetur mbi nevojat jetesore nje here ne vit, sepse zekati i ka te percaktuar dhe te kufizuar personat qe perfitojne prej tij, te cilet i ka permendur Allahu ne suren Teube, ajeti 60: “Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”


(Pyetja Nr. 170) Ebu Amar / Amerike / 2-12-2010

Message: Selam alejkum. Allahu ju shperblefte qe Keni zgjedhe kete menyre me jua sqaru meselet myslymanve. Jam disa here me nje xhami ketu ne namazet me ze mbas fatihase nuk degjoj as imamin as xhematin me e grit pak zerin kur thone Amin. A ka ndonje argument per Aminin pa ze? Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 08-01-2011

Ne medhhebin hanefi nuk thuhet “amin” me ze, sepse sipas argumentimit te dijetareve hanefi, fjala “amin” eshte dua qe nuk ka lidhje me namazin, dhe duaja duhet thene nen ze, sepse Allahu thote: “Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” [El A’raf, 205]. Dhe sipas tyre, hadithet qe kane ardhur ne lidhje me ngritjen e zerit pas Fatihase, si nga imami edhe nga xhemati, rrezohen para ajetit te Kuranit dhe nuk merren per baze, sepse ne kete rast ato jane te dobeta dhe te paqendrueshme.

Por e verteta eshte ajo qe ka ardhur ne hadithe te sakta, nga vepra e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e shokeve te tij, te cilet padyshim qe me se miri kane ditur me bashkuar midis ajeteve te Kuranit dhe Sunetit te Pejgamberit, dhe me se miri ja kane ditur kuptimin ajeteve te Kuranit dhe sunetit te Pejgamberit. Jane percjelle hadithe te shumta nga Buhariu, Muslimi e te tjere, se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur imami te thote “Amin!”, thoni “Amin!” edhe ju, sepse kujt i bashkohet “amini” me “aminin” e melekeve, atij i falen te gjitha gjynahet qe ka bere.” Iben Shihabi, transmetuesi i hadithit thote: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thoshte gjithnje “Amin!” pas leximit te Fatihase. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 169) Anonim / Elbasan / 26-11-2010

Message: Es-selamun alejkum vlla pytja ime eshte se nese ke mundsi me mi tregu te gjitha argumenteet qe jan transmetu se a asht urdher mos mu ul ne xhami pa I fal dy rekate vlla une personalisht nuk pot i kerkoj se nuk jam I bindur mirpo disa vllazni jane ne prag te udhezimit e po I kerkojn argumentert hollsisht edhe nese ke mundsi me me tregu se ne Cfar argumente bazohen ata te cilet e kan mednimin se duhet vetem kur te hysh per te paren her ne nje xhami. vlla ma ba hallall nese po te mundoj .
All-llahu te shperbleft me te githa te mirat e kesaj bote edhe te botes tjeter!

Përgjigje / 08-01-2011

Disa dijetare thone se falja e dy rekateve menjehere sa hyn ne xhami, qe quhen edhe dy rekatet e pershendetjes se xhamise, jane obligim, kurse shumica e dijetareve thone se jane sunet i forte dhe duhen falur sa here qe hyn ne xhami, ne cdo kohe qofte edhe ne kohet kur ndalohet namazi, sic eshte koha kur djelli eshte duke lindur, kur eshte ne kupe te qiellit dhe kur eshte duke perenduar, pervec nese ka filluar namazi farz. Argument per keto jane hadithet e percjella nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), si per shembull fjala e tij (salallahu alejhi ue selem): “Kur dikush prej jush te hyje ne xhami, te fale dy rekate para se te ulet.” [Buhariu dhe Muslimi]. Madje edhe sikur imami te jete duke mbajtur hutben ne diten e xhuma, dikush qe vjen me vonese ne xhami duhet te fale dy rekate para se te ulet, sepse keshtu e ka urdheruar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) nje burre i cili erdhi me vonese diten e xhuma dhe i Derguari ishte duke mbajtur hytben. Ky burri u ul, dhe i Derguari i tha (qe nga minberi ku mbante hutben): “O filan! A i fale dy rekate?” -“Jo”, u pergjigj ai. -Ngrihu dhe fal dy rekate! -i tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [Buhariu dhe Muslimi]. Ne nje transmetim tjeter te Muslimit, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tha: “O Selik! Ngrihu dhe fal dy rekate te lehta (te shkurtra)!” Pastaj tha: “Kur dikush nga ju vjen ne diten e xhuma dhe e gjen imamin duke mbajtur hutben, te fale dy rekate te lehta.” Kurse argumenti per mosfaljen e dy rekateve te xhamise kur ka filluar namazi eshte fjala e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Kur thirret ikameti, nuk falet namaz tjeter pervec farzit.” [Muslimi].

Duhet pasur parasysh gjithashtu se kur hyn ne xhami dhe fal sunetet e rregullta qe jane para namazit farz, sic jane 2 sunetet e sabahut apo 2 ose 4 sunetet para farzit te drekes per shembull, keto mjaftojne per pershendetjen e xhamise dhe nuk falen sunete te vecanta per xhamine ne kete rast. [Fetava Nurun ala ed Derb, te Iben Bazit].

Kurse per faljen e dy rekateve te xhamise vetem ne ate xhami ku hyn per here te pare, nuk ka argument, por argumentet jane ato qe u thane me siper, dhe se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene qe kur te hyni ne xhami, falni dy rekate, pa perjashtuar ndonje xhami dhe pa percaktuar nese hyn per here te pare ne kete xhami apo per te disaten here. Madje nga hadithi kuptohet se kur del nga xhamia dhe hyn perseri ne te, duhet te falesh dy rekate, qofte edhe nese qendron vetem pak kohe jashte saj. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 168) Sadush / Elbasan / 18-11-2010

Message: esselamu alejkum kam nje pyetje per faljen e namazit me pantallona se eshte e lejuar apo jo? Dhe a lejohet ngrenia e mishit te therur pa thene bismilah? Allahu jua shperblefte me te mira.

Përgjigje / 07-01-2011

1. Mbulimi i auretit eshte kusht per vlefshmerine e namazit, dhe mbulimi duhet te behet me rrobe qe nuk eshte e tejdukshme dhe as e ngushte ne menyre qe te paraqese permasat e auretit. Ne lidhje me pantallonat, shejh Albani e ka quajtur te ndaluar namazin me to, ose se paku te urryer, per shkak se formezojne auretin dhe permasat e tij sidomos ne ruku dhe ne sexhde (kaseta nr. 26 dhe 229, nga vargu Udhezimi dhe Drita). Kurse ne nje fetva te “El lexhne ed Daime” thuhet qe burri duhet te mbuloje auretin me rrobe qe nuk eshte e tejdukshme dhe as formezuese qe paraqet permasat e auretit, dhe nese falet me rrobe qe i ploteson keto kushte, namazi i tij eshte i sakte. (Pyetja e pare nga Fetvaja nr. 4143).

