You are here:----Pyetje–Përgjigje për Trashëgiminë 

Pyetje–Përgjigje për Trashëgiminë 

2018-05-13T12:44:46+00:00May 13th, 2018|Categories: Për Trashëgiminë|

Pyetje–Përgjigje për Trashëgiminë 

 


Pyetja Nr. 2 / Ylber / Kosove

Selamu alejkum ue rahmetullahi ve berekatuhu. Une jam nje banues i Suharekes dhe jetoj me nanen. Baba me ka nderruar jet’ qe kater vite. Kam dhe nje vella dhe kater motra. Te gjithe jemi te martuar. Vellau jeton ne gyrbet qe 24 vite. Ne e kemi ndertuar shtepin sa ishte baba gjalle, pas lufte, kemi shitur nje truall ne fshat dhe me ato mjete ndertuam shtepine, por jo per banim (pa lyer ende). Tani, vellau plote keto 24vite ne gyrbet, fare hiq, thene te drejten, nuk na ka ndihmuar, per familjen tone, (per prinderit) Allahu e di te verteten. Une kam punuar dhe kam mbajt familjen me mundesit e mia, plot keto 24vite dhe kam investuar ne shtepi, ku e kam rregulluar sado pak per te jetuar aty. Tani ai po kerkon hise ne katin e dyte, pas gjithe ketyre viteve pa marr pjese fare ne jeten tone, ai ka blere tri shtepi ne France dhe nje banese ne Fushkosove. Ç’ka eshte me rendesi te dihet se ai para dy viteve na ka thene, ne prani te nenes dhe meje, se une nuk dua te investoj ketu, sepse kam mjaft pasuri, ti veq e gezofsh!!! Pra, si e spjegon Kurani ne kete rast kete histori ne hise dhe (thash por nuk thash) i ka perbi fjalet. Pra me pak fjale, une dua qe mos te jet shkaku i pasurise dhe te grindemi sepse nuk kam deshire une si prind te jem shembull i keq per femijet e mi dhe te atij apo dikun tjeter. Jemi te Allahut dhe te ai do te kthehemi, prandaj do te japim llogari para Atij. Si e spjegoni ju, te nderuar, kete ngjarje jo te mire? Sepse edhe une kam familje dhe femije po ashtu, dhe kam po te vetmen shtepi ku jetoj dhe kam sakrifikuar plot 24 vite vetem e vetem t’ia siguroj kafshaten familjes sime, e tani ai kerkon hise. Me pak fjale, jam munduar besoj te jem i qartë. pres nga ju, prej syneteve te pejgamberit a.s. te ma ktheni nje pergjegje? Me gjithe respektin, selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Përgjigje / 31/1/2018

We alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu,
Ne rast se banesa eshte e babes dhe ne emer te babes tuaj, atehere ajo eshte trashegimi qe duhet t’ju ndahet femijeve dhe gruas se tij; se pari hiqet 1/8 e te gjithe pasurise se trasheguar nga babai dhe i jepet nenes tuaj, kurse pjesa tjeter pjesetohet ne ate menyre qe cdo vellai t’i takoje sa dyfishi i seciles moter; d.m.th. pas heqjes se pjeses se nenes, do e ndani pasurine ne 8 hise, pastaj cdo motre do i jepni nga 1 hise = 4 hise; kurse ju 2 vellezerit do te merrni nga 2 hise secili. Pra, vleresohet shtepia dhe te gjitha pasurite e lene nga baba, nese ka, dhe ndahen ne hise te tilla te barabarta qe te behet ndarja e sakte dhe hallall per secilin nga ju. Nese dikush nga vellezerit ose motrat heq dore nga hisja e tij apo e saj, kjo eshte e drejte e tyre dhe dicka e lejuar, por jo te detyrohen per kete.

E nese kjo banese eshte ndertuar nga puna jote dhe eshte ne emrin tend, atehere ajo eshte pasuria jote dhe nuk eshte trashegimi nga baba, keshtu qe vellai nuk ka pjese ne kete banese, perndryshe, nese baba ka punuar gjithashtu per ndertimin e baneses dhe ajo eshte ne emer te tij, atehere vellai tjeter ka pjese ne ate banese, dhe ju mund te beni ndonje vleresim te perafert se sa mund te jete hisja e babes ne ate banese, qe mund te konsiderohet si trashegimi, dhe ate hise te babes duhet ta ndani ne menyren e drejte te sqaruar me siper.
Nese veproni ne kete menyre, Allahu do ju jape begati e miresi nga Bujaria e Tij, dhe keshtu nuk do te ngaterroheni me vellane apo motrat, dhe secili do te jete i kenaqur me ndarjen e drejte qe i takon dhe qe e ka caktuar Allahu i Madheruar. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Pyetja Nr. 1 / Ummu Sead / Shqiperi / 21/5/2015

Selamu alejkum. Nje baba ka per te ndare nje pjese toke femijeve te tij. Per ta bere sa me te ‘drejte’ kete ndarje, ai perzgjodhi 3 shkopinj me gjatesi te ndryshme, duke i percaktuar secilin shkop me nje pjese toke. Femijet duhet te zgjidhnin njerin prej shkopinjeve pa e ditur se cili ishte me i gjate/shkurter. Pjeset e tokes jane te barabarta mes tyre, por vendodhja ishte ajo qe duhet vendosur. A eshte korrekte kjo menyre ndarjeje sipas Islamit? Nese jo, cila eshte metoda sipas islamit? Allahu iu shperblefte!

Pergjigje / 21/4/2015

Bismilah, Elhamdulilah, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij dhe shoket e tij!

Nese kemi te bejme me trashegimi, trashegimia eshte nje e drejte e trashegimtareve qe duhet te ndahet mes tyre pas vdekjes se trasheguesit, sipas ligjit Islam te ndarjes se trashegimise. Nese keta femije jane te gjithe meshkuj dhe nuk kane moter, atehere duhet hequr se pari pjesa e nenes se tyre qe i takon nga trashegimia e te shoqit te vet (1/8 e pasurise i takon gruas pas vdekjes se burrit nese kane femije), dhe pjesa e mbetur ndahet ne menyre te barabarte mes tyre. Por nese ka vellezer e motra, atehere vellezerit marrin sa dyfishi i motrave.

Lexoni me gjeresisht per trashegimine ne Islam, ne kete link.

Kurse ne rastin e permendur, me sa duket babai eshte ende gjalle, dhe ne kete rast pasuria qe ai ndan nuk merr gjykimin e trashegimise, sepse trashegimia ndahet vetem pas vdekjes, dhe ajo ndahet sipas ligjit Islam qe e ka caktuar Allahu ne Kuran secilen pjese qe i takon secilit prej trashegimtareve, por mund te quhet dhurate nga babai per femijet e tij, gje ne te cilen duhet te mbaje drejtesi.

Nga pyetja kuptohet se toka e ndare mes femijeve eshte e barabarte, por babai ka zgjedhur shortin per te caktuar se cila pjese do i takoje secilit prej femijeve, dhe kjo eshte nje zgjedhje e mencur dhe e lejuar ne Islam, sepse dicka e tille per shortin ka ardhur edhe nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) se ai hidhte short mes grave te tij se cila prej tyre do te shkonte bashke me te ne nje udhetim te caktuar.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë

Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.

error: Alert: Content is protected !!