You are here:-QELLIMI YNE
QELLIMI YNE 2018-03-17T14:44:23+00:00

QELLIMI YNE

 

Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve, Krijuesi i gjithckaje, Absoluti në të gjitha atributet e Tij, i Përjetshmi, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston, Udhëzuesi në Rrugën e Drejtë dhe të paqes së përhershme!
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, të dërguarin mëshirë për të gjitha botët, Muhamedin të birin e Abdullahit, vulën e pejgamberëve, ndërmjetësuesit në ditën e gjykimit!
Vetëm Allahut i takon i gjithë falënderimi për të gjitha mirësitë dhe Atë falënderojmë për mundësimin e aktivizimit të kesaj faqeje elektronike, duke shpresuar që kjo punë të jetë vetëm për Hir të Allahut dhe që Allahu të na japë sukses në të, Ai është i Vetmi që e mundëson suksesin!

Që një vepër të jetë e pranuar nga Allahu, ajo duhet t’i përmbushë dy kushtet e saj:

  1. Qëllimin e pastër për Allahun dhe
  2. Kryerjen autentike të saj konform sunetit dhe legjislacionit Islam.

Kështu, për arritjen e qëllimit final i cili është fitimi i kënaqësisë së Allahut të Madhëruar dhe shpërblimi vetëm nga Ai dhe tek Ai, ndërmorëm këtë inisiativë për thirrjen e njerëzve në Fenë e Allahut dhe për përhapjen e dijes së saktë autentike Islame, te paktën tek ata të cilët flasin gjuhën shqipe…

Metoda e ndjekur në këtë faqe është ajo akademike dhe shkencore, tërheqëse dhe nxitëse, graduale dhe e larmishme, saqë thuajse nuk ka fushë prej fushave të dijes fetare veçse do të shqyrtohet hollësisht nga të gjitha pikëpamjet e saj -me ndihmën dhe lejen e Allahut të Madhëruar.

Këtu do te gjejnë atë që kanë kërkuar të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mësojnë dijen e vërtetë dhe Fenë e Allahut, ata të cilët dëshirojnë të ecin në Rrugët e Paqes të përcaktuara nga Zoti i tyre me qëllim që njeriu të arrijë lumturinë e vërtetë në të dyja botët, në këtë të përkohshmen dhe në botën e përtejme të përhershme.

Dija para veprës, e shoqëruar me moralin dhe virtytet e larta, kjo është motoja e muslimanit dhe këtë skalit kjo faqe e begatë -inshaAllahu!

Le të notojmë së bashku në detin e pafund të dijes dhe të marrim prej saj sa të na mundësojë Allahu.
Ne do të përpiqemi t’u ofrojme gjithcka mundemi, me ndihmën e Allahut, ndërsa ju perpiquni të na ndiqni dhe të qendroni me ne hap pas hapi, deri sa ta ketë caktuar Allahu, se ndoshta arrijmë kënaqësinë e Tij me kerkimin e dijes në Rrugën e Tij.

Sigurisht që gjoksi ynë është i hapur dhe pranon çdo lloj sugjerimi apo vërejtje të qëlluar, ndaj mos nguroni të lidheni me ne.

Faqa eshte nen menaxhimin e Dr. Bledar Albani.

Lusim Allahun të na japë sukses në fjalë e në vepër dhe të na udhëzojë drejt Rrugëve të Paqes, me Mëshirën dhe Bujarinë e Tij, Ai është Zot i kësaj dhe i Gjithëmundshëm për çdo gjë!

error: Alert: Content is protected !!