2. Ne lidhje me mishin e therur pa thene Bismilah, ka mospajtim ne mesin e dijetareve ne lidhje me lejimin apo jo te tij. Imam Ahmedi e ndalon kurse imam Shafiu e lejon. Dy imamet e tjere, imam Maliku dhe imam Ebu Hanife e lejojne nese kjo gje ndodh nga harresa, por nese lihet me vetedije, atehere nuk lejohet te hahet, dhe ky eshte mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire. Në Sahihun e Buhariut e të tjerë, transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se: “Disa njerëz i thanë Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Disa njerëz na vijnë me mish dhe në nuk e dimë nëse e kanë përmendur Emrin e Allahut kur e kanë therur atë apo jo?” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Thuani ju Bismilah dhe hani (prej tij).” Aisha thotë: “Ata kishin pak kohë që kishin dalë nga kufri, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i urdhëroi ata që të hanë prej atij mishi pa i pyetur (si e kanë therur) megjithëse ata të cilët e sillnin atë mish mund të mos i njihnin rregullat e Islamit, për shkak se ishin të rinj në Islam.” Por duhet pasur parasysh se ketu behet fjale per muslimanin qe harron te thote Bismilah dhe jo per kafirin apo per ate qe therr ne emer te ndonje idhulli. Ne lejim perfshihet edhe therrja e ithtareve te Librit prej cifuteve dhe te krishtereve, gje per te cilen jane dakord te gjithe dijetaret per vete ajetin qe ka zbritur ne lidhje me kete. Shejh Iben Uthejmin, ne librin “Rregullat e Kurbaneve dhe Therrjeve”, thote: “Dhe nuk është kusht që të pyetet muslimani apo i krishteri se si e theri atë që theri, dhe a tha “Bismilah” apo jo. Madje kjo nuk lejohet, pasi që është prej teprimit në fe, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ngrënë nga ajo që kanë therur çifutët pa i pyetur ata.” Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 167) Abdulaziz / Belgjike / 07-11-2010

Message: Es-selam alejkum we rrahmetullahi we berakatuhu; kam nje pytje ne lidhje me namazin e vitrit a mundet me e fale vitrin me nje teshehud tre rekat ose pese rekat dhe a ka ndonje hadith ne lidhje me kete sepse nje vella besimtar thote se ban me i fale me nje Et-tehijjatu lil-lahi tre ose pese rekat, Allahu te shperblefte me xhennet.

Përgjigje / 07-01-2011

Namazi i vitrit eshte prej suneteve te forta te cilin i Derguari i Allahut nuk e linte kurre pa fale, as kur ishte ne udhetim, gje qe tregon per rendesine dhe vleren e tij. Madje imam Ahmedi ka thene qe te mos i pranohet deshmia atij personi qe nuk e fal namazin e vitrit.

Kurse ne lidhje me formen e namazit te vitrit jane percjelle disa te tilla nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), si me poshte:

1. Numri me i pakte i lejuar i rekateve te vitrit eshte nje rekat, sic ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Namazi i vitrit eshte nje rekat ne pjesen e fundit te nates.” [Muslimi]. Po keshtu, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i nates falet me dy e nga dy rekate, dhe kur ndokush prej jush frikesohet se po hyn koha e namazit te sabahut, atehere te fale vitrin nje rekat, qe t’i beje tek numrin e rekateve qe ka falur.” [Buhariu dhe Muslimi].

2. Po keshtu eshte percjelle falja e vitrit me 3 rekate, dhe kjo menyre ka dy forma te lejuara dhe te percjella nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): E Para: Duke i falur te 3 rekatet me nje teshehud te vetem ne fund te tyre dhe duke dhene selam vetem ne fund. Kjo eshte percjelle nga Aisha (radiallahu anha) e cila ka thene: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falte 3 rekate viter dhe nuk qendronte ulur (ne teshehud) vecse ne fund te tyre.” [Nesai]. Forma e dyte: Duke falur dy rekate, pastaj ben teshehud dhe jep selam, pastaj fal nje rekat tek. Kjo eshte percjelle nga Iben Umeri i cili ka thene se keshtu e ka pare te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te veproje.

3. Vitri mund te falet gjithashtu me 5 ose 7 rekate rresht, te ngjitura me njera tjetren dhe pa qendruar ulur e pa teshehud mes tyre, vecse ne fund. Aisha (radiallahu anha) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falte 13 rekate naten, nga te cilat 5 rekate i falte viter pa teshehud mes tyre vecse ne fund.” [Muslimi]. Po keshtu ka percjelle Ummu Seleme (radiallahu anha) se i Derguari i Allahut (sallahu alejhi ue selem) falte viter 5 rekate ose 7, pa i ndare ato me selam apo me fjale.” [Nesai].

4. Po keshtu mund te falet me 9 rekate, duke falur 8 rekate rresht, pa teshehud mes tyre vecse ne fund te 8 rekateve, pastaj nuk jep selam por ngrihesh per ne rekatin e nente, pastaj jep selam. Kete forme e ka percjelle Aisha (radiallahu anha), sic e ka nxjerre Muslimi ne Sahihun e tij.

5. Nese e fal vitrin me 11 rekate, atehere falet dy e nga dy rekate, duke dhene selam pas cdo dy rekatesh, dhe ne fund fal vetem nje rekat tek, sic e pame ne hadithin e pare te pikes se pare ku thuhet se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i nates falet me dy e nga dy rekate, dhe kur ndokush prej jush frikesohet se po hyn koha e namazit te sabahut, atehere te fale vitrin nje rekat, qe t’i beje tek numrin e rekateve qe ka falur.” [Buhariu dhe Muslimi]. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 166) Anonim / 31-10-2010

Message: selam alejkum. 1) kur ngrihemi nga rukuja syte na shkojn tek bashkimi i kembeve. ky veprim te prish namazin dhe falesh prap apo jo. 2) ALLAHU me falt ka disa raste qe gjate namazit me iken vemendja dhe nuk di sa rekate kam fale,apo nese e kam bere teshehudin epare. ALLAHU na udhezoft, si mund te veproj?

Përgjigje / 05-11-2010

1. Veprimi i permendur ne pyetje nuk e prish namazin.

2. Kur gjate namazit harron teshehudin e pare, vazhdon namazin deri sa ta plotesosh dhe ne fund, para se te japesh selam, ben dy sexhde te harreses, pastaj jep selam. E nese harron sa rekate ke falur, tre apo kater, merr ate me te pakten, dmth sikur ke falur tre rekate, keshtu qe vazhdo deri sa te plotesosh kater, dhe ne fund para se te japesh selam, ben dy sexhde, pastaj jep selam.


(Pyetja Nr. 165) Abdulaziz / Irland / 30-10-2010

Message: Esselam Alejkum Er-rahmetullah ue Barakatu.
Allahuh ju shperblefte ne kete dunja dhe ne Ahiret se me te vertete Ai eshte shperblyesi me i mire.
Kisha dy pyetje:
1 – Si falen 4 synetet e drekes. psh, fal dy rekat dhe thua Selamin dhe fal dy te tjerat, apo i fal te katra me nje Selam, Si e ka praktikuar Profeti Alejhi Ue Selam.
2 – Kur lexohet surja Al ‘Alak gjate namazit, a eshte detyrim te besh sexhden apo jo?

Përgjigje / 31-10-2010

1. Sunetet e drekes mund te falen me te dyja metodat qe i ke permend, pra dy e nga dy duke dhene selam pas cdo dy rekatesh, ose te katerta njeheresh vetem me nje teshehud pas te katertave dhe duke dhene selam ne fund, dhe jo me dy teshehude, pra pas rekatit te dyte nuk ka teshehud, por ngrihesh menjehere ne te tretin, dhe jo si ne namazet farze qe jane me 3 apo kater rekate.

2. Kur lexon ne namaz nje sure ne te cilen ka sexhde, eshte e preferuar te besh sexhde, sipas mendimit te shumices se dijetareve, me perjashtim te hanefive te cilet thone se kjo sexhde eshte e detyrueshme. Pra, nese nuk e ben sexhden e tilavetit, namazi eshte i sakte dhe nuk detyrohesh per asgje, por me berjen e saj ke shperblim tek Allahu i Madheruar. Ketu bejme fjale kur falesh vetem, se kur falesh me imam, do te besh ashtu si ben imami. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 164) Mira / Tirane / 27-10-2010

Message: eselamu alejkum
Allahu jua shperblefte per punen qe beni!
1. Cfare duhet te bej nje person nese betohet ne Allah per nje veper qe sdo e bej me dhe perseri e vepron perseri betohet dhe perseri e ben, si duhet ky person te veproje ne menyre qe ta shlyej betimin e rrejshem pasi qe eshte penduar shume?????
2. A pranohet namazi nese falet ne nje dhome ku televizori eshte i ndezur ne filma vizatimor per shkak te figurave qe jane ne te?
3. A lejohet vendosja e unazes ne gishtin e madh pasi kam degjuar se eshte eshte perngjasim me cifutet, a eshte e sakte? ALLAHU JUA SHPERBLEFTE ME XHENNETIN FIRDEUS.

Përgjigje / 31-10-2010

1. Per betimet dhe rregullat e tyre lexo pergjigjen e pyetjes nr. 78. Kurse per pendimin lexo me shume ketu.

2. Namazi nuk prishet nga figurat qe shfaqen ne televizor, por nuk eshte aspak e mire qe te falesh ne nje dhome ku televizori eshte i ndezur, per shkak se ai terheq vemendjen dhe mund te jete shkak per largimin e engjejve.

3. Gruas i lejohet te vendose unaze ne te gjitha gishtat e te dyja duarve (edhe pse ka mospajtim per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe tregues), kurse per burrat eshte sunet vendosja e saj ne gishtin e vogel dhe ate pas tij. Kurse ndalese per burrat ka ardhur per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe ate tregues, dhe hadithin e transmeton Muslimi. Kurse per gishtin e madh nuk ka hadith, por fakti qe kjo gje nuk eshte zakon per burrat, ben qe pyetja te jete e pavend. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 163) Anonim / 23-10-2010

Message: Eselamu alejkum. Desha te ju pyes rreth faljes, se kur imami ngrihet prej rukus a thot vetem semialllahu limen hamideh/ a thot edhe rabena lekel hamd edhe ai apo veq xhemati duhet me than rabena lekel hamd? Kerkoj pergjigjen dhe ju falenderoj.

Përgjigje / 29-10-2010

Qe te gjithe duhet t’i thone te dyja “semiallahu limen hamideh” dhe “rabbena ue lekel hamd”, si imami edhe xhemati, por imami e thote me ze vetem te paren, kurse tjetren nen ze, e xhemati i thote te dyja nen ze.


(Pyetja Nr. 162) Agim / 21-10-2010

Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuh
Vella i dashur All-llahu te forcofte ne kete rruge. Kam disa pytje :
1. Nese gjat udhetimit i bashkon dreken me ikindin por kthehesh ne vendin tend para se me fillu fajla e ikindis me xhemat , qysh eshte me se miri, me shku tek xhemati apo mos me shku pasi me vetem se e kemi fale ikindin?
2. Une jam nje vella qe All-llahu I Madheruar me ka sprovuar me grupacione te ndryshme, ne fillim isha me injorantet (me ata qe po pasojn verberisht nje medhheb te caktum e per tjert nuk interesohen fare), pastaj verejta se nuk jam ne rruge te drejt – uelhamdulilah, por prap iu bashkangjita nje grupacioni, tekfirsave dhe duke e pare ate qe “pashe” te ata, e kuptova se duhet te largohem prej tyre dhe me ne fund All-llahu i Madheruar me udhezoj ne menhexhin e selefus-salih- uelhamdulilah, kete sqarim vella e bera per arsye se prap nuk po ndihem mire, pasi nuk po e kuptoj deklaraten e shejkh Rebis (All-llahu e ruajt) dhe te disa dijetareve te tjere kunder Shejkh Alis (Allahu e ruajt) kur une si dhe shume te tjere e kemi mesuar kete menhexh prej te dyve ashtu si edhe prej tjereve, nese ke mundesi nje sqarim dhe te me ndihmosh e te me keshillosh se si ti perjetoj keto situata.
3. Vella desha te dij se a eshte njejt si per mua qe e konsideroj veten udhetar ne nje qytet edhe per nje vella i cili po thuajse cdo dite udheton per atje pasi studion ne ate qytet duke u bazuar ne fjalen e Ibn Tejmijes rahimehull-llah i cili tha se dy veta mund te udhetojn se bashku e njeri eshte udhetar e tjetri jo (vella ki parasysh se veshtiresit jane te njeta si per mua si per vellaun dhe lehtesimet jane me se te nevojshme per te dyte), All-llahu te shperblefte!

Përgjigje / 29-10-2010

1. Nese e ke falur ikindine gjate udhetimit, nuk e ke obligim te shkosh ne xhami kur ke mberritur ne vendin tend ne kohen qe ajo falet ne xhami, pervec nese gjendesh ne xhami, atehere duhet ta falesh ikindine me xhematin, por duke e bere nijetin per namaz nafile, sepse nuk lejohet qe i njejti namaz te falet dy here ne nje dite. E Allahu e di me mire.

2. Elhamdulilah qe Allahu te ka udhezuar ne ndjekjen e te vertetes, dhe duhet te dish se menhexhi selefi qe ti kerkon te ndjekesh duke besuar se ai eshte rruga e drejte e te Derguarit te Allahut dhe shokeve te tij, dhe se ai eshte menyra e te kuptuarit dhe te zbatuarit te fese ashtu si ka dashur dhe do Allahu, eshte pikerisht ai menhexh dhe metodologji qe eshte vazhdimisht ne kerkim te se vertetes dhe argumentit, dhe kur e meson argumentin, menjehere e merr ate dhe i largohesh asaj qe ke qene me pare prej rruges se gabuar, sepse tashme t’u be e qarte e verteta dhe kur te behet e qarte e verteta, nuk ke rruge tjeter vecse ta ndjekesh ate, perndryshe nuk do te ishe i sinqerte ne besimin dhe ne fene tende. Kurse ne lidhje me pyetjen ne fjale, eshte e vertete se dija dhe menhexhi merret nga dijetaret e ehli sunetit dhe nga nxenesit e dijes gjithashtu, por duhet ditur se edhe ata jane njerez dhe mund te gabojne, dhe problemi nuk eshte te gabimi, sepse gabimi i dijetarit kur bazohet ne argument eshte i justifikuar dhe ai merr shperblim tek Allahu per perpjekjen e tij, por problemi qendron te gjurmet e ketij gabimi dhe perhapja e tij me rruge dhe menyra te gabuara e ndoshta edhe me qellime te keqija e djallezore ne mesin e popullit te thjeshte dhe atyre qe nuk kane dije ne fe, apo qe jane te rinj ne fe dhe qe nuk mund t’i keptojne keto gjera dhe as faktin se edhe dijetaret bashkekohore kane dicka ne zemer per njeri-tjetrin, pasi secili kerkon te jete me i mire se tjetri dhe te ndiqet me shume se tjetri. Keto jane gjera qe kane ekzistuar dhe ekzistojne edhe ne mesin e njerezve me dije, por qe ata i luftojne keto gjera ne veten e tyre dhe me sinqeritetin e tyre nuk veprojne sipas epsheve te tyre, edhe pse ndoshta ndonjehere mund te kene ndonje rreshqitje te vogel por qe menjehere e kapin veten dhe kthehen tek Allahu me pendim dhe kerkim te faljes. Kjo ceshtje ka ekzistuar qe heret, madje kur dijetaret pyesnin per nje person me dije ne nje vend dhe gjenin dike qe nuk fliste mire per te, shihnin nese kishin qene bashkekohes, e nese kishin qene bashkekohes, nuk e merrnin fjalen e atij qe fliste keq per ate tjerin, sepse mund te ishte nga xhelozia apo dicka ne zemren e tij. Edhe sot, nuk mund te themi se gabimin e ka shejh Rabij apo shejh Aliu, por me e mira qe mund te bejme ne kete rast eshte qe te heshtim, se paku deri sa te behet e qarte e verteta, sepse ne qe te dy ata i njohim per dijetare selefij, keshtu qe nuk mund te flasim kunder njerit apo tjetrit, pa qene te sigurte me argumente se njeri prej tyre doli vertete nga menhexhi selefi. Perndryshe, te gjitha ato qe perhapen jane fjale te fryra nga njerez te lige qe nuk i duan te miren muslimaneve dhe aq me pak selefive. E verteta gjithnje luftohet nga te gjithe armiqte e saj, gjithnje hidhet balte mbi te me qellim qe te ngaterrohet me te paverteten, por ne fund gjithnje triumfon, me miresine e Allahut Fuqiplote. Keshtu qe hesht, deri sa gjithcka te behet e qarte!

3. Per ceshtjen e udhetimit ka mospajtime ne mesin e dijetareve, dhe shume prej tyre vendosin kusht udhetimin mbi 80 km per t’u quajtur udhetar dhe per te perfituar nga lehtesimet e udhetarit ne lidhje me kryerjen e adhurimeve si namazi e agjerimi, kurse te tjere thone se mjafton qe te quhesh udhetar tek populli yt dhe ti mund te perfitosh nga lehtesimet e udhetarit qe ia ka dhene Allahu ne fene e Tij, dhe kjo ndoshta eshte me e sakta, e Allahu e di me mire. Lehtesimet e udhetarit fillojne pasi ai te lere pas rethinat e qytetit apo vendit te tij dhe jo para udhetimit. Pra, nuk lejohet qe te shkurtosh dhe te bashkosh dreken me ikindine ne qytetin tend para se te nisesh udhetimin, por vetem pasi te kesh dale nga rrethinat e qytetit. E Allahu e ka ne dore suksesin!


(Pyetja Nr. 161) Mahmud / Zvicer / 07-10-2010

Message: Es selam alejkum. A ka mundesi nje sqarim per ikametin, a ma mir me thirr qeshtu IKAMETIN:
1. 2 HER ALLAHU EKBER
2. 1 ESH HEDU EN ILAHE ILALL-LLAH
3. 1 ESH HEDU MUHAMMEDER-RESULULLAH
4. 1 HAJJE ALES-SALAH
5. 1 HAJJE ALEL FELAH
6. 2 KAD KAMETIS-SALAH
7. 2 ALLAHU EKBER
8. 1 LA ILAHE IL-LALL-LLAH

APO SIKUR TE NE DUPLLO THUHET CILA PREFEROHET MA MIR ME THIRR PREJ KTINE DYJAVE:

1. 4 HER ALLAHU EKBER
2. 2 ESH HEDU EN ILAHE ILALL-LLAH
3. 2 ESH HEDU MUHAMMEDER-RESULULLAH
4. 2 HAJJE ALES-SALAH
5. 2 HAJJE ALEL FELAH
6. 2 KAD KAMETIS-SALAH
7. 2 ALLAHU EKBER
8. 1 LA ILAHE IL-LALL-LLAH

Përgjigje / 10-10-2010

Te dyja menyrat e permendura me siper per ikametin jane te lejuara, edhe pse shumica e dijetareve dhe e medhhebeve kane zgjedhur te paren, me 11 fjale, e cila eshte edhe menyra qe Bilali e therriste Ikametin, kurse hanefite kane zgjedhur te dyten me 17 fjale, e cila ka gjithashtu argument. Dijetaret thone se ne kete rast me e preferuar do te ishte perdorimi i te dyja menyrave here pas here, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 160) Ahmed / Shqiperi / 06-10-2010

Message: Es Selamu Alekum! All-llahu ju ruajt e ju forcofte ne kete rruge.
1. Si e kane komentuar dijetaret kete ajet te sures Nuh ( 71:25 ):
مما خطيئاتهم أغرقوا فأدخلوا نارا
Para ringjalljes a do te denohen njerezit ne xhehennem?
2. Kur dy vete falin namaz, ai i cili prin ne namaz (imami) a duhet te dal perpara xhematit apo te renditet me nje vij pasi qe jan vetem dy vet?
3. A mund te shkurtohet namazi prej momentit qe vendos te udhetosh, psh: une neser udhetoj
mbas namazit te drekes, a mund te shkurtoj dreken e me pas te bashkoj me ikindin e me pas te udhetoj apo ndoshta nuk guxoj ti shkurtoj por vetem ti bashkoj apo asnjeren?

Përgjigje / 10-10-2010

1. Ajeti flet per denimin ne zjarrin e xhehenemit pas ringjalljes. Xhehenemi ekziston qe tani, por ndezja dhe ndeshkimi i banoreve te tij ne te do te jete vetem pas kiametit dhe pas llogarise, e sa per denimin e varrit per jobesimtaret, ai behet me menyra qe i di vetem Allahu.

2. Kur jane vetem dy burra ne namaz, imami qendron paralel me tjetrin qe eshte xhemat, dhe as para as pas tij, sepse keshtu ata jane xhemat dhe saf (rresht), e rreshti duhet te jete i drejte.

3. Nuk lejohet shkurtimi i namazit per udhetarin vecse pasi te kete nisur udhetimin dhe te kete dale nga kufijte e qytetit apo vendit ku ndodhet. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 159) Bruna / Durres / 03-10-2010

Message: Eselamu alejkum we rahmetullah. Allahu jua shperblefte per kontributin qe jepni ne qartesimin e ceshtjeve te fese! Kisha nje pyetje: Ne namazet qe falen me imam psh. xhuma, taravi, aksham, jaci, ne te cilat imami e kendon fatihan me ze, a duhet qe xhemati pasi eshte thene amin te filloje te thote fatihan, nderkohe qe imami vazhdon me kendimin e sureve? E bej kete pyetje sepse kam hasur dy mendime: njeri thote qe nuk quhet namazi pa thene fatihan, e tjetri thote qe kur e kendon imami nuk ke pse ta thuash. Zoti ju dhente hajrin!

Përgjigje / 10-10-2010

Ne lidhje me kete ceshtje, ka mospajtim ne mesin e dijetareve, ashtu si e ke lexuar, por ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete ceshtje, eshte fjala e atyre dijetareve qe bashkojne mes argumenteve me kete menyre: pas leximit te fatihase nga Imami dhe pas thenies “Amin” nga imami dhe xhemati, nese imami hesht dhe i le kohe xhematit qe te lexojne fatihane vete, atehere e lexojne apo lexojne aq sa munden deri sa te filloje imami me leximin e sures, duke ditur se per heshtjen e imamit deri sa te mbaroje xhemati thenien e fatihas nuk ka argument, keshtu qe namazi i tyre eshte ne rregull edhe nese pas thenies “Amin!” lexojne disa ajete nga fatihaja apo edhe asnje ajet nese imami fillon menjehere te kendoje sure tjeter, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 158) Anonim / Peje / 01-10-2010

Message: mesage: Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatehu. Allahu ju shperbleft per mundin qe po beni! Kisha dy pytje mundesisht te me jepni pergjigjje te argumentuara:
1. Per njeriun qe u fal me flok te lidhura, Muhammedit s.a.v.s.tha: “Shembulli i tij eshte si shembulli i atij qe falet me duar te lidhura (pas shpine)”. Me intereson te di, a vlen kjo edhe per femra, a vetem per meshkuj?
2. Nese nje grua ka pasur lindje me operim (lindje cezarjane) disa deri sa mjeku ia ka ndaluar rreptesisht lindjen te femijve te tjere per shkak te shendetit te saj, a i lejohet asaj gruaje te bej lidhjen e anit per parandalimin e shtatzanis?

Përgjigje / 10-10-2010

1. Hadithi ne fjale transmetohet nga Muslimi dhe ben fjale per ate burre qe i ka floket e gjata dhe falet duke i lidhur kulac siper kokes apo ne mes te qafes, ashtu si bejne grate, me qellim qe te mos i prekin floket ne toke, nderkohe qe i Derguari (salallahu elejhi ue selem) ka thene se jemi urdheruar te mos i perthyjme dhe te mos i ngreme rrobet dhe as floket nga toka kur bejme sexhde, por te bejme sexhde bashke me to, pra edhe ato duhet te prekin token. Kurse per grate ndryshon ky gjykim dhe per to lejohet qe t’i lidhin floket si te duan, pasi qe ne namaz ato duhet t’i mbulojne floket komplet me shami. E sa per rritjen e flokeve nga burrat, duhet te dihet se kjo nuk eshte sunet qe duhet ndjekur, por vete Pejgamberi i ka zgjatur floket sepse ashtu vepronin njerezit ne kohen e tij dhe shkurtimi i flokeve ishte si dicka e turpshme per burrat, prandaj edhe kur pa nje femije qe kishte qethur nje pjese te kokes dhe pjesen tjeter e kishte lene pa qethur, e urdheroi qe ta qethte te gjithe koken, ose te mos e qethte fare, e nese do te ishte e ndaluar qethja apo zgjatja, nuk do i kishte thene keshtu. Iben Abdul Berr, ne komentim te ketyre haditheve thote se ne kohen e tij, zgjatja e flokeve nga meshkujt ishte prej shenjave te rrugecerve dhe mendjelehteve, keshtu qe dijetaret dhe njerezit e devotshem ju larguan zgjatjes se flokeve dhe i shkurtonin ato. Edhe sot ne ditet tona, gjendja eshte e njejte si ne kohen e Iben Abdul Berr, keshtu qe muslimanet e devotshem duhet t’i largohen zgjatjes se flokeve, dhe duhet t’i shkurtojne ato. E sa per namazin me floke te gjata apo edhe te lidhura, ai nuk prishet me kete veper, por sigurisht qe kjo ndikon ne plotesimin e tij, e Allahu e di me mire. [Takimet e temes se hapur, nga Iben Uthejmin, Fajdul Kadir, i El Menawi, etj.]

2. Sipas mjekeve tane eksperte muslimane, lindja me operacion nuk e demton gruan ne lindjet e tjera te ardhshme, dhe fjala se me operim nuk mund te behen vecse 2 apo me se shumti 3 femije eshte dicka e pabazuar ne dije dhe shkence. Prej ketu, nuk lejohet qe gruaja te mbylle rruget e lindjes per kete arsye, pervec nese jeta e saj eshte ne rrezik per arsye te tjera. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 157) Halil / Gjilan / 29-09-2010

Message: Es selamu alejkum, All-llahu ju shperblefte per mundin e dhene, All-llahu na mundesofte te perfitojme nga kontributi juaj se me te vertet shume ceshtje po i mesojmi ketu qe ndoshta me pare as nuk i kemi ndegjuar qe jane te ndaluara ose qe jan prej sunnetit autentik ose te obliguara e mu per kete edhe pytjet e mia jane keto:
1. A lejohet te prehet kurban per njeri te vdekur, dmth qellimi normal qe per All-llahun por esencen e kan per te vdekurit (qe ti arrije shperblimi etj etj e lloj lloj justifikimesh) edhe ku bazohen keto hoxhallar qe nxisin per keso rreziqe edhe pse nuk i ndalojne keto pune?
2. Shejkh Albani (rahimehull-llah) e ka dhen nje fetva ne lidhje me faljen e namazit farz dy here ku pytesi e pyet se a me lejohjet te fali namazin e sabahut se pari ne shtepi ne kohen e pare te namazit e me pas per te mos e humbur namazin me xhemat ose per te mos u ndar nga xhemati te dali edhe ne xhami ne kohen e fundit te sabahut (lindja e diellit) dhe me sa duket Sheikhu All-llahu e meshirofte e lejoi nje gje te tille, mua me intereson cili eshte mendimi i dijetareve te tjere ne lidhje me kete, dhe
3. Ne nje xhami ka varreza, aty nuk lejohet namazi por a ka ndonje kusht kjo ndales, psh kur nuk ka tjeter xhami , ose te mos humbet namazi me xhemat etj etj, cilet jane mendimet e dijetareve per kete?

Përgjigje / 10-10-2010

1. Prerja e kurbanit per te vdekurin, si afrim tek i vdekuri duke besuar se ai eshte njeri i mire dhe mund te sjelle ndonje te mire apo te ndaloje ndonje te kete, eshte shirk i madh, shokvenie Allahut ne adhurim, sepse ofrimi i kurbanit eshte adhurim qe nuk lejohet t’i dedikohet vecse Allahut te Madheruar. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e Ehli Sunetit, dhe nuk e kundershtojne kete vecse disa prej grupeve te humbura qe i adresohen Islamit. Kurse therrja e kurbanit per Allahun, por me qellim qe shperblimi t’i shkoje te vdekurit, qofte nga deshira e djalit qe te beje dicka te mire per prinderit e tij te vdekur apo sepse ata ia kane lene amanet kete gje, eshte nje ceshtje qe ka mospajtim ne mesin e dijetareve te medhhebeve te ndryshme; disa thone se te vdekurit i shkon cdo veper e mire qe ben i gjalli per te, qofte edhe therrja e kurbanit ne diten e kurban Bajramit, leximi i kuranit, etj, duke u argumentuar me argumentet e pergjithshme qe urdherojne per prerjen e kurbanit dhe per veprat e tjera, duke thene se edhe te vdekurit jane njesoj si te gjallet dhe perfshihen ne te njejtin gjykim. Kurse dijetare te tjere thone qe nuk lejohet te kryesh dicka per te vdekurin pervec atyre qe kane ardhur ne tekstet hyjnore prej Kuranit dhe Hadithit, sic eshte: kryerja e haxhit, agjerimi i detyrueshem qe i vdekuri ka pasur mundesi ta agjeroje kur ka qene gjalle por ka neglizhuar, apo e ka lene amanet, duaja per te vdekurin dhe lemosha qe jepet per te. Pervec ketyre te vdekurit nuk i shkon asgje tjeter prej veprave te mira te te gjalleve dhe as nuk lejohet qe te gjallet te veprojne dicka tjeter pervec ketyre per te vdekurit e tyre. Ky i dyti eshte edhe mendimi me i sakte qe qendron me argumentin dhe te argumenti, dhe ky eshte mendimi i shumices se dijetareve te Ehli Sunetit dhe i dijetareve te medhenj selefi bashkekohore. Kurse ata qe ndjekin mendimin e pare jane zakonisht ndjekes te bidatit edhe ne shume tema te tjera te fikhut dhe akides, dhe ne pergjithesi jane prej maturidive, sufive, shijave, etj. Ketu perfshihen edhe shume ithtare bashkekohore te medhhebit hanefi, te ndikuar nga grupe te ndryshme te humbura nga rruga e vertete e Islamit prej grupeve te permendura me siper.

2. Nuk lejohet falja e te njejtit namaz farz dy here ne te njejten dite, dhe nese dikush e ben kete, namazi i dyte duhet te behet me nijetin qe i dyti te jete nafile. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve, per shkak se kjo ka ardhur qarte ne hadithin e dy personave qe ishin falur ne shtepite e tyre dhe kishin ardhur ne xhami, e kur i Derguari fali namazin e kohes bashke me xhematin, keta te dy qendruan ulur ne fund te xhamise dhe nuk u falen. Pas namazit, i Derguari i mesoi se ne kete rast duhet te falen me xhematin por me nijetin qe te jete nafile (namaz vullnetar). Kurse ne hadithin tjeter, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mos e falni te njejtin namaz dy here ne te njejten dite.”

3. Nuk lejohet namazi ne ate xhami ku ka varr, dhe nuk lejohet ndertimi i xhamise mbi varr dhe as futja e varrit ne xhami. Te gjitha keto jane te ndaluara ne Islam dhe ata qe e bejne kete gje i ka mallkuar Allahu dhe i Derguari i Tij. Madje duke qene ne shtratin e vdekjes, porosite e fundit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) kane qene pikerisht per ndalimin e marrjes se varreve per xhami dhe te ndertimit te xhamive mbi varre, duke i mallkuar ata qe e bejne kete. Pra, nuk lejohet namazi ne keto xhami per asnje arsye, por bashkohuni disa vellezer qe falen dhe e kryeni namazin me xhemat ne vend tjeter, qofte edhe ne fushe, dhe perpiquni te ndertoni apo te siguroni nje xhami apo vend ku te faleni me xhemat, dhe kurre mos u falni ne ate xhami ku ka varre. Keto jane porosite e dijetareve te medhenj, prej te cilet edhe dijetaret e Komisionit te perhershem te Fetvave ne Arabine Saudite (El Lexhne ed Daime). E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 156) Alban / Kosove / 25-09-2010

Message: Selam alejkum kam dia pyetje:
1. A eshte i lejuar falja e namazit vetun pa gjemat, dhe cilat jan argumentet qe e ndalojn gruan qe te shkojn te varrezat per ta futur te vdekurin ne varr se bashku me burrat?
2. Hadithet qe i kam lexuar qe flasin per dhikrin mbas namazit asnje hadith nuk thonte drejt perdrejt se dhikri behet mbas farzi por mbas namazi e qe ketu disa po e marrin si argument se ka per qellim mbas namazeve farze dhe sunnete amund te mi shpjegoni keto hadithe qe flasin per keto?
3. A ka te drejt qe familja e vajzes ti thote familjes se djalit se ne nuk ta japim vajzen per shkak se ne ndihemi me lart apo me te mire sesa familja jote?
4. Familja e vajzes, a munden tja ndalin vajzen djalit mbasi ja kan dhene atij edhe nese ai djali nuk eshte bere mosbesimtar dhe cilat jan ato raste?

Përgjigje / 28-09-2010

1. Namazi me xhemat eshte vaxhib per burrat qe kane mundesi fizike te shkojne ne xhami dhe qe e degjojne ezanin, e perndryshe, patjeter duhet me e fal namazin edhe nese nuk mund te shkosh ne xhami, por duke e fale kudo qe te gjendesh, ne kohen e vet. Argumentet qe grate nuk shkojne ne varreza bashke me burrat per te varrosur te vdekurin eshte se kete gje nuk e kane bere as muslimanet e pare dhe as te fundit, as sahabet dhe as pasardhesit e tyre e deri me sot.

2. Kushdo qe ka pak dije nga Islami dhe ligjet e tij ne lidhje me namazin dhe deget e fikhut ne pergjithesi, e di qe ne keto hadithe eshte per qellim namazi farz, dhe po keshtu, kur Allahu thote ne Kuran: “Dhe kryeni namazin!” e ka per qellim namazin e detyruar farz. Per kete nuk kundershton vecse ndonje fanatik qe ka trasheguar nje bidat nga paraardhesit e tij, sic ndodh ne vendet tona, dhe nuk them qe e ka trasheguar nga medhhebi hanefi, pasi qe keto bidate jane me shume sufije dhe shiite dhe jo te ndonje prej medhhebeve te fikhut Islam.

3. Familja e vajzes ka te drejten qe te vendose ate qe e shohin me te mire per vajzen e tyre, dhe per kete nuk mund t’i detyroje kush, perderisa jane besimtare dhe kane dije nga Islami. E sa per barazine ne rang shoqeror mes burrit dhe gruas, sheriati Islam e ka marre ne konsiderate kete ceshtje edhe pse nuk e ka vendosur si kusht pa te cilin akti i marteses do te ishte i pavlefshem, por ia ka dhene te drejten familjes se vajzes qe te shohe kategorine e burrit qe vjen per t’i kerkuar doren, me qellim te jene sa me afer njeri-tjetrit ne shtrese, qe te mund te vazhdoje lidhja mes tyre normalisht, perndryshe nuk do mund te jetonin se bashku per shkak te menyres se ndryshme te jetes qe ben secili. Dijetaret e jurisprudences Islame i kane dhene te drejten babait te vajzes qe te kerkoje prishjen e aktit te marteses se vajzes se tyre qe eshte bere ne mungese apo ne mospajtim te tyre, nese vertetohet se burri i saj nuk eshte ne te njetin rang apo shtrese shoqerore me vajzen, gje e cila tregon se marrja ne konsiderate e shtreses shoqerore te burrit dhe gruas ka vend ne Islam.

4. Prej rasteve kur familja e vajzes ka te drejte te kerkojne prishjen e marteses se vajzes se tyre para gjykatesit, eshte ai qe u permend me siper, pra kur vajza martohet pa lejen e prinderve apo pa pelqimin e tyre, dhe vertetohet qe burri nuk eshte ne nje shtrese shoqerore me vajzen, sepse ne kete rast zbulohet se vajza eshte mashtruar, kurse familja e saj kerkon me te miren per te. Po keshtu, familja e vajzes ka te drejten e prishjes se marteses kur vertetohet ndonje mangesi apo mashtrim tjeter te burri i vajzes, apo nese ai nuk eshte musliman, gje per te cilen nuk ka kundershtim, apo nese nuk ka mundesi te paguaje mehrin apo te mbaje familjen e tij me banese, ushqim e veshembathje, apo per thyerjen apo mosplotesimin e ndonje kushti qe vendoset ne aktin e marteses, etj. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 155) Fitore / Sh.B.A / 24-09-2010

Message: selamun alejkum.

1. Ne qofte se falem sabaun e akshamin edhe nuk kam mbules, a pi pranon Zoti namazin, a kur hy ne namaz e fnoj mbulesen?

2. Ne qoftese kam mardhenje me burr, a duhet te pastojme edhe flokt edhe trupin, a vetem trupin? 3. Kam fmin 2 muajshe, e a ashte gjuna me ja ndalu mos mi dhan gji kur ti ban 6 muj? Allahu ju shperblefte me te mira!

Përgjigje / 28-09-2010

1. Nese e kryen ne rregull namazin, duke i kryer shtyllat dhe kushtet e tij, Allahu ta pranon namazin dhe ta shkruan te plote kete veper dhe urdher qe e ke zbatuar, per te dhene miresin ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe nuk te kerkon llogari per te. Kurse mosvendosja e shamise dhe e mbuleses qe ka urdheruar Allahu eshte nje veper tjeter qe nuk ka lidhje direkte me namazin, por qe per lenien e saj merr gjynah dhe do te japesh llogari para Allahut se perse nuk e ke zbatuar kete urdher te Tij por e ke thyer ate!! Keshtu qe pergatit pergjigje per kete pyetje, dhe dije se kush merret ne pyetje nga Allahu, e humb ceshtjen, pervec nese Allahu e meshiron, keshtu qe kthehu tek Allahu me pendim, kerkoj falje Atij per ate qe ka dale prej teje ne thyerje te urdhrit te Tij, dhe vepro ate qe do Allahu edhe pse nuk e pelqejne njerezit, sepse tek e fundit, secili njeri do shohe koken e vet dhe do te jape llogari per veten e vet, dhe askush nuk mund te mbroje apo te perkrahe, madje as per vetveten nuk mund te bejne asgje, pervec asaj qe kane vepruar ne dynja. Pra, meditoni dhe hulumtoni. Do te kenaqni Allahun te cilit i keni besuar, apo njerezit qe nuk kane asgje ne dore, as per veten e tyre, dhe te terhiqni zemerimin e Allahut ndaj jush?!

2. Pas kryerjes se marredhenieve me burrin, ashtu si edhe pas pastrimit nga te permuajshmet, gruaja e ka detyrim te laje te gjithe trupin e saj, nga koka te kembet, me gjithe floke, perndryshe larja nuk eshte e vlefshme. Por ka nje dallim se kur lahesh pas marredhieneve intime me burrin nuk e ke te detyruar te zgjidhesh floket nese i ke gershet, kurse kur lahesh pas menstruacioneve e ke detyrim te zgjidhesh gershetat qe uji te shkoje mire deri ne rrenjen e flokeve dhe ne brendesi te tyre e deri ne majat e flokeve.

3. Allahu i urdheron prinderit qe t’i japin qumesht gjiri femijes deri sa te mbushe dy vite te plota. Por nese ata bien dakord qe tja nderpresin me pare, nuk kane ndonje gjynah perderisa femija nuk demtohet me kete gje, por duke ditur se sa me gjate te pije femija nga nena e tij, aq me e mire eshte per te dy ata, si per nenen edhe per femijen, prandaj edhe Allahu urdheron dhe keshillon qe gjidhenia te shkoje deri ne dy vite te plota, dhe kjo sepse: kur femija pi qumesh gjiri, ai fiton imunitet, eshte me i ruajtur nga semundjet ne te ardhmen, me i forte ne trup dhe ne mendje, me i zgjuar do te behet. Kurse nena do te pastrohet nga cdo helm apo mbeturine qe mund te shkaktohet nga nderprerja e qumeshtit femijes, do te parandaloje semundje te rrezikshme qe mund ta prekin ne te ardhmen, sic mund te jete kanceri i gjirit aq i perhapur te femrat sidomos pas moshes 40 vjecare, si dhe shendeti nervor dhe shpirteror i saj do te jete i mire kur ia ploteson gjidhenien femijes, sa me gjate te jete e mundur, e me se paku nje vit te plote, perderisa nena nuk ka ndonje semundje qe ja ben te detyrueshme nderprerjen e gjirit femijes, perndryshe duhet te vazhdoje sa me gjate te mundet, per te miren e saj dhe te femijes. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 154) Agim / Zvicer / 24-09-2010

Message: Es-Selamu Alejkum. Shpresoj qe te jeni mire me shendet Hoxhe i nderuar.
Kam nje pyetje rreth Namazit sepse disa Vellezer po thojn se nese nje person i fal 3 kohet 2,4 apo 1 kohe te Namazit atehere nuk i pranohet Namazi, ky vetem se eshte lodh eshte falur kote perderisa ti fal 5 kohet e Namazit dhe kjo qeshtje eshte vetem per ata qe nuk jane fillestar qe ja din hakun Namazit dhe prap nuk e falin 5 koht por ndonje namaz e lene pa e falur dhe keshtu qe nuk i pranohet Namazi dhe eshte Qafir edhe pse falet perderisa ti fal 5 kohet e Namazit, a mundeni me na sqaru se a eshte e vertet kjo, a ka ndonje argument? All-llahu ju shperbleft per pergjigjjet qe i jepni.

Përgjigje / 28-09-2010

Ata dijetare te cilet mbeshtesin mendimin se lenesi i namazit eshte kafir, jane ndare ne dy grupe ne lidhjhe me ate person qe here falet dhe here nuk falet, apo qe e vonon qellimisht nje namaz deri sa te dale koha e tij; disa thone qe ky person ben kufer dhe del nga Islami, kurse te tjere thone qe jo. Prej atyre qe thone se del nga Islami eshte edhe shejh Iben Baz, sic shihet ne Fetvate e Lexhnes me kryetar shejh Iben Baz. Kurse prej atyre qe thone se nuk ben kufer, eshte edhe shejh Iben Uthejmini. Ne Fetvate e shejh Iben Uthejmin, ne lidhje me namazin, thuhet: “Si eshte gjykimi per ate person qe here falet dhe here nuk falet, a ben kufer ky njeri?” Shejhu pergjigjet: “Ajo qe me behet e qarte ne kete ceshtje, eshte se ky person nuk ben kufer, pervec nese e le totalisht namazin, dhe nuk falet asnjehere. Kurse ai qe here falet dhe here nuk falet, nuk ben kufer, sepse i Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mes njeriut dhe mes kufrit dhe shirkut qendron lenia e namazit”, d.m.th. totalisht, dhe nuk ka thene: lenia e ndonje namazi… Bazuar ne kete, themi se ai qe ai i cili falet ndonjehere nuk eshte kafir.” E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 153) Besim / Greqi / 22-09-2010

Message: Selam alejkum vlla. Jam nje vlla nga greqia, desha te me me sqarosh nje pytje per çeshtjen e namazit: Ketu ne xhami imami kur kendon Kuran mbasi mbaron el fatihane kendon suren, bejne pastaj suren duha, nuk i kendon ashtu siç jane rradhitur ne kuran dhe i kam thene ku e ke argumentin, me ka thene te shek albani. A eshte e vertete kjo vlla, se keto jan khauarixhe nuk i besoj?

Përgjigje / 28-09-2010

Lejohet qe ne namaz, pas Fatihase te lexosh nje sure ne rekatin e pare dhe ne rekatin e dyte te lexosh nje sure tjeter qe gjendet para asaj te pares ne renditjen e Kuranit, por leximi sipas renditjes se Kuranit eshte me i mire sepse transmetimet me te shumta permendin renditjen, kurse lejimi eshte bazuar ne disa transmetime te ardhura nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), te transmetuara nga Muslimi, etj, ku thuhet se ai lexoi suren Fatiha, pastaj el Bekare, pastaj en Nisa dhe pastaj Al Imran, pra duke lexuar suren en Nisa para sures Al Imran, edhe pse Al Imran gjendet para sures en Nisa ne renditjen e Kuranit. Per lejimin e kesaj ka dhene fetva komisioni i perhershem i fetvave ne Saudi (el Lexhne ed Daime) me kryetar shejh iben Baz, dhe po keshtu shejh Albani ne librin “Forma e Namazit”, ne librin origjinal te pashkurtuar, faqe 500-501. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 152) Tole / SH.B.A / 20-09-2010

Message: eselam alejkum. Kam nje pytje: Para jam fal deri sa kam mbet shtatzan si kam mbet ma nuk jam fal ma se nuk mujsha me ardheke me vjell tash kam lind e kam qiken 2 muj po spo muj se spo kam koh as me fjet shum ja me ba tiqka shum e trullaft po rri a ma fal zoti qe nuk jam tu fal tash edhe qe sjam fal gjat shtatzanis a mu lut kat sillan lutna knoj dov e permendi zotin kat shkoj faleminderit.

Përgjigje / 27-09-2010

Namazi eshte shtylla e dyte e Islamit pas pranimit dhe shprehjes se deshmise Islame qe nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguari i Allahut, vula e te derguarve te Allahut, pas te cilit nuk do te kete te derguar tjeter deri ne diten e kiametit, dhe vepra e pare per te cilen do te pyetet njeriu ne diten e Kiametit, eshte pikerisht namazi, dhe namazi eshte ai qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, dhe nese lihet namazi, atehere thuajse nuk mbet gje prej islamit te dikujt, sepse as veprat e tjera nuk do te shkojne mire dhe nuk do kete sukses t’i zbatoje, pasi qe e ka lene vepren me te madhe per te cilen do te jape llogari me se pari tek Allahu i Madheruar. Dijetaret jane ndare ne dy grupe ne lidhje me lenesin e namazit: disa thone se ai ka dale nga Islami dhe nuk eshte musliman, deri sa te kthehet te namazi dhe te mos e lere asnjehere me, kurse te tjere thone se ai ka bere mekat te madh dhe se i frikesoni daljes se tij nga Islami, per shkak se lenia e namazit eshte rruge drejt daljes nga Islami. Pra, ceshtja e namazit eshte shume e rendesishme per besimtarin dhe shume e rrezikshme njekohesisht, nese ai nuk kryhet ne rregull dhe ne kohen e vet, ashtu si ka urdheruar Allahu. Te jesh musliman do te thote t’i dorezohesh Allahut duke e pranuar Ate si Krijuesin, Zotin dhe te adhuruarin tend te vetem, te zbatosh urdhrat dhe te largohesh nga te ndaluarat e Tij, dhe nga urdhrat me te medha te Allahut per muslimanet eshte falja e namazit, dhe nga ndalesat me te medha gjithashtu, eshte lenia e namazit, keshtu qe shpejto ne pendim dhe kerkim te faljes nga Allahu per namazet qe i ke lene, dhe qe tani e tutje te mos lesh me asnje namaz, por te falesh edhe namaz nafile (vullnetare, sunete) sa me shume te mundesh gjate dites dhe nates, qe te mund te plotesojne ato qe i ke lene me pare. Namazi ka vertet rendesi te madhe ne jeten e muslimanit, dhe muslimani pa namaz eshte njesoj si trupi pa shpirt dhe pa ndjenja. Namazi te jep jete dhe gjalleri. Te jep vullnet dhe te ben te kontrollosh kohen. Te aktivizon dhe te fuqizon sistemin imun dhe ate nervor. Te sheron nga semundjet e stresit dhe depresionit. Te mban lidhur me Zotin tend. Te lehteson dhe te ben te kapercesh cdo sprove ne jete. Te ruan nga veprat e keqia dhe te shtyn per te mira. Namazi eshte rruge per shpetimin nga zjarri i xhehenemit dhe per fitimin e xhenetit me miresine dhe bujarine e Allahut Meshireplote. Pas gjithe ketyre, a mund te lihet namazi apo te neglizohet ne kryerjen e tij?! Allahu na dhente sukses neve dhe te gjithe muslimaneve per kryerjen e namazit ne menyren me te plote e me te sakte, ashtu si Allahu e kerkon dhe e pelqen prej nesh, ashtu si na e ka mesuar i derguari i Tij, Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!


(Pyetja Nr. 151) Meriem / Itali: / 28-8-2008

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kam lexuar ne “Fataua Muhimmah Tata’allaqu bis-Salah” te shejkh Bin Bazit (rahimahullah) se namazfalesi qe falet pas imamit e ka per detyre ta lexoje suren al Fatiha si ne rastin kur namazi eshte me ze te larte ( si p.sh. akshami) sikur eshte me ze te ulet ( si p.sh. dreka). Deri me tani nuk kisha pasur dijeni per kete çeshtje, madje me vinte çudi kur vereja nje te moshuar somale qe e thonte suren pasi e mbaronte se recituari imami. A kishit pasur mundesi te na e shqaronit me tej çeshtjen, nese e kam kuptuar drejt apo jo? Allahu subhanahu ue teala ju shperblefte per sabrin!

Përgjigje / 29-8-2008

Ne lidhje me leximin e sures Fatiha ne namazet ku imami lexon me ze, ka mospajtim ne mesin e dijetareve. Disa prej tyre thone se leximi i sures Fatiha eshte vaxhib ne çdo rast dhe se ajo duhet lexuar pasi ta lexoje imami. Argumenti i tyre eshte domethenia e pergjithshme e fjales se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kush nuk e lexon suren Fatiha, ai nuk ka namaz.” [Muttefekun alejhi]. Kurse dijetare te tjere thone se leximi i sures Fatiha eshte obligim kur falesh vetem ose kur falesh me xhemat ne namazet e dites ku imami lexon pa ze. Ndersa te tjere thone se leximi i sures Fatiha eshte obligim per imamin dhe xhematin ne namazet e dites, kurse ne namazet e nates, ku imami lexon me ze, xhemati e ka obligim ta lexoje Fatihane pasi ta lexoje imami, ne qofte se imami hesht dhe i le kohe xhematit per leximin e Fatihase, e ne te kundert nuk e ka obligim. Ky mendojme se eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje, edhe pse heshtja e imamit pas Fatihase nuk ka ardhur ne ndonje transmetim te sakte. Keshtu qe, nese imami nuk le kohe pas leximit te Fatihase, por fillon menjehere sure tjeter pas saj, atehere xhemati ka obligim te heshte dhe te degjoje Kuranin qe lexon imami, sepse Allahu thote: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” [El A’raf, 204]. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë

Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.

error: Alert: Content is protected !!